Close
Faqja 2 prej 103 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 2056
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Presidenti Rugova u nderua me mirënjohje nga Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut

    Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese. Me rastin e pranimit të mirënjohjes, presidenti Rugova tha se ky është një nder i madh për të dhe për popullin e Kosovës, si dhe është shenjë e përkrahjes së pavarësisë e demokracisë së Kosovës.

    Këshilli i qytetit të Nju Jorkut kishte autorizuar Elmi Berishën, përfaqësues i presidentit Rugova në zyrën e senatorit Bob Dol në Nju Jork, që t'ia dorëzonte këtë mirënjohje presidentit Rugova. Në letrën e nënshkruar nga kryetari i Këshillit të qytetit të Nju Jorkut, Gifford Miller, ndër të tjera thuhet se Ibrahim Rugova është prani dinamike në jetën intelektuale dhe shoqërore të vendit të tij, Kosovës.

    Është dijetar i letërsisë, studiues dhe pikëvështrimet depërtuese të dr. Rugovës si dhe përkushtimi i tij ndaj çështjeve të drejtësisë sociale kanë qenë më rëndësi themelore për zhvillimin dhe pavarësinë e Kosovës. "Jemi shumë krenar që nderojmë dr. Ibrahim Rugovën për kontributet të qëndrueshme për jetën politike të vendit të tij, Kosovës, si dhe për arritjet dhe karakterin e tij në jetë që pasqyron më të mirën tek njerëzit"thuhet në letrën e Këshillit të qytetit të Nju Jorkut.

    RTK
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Arb për postimin:

    Bajraku (26-05-2015)

  3. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Presidenti i Republikës se Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

    Biografi e shkurtër

    Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

    Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

    Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

    Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.


    Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.

    Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

    Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

    Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.

    Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

    Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

    LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

    Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

    Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

    LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

    Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

    Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.


    Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

    - Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

    - Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

    - Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

    - Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

    - Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.

    - Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

    - Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.

    - Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

    “...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)

    - Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

    "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

    "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)

    - Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20

  4. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    LAUDATIO PËR PRESIDENTIN IBRAHIM RUGOVA

    Nga Bardhyl Metaj
    Sep 8, 2005, 11:20


    Ibrahim Rugova, Presidient i Kosoves
    „Süddeutsche Zeitung”: “E çuditshme! Në Kosovë ishte edhe dikush –apojo? Ishte edhe një personalitet - i cili paraqiste figurën Qendrore të Kosovës! Dhe i cili nuk mungonte asnjëherë, në asnjë fotografi nga Kosova, në asnjë lajm e pankartë të demonstratave Kosovare...Po sot, ku është Dr.Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarëve të Kosovës?”... Ai i cili qysh atëherë, më 1991, kërkonte një protektorat të OKB-së dhe prezencë të NATO-s në Kosovë...një demilitarizim të Kosovës...një Kosovë të Pavarur dhe Neutrale...”dhe ku është personaliteti, i cili gjatë Procesit të Dejtonit, tentonte që t’i mobilizonte për çështjen e Kosovës fuqitë e Mëdha Perëndimore...dhe të cilit, Amerikanët, qysh atëherë (Konferenca e Dejtonit) i premtuan – se fill pas “Konferencës së Dejtonit”, ”do të jeni Ju Kosovarët, çështje qëndrore në agjendën e Perëndimorëve (...),
    “Ku është Dr. Ibrahim Rugova, Gandi i Ballkanit dhe Presidenti i shqiptarëve të Kosovës?”, shpaloste dilemat dhe pyeste plot brengë e përditshmja autoritative gjermane “Süddeutsche Zeitung”, në komentin qendror të saj, të shkruar nga nënkryetarja e Bundestagut (Parlamentit) gjerman, Dr. Antje Vollmer!
    Duke portretizuar figurën e Presidentit të Kosovës, të cilin së fundi edhe Reuters, sikurse edhe çdo agjenci e gazetë ditore apo javore, radio e televizion ndërkombëtar e vendor - në lajmin trishtues mbi sëmundjen e tij rëndë, e portretizojnë, si ikonë (“leitfigur”) e simbol të luftës së kosovarëve për Pavarësi – Zonja Antje Vollmer, shkruan më tutje: ”Përkundër paraqitjes së tij të butë e të thelluar në mendime – imazh të cilin e kultivon gjatë prezantimeve të tij – Ai (Rugova) konsiderohet, ndërkaq, si shumë kokëfortë dhe i palëkundshëm në atë, që e ka përcaktuar për qëllim dhe cak të njohur të tij...është shumë karizmatik, flet me zë të ultë dhe duket pothuajse i marrshëm dhe i largët... pothuaj edhe qiellor, të lë përshtypjen sikur të ishte nga një botë tjetër...por, njëkohësisht, shumë i fuqishëm, gjithherë i pathyeshëm dhe i pa zbrapshëm në synimet e tij...”.
    “Për dhe rreth tij, bashkohen e ndahen shpirtrat dhe mendjet”, vazhdon komentin dhe portretizimin nënkryetarja e parlamentit gjerman. “Por autoriteti i tij (Rugovës) njëkohësisht është garanci - e një dhjetëvjetëshi të pacifizmit e mosdhunës së shqiptarëve të Kosovës, të cilët, tradicionalisht janë çdo gjë tjetër - por jo edhe pacifistë! Dr. Rugova, nuk preokupon vetëm fantazinë e bashkëkombësve të tij, por ka irrituar edhe shumë bashkëbisedues perëndimorë! Ai synonte, që nga fillimi i veprimtarisë së tij politike, një status të njëjtë të Kosovës me atë të Sllovenisë dhe Kroacisë...ndërkohë që, qëllimi dhe strategjia e bashkëbiseduesve të tij perëndimorë, ishte (gjatë kohë) ruajtja e ish-Jugosllavisë...”
    Kështu shkruante nënkryetarja e Parlamentit Gjerman, qysh më 19.06.1999, në një editorial të saj të botuar në të përditshmen autoritative gjermane „Süddeutsche Zeitung”, shkrim ky që në të vërtetë sublimon e përmbledhë ate që po emitojnë të gjitha mediat për personalitetin e Presidentit Rugova, pas mesazhit të tij drejtuar popullit të Kosovës dhe opinionit ndërkombëtar.
    Vetëm pak ditë më vonë, do t’i jepet nderi nga Qeveria Gjermane, pikërisht kësaj zonje që më 15 gusht 1999, t’i dhurojë Presidentit të Kosovës, z. Ibrahim Rugova, çmimin e mirënjohur ndërkombëtar gjerman për tolerancë, të qytetit Münster - me ç’rast ajo do të shtrojë dilemën me të cilën, fatkeqësisht, po ballafaqohemi ne Kosovarët sot:
    Posibiliteti i mungesës së tij në jetën politike të Kosovës.
    Mungesa eventuale e personalitetit të tij, i cili autoritetin e tij politik ndërkombëtar dhe kombëtar e ka krijuar ekskluzivisht duke ndërtuar e promovuar identitetin politik-shtetëror kosovar, si dhe duke ruajtur e ndërtuar “unitetin dhe konsensusin demokratik e institucional” të Kosovës e Kosovarëve – por, pa sulmuar në asnjë rast, asnjërin prej oponentëve të tij jo të paktë politik, në Kosovën e 16 viteve të fundit, nuk ka sesi të mos vërehet e ndihet.
    Personalitetit të tij duhet t’i falënderohen në heshtje, ndoshta edhe publikisht, edhe shumë “publicistë”, “analistë”, “ekspertë”, e një dorë politikanësh kosovarë, të cilët duke kritikuar Rugovën, më të drejtë e pa të padrejtë, me vend e pavend...kanë krijuar njëfarë soj profili identifikues politik. Pa këtë parashenjë - anti-Rugovë - një pjesë syresh zor se do të kishte apo do të ketë çfarë t’i thotë a sjell politikës kosovare në të ardhmen e saj.
    Në përfundim të kësaj që po e quajmë “Laudatio për Presidentin Ibrahim Rugova”, më duhet të shtoj se, marshi i tij në historinë diplomatike shqiptare, veçanërisht historinë e Kosovës, e ka forcën e fenomenit i cili ndanë historinë e Kosovës – në dy pjesë...në atë para dhe pas tij.
    Nuk jam i sigurtë, ndërkaq, nëse njerëzit e mëdhenj i bëjnë Kohërat e Mëdha, apo anasjelltas, Kohërat e Mëdha i nxjerrin në sipërfaqe njerëzit e mëdhenj, por e di se Presidenti Ibrahim Rugova është krijues e bir i Kohërave të Mëdha... pjesa e tyre më e devotshme dhe më origjinale.
    Urimeve të shumta të cilat po i arrinë Presidentit Rugova i bashkohet edhe ekipi i gazetës JAVA. Ndoshta këtë e shpreh mirë edhe Kryeministri i sapozgjedhur i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha: “Ndihma e Zotit, guximi me të cilin ju po i qëndroni sëmundjes, mbështetja dhe përkujdesja e madhe familjare dhe më gjerë, mjetet e shkëlqyera të mjekimit, misioni i madh që keni për të përmbushur, kemi bindjen se të gjitha këto së bashku do ta mposhtin këtë proces dhe shërojnë atë".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20

  5. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

  6. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    Ndryshuar për herë të fundit nga inan : 05-12-2005 më 22:10

  7. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    Fon Habsburg: Rugova punoi që liria e popullit të Kosovës të realizohet nëpërmjet Evropës së bashkuar

    Atverpen/Bruksel, 2 shkurt 2004 -

    Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar dje pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës.

    Ky është grupacion i figurave më ememinente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

    Në traditën 43-vjeçare me këtë titull janë nderuar personalitete si ish-kryeministra apo ish-presidentë, ish-ministra.



    Ndërkaq, kësaj radhe me këtë titull u nderuan ish-kryeministri belg Zhan-Lyk Dean, gazetari francez David Geta, ish-presidenti i Komisionit Evropian Gaston Tom dhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

    Duke prezentuar Presidentin e Kosovës, deputeti shumëvjeçar evropian Oto fon Habsburg, tha se e di se sa e vështirë ka qenë për Ibrahim Rugovën që të kryejë misionin e tij, sepse shumë nga personalitetet politike perëndimore nuk e kuptonin atë dhe nuk e kuptonin as mesazhin e tij. Madje ata e kanë trajtuar shpesh si lypës të padurueshëm kur ai kërkonte në emër të popullit të Kosovës lirinë, tha Habsburg.

    Pastaj ai dha shembuj nga tmerret e regjimit të Beogradit që ka ushtruar mbi popullin e Kosovës, duke theksuar se këto tmerre njihen shumë pak dhe se në atë kohë Presidenti Rugova kërkonte t'u jipej fund këtyre tmerreve. "Dhe ai kishte të drejtë.

    Ai vazhdoi që të përfaqësonte me dinjitet patriotët e Kosovës deri në atë pikë sa personat që e njihnin dhe që ishin marrë me Kosovën e quanin 'Gandi i Evropës", Tha Oto fon Habsburg.

    Duke folur më tutje për figurën e Ibrahim Rugovës, zoti Habsburg tha se ai vazhdon të punojë dhe të mbështesë lëvizjen evropiane, pas mendonte se liria e popullit të tij, do të ishte e mundur vetëm nëpërmjet krijimit të një Evrope të bashkuar. "Ka shumë që nuk e kanë kuptuar, apo e kanë keqintepretuar, duke u ndalur thjesht te fakti që Rugova është mysliman.

    Por ai që në fillim përfaqësoi një nga idetë më të vështira për t'u realizuar në një pjesë të globit, që është doktrina e Evropës së bashkuar", tha z. Habsburg dhe vazhdoi: "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

    "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjeherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet", tha ai.

    Në fund të fjalimit të tij, Oto fon Habsburg tha: "Mesazhi është që në një zonë nga më kritikët në Evropë, ne kemi një njeri tek i cili kemi besim. Sakrifica e gjithë jetës së tij nuk ka shkuar huq. Zoti e ka krijuar njeriun me imazhin e tij dhe duke ndjekur parimin e feve tona monoteiste, ne do të arrijmë që të ndërtojmë një Evropë të bashkuar, vëllazërore dhe tolerante, duke jetuar në paqe".

    Në fund të fjalimit të zotit Babsburg për figurën dhe personalitetin e Ibrahim Rugovës, në sallën e mbushur me personalite evropiane shpërthyen duartrokitje të gjata, ku kishte edhe shumë shqiptarë, të cilët ngritën flamurin shqiptar, duke e shoqëruar Senatorin shqiptar të nderuar të Evropës edhe në dalje të Pallatit të kongreseve të Atverpenit.


    Ibrahim Rugova: Kosovës i është hapur perspektiva e një kombi të lirë për integrime perëndimore

    Presidenti Rugova, i shoqëruar me duartroktije të gjata nga të pranishmit, duke u falenderuar për titullin që iu dha nga Senati Evropian, tha se ky është një nderim i madh për të, për Kosovën dhe për popullin e saj. Në vazhdim ai foli për rrugën që kaloi Kosova në historinë më të re të saj, sidomos për vitet '90, kur u themelua lëvizja për liri, pavarësi e demokraci.

    Bartëse kryesore ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK, 1989) si parti e parë demokratike në botën shqiptare dhe në këtë pjesë të Evropës e të botës, kur filloi rënia e komunizmit dhe në kohën e shembjes së Murit të Berlinit, tha Presidenti Rugova, duke theksuar se "kjo lëvizje u krijua në kohën kur Kosova ishte në sulm të egër të Beogradit për ta dominuar dhe për ta shkatërruar kombin shumicë të saj shqiptarët". Në vazhdim të fjalës së tij, Presidenti Rugova tha:

    "Ne ndërtuam këtë lëvizje paqësore për liri, pavarësi e demokraci për të mbrojtur ekzistencën tonë nacionale, vlerat tona dhe vlerat njerëzore të një populli. Në ndërkohë ne ndërtuam edhe strukturën shtetërore të Kosovës, përmes akteve madhore, siç ishin Deklarata e Pavarësisë (korrik '90), Kushtetuta e Republikës së Kosovës (shtator '90) si dhe Referendumi për Pavarësinë e Kosovës (shtator '91).

    Në vitin 1992 ne i organizuam zgjedhjet e para të lira presidenciale e parlamentare me qëllim të funksionimit demokratik të institucioneve tona. Kështu shteti ynë filloi të funksionojë në të gjitha fushat e jetës. Në botë ky shtet filloi të njihet si 'shtet i shqiptarëve të Kosovës', 'shtet paralel' i Kosovës. Ky është kontributi ynë në lëvizjet e popujve për liri e pavarësi", nënvizoi Dr. Rugova.

    - Në vitin 1998, kur lëvizja jonë u forcua dhe shteti ynë afirmohej gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare, - tha Presidenti Rugova - Beogradi vendosi ta shkatërrojë me sulm të armatosur, duke shkaktuar masakra e shkatërrime masive.

    Mirëpo, tha ai, bashkësia ndërkombëtare, doli në mbrojtje të popullit të Kosovës, në radhë të parë SHBA dhe BE. Dhe me ndërhyrjen e NATO-s u ndërpre dhuna, masakrat, gjenocidi dhe eksodi ndaj popullit të Kosovës dhe Kosova u bë e lirë më 12 qershor 1999.

    Duke folur për Kosovën e pasluftës, Presidenti Rugova tha se "për katër vjet e gjysmë në liri Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës". "Ishin këto vite të forcimit të lirisë, të sigurisë, të ekonomisë dhe të demokracisë. Institucionet e Kosovës të themeluara në bazë të zgjedhjeve nacionale të vitit 2001 funksionojnë me sukses".

    Ndërkaq, duke folur për objektivat e institucioneve të Kosovës, Dr. Rugova veçoi zhvillimin ekonomik, privatizimin, sigurinë për investime dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë si dhe integrimin dhe mbrojtjen e grupeve etnike, apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës.

    Ai veçoi progresin e arritur në fushën e ekonomisë, ku siç tha, sektori privat është mjaft i gjallë dhe dinamik. "Kosovarët kanë një shpirt ndërmarrës dhe ndërtues për jetën dhe vendin e vet", nënvizoi Presidenti Rugova.

    Në vazhdim të fjalës së tij Presidenti i Kosovës, tha se ai punon dhe insiston për njohjen formale e më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

    "Pavarësia do t'i përshpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës si dhe popullin e Kosovës", tha Dr. Rugova, duke nënvizizuar se "një Kosovë e pavarur, demokratike e paqësore e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA, është vullneti politik i popullit dhe i qytetarëve të vendit tim".

    Po ashtu tha se do të punohet që Kosova të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.

    Në këtë proces të progresit të Kosovës, ai tha se institucionet vendore po punojnë me UNMIK-un për bartjen e kompetencave tek institucionet shtetërore të Kosovës, që ato të jenë më efektive. Në vazhdim Presidenti Rugova tha:

    "Në këtë ceremoni solemne dëshiroj të theksoj se ne gjithnjë duhet të bëjmë përpjekje që problemet t'i zgjidhim me mjete paqësore e politike, por kur kjo nuk është e mundur, atëherë lufta apo intervenimi në emër të paqes e të vlerave njerëzore e demokratike është çështje e drejtë. Shembulli i vendit tim e tregon këtë më së miri. Kështu sot, pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosovës i është hapur perspektiva e brendshme dhe perspektiva e një kombi të lirë për integrime europiane e perëndimore.

    Po ashtu dëshiroj të them se perspektiva e Evropës është respektimi i të gjithëve dhe integrimi i të gjithëve në një bashkësi të kombeve të lira duke përfshirë edhe vendin tim Kosovën", theksoi Dr. Rugova dhe përkujtoi me këtë rast bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë gjatë një dekade, Profesor Fehmi Aganin, si dhe shumë aktivistë të tjerë që u vranë, të cilët i cilsoi "burra të çmuar të lëvizjes sonë për liri, pavarësi, paqe e demokraci të Kosovës".

    Duke i falenderuar edhe njëherë senatorët e pranishëm evropianë për titullin e akorduar, Presidenti Rugova tha se kjo "është mirënjohje për mua dhe për vendin tim".

    "Le të jetë shenjë pozitive se vendi im së shpejti si vend i pavarur do të gjendet edhe formalisht në familjen e madhe evropiane, aty ku e kishte vendin gjithmonë, sepse Kosova e sotme është Dardania centrale antike iliro-shqiptare, pra, Dardania e Justinianit, vend i një civilizimi që qëndron në themelet e civilizimit modern evropian e perëndimor".

    Ndërkaq, në fund të fjalës së tij, Presidenti Rugova tha:

    "Duke pranuar titullin Senator Nderi i Evropës, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e mia në të mirën e vendit tim, në të mirën e popujve evropianë dhe në të mirë të miqësisë me SHBA dhe me popujt e tjerë të botës dhe për forcimin e paqes dhe të lirisë në botë".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20

  8. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Rugova ikonë e aspiratave 15-vjeçare të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi



    Agjencia britanike e lajmeve Rojters shkruan gjerësisht për Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, me të njoftuar lajmi se vuan nga një sëmundje e rëndë.

    - Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ikonë e aspiratave 15-vjeçare të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi, deklaroi dje se tek ai është diagnostifikuar kanceri në mushkëri, vetëm disa javë para fillimit të bisedimeve për pavarësimin e Kosovës.

    Por, Rugova, i cili javën e kaluar qëndroi në një spital ushtarak amerikan në Gjermani, theksoi se mjekët atje i kanë thënë se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar dhe se ata janë optimistë se ai do të këndellet.

    Ai nuk përmendi mundësinë e dorëheqjes së tij eventuale nga funksioni i kryetarit.

    "Mjekët kanë thënë se unë kam një kancer të lokalizuar të mushkërive", tha Rugova 60-vjeçar, dukshëm i thyer, në fjalimin televiziv drejtuar opinionit në Kosovë, i cili ishte xhiruar më herët.



    "Me vullnetin e Zotit, unë do ta tejkaloj edhe këtë betejë dhe do të vazhdoj të punoj për njohjen e shtetit tonë, Kosovës", shtoi ai më tutje.
    __________________________________________________ ___

    Mos i mbyllni syt perball te vertetes,perkunder urrejtjes...!!!
    Ja si vleresohet Presidenti RUGOVA nga bota, e ne ???

  9. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Shume,shume eshte i madhe Ai

    megjithate ja si e mbrojti Presidenti Rugova UÇK-ne ne Hage kur deshmoi kunder sllobes,a thu a mund te kene ndikim fjalet e shqiptarit me autoritativ dhe me me ndikim ne bote edhe ne proceset kunder luftetarve te UÇK-se vleresoni ju???



    Mej : Pyetrja ishte kështu: A ishte UÇK-ja kryesisht një grup i grupeve pa lidhje, pa komadë të njësuar. A mund të na thoni gjë Z. Rugova.?

    Dr. Rugova: Ju lutem, në fillim ato kanë qenë grupe që janë organizuar për mrojtje dhe siguri dhe ka qenë shumë vështirë që të hyjnë, që të jenë në një komandë si ushtri e rregullt apo diçka tjetër, por me kohë janë unifikuar dhe kanë psur një komandë të përbashkët . Kjo është përshtypja ime.

    Millosheviq: A është e saktë se këta ishin të gjithë kriminelë të cilët ishin të financuar, të stërvitur dhe të mbështetur nga sherbime të huaja, kryesisht gjermane, ishte sherbimi sekret gjerman.

    Dr.Rugova Jo, jo ju lutem.

    Millosheviqi:A ishte UÇK-ja një organizatë terroriste?

    Dr. Rugova: Jo nuk ishte, por ishin njerëz që kanë reaguar ndaj dhunës dhe represionit shumëvjeçar në Kosovë. Pra qëllimi i tyre ishte të arrihet liria, të mbrohen njerëzit, pra ky ishte qëllimi i tyre.

    Millosheviqi Z. Mej, pasiqë ju mua po më tregoni që të mos mbaj fjalim, ju lutem sihurohuni që deshmitari mos të mbajë fjalim, por tu përgjigjet pyetjeve të mia.

    Mej: Nuk ka nevojë për fjalime, por t’i kishit pyetjet e shkurtëra , atëherë edhe përgjigjet do të kishin qenë të shkurtëra.

    Millosheviq: Në këto pyetje ai mund të përgjigjet me po ose jo. Pra ai po thotë ko nuk ishte organizatë terroriste dhe pastaj po mban një fjalim për ata që ishin çlirimtarë apo ku di unë që nuk ishte fare e domosdoshme. Megjithatë, unë tani do t’ju lexoj një citat e ju do të më thoni a është e saktë apo jo. “UÇK-ja ishte një përzgjedhje grupesh duke përfshirë gangsterët, mercenarët, fashistët, bile edhe njerëz që pretendonin që ishin ithtarë të udhëheqjes marksisite të Shqipërisë së Enver Hoxhës. Titulli është “Solider of mission”. A është I saktë ky përkufizim?

    Dr. Rugova: Jo

    Gjkatësi: Kush është autori i saj?

    Millosheviq: Është 25 prill data, tani unë do të tregoj vitin, 25 prill ‘pp. Gaj Wilson.

    Mej: Ju lutem të më jepni burimin para se të citoni diçka. Është e drejtë e deshmitarit si dhe është një domosdoshmëri.

    Millosheviqi: Jo nuk e kuptoj që qenka e drejtë e deshmitarit. Tani unë mund të bëjë një kundërpyetje. Çështja e kundërpyetjes është që të tregoj a është ky përkufizim i saktë apo jo.?

    Dr. Rugova: Jo ato janë shkrime gazetash.

    __________________

  10. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Pse z. Rugova nuk shkon në Shqipëri?

    Pse z. Rugova nuk shkon në Shqipëri?





    Një shkrim i z. Godo mundohet të ngreje një pyetje: Pse z. Rugova nuk vjen në Shqipëri?

    Nuk e di nëse z. Rugova do i pergjigjet z. Godo, i cili ka zgjedhur çuditërisht gazetën "Koha Jone" për të publikuar shqetësimin e tij, kur dihet roli i kësaj gazete në ngjarjet e 1997-s. Por këto ditë, pas një interviste në gazetën "Bota Sot", Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ka sqaruar ndërmjet tjerash se, Kosova ka mundësi që të dalë me një flamur të saj, i cili do ketë edhe një himn tjetër, nga ai që ka flamuri i sotëm shqiptar.

    Në pamje të parë, kjo gjë duket disi ekstreme, dhe nuk ka dyshim që do priten reagime të ndryshme në këtë drejtim, por nëse i shohim gjërat në një prizëm më të gjërë, atëherë e kuptojmë që, nëse Kosova do jetë shtet në vete, asaj i duhet të ketë shenja të veçanta dalluese, përfshirë këtu edhe flamurin dhe himnin kombëtar - ndonëse ne jemi në fakt i njëjti komb. Kosova përpiqet tashmë të krijojë një identitet të vetin, i cili duhet të jetë larg imazhit të keq, që Shqipëria ka dhënë në 50 vjetët e komunizmit dhe në këto vitet e fundit të tranzicionit demokratik, ku shteti shqiptar u thye në kurriz nga bandat politike greko-komuniste të armatosura më 1997.

    Janë pikërisht këta terroristë politikë të reformuar (sa të jenë në pushtet, se kur janë në opozitë kthehen në antikushtetues), që sot vazhdojnë ta mbajnë peng Shqipërinë, nën një tutelë të kuqe, pa asnjë prespekivë të hapur e demokratike. Ndoshta kësaj ia ka frikën Presidenti Rugova, dhe nuk është për t'u çuditur, pse z. Rugova nuk shkon në Shqipëri. Nga ana tjeter, të gjithë e morëm vesh se delegacioni nga Kosova, i kryesuar nga kryeministri Rexhepi dhe i ftuar nga shteti shqiptar për të festuar festën e Flamurit, u poshtërua paskajshmërisht, kur nuk u prit as në aeroportin e Rinasit nga administrata protokollare e Ministrisë sonë të Jashtme. Po të ishte edhe z. Rugova me këtë delegacion, atëherë do bëhet pyetja: A mos vallë presidenti Rugova ia ka për borxh këtë papërgjegjshmëri ekstreme shtetit të sotem shqiptar, për një fyerje kaq banale ndaj përfaqësuesve të Kosovës? Jo, Rugova nuk jua jep shancin ta fyeni zotërinj të ministrisë së jashtme shqiptare, se ai është paksa më largpamës se ju!

    Ky rast pa precedent, në radhë të parë nuk është traditë shqiptare dhe nuk mund të justifikohet me pushimin e dy zyrtarëve nga puna, të cilët në fund të fundit marrin urdhëresë kur duhet të presin apo përcjellin zyrtarisht dikë. Por përsëri nuk duhet të çuditemi nga nomeklatura e kuqe e sotme në Shqipëri, që veç shqiptarë nuk dinë të jenë. Mos ndoshta fyerja e fundit ndaj delegacionit kosovar, fsheh ndonjë pabesi të radhës nga vizita e z. Meta në Beograd? Apo mos ndoshta qeveria serbe po mundohet të përdorë sot si kalë troje shtetin e pamoral të sotëm shqiptar, që të minojë rrugën e Kosovës drejt pavarësisë?... Dhe pasojat nga të përgjëruarit e sllavëve në Shqipëri tashmë dihen...

    Dihet gjithashtu se është meritë e shqiptarëve të Kosovës, e përjekjeve dsa vjeçare të LDK-së dhe të lidërve të saj, e sidomos e z. Ibrahim Rugova, që Kosova mundi të çlirohej nga serbët me ndërhyrjen e NATO-s, dhe po ecën më e sigurtë se asnjëherë, drejt pavarësisë së saj. Sa punë bëhet realisht nga shteti i sotëm shqiptar, që këto aspirata për liri e pavarësi, të ushqyera ndër dekada nga popullsia shqiptare e Kosovës, të mbështeten diplomatikisht hapur e me guxim, për të drejtën e patjetërsueshme të popullit të Kosovës, që të jetojë i lirë? Pse duhet të bëhemi pre e mendimit për "Shqipëri të madhe" apo terma të tjerë dashakeqës, që janë pjellë e kuzhinës anti-shqiptare e shoviniste serbe e greke? Shqiptarët nuk kanë pse të tregojnë takt në mbrojtjen e të drejtave të veta fundamentale, pasi kjo e drejtë njihet ndërkombëtarisht. Dhe mbrojtja hapur e të drejtës së Kosovës për pavarësi nuk përbën aspak precedent për t'u kritikuar, përkundrazi, kjo është një shenjë e një civilizimi të lartë dhe e një respeki të merituar, që duhet të tregojmë për vetveten.

    Kosova ka zgjedhur tashmë vetë rrugën e saj për një shtet të pavarur. Këtij obcioni duhet t'i përmbahet secili prej nesh që mendon demokratikisht, pasi kjo është zgjedhja e popullit të Kosovës në referendumin e tij për pavarësi. Janë liderët e sotëm të Kosovës, ata që përcaktojnë normat shoqërore, simbolet kombëtare dhe rrugën nëpër të cilën do kalojë pavarësia e Kosovës, e cila nuk duket se do jetë më tepër e gjatë. Kushtet janë pjekur tashmë, dhe Kosova ka dhënë prova të mjaftueshme se është e aftë të qëndrojë në këmbë si shtet i pavarur.

    Presidenti Rugova e di fort mirë se ku i ka miqtë e tij, ai nuk ka ngurruar dhe nuk do ngurrojë asnjëherë t'i pyesë miqtë e tij e të Kosovës për ndihmë, nëse e sheh të arsyeshme. Ndoshta kështu ka bërë edhe para se të vendoste, që ta festonte ditën e flamurit në Prishtinë. Por z. Rugova nuk do prishet me popullin shqiptar të Shqipërisë, sepse ata sot vazhdojnë të jenë të uzurpuar që nga viti 1997 nga bandat anti-shtet. Socialistët shqiptarë, duhet në radhë të parë, të mësojnë të respektojnë normat demokratike të një shteti të lirë, dhe rotacionin demokratik në bazë të votave të lira të zgjedhësve, atëherë të kërkojnë që dikush tjetër t'i respektojë ata. Nuk ka dyshim, që marëveshja e fundit pozitë-opozitë është një fillim i mirë për qetësimin e politikës shqiptare në përgjithësi, por nuk duhet harruar se kjo është vetëm fillimi. Duhet një punë e madhe që Shqipëria të ndërtojë vlera demokratike përkundër anti-vlerave të deritanishme. Dhe kjo mund të fillojë vetëm me zgjedhjet e ardhëshme, ku do mund të dëshmohet se votat e lira të zgjedhësve do respekohen, ashtu siç ka ndodhur edhe në Kosovë.

    Kosova ka qenë e pushtuar nga serbët, dhe si e tillë trashëgon një prapambetje në drejtime të ndryshme të organizimit të një shteti. Por përsëri, Kosova ka treguar këto vite, se populli i saj e do lirinë, e do demokracinë dhe i respekton njerëzit që punojnë për të. Populli i Kosovës është një ndër popujt më optimistë të botës, dhe ky optimizëm nuk vjen vetvetiu, por vjen nga një besim i madh që ai popull ka për të ardhmen e vet, një besim tek liderët politikë të saj, që asnjëherë nuk e tradhëtuan besimin e këtij populli, një besim për ato liderë, që e kanë ideal të shenjtë shtetësinë e Kosovës e nuk e shohin karrierën politike të tyre si një mjet banal për mbushjen e xhepave me para. E këtu, roli i z. Rugova, si kreu më i rëndësishëm i shtetësisë kosovare ka qenë dhe është i pakontestueshëm e i pazëvendësueshëm.

    Rugova me siguri do vijë në Shqipëri një ditë, kur miqtë e tij atje të jenë më të shumtë në numër se armiqtë, dhe kur shteti shqiptar të ketë provuar qartë se punon për kombin e vet, dhe për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.

    Arben Çokaj, 03.12.2002
    Publikuar: QIK - opinione, Bota Sot - opinione, Trepça.net - letra të hapura

  11. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Rugova



    Personalitetit të tij (v.j.Presidentit RUGOVA) duhet t’i falënderohen në heshtje, ndoshta edhe publikisht, edhe shumë “publicistë”, “analistë”, “ekspertë”, e një dorë politikanësh kosovarë, të cilët duke kritikuar Rugovën, më të drejtë e pa të padrejtë, me vend e pavend...kanë krijuar njëfarë soj profili identifikues politik. Pa këtë parashenjë - anti-Rugovë - një pjesë syresh zor se do të kishte apo do të ketë çfarë t’i thotë a sjell politikës kosovare në të ardhmen e saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 24-01-2013 më 14:20

  12. #31
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Ibrahim Rugova më 1996 u nderua me titullin Doktor Nderi i Universitetit të Parisit

    Ibrahim Rugova më 1996 u nderua me titullin Doktor Nderi i Universitetit të Parisit


    Më 17 dhjetor 1996 në e Universitetit Paris 8, në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish, dr.Ibrahim Rugovës iu dorëzua diploma "Doktor Honoris Causa"
    Në solemnitetin dyorësh, presidentja e Universitetit Irene Sokolgarsky, duke përshëndetur Dr.Rugovën, ndër të tjera tha:
    "Dr.Ibrahim Rugova, teoricien dhe kritik letrar para se shqiptarët të goditeshin përsëri nga gjëmat e errëta të historisë evropiane, është përcaktuar për aksion politik në mbrojtjen e 'ekzistencës'. Po ky nxënës i vjetër i Roland Bartit, i cili ka medituar dhe shkruar shumë mbi relacionet forcë-dije, nuk është angazhuar në një rrugë të çfarëdofshme, por universalizmi i tij është vullneti absolut për të luftuar për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë. Kjo e ka shtyrë të praktikojë dhe të bëjë të ndiqet një politikë e mosdhunës, absolute, e cila dukej e parealizueshme në kontekstin e luftës dhe të vlimeve nacionaliste.
    I etshëm për tolerancë dhe hapje ndaj Evropës, Universiteti Parisi 8 është shumë i nderuar me pranimin në cilësinë e doktorit të nderit të Ibrahim Rugovës, shkrimtar pacifist dhe i guximshëm në rrugën e tij. Të mos pyesim ne sot 'se ç'presim nga Ibrahim Rugova', por më mirë të pyesim "se ç'pret një njeri i tillë nga ne".


    Fjalimi i Dr. Ibrahim Rugovës mbajtur në Universitetin e Parisit

    Me rastin e marrjes së titullit Doktor Nderi të Universitetit të Parisit 8, mbajti këtë fjalim.
    - Jam shumë i lumtur që gjendem sot në Universitetin tuaj, në këto momente gëzimi që më keni dhuruar, duke më ndarë diplomën e çmuar Doktor Honoris Causa. Po ashtu ndiej kënaqësi të madhe t'i drejtohem këtij auditori të respektuar të Parisit e të Francës që ka gjetur kohë të marrë pjesë në këtë solemnitet.
    Titulli që më është dhënë është një njohje për mua personalisht dhe për popullin e Kosovës, për rezistencën e tij non-violente e paqësore që po bën tash disa vjet me sakrifica të mëdha. Njëherësh është një njohje nga Universiteti juaj, i dalë nga gjiri i njërit nga universitetet më të vjetra të Evropës, i njohur për ide e studime moderne, që sot njihen në të gjithë botën. Është një njohje e intelektualëve francezë për Kosovën.
    Më lejoni t'i them disa fjalë për lidhjet shqiptaro-frënge. Shqiptarët dhe Shqipëria dalin së pari në Këngët e Rolandit, pastaj lidhjet e kontaktet e Derës së Anzhuinëve me princat në Shqipëri e në Kosovë. Në kohën e Renesansës në Francë shumë shkrimtarë e filozofë e bëjnë të njohur figurën e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili për 25 vjet udhëhoqi rezistencën e shqiptarëve kundër osmanëve dhe nga Ati i Shenjtë u quajt 'Atleta Cristi'. Në veprën e shkrimtarit dhe teologut shqiptar të shek. XVII, Pjetër Bogdani, gjejmë gjurmë të Dekartit, ndërsa Rilindja Kombëtare Shqiptare e shek. XIX do të inspirohet nga lëvizjet kombëtare që i inicoi Napoleoni i Madh në Evropë dhe që nga kjo kohë kultura shqiptare do të ushqehet nga kultura dhe idetë franceze e evropiane. Mirëpo raportet e para për një kulturë të fuqishme mesjetare shqiptare i kemi nga prifti frëng Brocard, që shërbente në Arçeliocezën e Antivarit (Antibarensi), më 1332. Nga shek. XIX e këndej, filologjia dhe historiografia frënge është marrë shumë me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare, si Antoine Meje dhe Mario Roques, mes dy luftërave botërore, kurse Emil Benvenorde, njëri ndër linguistët më të mëdhenj të shek. XX, në institucionet e vjetra indoevropiane e vendos institucionin Be-ja -besa e sotme shqiptare, si njëri ndër institucionet më të vjetra. Georges Castellan thotë se grekët dhe iliro-shqiptarët janë popujt më të vjetër të Ballkanit, kurse Georges Salograc e çmon lart civilizimin e Ilirisë antike dhe ilirët i vendos edhe në tabelën e gjeneologjisë biblike, tash vonë më 1992.
    Kosova e sotme përfshin pjesën më të madhe të Dardanisë antike, apo Dardanisë qendrore, që ishte e njohur për minierat e saj. Para romakëve ishte njëra ndër mbretëritë më të fuqishme ilire dhe si popull dardan, në histori lidhet me Trojën dhe me shkrimet e Egjiptit të vjetër. Në kohën romake, Dardania ishte një provincë e lulëzuar dhe me Ilirinë bëhet ndër qendrat më të rëndësishme të antikës. Pra, Kosova-Dardania është atdheu i Konstantinit të madh dhe i Justinianit, njërit ndër themeluesit e së drejtës romake. Po ashtu, në Dardani, në Ulpianën e bukur, afër Prishtinës së sotme, kemi martirët e parë të krishterizmit në Evropë, Florin e Laurin (Flavius et Laurius), 117-135, që ishin skulptorë e minatorë. Dardanët ishin të njohur për muzikën e tyre të instrumentuar me tela e me frymë. Te Prishtina është gjetur instrumenti me frymë, okarina e keramikës e kohës së neolitit. Po ashtu, Kosova-Dardania antike është vendlindja e shenjtëreshës së gjallë Nënë Tereza. Për kërshërinë e këtij auditori, më lejoni të theksoj se emrin Dardania filologjia franceze dhe evropiane e shjegojnë me fjalën shqipe "dardhë", që do të thotë "vend i dardhëve".
    Më lejoni që nga ky auditor i këtij universiteti të njohur t'u drejtoj një apel studiuesve të fushave të ndryshme që me studiumet e tyre të bëjnë të ngritet, të njihet dhe të hyjë në civilizmin universal edhe njëri krah i trekëndëshit të artë antik, Greqi-Romë-Iliri sepse, pos tjerash, civilizimi ilir i dhuroi botës njerëz të kulturës si Shën Jeronimi, Justiniani etj.
    Kërkoj falje që u ndala në disa çështje historike, po me dëshirë që brenda një semiologjie historike të hedh pak kripë, siç thoshte Barthi, në dijen historike mbi shqiptarët dhe Kosovën, sepse civilizimi shqiptar duhet të zërë një vend në historinë universale të njerëzimit, në kohën kur Kosova e Shqipëria dhe shqiptarët po shndërrohen në shoqëri moderne demokratike, apo thënë me një parafrazë frënge, se pak histori nuk na bën keq.
    Gjendja në Kosovë që shtatë vjet është dhe vazhdon të jetë e rëndë, me represion sistematik, persekutim të aktivistëve politikë e humanitarë, pra një gjendje mjaft e rrezikshme. Këto ditë ky front i dhunës, që falë durimit të popullit të Kosovës nuk u shndërrua në front të armëve, mori viktimën e 14-të të pafajshme gjatë këtij viti. Kështu Serbia e mban Kosovën nën dominim, në kundërshtim me të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare. Pra, në Kosovë qe shtatë vjet shqiptarët persekutohen deri në vrasje (...).

    Në fjalën e vet, Dr.Rugova, duke iu drejtuar presidentes, theksoi: "Më lejoni që këtë diskurs ta dedikoj të tërin në kujtim të Roland Barthes-it, njëri ndër intelektualët më të njohur të Parist dhe të botës të kësaj pjese të shekullit. Ndihem krenar të them se jam një nxënës i vogël i Barthes-it të madh.
    Më lejoni që nga ky auditor i këtij universiteti të njohur t'u drejtoj një apel studiuesve të fushave të ndryshme që me studiumet e tyre të bëjnë të ngritet, të njihet dhe të hyjë në civilizmin universal edhe njëri krah i trekëndëshit të artë antik, Greqi-Romë-Iliri sepse, pos tjerash, civilizimi ilir i dhuroi botës njerëz të kulturës si Shën Jeronimi, Justiniani etj.".



    M.F. Allen: Rugova është një lloj shkrimtari që ka pranuar të mbajë mbi supe fatin e popullit të vet



    Në ceremoninë e shpalljes Doktor Nderi në Universitetin e Parisit për Ibrahim Rugovën fle edhe biografja e tij franceze Mari Fransoa Allen, profesoresha e atij Universiteti, intelektuale e njohur dhe koautore e librit "Ibrahim Rugova: Çështja e Kosovës", e flet gjerësisht për dr. Rugovën si intelektual e politikan në rrethanat aktuale në Kosovë. Ajo, ndër të tjera, ajo thekson:
    - Rugova erdhi në politikë në rrethana të veçanta dhe pasi që këtë e kërkonte nevoja e që mund ta krahasojmë me V. Havelin, i cili në vitin '86 thoshte: 'Për shkaqe të ndryshme të interesit të shkrimtarit, i cili mund të shkruajë për dashurinë, xhelozinë, për dështimin... për Zotin, ka një gjë të vërtetë që shkrimtari nuk mund ta evitojë kurrë, që është historia-situata sociale, epoka e tij që njëkohësisht do të thotë vetë politika'.
    Rugova është ky lloj shkrimtari që ka pranuar të mbajë mbi supe fatin e popullit të vet; është figurë e jashtëzakonshme, figurë e rrallë pacifisti jo vetëm në fjalë, por edhe në veprime. Këtë e ka vërtetuar tash shtatë vjet me gjithë pengesat dhe grackat e provokimet që ka. Rugova mban ekuilibrin mu nga ajo se si shkrimtar ka shkruar për përgjegjësinë dhe raportet e të mundshmes dhe pushtetit."

    Duke prezentuar filozofinë politike të dr. Rugovës, biografinë e tij dhe situatën në të cilën mori rolin e politikanit, Mari Francoaz Allen thekson se "në vitin 1981 Kosova u bë pikë e kuqe e Evropës me manifestimet për liri e pavarësi që u shtypën me gjak. Procese politike, dënime të rënda. Në atë kohë Rugova ishte duke shkruar monografinë e Pjetër Bogdanit, shkrimtar i shekullit XVII, në Prizren, humanist dhe liberator i një pjese të Kosovës.
    Esetë e tij (1980) në 'Strategjinë e kuptimit', ishin shenja që nënkuptonin më vonë edhe në 'Refuzimi estetik', ku dëshmoi se letërsia është sipërore ndaj pushtetit, dhe se vetëm literatura ishte në formë të së mundshmes në veprimet e pushtetit. Rugova ishte i njohur me miqtë e tij Eqrem Basha e Rexhep Ismaili, të formuar në Francë, edhe pse në vitin 1985 mori qëndrim të guximshëm në mesin e shkrimtarëve, por edhe kur ishte në aksion të të shprehurit. Këtë e shpjegon në librin 'Çështja e Kosovës'. Denoncimi i terrorit së pari kaloi nga të shprehurit e letërsisë. Prej aty erdhi edhe miqësia për Francën, për studimet e tij nën disertacionin e dr. Roland Barthes (1976-1977). Semiologjia dhe strukturalizmi ishin arma e tij më e fortë. Ai ka deklaruar në libër se ka dy rrugë për intelektualin: të qëndrohet me librin dhe të merret me veprimin.
    Në vitin 1988 ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kur në 'Refuzimi estetik' thekson: 'Refuzim do të thotë të mos pranohet ajo që imponohet'. Më 1989 ai diferencohet, i larguar nga e drejta, i zhgënjyer; çdo i dyti shqiptar i ndaluar nga policia - do të thotë mbi 700.000 veta."

    Duke folur gjerësisht për gjendjen në Kosovë, Mari Francoaz theksoi "e gjithë biografia e dr. Rugovës del nga angazhimi i literaturës që prodhoi tipin e veprimit që ai udhëheq sot: lirinë dhe demokracinë. Dr.Rugova është një çelës që hap një rrugë nga literatura në aksion politik.
    Rugova është përcaktuar të shkojë deri në fund të lojalitetit të tij. Politika për të është një shërbim (service), por u mbetet besnik angazhimeve të tij si shkrimtar. Kështu, sistemi i tij politik është fryt i elaborimit me situatën. Përveç kësaj, referencat e tij të mendimit mbi botën perëndimore janë permanente. Citon BECKETT-in, Dostojevskin, Levi-Strausin, Sartre-in, etj. Gjithashtu, sot ende e lexon Aristophanin, Platonin, Biblën. E shohim atë në pozicion intermediar midis intelektualëve të Perëndimit dhe të Lindjes, duke u inspiruar, po e citoj, nga të parët për atë çka i takon teorisë, por duke e pasur të njëjtin fat me të dytët" Ai do të preferonte pa dyshim të mbetej pranë librave: në mënyrë modeste thotë: 'Nëse mbetet diçka prej meje në historinë shqiptare, ky do të jetë emri im intelektual', thekson Mari Fransoa Allen.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  13. #32
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Ibrahim Rugova më 1998 nderohet me Çmimin Saharov

    Ibrahim Rugova më 1998 nderohet me Çmimin Saharov

    Në Strazburg, më 16 dhjetor 1998, në selinë e Parlamentin Evropian në Strazburg, Dr. Ibrahim Rugovës, në një ceremoni madhështore iu dorëzua Çmimi Saharov nga kryetari i Parlamentit Evropian, Hoze Maria Robles Delgado.
    Në praninë e parlamentarëve, të mysafirëve të shumtë evropianë dhe nga Kosova dhe të disa prej laureatëve të deritashëm të këtij Çmimi të lartë, në këtë ceremoni arsyetimin e dhënies së këtij çmimi e paraqiti kryetari i Parlamentit Evropian, Hoze Maria Robles.
    Duke folur për personalitetin e dr.Ibrahim Rugovës, zoti Robles tha se "njeriun që po e nderojmë sot ka zgjedhur rrugën e mosdhunës dhe të negociatave në kërkim të një zgjidhjeje politike, që do t'i garantonte liritë themelore për popullin e Kosovës". Rruga që ka zgjedhur dr.Rugova përfshin edhe lirinë e vetëvendosjes për popullin e tij, siç jepet në Konventën e OKB-së, theksoi zoti Robles.
    Dr. Ibrahim Rugova, tha në fjalën e tij Kryetari i Parlamentit Evropian, është njeriu rreth të cilit kanë mundur të bashkoheshin bashkëvendësit e tij, të cilët e kanë zgjedhur përfaqësues të tyre në rrehtana më të jashtëzakonshme, tha ndër të tjera z.Robles, duke përkujtuar se këtë Çmim e ka marrë edhe Adem Demaçi.



    Fjala e Ibrahim Rugovës me rastin e marrjes së Çmimit Saharov


    Kryetari i Republikës Kosovës Ibrahim Rugova, duke u falenderuar për këtë mirënjohje të lartë të Parlamentit Evropian, tha:
    - Kam kënaqësi të madhe që sot gjendem në këtë institucionin më të lartë evropian. Kjo kënaqësi është më e madhe meqë ky institucion më nderoi me çmimin e vet më të lartë, me Çmimin Saharov, i cili tashmë është bërë i njohur në Evropë dhe në mbarë botën. Brenda këtyre dhjetë viteve ky çmim është bërë simbol për paqe, liri dhe humanitet.
    Zoti president, e them me gjithë mend, se ky çmim është një mirënjohje për mua personalisht dhe për popullin e Kosovës, rezistencën e tij paqësore dhe sakrificat e tij.
    Poashtu e them me gjithë zemër se Parlamenti Evopian si dhe Kongresi Amerikan janë institucionet e para të larta që së pari kanë reaguar për Kosovën qe më se një dekadë dhe e kanë përkrahur vazhdimisht.
    Shumë deputetë të këtij Parlamenti të nderuar e kanë vizituar Kosovën dhe i kanë dhënë forcë popullit të saj për të qëndruar.
    Zoti president, brenda këtyre dhjetë viteve në Kosovë kemi arritur të ndërtojmë një shoqëri civile. Së pari vendosja e rendit demokratik, mbajtja e sistemeve krusiale siç janë: arsimi, ekonomia e vogël, bujqësia, shëndetësia dhe solidariteti. Të gjitha këto populli i Kosovës i ka bërë me një fuqi të madhe shpirtrore, përkundër dhunës, dhe represionit sistematik mbi të. Ky popull gjatë këtyre viteve ka treguar me shembullin e tij se di të organizojë shoqëri dhe institiucione demokratike të realizuara përmes rrugës paqësore, aktive me sakrifica të mëdha.
    Që nga marsi i këtij viti Kosova u gjend në gjendje të rëndë dhe dramatike. U vranë shumë njerëz dhe u bëne shkatërrime masive, të fshatrave dhe qyteteve. Gjendja në Kosovë është ende e rëndë dhe e ndieshme. Shpresojmë se me vendosjen e misionit të OSBE-së dhe të angazhimit të NATO-s do të arrijmë të qetësojmë gjendjen dhe të krijojmë më shumë hapësirë për zgjidhje politike. Theksojmë se zgjidhja me e mirë për Kosovën ështe, Kosova e pavaruar me të gjitha garancat për serbët e Kosovës dhe një prorektorat ndërkombëtar si fazë kalimtare.
    Pavarësia e Kosovës do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Së pari do të qetësonte Shqipërinë, Maqedoninë madje edhe Serbinë. Pra do të ishte një faktor stabilizues në rajon. Po punojmë në një marrëveshje kalimtare për Kosovën e cila do të qetësonte gjendjen, do të linte derën e hapur për të ardhmen e saj.
    Zoti president, ndjehem posaçërisht i nderuar me Çmimin tuaj në vitin jubilar dhe po ashtu që më ndahet në 50-vjetorin e Deklaratës së OKB-së për të drejtat e njeriut, e cila ka ngritur në botë vetëdijen për njeriun.
    Edhe një herë i falënderoj deputetët e këtij institucioni të lartë, shpresoj e dëshiroj që një ditë edhe Kosova të ketë vendin e vet këtu, sepse siç thoshte profesori im i nderuar, Roland Bart, dëshirat duhet t'i vendosim në politikë në aksion, sepse janë pjesë e njerëzve dhe e popujve.
    Zoti president, më lejoni që këtë fjalë timen ta përmbyll me një proverb shqiptar, të njërit nga popujt më të vjetër të kontinentit, se "shtëpia nuk mbahet pa miq".
    Kosova sot mund të themi se ka shumë miq në këtë shtëpi, përfundoi kryetari i Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  14. #33
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post Presidenti Ibrahim Rugova më 2004 u shpall Senator Nderi i Evropës

    Presidenti Ibrahim Rugova më 2004 u shpall Senator Nderi i Evropës


    Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar më 1 shkurt 2004 në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike të evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.
    Në traditën 43-vjeçare me këtë titull janë nderuar personalitete si ish-kryeministra apo ish-presidentë, ish-ministra. Ndërkaq, kësaj radhe me këtë titull u nderuan ish-kryeministri belg Zhan-Lyk Dean, gazetari francez David Geta, ish-presidenti i Komisionit Evropian Gaston Tom dhe Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.


    Fon Habsburg: Rugova punoi që liria e popullit të Kosovës të realizohet nëpërmjet Evropës së bashkuart



    Duke prezentuar Presidentin e Kosovës, deputeti shumëvjeçar evropian Oto fon Habsburg, tha se e di se sa e vështirë ka qenë për Ibrahim Rugovën që të kryejë misionin e tij, sepse shumë nga personalitetet politike perëndimore nuk e kuptonin atë dhe nuk e kuptonin as mesazhin e tij. Madje ata e kanë trajtuar shpesh si lypës të padurueshëm kur ai kërkonte në emër të popullit të Kosovës lirinë, tha Habsburg. Pastaj ai dha shembuj nga tmerret e regjimit të Beogradit që ka ushtruar mbi popullin e Kosovës, duke theksuar se këto tmerre njihen shumë pak dhe se në atë kohë Presidenti Rugova kërkonte t'u jipej fund këtyre tmerreve. "Dhe ai kishte të drejtë. Ai vazhdoi që të përfaqësonte me dinjitet patriotët e Kosovës deri në atë pikë sa personat që e njihnin dhe që ishin marrë me Kosovën e quanin 'Gandi i Evropës", Tha Oto fon Habsburg.
    Duke folur më tutje për figurën e Ibrahim Rugovës, zoti Habsburg tha se ai vazhdon të punojë dhe të mbështesë lëvizjen evropiane, pas mendonte se liria e popullit të tij, do të ishte e mundur vetëm nëpërmjet krijimit të një Evrope të bashkuar. "Ka shumë që nuk e kanë kuptuar, apo e kanë keqintepretuar, duke u ndalur thjesht te fakti që Rugova është mysliman. Por ai që në fillim përfaqësoi një nga idetë
    më të vështira për t'u realizuar në një pjesë të globit, që është doktrina e Evropës së bashkuar", tha z. Habsburg dhe vazhdoi: "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".
    "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjeherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet", tha ai.
    Në fund të fjalimit të tij, Oto fon Habsburg tha: "Mesazhi është që në një zonë nga më kritikët në Evropë, ne kemi një njeri tek i cili kemi besim. Sakrifica e gjithë jetës së tij nuk ka shkuar huq. Zoti e ka krijuar njeriun me imazhin e tij dhe duke ndjekur parimin e feve tona monoteiste, ne do të arrijmë që të ndërtojmë një Evropë të bashkuar, vëllazërore dhe tolerante, duke jetuar në paqe".
    Në fund të fjalimit të zotit Babsburg për figurën dhe personalitetin e Ibrahim Rugovës, në sallën e mbushur me personalite evropiane shpërthyen duartrokitje të gjata, ku kishte edhe shumë shqiptarë, të cilët ngritën flamurin shqiptar, duke e shoqëruar Senatorin shqiptar të nderuar të Evropës edhe në dalje të Pallatit të kongreseve të Atverpenit.


    Ibrahim Rugova: Kosovës i është hapur perspektiva e një kombi të lirë për integrime perëndimore

    Presidenti Rugova, i shoqëruar me duartroktije të gjata nga të pranishmit, duke u falenderuar për titullin që iu dha nga Senati Evropian, tha se ky është një nderim i madh për të, për Kosovën dhe për popullin e saj. Në vazhdim ai foli për rrugën që kaloi Kosova në historinë më të re të saj, sidomos për vitet '90, kur u themelua lëvizja për liri, pavarësi e demokraci. Bartëse kryesore ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK, 1989) si parti e parë demokratike në botën shqiptare dhe në këtë pjesë të Evropës e të botës, kur filloi rënia e komunizmit dhe në kohën e shembjes së Murit të Berlinit, tha Presidenti Rugova, duke theksuar se "kjo lëvizje u krijua në kohën kur Kosova ishte në sulm të egër të Beogradit për ta dominuar dhe për ta shkatërruar kombin shumicë të saj shqiptarët". Në vazhdim të fjalës së tij, Presidenti Rugova tha:

    "Ne ndërtuam këtë lëvizje paqësore për liri, pavarësi e demokraci për të mbrojtur ekzistencën tonë nacionale, vlerat tona dhe vlerat njerëzore të një populli. Në ndërkohë ne ndërtuam edhe strukturën shtetërore të Kosovës, përmes akteve madhore, siç ishin Deklarata e Pavarësisë (korrik '90), Kushtetuta e Republikës së Kosovës (shtator '90) si dhe Referendumi për Pavarësinë e Kosovës (shtator '91). Në vitin 1992 ne i organizuam zgjedhjet e para të lira presidenciale e parlamentare me qëllim të funksionimit demokratik të institucioneve tona. Kështu shteti ynë filloi të funksionojë në të gjitha fushat e jetës. Në botë ky shtet filloi të njihet si 'shtet i shqiptarëve të Kosovës', 'shtet paralel' i Kosovës. Ky është kontributi ynë në lëvizjet e popujve për liri e pavarësi", nënvizoi Dr. Rugova.
    - Në vitin 1998, kur lëvizja jonë u forcua dhe shteti ynë afirmohej gjithnjë e më shumë në arenën ndërkombëtare, - tha Presidenti Rugova - Beogradi vendosi ta shkatërrojë me sulm të armatosur, duke shkaktuar masakra e shkatërrime masive. Mirëpo, tha ai, bashkësia ndërkombëtare, doli në mbrojtje të popullit të Kosovës, në radhë të parë SHBA dhe BE. Dhe me ndërhyrjen e NATO-s u ndërpre dhuna, masakrat, gjenocidi dhe eksodi ndaj popullit të Kosovës dhe Kosova u bë e lirë më 12 qershor 1999.
    Duke folur për Kosovën e pasluftës, Presidenti Rugova tha se "për katër vjet e gjysmë në liri Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës". "Ishin këto vite të forcimit të lirisë, të sigurisë, të ekonomisë dhe të demokracisë. Institucionet e Kosovës të themeluara në bazë të zgjedhjeve nacionale të vitit 2001 funksionojnë me sukses".
    Ndërkaq, duke folur për objektivat e institucioneve të Kosovës, Dr. Rugova veçoi zhvillimin ekonomik, privatizimin, sigurinë për investime dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë si dhe integrimin dhe mbrojtjen e grupeve etnike, apo minoriteteve në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës. Ai veçoi progresin e arritur në fushën e ekonomisë, ku siç tha, sektori privat është mjaft i gjallë dhe dinamik. "Kosovarët kanë një shpirt ndërmarrës dhe ndërtues për jetën dhe vendin e vet", nënvizoi Presidenti Rugova.
    Në vazhdim të fjalës së tij Presidenti i Kosovës, tha se ai punon dhe insiston për njohjen formale e më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. "Pavarësia do t'i përshpejtonte proceset e brendshme demokratike e ekonomike dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës si dhe popullin e Kosovës", tha Dr. Rugova, duke nënvizizuar se "një Kosovë e pavarur, demokratike e paqësore e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA, është vullneti politik i popullit dhe i qytetarëve të vendit tim". Po ashtu tha se do të punohet që Kosova të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
    Në këtë proces të progresit të Kosovës, ai tha se institucionet vendore po punojnë me UNMIK-un për bartjen e kompetencave tek institucionet shtetërore të Kosovës, që ato të jenë më efektive. Në vazhdim Presidenti Rugova tha:
    "Në këtë ceremoni solemne dëshiroj të theksoj se ne gjithnjë duhet të bëjmë përpjekje që problemet t'i zgjidhim me mjete paqësore e politike, por kur kjo nuk është e mundur, atëherë lufta apo intervenimi në emër të paqes e të vlerave njerëzore e demokratike është çështje e drejtë. Shembulli i vendit tim e tregon këtë më së miri. Kështu sot, pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosovës i është hapur perspektiva e brendshme dhe perspektiva e një kombi të lirë për integrime europiane e perëndimore. Po ashtu dëshiroj të them se perspektiva e Evropës është respektimi i të gjithëve dhe integrimi i të gjithëve në një bashkësi të kombeve të lira duke përfshirë edhe vendin tim Kosovën", theksoi Dr. Rugova dhe përkujtoi me këtë rast bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë gjatë një dekade, Profesor Fehmi Aganin, si dhe shumë aktivistë të tjerë që u vranë, të cilët i cilsoi "burra të çmuar të lëvizjes sonë për liri, pavarësi, paqe e demokraci të Kosovës".
    Duke i falenderuar edhe njëherë senatorët e pranishëm evropianë për titullin e akorduar, Presidenti Rugova tha se kjo "është mirënjohje për mua dhe për vendin tim".
    "Le të jetë shenjë pozitive se vendi im së shpejti si vend i pavarur do të gjendet edhe formalisht në familjen e madhe evropiane, aty ku e kishte vendin gjithmonë, sepse Kosova e sotme është Dardania centrale antike iliro-shqiptare, pra, Dardania e Justinianit, vend i një civilizimi që qëndron në themelet e civilizimit modern evropian e perëndimor".
    Ndërkaq, në fund të fjalës së tij, Presidenti Rugova tha:
    "Duke pranuar titullin Senator Nderi i Evropës, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e mia në të mirën e vendit tim, në të mirën e popujve evropianë dhe në të mirë të miqësisë me SHBA dhe me popujt e tjerë të botës dhe për forcimin e paqes dhe të lirisë në botë".
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  15. #34
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Post

    Presidenti Rugova më 2004 u nderua nga Komunuelthi i Pensilvanisë me mirënjohjen "Mik i SHBA-ve"


    Në një ceremoni të zhvilluar më 26 prill 2004, në shtetin Pensilvania, Presidentit Rugova iu dorëzua mirënjohja "Mik i SHBA-ve" dhe "njeriu që punon për ta përmbyllur kornizën ligjore për pavarësinë e Kosovës".
    Zv.guvernatorja e Pensilvanisë znj. Katrin Bejker Noll, në një darkë të organizuar për nder të Presidentit Rugova, tha se miqësia e Ibrahim Rugovës ndaj SHBA-ve ka qenë jo vetëm në të mirë të Kosovës, por edhe të SHBA-ve. "Fryma juaj e ngrohtë e bashkëpunimit është një ideal drejt të cilit aspirojnë të gjithë njerëzit", tha zonja Noll. Ajo në emër të gjithë qytetarëve të Pensilvanisë i shprehu falënderim Presidentit të Kosovës për miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    "Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara. Vazhdofshi me suksese të mëdha dhe paqe në gjithë përpjekjet tuaja në të ardhmen", tha mes tjerash në fjalën e saj, zonja Ketrin Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).
    Ndërkaq, Presidenti Rugova, duke u falenderuar për këtë miërnjohje tha se "roli i Amerikës ishte i pazëvendësueshëm edhe në jetësimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve".
    "Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe tërë botën",- tha Presidenti Rugova.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  16. #35
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Presidenti Ibrahim Rugova më 2004 u nderua me titullin Doktor Honoris Causa i Universitetit të Tiranës


    Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova u nderua më 9 shtator 2004 me tutllin "Honoris Causa", i propozuar nga Fakulteti Histori-Filologji i Universitetit të Tiranës.
    Në një solemnitet të organizuar me këtë rast, rektori i UT-së Shezai Rrokaj i dha titullin Doktor Honoris Causa. Dr. Ibrahim Rugovës. Fillmisht Presidenti Rugova pati një takim të gjerë me akademikët dhe Senatin e UT.
    Në fjalën e tij, rektori i UT e vlerësoi shumë të shquar dhe të jashtëzakonshëm kontributitn e Ibrahim Rugovës në fushën e kulturës dhe letrave shqipe, dhe si një kritik intelektual i shquar i të gjitha letrave shqipe, i të gjitha veprave shqipe.
    Duke folur për veprën e doktor Rugovës, profeseresha e UT Floresha Dado tha se Ibrahim Rugova është një akademik i lartë që shfaqet si një faktor i jashtëzakonshëm kritik si dhe një studiues u autorëve shqiptarë, autorëve arbëreshë, humanistëve shqiptarë. Ajo vlerësoi fenomenin e quajtur Rugova, i cili ka sjellë vija e linja të reja në letërsinë dhe kritikën shqiptare në vitet 70-80 në fushën e letërsisë shqipe.
    Ndërkaq, prof.Çiraku e vlerësoi Rugovën si një nga kritikët dhe eseistët më të mirë e më në zë të letërsisë shqiptare. Poashtu ai e quajti zbulues të vlerave të brendshme të kritikës dhe të kulturës kombëtare.


    Fjalimi i Presidentit Ibrahim Rugova në ceremoninë e shpalljes Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës

    I nderuari President Moisiu,
    I nderuari Kryeministër Nano,
    I nderuari Rektor Rrokaj,
    I nderuari Kryetar i Kuvendit Pëllumbi,
    Të nderuar kryetarë të forcave politike,
    Të nderuar senatorë dhe profesorë të Universitetit të Tiranës,

    Zonja dhe Zotërinj,

    Titulli që po më akordoni sot është një nderim i madh për mua, për popullin dhe vendin tim Kosovën. Njëherësh kam një ndjenjë të veçantë gëzimi që më dhatë mundësinë të gjendem në mesin e Universitetit Tuaj.

    Me këtë rast më lejoni t'i them disa fjalë për Universitetin Tuaj. Do thënë me bindje të plotë se Universiteti i Tiranës i vuri themelet e studimeve moderne në fushat e të gjitha shkencave. Do pranuar se ky Universitet e afirmoi shkencën dhe kulturën shqiptare në botë. Këtu po veçojmë se në fushën e historisë vërtetoi dhe afirmoi njërën nga çështjet kyçe në historinë e popullit tonë, vazhdimësinë e drejtpërdrejt ilire-shqiptare, që më parë ishte tezë shkencore. Sot mund të themi se është argument, fakt i kryer i vërtetuar në fushën e arkeologjisë, të gjuhësisë dhe të etnologjisë, ku vërtetohet populli dhe territori në Ilirinë e Jugut, pra Shqipëria, Kosova-Dardania antike dhe Maqedonia që mbijetuan historinë në Gadishullin Ilirik në Europën e sotme juglindore. Ky është kontribut i përbashkët i Universitetit Tuaj dhe Universitetit të Prishtinës. Sot është e vërtetë notore se shqiptarët janë një popull antik, që origjina e tyre lidhet edhe me gjenealogjinë biblike.

    Do përmendur edhe një veçori tjetër së fillet e bashkëpunimit midis Universitetit të Tiranës dhe të Prishtinës ishte shenja e parë e prishjes së themeleve artificiale të murit ndërshqiptar. Dhe sot falë përpjekjeve të përbashkëta dhe të miqve tanë, zhvillohet një jetë e lirë universitare ndërshqiptare dhe ndërshtetërore.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Në këtë moment solemn dëshiroj të theksoj se Kosova gjatë këtyre pesë vjetëve pas lufte, në liri, ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kosova i ka krijuar strukturat e veta shtetërore dhe po funksionon si shtet në të gjitha segmentet. Objektiva të institucioneve të Kosovës janë: zhvillimi ekonomik, privatizimi, siguria e investimeve, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë si dhe mbrojtja e grupeve etnike apo minoriteteve. Ndërsa tash po punojmë me UNMIK-un për bartjen e kompetencave te institucionet nacionale. Njëherësh po punojmë për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës sa më shpejt, çfarë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Pra, një Kosovë demokratike, paqësore e tolerante e integruar në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Do theksuar se zgjidhja e çështjes shqiptare do të përmbushej me pavarësinë e Kosovës, ndërsa shqiptarët në Maqedoni do të jenë element i shtetit dhe shqiptarët në Mal të Zi e në Preshevë do të udhëheqin veten. Mendojmë se pavarësia e Kosovës është një optimum i shqiptarëve. Unë shpesh e them se pse edhe shqiptarët të mos i kenë dy shtete apo dy e gjysmë si popujt tjerë në rajon apo në Europë.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Objektiva të përbashkëta të Kosovës dhe të Shqipërisë, pra të dy vendeve tona, janë integrimi në BE, në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA. E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi sot janë në rrugë të progresit, janë populli më dinamik në këtë pjesë të Europës e të botës dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe evropiane.

    I nderuari Zoti Rektor,

    Në këtë ditë solemne i shprehim mirënjohje të lartë Universitetit të Tiranës për përkrahjen që në vitet '90 i dha Lëvizjes së Kosovës për liri, pavarësi e demokraci dhe për njohjen e Republikës së pavarur të Kosovës.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Më lejoni që në këtë moment solemn t'i përkujtojmë me pietet të lartë doajenët e Universitetit Tuaj Prof. Eqrem Çabejn dhe Prof. Aleks Budën që dhanë kontribut të madh për shkencën shqiptare dhe europiane.

    Në fund do theksuar se nga ky Universitet kanë dalë shumë studiues e shkrimtarë të njohur, në mesin e të cilëve është Ismail Kadare, që me veprën e tij të madhe i afirmoi shqiptarët në botën moderne.

    Zoti President dhe Zoti Rektor,
    Zonja dhe Zotërinj,

    Duke pranuar këtë titull të lartë, Ju premtoj se do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për vendin tim Kosovën, për integrimet shqiptare dhe për mirëkuptim ndërshqiptar e ndërnjerëzor.

    Zoti e bekoftë Universitetin e Tiranës.

    Zoti i bekoftë shqiptarët.

    Zoti e bekoftë Shqipërinë.

    Zoti e bekoftë Kosovën.

    Ju falemnderit.

    Dr. Ibrahim Rugova, President i Kosovës
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  17. #36
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Dr. Ibrahim Rugova:

    Dr. Ibrahim Rugova:

    Një decenie e mbushur me rezistencë të organizuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës


    Kemi kënaqësi të veçantë që sot gjendemi së bashku në një moment solemn, në 10-vjeotrin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo ditë tashmë ka hyrë si ditë e rëndësishme në historinë më të re të Kosovës.
    Shenja dhe simboli i LDK-së për këto dhjetë vjet është aksioni për liri dhe pavarësi të Kosovës. Është një decenie jete e LDK-së e mbushur me rezistencë të organizuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës dhe sot në krye të dhjetë vjetëve, është një përvjetor i artë për LDK-në, të cilin po e mbajmë në Kosovën e lirë me prani mbrojtëse e administrative ndërkombëtare. Pra, Kosovën e lirë - ëndërr të shumë brezave, e gëzojmë sot.
    Më lejoni të përkujtoj disa nga momentet nga historiku i LDK-së. Ditën e 23 dhjetorit të vitit 1989, një grup intelektualësh të shquar për guximin e tyre, themeluan Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pa kaluar shumë kohë LDK-ja u shndërrua në lëvizje të gjerë demokratike. Iu bashkuan me qindra mijëra qytetarë si anëtarë dhe simpatizues. Së shpejti u bë njëra nga partitë më të fuqishme në botën postkomuniste. Pra, është koha e shembjes së Murit të Berlinit.
    LDK-ja pas organizimit të saj në gjithë Kosovën dhe Evropën perëndimore e në SHBA në diasporën shqiptare, së bashku me forcat e tjera politike të Kosovës u angazhua në ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës. LDK-ja ishte iniciatore dhe përkrahu aktet madhore:
    Deklaratën e Pavarësisë së 2 Korrikut 1990, pastaj Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 Shtator të po këtij viti. Në Shtatorin e vitit 1991 bashkë me institucionet e Kosovës organizoi Referendumin për Pavarësi dhe në vitin 1992 organizoi zgjedhjet e para demokratike parlamentare dhe presidenciale. Po ashtu organizoi funksionimin e sistemve të mëdha si arsimi, shëndetësia, ekonomia.
    Kështu iu vunë themelet shtetësisë së Kosovës. Edhe pse nën dominimin e huaj, LDK-ja angazhohej për vendosjen e rendit demokratik në Kosovë. Kështu shteti dhe shoqëria e Kosovës në botë u njohën si shtet dhe shoqëri paralele me respekt të madh.
    Në planin ndërkombëtar LDK-ja u bë parti e nderuar dhe punoi në afirmimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Ajo vendosi lidhje të vazhdueshme me shumë parti evropiane dhe amerikane, me shumë institucione. Thjesht: LDK-ja punoi në krijimin e miqve të Kosovës në Evropë, në Amerikë dhe në botë, sepse deri atëherë Kosova ishte një terra incognita.
    Në këtë plan LDK-ja punoi fuqishëm me forcat e tjera politike dhe me Parlamentin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ishin zyret dhe përfaqësitë e LDK-së në shumë vende evropiane dhe në SHBA.
    Degët e LDK-së në Evropë e Amerikë u bënë të njohura dhe ndihmuan Kosovën në të gjitha planet.
    Në fushën e bashkëpunimit me forcat politike të Kosovës dhe të botës shqiptare, LDK-ja u angazhua fuqimisht në frymën kombëtare e demokratike. Fryt i kësaj është formimi i Këshillit të partive politike të Kosovës dhe Këshilli i partive politike shqiptare në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Serbi të Jugut. Këto institucione politike morën vendime të rëndësishme dhe kontribuan në klimën e bashkëpunimit dhe tolerancës. Po ashtu LDK-ja vendosi bashkëpunimin me partitë politike të Shqipërisë.
    LDK-ja punoi pandërprerë në forcimin e shtetit dhe të shoqërisë së Kosovës. Vitin e kaluar organizoi zgjedhjet e dyta parlamentare e presidenciale për të mbajtur legjitimitetin demokratik në Kosovë. Ishte kjo kohë, kur pushtuesi, kishte vendosur të eliminojë shtetin e Kosovës dhe të shfarosë popullin e tij. Pas masakrave në Drenicë dhe Dukagjin, LDK-ja u angazhua në formë aktive për të parandaluar këtë. Shumë aktivistë të saj gjatë rezistencës së vitit të kaluar dhe të këtij viti morën pjesë aktive, ndërsa anëtarësia e gjerë e ndihmoi këtë. Me qindra aktivistë ranë dëshmorë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
    Ndërhyrja e NATO-s dhe e bashkësisë ndërkombëtare u bë me kohë dhe në mënyrë efikase.
    Sot gjashtë muaj pas fitores së NATO-s dhe fitores sonë, LDK-ja arriti të konsolidohet shpejt. Sot gjashtë muaj të lirisë, që nga hyrja e KFOR-it dhe administratës ndërkombëtare, LDK-ja është angazhuar në ndërtimin politik, ekonomik e social të Kosovës. Të gjitha degët e LDK-së i kanë mbajtur Kuvendet e punës. LDK-ja po punon në konsolidimin dhe profilizimin e saj si parti e tipit perëndimor me bazë të gjerë të anëtarësisë. Po ashtu LDK-ja po përgatitet për zgjedhjet e reja parlamentare, presidenciale dhe lokale që pritet të mbahen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.
    Me qëllim që Kosova të funksionojë në mënyrë efikase LDK-ja merr pjesë në Këshillin transicional të Kosovës dhe këto ditë së bashku me forcat e tjera politike të Kosovës dhe me UNMIK-un ka vendosur të bëjë një administratë të përbashkët. Kjo është një e arritur në ndërtimin e jetës demokratike në Kosovë. Po ashtu LDK-ja bashkëpunon ngushtë edhe me KFOR-in dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të pranishme në Kosovë.
    LDK-ja së shpejti do të mbajë Kuvendin e punës, ku do të caktohen objektivat për periudhën e ardhshme.
    Gjatë tragjedisë që pësuam, LDK-ja humbi shumë aktivistë e figura të çmuara. E përkujtojmë me dhembje e krenari profesor Aganin, nënkryetarin shumëvjeçar, njërin ndër figurat kryesore të LDK-së dhe të Kosovës. Dhjetë vjet rresht nuk u ndal kurrë. Do të mbetet njëri ndër njerëzit më të shquar të historisë së Kosovës. Njëherit e përkujtojmë edhe profesor Latif Berishën kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, si burrë të urtë e të guximshëm. Përkujtim të veçantë meriton në këtë përvjetor aktivisti Sali Çeku, i cili ra trimërisht në betejën e Koshares.
    Sot në dhjetëvjetorin e LDK-së mund të themi se këto 10 vjet ishin 10 vjet të rezistencës në ndërtim për liri, pavarësi e demokraci të Kosovës.
    Kosova është e lirë. LDK-ja do të angazhohet fuqimisht në ndërtimin e lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    (Fjalë e mbajtur në 10-vjetorin e LDK-së 1989-1999)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 16-12-2005 më 22:01
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  18. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51
    Veprimet e matura të presidentit Rugova

    Shkruan: Arben Çokaj

    Cili është ai shtet që ka president dhe nuk është i pavarur? Cili është ai shtet, ku parlamenti i zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve duhet të zbatojë ligjet e bëra nga të tjerët? Radha e pyetjeve mund të jetë e gjatë, dhe këto pyetje shqetësojnë gjithësecilin prej nesh, në këtë fazë të ndërmjetme të Kosovës, në rrugën e saj drejt pavarësisë.

    Nuk ka asnjë dyshim, se para numrit një të politikës kosovare pikëpyetjet janë më të shumta dhe detyrimet më të mëdha. Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova po hedh kohët e fundit hapa të matura e të domosdoshme, në drejtim të pavarësisë së vendit të vet. Dihet që çdo shtet i pavarur, ka simbolet e tij të shenjta dhe se pavarësia e një vendi ka nevojë edhe për vizione të qarta, që shoqërohen me simbolet e veta. Pra, edhe pavarësisë së Kosovës i duhet simboli i saj, shtëpia e saj, dhe kështu presidenti Rugova me mjaft dinjitet, i frymëzuar në një stil amerikan, përuroi Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës, pikërisht me 23 dhjetor 2002, në 13-vjetorin e krijimit të LDK-së - rezistencës politike paqësore të shqiptarëve, përkundër makinës vrasëse e çnjerëzore të regjimit serb.

    Duke qenë se Dr. Rugova ka patur një njohje të mirë të diplomacisë së re evropiano-perëndimore dhe mentalitetit politik në perëndim, ai është përpjekur gjithnjë t'ia drejtojë rrugën popullit të vet drejt fitimit të arsyes politike e paqësore shqiptare, mbi pasionet e egra të politikës pushtuese serbe. Dhe jo pa simpati janë parë veprimet politike të z. Rugova nga politikanë amerikanë e evropianë në këto 13 vjetët e fundit, ndonëse z. Rugova nuk ka mbetur edhe pa u kritikuar nga disa koka të nxehta të bashkëatdhetarëve të tij.

    Me karakteristikat e një politikani largpamës e paqësor, me sensin e hollë politik e kulturor, Dr. Rugova e di mirë se çfarë i duhet popullit të vet. Ai ka udhëhequr me sukses një politikë disa vjeçare drejt pavarësisë së Kosovës, dhe kohët e fundit po shfaqen lëvizjet e tij të matura e të shtrira në kohë, më larg sesa mendimi i shumëkujt, dhe në përputhje e harmoni të plotë me interesat e shtetësisë së Kosovës.

    Procesi i gjatë i pavarësimit të një vendi është i mbushur me ngjarje rrëmbyese, me luftë e gjakderdhje rrënqethëse, me thënie e kundërthënie, më përkrahës e kundërshtarë. Ka rëndësi që rezultantja e të gjitha forcave që veprojnë mbi një vend, i cili shkon drejt pavarësisë, të ketë në radhë të parë një kahje pozitive. Pastaj forcat vepruese duhet të mblidhen dhe të dominojnë tryezën e bisedimeve, në mënyrë që në kohën e vendosjes, pavarësia të bëhet realitet. Pavarësisht vështirësive të fillimit, në këtë rrugë të gjatë, Kosova e ka dhënë provën e saj të pavarësisë, qoftë me popullin e saj vital që kërkon pavarësi, me zgjedhjet e lira e demokratike, që janë zhvilluar në mënyrë paqësore në Kosovë, dhe me klasën politike të matur, që ka krijuar kulturë politike për një kohë mjaft të shkurtër.

    Politika kosovare sot, me përjashtim të disa rasteve të veçanta, nuk është përjashtuese. Mendimi politik që sundon në Kosovë, është mendim i pjekur, sidomos në pikëpamjet kombëtare, dhe në marrëdhënie të mira e reciproke me fqinjët. Në politikën e brendëshme, Kosova synon të ketë si themel kryesor një politikë tolerante e moderne ndaj etniciteteve e minoritetve të ndryshme.

    Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili sot ndodhet në një gjendje pritjeje, derisa të konsiderohet zyrtarisht edhe nga të tjerët si Presidenti i Republikës së Kosovës, po ecën në vazhdën e veprimeve të matura të tij, duke ruajtur gjithmonë të paprekshëm vizionin e tij të pavarësisë. Në çdo bisedë me politikanë e zyrtarë të lartë të perëndimit, ai u kërkon atyre me politesë, që ta njohin edhe formalisht pavarësinë e vendit të tij. Nga ana tjetër, ai me diplomacinë amerikane, sillet si amerikan. Pra tregohet pragmatist, i vendosur e vepron hapur. Emëron me të drejtë ish-senatorin e nderuar Bob Doll si ambasador nderi të Kosovës në Washington, gjë që pritet pozitivisht nga z. Doll.

    Pothuajse në të njëjtën kohë, në një intervistë për gazetën "Bota Sot", me 28 nëntor 2002, Dr. Rugova hedh idenë e tij për simbolet e reja të Kosovës, që janë të domosdoshme në rastin e pavarësisë. Himni i ri i flamurit të Kosovës, ekzekutohet për herë të parë solemnisht me rastin e përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë së Kosovës, me 23 dhjetor 2002, në prag të këshëndellave.

    Dr. Rugova e përdor mirë simbolikën politike dhe orientimin e tij drejt perëndimit, nga shkon edhe mendimi i popullit shqiptar - drejt integrimit në strukturat evropiano-perëndimore. Që pavarësia të vijë, ajo ka nevojë edhe për shtëpinë e vet. Dr. Rugova nuk dëshiron që politika e ndjekur në Kosovë të bjerë viktimë e ndryshimit të vogël që ekziston ndërmjet mentalitetit politik amerikan dhe atij evropian, por përpiqet të shfrytëzojë anët pozitive të të dyja këtyre mentaliteteve politike, për qëllimin e tij përfundimtar, pavarësinë e Kosovës. Diplomacisë amerikane i pëlqejnë veprimet e matura, ndërkohë që diplomacia Evropiane pas një akti të kryher drejt e në përputhje me vullnetin e një populli, pranon të tolerojë. Dr. Rugova hedh kështu hapat e tij të mençura drejt pavarësisë, duke mënjanuar njëkohësisht edhe zërat kundërshtarë, të cilët nga mosdija politike apo nga ndonjë arsye tjetër kundrapedali, po synojnë gjithmonë t'i bëjnë jehonë së keqes.

    Pavarësia e Kosovës është në fakt një realitet, por ajo duhet të njihet edhe zyrtarisht në radhë të parë nga shtetet më të fuqishme të botës, dhe nga OKB-ja. Në kohën kur administrata amerikane, pas ngjarjes tragjike të 11 shtatorit 2001, u preukupua me luftën kundër terrorizmit në Afganistan, e tani me problemin e Irakut, dhe kur politika evropiane nuk është e konsoliduar sa duhet në një mendim të vetin, pasi Bashkimi Evropian është në organizim e sipër dhe nuk ka marrë akoma iniciativa në vetvete, problemi i Kosovës duket se del në hije, ndërkohë që UNMIK-u kryen detyrimet e tij në përputhje me rezolutën 1244 të OKB-së.

    Që pavarësia e Kosovës - ky akt i shenjtë për popullin e Kosovës, të mos injorohet apo banalizohet në diskutime kafenesh, apo rangje politikanësh të kategorisë së dytë, dikush duhet të dalë e t'i prijë këtij procesi. E kush më mirë se presidenti Rugova da ta mbronte të drejtën e popullit të vet për pavarësi?

    I ndërgjegjshëm për rolin e tij historik, pas një pune të gjatë e plot sakrifica, presidenti i Kosovës po tregon kohët e fundit, se nuk është kori i zërave të mekur që do mund të instrumentalizojë politikën kosovare, në kundërshtim me verdiktin e popullit të Kosovës për pavarësi. Por duhet të jetë pikërisht presidenti i zgjedhur me votën e lirë të këtij populli, përfaqësuesi politik më dinjitoz i Kosovës, ai që duhet t'i paraprijë këtij procesi e të veprojë për jetësimin e pavarësisë së Kosovës edhe nga ana formale, pra juridike. Dhe Dr. Rugova duket se ka menduar që koha për veprim ka ardhur.

    Të mendojnë çfarë të duan të tjerët, Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur! Ky akt duhet të bëhet fakt i kryer.

    Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës u përurua. Në emër të popullit shqiptar të shumëvuajtur të Kosovës, le të bëjmë një urim të madh në këtë prag festash: Mirësevjen o Pavarësi në Shtëpinë Tënde!

  19. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    Njeriu Qe I Priu Pavaresise Se Kosoves



    Shkruan: Teki Dervishi

    Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

    1. (Kush do ta nenshkruaj dokumentin zyrtar te Pavaresise)

    Ne vitin 2005 do te nenshkruhet (zyrytarizohet) Pavaresia e Shtetit te Kosoves. Ky fakt tashme u shpall zyrtarisht nga instancat me te larte te Fuqive te Medha, sidomos nga ato te SHBA-se.

    Cili lider Shqiptar, vitin e ardhshem, do te vere nenshkrimin e pare ne dokumentin historik te Paveresise se Shtetit te Kosoves? Do ta vere Ai qe I vuri themelet e Shtetit te pare te Kosoves? Ai qe populli I Kosoves e zgjodhi ne dy referendume dhe ne zgjedhjet nacionale te para tre vjeteve. Ai eshte dr. Ibrahim Rugova, President I Shtetit te Kosoves.

    Prijesi I pare, Lideri I Kosoves, dr. Ibrahim Rugova, menjehere pas luftes (pas hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove), tha: "Tash Kosova, faktikisht, eshte e pavarur. Pritet vetem njohja formale e kesaj Pavaresie! Dhe keshtu u be!"

    Presidenti Rugova e tha kete I pari. Sot kete fakt e vertetojne personalitete te medha te SHBA-ve dhe te Europes. Te gjithe thone: "Pavaresia de fakto e Kosoves, ne menyre de jure, do te zyrtarizohet ne vitin 2005." Eshte ky personaliteti suprem I kohes sone te sakrifices, njeriu qe me urtesine e tij intelektuale, nuk lejoj te shkeputet vazhdimesia e Levizjes Kombetare ne Kosove.

    Makineria e propagandes Serbe nje shekull kishte satanizuar ceshtjen e Kosoves, dhe e kishte bindur boten se Shqiptaret jane popull komunist, lindor, popull antiperendimor. Sot, bota shpall publike sondazhe qe vertetojne se 95 per qind e popullit te Kosoves, eshte pro-Amerikan, qe do te thote pro-Perendimor.

    2. (Themeluesi I Insitucioneve te para te Shtetit te Kosoves)

    Qe kur dihet, Shqiptaret kane luftuar per liri, per te drejten me elementare njerezore, per shtetformim. Por u desh te dilte ne skenen historike Personaliteti suprem I dr. Rugoves, qe I dha emer qellimit dhe idealeve te Rezistences Historike paqesore dhe ushtarake Shqiptare - Pavaresine!

    Ai tha se, "Nuk luftojme per fe, nuk luftojme per ideologji, nuk luftojme as per shoqeri civile (qe do te thote socialiste), por luftojme per te drejten kombetare, qe do te thote per shtet. Pa shtet nuk mund te kete kurrnje lloj lirie, kurrnje lloj drejtesie!"

    Se shkenca thote: "Kombi eshte shteti!" Kur nje popull eshte I pavarur dhe di te shtetformohet, ne liri, ai mund t'I sendertoj te gjitha qellimet e veta fetare, ideologjike, qytetare, sociale, arsimore, kulturore etj.

    Dhe, keshtu, zgjedhjet para tre vjeteve krijuan institucionet e para te Shtetit te Kosoves. Kjo ishte e arritura me e madhe e Kosoves, qe kur dihet per Kosoven, krijimi I institucioneve te para te Shtetit. Tre vjet vazhdon sakrifica e te gjitheve qe u bejne sfide atyre forcave desktruktive politike qe I pengonin dhe I pengojne keto institucione, ne te cilat institucione u angazhuan te gjithe ata qe kane kontribuar per lirine e Kosoves, me nje fjale te gjithe ata qe I zgjodhi populli I Kosoves.

    Sot, ne "emer" te fushates parazgjedhore, propagandistet meskine mohojne kontributin e madh te institucioneve te para te Shtetit te Kosoves, duke fajesuar themeluesit e ketyre institucioneve per situaten e rende sociale.

    Ata qe kane heshtur deri dje, ata qe e kane ngritur flamurin e majtizmit te Nanos ne Kosove, sikur nuk kuptojne se shteti modern dhe zhvillimi ekonomik I nje vendi te shkaterruar nga lufta nuk behet dot per vjet jete institucionale, ne fazen kur shteti ende eshte nen protektoratin e Fuqive te Medha, pra kur ende, formalisht, nuk eshte pranuar.

    Kosova per keta tre vjet te udheheqjes se Presidentit Rugova e ka bindur boten se ajo di te bej shtet, se populli I Kosoves, eshte pro-perendimor, e jo pro-lindor, ndaj Fuqite e Medha sot e pranojne zyrtarisht se pavaresia formale e Shtetit te Kosoves do te njihet ne vitin 2005.

    3. (Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te Botes)

    Kush e institucionalizoj I pari ceshtjen e Kosoves? Derisa ne skenen politike Shqiptare nuk u paraqit individi suprem I dr. Ibrahim Rugoves, per Kosoven eshte folur vetem neper tavolinat diplomatike konspirative te Fuqive te Medha, te cilat nuk kane lejuar internacionalizimin e ceshtjes se Kosoves, nen trysnine e euro-komunisteve dhe te disa vendeve te medha pro-Ruse dhe pro-Kineze.

    Pse, pikerisht sot, I vetmi Personalitet Shqiptar qe pranohet, dekorohet, nderohet dhe cmohet lart nga te gjitha instancat kulturore dhe politike te shteteve me te medha perendimore, eshte dr. Ibrahim Rugova, Presidenti legjitim I Kosoves?

    Sepse, populli I Kosoves asnjehere nuk e ka nderprere vazhdimesine e rezistences se tij kunder okupatorit Serb, por I pari qe ngriti zerin para mediave gjitheboterore per ceshtjen e Kosoves ishte dr. Ibrahim Rugova.

    Ishte fillimi I dekades se fundit te shekullit XX. Kryetari I atehershem I Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves, Zoteri Ibrahim Rugova, ne takimin e pare te intelektuale Shqiptare dhe Serbe ne "Francuska 7," te Beogradit, I dha nje leksion nokdauni Akademise shoveniste te Shkencave dhe te Arteve te Serbise.

    E nxori ne pah superioritetin e diturise dhe te kultures politike Shqiptare midis taborrit te armiqeve shekullore. I beri te ndihen inferiore! Intelektualet qe Serbet I marrin per me te medhenjte e tyre, u ndien te vegjel dhe te mjere para madheshtise intelektuale te dr. Ibrahim Rugoves. Ishte trimeri e jashtezakonshme te nxjerresh publikisht te gjithe atute historike te Shqiptareve, pikerisht midis atyre qe I kishin falsifikuar ato me pasion shovenist, militarist dhe levanist.

    Kryetarin e atehershem te Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves e versulen qindra gazetare nga te gjitha anet e botes. Para tyre, cdo dite, fliste dr. Ibrahim Rugova, I vetmi Ai, dhe nuk kaloi as nje vit dhe nga keto qendrime te guximshme, dhe ceshtja e Kosoves, rreshqiti nga tryezat diplomatike te spekulanteve anti-Shqiptare, dhe keshtu, ceshtja e drejte e Kosoves u internacionalizua definitivisht dhe perfundimisht.

    Dhe keshtu, Bota Perendimore Euro-Atlantike e zbuloi Personalitetin me te cilin do te punoj gjate gjithe nje dekade, deri ne Pavaresine perfundimtare te Kosoves. Perendimi e pranon partner pune vetem dr. Rugoven, asnje tjeter! Po, Ibrahim Rugoven - njeriun me te preferuar te Fuqive te Medha! Njeriu qe Kosoven e beri qender politike te botes! Njeriun e Uashingtonit!

    Dhe ne fund, para nje muaj, pritja madheshtore qe iu be Presidentit Rugova ne Shqiperi, dhe deklaratat e te gjithe lidereve te Shqiperise, pa perjashtim, e vulosen Personalitetin suprem politik dhe intelektual, prijesin historik te Kosoves.

    Ishte viti 1967, vjeshte. Ishim studente. Bashke me Shaqir Shaqirin dhe Jusuf Gervallen, ne nje dhome konvikti, bisedonim me Rugoven e Ri. Ai tha se, "edhe Naimi thoshte se Dielli lind ne Perendim."

    "Ne jemi djep I Botes Perendimore," na tha qe atehere. Na tregoi per takimin e tij me themeluesin e arsimit Shqip, Ernest Koliqin, njeriu qe hapi shkollat e para ne cdo qytet dje ne cdo fshat me te madh te Kosoves. Rugova I ri, Koliqin e kishte vizituar ne Rome, se bashku me dr. prof. Zejnullah Rrahmanin.

    Pas pesedhjete vitesh komunizmi, hapin e pare drejt djepit te Shqiptarizmit, Perendimit, e zune nje dege e vogel studentesh te Universitetit te Prishtines.

    Ibrahim Rugoves iu deshten tridhjete vjet udhe qe ta bej Kosoven te vendoset ne themelin e trashegimise, dhe te tradites se saj Perendimore.

    Sot tere bota e di se Kosova eshte Shtet Perendimor. Shtet qe nen udheheqjen e Liderit te saj suprem, arriti Pavaresine e saj ne vitin 2005.

  20. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sipas nje te perditshmeje kosovare: Rugova cakton vendin per varrin e tij

    Ora: 09:40
    Nga Daniela Bonollari


    PRISHTINE (19 Dhjetor)-Presidenti Ibrahim Rugova pervec propozimit per flamur e himn te ri te propozuar per Kosoven ka caktuar dhe vendin ku do te kete varrin e tij pas vdekjes. Nje e perditshme kosovare ka cituar ne nje shkrim te saj se Presidenti Rugova ka caktuar qe varri i tij te jete pikerisht ne varrezat e lagjes “Arberia” ne Prishtine. “ Varri eshte i rrethuar me grila hekuri, me nje dere te vogel ne mesin e se ciles eshte e vendosur shkronja e madhe “R”. Banoret thone qe ky eshte varri i presidentit kosovar, Ibrahim Rugova, i cili per se gjalli ka vendosur te caktoje vendin ku do te prehet pas vdekjes”, citon e perditshmja.
    Prane varrit bosh te gjere sa per 2 persona ndodhet nje varr tjeter me emer gruaje. Sipas gezates “Ekspres” ky eshte varri i nenes se Rugoves qe ka vdekur pak kohe se te shperthente lufta e fundit ne Kosove, nderkohe qe Rugova vazhdon te ushtroje detyren e tij si President i Kosoves edhe pse i diagnostikuar me kancer ne mushkri.
    Sipas banoreve qe jetojne ne lagjen prane varrezave eshte mese normale vendimi per te caktuar vendin per varrim. “Nuk eshte cudi pse ka caktuar vendin. Shume njerez e bejne kete” tregon nje banor e kesaj lagje.

    (/Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  21. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2005
    Postime
    51

    jo llap po shumadi !!!


    Ai edhe kur te vdes do te jeton ne zemrat e ketij populli po cka me ju bo juve qe duke qene te "gjalle" keni vdekur,nuk po ju len ky popull me e qu kryt hiq!!!
    Ai shkon vjen tjetri,po krejt cka eshte me rendesi,eshte se ju bre stervina kurren e kurres nuk keni me mujt me ardh ne pushtet.

    ju:

    Ju rrugaca sallahana
    vagabonda shakllabana
    rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
    qi të mjerës moj Shqipni
    kthelltë hi i keni në mushkni
    pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
    por der kur, bre batakçi!
    Bre coftina, kalbe mbi dhè
    der kur ju, tu tallë npër ne,
    do t'na qelbi fis e atdhè?
    Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftë,
    se tash ma jemi tue u njoftë,
    se kush jini e shka jini
    se kah shkoni e se kah vini
    plang e shpi se kah i kini
    e sa pare u ban gjaku:
    se për ju, po, duhet laku,
    për me u vjerrë o kund m'do i shpat!
    ...
    (Fishta)
    Ndryshuar për herë të fundit nga inan : 22-12-2005 më 21:53

Faqja 2 prej 103 FillimFillim 12341252102 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •