Close
Faqja 3 prej 103 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 2056
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Të pandershmit nuk dinë të nderojnë!?!


    Kur presidenti i Kosovës në mes të fjalës së tij përmendi pavarësinë e Kosovës, pos deputetëve të "Kthimit" nuk duartrokiten as deputetët majtistë, leninistë, marksistë, hysenistë, dugollistë etj. (si t´u themi shqiptarë?), por ulën kokën, çka në kësi rastesh nuk dëshmon gjë tjetër pos asaj se ata nuk janë për pavarësinë e Kosovës. A janë ata të vetdijshëm për gjithë atë reputacion e mirënjohje ndërkombëtare që e ka gëzuar, që sot e gëzon dhe që nesër do ta gëzojë presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova?

    Shkruan: Myftar DRAGIDELLA

    Sa të mjerë dukeshin deputetët majtistë shqiptarë dhe deputet e "Kthimit" në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e djeshme të këtij institucioni të lartë të shtetit tonë. Për herë të parë, atyre dje iu drejtua me një fjalë rasti edhe presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Daljen e presidentit të Kosovës në foltore e përshëndetën deputetët.

    E përshëndetën vetëm deputetët e partisë së tij, më të madhës në Kosovë - LDK-së. Deputetët e PDK-së, edhepse kishin zënë vendet në sallë, nuk vepruan siç e do ky rend dhe ashtu siç vepruan deputetët e partisë tjetër me të cilën bashkëqeverisin Kosovën. Deputetët e AAK-së, që në mesin e tyre kanë Mahmut Bakallin, njërin prej atyre që u takua fshehtas me shefin e ish-sigurimit serb, Stanishiqin, as që kishin zënë vendet e tyre në sallë.

    Presidenti i Kosovës, ashtu siç i ka hije një burrështeti të madh fillimisht dërgoi përshëndetjet e posaçme për të gjithë të pranishmit. Ai vazhdoi fjalimin e tij dhe kur përmendi pavarësinë e Kosovës, sërish shpërthejnë duartrokitje në sallë. Ishin duartrokitjet e atyre deputetëve që në këtë fazë tonën të zhvillimit qëllim kryesor kanë pavarësinë e Kosovës.

    Ata që përcollën këtë seancë drejtpërdrejt përmes ekraneve televizive edhe nuk u çuditën fortë me sjelljet e deputetëve të "Kthimit" në Kuvendin e Kosovës, të cilët edhe herave të tjera kur përmendej pavarësia e Kosovës sikur mbyllnin veshët dhe ulnin kokat. Poashtu gjithmonë kur duhej të deklaroheshin rreth të gjithë atyre segmenteve të shtetësisë së Kosovës, ata përherë ishin kundër.

    Ata prej sot kanë edhe aleatët e tyre nga dy partitë tjera majtiste shqiptare që vetën e quajnë "të dala nga lufta". Nëse ato vërtetë janë parti që dolën nga lufta, duhet të dëshmojnë këtë origjinë të tyre. Origjina e daljes nga lufta e dy partive shqiptare majtiste, thaçiste e ramushiane dihet si mund të dëshmohet.

    Ajo duhet të dëshmohet me luftë konsekuente, në radhë të parë për pavarësinë e Kosovës, jo vetëm me fjalë, por e dhe me vepra. Të gjithë deputetët e këtyre dy partive majtiste, marksiste, leniniste, hyseniste, dugolliste e pse jo edhe nanoiste, milosheviçiste etj. janë mësuar të bëjnë zhurmë vend e pa vend dhe të çirren, gjoja se vetëm ata po luftojnë për pavarësinë e Kosovës, bile-bile ata ngrejnë "krye" që të shpallin disa deklarata e memorandume që Kosova të jetë e pavarur.

    Ata sikur harrojnë se një garniturë deputetësh të Kuvendit të Kosovës, në një kohë shumë më të vështirë se kjo e sotmja e kanë shpallë pavarësinë. Ata në vend që të avancojnë ato përpjekje të paraardhësve të tyre, veprojnë të kundërtën. Asgjë nuk e pranojnë që ka levizur në drejtim të pavarësisë së Kosovës, deri sa ata nuk janë ulur në ato karrige të sallës së Parlamentit. Dhe ky është mjerimi më i madh i tyre.

    Ata pos kësaj çirreshin se kur do t´u drejtohet atyre presidenti i Kosovës, i cili përherë deklaronte se është i gatshëm të bëjë këtë posa Kryesia e Kuvendit të parqesë në rend të ditës. Dhe ajo ditë erdhi. Ishte dje dita kur presidenti i Kosovës iu drejtua atyre me një fjalë që me kurrëgjë nuk kishte lëshuar pa ua përmenduar atyre deputetëve që "sorra ua ka mpirë mendet" dhe nuk shohin asgjë më larg se hunda e tyre.

    Kur presidenti i Kosovës në mes të fjalës së tij përmendi pavarësinë e Kosovës, pos deputetëve shkije nuk duartrokiten as deputetët majtistë, leninistë, marksistë, hysenistë, dugollistë etj. (si t´u themi shqiptarë?), por ulën kokën, çka në kësi rastesh nuk dëshmon gjë tjetër pos asaj se ata nuk janë për pavarësinë e Kosovës.

    A janë ata të vetdijshëm se asnjë parti e vetme dhe ansjë grupacion e aq më shumë marksistët e lenisistët nuk mund të sjellin pavarësinë për shtetin demokratik të Kosovës. A janë ata të vetdijshëm për gjithë atë reputacion e mirënjohje ndërkombëtare që e ka gëzuar, që sot e gëzon dhe që nesër do ta gëzojë presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Mos ata kanë menduar se presidente Rugova do t´u premtojë atyre diçka tjetër. Mos kanë menduar se presidenti Rugova do t´ua ngrehë veshët për të gjitha ato prapështi që janë duke i bërë disa "prijës" e disa deputetë të tyre.

    Ata mashtrohen nëse presin që presidenti Rugova do të mirret me ata dhe ato çështje që matën me peshojën e barnatores. Presidenti Rugova edhe me fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës u tregua një burrështetas i madh sa që kurrë deri më tashti nuk ka pasur ky truall. Ai u tregua aq shumë i kujdesshëm, sa që brenda atyre minutave përfshiu, tamam, çdo shtresë të popullit të tij, çdo lloj të veprimtarisë që po zhvillohet në Kosovë dhe çdo segment të jetës e të punës që duhet të zbvillohet në këto troje për t´u arritur edhe de jure pavarësia.

    Nga të gjitha këto që u përmendën nga presidenti dr. Ibarhim Rugova, sikur nuk u ra pika atyre kundërshtarëve të tij dhe të institucionalizmit në Kosovë. Dhe kur presidenti Rugova mbaroi fjalimin e tij, shpërthyen duartrokitje. Jo vetëm duartrokitje por edhe ngritje në këmbë në shenjë të nderimit ndaj punës dhe përpjekjeve të tij që gjatë dy decenieve i ka bërë për Kosovën. Sërish mbetën të ulur dhe me duar të shtanguara deputetët e "Kthimit" dhe deputetët që kanë synime të ngjashme si ata për institucionet e Kosovës.

    Ata mbetën të ulur ndoshta se edhe ato pak mend që i kishin, në ato momente u kishin tretur. Kryeparlamentari Daci u dha 15 minuta kohë që të këndellen. Lëre 15 minuta, për ta nuk mjaftojne as vitet për këndellje kombëtare e mirësjelljeje, sepse të pandershmit kurrë nuk dinë të nderojnë.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    valla prej kujt po lejoni edhe ju postime prej dragidelle puntorit te vyeshum te
    udbes ma haaaaaa

    po poooooooooo sipas juve krejt Kosova kane qene "udbasha",veq ju,perkatesisht veq hashimi,jakupi edhe naj "patriot" me baterija si ti keni punu per Kosoven,keshtu diqka ka deklaruar edhe jakupi tu Kosoves ne Hag,ku ka thene se ka pasur shume "kolaboracionista" ne Kosove

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    LDK kremtoi 16-vjetorin e vet



    Prishtinë, 23 dhjetor 2005 /TN /QIK - Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, sot në rezidencën e tij në Velani, priti kryetarët e degëve të LDK së, me rastin e 16-vjetorit të themelimit të kësaj partie.

    Duke uruar këtë përvjetor të rëndësishëm, Presidenti Rugova tha se "LDK ja për këto 16 vjet u tregua si parti e veprimit të gjerë, me një strategji efikase dhe të urtë për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët".

    Presidenti Rugova LDK-në e vlerësoi si partinë më të fuqishmee më vitale në Kosovë dhe në botën shqiptare dhe siç u shpreh, ajo gjatë tërë këtyre viteve u tregua parti e tolerancës dhe e mirëkuptimit.

    "Për këto 16 vjet, LDK ja u tregua parti e fuqishme, më vitale në Kosovë dhe në botën shqiptare, parti e tolerancës e mirëkuptimit dhe parti shtetformuese. Për këto 16 vjet, LDK ja veprim udhëheqës e pati lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës".

    Duke folur për objektivat e saj, Presidenti Rugova nënvizoi se LDK-ja objektiv qendror ka njohjen e pavarësisë më të shpejtë të Kosovës.

    "Në këtë 16-vjetor, mund të themi se LDK ja objektiv qendror e ka njohjen e pavarësisë më të shpejtë të Kosovës nga miqtë tanë", tha mes tjerash Presidenti Rugova në takimin me kryetarët e degëve të LDK-së dhe ua uroi 16-vjetorin e themelimit të LDK së.

    _____________________________________________
    Prishtinë, 23 dhjetor 2005 /TN /QIK – Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 16-vjetorin e themelimit të saj, ndërsa në këtë përvjetor të pranishmit i ka përshëndetur Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dhe nënkryetari Kolë Berisha.

    Presidenti Rugova, në një urim të lexuar nga Fatmir Sejdiu, vlerëson gjatë 16 vjetëve të saj se LDK-ja është udhëhequr nga çështja e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë. Presidentir Rugova e vlerëson këtë përvjetor si një ditë të rëndësishme për Kosovën, pasi kjo parti nuk pushoi së vepruari fuqishëm në realizimin e synimeve madhore.

    "LDK-ja, për këto 16 vjet, u tregua si parti e veprimit të gjerë, me një strategji efikase dhe të urtë për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët. Për këto 16 vjet, LDK-ja u tregua parti e fuqishme, më vitale në Kosovë dhe në botën shqiptare, parti e tolerancës e mirëkuptimit dhe parti shtetformuese. Për këto 16 vjet, LDK-ja veprim udhëheqës e pati lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës", theksoi në urimin e tij Presidenti Rugova.

    Presidenti Rugova thekson se edhe në këtë 16 vjetor LDK-ja objektiv qendror ka njohjen sa më të shpejtë të shetit të Kosovës. "Në këtë 16 vjetor, mund të themi se LDK-ja objektiv qendror e ka njohjen e pavarësisë më të shpejtë të Kosovës nga miqt tanë", thuhet në fund të urimit, i cili përmbyllet me urimin për bekimin e LDK-së dhe të Kosovës, i cili është përcjellë me duartrokitje në shenjë përkrahjeje nga anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së për Presidentin e tyre dhe të Kosovës.

    Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së Kolë Berisha pasi përshëndeti kryekuvendarin Nexhat Daci, kryeministrin Kosumi, përfaqësuesit e korit diplomatik dhe anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së, tha se ua përcjell me kënaqësi, përshëndetjet më të ngrohta dhe urimet më të sinqerta të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Ai tha se të shënosh dhe të kremtosh përvjetorin e krijimit, të rritës, të zhvillimit, të punës dhe të sakrificës së cilësdo nga partitë politike shqiptare në këtë pjesë të Ballkanit, në përgjithësi, e atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në veçanti, do të thotë, "në radhë të parë, t'i kujtosh për pak çaste ato vite të stuhishme dhe të shënosh një datë, jo thjeshtë partiake; ta kujtosh me respekt një ngjarje që shënon fillimin e një epoke të re, të pashembullt deri atëherë në historinë tonë kombëtare; do të thotë, të flasësh apo të shkruash për fillimin e një epoke, e cila, i ndryshoi rrjedhat e historisë në këtë pjesë të Evropës".

    Z.Berisha tha se popullin shqiptar para 16 vjetëve po e priste fati që e përjetuan popujt tjerë të ish-jugosllavisë, duke rrezikuar që Kosova "të shndërrohej e tëra në një varrezë masive, ose në një park nacional serb, ku do të mbillej një barë i ri". "Do të ngatërroheshin shekujt.

    Do të përsëritej viti 1878. Do të përgjysmohej atdheu, edhe ashtu i përgjysmuar. Kosova do të shndërrohej në një Toplicë të dytë serbe. E, ata që do të arrinin të mbijetonin - do të shndërroheshin në shërbëtorë të “engjëjve të luftës, të zotërinjve serbë", tha ai.

    "Dhe, pikërisht në atë kryqëzim fatesh e fatkeqësish, 16 vjet më parë, një grup intelektualësh shqiptarë nga Prishtina, të tubuar rreth një programi, më shumë kombëtar - se sa partiak, dhe të prirë nga intelektuali Ibrahim Rugova– urtia e fjalës, madhështia e veprës dhe vizioni i qartë i të cilit, edhe sot e kësaj dite, i tejkalojnë përmasat kombëtare, në këto hapësira të stërkequra nga Mortaja e Kuqe pesëdhjetëvjeçare, formoi Lëvizjen e parë legale demokratike shqiptare – Lidhjen Demokratike të Kosovës", tha ai.

    Berisha përkujtoi më pas suksesin e rrufeshëm të LDK-së që kishte të arritur të shndërrohej përnjëherë në lëvizje kombëtare, duke artikuluar kërkesat e ligjshme kombëtare; aplikoi metodën e rebelimit kolektiv, të injorimit dhe të mosnjohjes totale të pushtetit aktual serb; pastaj organizoi jetën krejtësisht të pavarur shoqërore, politike, juridike, ekonomike etj dhe, ndërtoi mekanizmat e para të një shteti të ardhshëm të Kosovës; iu shmang, për aq sa ishte e mundur, konfliktit të hapur, me qëllim të ruajtjes së faktorit demografik, si armën më të fortë që kishte, për ta mbrojtur karakterin përherë shqiptar të Kosovës; krijoi dhe zgjeroi rrjetin e miqve, përmes të cilëve, ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, dhe duke e promovuar, kështu, për herë të parë, një frymë të re filozofike në politikën e kësaj pjese të Ballkanit dhe të Evropës, dëshmoi së, më në fund, ne ishim përcaktuar të rirreshtoheshim aty ku duhej, aty ku përherë e kishim vendin, por, aksidentalisht, në një moment të caktuar historik, e kishim devijuar rrugën, dhe pastaj, për disa shekuj me radhë, u gjendëm aty ku, në fakt, nuk e kishim vendin; u gjendem në anën tjetër të historisë".

    Z.Berisha përkujtoi se si rezultat i kësaj pune, Bushi plak, përmes të ashtuquajturit "kërcënimi i Kërshëndellave", e tërhoqi "vijën e kuqe".

    "Dhe, mu atëherë kur lakorja e fatit tonë arriti buzë zhbërjes tonë totale, kur kjo pjesë e atdheut dhe e kombit u gjend në prag të përmbytjes apokaliptike, falë Zotit, kësaj fryme të re filozofike, gjakut tonë të derdhur, dhe mbrojtësve të vlerave të civilizimit kudo në botë - pra, miqve tanë të shumtë, ndodhi, ... kthimi i shpejtë, dhe ngritja jonë, pothuajse biblike", tha ai.

    Lidhja Demokratike e Kosovës, po i finalizon objektivat e saj të profilizuara edhe për këtë fazë, tha mes tjerash Kolë Berisha.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Sipas nje te perditshmeje kosovare: Rugova cakton vendin per varrin e tij

    Ora: 09:40
    Nga Daniela Bonollari


    PRISHTINE (19 Dhjetor)-Presidenti Ibrahim Rugova pervec propozimit per flamur e himn te ri te propozuar per Kosoven ka caktuar dhe vendin ku do te kete varrin e tij pas vdekjes. Nje e perditshme kosovare ka cituar ne nje shkrim te saj se Presidenti Rugova ka caktuar qe varri i tij te jete pikerisht ne varrezat e lagjes “Arberia” ne Prishtine. “ Varri eshte i rrethuar me grila hekuri, me nje dere te vogel ne mesin e se ciles eshte e vendosur shkronja e madhe “R”. Banoret thone qe ky eshte varri i presidentit kosovar, Ibrahim Rugova, i cili per se gjalli ka vendosur te caktoje vendin ku do te prehet pas vdekjes”, citon e perditshmja.
    Prane varrit bosh te gjere sa per 2 persona ndodhet nje varr tjeter me emer gruaje. Sipas gezates “Ekspres” ky eshte varri i nenes se Rugoves qe ka vdekur pak kohe se te shperthente lufta e fundit ne Kosove, nderkohe qe Rugova vazhdon te ushtroje detyren e tij si President i Kosoves edhe pse i diagnostikuar me kancer ne mushkri.
    Sipas banoreve qe jetojne ne lagjen prane varrezave eshte mese normale vendimi per te caktuar vendin per varrim. “Nuk eshte cudi pse ka caktuar vendin. Shume njerez e bejne kete” tregon nje banor e kesaj lagje.

    (/Balkanweb)

    O llap, te gjithe e dime nje gje te sigurt se te gjithe do te vdesim, sa i perket varrit te qe thua ti per presidentin Rugova edhe nese eshte e vertet kete e ben
    vetem nje burr me zemer te madhe qe deshrion te prehet i qete afer nenes se tij
    ne lagjen Arberia te Dardanis se tij te dashur, gjithmone do te jemi krenar per presidentin tone.

    Kurse sa i perket teje une te kisha propozu me shku ne Shumadi me gjet nje vend ku do te vorrsin se dheu i Kosoves nuk te mban mbrenda ty.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E vëteta doli në shesh : Presidenti Rugova, i kryqëzuar nga Papa Gjon Pali me 1994 !

    PRISHTINE – Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i konvertuar prej vitesh në besimin katolik, është pagëzuar në kushte shumë sekrete nga Papa Gjon Pali II. Këtë e bëri të ditur dje gazeta “Lajmi”, e cila ka siguruar informata shumë sekrete nga Vatikani lidhur me çështjen. Sipas gazetës, edhe pse konvertimi i Rugovës në katolik, dukej për shumë kohë si i pakapshëm për një pjesë të madhe të opinionit në Kosovë, kjo është më se e vërtetë. Burime të gazetës “Lajm” nga Italia, thonë se Ibrahim Rugova ka qenë në Vatikan në vitin 1994, i pranuar nga Papa Gjon Pali II. Sipas të dhënave, më datën 24 prill 1994, kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova është regjistruar si katolik në librin e amzës numër 4 me emrin, Pjetër Rugova. Burimet thonë se pagëzimi mund të jetë bërë nga vetë Papa Gjon Pali II. Ndërkohë, rishikimi i librit të pagëzimit për ta verifikuar këtë, ishte i vështirë, pasi Roma ka rreth 930 kisha, ndërkohë librat e pagëzimit për të tilla raste, janë sekrete. Ajo që e forcon edhe më shumë mundësinë e pagëzimit të presidenti Rugova si dhe mbajtjen sekret të kësaj procedure, është se në çastet e takimit me Papën, Rugova nuk ka qenë i shoqëruar nga askush. “Kjo mund të jetë çështje sekrete midis tyre”, - thonë burimet. Nëse Rugova është pagëzuar, burimi nga Vatikani thotë se mund të ketë marrë emrin e Pjetër, si simbolikë e gurit të parë të kishës katolike. Kërkesa e tij për vënien e gurthemelit të katedrales në qendër të Prishtinës, dëshmon simpatinë e Rugovës për fenë katolike.


    __________________________________________________ ___________



    ''Lajm'': Urime Kshnellat Pjetër (Ukë) Rugova


    Prishtinë, 24 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 09 : 50

    Burime nga Vatikani që duan të mbeten anonime, thonë se pagëzimin e Rugovës ka mundur ta bëjë vetë papa Gjon Pali II në rrethana shumë sekrete. Ibrahim Rugova ka qenë në Vatikan, i pranuar nga Papa Gjon Pali II në pranverë (prill) 1994, datë kjo e cila lidhet me të dhënat që ka siguruar “Lajmi”. Sipas këtyre të dhënave më 24 prill 1994, kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova është regjistruar si katolik në librin e amzës numër 4 me emrin Pjetër Rugova. “Kryetari e dëshiron kthimin në identitetin e vjetër të ilirëve dhe të dardanëve”, thotë Sali Cacaj, shkruan në numrin e sotëm gazeta “Lajm.”

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Rugova njeriu i duhur per Kosoven



    29.12.05 - Dalema: Rugova ishte njeriu i duhur per Kosoven e pasluftes
    Ish-kryeministri italian Masimo Dalema shprehet se Rugova ka qene njeriu me i sakte per Kosoven e pasluftes dhe mbron tezen se operacioni italian per marrjen e tij ka qene nje veprim i drejte. Dalema shprehet se: Ishte një operacion vendimi për të cilin u mor nga qeveria italiane, nga pala jonë dhe nga unë në mënyrë të veçantë.
    Isha i bindur që Rugova ishte njeriu i duhur për të administruar periudhën e pasluftës në Kosovë. Isha i shqetësuar se në periudhën e pasluftës në Kosovë mund të mbizotëronin grupe më ekstremiste,që vepronin në atë kohë.
    Prandaj, ne vendosëm të ndërmerrnim një operacion për të liruar Rugovën, për ta sjellë në Itali dhe për të krijuar kushtet që ai të kishte mundësi që të ishte protagonist i periudhës së pasluftës në Kosovë. Le të themi se negociuam për lirimin e tij. Kur u krijuan kushtet, agjentët e shërbimeve tona të fshehta shkuan dhe morën Rugovën. Unë nuk mund t'i tregoj të gjitha hollësitë, por ishte një operacion që nuk u krye rastësisht. Ishte një vendim politik nga ana jonë për të cilin informuam amerikanët. Ata ishin mjaft të shqetësuar dhe kishin dyshime por, në fund, edhe Presidenti Klinton më dha të drejtë për këtë operacion. Më kujtohet se kur Rugova mbërriti në Itali, një gazete e madhe italiane botoi një artikull editorial në të cilin shkruhej se operacioni ynë kishte vetëm vlera humanitare por, politikisht, "Rugova ishte një kufomë". Në fakt, Rugova fitoi rreth 50% të votave, çka tregon se shpesh edhe gazetat nuk kuptojnë mirë se çfarë ndodh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:21

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Urime Viti i Ri 2006!!!

    Dr.Ibrahim RUGOVA

    Prishtinë, 3O dhjetor - Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova u ka drejtuar sot një mesazh tradicional urimi qytetarëve të Kosovës me rastin e Vitit të Ri 2OO6. Në urimin e tij, Presidenti Rugova shpreh urimet e përzemërta, me dëshirat më të mira për lumturinë e të gjithë qytetarëve.
    "Edhe në këtë natë gëzimi, e themi se njohja më e shpejtë e drejtpërdrejtë e pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe BE, do t'i shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës si dhe vetë popullin e qytetarët e vendit tonë", shprehet Presideniti Rugova.

    Më poshtë po e japim tekstin e plotë të mesazhit të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.

    Qytetarë të nderuar të Kosovës,
    Zonja dhe zotërinj,

    Në natën e gëzimit të Vitit të Ri, kur të gjithë gjendemi në frymën e festës, Ju shpreh urimet e mia të përzemërta me dëshirat më të mira për lumturinë Tuaj dhe të Familjeve Tuaja.
    Viti që po lëmë pas ishte një vit i progresit të vendit tonë. Suksesi më i madh i vitit që po lëmë pas ishte hapja e bisedave nga bashkësia ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës. Unë insistoj që pavarësia e vendit tonë të njihet drejtpërdrejt nga miqtë tanë sa më parë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Viti në të cilin po shkelim do të jetë një vit i progresit më të madh të Kosovës, një vit më efikas, më veprues i institucioneve tona për një zhvillim më të hovshëm ekonomik dhe për një mirëqenie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët. Njëherësh do të punojmë së bashku me UNMIK un për një bartje më të madhe të kompetencave, që tashmë ka filluar. Do të bëjmë përpjekje të kultivojmë marrëdhënie të mira me fqinjtë tanë me interes të ndërsjellë.

    Në planin e brendshëm do të punojmë më fuqishëm në mbrojtjen dhe integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.

    Edhe në këtë natë gëzimi, e themi se njohja më e shpejtë e drejtpërdrejtë e pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe BE, do t'i shpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do të qetësonte këtë pjesë të Europës e të botës si dhe vetë popullin e qytetarët e vendit tonë. Pra, një Kosovë e pavarur demokratike e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA, çfarë do të hapte perspektiva të reja për zhvillimin ekonomik dhe do të bënte Kosovën anëtare të kombeve të lira të botës së lirë.

    Qytetarë të nderuar,

    Në këtë orë gëzimi i kujtojmë me krenari të gjithë ata që ranë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Do të bëjmë një angazhim më të madh për ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

    Zonja dhe zotërinj,

    Në këtë natë gëzimi, urime të përzemërta u shprehim Kosovarëve në SHBA dhe në vendet e Europës, që po ndihmojnë progresin e vendit tonë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Në këto momente gëzimi, urime të sinqerta i shprehim UNMIK ut dhe Zotit Petersen, OSBE së dhe Ambasadorit Vnent, si dhe ushtarëve të KFOR it/NATO s dhe Gjeneralit Valotto që po bëjnë mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

    Urime të sinqerta u shprehim përfaqësive diplomatike në Kryeqytetin e vendit tonë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Në gëzimin e ndërrimit të moteve, urime të përzemërta për Vitin e Ri i dërgojmë Presidentit Bush, Kryeministrit Blair, Presidentit Chirac, Kancelares Merkel dhe Kryeministrit Berlusconi.

    Urim të veçantë i bëjmë Atit të Shenjtë Papa Benedikti XVI, që të lutet për pavarësinë e Kosovës.

    Qytetarë të dashur,

    Në këtë natë gëzimi t'i bëjmë bashkë dëshirat, vullnetin e mirë dhe veprimet për një Kosovë me prosperuese, më të fortë e më të lumtur.

    Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen formale të pavarësisë dhe viti që po vjen të mbetet në histori si vit i ndritur i njohjes së pavarësisë të vendit tonë të shtrenjtë.

    Me fat Viti i Ri 2006.
    Gëzuar.
    Zoti Ju bekoftë.
    Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës.
    Zoti e bekoftë Kosovën tonë të çmuar.
    Ju falemnderit.
    Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-01-2013 më 17:33

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Urime Presidentit Viti i Pavaresise 2006!

    Shkruan: Teki DERVISHI

    Ne fillim te dekades se 70-te te shekullit te kaluar, ne eliten intelelktuale gjitheshqiptare, u paraqit nje shkrimtar dhe intelektual i formatit te Konices dhe Koliqit, IBRAHIM RUGOVA, i Pari qe u pranua pa rezerve nga te gjithe lideret e Fuqive te Medha, i i pari qe promovoi idene e perkatesise Perendimore te Identitetit te kultures dhe historise, te trashigimise dhe te kultures kombetare Shqiptare.


    Kryetari i atehershem i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, i pari pas Luftes se Dyte, nderkombtarizoi Ceshtjen e Kosoves, duke intervistuar nga te gjithe masmediat boterore.

    E beri kete pune me nje guxim dhe trimeri deri atehere te pa-pare. Ishte koha kur disa te tjere ga eminenca gri shihnin shancin e Kosoves ne "demokratizimin e Serbise," ne "shoqerite civile," ne "te drejtat dhe lirite e njeriut," dhe dilnin hapur me keso opcionesh.

    Rugova kishte vetem dy fjale: "Pavaresia e Kosoves" ceshtje qe do te qetesonte rajonin e Ballkanin dhe me gjere. Te tjeret kishin dhjetera opcione. Ndersa tash te gjithe e perfaqesojne opcionin e Rugoves te permbledhur ne fjaline e Tij te thjeshte "Pavaresia e Kosoves."

    Gjashtembedhjete me pare, kerkohej nje Njeri Suprem pa hipoteka te se kaluares qe te dilte balle Ceshtjes madhore te sendertimit te Lirise dhe te drejtave politike te popullit tone te roberuar.

    Ajo elite e vogel intelektuale u ofronte mundesite gati te gjitha individualiteteve eminente te kohes, por aksush nuk u paraqit te dilte balle detyres historike.

    Doli Dr. Ibrahim Rugova. Nje Njeri i Urte, gjithnje duke fshehur pikellimin me nje buzeqeshje, asnjehere pa i sulmuar me asnje fjale ata dhjetera e dhjetera individe qe ia kthenin shpinen, duke kujtuar se po e linim vetem.

    Por ai e kishte besnik dhe pas vetes gjithe popullin e Kosoves. Se tashme te gjithe e dine se Platforma shkencore e Rugoves sherbeu si baze e forte per nje opsion te te filozofise politike, qe per tridhjete vjet e deri ne ditet e sotme, do te ndertohet si trase per realizimin e Pavaresise se Kosoves.

    Dhe mbeten pak muaj deri ne realizimin e Pavaresise, te cilen i pari do ta nenshkruaj ideatori i saj, Presidenti i Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova.

    Sa eshte merite e Presidentit Pavaresia e Kosoves, edhe me shume eshte merite e popullit te Kosoves, qe per gjashtembedhjete vjet, me nje disipline te pa-pare politike, me sakrifica te mbinatyrshme, i ndenji prane Presidentit Rugova duke luftuar dhe rezistuar kunder roberise, duke e perkrahur me shpirt dhe sakrifica te jashtezakonshme punen dhe vepren politike te Presidentit Rugova.

    Zoti President, Ju urojme perzemersisht Vitin e Ri 2006! Vitin e Pavaresise, vitin e sendertimit te qellimit me sublim te ketij vendi dhe ketij populli, vitin e sendertimit te Idealave Tuaja, vitin kur do te nenshkruani i pari Pavaresine e Kosoves, vitin qe do te jete historik per kete vend dhe per kete vend te vuajtur me shekuj.

    Prishtine, me 30 Dhjetor, 2005 - "Bota Sot"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Presidenti Ibrahim Rugova sot ndërroi jetë


    Prishtinë, 21 janar - Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, prijësi i Kosovës në vitet e mëdha të procesit për pavarësi të vendit tonë, ndërroi jetë sot (e shtunë) në orën 11:38.
    Presidenti Rugova ndërroi jetë në shtëpinë e vet në Prishtinë, duke pasur përreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmës nga vendi, si dhe mjekë amerikanë.
    Presidenti Rugova vuante nga kanceri në mushkëri, me të cilin ishte diagnostifikuar në fund të gushtit të vitit 2005.
    Ai ndërroi sot jetë në fazën terminale të sëmundjes primare, pasi luftoi këtë sëmundje gjithë këta muaj me guxim të pashoq dhe moral të lartë.
    Opinioni do të njoftohet me kohë për detajet që lidhen me nderimet e fundit që do t'i bëhen Presidentit Rugova, - thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Bota per Presidentin Historik te Kosoves


    Shirak: Humbja e Rugovës, më shumë se një tragjedi

    Prishtinë, 21 janar-Presidenti i Francës Zhak Shirak me një telegram ngushëllon familjen Rugova duke shprehur besimin se Kosova do t'i afrohet Bashkimit Evropian.
    "Me pikëllim mësova për vdekjen e bashkëshortit tuaj, Kryetarit ibrahim Rugova. Në këto rrethana dhimbshurie, në emrin tim dhe në emër të Republikës franqeze ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqertat. Ju lus që t'i përcjellni ato me një shprehje të simpatisë sime të thellë, fëmijëve tuaj Mendit, Ukës dhe Teutës.
    Sot, Franca i jep homazhe rolit historik dhe kurajës politike që animuan Ibrahim Rugovën për të mbrojtur gjatë viteve 1990 të drejtat demokratike të popullit kosovar dhe për të punuar në kthimin e paqës dhe pajtimit në regjionin tuaj.
    Mungesa e bashkëshortit tuaj, tani kur kanë filluar bisedimet për çështjen e statusit final, bëhet tani edhe më tragjike. Përgjegjësia tani i takon të gjithë përgjegjësve politik për të marrë përsipër amanetin e tij dhe të shpien në të mirë procesin e negociatave me një shpirt realizmi, tolerance dhe dialogu siç e kishte ai. Franca shpreh urimin që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimiy, provë kjo që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimiy, provë kjo që Kosova duhet të kaloj për t’ju afruar Bashkimit Europian.
    Edhe njëherë, me ngushëllimet e mia, ju lutem pranoni, Zonjë, shprehjen e konsideratës sime më të lartë, dhe të solidaritetit tim të ndershëm në pikëllimin dhe dhimbjen tuaj".
    __________________________________________________ __________

    Manuel Baroso: Rugova ishte lider jashtëzakonisht i respektuar

    Prishtinë, 21 janar- Komisioni Evropian ka komunikuar se është i dëshpruar me lajmin mbi vdekjen e Ibrahim Rugovës. Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso tha se Rugova ishte lider jashtëzakonisht i respektuar. Komisioni Evropian e vlerëson lartë punën e presidentit Rugova si dhe angazhimet e tija për zgjidhje paqësore të problemit në Kosovë, ndërsa liderët e vendit inkurajohen që të vazhdojnë punën në këtë fryme, thuhet ne komunikatë.
    __________________________________________________ ____________

    Sekretari britanik Strou: Rugova ndër figurat më të shquara të Kosovës

    Prishtinë, 21 janar- Sekretari i jashtëm britanik Xhek Strau shpreh pikëllimin e tij për humbjen e figurës më të shquar të Kosovës.
    "Në këtë moment të vështirë për familjen Rugova dhe popullin e Kosovës, dëshiroj të shprehë simpatinë time dhe ngushëllimet e mija më të sinqerta për vdekjen e kryetarit Ibrahim Rugova", ka thënë sekretari i jashtëm britanik, Jack Strau. Ai e ka vlerësuar presidentin Rugova si një ndër figurat më të shquara të Kosovës. "Vdekja e tij vjen në kohën e procesit kur vendoset e ardhmja e Kosovës, për të cilën gjë kryetari Rugova ka punuar fuqishëm”, ka thënë Strau.
    __________________________________________________ _____________

    Presidenti i Kroacisë porosit vazhdimin e politikës së Rugovës

    Prishtinë, 21 janar- Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiç, ngushëllon popullin e Kosovës duke e porositur që të vazhdojë politikën e Rugovës. "Shqiptarët e Kosovës më vdekjen e Ibrahim Rugovës, kanë humbur udhëheqësin e tyre, politika e matur e të cilit ishte kruciale në momentin kyç politik në të cilin po futet Kosova. Shpresoj dhe besoj së përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës do të dinë ta vazhdojnë rrugën e nisur nga ai, duke marrë vendime të qarta për popullin e Kosovës por, duke i ikur ekstremizmit të mundshëm i cili do të ndalonte arritjen e qëllimeve të nisura",- thuhet mes tjerash në deklaratën e kryetarit kroat, Stjepan Mesiq.
    __________________________________________________ _____________
    Qeveria italiane do të ruajë mesazhin për paqe dhe të një Kosove demokratike të Presidentit Rugova

    Prishtinë, 21 janar - Shefi i diplomacisë italiane, Xhanfranko Fini i shprehu sot popullit dhe administratës së Kosovës ngushëllimet e qeverisë italiane për vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova.
    "Pasi mësoi lajmin e hidhur për vdekjen e presidentit Rugova, Fini u shprehu në emër të tij dhe të qeverisë italiane, ngushëllimet më të sinqerta institucioneve dhe popullit mik të Kosovës", bëri të ditur një komunikatë e Ministrisë së Jashtme.
    "Ne do të ruajmë gjithmonë kujtimin e Ibrahim Rugovës dhe të mesazhit të tij të paqes për ndërtimin e një Kosove demokratike dhe multietnike", u shpreh Gianfranco Fini.
    Fini theksoi se Italia ishte pranë Kosovës dhe shpreson se ky vend mund të arrijë sa më shpejt objektivat e tij të demokracisë dhe prosperitetit, që do t'u japin qytetarëve një perspektivë konkrete të paqes dhe mirëqënies.
    ''Kërkoj të shpreh hidhërimin e thellë dhe bashkohem në dhimbjen e popullit të Kosovës për humbjen e Ibrahim Rugovës''. kështu e komenton Romano Prodi vdekjen e liderit shqiptar.
    ''Do të na mungojë një njeri që për vite me radhë ishte përçuesi i aspiratave të lirisë dhe popullit të tij në një perspektivë bashkëjetese në paqe të vendeve të Ballkanit”.
    __________________________________________________ ____________

    Solana: Presidenti Rugova ka qenë një burrë i paqes, i fortë përballë presioneve

    Bruksel, 21 janar – Shefi i politikës së jashtme i BE-së, Havier Solana, u ka bërë thirrje liderëve të Kosovës të tregojnë "unitet dhe përgjegjësi" pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, njofton AFP.
    "Vdekja e Presidentit Rugova ndodh në një kohë me sfida të posaçme", ka thënë Solana në një kumtesë. "Urtia dhe autoriteti i tij do të mungojnë shumë. Në këtë moment të rëndë, unë u bëj thirrje liderëve të Kosovës, të tregojnë “unitet dhe përgjegjësi", ka shtuar ai. "Me të Kosova ka humbur liderin historik, i cili ia ka kushtuar jetën e tij mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të popullit të Kosovës", ka thënë Solana.
    "Presidenti Rugova ka qenë një burrë i paqes, i fortë përballë presioneve, por thellësisht i mbrujtur me idealet me idealet e mosdhunës", ka thënë Solana.
    __________________________________________________ _____________

    Goldberg: Kosova ka humbur një udhëheqës të dashur dhe SHBA-të një mik të vjetër dhe të nderuar

    Prishtinë 21 janar - Philip S. Goldberg, shef i misionit të SHBA-ve në Kosovë, me rastin e vdekjes së Kryetarit Rugova dha një deklaratë për shtyp, në të cilën shpreh pikëllimin e thellë.
    "Me pikëllim të thellë mësova sot për vdekjen e Kryetarit Ibrahim Rugova. Kosova ka humbur një udhëheqës të dashur dhe SHBA-të kanë humbur një mik të vjetër dhe të nderuar. Ai tashmë e ka të siguruar vendin në historinë e Kosovës dhe në zemrat e njerëzve këtu dhe në botë.
    Ai e fitoi admirimin e popullit amerikan përmes veprimeve të tija paqësore gjatë viteve të 90-ta që i bëri përkundër vështirësive shumë të mëdha. Kryetarin e takova për herë të parë para njëmbëdhjetë viteve dhe atë e njoha mirë në këtë një vit e gjysmë të fundit. Gjatë kësaj kohe u krijua respekti im për guximin e tij si dhe për përkushtimin e tij vetëmohues ndaj kauzës së Kosovës.
    Jam i sigurtë që njerëzit e Kosovës do të nderojnë kujtimin për të duke vazhduar punën që e filloi ai. Unë i shpreh ngushëllime familjes së tij dhe gjithë atyre që e vajtojnë vdekjen e tij", thuhet në deklaratën e shefit të zyrës amerikane në Kosovë, z.Goldberg.
    __________________________________________________ ____________

    Presidenti Moisiu lexoi një deklaratë para qytetarëve të Shqipërisë për Presidentin Rugova

    Tiranë, 21 janar - Të dashur bashkëkombas të mi, shqiptarë të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës!
    Unë sot po dal para jush me rastin e një lajmi shumë të hidhur, një lajmi i cili vërtet ka prekur zemrat dhe ndjenjat e gjithë shqiptarëve kudo ku janë. Humbja e Presidentit Rugova është një humbje e madhe dhe e rëndë, jo vetëm për Kosovën, por për cilindo që flet shqip dhe aq më tepër në një moment kaq delikat, kur Kosova po hyn në fazën e negociatave për të fituar Pavarësinë e saj.
    Me këtë rast, unë dëshiroj të them që Presidenti Rugova prej mëse 20 vjetësh ka luftuar, është përpjekur dhe ka bërë çmos që problemi i Kosovës të dalë në rend ndërkombëtar. Ai ndoqi një rrugë paqësore, të gjatë dhe shumë të vështirë, të cilës iu bashkangjit dhe lufta e armatosur e UÇK së, e cila përshpejtoi zhvillimet për çlirimin e Kosovës.
    Gjithë populli shqiptar, gjithë shqiptarët ndjekin me dhimbje të dyfishtë dhe humbjen e Presidentit, e njeriut simbol për Kosovën, e njeriut flamur për Kosovën, e njeriut, i cili shkriu jetën, por fatkeqësisht nuk e arriti deri në fund të realizojë ëndrën e tij të shohë me sytë e tij Kosovën e lirë.Kujtimi i tij do mbetet i paharruar.
    Me këtë rast, duke i shprehur ngushëllimet më të thella familjes së Presidentit Rugova, qeverisë së Kosovës, gjithë popullit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, unë dëshiroj tu kërkoj gjithë politikanëve të Kosovës, gjithë popullit të Kosovës të bashkohen sa më shumë rreth njëri tjetrit, për të arritur të çojnë deri në fund kauzën, të cilës Presidenti Rugova i kushtoi tërë jetën e tij. Ky do të jetë nderi më i madh që i bëjmë ne kujtimit të këtij biri të madh të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.
    Unë mendoj dhe gjykoj se Kosova me këtë rast duke punuar dhe duke shtrënguar radhët do të arrijë të realizojë qëllimin e madh të këtij burri të madh të shtetit. Unë e kam takuar Presidentin Rugova disa herë dhe ruaj për të kujtimet e mia më të sinqerta dhe më të ngrohta.
    Dhe një herë i përcjell popullit të Kosovës, qeverisë së Kosovës dhe familjes së Presidentit Rugova, ngushëllimet e mia më të përzemërta në emrin tim personal dhe në emër të popullit shqiptar
    __________________________________________________ _____________


    Skefer: Rugova i shërbeu popullit të Kosovës me përkushtim

    Prishtinë, 21 janar- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jap de Hop Skefer ka lëshuar një deklaratë në emër të NATO-s, në të cilën i shpreh ngushëllimet e tija më të sinqerta për vdekjen e Presidentit të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova.
    "Presidenti Rugova do të mbahet mend si njeri i përbetuar i idesë së një Kosove plotësisht demokratike, paqësore dhe multietnike. Kundërshtimi i z.Rugova ndaj dhunës, përfshirë edhe gjatë viteve të vështira të shkatërrimit të Jugosllavisë, ishte i guximshëm dhe i jashtëzakonshëm. Deri në fund Ai i shërbeu popullit të Kosovës me përkushtim. Ai luajti një rol kyç për ta ndihmuar Kosovën drejt një rruge të gjatë dhe shpeshherë të dhimbshme, drejt pajtimit, paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit. Jam i bindur se shembulli i tij do të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për popullin e Kosovës në këto momente të rëndësishme dhe në të ardhmen", thuhet në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hop Shefer.
    __________________________________________________ _____________


    Bashkimi Evropian kërkon vazhdimin e trashëgimisë së Presidentit Rugova

    Vjenë, 21 janar - Në emër të Kryesisë të Unionit Evropian, Kryetarja e radhës Ursula Plasnik, ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së Presidentit Rugova, institucioneve dhe gjithë popullit të Kosovës.
    "Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme politike, Presidenti Rugova punoi pa lodhur për interesat e Kosovës, si një mbrojtës i paluhatshëm i mosdhunës, ai vazhdimisht ka insistuar në dialogun politik. Fatkeqësisht ai nuk pati ia arriti të përfundojë misionin e tij politik. Në kohën kur statusi i Kosvës po negociohet, ne ftojmë të gjitha palët ta vazhdojnë trashëgiminë e tij për të bashkëpunuar dhe për të gjetur një zgjidhje që do të sjellë paqe, prosperitet, siguri dhe stabilitet të qëndrueshëm për Kosovën dhe popullin e saj", thuhet në mesazhin e ngushëllimit të nënshkruar nga Plasnik.
    __________________________________________________ ___________

    Gjenerali Valoto: Për mua si komandant i KFOR-it ka qenë nder për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovës

    Prishtinë, 21 janar - Vdekja e Presidentit Rugova është një moment pikëllues për popullin e Kosovës. Si President i Kosovës, Z. Rugova ka promovuar mjetet paqësore për të sjellë ndryshime për popullin e Kosovës.
    Në emër të ushtarëve të KFOR it, Komandanti i KFOR it, Gjen. Lejt. Giuseppe Valotto, i shpreh ngushëllimet e tij më të thella familjes së Z. Rugova.
    "Dëshiroj të shpreh keqardhjen time më të thellë për humbjen e Presidentit Ibrahim Rugova. Për mua si komandant i KFOR it ka qenë nder dhe kënaqësi për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovës", ka thënë Gjenerali Valotto.
    "Jam i bindur se cilësitë e mëdha morale dhe njerëzore që ishin pjesë e personalitetit të Z. Rugova, do të vazhdojnë të udhëheqin rrugën e popullit të Kosovës për një të ardhme paqësore dhe jo të dhunshme të rajonit.
    "Kam pasur privilegjin qe disa herë ta takoj Presidentin Rugova, sidomos gjatë takimeve tona të rregullta në koordinim të aktiviteteve të KFOR it dhe IPVQ së, dhe e kam konsideruar mik. Gjatë këtyre muajve në Kosovë në krye të komandës së KFOR it i kam vlerësuar tepër të dobishme sygjerimet dhe këshillat që i kam marrë nga një udhëheqës aq i mençur, dhe gjithashtu edhe Presidenti Rugova ka qenë gjithmonë i hapur ndaj këshillave të mia dhe ka çmuar tejet lartë rolin dhe mbështetjen e KFOR it për gjithë popullin e Kosovës.
    Përderisa populli i Kosovës mban zi për këtë humbje të rëndë, Komandanti i KFOR it shpreh deshirat e tij që populli i Kosovës të vazhdojë të veprojë në përputhje me mendimet dhe idealet e Z. Rugova. Kjo do të jetë mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e tij", ka thënë Valoto.
    __________________________________________________ ____________

    Ibrahim Rugova u shndërrua në frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, tha Kryeministri Berisha

    Prishtinë, 21 janar- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ngushëlloi sot popullin e Kosovës dhe institucionet e saj për vdekjen e Presidentit Rugova në një deklaratë për shtyp, duke e kujtuar me pietetet të lartë personalitetin e tij si dhe njëherit mikun e tij.
    "Sot, me dhimbje të thellë, zi të rëndë, pikëllim të madh, çdo shqiptar mësoi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, prijësit dhe legjendës së qëndresës qytetare, misionarit të madh të paqes, pavarësisë së Kosovës, mikut të madh, të çmuar të perëndimit në Ballkan.
    Doktor Ibrahim Rugova për 18 vjet udhëhoqi qëndresën legjendare të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi, dinjitet. Ai u shndërrua në mishërimin e aspiratave, shpresave, idealeve më fisnike të qytetarëve të Kosovës, të cilat i mbrojti me një përkushtim të jashtëzakonshëm, me një qendresë epike, me sukses të madh.
    Sot, ai ndahet nga qytetarët e tij që aq shumë e deshën dhe e respektuan, ndahet nga familja, ndahet nga miqtë e tij, por jeta, shpirti, vepra e Ibrahim Rugovës shndërrohet në dritë, në frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, që me përkushtim, tolerancë, të çojnë përpara Kosovën, si një shoqëri demokratike të qytetarëve të barabartë përpara ligjit, si një vend të pavarur, i sigurtë në të ardhmen e tij europiane, integrimin në NATO dhe në BE.
    Duke i shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta, së pari familjes së mikut tim të dashur, presidencës, qeverisë dhe mbarë qytetarëve të Kosovës, unë lutem së bashku me të gjithë shqiptarët që shpirti i Presidentit Rugova të gjejë paqen e merituar, që vepra e tij të konkretizohet sa më shpejt në një Kosovë të pavarur të integruar në institucionet euro-atlantike.
    Qeveria shpreh solidaritetin, simpatinë vëllazërore me familjen Rugova, për qytetarët e Kosovës, të cilët kam bindjen më të thellë se do të dinë që këtë zi, këtë dhimbje, këtë pikëllim, ta shndërrojnë në një forcë, energji, për të realizuar plotësisht veprën e madhe të Ibrahim Rugovës, pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj në Evropë”, thuhet në deklaratën për shtyp të kryeministrit Berisha.
    __________________________________________________ ____________

    Ismail Kadare: Eshtë një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë

    Londër, 21 janar - Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare, me rastin e vdekjes së Presisdentit Rugova, është shprehur se ky është një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët.
    "Eshtë një lajm i hidhur për Kosovën dhe shqiptarët kudo në botë.
    Do të kujtohet për shumë gjëra Rugova, por do të kujtohet në radhë të parë si presidenti i parë i Kosovës së lirë.
    Për mua si shkrimtar edhe si njeri dhimbja ka qenë e veçantë, sepse ka qenë kolegu im edhe miku im.
    Kemi qenë miq edhe kur kemi pasur mendime të njëjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime të kundërta.
    Ai vazhdon dhe do të vazhdojë të jetë përsëri i dobishëm për Kosovën dhe për të gjithë kombin shqiptar.
    Shpresoj se klasa politike e Kosovës në këtë vit historik, kur mungesa e tij do të ndihet aq shumë ta kthejë emrin e tij, veprën dhe urtësinë e tij, në një energji të madhe prozitive për Kosovën dhe të gjithë shiptarët", njofton BBC.
    __________________________________________________ ____________

    De Gucht: "Jam thellë i prekur nga humbja e njeriut më të rëndësishëm"

    Bruksel, 21 janar - Në telegramin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Belgjikës, z.Karel De Gucht, drejtuar zonjës Rugova, thuhet: "Ju ofroj ngushëllimet e mia më të sinqerta familjs dhe popullit të Kosovës për humbjen e burrit tuaj të dashur. Jam thellë i prekur nga humbja e njeriut më të rëndësishëm i cili ndihmoi në ndërtimin e paqes dhe demokracisë në Kosovë. Ndajë me ju ndjenjen e dhembjes. Më lejoni të ndaj me ju së bashku ndjenjen e respektit në këto momente të ndjeshme për Kosovën dhe mbarë qytetërimin".

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Agjencitë botërore dhe TV përkujtojnë Presidentin Rugova si luftëtar i paepur për pav



    Agjencitë botërore dhe TV përkujtojnë Presidentin Rugova si luftëtar i paepur për pavarësi

    Prishtinë, 21 janar - Të gjitha agjencitë më të njihura botërore sjellin si lajm të parë në edicionet e tyre vdekjen e Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, duke përkujtuar se Presidenti Rugova ishte lider i paepur për shumë vite në përpjekje të popullit të Kosovës për pavarësi. Shumica e agjencive botërore përkujtojnë se ai ishte nga të parët që u ngrit kundër shtypjes nga regjimi serb në Kosovë në fillim te viteve të nëntëdhjeta. .
    Agjencia Rojters thekson se Rugova ishte "ikonë e popullit shqiptarë në përpjekje për pavarësi" dhe shton se vdekja e tij do të ndikojë në procesin e filluar për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
    Duke përkujtuar se Presidenti Rugova ishe figura më e ndritur në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës, rrjeti televiziv CNN, përkujton se Presidenti Rugova ishte lider i moderuar i shqiptarëve dhe përveç kontributit të tij për Pavarësinë e vendit, ai po ashtu kishte dhënë kontribut të madh në evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar. CNN po ashtu përkujton e Rugova u kishte shpëtuar dy atentateve.
    Agjencia AFP thekson se Rugova shihej si "babai i kombit" dhe kishte mbajtur marrëdhënie të ngushta me Perëndimin, posaçërisht me Uashingtonin. Kjo agjenci thekson se, edhe pse Rugova nuk ishte i etur për mirënjohje, ai kishte marrë një numër të madh sosh nga organizata ndërkombëtare, përfshirë Çmimin Saharov për liri në vitin 1998.
    AP-ja thekson se Rugova ishte mishërim i shqiptarëve për pavarësi nga Serbia dhe që në fillim të viteve 90-ta u vu në krye të një lëvizjeje të padhunshme për pavarësinë e vendit të tij. Edhe AP thekson se vdekja e Rugovës do të shkaktojë një zbrastësi të madhe në procesin për zgjidhjen e procesit të Kosovës, ngase, si] thekson kjo Agjenci "Asnjë politikan tjetër në Kosovë nuk është respektuar dhe nderuar sa Rugova". AP thekson se falë politikës së tij, Rugova kishte fituar respekt të madh ndërkombëtar.
    BBC-ja thekson se Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e një Ballkani të ri dhe vdekja e tij do të jetë një sfidë për rajonin, duke e përkujtuar se Rugova bëri një kthesë të madhe pasi fitoi zgjedhjet pas lufte u bë President në zgjedhjet e njohura ndërkombëtarisht.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Presidenti Rugova ka thënë


    Presidenti Rugova ka thënë

    "Kompromis për ne është pavarësia. Këtë e kam thënë një mijë herë dhe kjo do të jetë sepse siç e dini ne nuk kemi kërkuar bashkim me Shqipërinë, pasi që jemi të vetëdijshëm që një zgjidhje e tillë do të hapte probleme të tjera. Mirëpo shteti i pavarur dhe sovran është vullnet i popullit të Kosovës dhe është zgjidhje e pranueshme për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë si dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë edhe për fqinjët tanë, por edhe për Serbinë, e cila fatkeqësisht ende po refuzon ta kuptoj realitetin e ri që është krijuar në Kosovë pas intervenimit të NATO s" (9 qershor- 2005).

    * * *

    "Me shtimin e represionit serb, ne kemi zbuluar në vete burime të tjera durimi, organizimi, që me Lidhjen tonë po provojmë t'i vëmë në veprim. Paradoksalisht, kujtoj se kemi arritur atë që nuk e kishim arritur gjatë kohë: një liri të brendshme. Po e paguajmë shumë shtrenjtë dhe është e pasigurt".
    * * *

    "Unë dua të mbaj pak më shumë shpresë dhe ta shtyj çështjen, në mënyrë që shqiptarët të rezistojnë, me këtë rrugë të jodhunës që kemi zgjedhur hëpërhë, qoftë edhë nëse duhet që një ditë politika jonë të bëhet pak më agresive ndoshta".

    * * *
    "Praktika kundër dhunësnë këtë situatë i përgjigjet në një farë mënyre karakterit tonë, një tradite të durimit dhe qëndrimit kundruall gjithë dominimeve Me anën e kësaj rezistence aktive të bazuar mbi jodhunën dhe solidaritetin, ne “jemi gjetur”. Sot ia kemi dalë të prekim këtë pikë të shpirtit të popullit shqiptar".

    * * *
    "Unë kam kërkuar shpesh në fillim të këtij viti, deri në ditët e sotme, mbrojtjen ndërkombëtare për disa vjet, me qëllim që të qetësohet situata dhe të mëkëmben institucionet demokratike. Pastaj, do të mund të flitnim për statusin e Kosovës. Mendoj se solucioni më i mirë transitor, apo provizonr, për të penguar konfliktn apo konfrontimin, është kjo formë e protektoratit ndërkombëtar, ajo që amerikanët e quajnë trusteeship system. Në planin e paqes që ua propozova Kombeve të Bashkuara, kërkova dërgimin e trupave të OKB-së apo të NATO-s, masa për të kontrolluar forcat ushtarake; njëkohësisht të njëjtat propozime ia përcolla edhe Konferencës së Gjenevës".

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Personalitetet boterore per Presidentin RUGOVA




    Bill Klinton: Rugova më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij

    Uashington 22 janar - Ish Presidenti amerikan Bill Klinton ka shprehur dhembjen e tij të thellë për vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cilësuar humbje të madhe për Kosovën.
    "Në rend të parë, dua t'i shpreh ngushëllimet e mia të thella popullit të Kosovës, me rastin e vdekjes së Presidentit Rugova.
    Për mua është dhimbje personale, sepse pata nderin ta njoh personalisht dhe pata respekt dhe admirim të madh për të.
    Me Presidentin Rugova jam takur shumë herë në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë kënaqësi, sa herë e kam takuar, sepse çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e tij.
    Vdekja e Presidentit Rugova është humbje e madhe për Kosovën, por unë shpresoj se vdekja e Dr. Rugovës do t'i inspirojë të gjithë kosovarët që të vazhdojnë të punojnë më me ngulm për paqe dhe liri", thuhet në një deklaratë të ish Presidentit amerikan Bill Klinton.
    __________________________________________________ _______________

    Engel: Kjo humbje nuk do të pengojë negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës

    Uashington, 22 janar - Një nga miqtë më të ngushtë të Dr. Rugovës këtu në Shtetet e Bashkuara, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Eliot Engel, i tha Zërit të Amerikës se e ndjente thellë humbjen e Presidentit Rugova por shfaqi shpresën se kjo humbje nuk do të pengojë negociatat për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
    Doktor Rugova ia kushtoi gjithë jetën luftës për pavarësinë e Kosovës dhe është për të ardhur keq që tani ai nuk jeton më për ta parë realizimin e saj. Por mendoj se ne të gjithë mund të mësojmë prej tij dhe të përdorim shembullin e tij duke luftuar për pavarësinë e Kosovës, tha zoti Engel. Mendoj, tha ai, se në Kosovë ka shumë udhëheqës të mirë në procesin politik por unë do t'u bëja thirrje atyre që të flasin me të njëjtin zë dhe jo të luftojnë me njëri-tjetrin. Ata duhet ta shfrytëzojnë këtë ngjarje tragjike si një nxitje për të ecur përpara dhe për të mos hequr nga vemendja objektivin e tyre madh, tha zoti Engel.
    Do të ishte tragjedi, tha ai, nëse vdekja e Dr. Rugovës do të bënte që partitë e ndryshme politike në Kosovë të fillonin të luftonin midis tyre dhe të mos bashkoheshin. Isha në Kosovë para pak muajsh dhe përsëri mbeta i mrekulluar nga vullneti dhe inteligjenca e popullit të saj. E përsëris, tha zoti Engel, se në parlamentin dhe qeverinë e Kosovë ka shumë politikanë dhe udhëheqës të talentuar.
    __________________________________________________ _______________

    Merkel e befasuar nga lajmi i vdekjes se Rugovës

    Berlin, 22 janar - Kancelarja gjermane Angela Merkel është shtangur, kur ka marrë lajmin për vdekjen e Rugovës. Përmes një deklarate zonja Mekel ka ngushëlluar familjen dhe shoqen e jetës së Presidentit kosovar, duke vënë në dukje reputacionin mirë që ai gëzonte në Gjermani:
    "Pozicionimi i Rugovës në anën e rrugës së padhunshme dhe demokracisë ka qenë porosia dhe amaneti për të gjthë ata, që mbajnë përgjegjësi politike në Kosovë," - ka deklaruar kancelarja Merkel, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës është në Evropë.
    Edhe ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer, u ka shprehur organeve zyrtare të Kosovës dhe popullit kosovar ngushëllimet për vdekjen e presidentit Rugova, i cili sipas ministrit socialdemokrat ka qenë i lidhur ngushtë me Gjermaninë.
    "Endërra e jetës së tij ka qenë pavarësia e Kosovës, për të cilën është përpjekur në mënyrë të palodhshme, si edhe integrimi i saj në familjen evropiane," - ka deklaruar Shtajnmajer të shtunën në Berlin.
    __________________________________________________ _______________

    Kondoliza Rajs: Presidenti Rugova e udhëhoqi popullin e tij në kohë të vështira dhe fitoi respektin e botës

    Uashington, 22 janar - Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, i shprehu të shtunën ngushëllimet e saj popullit të Kosovës për vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova.
    Përmes një deklarate, Sekretarja e Shtetit thekson se Presidenti Rugova e udhëhoqi popullin e tij në kohë të vështira dhe fitoi respektin e botës, për përpjekjet e tij për demokraci dhe paqe. "Edhe në momentet e fundit kur luftonte me sëmundjen, Presidenti Rugova punoi për të sjellë unitet mes udhëheqësve të Kosovës dhe shpresë për popullin e tij".
    - Vdekja e Presidentit Rugova,- thuhet më tej në deklaratën e zonjës Rajs, - ndodh në një moment kur Kosova ka hyrë në procesin politik për të përcaktuar të ardhmen e saj.
    Zonja Rajs thekson se megjithë humbjen e udhëheqësit, procesi do të vazhdojë. Shtetet e Bashkuara, shton më tej Sekretarja e Shtetit, do të punojnë me të gjithë banorët e Kosovës për të ndërtuar një shoqëri të bazuar tek parimet e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe toleranca ndëretnike, që Presidenti Rugova i vlerësonte kaq shumë.
    __________________________________________________ _______________

    Ollbrajt: "Isha e nderuar që e njoha"

    Prishtinë, 22 janar - Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, i ka shprehur ngushëllimet më të thella Familjes së Presidentit Rugova dhe tërë popullit të Kosovës. Në një prononcim për Express, të shtunën, Albright ka rikujtuar edhe një herë kohën që kishte njohur Presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se është e nderuar që e ka njohur atë.
    "Mbajmë zi për ndërrimin e jetës së Presidentit Rugova dhe e kujtojmë trashëgiminë e tij. E ka prekur jetën e gjithë neve... Dhe, unë isha e nderuar që e njoha", ka deklaruar Albright.
    __________________________________________________ _______________

    Hollbruk: "Humbje e tmerrshme"

    Prishtinë, 22 janar - "Kur e kam takuar Ibrahim Rugovën për herë të parë, ai dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar, duke bartur një shall që thoshte se do ta varte, vetëm kur ta sheh vendin e lirë. E shikoja duke ndjekur ëndrrën e popullit të vet nën kushte të jashtëzakonshme me urtësi dhe këmbëngulësi, dhe u bëra admirues dhe shok i tij. Çfarë kënaqësie ishte ta shoh më në fund në Prishtinë pa shallin e tij! Mbaj zi për ndërrimin e jetës, së bashku me tërë popullin e Kosovës. Derisa Kosova e fitoi lirinë nën udhëheqësinë e tij, tani përjetoi një humbje të tmerrshme në një pike kritike, kur shumë punë mbeten për tu bërë. Apeloj tek liderët kosovarë të bashkohen dhe të punojnë së bashku, për të arritur pavarësinë për të cilën President Rugova luftoi".
    Këtë deklaratë Hollbruk e bëri për gazetën "Express" të Prishtinës.
    __________________________________________________ _______________

    Volfovic: "Rugovën e kujtoj si një luftëtar të madh"

    Nju Jork, 22 janar - Presidenti i Bankës Botërore, Pol Volfovic, i ka shprehur ngushëllime popullit të Kosovës për vdekjen e Presidentit Rugova, duke e cilësuar si luftëtar të madh për të drejtat e popullit të Kosovës.
    "Dëshiroj t'i shpreh ngushëllime të sinqerta popullit dhe qeverisë së Kosovës për humbjen e presidentit Rugova.
    Rugova ka lënë pas vete një trashëgimi impresive të veprimit të përkushtuar për paqe dhe për realizimin e të drejtave të popullit të Kosovës. Unë e kujtoj atë si një luftëtar të madh për të drejtat e popullit të tij dhe si një njeri modern dhe të arsyeshëm.
    Në këtë moment vendimtar për Kosovën, shpresoj se shembulli i Presidentit Rugova do të ndiqet nga liderët e Kosovës.
    Banka Botërore do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në luftën e saj për një të ardhme më të mirë për popullin e saj", thuhet në mesazhin e presidentit të Bankës Botërore, Pol Volfovic.
    __________________________________________________ _______________

    P.Majko: Rugova -monument i të kaluarës dhe të ardhmes së Kosovës

    Tiranë, 22 janar - Pandeli Majko, sekretar i Përgjithshëm i Partisëa Socialiste shprehu dje ngushëllimet për vdekjen e Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
    "Vdekja e Presidentit të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova padyshim është një moment tepër i vështirë, jo vetëm për Kosovën, jo vetëm për momentet që po kalon ajo tani, por në raste të tilla dhimbjeje, kufiri midis Shqipërisë dhe Kosovës pothuajse kthehet në inekzistent. Rugova mbetet një nga ata misionarë, të cilët patën guximin të bëjnë aktin e madh të fillimit të atij procesi të jashtëzakonshëm historik që po merr formë dalëngadalë mes vështirësive të panumërta nga të cilat sot në vdekjen e tij ne kemi të drejtë ta kujtojmë këtë misionar me respektin më të thellë. Partia Socialiste u shpreh ngushëllime familjarëve të zotit Rugova, të afërmve të tij, gjithë popullit të Kosovës. Vdekja e zotit Rugova siç e thashë mbetet një moment i vështirë, por Kosova dhe kosovarët i kanë borxh Ibrahim Rugovës jo vetëm thjesht homazhet, por jam i bindur se i kanë borxh edhe amanetin e tij, pavarësinë e Kosovës. Edhe një herë dëshiroj të them që jo vetëm si përfaqësues i PS së në këtë ditë të vështirë për Kosovës dhe gjithë popullin shqiptar, dëshiroj të shpreh ngushëllimet. Sot Partia Socialiste ngrin gjithë veprimtarinë e vet politike. Ne jemi në pritje edhe të vendimmarrjes përkatëse edhe nga Presidëenti i Republikës në këtë moment të vështirë. Gjendemi përkrah njerëzve tanë në Prishtinë. Do të jemi sigurisht edhe atje. Vdekja e zotit Rugova është një nga ato vdekje, të cilat datojnë momente historike të rëndësishme pikërisht për shkak të punës dhe kontributit të njerëzve të tillë si Rugova. Padyshim tani në Kosovë fillon ajo që quhet faza post Rugovë, por Rugova padiskutim mbetet një monument i të kaluarës dhe të ardhmes së Kosovës.
    __________________________________________________ _______________

    Shysel: Ibrahim Rugova i dha trajtë politikës në Evropën Juglindore me personalitetin e tij të fuqishëm

    Prishtinë, 22 janar - Kancelari i Austrisë Volfgang Shysel (Schuessel) ka deklaruar: "Ibrahim Rugova i dha trajtë politikës në Evropën Juglindore me personalitetin e tij të fuqishëm. Ai promovoi zgjidhje paqësore për konfliktin në Kosovë dhe punoi për të ardhmen e Kosovës pa menduar as për shëndetin e vet".
    "Austria do të vazhdojë me gjithë fuqinë e saj t'i mbështesë përpjekjet për arritjen e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në Kosovë", tha kancelari austriak Volfgang Shysel.
    __________________________________________________ _______________

    Kanadaja i bën homazhe kurajos politike të Ibrahim Rugovës

    Monreal, 22 janar - Kanadaja përshëndeti "kurajon politike" të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili vdiq dje, duke shpresuar se shpirti i tij i pajtimit dhe kompromisit do të vazhdojë të jetë i pranishëm tek shqiptarët e Kosovës. "Kanadaja përshëndet kurajon politike të presidentit Rugova në mbrojtjen e të drejtave demokratike të kosovarëve dhe rolin e tij si konservator në kërkim të paqes në Kosovë dhe në rajon", theksoi kryeministri Paul Martin. "Shpirti i tij i pajtimit dhe kompromisit duhet të nxisë kosovarët me qëllim ndërtimin e një shoqërie të qëndrueshme dhe multietnike ku të gjithë të jetojnë në liri dhe siguri, cilado qoftë origjina etnike, raca apo feja e tyre", përfundoi Martin.
    __________________________________________________ _______________

    N.Pano: Vdekja e Ibrahim Rugovës trargjedi e madhe

    Uashington, 22 janar -

    Edhe komuniteti shqiptaro amerikan e priti me pikëllim vdekjen e Presidentit Rugova. Eksperti i çështjeve shqiptare, Profesor Nikollas Pano, e cilësoi humbjen e Ibrahim Rugovës si një tragjedi të madhe për familjen e tij si edhe për mbarë popullin e Kosovës. "Kjo, tha profesor Pano në një intervistë me Zërin e Amerikës, është një ngjarje që mund të ketë ndikim të madh mbi procesin e bisedimeve për statusin përfundimtar të Kosovës".
    "Ibrahim Rugova ishte simboli i lëvizjes së shqiptarëve të Kosovës për pavarësi. Ai ishte një udhëheqës revolucionar, që mund të krahasohet me Mahatma Gandin e Indisë dhe Martin Luther Kungun në Shtetet e Bashkuara. Rugova ishte një udhëheqës që kërkonte arritjen e objektivave të tij politike me rrugë paqesore dhe kjo i siguroi atij mbështetje dhe respekt të madh në komunitetin ndërkombëtar", tha profesor Pano.
    Pano tha se në një farë mënyre, vdekja e Rugovës i kujton vdekjen e parakohshme të Martin Luther Kingut. Sikurse Martin Luther Kingu, Rugova pati një ëndërr; ëndrra e tij ishte Kosova e pavarur dhe sikurse Martin Luther Kingu, Ibrahim Rugova nuk jetoi për të parë realizimin e ëndrrës së tij. Në këtë pikëpmaje theksoi zoti Pano, kjo ishte një tragjedi e madhe.
    Eksperti i çështjeve shqiptare tha se ndikimi i menjëhershëm i vdekjes së Rugovës do të jetë një vonesë në bisedimet mbi statusin përfundimtar. Do të jetë e nevojshme që delegacioni i Kosovës në bisedime të plotësohet, por zoti Pano tha se nuk mendon që do të ketë ndryshime në qendrimin e përgjithshëm politik, pasi anëtarët e delegacionit janë me të vërtetë të bashkuar në të gjitha pikat, kryesisht përfaqësimi i vullnetit të popullit të Kosovës, i cili kërkon pavarësinë.
    Profesor Pano tha se çështja tani është të zgjidhet pasardhësi i zotit Rugova, i cili ishte edhe simboli i unitetit të popullit të Kosvës dhe shtoi se çështja sesa do të vonohen negociatat për statusin përfundimtar mund të varet shumë nga negociatat për gjetjen e një pasardhësi të Rugovës.
    Megjithatë, ai nuk parashikon ndonjë krizë politike në Kosovë: "Mendoj se do të ishte gabim i madh sikur udhëheqësit e partive të ndryshme politike të Kosovës të angazhohen në këtë kohë në grindje të parëndësishme politike apo luftë për pushtet. Ajo që duhet të ndodhë në Kosovë, tha Profesor Pano, është të hapen diskutimet midis grupive të ndryshme politike nga të cilat të dalë një udhëheqës i pranueshëm për të gjithë".
    Ai tha se është me rëndësi që populli i Kosovës të tregohet i qetë dhe i përmbajtur në këtë periudhë kritike kalimtare të historisë së tij. "Është qenësore", shtoi profesor Pano, "që të gjithë në Kosovë ta kuptojnë gjendjen kritike në të cilën nodhet Kosova dhe populli si edhe udhëheqësit e tij politikë të mos bëjnë asgjë që do të largonte vëmendjen nga objektivi përfundimtar, zhvillimi i negociatave që shpresohet të çojnë në pavarësinë e Kosovës.
    Edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Nju Jorkun me rrethe, Marian Cubi, i cili shërben tani si nënkryetar i degës, shpehu pikëllim të thellë për vdekjen e zotit Rugova. "Vdekja e Ibrahim Rugovës", tha zoti Cubi, "është një humbje e rëndë për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar. Ai ia përkushtoi gjithë jetën lirisë e pavarësisë së Kosovës si edhe demokratizimit shqipëtar në gjirin evropian dhe me miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara".
    "Kryetari Rugova", tha zoti Cubi, "na mësoi sesi të orientohemi politikisht dhe shpirtërisht që të bindim botën për lashtësinë tonë, autoktoninë tonë dhe vlerat tona historike e tradicionale.
    As zoti Cubi nuk pajtohet me zërat se vdekja e Rugovës do të pasohet me një krizë politike në Kosovë: "Mendoj se veprimtaria e tij ka çuar në krijimin e një mjedisi ku të mos ketë kriza e vështirësi, të mos ketë dyshime për vazhdimsinë politike dhe të përpjekjeve për zgjidhjen e statusit përfundimtar".
    Është e kuptueshme, shtoi zoti Cubi, se personaliteti i Rugovës dhe aftësitë e tij nuk mund të zëvendësohen, por vepritaria, bashkëpunimi dhe duresa e tij kanë çuar në organizimin dhe krijimin e institucioneve të themelta të afta për ta udhëhequr popullin në rrugën e duhur.
    __________________________________________________ _______________

    Presidenti Rugova ka qenë gjithmonë një simbol dhe forcë kohezioni për Kosovën

    Prishtinë, 22 janar - "Në emër të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian në Prishtinë do të dëshironim që në këtë moment të rëndë të shprehim dhembjen dhe simpatinë e thellë Kryeadminstratorit dhe popullit të Kosovë", shkruajnë në mesazhin e tyre përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Prishtinë.
    "Presidenti Rugova ka qenë gjithmonë një simbol dhe forcë kohezioni për Kosovën. Parimet e tija të palëkundura dhe vendosmëria e tij për të punuar për të mirën e Kosovës dhe popullit të tij e kanë bërë atë të ketë respekt, jo vetëm të popullit të Kosovës, por edhe të krejt bashkësisë ndërkombëtare.
    Ne e shohim si tragjedi shkuarjen e Presidentit në këtë moment krucial në historinë e Kosovës. Presidenti Rugova nuk do të mund të shohë të gjitha rezultatet e punës së tij, të cilave ua kushtoi jetën.
    Ne shprehim shpresën se Kosova do të vazhdojë trashëgiminë e Presidentit Rugova dhe liderët politikë do të qëndrojnë të bashkuar në periudhën e mëtejme, në mënyrë që të përballen me sfidat e ardhshme. Kjo do të jetë mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e Presidentit të ndjerë dhe për t’i treguar botës pjekurinë e liderëve politikë. Ngushëllime të sinqerta", thuhe në fund të mesazhit të përfaqësuesve të BE-së në Prishtinë: i nënshkruar nga Giorgo Mamberto, shef i Zyrës ndërlidhëse të BE-së, Torbjorn Sohlstrom, Përfaqësues personal i Përfaqësuesit të lartë për punë të përgjithshme dhe politikë të sigurimit dhe Aleksandër Bayerl, përfaqësues i Presidencës së BE-së.

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Shtypi vendor dhe boterore per Presidentin RUGOVA



    Shtypi perëndimor për figurën e Presidentit Rugova

    Prishtinë, 22 janar - Gazetat më të mëdha perëndimore kanë shprehur vlerësimet më të larta për figurën politike të Presidentit Rugova. Të gjitha ato vlerësojnë se vdekja e Dr. Rugovës lë një zbrazëti të madhe në skenën politike
    të Kosovës, në një periudhë vendimtare për të ardhmen e Kosovës.
    Nju Jork Tajms: "Rugova, i cili vdiq në moshën 61 vjeçare, është konsideruar si baba i kosovarëve".
    Vashington Tajms: "Vdekja e Presidentit Rugova e lë politikën Kosovare në udhëkryqin më të rëndësishëm pas luftës".
    San Francisko Kronikëll: "Rugova ka qenë udhëheqës dhe figura më përfaqësuese e popullit të Kosovës në arenën ndërkombëtare për pothuaj dy dekada".
    Dejli Mirror: "Rugova ishte ikona e pavarësisë së Kosovës. Vdekja e tij ka lënë një vakuum të madh në politikën kosovare, në prag të bisedimeve finale për pavarësi, për çka Rugova ka punuar aq shumë".
    Herald Tribjun: "Rugova ka qenë figura shumë e respektuar në qarqet ndërkombëtare, për shkak të politikës së tij të rezistencës paqësore ndaj represionit të regjimit të Millosheviqit".
    Zydojçe Cajtung: "Ibrahim Rugova ka qenë symbol i rezistencës dhe i aspiratave të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi".
    Di Velt: "Rugova ka qenë një lider konstruktiv dhe njeriu i cili pritej të kishte rol kyç në bisedimet që duhet të fillonin të mërkurën, në Vjenë. Udhëheqja politike kosovare ka përpara një sfidë të rëndë, atë të gjetjes së pasardhësit të Rugovës, si President dhe si udhëheqës të ekipit negociator për bisedimet me Beogradin zyrtar".
    Frankfurter Allgemajne: "Rugova vdiq pak kohë para se të realizohej ëndërra e tij për Kosovën e pavarur".
    __________________________________________________ _______________

    BBC: Udhëheqës botërorë Rugovën e quajnë një lider për pavarësi dhe udhëheqës historik të Kosovës


    Londër, 22 janar - Liderët ndërkombëtarë në deklarimet e tyre i kanë shprehur nderim Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke bërë thirrje të vazhdohet puna e tij për një të ardhme stabile për Kosovën, bën të ditur BBCWorld në një koment të saj.
    Pasi jepen prononcimet e Kofi Ananit, Mari Ahtisari, Zhak Shirakut, të cilët Rugovën e quajnë një lider të moderuar për pavarësi dhe udhëheqës historik të Kosovës, ndër të tjera, thuhet:
    "Lufta e mosdhunës e z. Rugova për pavarësi i ka siguruar atij respekt të lartë në bashkësinë ndërkombëtare.
    Kur presidenti serb, Sllobodan Milosheviq, anuloi autonominë e Kosovës më 1989, z. Rugova themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e cila krijoi sistemin e vet të spitaleve, të shkollave dhe të taksave, duke bojkotuar kështu administratën serbe. Kjo ia dha atij statusin e 'babait të kombit' në radhët e shqiptarëve të Kosovës", thekson seksioni botëror i BBC-së.
    __________________________________________________ _______________

    Gazetat e Prishtinës me numra specialë kushtuar Presidentit Rugova

    Prishtinë, 22 janar - Shtypi i sotëm i Prishtinës i kushton hapësirë të gjerë ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Nga gjashtë gazetat që kanë dalë sot, katër kanë dalë me botim të jashtëzakonshëm sepse sot të dielave nuk botohen.
    E përditshmja Bota Sot, 22 faqe ia kushton vdekjes së Presidentit, ndërsa në faqen e parë përmban këta tituj:
    "Presidenti Ibrahim Rugova nuk është më, kombi shqiptar mbeti jetim"; "Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova ndërroi jetë".
    Gazeta Zëri, numrin e sotëm të jashtëzakonshëm, që ka dalë me 24 faqe, ia kushton vdekjes së Presidentit, ndërsa në faqen e parë përmban këta tituj: "Vdiq Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova". "Shtetbërja si trashëgimi historike"; "Pesë ditë zie kombëtare"
    E përditshmja Koha ditore, 11 faqe ia kushton vdekjes së Presidentit, ndërsa në faqen e parë përmban këta tituj:
    "Pesë ditë zie në Kosovë, tri ditë në Shqipëri";
    "Liderët nga Evropa e SHBA-ja, ngushëllojnë për Rugovën";
    "Kosova humbi Presidentin në finale të Pavarësisë";
    Koment i botuar nga Tim Xhuda: "Ndërron jetë arkitekti i Kosovës së pavarur". "Njeriu i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në drejtimin e Kosovës drejt pavarësisë do të përkujtohet me respekt do t'i mungojë shumicës së shqiptarëve të Kosovës", shkruan Xhuda.
    Gazeta Lajm, ka dalë me një numër special dhe gratis, ku tetë faqet e saj ia kushton vdekjes së Presidentit. Në faqen e parë përmban: "Burrështeti (1944 – 2006)".
    "Ndërroi jetë Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova: "Kolosi i brishtë i Kosovës".
    Po ashtu e përditshmja Express, në numrin special që përmban 24 faqe ia kushton jetës dhe veprës së Presidentit Rugova. Ndërsa, në faqen e parë paraqet fotografin e Presidentit me titull “Epoka e Rugovës (1989 – 2006) "Lamtumirë, Marathanomak!"; Kai Eide: "Gjiganti ndërroi jetë". Medlin Ollbrajt: "Mbajmë zi".
    Ndërkaq Kosova Sot, në edicionin special 11 faqe ia kushton vdekjes së Presidentit, ndërsa në faqen e parë përmban këta tituj: "Kosova humb liderin". "Po tani". "Vdekja e Profetit"
    "Shtyhen bisedimet".

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Mungesa që shkëlqen



    Mungesa që shkëlqen



    Vetmia e Princit

    Shkruan: Teki Dervishi

    Fati i Princit është vetmia! Lumturia e Shenjtorit është vdekja. Ai jeton për vete vetëm pas saj!
    Të dënuam dhe të futëm në burg shtëpiak, kurse Ti na nxore prej Territ të Robërisë dhe na, e fale Lirinë! Ti e shpalle i Pari: "Kosova de Fakto është e Lirë"!
    Nuk ke vdekur sot. Jo. Kur ne ngurronim dhe frikoheshim, Ti e sakrifikove jetën tënde për ne!
    "Ti nuk e jetove jetën Tënde, por e këndove për ne". Një ditë nuk dole i lirë në rrugë. Të mjaftonte që na bëre ne të ndihemi të Lirë dhe Krenarë!
    Por mos ke dert për ne. Nuk të la vetëm populli im. Edhe pas Tej vjen me Ty! Vetëm Ata që vijnë pas Teje, e meritojnë Lirinë!
    Gjeneralët i fitojnë luftërat, Ti Njeri dhe poet i ditëve djaloshare, e fitove Paqen për Ne dhe e ngrite lartë Dinjitetin e Popullit tim para gjithë vendeve të botës.

    Zoti President!
    Sot në Prishtinë nuk shoh njerëz rrugës, është mbyllur çdo gjë në qytet, dhe ndonjë njeri që takoj rastësisht, e shoh të përlotur. Asgjë nuk flet sot. Askush. Vetëm një fjalë: ngushëllime!
    Ne shokët e Tu të ditëve më ideale djaloshare - të patëm lënë vetëm! Por me Ty erdhi Populli im. Ti e ngrite emrin e shqiptarëve në mbarë botën po aq sa paraardhësit e Ty të Mëdhenj të Historisë Kombëtare.
    Pas një gjysmë shekulli robërie komuniste, Ti i Pari i tregove botës të vërtetën për shqiptarët dhe Kosovën.
    Askujt më shumë se Ty nuk i besuan burrat e mëdhenj të Shteteve të mëdha. U lidhe miqësi shqiptarëve me kombet më të mëdha të botës, me shtetet më të fuqishme, me ndërtuesit e Demokracisë dhe të Lirisë gjithëbotërore.
    Kur bisedoje Ti me Ata, Ata e dëgjonin Zërin e Popullit tim.
    Është populli Ai që diti ta ndjekë rrugën Tënde, duke të qëndruar besnik deri sot dhe kurrë më nuk do të kthehet pas.
    Ti u largove! Por ne nuk do të largohemi nga Ti!
    Përjetë dhe breza të mbetemi mirënjohës dhe të falënderojmë më tërë qenien
    dhe mendjen Tonë.

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Ibrahim Rugova dhe shqiptarët



    Ibrahim Rugova dhe shqiptarët


    Shkruan Mezo Baze

    Ibrahim Rugova mbylli të shtunë në mesditë, misterin e tij më të madh, jetën. Me gjithësej tri fjali që shpjegonin dogmën e misionit të tij, ai nguliti në mendjen e shqiptarëve dhe Perëndimit, rrugën paqësore, shtetin e pavarur të Kosovës dhe vlerat perëndimore të shqiptarëve. Askush me kaq pak fjalë, kaq pak veprim dhe kaq pak shanse, nuk dot ë kishte arritutr atë që arriti ai.

    Miliona shqiptarë që janë të prekur sot nga ky lajm, janë ende të shokuar nga pamundësia që patën për të konsumuar atë histori që Ibrahim Rugova prodhoi për kombin e tyre në 16 vite. Miliona ballknas dhe evropianë, po ashtu do ta kishin të pamundur të besonin se një individ i vetëm me vizionin e tij origjinal do të prodhonte një histori të re për vendin e vet, duke mundur prodhimet shekullore të miteve dhe historisë së Ballkanit. Për 16 vite jetë politike, ai ndërroi tërësisht raportet e Kosovës me fiqnjët dhe perëndimin, çmontoi një sistem të tërë që prodhonte histori, politikë dhe vizion negativ për shqiptarët.

    Kur ballkanasit e ish Jugosllavisë, rrëmbyen armët dhe nisën luftërat për pavarësi në fillim të viteve 90-të, Ibrahim Rugova arriti të izolojë Kosovën nga konflikti i përgjakshëm me një kurajo dhe vizion i cili funksionoi. Ky vizion i dha Kosovës aleatë perëndimorë para fillimit të luftës, u dha shqiptarëve emër të mirë para përplasjes finale, i dha shoqërisë së Kosovës shanse për solidaritet para fillimit të masakrës, dhe mbi të gjitha i dha një orientim të ri çështjes shqiptare në Ballkan, duke e reformuar atë nga një çështje e pambyllur e “Bashkimit Kombëtar”, në një çështje të formimit të shtetit të Kosvës si shtet i pavarur. Ky vizion po ashtu shpërbëu në pak kohë mitet serbe për Kosovën, dhe çliroi energji të reja edhe në Serbi, për të kuptuar se Kosova nuk është betjea e tyre për jetë a vdekje. Ai ndryshoi edhe historinë e tyre.

    Nuk jam i sigurtë nëse shqiptarët e Kosovës e pranuan, si vizion, apo si obsion, projektin e Rugovës, por u pa qartë se në fund ata e pranuan atë si fat. Ai nuk jetoi gjatë por pati aq kohë së të vdiste i pajtuar me të gjithë ata që i janë zemruar gjatë jetës për rugën e tij. Dhe iku pak kohë para se sa shqiptarët ta prekin me dorë produktin e jetës së tij politike, pavarësinë e Kosovës.

    Nuk jam i sigurt se shqiptarët zgjodhën Rugovën në fillim të viteve 90-të për ti përfaqësuar, por jam i sigurt se Rugova zgjodhi rrugën e duhur për t’i shpëtuar shqiptarët dhe për t’i bindur ata për rrugën që duhet të ndiqnin. Ndaj ata e pranuan atë si një simbol.

    1. Paqja si fuqi

    Në mes të viteve 90-të, Ibrahim Rugova ishte i vetmi njeri i qartë për paqen që po prodhonte. Brenda LDK, brenda Kosovës, por dhe në Shqipëri, duket se kishte një lloj paqartësie për fuqinë e rrugës së tij. Kishte presion për më shumë veprim, dhe ndoshta për organizime klandestine ushtarake. Në një prej qëndrimeve të tij të shkurtëra në Shqipëri, në korrik të vitit 1995, e pyeta miqësisht Ibrahim Rugovën në Durrës, përse nuk u hapte rrugë elementëve më radikalë.

    Ishte një njeri që t’i zhvlerësonte të gjitha pyetjet pompoze dhe sidomos përpjekjen për t’i dhënë mend. Por atë moment u bë serioz.

    -Nuk mund të bëj ushtri në një vend të pushtuar, tha. Kemi zgjedhur rrugën tonë dhe do t’i mundim.

    Ngela keq nga serioziteti i tij. Dhe kisha një mister të madh se si ky njeri arrinte të bindtte të huajt për këtë që thoshte. Ju luta të shpjegonte privatisht se si ja ekspozonte ai të huajve çështjen e Kosovës. Cili ishte fjalori? Cilat ishin faktet?

    Po më dëgjonte pa shumë bezdi dhe unë përfitova t’ia ilustorja pyetjen me takimin e para disa ditëve që kishte pasur me Sekretarin Amerkan të Shtetit Uoren Kristofer.

    -Thjeshtë ua them. U tregoj që ka pas masakra mbi popullsinë civile. U them që janë mbyllur shkollat dhe universitet dhe ne i kemi hapur ato në shtëpia private dhe jemi vetogarnizuar t’i paguajmë. U them se po kështu kemi hapur shtëpi shëndeti për shqiptarët se janë të diskriminuar nga qeveria e instaluar serbe. Dhe u tregoj se kemi fuqi dhe ndërtojmë një shoqëri tonën, duke prezantuar rrugën paqësore.

    Në të vërtet për mua ato ishin fjali të rëndomta, por misteri dhe simpatia që ato ngjallën në kancelarit perëndimore ishin të pashpjegueshme. Kancelaritë panë tek kjo filozofi e thjeshtë mundësitë e një shoqërie për t’u vetorganizuart dhe sinqeritetin e një lideri pacifist. Këtë vizion nuk mund ta kishte kurrë një njeri normal, një shqiptar “me gjak” si gjithë të tjerët. Për këtë arsye them se Rugova ua imponoi si fat shqiptarëve këtë rrugë, rrugën me kosto më të lirë për të prodhuar një histori të re të tyre. Kam frikë se askush tjetër nuk do të kishte zgjedhur atë rrugë që prodhoi fuqinë relae të shqiptarve përmes paqes.

    Për të përmbysur historinë që serbët kanë prodhuar për shqiptarët në Perëndim duhen qindra katedra historie. Opsioni i Ruogovës i bëri të pavlefshme ato. Ai nuk prodhoi, por provoi se shqiptarët dijnë të bëjnë një histori tjetër nga ajo që është thënë për ta.

    Për të përmbysur fuqinë diplomatike të ish Jugoslalvisë në botë duheshin me dhjetra kancelari aleate. Ibrahim Rugova fitoi mbështetjen jo vetëm të miqëve të kombit shqiptar, por përmbysi vizionin e miqëve historikë të serbisë për shqiptarët dhe Kosovën.

    Për të mundur ushtrinë jugosllave, shqiptarët nuk do të mundin dot sikur të mobilzoheshin të gjithë si komb, por vizoni i Rugovës dhe aleancat e tij bën që në dispozicion të kauzës së tij të vihej ushtira më e madhe e botës, NATO e cila ishte pjesë e një prej tri fjalive të Ibrahim Rugovës për 10 vitet e para të tij.

    2. Sinqeriteti kundër ëndrrës së shqiptarëve për Bashkim

    Ibrahim Rugova është i pari që ka formuluar në mënyrë të siqnertë tezën për pamvarësi të Kosovës. Prej Kongresit të Berlinit shekullin e 19-të e deri në mes të vitev e70-të, ëndrra e shqiptarve ka qenë bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Obsioni i pavarësisë së Kosovës shihej relaisht si hipokrizi. Ibrahim Rugova është udhëheqësi i parë shqiptar që e ka këtë tezë të sinqert. Ai e kishte të modeluar në vizionin e tij pamvarësinë e Kosvës dhe punoi gjatë ta vizatonte atë për shqiptarët. Ka shumë histori vulgare me simbolet e tij me gurët që dhuronte dhe flamujt që qëndiste, me himnet që prodhonte dhe traditat kosovare që donte të ringjallte, por kjo vinte pik së pari se në atelien e tij politike, modelohej sinqerisht një Kosovë e pavarur. Për shumë të tjerë në Shqipëri dhe Kosovë ky është një opsion politik, por jo i sinqert. Për Ibrahim Rugovën ky ishte një opsion i sinqertë. Ai e respektonte Shqipërinë por kurrë nuk bëri asnjë gjest që të provnte se ishte nën ndikimin e saj. Ai ishte një indipendentist natyral që refromoi platformën e shqiptareve për Bashkim Kombëtar. Ai prodhoi një histori të re për çështjen shqiptare. Ai prodhoi Kosovën e pavarur dhe rikonfigurimin e interesave shqiptare në Ballkan.

    3. Vlerat perëndimore

    Rugova po ashtu prodhoi dhe një histori të re të lidhjeve shpirtërore të Kosovës me Perëndimin. Përkushtimi i tij ndaj vlerave kristaine të Evropës, toleranca e tij proverbiale ndaj kundërshtarëve dhe sinqeriteti i tij i pozimit para ikonës së Nënë Terezës dhe Papës, e ktheu çështjen e aleancës së Kosovës me Perëndimin, në një betejë të re të tij. Në asnjë shoqëri imponime të tilla si ajo që Rugova i bënte shoqërisë së Kosovës nuk dot ë kalonin pa probleme. Në asnjë shoqëri me shumicë myslymane, predikimet për konvertim në katolicizëm dhe shkuarja drejt rënjëve kristaine të Evropës nuk do të kishte kaluar pa probleme për një lider. Për Ibrahim Rugovën këto kaluan jo vetëm pa probleme, por me një misticizëm i cili ka çaramtosur çdo zë kundër tij. Ky dimension e bëri atë po ashtu një lider të pranueshëm edhe për qytetarët jo shqiptarë të Kosvës. Ai është lideri që e pranoi Kosova, që ai, vizatoi në mendjen e tij.

    * * *

    Ibrahim Rugova iku. Me po aq qetësi sa përballoi gjithë betejat e pamigjunushme politike dhe historike, përballoi dhe sëmundjen e qartë të tij. Aq të bukur tentoi ta bënte ikjen, sa shumë kush, nisur nga magjia politike e tij, filloi të besonte dhe tek magjia biologjike e mundjes së kancerit të mushkërive. Për vite të tëra sa herë kam pas rastin ta takoj atë dhe t’i vizatoj si gazetarë miqtë dhe armiqtë e tij, më ka injoruar përshkrimin që i kanë bërë. Nuk kam dëgjuar asnjëherë të pranojë dhe të shprehet për kundërshatrët për kritikët dhe ata që e sulmonin. Nuk jetoi gjatë, por tashmë shikoj se dhe kaq pak jetë sa pati, i mjaftoi t’i bindtte të gjithë se kishte të drejtë. Iku gati pa asnjë armik, pa asnjë kundërshtar, pa asnjë rival dhe kam frikë, pa asnjë pasardhës.

    Siç mund të ikte një i dërguar i zotit për shqiptarët.

    Tiranë, 21 janar 2006
    Autori është analist nga Tirana

  17. #57
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Epoka e Rugoves: 1989-2006

    E Diele, 22 Janar 2006

    Shkelzen Maliqi

    Vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova shenon fundin e nje epoke. Dhe, kuptohet, fillimin e nje epoke te re. Do te deshironim te gjithe, edhe kundershtaret e tij, qe ai te jetonte te pakten edhe disa muaj kur pritet se do te realizohet endrra e tij - pavaresia e Kosoves. Per Rugoven gjithnje flitej se ka pasur fat. Ka qene prej atyre te zgjedhurve qe lindin me yll ne balle. Vetem ne fund sikur nuk ia deshi fati. Ndonese ylli i tij vazhdon te shndrite dhe u tregon udhen atyre qe vazhdojne vepren e perbashket.

    Ne politike Rugova ka hyre si meteor nga fundi i viteve '80. Me pare nuk ka shfaqur publikisht qendrime politike, por ka qelluar kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves ne periudhen e shuarjes te te gjitha institucioneve te autonomise brenda nje sistemi komunist qe edhe ashtu po shembej. Politizimi i skajshem i shkrimtareve dhe intelektualeve ne Serbi kishte ndikuar edhe ne politizimin e shkrimtareve dhe intelektualeve kosovare. Rugova ka udhehequr "delegacionin" e pare te intelektualeve kosovare ne bisedat e deshtuara me "koleget" serbe, kur shkrimtari Komneniq kercenoi shqiptaret me fjalet: "Zoterinj, ne jemi ne lufte!".

    Kur filloi represioni i eger serb dhe te gjithe ishin te heshtur ose te censuruar, Rugova u be i vetmi ze qe degjohej gjithandej botes dhe perfaqesonte Kosoven. Ne nje moment, edhe Rugova do ta thote fjalen e kercenimit. Ne "Der Spiegel" te Gjermanise botohet intervista e tij ku ai thote se nese Serbia vazhdon me politiken represive dhe shfarosjen e shqiptareve, ata do te pergjigjen me arme. Ky profetizim i sakte ka qene edhe momenti kur Rugova e ka kapercyer ylberin dhe prej shkrimtarit eshte bere lider historik i kombit.

    Por, edhe pse shnderrimi dhe fati i tij ka qene i lidhur me keto dy deklarime simbolike te luftes, Rugova ka hyre ne histori me shume si kundershtar i luftes. Edhe meritat e tija me te medha politike dhe kombetare lidhen me udheheqjen e rezistences paqesore ne vitet 1989-1997. Sidomos gjashte vitet e para te kesaj periudhe kane qene kontributi kryesor i Rugoves dhe rugovizmit, sepse Kosova ne kete periudhe ka dhene nje shembull, ne shume aspekte unik edhe ne permasa boterore, per kundershtimin me mjete paqesore te represionit brutal dhe total te nje shteti, cfare ka qene Serbia e Milloshevicit, i armatosur deri ne dhembe dhe qe nuk ka fshehur ambiciet e peruljes dhe shfarosjes se shqiptareve te Kosoves.

    Deri ne vitin 1995, me gjithe mangesite e organizmit dhe te udheheqjes, ky tip i rezistences paqesore ka dhene kontribut tejet te cmueshem per teorine dhe praktiken e asaj qe ne analet nderkombetare njihej si rezistence gandiste. Rezistenca rugoviste, qe ka qene edhe pjelle e mencurise se bashkepunetoreve (p.sh., e profesor Fehmi Aganit) dhe te instinktit vetembrojtes kolektiv, e ka shpetuar Kosoven nga katrahurat dhe katastrofat ne periudhen kur bashkesia nderkombetare, por edhe vete kosovaret nuk kane qene te pergatitur per lufte te armatosur. Po keshtu, keto vite te rezistences paqesore kane mbushur dosjet e trasha te diplomacise dhe komiteteve per mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te njeriut me te dhena per shkeljen e te drejtave te shqiptareve dhe mbylljen e te gjitha rrugeve paqesore per sigurimin e jetes dinjitoze per kosovaret. Vetem ne kete sfond te kontributit madhor te Rugoves dhe te levizjes te fillimit te viteve '90, ka qene e mundur qe te kuptohet, madje edhe mirepritet ne qarqet vendimmarrese, ajo qe e kishte profetizuar me heret edhe vete Rugova, se shqiptaret nuk do te dorezohen si qengja te pabezane para makinerise serbe, por do te luftojne per clirimin e tyre edhe me arme.

    Kryengritja e armatosur nuk ka qene periudha me e lavdishme e misionit te Rugoves. Carja e LDK-s ne dy krahe, ku militantet kontestonin rolin e prijesit per Rugoven, si dhe vleresimet e tija se raporti i forcave eshte ende i disfavorshem per kryengritje, kane ndikuar qe te krijohet nje carje serioze ne levizjen politike clirimtare. Duke qene me shume vizionar dhe misionar se politikan dhe analist i marredhenieve gjeostrategjike, Rugova merr nje kurs te gabuar dhe distancohet publikisht nga UCK-ja. Por, ky vleresim tani mund te vleresohet si nje gabim njerezor, te cilin edhe ashtu e kane ndare shumica e kosovareve.

    Shume njerez nuk kane mundur te imagjinojne suksesin spektakular te UCK-se, se nje formacion fillimisht shume i vogel, do te mund te mobilizonte per disa muaj aq shume kryengrites, dhe cka eshte me e rendesishme, se do ta vinte ne alarmime kercenuese, e pastaj edhe ne aksion, makinerine me te fuqishme te te gjitha koherave ne kete planet, NATO-n.

    Por, cudia qe ka ndodhur me intervenimin e NATO-s dhe debimin e administrates dhe forcave serbe nga Kosova, nuk ka qene ekskluzivisht vetem merite e UCK-se. Fuqite e medha kane vendosur qe te ndermarrin intervenimin ne formen e nje nderhyrjeje paqesore, jo vetem qe ta perkrahin kryengritjen, por edhe levizjen paqesore dhe Rugoven, qe kishte dhene aq shume prova se shqiptaret kane synime dhe shpirt demokratik.

    Edhe pse gjate luftes Rugova dhe formacioni i tij jane dukur te humbur dhe pa perspektive, ringjallja e ndikimit te vete Rugoves dhe te LDK-se, qe i kane fituar te gjitha zgjedhjet, ka qene nje vazhdimesi legjitime, e perkrahur edhe nga faktoret nderkombetare, e atij potenciali demokratik qe ne Kosove eshte zhvilluar edhe gjate rezistences paqesore, por edhe ne kuader te formacioneve qe kane organizuar kryengritjen e armatosur.

    Periudha e pasluftes kur Rugova zgjedhet Kryetari i pare i Kosoves, perkunder carjeve dhe improvizimeve, megjithate do te mbetet e shenuar si periudhe e instalimit te institucioneve te demokracise ne Kosove dhe meritat per kete i takojne edhe Rugoves. Por, kontributi i tij me i madh mbetet ai vizioni i perhershem, i formuluar qarte dhe ne menyre te thukte, per Kosoven e pavarur dhe faktor stabiliteti ne rajon.

    Epoka e Rugoves do te mbaroje me shpalljen e pavaresise.
    My silence doesn't mean I am gone!

  18. #58
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Kosova e rugovizuar pa Rugoven

    E Diele, 22 Janar 2006

    Nga Mustafa NANO

    Ajo qe pritej, ndodhi. Ibrahim Rugova, Presidenti i Republikes se Kosoves, vdiq mengjesin e djeshem pas nje lengimi te gjate. Qe te gjithe e dine qe ai nuk ka qene thjesht Presidenti i nje republike, se ciles i duhet ende kohe per te qene nje republike sovrane. Ai ka qene shume me teper se kaq. Ka qene ne radhe te pare perfaqesuesi par excellence i ethosit kolektiv te kosovareve, cfare ka bere qe keta te fundit ta kuptojne, mirekuptojne, justifikojne, mbeshtesin, votojne e trajtojne si nje ikone kombetare. Ai gjate pesembedhjete viteve te fundit ia doli mbane ne nje fare menyre ta rugovizonte Kosoven, dhe tani kjo e fundit eshte pa te.

    Rugova ishte ne te vertete e para se gjithash nje mit e simbol, dhe sic eshte e natyrshme ne keto rrethana, njerezit qe i shkonin nga pas kane qene bash adhurues te pakondicionuar te tij, ndersa kundershtaret, krahas armiqesise se demonstruar, nuk kane mundur ta fshehin edhe nje lloj stime inatcore. Shumica derrmuese e kosovareve, ne kundershtim me prirjet e tyre epike, gjeten forca per te mirekuptuar pozicionin e tij te nderlikuar, ndersa ndodhej kunder deshires se tij i mbajtur peng prej Milloshevicit e ndersa u shtrengua te bente takime e biseda "miqesore" faqe botes me pengmarresin. E njejta shumice, megjithese njihet per sentimentet e veta fetare, cuditerisht nuk u ndje e tradhetuar prej gjestit proselitik te Rugoves, i cili para disa vitesh shpalli me te madhe vokacionin e tij religjioz, i cili ishte i ndryshem nga ai i pjeses me te madhe te mbeshtetesve. Me sa duket, per kosovaret personaliteti i Rugoves ka qene shume me imponues e shtypes se sa raporti i ngrire tradicional me fene, doket, zakonet e vizionet n'daci moderne, n'daci rapsodike te jetes.

    Thelle-thelle ai duhet te kete qene pacifist i pandreqshem, e ne te njejten kohe, askush nuk mund ta mohoje se ai ka qene nje dashnor luftarak i pavaresise se Kosoves. Eshte e cuditshme se si keto dy vizione humane te kene gjetur strehe tek i njejti personalitet, por ja qe me Rugoven kjo ka ndodhur. Ai ishte- nese mund te perdorim nje metafore- pellumb i paqes dhe skifter i pavaresise. Ashtu si Mahatma Gandi. Dhe ne fakt, Rugova vazhdimisht eshte shfaqur si partizan i mjeteve gandiane ne perpjekjet e tij ne te mire te Kosoves, edhe pse asnjehere nuk ka bere dredha kur ka ardhur puna te artikuloje me dy fjale projektin e tij politik: Kosova e pavarur. Keto dy fjale kane qene pjese e ligjerimit te tij te kursyer ne jeten politike kosovare, por nga ana tjeter kane qene pjese e ligjerimit te tij diplomatik perballe interlokutoreve nderkombetare. Keta te fundit nuk kane pertuar ta shprehin simpatine e tyre ndaj udheheqesit kosovar, ashtu si nuk kane pertuar te na bejne me dije se nga njera ane Rugova mbetej i vetmi interlokutor i fuqishem e i besueshem ne skenen e politikes kosovare, nga ana tjeter vetem atij mund t'ia besonin pa frike drejtimin e nje Kosove te pavarur.

    Nuk eshte se Rugova ka qene demokrat. Perkundrazi, ai ka qene arrogant e autokrat, gje qe e ka deshmuar me kembenguljen per te mos marre pjese asnje cike ne jeten e mirefillte politike te Kosoves. Pervec kesaj, edhe pse ka qene ne krye te nje partie, nuk eshte se ka patur ndonje filozofi te tijen politike. Perkundrazi, ka qene politikisht pa ngjyre. Tek ai nuk dallohej as social-demokrati, as liberali, as konservatori. Ai me sa duket ishte i vetedijshem qe ishte nje mit, dhe si i tille, nuk mund t'i lejonte vetes te identifikohej me "cikerrima" qe te dhuronin ne kembim vetem mbeshtetje fraksionesh.

    Dhe interlokutoret nderkombetare nuk eshte se kane kerkuar ne Kosove ndonje njeri me formim demokratik e me identitet te qarte politik. Ata kane patur e kane nevoje te gjejne bashkebisedues, te cilet edhe duhet te jene luajale, edhe duhet te jene me ndikim te madh ne Kosove. Dhe Rugova ka qene i tille me ta e per ta. Te pakten, me shume se sa te tjeret. Ne kete kuptim, diplomacia nderkombetare ka humbur nje pike te forte mbeshtetjeje e referimi ne keto momente historike, kur po nisin negociatat rreth statusit te ardhshem perfundimtar te Kosoves. Per kete arsye, duhet thene qe kjo humbje do t'u dhembe me shume atyre se sa popullit te Kosoves. E kjo afermendsh nuk do te thote se kosovaret nuk vajtojne ikjen e Rugoves. Eshte bash e kunderta, gje qe po shihet edhe ne keto ore te para te Kosoves pa Rugoven

    Eshte e vertete pra qe ne Kosove kane filluar menjehere te shfaqen shqetesimet mbi kohet postrugoviane, gje qe tek-tuk marrin formen e panikut. Por kjo nuk duket se e nderon shoqerine kosovare, e cila nuk ka pse ta perjetoje ne menyre katastrofike e apokaliptike kete humbje. Sigurisht, eshte nje humbje e rendesishme, qe do te beje te tronditet per nje moment ekuilibri politik ne Prishtine, por do te ishte disfatiste e kapitullante te shihej si nje dicka me e madhe se sa kaq. Perjetimi katastrofik e kesaj humbjeje eshte ndjellakeq e ogurzi, dhe si i tille, duhet refuzuar ne emer te se ardhshmes se Kosoves ne kete periudhe te tendosur, kur po behen gati te vendosin per pavaresine. Dhe, ndersa sot e neser mund te themi gjithcka duam per Ibrahim Rugoven, si zor t'i japim te drejte vetes per t'i bere ndonje objeksion aspirates e kauzes se tij konstante, e cila ishte deri ne momentin e fundit te jetes: Kosova e pavarur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #59
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Fundi i gandizmit apo lindja e nje miti

    E Diele, 22 Janar 2006

    Nga Sokol Dervishaj

    Vdekja e Rugoves nuk eshte thjesht fizike. Ajo eshte padyshim kryelajmi i rajonit dhe shqetesimi me akut i kancelerive me te rendesishme boterore. Kosova mbeti pa President dhe LDK pa kryetar. Vakumi qe krijohet do te kerkoje nderhyrjet kirurgjikale me te sofistikuara politike dhe diplomatike, pasi nuk jeton me njeriu qe i dha dimension boteror njeres prej ceshtjeve ende te pazgjidhura te gjeopolitikes globale me gjithe dritehijet qe e kane shoqeruar.

    Pa dyshim qe vdekja e tij fizike ishte e pritshme, pasi Rugova kishte kohe qe vuante nga nje semundje e pasherueshme. Por ajo ishte edhe e parakohshme, pasi Kosova gjendet ne momentin me te rendesishem te te gjithe ekzistences se saj pa liderin historik, i cili u be i njohur ne te gjithe boten, jo aq per shallin simbolik qe mbante rreth qafes, sesa per politiken e tij te rezistences gandiste dhe lidershipin e pazevendesueshem qe i dha nje populli martir ne ditet e tij me te veshtira. Figura shume komplekse e Rugoves eshte shume e veshtire te zevendesohet, pasi ai ben tashme pjese ne ate komunitet te vogel personalitetesh dhe shtetaresh qe i kane vene vulen historise, jo vetem te vendit te tyre.

    Mungesa e tij ne negociatat e arferta per statusin e Kosoves e le kete te fundit pa negociatorin e saj kryesor, nje hapesire qe veshtire se do te mbushet ne lartesine e tij nga dikush tjeter. Mungesen e Rugoves do ta ndjejne si miqte ashtu edhe armiqte e tij. Bashkeqytetaret e tij kosovare do ta ndjejne kete mungese ne jeten e tyre te perditshme dhe ate te perspektives, pasi guri me i rende i themelit te shtetit te ardhshem kosovar nuk eshte me atje. Shume do ta ndjeje kete mungese politika kosovare, e cila mund te marre konfigurime krejt te reja dhe te paparashikueshme per shkak te nje hapesire personaliteti dhe politike shume te madhe qe mbetet pas. Mungesen e tij do ta ndjejne te gjithe bashkeatdhetaret shqiptare, te cileve do t'u mungoje njera prej figurave me epokale dhe influente te historise se kombit shqiptar.

    Ai do t'i mungoje gjithashtu politikes dhe diplomacise nderkombetare, per te cilet ai ishte perfaqesuesi dhe udheheqesi kryesor i shqiptareve te Kosoves edhe ne ditet me te errta dhe te paqarta te karrieres se tij politike. Kete mungese do ta ndjeje gjithashtu edhe politika ne Beograd, e cila tashme duhet te ballafaqohet me nje drejtues te ri negociatash, i cili nuk mund te kete staturen politike te Rugoves dhe as ndikimin e tij absolut mbi ndjenjat dhe besimin e popullit kosovar. Prandaj vdekja, pervec se e largoi fizikisht nga kjo jete dhe kjo ishte me e shumta qe mund te bente, i jep atij dimensionin e nje miti dhe heroi te pazevendesueshem, qe ka lene gjurme ne historine e vendit te tij dhe qe ka qene nje nder aktoret kryesor te ngjarjeve megadimensionale ne kete rajon te trazuar te botes qe quhet Ballkan e qe ka shembur disa perandori.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #60
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Lamtumire, Marathonomak!

    E Diele, 22 Janar 2006

    Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, vdiq dje ne moshen 61 vjecare, duke hyre ne historine e vendit si nje prej figurave me te shquara te saj. Nderroi jete pas nje perpjekje 16 vjecare te krijimit te shtetit te pavarur, ne momentet vendimtare te materializimit te kesaj aspirate. Duke lene pas probleme per pasardhesin, i cili mbetet per t'u percaktuar

    Nga Prishtina

    Artan Mustafa

    Presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, te shtunen e fundit te tij, shkoi ne nje pushim te perjetshem. Shikoi per here te fundit familjen dhe ekipin mjekesor, duke i dhene fund betejes me kancerin, ne moshen 61 vjecare, ne shkembim te hyrjes ne historine e Kosoves, si nje prej figurave me te shquara te saj.

    Ne oren 11:38.

    Perfundoi maratonen 16 vjecare te perpjekjeve per krijimin e nje shteti te pavarur ne Kosove, si dhe nje jete prej intelektuali. Flamujt u hodhen ne gjysmeshtize. Vdekja e tij pritej, ngase vuante nga kanceri mikroqelizor ne mushkeri, dhe u perjetua rende, sidomos pasi nuk arriti te jetoje momentet e krijimit te shtetit te Kosoves.

    Brenda pak minutash shtepia i ishte mbushur me miq e kolege, ndersa lajmi po transmetohej ne tere rruzullin, nga media te medha boterore. Ngjarja, narrator i se ciles ishte nje kritik letersie, mund te kete motivuar shkrimtare. "Shpresoj qe klasa politike e Kosoves, ne kete vit historik, kur mungesa e Rugoves do te ndihet aq shume, ta ktheje emrin e tij, vepren dhe urtesine e tij, ne nje energji te madhe pozitive per Kosoven dhe te gjithe shqiptaret", deklaroi shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare.

    Me 1989 Ibrahim Rugova, perkrah nje numri shkrimtaresh, kishte nisur perpjekjet paqesore per pavaresine e Kosoves, duke krijuar nje sistem paralel qeverisje dhe mosperfilles ndaj regjimit te Serbise. Aktivitetet e tij, fuqimisht te mbeshtetura ne Kosove, kishin fituar simpati nderkombetare.

    "Mungesa e Rugoves, tani kur kane filluar bisedimet per ceshtjen e statusit final, behet tani edhe me tragjike. Pergjegjesia tani i takon te gjithe pergjegjesve politike per te marre persiper amanetin e tij dhe te shpie ne te mire procesin e negociatave me nje shpirt realizmi, tolerance dhe dialogu sic e kishte ai", ka deklaruar dje Presidenti i Frances, Zhak Shirak.

    Nder dhjetera burreshtetas ka reaguar edhe Javier Solana, perfaqesues i Larte i BE-se per Politike te Jashtme dhe Siguri. "Me humbjen e tij, Kosova ka humbur nje lider historik i cili ia kushtoi jeten mbrojtjes dhe promovimit te te drejtave te popullit te Kosoves", eshte shprehur ai.



    Testamenti

    Ibrahim Rugova kishte qene ne gjendje te vetedijshme dje, afer familjes, perpara se te ndahej perfundimisht prej tyre. "Ka pesuar nje sulm te pernjehershem...", tregoi nje i aferm i familjes Rugova. Ai tha se Presidenti i Kosoves duket se ka lene prapa nje testament te shkruar, por shtoi se nuk e dinte permbajtjen e tij.

    Nderkohe, sot, ne oren 11 do te mblidhet keshilli per varrimin e Presidentit, i cili ka diku rreth 50 veta dhe qe drejtohet nga Nexhat Daci, te cilit i eshte besuar organizimi i ceremonialit te varrimit nga familja Rugova. Nje ore me vone, do te mbahet nje seance e jashtezakonshme komemorative e Kuvendit te Kosoves kushtuar Presidentit te ndjere, ne te cilen do te flasin Kryeparlamentari Nexhat Daci, Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, Kryeministri Bajram Kosumi, dhe ndoshta edhe anetare te familjes Rugova. Pervec familjes se Presidentit te ndjere, ne seance do te marrin pjese edhe shume mysafire, perfshire diplomatet nderkombetare ne Prishtine.

    Eshte propozuar qe te jene pese dite zie dhe qe varrimi te behet te merkuren ne oren 12:00, por per te gjitha detajet vendoset ne takimin e sotem te ores 11 te Keshillit te Varrimit.

    Nderkohe, trupi i pajete i Rugoves do te jete te henen dhe te marten ne hollin e Kuvendit, per nderime. Rojen e nderit dhe nderimet ceremoniale do t'i beje Garda Ceremoniale e Trupave te Mbrojtjes se Kosoves. E protokollin e jashtem e organizon UNMIK-u, nderkohe qe per varrim pritet te arrijne dhjetera burreshtetas nderkombetare.

    Prapa vijne problemet

    E shtuna ka qene tejet e ngjeshur me takime ne Qeverine dhe Kuvendin e Kosoves, ndersa ne te gjitha institucionet eshte vendosur fotografia e Presidentit me nje shirit te zi. Shefi i UNMIK-ut, nderkohe, eshte takuar edhe me Delegacionin e Kosoves dhe me perfaqesuesit e Grupit te Kontaktit ne Prishtine. "Ne te gjithe ishim tmerresisht te merzitur kur kemi degjuar lajmet se Presidenti u nda nga jeta, kete mengjes. Sot, deshirojme te vajtojme per Presidentin Rugova dhe te shprehim ngushellimet tona per familjen e tij. Se bashku me popullin, ne jemi te unifikuar ne percaktimin tone qe te shohim se Kosova vazhdon ne rrugen e saj drejt nje te ardhme ne paqe dhe prosperitet", thuhej ne deklaraten e lexuar nga Soren Jesen-Petersen, pas takimit me Ekipin Negociator qe ishte ngritur nga Presidenti Rugova.

    Pikerisht ky grup do te kete pergjegjesine e menaxhimit te negociatave per statusin e vendit. Shume njohes te rrethanave ne Kosove mendojne se pasi Rugoves t'i jepet lamtumira e fundit, do te shperthejne tensionimet brenda partise se tij per zevendesim, si edhe per emerimin e Presidentit te ri te Kosoves.

    Ibrahim Rugova ka qene lider i LDK-se me nje fuqi te pakontestueshme qe i eshte dhene nga elektorati. Humbja e tij e le te hapur tani betejen per poste, e cila mund te demtoje procesin e negociatave per statusin e Kosoves. Ne syte e popullit te Kosoves ka qene nje njeri i urte dhe i perkushtuar per pavaresine e Kosoves.

    Ne jeten e brendshme, ne vitet e fundit, Ibrahim Rugova ka qene tejet temperament, i apasionuar pas duhanit dhe pijes, si edhe dijes letrare e historike. Ne parti ka luajtur rolin e babait.

    artan.mustafa@gazetaexpress.com
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 103 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •