Close
Faqja 17 prej 103 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 340 prej 2056
  1. #321
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Kenge per te madhin DR. RUGOVA, njeri si ai vetem nje here ne 10 shekuj lind.



















    Fejza














  2. #322
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Beni-usa Lexo Postimin
    Kenge per te madhin DR. RUGOVA, njeri si ai vetem nje here ne 10 shekuj lind.
    i qofshum fal te madhit zot qe lind kaq rrall nji njeri si ky
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #323
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    i qofshum fal te madhit zot qe lind kaq rrall nji njeri si ky
    Amin, llap prej kur ja ke nis me u mush men?

  4. #324
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Beni-usa Lexo Postimin
    Amin, llap prej kur ja ke nis me u mush men?
    eu shyqyr qe paske ba amin edhe ti breee
    une e falenderova Zotin qe kaq rrall lind njerz si ky tradhtar se me pas lid ma shpesh vaj halli per ne
    sidoqoft flm. per aminin tan
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #325
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    “LDK-ja eshte si llastik qe lakohet por nuk thyhet, ate nuk e theu dot Millosheviqi e nuk do ta theje dot as PDK-ja”.

  6. #326
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga veli44 Lexo Postimin
    “LDK-ja eshte si llastik qe lakohet por nuk thyhet, ate nuk e theu dot Millosheviqi e nuk do ta theje dot as PDK-ja”.
    LDK-ne eshte e vertet se millosheviqi nuk e theu por ai e pergdheli
    por ata e thyen vet antaret e saj me karrika ne kuvendin e saj te fundit
    dhe PDK-ja qe e mundi keq qe dy here ne zgjedhje
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #327
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    eu shyqyr qe paske ba amin edhe ti breee
    une e falenderova Zotin qe kaq rrall lind njerz si ky tradhtar se me pas lid ma shpesh vaj halli per ne
    sidoqoft flm. per aminin tan
    E more llap pakic jeni ju qe mendoni ashtu per Dr. Rugoven, veq nejse kur te ju bashkohen shkiet e kosoves dhe ata te serbise bahni kogja shume. Se Shqiptaret e vertet kane dhane shume deshmi se dr. Rugova eshte njeri me i madh qe eshte lind ne token e Dardanise ndonjehere.

    Shkurte Fejza ne kengen e saj "GUR I REPUBLIKES" me se mire e pershkruan se qfare njeriu ishte Ibrahim Rugova (sa here po ja shkruaj emrin e tij po ngritna ne kembe). Tash edhe per Shkurten mundesh me thane se e UDB-es eshte se te gjithe shqiptart qe kan respect per DR. Rugoven udbasha jan per ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beni-usa : 27-12-2009 më 19:34

  8. #328
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-11-2009
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga veli44 Lexo Postimin
    “LDK-ja eshte si llastik qe lakohet por nuk thyhet, ate nuk e theu dot Millosheviqi e nuk do ta theje dot as PDK-ja”.
    Nuk kish si ta thente Millosheviqi se LDK ju pat ba llastik klinash atij dhe keshtu do te mebetj po ua prishen idilen luftetaret e lirise.

  9. #329
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga kapidani 9 Lexo Postimin
    Nuk kish si ta thente Millosheviqi se LDK ju pat ba llastik klinash atij dhe keshtu do te mebetj po ua prishen idilen luftetaret e lirise.
    A mundesh me tregu edhe njehere qka deshte me thane, se une per vete nuk te kuptoj fare. Jane disa fjale qe nuk mund te gjenden ne fjalorin shqip si p.sh "klinash"
    "idilen" "mebetj". Shko meso drejtshkrim tani shkruaj nese don qe dikush te te kuptoj.

  10. #330
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga kapidani 9 Lexo Postimin
    -------------------------------------------------------
    (sa here po ja shkruaj emrin e tij po ngritna ne kembe).

    thua ti.

    Mire.. mire vetem kujdes se po ulesh ne hu te tarakut e behesh kahre.
    Keto barcoleta jane demoduar, ju ka kaluar koha. Duhesh te jesh me konkret nese don te debatosh me mua.

  11. #331
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Po ce te them per kete njeri ,ky njeri ka qen e zeza e kombit,ky njeri i ka quajtuar UCK -ne TERORIST,nuk e ka vizituar familjen jashri,dhe as nje famije te deshmorve.

    Nese do te ishte e zeza e kombit nuk besoj se do te ja vlente te vizitoje kete teme fare, por juve koka ju thote ashtu e zemra ju thot ndryshe per kete arsye vini cdo mengjes dhe e vizitoni kete teme.

  12. #332
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    Ibrahim Rugova Një Epokë E Pandërprerë

    Nga Skënder Buçpapaj

    E Mërkurë, 12.23.2009,


    Ne që shkruajmë e flasim në mënyrë vlerësuese për Ibrahim Rugovën, për fatin tonë të mirë, jemi të destinuar të mos biem pothuajse asnjëherë në përsëritje. Ata që shkruajnë e flasin në mënyrë mohuese për Ibrahim Rugovën, për fatin e tyre të mjerë, janë të detyruar të përsëritin vetveten në pafundësinë më dërmuese.

    Ibrahim Rugova ka një vepër të bollshme dhe më cilësorën e llojit në letrat shqipe. Por ai është një krijues i ndërprerë. Sepse, kur u nda nga vepra letrare për t’i hyrë aktivisht politikës, ai ishte në kulmin e krijimtarisë së tij. Ibrahim Rugova ka një jetë të pasur me arritje në të gjitha fushat kryesore ku pati rolin e tij. Por ai është një jetë e ndërprerë. Sepse, kur u nda nga jeta, ai ishte më i pashtershëm se kurrë me parë. Ibrahim Rugova shënoi një epokë të tërë që mban emrin e tij, mban shpirtin e tij, vizionin e tij. Por, për një mori arsyesh, ai nuk është një epokë e ndërprerë.

    Epoka që mban emrin e Ibrahim Rugovës është epoka e daljes së çështjes së Kosovës nga errësira totale në dritën e plotë, nga injorimi në qendër të vemendjes, nga lënia pas dore, te shtruarja e saj në të gjitha tavolinat qendrore të bashkësisë ndërkombëtare. Epoka e Ibrahim Rugovës është epoka e lëvizjes së organizuar kombëtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet. Epoka e Ibrahim Rugovës është epoka e ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe e orientimit të tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian, në NATO, duke qenë në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Do të ishte epokë e ndërprerë, nëse proceset që ai i çoi përpara, deri në prag të njohjes zyrtare të shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, do të pësonin aksident. Por Ibrahim Rugova, në cilësinë e Presidentit të Kosovës, kur thoshte se treni i Kosovës tashmë ndodhet në shinat e veta, kishte parasysh se çdo marrëzi që do ta detyronte këtë tren të dilte nga shinat e veta, do të sillte tronditje fatale për ekuilibret e një zinxhiri të tërë zhvillimesh në rajon, kontinent e më gjerë.

    Do të ishte epokë e ndërprerë, nëse epoka të cilën Ibrahim Rugova e la në rrugën e saj, të humbte emrin e Ibrahim Rugovës. Një përpjekje e tillë do të ishte bumerang për vetë ata që do të ndërmerrnin një aventurë të tillë. Kjo aventurë, dihet, nuk është diçka e re. Figura e Rugovës, vepra e tij jetësore, u realizuan pikërisht duke u përballur me aventurierë gjithfarësh, qoftë vetë armiqtë shekullorë të kombit shqiptar, qoftë të sëmurët prej dobësive të tyre të panumërta nga radhët e vetë shqiptarëve. Ibrahim Rugova nuk e pati me vete pothuaj asnjëherë makinerinë propagandistike. Mediat, duke qenë në duart e së majtës ekstreme, objektivisht kanë qenë e janë në garë të pandalur me makinerinë propandistike të armiqve shekullorë. Këtë tërbim kundër Ibrahim Rugovës, si atëherë kur ai ishte në jetë, si tash kur nuk është më në jetë, autorët e arsyetonin gjoja me luftën kundër kultit të Ibrahim Rugovës.

    Kulti i Ibrahim Rugovës nuk është një kult i sajuar. Ai është një kult në të cilin Ibrahim Rugova nuk ka asnjë autorësi të drejtpërdrejtë. Ibrahim Rugova krijoi veprën e tij dhe vepra e tij krijoi kultin e Ibrahim Rugovës. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi, në mes të furisë së sharjeve, kur nuk kishe ku të vije as majën e lapsit në eter që të mos ishte plot me sharje kundër tij, populli i Kosovës votonte i tëri për Ibrahim Rugovën. Kur autor i një kulti, në mënyrë të pandërmjetëshme është populli, atëherë ai kult, është absolutisht i pacënueshëm dhe i pavdekshëm.



    Përpjekjet për çmitizimin e Ibrahim Rugovës nuk kanë asgjë të re.


    Ibrahim Rugova u bë mit i çështjes së Kosovës qysh në fillimet e hyrjes së tij aktive në politikë. Në këtë drejtim ndikuan disa faktorë. Ndikoi guximi i tij, të cilin të tjerët atëherë nuk e patën. Mençuria e tij të cilin të tjerët atëherë nuk e patën. Trimëria jashtë luftës dhe urtia jashtë kuvendit nuk vlejnë. Ibrahim Rugova tregoi trimëri në çastet më të nxehta të përballjes me armiqtë, tregoi urti në çastet më vendimtare për çështjen e Kosovës. Ai guxim dhe ajo mençuri atëherë shumëkujt i dukeshin ekstravagante. Ashtu siç iu dukej ekstravagante veshja e Ibrahim Rugovës me shall të zi në sfond të fanellës së kuqe dhe të kostumit të zi, një shkrirje e simbolikës kombëtare me formimin perëndimor të tij në shkollën e famshme të Roland Bartit. Ashtu siç dukej ekstravagante dalja e tij para gazetarëve, duke u gjetur gjithmonë plot me argumente, plot me citime nga filozofë, politikanë, mendimtarë, shtetarë të të gjitha kohërave.

    Përpjekjet për çmitizimin e Ibrahim Rugovës nuk kanë asgjë të re. Ato filluan qysh me lindjen e mitit të tij. Nisur nga përkatësia e tij intelektuale, nga butësia simpatike e tij dhe ironia çarmatosëse, gazetat perëndimore, në fillim të viteve 1990 e quanin Vaclav Haveli i Kosovës. Më vonë, kur kasaphanat që i kanoseshin Kosovës ndërruan rrugë drejt veriut, e quajtën Gandi i Ballkanit. Meqë Gandi i Indisë ishte një klerik, pati spekullantë të shumtë që u përpoqën ta ngarkojnë Ibrahim Rugovën me akuzën se po krijonte një hibrid fesh, në mënyrë që ta bënte politikën e tij të pranueshme nga Perëndimi. Ibrahim Rugova, duke e hedhur spirancën në Vatikan, konfirmonte përfundimisht se Kosova është Evropë, çështja e Kosovës është çështje evropiane dhe identiteti shqiptar është identitet evropian. Ibrahim Rugova, duke e hedhur spirancën në Uashington, konfirmonte se shpëtimi Kosovës mund t’i vijë vetëm nga kampionia e demokracisë botërore, drejtësisë botërore, të vetmi vend që mbron të drejtat e kombeve të pambrojtur, ku renditej deri atëherë Kosova, ishte Amerika. Duke e thelluar kontrastin me armikun e tij në Beograd, Millosheviçin, Ibrahim Rugova madhështohej si njeri i paqes, njeri i urtësisë, njeri i vizioneve integruese perëndimore, Kosovën e madhështonte si kultivuese të ardhmërisë të cilën gjithmonë e kishte merituar dhe padrejtësisht ia kishin mohuar, shqiptarët i madhështonte si perëndimorë të cilëve nuk iu kishin munguar kurrë cilësitë më të mira të kombeve të mëdhenj perëndimorë, por kishin qenë të detyruar gjithmonë të përballen me zgripin e mbijetesës kombëtare.

    Miti i Ibrahim Rugovës nuk ka për të qenë kurrë më në rrezik se atëherë kur ndodhte Dejtoni dhe Kosova nuk ishte pjesëtare e tij. Ky kontekst që solli objektivisht daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë, u përdor në mënyrën më të pabesë nga e majta e Kosovës dhe nga Tirana kuislinge si mënyrë për ta varrosur Ibrahim Rugovën politikisht, por ata ashtu e çuan deri në gjysëm të varrit Kosovën dhe çështjen e saj. Kjo iu dha argumente krerëve perëndimorë për t’ia vënë gishtin kokës se duke mos e dëgjuar Ibrahim Rugovën, ata kishin rrezikuar në mënyrë fatale daljen dore të rajonit të Evropës Juglindore dhe prishjen e drejtpeshimit të vetë Evropës. Miti i Ibrahim Rugovës preku perigjeun e tij, të cilin nuk do ta shikojë më as për së largu, në kulmin e fushatës së bombardimeve ajrore 78 ditore të NATO-s, atëherë kur Tirana zyrtare dhe Beogradi i Millosheviçit, menduan ta fundosin përfundimisht Ibrahim Rugovën.

    Çmitizuesit e Ibrahim Rugovës, si ata në radhët e shqiptarëve, si ata përtej Kosovës, apo të tjerë që kanë lidhje me ta andej këndej nëpër botë, nuk ia kanë falur Ibrahim Rugovës atë që e kanë quajtur cinizëm, sidomos faktin që këtë cinizëm, deri në gjoja bizantinizëm ai e ka përdorur pikërisht kundër të tjerëve, disa duke pasur parasysh Beogradin, disa duke pasur parasysh kundërshtarët politikë të Ibrahim Rugovës në Prishtinë. Njëherë një njohës perëndimor i Evropës Juglindore pati thënë se askush në botë nuk i njeh më mirë shqiptarët se i njohin serbët, askush në botë nuk i njeh më mirë serbët se shqiptarët. Ibrahim Rugovës, pra, ia merrnin për të keq pse ai e luftonte Beogradin nëpërmjet njohjes që ai kishte trashëguar dhe kishte fituar arrinte të dilte gjithmonë në pozitat e fitimtarit. Cinizëm deri në bizantinizëm ia konsideruan çmitizuesit Ibrahim Rugovës edhe faktin se të gjitha sharjet, fyerjet, mallkimet, përdhosjet që ia bënin kundërshtarët politikë Ibrahim Rugova i shpërblente me buzëqeshjen e tij karakteristike, e cila shënonte tejskajin e indiferencës së tij. Faktin që Ibrahim Rugova nuk pranonte të hynte asnjëherë në lojërat që ia sajonin, kundërshtarët politikë përpiqeshin t’ia cilësonin deri si tirani të pashpirt.


    Edhe kollosët më stoikë, nuk iu shpëtojnë dhimbjeve të plagëve.

    Ibrahim Rugova, në krye të lëvizjes kombëtare të Kosovës për liri, pavarësi dhe sovranitet, në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye të shtetit të Kosovës, mori plagë të panumërta. Asnjëherë ai nuk deshi t’i ekspozonte plagët që merrte. Ndërmjet betejave, si luani, ai mbyllej në vetvete dhe i merrte me të mirë, i vetëshëronte plagët e tij, të cilave papushim iu shtoheshin plagë të reja, pa lejuar njëra-tjetrën të vëjë kore. Shtresimi i tyre i panumërt çoi deri në sëmundjen e pashërueshme, të vetmen plagë të cilën ai e mbajti deri në fund të jetëstë shpaluar përballë bashkëqytetarëve të tij dhe përballë bashkëkombësve. Pra, edhe kollosët më stoikë, nuk iu shpëtojnë dhimbjeve të plagëve. Duke u marrë me një kollos të tillë si Çarl De Golin biografët theksojnë se gjeneralin e plagoste më së shumti shpirtligësia e mediave kundër tij, e plagoste fakti që e akuzonin për krenarinë e tij të tepëruar. “Nuk e kishte të vetën këtë krenari, thonë ata. E kishte ngaqë ishte i bindur se e mishëronte Francën. Kur ai thoshte “Ne Çarl De Goli”, kjo ndodhte, sepse ishte shndërruar në simbol të atyre që luftonin dhe përpiqeshin për Francën.” Të mos harrojmë se Çarl De Goli kishte edhe një thënie tjetër krejt të veçantë: “Kur dua ta di se çfarë mendon Franca, pyes veten time.” Dhe Çarl De Goli është një ndër ata kollosë epoka e të cilëve është shtrirë përtej dhjetëra viteve në vendin e tij gjatë dhe pas jetës.

    Ibrahim Rugova ishte kampion i shqiptarizmit, prandaj asnjëri nga ne bashkëkohësit e tij nuk kishte çfarë mësimesh të shqiptarizmit t’i jepte Ibrahim Rugovës. Me këtë shpjegohen shumë nga moskuptimet që ndodhën gjatë periudhës së jetës aktive politike të Ibrahim Rugovës. Ai i kishte marrë mësimet e shqiptarizmit bashkë me qumështin e nënës dhe kurrë nuk i kishte munguar shkollës së shqiptarizmit.

    Ibrahim Rugova ishte kampioni i shqiptarit perëndimor, prandaj asnjëri nga ne bashkëkohësit e tij nuk kishte çfarë mësimesh të Perëndimit t’ia jepte Ibrahim Rugovës. Ai solli në mendimin kritik letrar dhe shoqërore frymën më moderne perëndimore. Plot shqiptarë kanë kaluar nëpër shkollat e sotme të mendimit perëndimor, por askush nuk e ka cënuar dot rekordin e Ibrahim Rugovës. Ai solli në mendimin politik dhe në mendimin kombëtar në përgjithësi frymën më moderne perëndimore. Dhe askush nga ne bashkëkohësit e tij nuk matet dot me këtë cilësi të Ibrahim Rugovës.

    Për inat të Ibrahim Rugovës, kampionë të dikurshëm të shkollave lindore, duan të riaktualizohen duke iu kundërvënë në mënyrat më të vrazhda orientimit të natyrshëm të kombit shqiptar në rrjedhat e veta të cilave nuk iu ka munguar as në periudhat më të errëta të historisë së qytetërimit evropian dhe të qytetërimit të njerëzimit në përgjithësi. Edhe kjo përpjekje mbetet një orvatje tjetër e ndërkryer për ta kthyer mbrapsht në rrugën e saj Kosovën, tash kur ajo po prek pragun e realizimit të pavarësisë dhe sovranitetit me njohje zyrtare ndërkombëtare. Sirena të tilla të ndryshkura, të cilat disa në Shqipëri i dëgjuan më 1997 dhe e çuan vendin e kombin në zgripin më fatal, duke e trimëruar bishën barbare të ndermerrte 1998-ën dhe 1999-ën kundër Kosovës, nuk do t’i dëgjojë kurrë populli i Kosovës.

    Këtë vendosmëri populli i Kosovës e manifestoi në mënyrën më të pashembullt në mesin e atij janari aq të acartë, kur e përcillte për në banesën e fundit Presidentin Ibrahim Rugova, Qytetarin e Parë të shtetit të Kosovës, kreun e sofrës së familjes. Kur trashëgues i një epoke, trashëgues i emrit të asaj epoke, bëhet, në mënyrë të pandërmjetëshme, në mënyrë të paimponueshme, vetë populli, atëherë një epokë e tillë nuk mund të ndërpritet kurrë. Ajo do të shkojë aq larg sa shkonte vizioni i Presidentit Ibrahim Rugova për Kosovën e lirë, të pavarur dhe sovrane, me njohje zyrtare ndërkombëtare, të integruar në Evropën e saj dhe në Perëndimin e saj.

    10 qershor 2006

    Skënder Buçpapaj

    http://www.voal-online.ch/index.php?...E&article=4798
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  13. #333
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Beni-usa Lexo Postimin
    A mundesh me tregu edhe njehere qka deshte me thane, se une per vete nuk te kuptoj fare. Jane disa fjale qe nuk mund te gjenden ne fjalorin shqip si p.sh "klinash"
    "idilen" "mebetj". Shko meso drejtshkrim tani shkruaj nese don qe dikush te te kuptoj.
    Nipa shkijesh jane keta. Shqipen kane fillu me e mesu pas luftes.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  14. #334
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Zagaret enveriste kane mesuar vargjet e njejta me vite, i perserisin ato. I perserisin e i perserisin qe nje dite te bindin veten se keto shpifjet e tyre per Rugoven mbase i bejne te mendojne se mbasa ka dicka te vertete.

    Rugova o magjup, ka quajtur dore te zgjatur te Shkinise, ata qe sot edhe vete populli i quan te tille.
    A mir po te duket qe ta quaje UCK-ne,dore e zeze e shkinisa?
    Edhe nuk eshte e vertet qe populli e quan UCK-ne dore e zgjatur e shkinis.
    A din kush thot ashtu thojne do qifta tut qe gjithmon keni qen ne shperbim te UDB-se,Titos,Miloshit.

    Per fund me thuaj se cfar ka kontribuar Rugova per Kosoven.

  15. #335
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    A mir po te duket qe ta quaje UCK-ne,dore e zeze e shkinisa?
    Edhe nuk eshte e vertet qe populli e quan UCK-ne dore e zgjatur e shkinis.
    A din kush thot ashtu thojne do qifta tut qe gjithmon keni qen ne shperbim te UDB-se,Titos,Miloshit.

    Per fund me thuaj se cfar ka kontribuar Rugova per Kosoven.
    Nuk thashe se e ka quajt UCK-ne. U pa edhe ne Hage se si e mbrojti UCK-ne.

    Dore e zgjatur e Shkinise jane ata qe nuk e bene luften e nuk e bene as paqen.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  16. #336
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Nuk thashe se e ka quajt UCK-ne. U pa edhe ne Hage se si e mbrojti UCK-ne.

    Dore e zgjatur e Shkinise jane ata qe nuk e bene luften e nuk e bene as paqen.
    Po Rugova as se ka ba ,paqen as luften.

    Nuk ju pergjgije pytjes sime se cfar ka ber Rugova per Kosoven.

  17. #337
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Po Rugova as se ka ba ,paqen as luften.

    Nuk ju pergjgije pytjes sime se cfar ka ber Rugova per Kosoven.
    Te tregoj Klintoni se cfare ka bere Rugova per Kosoven.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  18. #338
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga Arb Lexo Postimin
    Te tregoj Klintoni se cfare ka bere Rugova per Kosoven.
    Pergjgjje shume me vend, po qka me ba se keta mendojn se edhe Klintoni eshte i UDB-se, se kush fol mire per Rugoven eshte UDB-ash per keta. Por ndoshta ky nuk ka faj se nuk degjon se qka thote Klintoni por veshet i kan kah Putini, Rusia.


    Gjithe te mirat ARB
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beni-usa : 04-01-2010 më 20:20

  19. #339
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Presidenti Rugova, themeltari i shtetit të pavarur të Kosovës

    L.Hajdari

    Akademi përkujtimore

    Prishtinë, 19 janar

    Një akademi përkujtimore, një vizitë në familjen e ish-presidentit të ndjerë dr. Ibrahim Rugova, dhe homazhe pranë varrit të tij. Kështu do të kalojë e gjithë dita e 21 janarit, datë kjo që shënon përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta të presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

    Zëdhënësi i presidentit Sejdiu, Xhavit Beqiri, njoftoi se akademia përkujtimore do të organizohet nën patronazhin e presidentit Fatmir Sejdiu, në të cilën përveç familjes së presidentit historik dr. Rugovës, priret të marrin pjesë udhëheqës të institucioneve shtetërore, personalitete të jetës politike, akademike, miq e të afërm të ish-presidentit Rugova. Pas akademisë përkujtimore, pritet që presidenti Sejdiu të bëjë homazhe te varri i presidentit Rugova dhe të vizitojë familjen e tij në Velani.

    Presidenti i ndjerë dr. Ibrahim Rugova nga personalitete botërore është quajtur si personalitet unikat që me shembullin e tij dha kontribut deri në shkrirje për Kosovën.

    Roli i tij në historinë më të re të Kosovës është po ashtu i veçantë, sepse ishte Presidenti Rugova që në situata më të vështira arriti të zhvillojë procese të rëndësishme dhe të udhëheqë popullin e Kosovës në një luftë të pashembullt politike. Për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me presidentin Ibrahim Rugova, ai mbetet ndërtues i paqes e demokracisë, themeltar i shtetit të pavarur të Kosovës.

    | 19.01.2010

  20. #340
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Po Rugova as se ka ba ,paqen as luften.

    Nuk ju pergjgije pytjes sime se cfar ka ber Rugova per Kosoven.
    mendimi im se politika e Rugoves e ka pru deri te Pavarsija, Kosoven
    Ibrahim Rugova Legjende

Faqja 17 prej 103 FillimFillim ... 715161718192767 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •