Close
Faqja 25 prej 103 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 481 deri 500 prej 2056
  1. #481
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Zëu_s Lexo Postimin
    Ibrahim Rugova ka vdekur, dhe une nuk po e shoh te arsyeshme nga ju qe ende t'ia mbani inati e te hani m.u.t kunder tije, pasiqe tash ju (qe jeni ma shkie se shkiet vet) jeni te lire dhe Skenderbeu II nuk eshte ma gjalle qe te ju ndaloj juve gjakpirsat qe po ia thithni gjakun popullit Shqiptar.
    Po kush na qenka ky skenderbeu II.

  2. #482
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    O zotri lere ti Klintoni ne vend te vete,po me thuja konkretishte se cfar punoj me sjell ,fakte e jo fjale boshe.

    Eshte normale qe Klintoni e lavderon Rugoven,a din pse?sepse me Rugoven keta shum lehte e kan pas te merren vesh sepse ky nuk ja ka prish cfar i kan then te huajt ky AMIN ja ka bere,per kete arsye te huajve ju ka konvenuar nje njeri si Rugova,servil,qyqar,tradhetar.
    E more shoku jem mos me i pas hi ne both Klintonit ti sot nuk ishe ne Kosove por ishe neper Turqi si imigrant, po normal qe Rugova nuk ja ka prish Klintonit dhe kjo eshte merita ma e madhe e tij si president historik se ka dite me kend me u lidhun, normal se qka ka thane Amerika ai ka thane AMIN se e vetjma shprese per neve ishte Amerika, po te ishte tradhtar ai do te lidhej me Rusi. Ti ne nje postim tjeter the se Adem Jashari me shoke e ka qliru Kosoven, per Adem Jasharin te gjithe e dine po qata shok nuk po ja njohe, nese ti e njeh ndonje te lutem trego me emer.

    Rrofshin sa toka Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beni-usa : 22-01-2010 më 20:40

  3. #483
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Ai njeri i cili ja kushtoje jeten keti populli dhe vazhdon te ja kushtoje,ishte LEGJENDA E GJALL E SHQIPTARIS ADEM DEMAQI,ky njeri nuk ja beri amin,as Klintonit dhe askujte.

    Nuk mu pergjigje pytjes se cfar beri Rugova per Shqiptaret konretisht per Kosoven?

    Une po te kallxoj se qka ka ba Rugova per Kosoven u lidh me shtetin ma te fort ne Bote USA. Ti a po me kallxon mu tash ky legjenda e jote DEMAQI qysh e kish qliru Kosoven nese nuk ja kish rras Amerikes hiq. Ky legjenda jote dha propozim per Konfederate Ballkanike, e Amerika tha jo jo ma mire Kosova e pavarur.

  4. #484
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga USA NR1 Lexo Postimin
    (Normal vella ne vetem po diskutojme nuk do te kemi hidherime)

    haha ndegjo jam i realte e tham te verteten,normal se demokracija tash i lejon njerezit per te shprehur edhe te keqen,tash secili mund ta thoje ta qese fjalen prej goje.
    une vete nuk jame partiak ashtu edhe ne maqedoni te ne thuhet se po vjen Alia me 40 hajdute,kurse Thaqi,vojvoda ashtu dic nuk jame i sigurte(Behet fjale per partite mes veti ne maqedoni,sidiqofte pasqyre e keqe per mua me keto fjale)

    Sa i perket Rugoves dhe ketu ne Kumanove mendoj se kane rrespekt mos te thome 100% por besoj se 99% per Presidentin Rugova jam i sigurte po te ja thojshe dikujt te ne keto fjale sidomod gjenerates pak te vjeter do te i jete hatri,haha do te hishe ne bela,LOOL

    edhe une ndihem i zhgenjyer qe nje Shqiptare i kryeqitetit te Kosoves qe nuk ka hiq rrespekt ndaj te ndjerit dr.President.Ibrahim Rugova.apo eshte keqe i informuar

    popullore,Gjakovalia ka shkuar ne Peje me marre veshe se cka po ndodh ne Gjakove,edhe ty vellau jem te paska ndodhur e njejta ti pra ja shko ne Ferizaj e merre vesh apo hajde te ne ne Kumanove

    Pra vella i dashur nga Kryeqiteti i KOSOVES se pavarur te pershendes nga zemra dhe cdo te mira ne jete
    O vella nga Kumanova, te pershendes nga zemra, postim ma te mire ende nuk kam lexuar ne kete forum, jane shume pak ata shqipetar kudo qe jan qe nuk kane respekt per DR. Rugoven, dhe gezohem qe degjoj qe edhe ne Kumanove ka kaq shume respect.

    Te uroj jete te gjate dhe suksese.

  5. #485
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Beni-usa Lexo Postimin
    O vella nga Kumanova, te pershendes nga zemra, postim ma te mire ende nuk kam lexuar ne kete forum, jane shume pak ata shqipetar kudo qe jan qe nuk kane respekt per DR. Rugoven, dhe gezohem qe degjoj qe edhe ne Kumanove ka kaq shume respect.

    Te uroj jete te gjate dhe suksese.
    une hala skam ni ne Kumanove te jete dikush kunder Rugoves seriozisht,faleminderit edhe ty cdo te mira ne jete

  6. #486
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga i_paEpuri Lexo Postimin
    ...valla vella sa shembull absurd paske marre he Zoti te udhezofte, Presidenti i Sllovenis modern si rugova aaa, hajde prralle hajde, Sllovenia kishte organizura policine dhe mbrotjen teritorjale kur shpalli Pavaresin dhe si la shkjet e beogardite as nga kazermat me dale, iju qi... robte per serbi, ai nuk shkoje ne barak si mjerani i shekullit i.r dhe te ruhet nga policia e armikut, ai kishte policine dhe ushtrine e vete, kjo ka nje dallim te madhe edhe mos trego mos ksi kashelashe te lutem...


    tungiii
    te pershendes vella
    sa i perket ushtrise Sllovene dua te lajmroj kam informacione te sigurta se edhe une kam qene atehere ushtar ish yugoslavise dhe kam marre pjese ne luftrat slovene dhe kroate pastaj eshte e vertete se ka pasur ushtri slovenia edhe ata shume te forte une kam qene telegrafist sa filloi lufta ne sloveni te ne ne kasarnen tone jane vra 7 oficire dhe nje ushtare Shqiptare nga Shkupi edhe ate me 22 plumba Osmani,por ushtria slovene ose me shkurt se cfare informata ka pase ish ushtria yugoslave per slovenet (ne Kufi te Austrise ne gjendje gatishmerie ushtria Austriake,Gjermane, Slovenet kane blere prej Hungarie 30 Aeroplane Mig 21 te ri dhe 30 pilote Sloven jane gati per fluturime per te sulmuar ushtrine Yugoslave,a sa sen ka mrritur me marre informata atehere JNA kush e di une vete kam pare ne foto ushtrine Austriake ne Kufi se sa te pergatitur)
    e po te i kishte pase Zoteria i ndjere Dr.Ibrahim Rugova ndryshe do te reagonte ne ate kohe .por cka me i be i shkreti popullates me duar nexhep.
    te pershendes vella dhe cdo te mira ne jete me shprese nje dite te jemi Shqiperi Etnike

  7. #487
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Rugova i përjetshëm

    23.1.2010

    Ndue Ukaj

    Misionari nuk vdes. Ai, si orakull, predikon për misionin, bashkon grigjën rreth idesë së shenjtë të misionit dhe shkon në Përjetësi, duke lënë pas vete shpirtin, frymën e misionit, që enden si shkëndija udhërrëfyese për breza të tëra.

    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, iku, në një janar të akullt, në një janar që i ngrinte lotët e shumtë që vërshonin rrugëve të Prishtinës dhe kudo kishte shqiptar.
    Ai iku, mirëpo la pas shumë, mbase më shumë se çdo politikan, sepse ai më së paku ishte politikan.

    Ai ishte një humanist i pashembullt, i prirë nga idetë me sublime të etikës dhe politikës, të cilat i sintetizoi drejt një ideali sublim, që kapërcente kufijtë e pavarësisë dhe rikthente shqiptarët në shtratin e tyre natyral perëndimor, pa ekoivoke e interpretime deshakëqija.

    Rugova ishte një artist i mirëfilltë, i cili njohu eksperiencat më të sofistikuara të artit botëror e shqiptar. Rugova ishte një moralist i madh, sa për shumëçka tejkalonte edhe vetë predikatoret e ndryshëm religjioz.

    Ai ishte një filozof, i cili fjalën e latonte aq mirë, sa brenda saj shtresoheheshin shumë domethënie, që bota për rreth tij vështirë i kuptonte. Rugova ishte një studiues i jashtëzakonshëm, i traditës dhe i modernes, i pakompromis me dukuritë degraduese në art e letërsi- një studiues që letërsisë sonë i mungon edhe sot. Dhe pra, Ai ishte një politikan karizmatik, që këtij domeni kaq shumë të urryer ndër shqiptar, i dha dimension tjetër, duke e përmbush me shpirtin e fisëm të thellësive filozofike e letrare, etike e nacionale. Kësisoj, u bë përjetësisht një Ikonë Kombëtare.

    Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugov iku, e mori një janar i akullt, një janar i trishtë, mirëpo shpirti i tij jeton e do të jetojë përjetësisht. Ndërkaq, ata lotët e ngrirë para katër vite, ende pikojnë nga sytë e mërzitur të shqiptarëve, që e deshtën dhe e duan aq shumë. Dhe sot, në janarin e akullt, të përvjetorit të katërt të ikjes së tij fizike nga kjo botë, shpirti i tij, mençuria dhe virtytet e tija, rrezatojnë triumfalisht mbi botën vobektë politike shqiptare, tamam si Ylli i përjetësisë Biblike, ai ylli i Davidit, të cilin e mishëroi në flamurin e tij shumë domethënës, si shenjë e shënjues të shtetësisë dhe ardhmërisë së Kosovës dhe shqiptarëve. E, të cilin flamur e përbuzën ca injorantë.

    Ibrahim Rugova, emri i përveçëm i politikës dhe kulturës shqiptare, kishte tiparet e misionarëve të mëdhenj të njerëzimit, të atyre që lënë gjurmë e përjetësojnë kohët.
    Puna dhe veprimtaria e Rugovës, i ngjason aq shumë profetit Biblik, Mojsiut. Sikur Ai, edhe Rugova e nxori popullin e tij nga kthetrat sllave, por nuk e përjetoi pavarësinë, atë tokë të premtuar, për të cilën bëri shumë, aq shumë sa do të duhen kohë për ta njohur thelbësisht. Kjo për faktin, sepse ai ishte i frymëzuar nga parime profetike.

    Kishte diçka profetike në qenien e tij, në fjalët e tija, që tingëllonin si kambana alarmuese për një botë të tërë, që bënte heshtje karshi çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve. Fjalët e tija, si gurë të çmuar e xhevahire të shtrenjta, tingëllonin si njato kambanat e panjohura, që përhapin lajme të kobshme.

    Dhe kështu, përçoi çdo kund ku duhej, mesazhin e fuqishëm, të pakundërshtueshëm, as nga fuqitë më të mëdha të tokës, se po shkelej mbi Dardaninë antike, po diskriminohej e vritej popull i Shën Florit dhe Laurit, i Gjergj Kastriotit dhe Pjetër Bogdanit, i Nënë Terezës dhe i shumë e shumë figurave që kishin lënë gjurmë në qytetërimin perëndimor, prej së cilit, shqiptarët ishin përjashtuar padrejtësisht.

    Rugova kishte dy misione jetësore, të liroi popullin e tij nga kthetrat e Serbisë dhe ta rikthej atje ku duhej, në shtratin perëndimor, me gjitha tiparet autentike shqiptare, duke tund, njëherësh, gjitha shtresimet që i ishin mveshun padrejtësisht. Për këtë, ai krijoi, si askush, marrëdhënie me aleatët e të madhit Gjergj Kastriotit-filozofi kjo të cilën ai e ndjeku në çdo hap të jetës së tij.

    Kosova, shqiptarët dhe bota e moderuar, para katër vite nuk e humbën vetëm një lider të thjeshtë. Sepse kjo ishte humbje e prijësit, misionar dhe ideatori i gjitha ndryshimeve të mëdha që ndodhën në Kosovë dhe më gjerë. Kjo ishte humbje e njeriut që ndikoi në ndryshimin e relacioneve politike në marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Filozofia e tij politike, ishte diçka magjike, sidomos për botën perëndimore, e cila dridhmohej nga magjia e filozofisë paqësore, që dilte nga një rajon i stërmbushur me urrejtje, luftëra, krime.

    Me dhuntitë e pashembullta, ai doli kundrejt një politike vrasëse, që prodhonte vetëm shkatërrime dhe dhunë, duke ndërtuar një shtet paralel brenda një regjimi të çmendur. Dhe kështu, ngazëlleu zemrat e botës, e të sa e sa prijësve politikë, të kombeve të mëdha, që i dolën zot kombit të tij, ashtu sikurse deshi ai.

    Është kjo magjia e fuqisë së paqes, e fuqisë së besimit, e fuqisë së drejtësisë, një magji e tipit Promethean, të cilën diti ta jetësoi një njeri si Ai. Po ashtu, kjo fuqi dëshmoi se sa të pafuqishme janë pengesat ndërkombëtare, kur ishte në pyetje domosdoja e mbrojtjes së Kosovës. Bota e tëra u rreshtua pas misionit të tij të përcaktuar jetësor.

    Kalimi i tij i shpejt nga kjo jetë, për t’u bashkuar me të dashurit e tij, që aq shumë i mbante në gojë, si Gjergj Kastrioitin, Pjetër Bogdanin, Gjon Palin e Dytë, Nënë Terezën, ishte një shenjë e përjetësimit të profetit e heroit, që kryen punën dhe ikën.
    Po a nuk është ky fat i gjithë heronjve të mëdhenj!?

    Si prodhim i filozofisë, urtësisë dhe strategjisë së tij, Kosova sot është shtet i pavarur, ndërkaq sendërtimi i idealeve të tij, është bërë, por pa të. Mirëpo, është një dëshmi e fortë se puna dhe vepra e tij po përjetësohen, kudo ka shqiptar, Ai nderohet me pietetin më të lartë, jo vetëm si nderohen politikanët. Ai është përjetësuar në art e kulturë, duke u bërë, tamam hero i Kosovës së djeshme, i Kosovës së sotme dhe sidomos hero i Kosovës së dëshirave të nesërme.

    Dr. Ibrahim Rugova ishte dhe do të mbetet ideator i një politikë moderne, jo vetëm shqiptare, por universale. Mjafton të riciklojmë në strategjinë e tij brilante, Kosova e Pavarur, Integrim në Strukturat Euroatlantike dhe Miqësi permanente me SHBA-të. Me urtësinë e tij, Ai në çdo takim me rëndësi, në çdo fjalim, fjalët i ruante si visare të çmueshme dhe përshëndeste miqtë e liderët botëror, që nga SHBA-të deri të Vatikani. Një vizion, që edhe nëpër shekuj duhet të ndiqet.

    Presidenti Ibrahim Rugova nuk ishte, dhe nuk do të mbetet në kujtesën tonë kombëtare e botërore, vetëm si lider i përmasave të thjeshta politike, të tillë që bota ka shumë. Në panteonin e vlerave të mëdha, figura e tij mbetet, mbi të gjitha, me dimensionet e një mendimtar të madh, që politikë si dha dije, ide, filozofi e kulturë.

    Ai e krijoi një model kulturor të jashtëzakonshëm, admirues për gjithë botën e përparuar. Së këndejmi, Ai do të mbahet mend si një iluminist që mishëroi dimensionet etike me ato politike, një personalitet me shpirt të gjerë dhe human, një dijetar i madhe i shkencave shoqërore dhe një kritikë letrar me dije enciklopedike, një shpirt rilindësi- dhunti këto të cilat diti mrekullisht t’i funksionalizoi, në të mirë të idesë së demokracisë, lirisë, pavarësisë dhe integrimeve.

    Në një beteje të rëndë, me sfida të rrezikshme, Ibrahim Rugova niset me besimin e tij, si një forcë shtytëse, me dijen e tij, si një pasuri, që i dha mundësi të argumentoi një kauzë, me përcaktimin e tij të pa alternativë, si virtyt i pashoq që u admirua nga gjithë bota e civilizuar.

    Janë këto virtyte dhe vlera kolosale që këtij njeriu i japin përmasa universale.
    Në një rrugëtim të gjatë, Ibrahim Rugova u nis tamam si prijës, misionar e profetë. Me urtësinë sokratiane, me dashurinë për atdheun, të frymëzuar nga modeli e ati i tij shpirtëror, Pjetër Bogdani, së cilit ja kushtoj një pjesë të punës intelektuale; i frymëzuar nga vlerat e filozofisë jodhunore të njohura në Botë, Rugova u bë Ikona e Shqiptarëve dhe e botës së përparuar në këto dy dekada.

    Duke qenë krenar se i përkiste atdheut të madhit Gjergj Kastriotit - Skënderbe, të së madhes Nënë Tereza, ai asimiloi dijen, guximin dhe besimin, me zërin e thellë të ndërgjegjes kombëtare dhe tundi pluhurin shekullor që kishte mbërthyer qenien shqiptare. Ai filloi t’iu rikthej dinjitetin shqiptarëve, të rilidh ato aleanca të vjetra, me aleatët e Gjergj Kastrioti- Skënderbeut. Këtë mision e realizoi dhe e bëri shkollë nacionale.

    Presidenti Rugova ishte, është dhe të mbetet Hero, ashtu siç njihen në histori heronjtë e mëdhenj të cilëve njerëzimi ju beson. Si i tillë, ai është një hero, sepse politikës i dha shpirt artistik, angazhimeve kombëtare ju dha dimensione universale. Kështu që, personaliteti i tij do te jete i papërsëritshëm, sepse heronjtë janë Një, dhe vetëm si të këtillë kanë kuptim. Nuk do te kishte kuptim civilizimi ynë t’i ketë dy Dante Aligera, dy Xhorxh Uashingtona, dy Gjergj Kastriota, dy Pjeter Bogdana, dy Shekspira, dy Nene Tereza, dy Papa Gjon Pali II, dy Ibrahim Rugova. Këta në histori mbesin të vetëm, pa shëmbëlltyra. Si të këtillë, janë unikat dhe shpirtra që udhërrëfejnë grigjën.

  8. #488
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Beni-usa Lexo Postimin
    E more shoku jem mos me i pas hi ne both Klintonit ti sot nuk ishe ne Kosove por ishe neper Turqi si imigrant, po normal qe Rugova nuk ja ka prish Klintonit dhe kjo eshte merita ma e madhe e tij si president historik se ka dite me kend me u lidhun, normal se qka ka thane Amerika ai ka thane AMIN se e vetjma shprese per neve ishte Amerika, po te ishte tradhtar ai do te lidhej me Rusi. Ti ne nje postim tjeter the se Adem Jashari me shoke e ka qliru Kosoven, per Adem Jasharin te gjithe e dine po qata shok nuk po ja njohe, nese ti e njeh ndonje te lutem trego me emer.

    Rrofshin sa toka Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
    Po mos intervenoj Amerika veq pse Rugova i hyri ne b...jo zotri Amerika intervenoj vetem ateher kur filloj luften UCK-ja se sa per Rugoven ti edhe sote serbin e kishe pas ne Kosove.

    Me thuaj dicka pse nuk intervenoj NATO,para se me ja nis lufta ne Kosove?

    Shoket e Adem Jasharit jan:Zahir Pajazit,Luan Hajradini,Fehmi Lladrovci,dhe gjith luftaret tjere qe kan luftuar per keto troje.

  9. #489
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Beni-usa Lexo Postimin
    Une po te kallxoj se qka ka ba Rugova per Kosoven u lidh me shtetin ma te fort ne Bote USA. Ti a po me kallxon mu tash ky legjenda e jote DEMAQI qysh e kish qliru Kosoven nese nuk ja kish rras Amerikes hiq. Ky legjenda jote dha propozim per Konfederate Ballkanike, e Amerika tha jo jo ma mire Kosova e pavarur.
    Valla qe e ke knaq krejt bre ,po ti asgje nuk tregove per Rugoven vetem the se eshte lidhur me Ameriken a ky po te duket nje argument qe ka kontribuar per Kosove?

    Ky legjenda nuk thash qe nuk ja kish rras Amerikes,por pik se pari ja kish fillu luftes vete pastaj Amerika kish intervenue,qysh po mendon ti se te tjeret vdesin per ty ?jo zotri e ke gabim ti duhet te luftosh vete se Amerikani,Gjermani nuk vdesin per Shqiperin por ne duhet te jemi ata qe vdesim per Shqiperin,ata munde te na ndihmojn siq na kan ndihmuar por te vdesin per neve jo,ata vdesin per vend te vete.

  10. #490
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Edhe ty ende te ben pershtypje se cfare paska thene millomagjupi. Do te thote nje pohim te tij, ti e merr automatikisht si te vertete. Aq shume i beson ende pohimeve te millomagjupit. Aq Shqiptar magjup je a?

    Me fjale tjera ti po na tregon se i ke besuar fjaleve te millomagjupit, e nuk i ke besuar fjaleve te madhit te Shqiptarit, udheheqesit te Shqiptareve te Kosoves, Presidentit te Pare te Kosoves.

    Jo mua fare s'më bë përshtypje se çfarë kanë thënë Rugova dhe çfarë ka thënë Millosheviqi ngaqë asnjëri dhe as tjetri nuk thonin gjë që do ta armiqesonin miqasin e tyre të dëshmuar.
    Por ti gjoja si " mburrje" kishe përmend se " Rugova i vetmi nga Rambujeja qenka kthyer në prishtinë me Aeroplan " duke mos e ditur që me këtë gjë ti po ja fut edhe më shumë Rugovës.
    E para, në Rambuje Rugova ishte vetëm si Hije ngaqë s'kishte kurrfarë Roli ngaqë tërë bisedimet u zhvilluan me tjetër kendë të cilin në Rambuje edhe vet Rugova e kishte pranuar që të jetë udhëheqësi i tij.
    Mirepo, ti ja fut rrast Rugovës kur thua që ay u kthye nga Rambujeja në Kosovë teksa të tjerët u ndalën në Tiranë.
    Me këtë Ti na deshmon që Rugova s'ka pas pse të frigohet nga serbët dhe se ai sa u përket serbëve e ka ndjerë veten shumë të sigurtë. E dyta ky ishte njeri i paqes me serbët dhe pasi që ishte kundër Luftës serish serbët s'kishin arsye që të merreshin me të.
    Tashti merreni me mendë sikur hashim Thaqi të ishte kthyer në kosovë, me të njejta mjete dhe me të njejtën menyrë sikur Rugova se çfarë kishin me i bërë serbët?
    Rugovës as fija më e vogël e flokut si mungonte gjersa të njejtit serbë vrisnin fëmijët dhe pleçtë e Kosovës!
    Kështu që me atë i vetmi u kthye nga rambujeja në Kosovë mos e përmendni më sepse me këtë po ja futni Rugoves gogja rrast shumë rrast!
    Ai s'kishte frikë as në Beograd të shkonte e lërë më në Kosovë por shtrohet pyetja: Përse ai s'kishte frikë të kthehej në Kosovë ku serbët vrisnin shqiptarët sikurse s'kishte frikë të shkonte në beograd ndërsa TIRANEN e kishte frikë dhe kishte më shumë se tre vite që s'kishte shkuar më!
    Pse ai nuk frikohej mnga serbët e armatosur gjerë në dhëmbë në Kosovë dhe të njetën kohë kishte frikë nga Shgqiperia dhe shqiptarët?
    Pse serbët ishin të interesuar që ta ruanin Rugoven me çdo kusht edhe me çmimin e jetës?
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  11. #491
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Nuk ka pasur faj qe ska shkuar ne Shqiperi ne ate kohe.U pa me vone se qfare sigurije ka qene ne Shqiperi.U vra Ahmet Krasniqi,u vra Ilir Konusheci,pastaj gazetari Ali Ukaj.Nga kush u vrane keta,nga paramilitaret serb.Jo...U vrane nga maskat,nga njerezit e ligj,e sot e asaj dite mbesin mistere keto vrasje.Pse misterie ,sepse Klosi nuk deshi ti zbardh.

  12. #492
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Eshte shume e parendesishme tekefundit se qka flasim ne ne kete forum per te madhin dr.Rugova,sepse shumica po flasin ashtu siq i teket ose thjeshte nuk i pelqen gje te cilen edhe e respektoj mendimin e qdonjerit mirepo ju lutem duhet te bazohemi edhe ne fakte,e jo faktet ti bejme per qejfin tone.

    Ja kush ishte dr.Rugova:

    Presidenti Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës. Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë. Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t'ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare. (Xhorxh Bush, President i SHBA-ve) * * *


    Sot, Franca i jep homazhe rolit historik dhe kurajës politike që animuan Ibrahim Rugovën për të mbrojtur gjatë viteve 1990 të drejtat demokratike të popullit kosovar dhe për të punuar në kthimin e paqes dhe pajtimit në regjionin tuaj. Mungesa e bashkëshortit tuaj, tani kur kanë filluar bisedimet për çështjen e statusit final, bëhet tani edhe më tragjike. Përgjegjësia tani i takon të gjithë përgjegjësve politik për të marrë përsipër amanetin e tij dhe të shpien në të mirë procesin e negociatave me një shpirt realizmi, tolerance dhe dialogu siç e kishte ai. Franca shpreh urimin që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimit, provë kjo që Kosova do i tregohet besnike këtij zhvillimi të thellësimit të pajtimiy, provë kjo që Kosova duhet të kaloj për t'ju afruar Bashkimit Europian. (Zhak Shirak, President i Francës) * * *




    Presidenti Rugova ishte një forcë e rëndësishme në jetën e Kosovës, për shumë vjet. Popullariteti i tij në mesin e popullit të Kosovës dëshmon për mbështetje të gjerë për përpjekjet e tij joviolente për të ardhmen e Kosovës. Jam shumë i lumtur që kam pasur rastin të takohem me të. ( Toni Bler, kryemnsitër britanik) * * *



    Ibrahim Rugova i dha trajtë politikës në Evropën Juglindore me personalitetin e tij të fuqishëm. Ai promovoi zgjidhje paqësore për konfliktin në Kosovë dhe punoi për të ardhmen e Kosovës pa menduar as për shëndetin e vet. "Austria do të vazhdojë me gjithë fuqinë e saj t'i mbështesë përpjekjet për arritjen e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në Kosovë. (Volfgang Shysel, Kancelar i Austrisë) * * *


    Humbja e Presidentit Rugova është një humbje e madhe dhe e rëndë, jo vetëm për Kosovën, por për cilindo që flet shqip dhe aq më tepër në një moment kaq delikat, kur Kosova po hyn në fazën e negociatave për të fituar Pavarësinë e saj. Presidenti Rugova prej mëse 20 vjetësh ka luftuar, është përpjekur dhe ka bërë çmos që problemi i Kosovës të dalë në rend ndërkombëtar... Gjithë populli shqiptar, gjithë shqiptarët ndjekin me dhimbje të dyfishtë dhe humbjen e Presidentit, e njeriut simbol për Kosovën, e njeriut flamur për Kosovën, e njeriut, i cili shkriu jetën, por fatkeqësisht nuk e arriti deri në fund të realizojë ëndrën e tij të shohë me sytë e tij Kosovën e lirë. Kujtimi i tij do mbetet i paharruar. ( Alfred Moisiu, President i Shqipërisë) * * *



    Sot, me dhimbje të thellë, zi të rëndë, pikëllim të madh, çdo shqiptar mësoi lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, prijësit dhe legjendës së qëndresës qytetare, misionarit të madh të paqes, pavarësisë së Kosovës, mikut të madh, të çmuar të perëndimit në Ballkan. Doktor Ibrahim Rugova për 18 vjet udhëhoqi qëndresën legjendare të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi, dinjitet. Ai u shndërrua në mishërimin e aspiratave, shpresave, idealeve më fisnike të qytetarëve të Kosovës, të cilat i mbrojti me një përkushtim të jashtëzakonshëm, me një qendresë epike, me sukses të madh. Sot, ai ndahet nga qytetarët e tij që aq shumë e deshën dhe e respektuan, ndahet nga familja, ndahet nga miqtë e tij, por jeta, shpirti, vepra e Ibrahim Rugovës shndërrohet në dritë, në frymëzim për të gjithë qytetarët e Kosovës, që me përkushtim, tolerancë, të çojnë përpara Kosovën, si një shoqëri demokratike të qytetarëve të barabartë përpara ligjit, si një vend të pavarur, i sigurtë në të ardhmen e tij europiane, integrimin në NATO dhe në BE. (Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë) * * *


    Shqiptarët e Kosovës më vdekjen e Ibrahim Rugovës, kanë humbur udhëheqësin e tyre, politika e matur e të cilit ishte kruciale në momentin kyç politik në të cilin po futet Kosova. Shpresoj dhe besoj së përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës do të dinë ta vazhdojnë rrugën e nisur nga ai, duke marrë vendime të qarta për popullin e Kosovës por, duke i ikur ekstremizmit të mundshëm i cili do të ndalonte arritjen e qëllimeve të nisura. (Stjepan Mesiq, Presidenti i Kroacisë) * * *



    Lufta e Presidentit Rugova për popullin e Kosovës do të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë. Besoj se populli i Kosovës, edhepse i veshur në zi, do të gjejë forcë dhe do ta vazhdojë punën dhe për ta forcuar paqen dhe përparimin e Kosovës. (Pervez Musharaf, Presidentit të Pakistanit) * * *


    Ibrahim Rugova, tash dihet jo më në hapësirën shqiptare, por edhe në atë evropiane dhe botërore është pranuar si një lider i shquar i Kosovës, si një nga liderët më të shquar të kombit shqiptar një njeri që u gjend në kohën e duhur në një moment të historisë shumë, shumë të rëndësishme për Kosovën dhe për gjithë kombin shqiptar. Kjo dashuri e popullit shqiptar, ky nderim që i bëhet sot, kjo jehonë e tij e dëshmon më së miri këtë që thashë. (Ismail Kadare, shkrimtar) * * *



    Ibrahim Rugova, kryetar pa pallat e pa komb, luftëtar idesh, luftëtar i paqes, një burrë këmbëngulës dhe i vetmuar që e dërgoi popullin e vet drejt një të ardhmeje që nuk do të jete veçse e mirë, na përkujton angazhimin tonë dhe premtimet tona. Pa të, pa këmbënguljen e tij, pa rezistencën e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë as shpresë së lirisë për të. Ai ishte një erudit, më me dëshirë autokrat, i paparashikueshëm dhe fleksibël njëkohësisht, njeri i dialogut, luftëtar këmbëngulës, shumë popullor dhe megjithatë i izoluar, gjithnjë i sjellshëm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellë dhe maturia e bënin ndonjëherë krenar. Dhe afër tij kaloi Historia. (Ismail Kadare), * * *

    E takova Rugovën për herë të parë më 1990 në Cavtat, afër Dubrovnikut, kur Instituti Kombëtar Demokratik, me seli në Uashington, bëri njërën nga përpjekjet e fundit për të sjellë bashkë politikanët, shkrimtarët dhe intelektualët nga grupet e ndryshme etnike në Jugosllavinë që asokohe shpërbëhej me shpejtësi. U largova nga konferenca i bindur se treni tashmë ishte larguar nga stacioni dhe se grupet e ndryshme po shkonin secili në drejtimin e vet dhe të përkushtuar që këtë ta bënin me dhunë. Megjithatë, duke i dëgjuar zërat e ashpër të serbëve dhe të kroatëve, isha i befasuar nga butësia e Rugovës: ja ku ishte një udhëheqës i një grupi që është viktimizuar më shumë se të tjerët e megjithatë aty nuk kishte aspak hidhërim, asnjë sharje, aspak urrejtje. Rugova po ashtu kishe arsye të mjaftueshme personale për të mos falur: edhe babai edhe gjyshi i tij ishin vrarë nga komunistët e Titos në konfliktet civile pas vitit 1945. Duke reflektuar rreth këtij personi të pazakonshëm, patriotik dhe jo të dhunshëm, njeriu nuk mund të përmbahet nga mendimi se sa e ndryshme do të ishte skena jonë në Lindjen e Mesme po të kishin palestinezët një lider si ai. Rruga e Kosovës drejt pavarësisë ende është e shtruar me gurë, por me disa përjashtime të pakëndshme ajo nuk ka qenë e hapur me terrorizëm, dhunë dhe bombahedhës vetëvrasës. Populli i tij dhe bota duhet t'i falënderohen Ibrahim Rugovës për këtë: në butësinë e tij kishte çelik. (Shlomo Avinier, profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Jerusalemit) * * *





    Ibrahim Rugova ka qenë një udhëheqës i veçantë i popullit shqiptar në Kosovë, një udhëheqës që ndryshonte nga shumë udhëheqës shqiptarë, por edhe nga shumë udhëheqës në rajonin e Ballkanit. Udhëheqës të tillë të një forme të afërt ka pasur në botë, siç ishte Gandi, që shumë e krahasojnë Rugovën me Gandin, por siç ishte edhe Martin Luter, por edhe siç ishte Alende i Kilit. Merita e madhe e Ibrahim Rugovës është që e bashkoi popullin në një popull të vetëm që të luftonte për pavarësinë. Edhe ata që ishin për luftë në fund u bashkuan me Ibrahim Rugovën pasi ai ishte një burrë i mençur, dinte t'i zbuste gjakrat, dhe formoi një koalicion edhe me ato forca që kishin një drejtim tjetër për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Eshtë një fat i madh që ai vinte nga letërsi; udhëheqës, e nuk vinte nga politika të bënte më pas vjersha. Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë. (Dritëro Agolli, shkrimtar) * * *





    Dr.Ibrahim Rugova është personaliteti më i madh i kohës së re, ai është autor i shkrimit dhe i bërjes së historisë së lavdishme të Kosovës në këto dy decenie të fundit. Presidenti Ibrahim Rugova ishte burrështetasi i parë e më imadhi i Kosovës i cili krijoi miqësi të përhershme me vendet demokratike të Evropës e botës, e në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr.Ibrahim Rugova është lideri i parë i shqiptarëve u cili vuri themelet e shtetit të Pavarur të Kosovës. Ai është i pari Kryetar i Shtetit të Kosovës, i Kosovës së lirë e demokratike, i Kosovës së Pavarur. Burrat e mëdhenj e shkruajnë vetë historinë! Burrat e mëdhenj nuk vdesin kurrë! Presidenti Ibrahim Rugova, ishte një burrë i madh i Pavarësisë së Kosovës! (Akademik Mark Krasniqi, shkrimtar dhe kryetar i PSHDK-së) * * *



    Intelektual që bëri emër qysh në vitet '70 të sh. 20 në fushën e studimeve letrare e të kulturës shqiptare, por njëherësh i angazhuar për të çuar përpara proceset e përgjithshme emancipuese në Kosovë dhe ndër shqiptarë, veprimtar i shquar në lëvizjen kulturore të studentëve me drejtimin e gazetës Bota e re, por edhe me botimin e revistës Dituria dhe të botimeve të veçanta, Dr. Ibrahim Rugova natyrshëm hyri në qarkun e elitës intelektuale të asaj kohe. Veprimtaria studimore në fushë të letrave dhe të kulturës shqiptare që Dr. Rugova ndërmori pas fazës studentore në Institutin Albanologjik solli si rezultat veprën e tij të gjerë që shënoi rritje të cilësisë së atyre studimeve dhe njëherësh ndikoi ndjeshëm në çlirimin e opinionit dhe të këndvështrimeve në ato fusha nga shtrëngesa të ndryshme ideologjike të kohës. Rrezatimet e tij butësisht çliruese intelektuale u përhapën jo vetëm përmes veprave të tij, po edhe përmes projekteve të shumta hulumtuese, udhëheqjes së revistave shkencore e kulturore dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Me veprën e tij studimet shqiptare në fushat me të cilat ai u mor shënuan një hap cilësisht të ri. Në vitet '80 të sh. 20 në kohën e shtypjes së përgjithshme të shqiptarëve të Kosovës dr. Rugova bashkë me intelektualët e tjerë u ndodh në trysninë e përgjithshme të Serbisë, për çka u përdorën dhe mjetet e shtrëngimit të shtetit jugosllav. Qëndresa shqiptare shtypej egërsisht, ndërsa intelektualëve u binte barra që të hapnin rrugë për të shqyrtuar seriozisht kërkesat popullore për liri, barazi dhe emancipim. Në kohën e përshkallëzimit të trysnive mbi intelektualët në vitet 1988 9, Dr. Ibrahim Rugova, përmes Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës qe ndër zërat që arrinin të artikuloheshin publikisht në mbrojtje të interesave kombëtare, kulturore e të tjera shqiptare dhe fare natyrshëm u bë bashkëbiseduesi më i parapëlqyer i opinionit publik evropian në këtë fushë. Në tërë dekadën e fundit të sh. 20 dr. Ibrahim Rugova u njoh ndërkombëtarisht si lideri i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, lideri i lëvizjes së gjerë për emancipim, për çlirim kombëtar e për pavarësi të Kosovës. Personaliteti i tij u çmua lart për shpalosjen dhe begatimin e vlerave evropiane të kohës. Në vitet '90 dr. Ibrahim Rugova me Lidhjen Demokratike të Kosovës, së cilës i priu deri në çastet e fundit, u bë një nga figurat e shquara të lëvizjes politike në Ballkan drejt daljes nga shtrëngesat e përgjithshme të regjimeve komuniste, e në të njëjtën kohë drejt çlirimit kombëtar. Në këtë dekadë të rëndësishme për Kosovën Dr. Rugova dhe lëvizja demokratike së cilës i printe arriti ta ndërlidhte lëvizjen e Kosovës me përpjekjet për demokratizim në Shqipëri. Dr. Rugova ishte një nga bashkëbiseduesit substancialë në kontaktet e Perëndimit lidhur me Ballkanin. Përmes figurës së tij Kosova dhe lëvizja e saj për emancipim të përgjithshëm kombëtar, shoqëror e demokratik gjetën artikuluesin dhe zëdhënësin, u bënë të njohura dhe të pranishme në botën diplomatike të kohës në Evropë dhe SHBA. (Rexhep Ismajli, kryetar i ASHAK-ut)



    Kur e kam takuar Ibrahim Rugovën për herë të parë, ai dukej si një zë i vetmuar, në betejë të vetmuar, duke bartur një shall që thoshte se do ta varte, vetëm kur ta sheh vendin e lirë. E shikoja duke ndjekur ëndrrën e popullit të vet nën kushte të jashtëzakonshme me urtësi dhe këmbëngulësi, dhe u bëra admirues dhe shok i tij. Çfarë kënaqësie ishte ta shoh më në fund në Prishtinë pa shallin e tij! Mbaj zi për ndërrimin e jetës, së bashku me tërë popullin e Kosovës. Derisa Kosova e fitoi lirinë nën udhëheqësinë e tij, tani përjetoi një humbje të tmerrshme në një pike kritike, kur shumë punë mbeten për tu bërë. (Riçrad Hollbruk, diplomat i njohur amerikan) * * *


    Dr. Rugova ishte një njeri i madh dhe heroik që personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike të popullit të Kosovës për një shtetet sovran, të pavarur dhe të njohur nga komuniteti ndërkombëtar. Ka qenë privilegj për mua të punoja në aspektin profesional me Dr. Rugovën dhe ta konsideroja atë një nga miqtë e mi më të ngushtë gjatë rreth dy dekadave që kur u njoha me të. Përpjekja e madhe e Presidentit Rugova për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës ka të njejtat përmasa me fushatat e ngjashme paqësore dhe historike të Mahatma Gandidit, Nelson Mandelës dhe Martin Luther Kingut. (Bob Doll, senator shumëvjeçar amerikan) * * *


    Jam shumë i pikëlluar me rastin e vdekjes së presidentit Rugova. Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumë. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjes së Millosheviqit inspiroi botën. Me Presidentin Rugova jam takur shumë herë në Shtëpinë e Bardhë. Ka qenë kënaqësi, sa herë e kam takuar, sepse çdo herë më impresiononte me devotshmërinë dhe pasionin e tij për paqe, liri dhe për një të ardhme më të mirë për popullin e tij. Vdekja e Presidentit Rugova është humbje e madhe për Kosovën, por unë shpresoj se vdekja e Dr. Rugovës do t'i inspirojë të gjithë kosovarët që të vazhdojnë të punojnë më me ngulm për paqe dhe liri". (Bill Klinton, President amerikan 1992-2000) * * *


    Eshtë një realitet tragjik që të kujton Moisiun në Bibël, i cili për 40 vjet u end në shkretëtirë, por nuk u lejua të futet në tokën e shenjtë. Lëvizja për pavarësi në Kosovë është udhëhequr nga Dr. Rugova, por tani që po fillojnë negociatat ai nuk do të jetë në tryezën e bisedimeve. Eshtë e rëndësishme që trashëgimia e tij të çohet përpara. (Dejvid Filips, drejtor Ekzekutiv i Fondacionit "Eli Vizel për Njerëzimin") * * *


    Dr.Ibrahim Rugova, teoricien dhe kritik letrar para se shqiptarët të goditeshin përsëri nga gjëmat e errëta të historisë evropiane, është përcaktuar për aksion politik në mbrojtjen e 'ekzistencës'. Po ky nxënës i vjetër i Roland Bartit, i cili ka medituar dhe shkruar shumë mbi relacionet forcë-dije, nuk është angazhuar në një rrugë të çfarëdofshme, por universalizmi i tij është vullneti absolut për të luftuar për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë. Kjo e ka shtyrë të praktikojë dhe të bëjë të ndiqet një politikë e mosdhunës, absolute, e cila dukej e parealizueshme në kontekstin e luftës dhe të vlimeve nacionaliste. I etshëm për tolerancë dhe hapje ndaj Evropës, Universiteti Parisi 8 është shumë i nderuar me pranimin në cilësinë e doktorit të nderit të Ibrahim Rugovës, shkrimtar pacifist dhe i guximshëm në rrugën e tij. Të mos pyesim ne sot 'se ç'presim nga Ibrahim Rugova', por më mirë të pyesim "se ç'pret një njeri i tillë nga ne". (Irene Sokolgarsky, presidente e Universitetit të Parisit VIII, 1996) * * *



    Rugova erdhi në politikë në rrethana të veçanta dhe pasi që këtë e kërkonte nevoja e që mund ta krahasojmë me V. Havelin, i cili në vitin '86 thoshte: 'Për shkaqe të ndryshme të interesit të shkrimtarit, i cili mund të shkruajë për dashurinë, xhelozinë, për dështimin... për Zotin, ka një gjë të vërtetë që shkrimtari nuk mund ta evitojë kurrë, që është historia-situata sociale, epoka e tij që njëkohësisht do të thotë vetë politika'. Rugova është ky lloj shkrimtari që ka pranuar të mbajë mbi supe fatin e popullit të vet; është figurë e jashtëzakonshme, figurë e rrallë pacifisti jo vetëm në fjalë, por edhe në veprime. Këtë e ka vërtetuar tash shtatë vjet me gjithë pengesat dhe grackat e provokimet që ka. Rugova mban ekuilibrin mu nga ajo se si shkrimtar ka shkruar për përgjegjësinë dhe raportet e të mundshmes dhe pushtetit... Në vitin 1981 Kosova u bë pikë e kuqe e Evropës me manifestimet për liri e pavarësi që u shtypën me gjak. Procese politike, dënime të rënda. Në atë kohë Rugova ishte duke shkruar monografinë e Pjetër Bogdanit, shkrimtar i shekullit XVII, në Prizren, humanist dhe liberator i një pjese të Kosovës. Esetë e tij (1980) në 'Strategjinë e kuptimit', ishin shenja që nënkuptonin më vonë edhe në 'Refuzimi estetik', ku dëshmoi se letërsia është sipërore ndaj pushtetit, dhe se vetëm literatura ishte në formë të së mundshmes në veprimet e pushtetit. Rugova ishte i njohur me miqtë e tij Eqrem Basha e Rexhep Ismaili, të formuar në Francë, edhe pse në vitin 1985 mori qëndrim të guximshëm në mesin e shkrimtarëve, por edhe kur ishte në aksion të të shprehurit. Këtë e shpjegon në librin 'Çështja e Kosovës'. Denoncimi i terrorit së pari kaloi nga të shprehurit e letërsisë. Prej aty erdhi edhe miqësia për Francën, për studimet e tij nën disertacionin e dr. Roland Barthes (1976-1977). Semiologjia dhe strukturalizmi ishin arma e tij më e fortë. Ai ka deklaruar në libër se ka dy rrugë për intelektualin: të qëndrohet me librin dhe të merret me veprimin. Në vitin 1988 ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kur në 'Refuzimi estetik' thekson: 'Refuzim do të thotë të mos pranohet ajo që imponohet'. Më 1989 ai diferencohet, i larguar nga e drejta, i zhgënjyer; çdo i dyti shqiptar i ndaluar nga policia - do të thotë mbi 700.000 veta." ...E gjithë biografia e dr. Rugovës del nga angazhimi i literaturës që prodhoi tipin e veprimit që ai udhëheq sot: lirinë dhe demokracinë. Dr.Rugova është një çelës që hap një rrugë nga literatura në aksion politik. Rugova është përcaktuar të shkojë deri në fund të lojalitetit të tij. Politika për të është një shërbim (service), por u mbetet besnik angazhimeve të tij si shkrimtar. Kështu, sistemi i tij politik është fryt i elaborimit me situatën... E shohim atë në pozicion intermediar midis intelektualëve të Perëndimit dhe të Lindjes, duke u inspiruar, po e citoj, nga të parët për atë çka i takon teorisë, por duke e pasur të njëjtin fat me të dytët" Ai do të preferonte pa dyshim të mbetej pranë librave: në mënyrë modeste thotë: 'Nëse mbetet diçka prej meje në historinë shqiptare, ky do të jetë emri im intelektual". (Mari Fransua Alen, profesoreshë universiteti dhe koautore e librit "Çështja e Kosovës" 1996) * * *


    Nëse duhet ta them me dy fjalë, vlerësimi im për Rugovën shprehet me faktin se sot Kosova është në prag të pavarësisë, sepse pa kontributin e tij Kosova nuk do të ishte sot këtu ku është. Pra, nuk dua t'i jap individit rëndësi më shumë se ç'presupozohet në historinë moderne, por roli i figurave të mëdha të historisë, megjithatë është i pazëvendësueshëm. Në këtë kuptim, Rugova futet tek ato figura të mëdha evropiane të shekullit XX. Asnjë shqiptar, asnjë ballkanik nuk ka mundur të ketë kaq shumë histori. E veçanta e personalitetit të Rugovës është se ai arriti të krijojë një frymë, pra nuk bëri kalorësin e vetmuar, nuk e ndërtoi veten e tij si miti i Gjergj Elez Alisë, si të thuash, por veproi vërtet si një misionar i madh, mbolli frymën e tij në të gjithë shoqërinë e Kosovës, gjë që është madhështore. Rugova arriti të bindë të gjithë komunitetin ndërkombëtar se kjo është një frymë që i jep Kosovës të drejtën morale dhe politike të jetë një vend i pavarur. (Besnik Mustafaj, ministër i Jashtëm i Shqipërisë) * * *


    Dhe në shtetin ende pa vend a në vendin ende pa shtet, në kryeqytetin e të cilit vihen menjëherë shtatoret e Nënë Terezës dhe të Skënderbeut, krahas të rënëve më të fundit, populli bën President Ibrahim Rugovën, njeriun urtak dhe të vendosur, të paepurin dhe të ballëpërballshmin, vizionarin, të armatosurin pa asnjë armë, me fushëbetejë idealet dhe të drejtën, paqen, bisedimet, diplomacinë, bindjen, sa dhe robërisë së vet nuk i iku përmes plojës. Lider në pushtim, intelektual i klasit të parë, politikan sa i thjeshtë dhe enigmatik, filozof gandist në Ballkanin e egër, me një shall tradicional, metaforë e shamisë tragjike që lidhnin në krye rugovasit e tij, akademik, firmë e njohur e letrave në kulturën kombëtare, kritik letrar fillimisht, kryetar i shkrimtarëve dhe kryetar i partisë së parë opozitare, i Lidhjes Demokratike, që të kujtonte në emër Lidhjen e hershme të Prizrenit, me portretin e Papa Vojtilës në sfond, tani për të kundërshtuar hapur regjimin komunist të sllavëve të jugut, hordhitë e të cilëve i vranë babanë dhe gjyshin mbas Luftës së Dytë Botërore. Jetimi që do të bëhej ati i një kauze, asaj të çlirimit, duke iu kushtuar i tëri pavarësisë së vendit, që dëshironte ta fitonte me mjete paqësore, edhe pse kishte përballë padrejtësi, mashtrime, dhunën e një shteti stalinist, krime dhe gjak. U shmangej të gjithave dhe asgjëje. Dhe u bë ikona e paqes në popullin e vet të pakët, që e bëri të njohur kudo bashkë me veten... Ai e pa nga larg pavarësinë, më qartë nga të gjithë dhe priu si një profet në ecjen e funeraltë drejt saj, dhe në mbërritje shkoi të shplodhet për të lënë ta prekin të tjerë e të tjerë, me mijëra, vetë popullin. (Visar Zhiti, shkrimtar) * * *



    Çelësi për ta lexuar Rugovën përballë kritikës së kohës është libri Prekje lirike. Ky libër refuzon leximin e jashtëm/ sociologjizues/ideologjizues, dominant në kulturën letrare shqipe, dhe provon fuqishëm kritikën si rikrijim të veprës letrare. Aty normën e leximit e përcakton estetika e tekstit letrar e jo skemat sociale. Veprën e prodhon diskursiletrar; ajo përmbush këtë diskurs, duke qenë një shfaqje konkrete e tij, dhe asnjë strukture tjetër. (Kujtim M. Shala, kritik letrar) * * *



    Vepra Kahe e premisa, me ndërtimin, strukturimin, kërkimin, argumentimin, referencat gati shteruese, kapërcen qëllimet fillestare të një monografie dhe merr përmasat e një enciklopedie për kritikën shqiptare si disiplinë të mendimit dhe kritikën letrare shqipe si zhanër letrar. Kjo pa dyshim është vepra më e madhe e më e ndërligjshme kritike e Ibrahim Rugovës, një nga veprat më të mëdha të kritikës shqiptare, duke e bërë autorin njërin ndër mendimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë për letërsinë. (Sabri Hamiti, studiues i letërsisë) * * *



    Mund të themi se monografia e Rugovës ? Vepra e Bogdanit? na jep vizionin kritik rugovian mbi këtë autor të letërsisë sonë të vjetër, apo, siç thonë për Rasinin e Bartit, se sjell një lexim kritik, një vision autentik të një kritiku të madh për një autor të madh. Bogdani i monografisë në fjalë, thënë shkurt, është Bogdani i Ibrahim Rugovës. Kjo monografi antologjike më në fund edhe hap periudhën e studimeve bogdaniane, po aq edhe të letërsisë së vjetër shqipe. (Ramadan Musliu, kritik letrar) * * *







    Ibrahim Rugova, "kolosi i brishtë i Kosovës", siç është quajtur shpesh, është një president "siu generis". Presidentë të tillë, pa armë, pa zyre, pa ushtri, mund të tallen e të keqtrajtohen nga ata që kanë të gjitha këto, ashtu siç e tallën dhe i vunë kurorën me gjemba Krishtit. E në të vërtetë serbëve u pëlqen të tallen ashtu. E megjithatë, ky president pritet ndërkaq prej shefave të shteteve, çka jep shpresë se bota diçka ka mësuar, së paku nga historia e Krishtit. Mjafton të lexosh këtë rrëfim të gjatë të Rugovës, për të kuptuar mirë personazhin e vetë si dhe idetë e platformën e tij e të shqiptarëve. Por ajo që kapet edhe më qartë nga ky libër është se sa larg dhe sa lart qëndron ky lider shqiptar në krahasim me gjithë liderët e tjerë që e kanë kthyer Ballkanin në log të tërbimit e të zisë. Si i tillë Rugova s'është aspak një përjashtim. Përndryshe, po të ishte një përjashtim, po të ishte thjesht një poet a një vizionar vetanak, ai as do të kishte përkrahjen e gjithmbarshme të shqiptarëve e as do të zgjidhej prej tyre lider. Rugova është pjellë e një kombi, e një aspirate dhe e një qytetërimi, botës shqiptare. (Ismail Kadare, parathënie në librin "Ibrahim Rugova - Çështja e Kosovës). * * *








    Kam qenë recenzues për disa libra, madje për disa libra problematikë. Se cila ka qenë sjellja ime me shkrimtarët në atë kohë, duke përfshirë rolin tim si recensues, kushdo mund t'u drejtohet autorëve të veprave që kam recensionuar, të cilët, në fakt "kështu ka qëlluar" në atë kohë jo vetëm nuk shiheshin me sy të mirë, por kishin edhe ndonjë problem me pushtet, si: Prof. Ramadan Sokoli, Dr. Ibrahim Rugova, Zija Çela, Fahri Balliu, Arben Imami, Petraq Kolevica dhe të tjerë. Për recensionin që u vu në vend të hyrjes në botimin e librit të I. Rugovës "Vepra e Bogdanit", madje, pati kritika të rrepta në shtypin letrar, derisa u arrit në përfundimin se "nuk mund të kërkohet humanizëm në një vepër me përmbajtje teologjike". Për më tepër, kjo polemikë u bë objekt diskutimi edhe në takimin e R. Alisë me intelektualët e kryeqytetit në gusht të vitit 1990. (Shaban Sinani "Një dosje për Kadarenë") ***



    Dhe ja, krijuesi shfaqet tashti si artikulues i ëndrrës për liri, si prijës i popullit të vet. Rugova e njihte dhe e ka përmendur në studimet e veta filozofin antik Platonin, i cili poetët i mbante të paaftë në çështje shteti, i konsideronte si prijës të butë, që i mposht emocioni, mendim që u miratua dhe u përjashtua gjatë 2500 viteve. Edhe ata që pajtohen plotësisht me filozofin, nuk harrojnë ndërkaq të shtojnë: burrështetas edhe më i keq se poeti është ai që nuk ka lexuar asnjë poezi. Rugova krijues, që në nismë gjakon ta shtrijë edhe ta gjejë sa më thellë shpirtin e gjuhës dhe të mendjes, të popullit të vet ndër shekuj, që në fillim ëndërronte të gjejë shkallët e lidhjes, vazhdimësisë të këtij shpirti në kohë, t'i bëjë ato të prekshme, si fjalë dhe parafjalë, për kohën e vet, krijues që do të jetë kërkues i qartë, deri në rreptësi, i vlerave në art. Tani në rolin e prijësit, natyra paqësore dhe tolerante, tingëllojnë si misionare, në një strategji për të mos lëshuar pe, para asnjë çmimi. Ibrahim Rugova, edhe si prijës, edhe si krijues, ka zënë vend të rendësishëm në historinë politike dhe kulturore shqiptare. Ka lënë gjurmë të qëndrueshme edhe gjatë ecjes së parë, edhe gjatë së dytës. Do të mbeten vallë njësoj në mbamendjen kolektive shqiptare, vepra kritike dhe ajo politike? Mund të themi me bidje të plotë se si krijues, Ibrahim Rugova nuk do të mund të anashkalohet. Por, ndërkaq, si prijës, ashtu siç e përfundoi jetën, mbetet të dëshirojmë të njëjtën. Mbase vepra e tij në fushën e atdhetarisë do të ketë më shumë fat: do të ndërpritet tradita shqiptare që gjithçka të fillojë nga e para, me atë që vjen i fundit. Mbetet për t'u dëshiruar ndërprerja e këtij ceni shqiptar, por jo edhe për t'u besuar plotësisht, kur të kihen parasysh këto ditë zie: sidomos lotët dhe "lotët", dhimbjet dhe "dhimbjet", bindjet dhe "bindjet", të shfaqur me aq bollëk para ekraneve televizive. ( Ali Aliu, akademik dhe kritik letrar)

  13. #493
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Prishtinasit në radhë të parë ikën disa por shumica mbetën për t'jetuar në atë qytet pa lumë s'paku këtë gjë e kemi mësuar nga gjithë ata që kanë bërë ditar gjatë kohës së bombardimeve. Pra, nëse bëjmë matematik në mes atyre që ikën dhe atyre që mbetën = na del ;më shumë ata që mbetën!
    Tashti t'i thua se më shumë se NJë MILJON e GJYSMë Shqiptarë ishin në duar të Serbëve nbdërsa unë të them që në duar të Serbëve ishin të gjithë shqiptarët përpos atyre që ishin tradhtarë, kolaboracionist, spiuna, me gjak të përzier apo edhe nga martesat e perziera. Shqiptarët në duar të serbëve ishin që nga viti 1912- duke vazhduar tërë kohën ndërsa më së keqti ishin në kohën kur u HIPNOZIZUAN nga POLITIKA e Pritjes dhe e uljes së Kokës ngaqë serbët hynin dhe ua merrnin nuset në shtepi shqiptarëve ndërsa këta vetëm ulnin kokën.
    Ramush haradinaj është e vërtet që u mbështet për Muri për një kohë si pasoj e Kolones së Pestë FARKUt dhe TRADHTARIT - Tahir Zemës të cilët i hynë prapa shpindës, e mberthyen dhe në fund u dorezuan para serbëve: dhe jo vetëm kaq por tahir Zema sipas detyrës dorezoj tek serbët edhe 7 të plagosurit e Prapaqanit. Këtë gjë e di shumë mirë!
    Ibrahim Rugova s'ka pas as arsyen më të vogël të mos rrinte në Prishtinë sepse ay ishte i siguruar nga Serbët; atë e mbronin serbët dhe meqë dikush përmendi Hagën dhe Rugoven në Hägë vet Millosheviqi i tha Rugovës " Ne Ty ta kemi shpëtuar jetën sepse ti ke qenë në rrezik nga UÇK-ja".
    PRa, Rugova s'ka pas përse të largohet nga Prishtina ngaqë serbët do ta rrezikonin Rugoven po aq sa do ta rrezikonin Zoran Angjellkoviqin apo edhe Nikolla Shainoviqin.
    Ibrahim Rugova ka qenë i mbrojtur në Prishtinë nga serbët ma shumë se vet Millosheviqi në Beograd!
    Ti zoteri nuk e di se si u bë lufta dhe s^ke akoma ide ngaqë o ke qenë fëmij dhe tani ke degjuar tregime o ke qenë nga ata që ke qëndruar në kaçak pulash dhe ke menduar që nëse u kall bishti ytë u kall bishti i tërë dynjasë.
    Në Luftë populli ynë hyri për të dal ttriumfues!
    Ore zotëri,
    A e di ti se si u vra Bedri Shala, Abeja, Xhevë lladrovci, Fehmiu, Iljaz Kodra, Fatime Hetemi, Xhejlane Gashi, Agim Ramadani, Salih Çeku, Skender Berisha, Xhemajl fetahu, 7 deshmoret e Jezercit?
    Ore zotëri e di Ti që kur goditi gjylja e Topit Abenë, edhe pse e kishte ndarë në dysh Ay në atë gjendje bëri edhe disa hapa në këmbë duke pyetur: " Çka u bë me Bedri Shalën".
    Ma gjejë vetëm një të vetmen Luftë, një të vetmen në tërë Historin, pasi që po thirrësh në të, ku tërë Populli ky bë luftë?
    Por ti dhe ata si ti dhe ata që përkrahin Njeriun që rrinte i mbrojtur nga Serbët nga frika se UÇK-ja do ta vriste si tradhtarë duket se fare nuk e njihni luftën dhe se si bëhet ajo!
    Une i di te gjitha,jo nga ata qe shkruajne sot neper gazeta por nga dora e pare i di.Ski nevoje ti permendesh emrat e deshmoreve qe kane rene sepse edhe femijet i dijne.Por diqka konkrete,jo qka kane shkru te tjeret.Mire tash nje pyetje per ty....Sa ushtare te Ramush Haradinajt dezertojne dhe kalojne ne Mal te zi ne muajin prill.A e din kete.Jo nuk e din se skan shkruar gazetat,e shumica prej juve vetem ne gazeta mbeshteteni,jo ne fakte.Tjetra per 1 milion e gjysme shqiptar qe thashe ishin ne duar te shkieve,fola per kohen pas 24 marsit 1999,e jo per jistori te mehershme.Te jemi konkret.800.000 refugjat shqiptare kush i perndjeki,shkiet normal,por edhe ata qe nuk e leshuan kosoven edhe ata ishin nene kthetrat e ketyre shkieve.E sa per Prishtine ata qe kane mbet aty disave bile edhe ju kane shpernda disa letra qe te rrijne sepse e kishte mbushur numrin serbia te perndjekurve,e keshtu qe ata qe mbeten nuk i qojshin shume peshe,sepse sipas shkieve Kosova pas luftes do te popullohej nga serbet e keta shqiptare qe mbeten ishin pak.Mirepo fale zotit ky plan i akademikeve shkie deshtoi.

  14. #494
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Po mos intervenoj Amerika veq pse Rugova i hyri ne b...jo zotri Amerika intervenoj vetem ateher kur filloj luften UCK-ja se sa per Rugoven ti edhe sote serbin e kishe pas ne Kosove.

    Me thuaj dicka pse nuk intervenoj NATO,para se me ja nis lufta ne Kosove?

    Shoket e Adem Jasharit jan:Zahir Pajazit,Luan Hajradini,Fehmi Lladrovci,dhe gjith luftaret tjere qe kan luftuar per keto troje.
    Une nuk ja u humbi meritat e ushtarve te lirise, por ti duhesh te i falemderohesh zotit te gezuar qe ishte interes i Amerikes me qene Kosova e pavarur dhe Ibrahim Rugoves qe u lidh me Amerike dhe qka i thonin ata nuk ja u prishte tymin e duhanit, UCK-ja ishte prodhim i Amerikes, Amerika e ka formu uck-ne amerika e ka udheqe politiken paqsore po ashtu edhe luften e UCK-se, e ti me Adem Demaqin qe thoshe ma heret se eshte legjend se nuk e ka ngu se qka thote amerika as ne WC nuk kishe mujt me shku e lere ma pavarsine, por pak ma heret i lexova disa postime te tjera te tua dhe e kuptova se je shume i ri (21 vjeqare) paramendo ku ke qene (me cucell ne goje) kur Rugova e formoj LDK-ne dhe i priu popullit.

    Sa i perket shokeve te Adem Jasharit, ti ke qene diku kah 10 vjeqar kur ka ndodh masakra e Prekazit e nuk i din gjera, Adem Jashari ne kohen e tij nuk ka pas shoke fare, se po te kishte shoke atehere pse askush nuk i doli ne ndihme kur ishte i rrethuar tri dite nga shkijet dhe u flijua me tere familjen, populli thote:

    "SHOKU I MIRE SHIHET NE DITE TE VESHTIRA"

    Normal qe Thaqi ose ka qene ne Tirane ose ne Zvicer ne hotel diku, e tash thote se ka qene bashkluftetar i Adem Jasharit, Adam Jashari nuk ka pas bashkeluftetare, ai ka luftu i vetem. E kallxom edhe nje here se cilet jane shoket e Adem Jasharit se nuk te kuptova???????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beni-usa : 23-01-2010 më 12:41

  15. #495
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Nuk ka pasur faj qe ska shkuar ne Shqiperi ne ate kohe.U pa me vone se qfare sigurije ka qene ne Shqiperi.U vra Ahmet Krasniqi,u vra Ilir Konusheci,pastaj gazetari Ali Ukaj.Nga kush u vrane keta,nga paramilitaret serb.Jo...U vrane nga maskat,nga njerezit e ligj,e sot e asaj dite mbesin mistere keto vrasje.Pse misterie ,sepse Klosi nuk deshi ti zbardh.
    Sipas teje më sigurt paska qenë për Rugovën në Prishtinë ani pse ay, pasi paska qenë një farë " patrioti" serbët nuk e paskan prekë me asgjë. Pra sipas teje, po del që serbët nuk e paskan pas aspak frikë rugoven dhe politiken e tij sepse diget që serbët gjithmon i kanë likviduar ata shqiptarë që kanë menduar që janë të zot!
    Ajo për Ilirin dhe doktorin që ishte me të, t'lutem xemel, mos ia fut gjërave kot sepse nga kjo që po shkruan po më duket që fare s'ke njohuri.
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  16. #496
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Citim Postuar më parë nga Beni-usa Lexo Postimin
    Une nuk ja u humbi meritat e ushtarve te lirise, por ti duhesh te i falemderohesh zotit te gezuar qe ishte interes i Amerikes me qene Kosova e pavarur dhe Ibrahim Rugoves qe u lidh me Amerike dhe qka i thonin ata nuk ja u prishte tymin e duhanit, UCK-ja ishte prodhim i Amerikes, Amerika e ka formu uck-ne amerika e ka udheqe politiken paqsore po ashtu edhe luften e UCK-se, e ti me Adem Demaqin qe thoshe ma heret se eshte legjend se nuk e ka ngu se qka thote amerika as ne WC nuk kishe mujt me shku e lere ma pavarsine, por pak ma heret i lexova disa postime te tjera te tua dhe e kuptova se je shume i ri (21 vjeqare) paramendo ku ke qene (me cucell ne goje) kur Rugova e formoj LDK-ne dhe i priu popullit.

    Sa i perket shokeve te Adem Jasharit, ti ke qene diku kah 10 vjeqar kur ka ndodh masakra e Prekazit e nuk i din gjera, Adem Jashari ne kohen e tij nuk ka pas shoke fare, se po te kishte shoke atehere pse askush nuk i doli ne ndihme kur ishte i rrethuar tri dite nga shkijet dhe u flijua me tere familjen, populli thote:

    "SHOKU I MIRE SHIHET NE DITE TE VESHTIRA"

    Normal qe Thaqi ose ka qene ne Tirane ose ne Zvicer ne hotel diku, e tash thote se ka qene bashkluftetar i Adem Jasharit, Adam Jashari nuk ka pas bashkeluftetare, ai ka luftu i vetem. E kallxom edhe nje here se cilet jane shoket e Adem Jasharit se nuk te kuptova???????
    Edhe ti qenke I ri kështu që s^ke nevoj t'u thuash të tjerëve.
    Pra, mos harro që, po të mos ishte UÇK-ja s'do t'kishim as Kosovë të lirë, interesim Amerikan për Kosovën sikurse që s'do të kishim intervenim të NATO-s.
    Lexo librin për atë " pullazgjinë" për t'cilinpo thonë se si e futi Amerikën në luftë.
    Pra, spo thonë Rugova.
    Sa për Rugovën dhe politiken e tij - amerikanët e thirrën Millosheviqin në Dejton dhe pas marrveshjes së shkruar e shpallen edhe si " njeri të paqes".
    Rugova ia numeronte dhëmbët në gojë!
    Thaqi ka qenë edhe në Tiranë, edhe në Kosovë, edhe në Prishtinë, edhe në Zvicër, edhe në Bellaqevc kur hyri UÇK-ja, edhe në Likoc në takim me Hillin dhe të tjerë, edhe në Rambuje, edhe në paris, pra kudo që e donte nevoja!
    Në RAMBUJE rugova e pranoj HASHIM THAQIN si udhëheqesin e tij dhe Hashimi u prini të gjithë atyre gjatë bisedimeve.
    Edhe kur dilte nga Rambuja, ata që mbeteshin me Rugoven, s'mund të vendosnin asgjë sepse nderkombëtarët u thoshin " po e presim hashimin - kryetarin tuaj që e keni pranuar Ju të gjithë".
    Sa i përket Ademit duket që edhe ti ke qenë në pelene akoma sepse Ademi që në fillim të viteve të 90-ta u konfrontua me serbët kështu që sa për dijeni në aksionin te " Rampa e Gllogovcit" ku u vranë pesë policë ( viti 1992) të parët që dolën ishin Ademi, Hashim Thaqi dhe Besim Rama por meqë atë ditë s'kaloj kolona të nesermen ishte grupi tjetër!
    Kështu bacit - fshijë pak hundët me të tjrët!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  17. #497
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin
    Sipas teje më sigurt paska qenë për Rugovën në Prishtinë ani pse ay, pasi paska qenë një farë " patrioti" serbët nuk e paskan prekë me asgjë. Pra sipas teje, po del që serbët nuk e paskan pas aspak frikë rugoven dhe politiken e tij sepse diget që serbët gjithmon i kanë likviduar ata shqiptarë që kanë menduar që janë të zot!
    Ajo për Ilirin dhe doktorin që ishte me të, t'lutem xemel, mos ia fut gjërave kot sepse nga kjo që po shkruan po më duket që fare s'ke njohuri.
    Jo zoteri ne Prishtine kane ndejtur edhe shume figura tjera qe nuk jane vrare nga shkiet si p.sh.Adem Demaqi,Zekeria Cana e shume te tjere.Tash me thene edhe per keta se kane pas miqesi me serbet a?Nuk duhet shikuar nga ai kend gjerat.Rugova ka qene i arrestuar dhe ne burg shtepiak.Kjo dihet,dhe pikerisht Millosheviqi e perdor per ti bere shantazh dhe per te mbjell molle sherri me vone tek shqiptaret.Keshtu jane gjerat.

  18. #498
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri Lexo Postimin

    Thaqi ka qenë edhe në Tiranë, edhe në Kosovë, edhe në Prishtinë, edhe në Zvicër, edhe në Bellaqevc kur hyri UÇK-ja, edhe në Likoc në takim me Hillin dhe të tjerë, edhe në Rambuje, edhe në paris, pra kudo që e donte nevoja!

    Shume kisha pas qejf me dite se ku ishte Thaqi ne Mars te vitit 1998 kur u rrethua familja e Adem Jasharit.

    Kallxom ti mu kush i doli ne ndihme Adem Jasharit ne ditet ma te veshtira? Cilet "bashkeluftetare" te tij? Veq ne kete pytje kallxom dhe tani e dime se kush ne te vertet ishe Thaqi me shoke.

  19. #499
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Beni-usa Lexo Postimin
    Shume kisha pas qejf me dite se ku ishte Thaqi ne Mars te vitit 1998 kur u rrethua familja e Adem Jasharit.

    Kallxom ti mu kush i doli ne ndihme Adem Jasharit ne ditet ma te veshtira? Cilet "bashkeluftetare" te tij? Veq ne kete pytje kallxom dhe tani e dime se kush ne te vertet ishe Thaqi me shoke.
    Qe po te tregoj une kush ka qene.Kane qene ata qe kane vdek me te sepse Prekazi ishte i rrethuar nga shume forca serbe ne momentin kur ende varroseshin ne Likoshan shqiptaret e vrare nga shkiet pra me 3 mars

  20. #500
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga i_paEpuri Lexo Postimin
    ...valla vella sa shembull absurd paske marre he Zoti te udhezofte, Presidenti i Sllovenis modern si rugova aaa, hajde prralle hajde, Sllovenia kishte organizura policine dhe mbrotjen teritorjale kur shpalli Pavaresin dhe si la shkjet e beogardite as nga kazermat me dale, iju qi... robte per serbi, ai nuk shkoje ne barak si mjerani i shekullit i.r dhe te ruhet nga policia e armikut, ai kishte policine dhe ushtrine e vete, kjo ka nje dallim te madhe edhe mos trego mos ksi kashelashe te lutem...


    tungiii
    sa vetem ta dish kete Presidenti i ndjere Dr.Ibrahim Rugova ka me shume medalje per paqe.
    dhe ate shume se sa presidenti i Slovenise
    edhe ato sja kane dhane rrugacet LOOOOOOOOOL
    pershendetje vella dhe cdo te mira ne jete

Faqja 25 prej 103 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •