Close
Faqja 16 prej 103 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 320 prej 2056
  1. #301
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Vdekja e njeriut të partisë më të “madhe” në botë!

    Ka vdekur pa pyetur tarafin e partisë!




    REKUIEM PËR VDEKJEN E PACIFISTIT!



    Shkruan: Avdi Ibrahimi - Prizren, 23. 10. 2009



    ”Si i’u desh të vdiste kaq paturpshëm, në kohë kaq të ligë dhe akoma pa u bë pavarësia!”



    Sot ju paska tekur njeriut vdekja, një e drejtë e patjetërsueshme e çdo njeriu për të vdekur i’ha! Dergja nuk pyet, Xhebraili nuk, pret ta merr shpirtin në çdo kohë. S’është shaka me të or vëlla! Temperatura shumë të ulëta dimërore qëlluan për tarafët e pikëlluar partiashësh. Dhjetor të shqetësuar për ata, janar i pikëlluar për partiashët.

    Kish vdekur njeriu i partisë më të “madhe” në botë!

    Tarafët e partisë ranë në hall. Ata u mblodhën kokë më kokë. ”Si i’u desh të vdiste kaq paturpshëm, në kohë kaq të ligë dhe akoma pa u bë pavarësia!”

    - E habitshme apo jo?!

    Kishte vdekur pa pyetur njeri të partisë.

    Vdekje e pa vend pra, në këtë dimër të acartë?

    · Pse se mori vdekja dike tjetër po Pacifistin tonë?!

    O Zot sa i padrejtë dhe i pamëshirshëm u tregove kësaj here.

    · Po kush do na sjellë pavarësinë formale?!

    Heshtni thonë tarafët e partisë se udhët e të madhërishmit janë shumë. A nuk e keni ditur se mashtrimi dhe paraja ka në dorë pushtetin. Para vdekjes së Pacifistit u bë një bastisje në folenë e tij, dhe e dini mirë, shuma të mëdha eurosh, dollar e dinar u gjetën. Po sa mund të ketë ende të pazbuluara? Një trashëgimi e madhe parash të plaçkitura nga populli. Përveç kësaj trashgimie ai ka lënë një mekanizëm veprues shfrytëzimin e të mirave tjera që sjell gënjeshtra, mashtrimi dhe demagogjia, për ta rrjepur edhe më tej popullin e varfër në Kosovë. Dhe ja vdekja është vdekje, sepse është ngurtësuar trupi në jo lëvizje, i ka dalur edhe shpirti dhe s’dihet se ku ka tretur.

    Pa një, pa dy u shtrua sofra e zisë partiake, pa një, pa dy erdhën të ftuarit e të paftuarit, për çudi kishin qenë të parapërgaditur për këtë rekuiem të Pacifistit.

    · Erdhi po kush nuk erdhi?!

    - Erdhi dhelparaku dhe dhelpëra,

    - gjeldeti dhe gjeldetja,

    - çakalli dhe çakallja,

    - kameleoni,

    - maskarënia e turpërënia…

    Sa lot krokodilli u derdhën! Dhimbje kish guri dhe druri. Fundjava e janarit dhe fillim java e shkurtit ranë në zi partiake. Ky ka qenë edhe kushti për popullaritetin e tij, ai ka shërbyer devotshëm në radhët e titizmit gjakatar me përunjësi të pashembullt. U ka shërbyer pastaj të huajve, për ta gëzuar emrin e tij personal deri në ngritje të kultit, sepse ishte e domosdoshme të përdorte shumë fytyra, me përsëritje të refenit si kënga e gjelit. Mirëpo kjo i duhej më së shumti, për të bërë pa pengesa dashuri të rreme, aventura të pashembullta duke gëzuar heshtjen e miqësisë së Hënës, vetëm për të qenë i pari!

    Madhështore apo jo! Dhe pas vdekjes, prap vdekje, trashëgimi e apasionuar për një rekuiem edhe më madhështor, që ia bëri pacifisti tarafëve të tij të pikëlluar! Mendoj se ata që nuk bënë pjesë në tarafin e pikëlluar janë:

    · Lidhja e shkrimtarëve,

    · Garda kombëtare,

    · Veteranët e luftës çlirimtare,

    · invalidët e luftës,

    · familjet e dëshmorëve të kombit,

    · Levizja Vetëvendosje,

    · LKÇK-ja e sa të tjera,

    populli i pafajshëm, të cilët ai, personazhi i këtij rekuiemi, i kishte braktisë në kohë lufte për të shpëtuar prapanicën e vet në Beograd, Vatikan e gjetiu.

    - Pacifisti që se vizitoi as edhe një herë Prekazin heroik të legjendarit më në zë të botës shqiptare Adem Jasharin dhe familjen e tij,

    - ai që një fjalë të mirë kurrë nuk arriti të nxjerrë nga goja e tij për Ushtrinë Çlirimtare,

    - ai që bëri për vete dhe tarafët e tij një stemë, një këngë, së cilës më së miri do t’i përshtatej titulli: ”Kur ka ra dimri në Kosovë”.

    - Ai që u përpoq me mish e shpirt për një flamur të paligjshëm me formë e përmbajtje sikurse shervetja tij mbërthyer rreth qafe, me qëllimin e vetëm për t’i përqarë e vrarë vllezërit shqiptar mes vete, që kurrë mos e dhashtë Zoti .

    Tarafët e partiashë çirren e ulërijnë se, do të udhëtojnë në rrugën e territ që e la Pacifisti mbrapa, sikurse dikur titistët jugosllav kur përjargeshin e përqurreshin, për Titon dhe rrugën e tij që la pas ai. “Pas Titos-Tito..!” çirreshin të tillët e dikurshëm.



    Rrugë të mbarë, pra, taraf i partisë!



    Kam bindjen se historia nuk mund të shkruhet nga Pacifisti tashmë i vdekur. Historinë e kanë shkruar që moti heronjtë dhe dëshmorët e kombit. Shqiptarët kanë të trashguar lirinë dhe dashurin për atdheun, dhe jo për parti tarafësh. Historia e jonë me tradit brezash prej luftëtarësh të paepur për bashkim kombëtar rrëfen se, ka hequr qafe perandorë e monarkë, e jo më pacifizma, rrënjët e së cilave janë të cekta po aq sa mund të jetë thellësia e një moçali të tharë bretkosash të ngordhura.

    Populli shqiptar tashmë po merr në duar të veta çështjen e jetës dhe ekzistencës së tij, çështjen madhore kombëtare shqiptare, sepse në themel ka gurë, mund e gjak të ri. Ka në themel ata, të cilët vërtetë po dëshmojnë çdo ditë se janë në gjendje të sakrifikojnë për vetvendosjen e tij, por në asnjë mënyrë me “muhabete” e “llafe” liderësh, të pagëzuara tashmë si negociata me Serbi, për Serbi dhe nën Serbi.



    * Autori është anëtarë i Shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës.

    marr nga pashtriku.org

  2. #302
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ibrahim Rugova, gjithmone per Piemont e kishte Beogradin, ne vend te Tiranes!

    Ai nuk hezitonte fare, qe te nenshkruante marreveshje me Millosheviçin, pa asnje dobi per Kosoven. Edhe sikur te jetonte Ibrahim Rugova edhe sot, ai do te ishte kategorik kunder bashkimit te trojeve shqiptare ne nje shtet!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #303
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    A ende po mirreni me Ibrahim Rugoven ? Lereni more atje ku eshte . Sa gjera te mira jane bere ne Kosove pa te. Politika shqiptare pas tij ka frymuar shume me lirshem. Njehere e pergjithmone grupi ekstrem i cili kishte pushtuar pozicionet kyqe ne LDK , pas vdekjes se autokratit Rugova u thye keqas. Njerezit patriote dhe te moderuar te LDK dolen ne shehe dhe bene koalicionin e madh me PDK-ne qe i solli pavaresine e Kosoves. Ky koalicion uli tensionet politike ne Kosove, i bashkoje popullin, ngriti nje qeveri efektive te udhehequr nga nje z. Hashim Thaqi, nje ish komandant i nderura i UQK-se, nje njeri energjik dhe nje politikan dhe diplomat i zoti . Kjo qeveri dhe ky koalicion po e qon Kosoven drejt integrimeve euro-atlantike.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #304
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga SHKOZA Lexo Postimin
    A ende po mirreni me Ibrahim Rugoven ? Lereni more atje ku eshte . Sa gjera te mira jane bere ne Kosove pa te. Politika shqiptare pas tij ka frymuar shume me lirshem. Njehere e pergjithmone grupi ekstrem i cili kishte pushtuar pozicionet kyqe ne LDK , pas vdekjes se autokratit Rugova u thye keqas. Njerezit patriote dhe te moderuar te LDK dolen ne shehe dhe bene koalicionin e madh me PDK-ne qe i solli pavaresine e Kosoves. Ky koalicion uli tensionet politike ne Kosove, i bashkoje popullin, ngriti nje qeveri efektive te udhehequr nga nje z. Hashim Thaqi, nje ish komandant i nderura i UQK-se, nje njeri energjik dhe nje politikan dhe diplomat i zoti . Kjo qeveri dhe ky koalicion po e qon Kosoven drejt integrimeve euro-atlantike.

    SHKOZA nga Prizreni
    Rugova është baba i gjith atyre që tani po qeverisin në Kosovë. Të gjith i kan hy ne k.qe të Rugovës në kohen e tijë. Prandaj ti mundohu e fol cka duash por populli e ka përkrah dhe i ka dhën voten me vite po edhe në të ardhmen i kishte dhën voten bile shum të sigurt edhe për 20 vjet ai prej pushtetit nuk ish heq.

    Rugova ka qen dhe do të mbetet BABA i Kombit pikë.

  5. #305
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Sot eshte 2 dhjetori,datelindja e Dr. Ibrahim Rugova,lider historik i shqiptareve ne ish Jugosllavi,themelues i LDK-se,kryetar i Republikes se Kosoves dhe njeriu me i madh i kombit ne fund shekullin e 20-te dhe ne fillim te shekullit 21.

    Sejdiu: Presidenti Rugova njeriu që bëri epokë

    Prishtinë, 2 dhjetor - Me rastin e datëlindjes së 65 të të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, pasardhësi i tij, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe te varri i Ibrahim Rugovës. Presidenti Sejdiu tha se ndodhet sot pranë varrit të Ibrahim Rugovës, pranë varrit të njeriut i cili bëri epokë zhvillimesh në fundin e shekullit të kaluar dhe në fillimin e këtij shekulli. "Unë erdha sot me bashkëpunëtorët e mi, një pjesë e të cilëve kanë qenë bashkëpunëtorë të ngushtë edhe të Presidentit Rugova sikur edhe unë vetë, për të shënuar simbolikisht krahas gjithë asaj që e bëjmë esencialisht, ecjen dhe kujtimin e përhershëm për Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Njeriun që bëri epokë në zhvillimet më të rëndësishme të fundshekullit të kaluar dhe të fillim shekullit që jetojmë tash dhe njeriu që i mungon shumë Kosovës", tha Presidenti Sejdiu. Ai tha se rrugë dhe synim i vendit tonë do jetë integrimi i Kosovës në BE, në NATO, për të realizuar synimin dhe vizionin e themeltarit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova. "Kujtimi për të është i gjithmonshëm, vepra e Tij, prej kolosit të dijes edhe të luftëtarit për rezistencë dhe liri të vendit, do të jetë fanar ndriçues në ecjen tonë të mëtejshme. Për ne është me rëndësi që vizioni i Tij, dhe vizioni i gjithë atyre që u shkrinë dhe ranë për Kosovën të jetë i realizuar në kuptimin më të mirë, me Kosovën shtet demokratik, të prosperimit të përhershëm, dhe me Kosovën që pandalshëm karshi sfidave që ka, ec në realizimin e vizionit themelor të trasuar që herët, po edhe të Presidentit Rugova në këtë rast që është themeltar i vetë shtetit të pavarur të Kosovës, për të qenë të integruar në Bashkimin Evropian, në NATO, për të pasur të pashkëputshme miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", theksoi Presidenti Sejdiu.
    ----------------------
    U vu gurthemeli i shtëpisë të Teatrit, Operës dhe të Baletit "Dr Ibrahim Rugova"

    Prishtinë, 2 dhjetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, sot mori pjesë në vënien e gurthemelit të Shtëpisë së Teatrit, Operës dhe të Baletit "Dr. Ibrahim Rugova", në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Presidenti Sejdiu, duke e vlerësuar ditën e sotme si një ditë të veçantë për të gjithë, theksoi se Shtëpia e Teatrit, Operës dhe e Baletit shënon kulmin e pjekurisë kulturore dhe shtetërore të një vendi dhe se investimi për të bërë këtë objekt, që ka qenë projekt edhe i Presidentit Rugova, shënon një hap të rëndësishëm të përmbylljes të gjithë asaj pjese të peripecive për të ardhur në ditën e sotme. "Njerëzit e Kosovës, njerëzit e kulturës dhe të artit, miqtë tanë nëpër botë që do t'i kemi në Kosovë, do të kenë mundësi më të mirë për të ekspozuar vlerat e tyre", theksoi Presidenti. Përcaktimi që t'i jipet emri i njeriut të madh të Kosovës, Presidentit Rugova, vijoi Presidenti Sejdiu, është po ashtu një përkushtim paralel i të gjithëve që të çojmë edhe kështu një pjesë të amanetit të tij, jo vetëm për njeriun e letrave jo vetëm për njeriun e krijimtarisë së madhe, jo vetëm për hulumtuesin e lashtësisë sonë, por në të njëjtën kohë për njeriun që vuri themelet e shtetit të Kosovës. Gjithashtu, Presidenti shprehu besimin e tij se investimet që do të bëhen, njerëzit që do të merren me punën e kryerjes së objektit, do të kenë përgjegjësinë më të madhe që kjo të shkojë shpejtë dhe mirë. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Kryeministri Thaçi, ministri i Kulturës i Rinisë dhe i Sporteve Valton Beqiri, familja e Presidentit Rugova dhe përfaqësues të shumtë të institucioneve, të partive politike si dhe të artit e të kulturës në përgjithësi.

  6. #306
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    A dëgjuat: kishte vdekë Ibrahim Rugova!!!
    KURR' SHQIPERI S'KAM ME T'HARRUE
    EDHE N'VORR ME T'PËRMENDË KAM!

  7. #307
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    Rugova ka qen dhe do të mbetet BABA i Kombit pikë.
    ...per ty ka mujt mu kan edhe sllobodan milloshoviqi edhe rugova a per shqiptart me gjak 100% shqiptari kurr su kan edhe ska mu kan....kurse per juve po....


    - Rugova ka qen Vegel e Serbis

    ...duhet me denu edhe per se vdekuri....Tradhtarin

  8. #308
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    hashim tadiqi me xhavit rankoviqin jon kon me serbi dhe jon, nji shekull tuj vra serbia tash kryesia pdk dhe klysht komunista
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 03-12-2009 më 09:20

  9. #309
    jakowar Maska e vetevendosje
    Anëtarësuar
    31-05-2009
    Vendndodhja
    N'GJAKOVË
    Postime
    64
    [QUOTE=Llapi;2441087]
    EULEX MADE IN SERBIA
    EULEX UNMIK merre HASHIMIN edhe IK

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga Albanino Lexo Postimin
    Biografi e shkurtër

    Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.

    Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

    Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.

    Zoti Rugova qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.


    Ibrahim Rugova mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.

    Më 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës.

    Po në këtë vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.

    Autor i dhjetë librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut.

    Dr. Rugova është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist serb/jugosllav në Kosovë.

    Si intelektual me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

    LDK-ja u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit, edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.

    Nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

    Deklarata e Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.

    LDK-ja fitoi shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.

    Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës në atë vit.

    Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.


    Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:

    - Më 1995, Dr. Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.

    - Më 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.

    - Më 1998, Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

    - Në vitin 1999, Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

    - Në vitin 2000, Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë "Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.

    - Në vitin 2004, Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të Çmimit të Evropës janë:

    - Mbreti i Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe - Emil Konstantinesku.

    - Në vitin 2004, Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më 16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker Knoll).

    “...Në emër të 12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)

    - Në vitin 2004, Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen, zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.

    "Edhe me kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".

    "Është shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj. Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë. Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)

    - Më 9 shtator 2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Tiranës.


    Ndersa jeni anashkaluar disa fakteve tjera :

    Ibrahim Rugova, përveçse ishte student i dalluar, ai në Fakultetin Filozofik u shqua edhe si aktivist i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë (LRSJ-së). Pas një kohe, kur dëshmoi përkushtimin e tij të madh ndaj politikës së regjimit komunist, u propozua dhe më pastaj u pranua si anëtar i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë - LKJ-së. Rugova më 1971 diplomoi në Fakultetit Filozofik të Prishtinës në Degën e Albanologjisë. Si komunist i devotshëm, atij iu besua detyra redaktorit në gazetën studentore “Bota e re” dhe në revistën “Dituria” (1971-1972). Qysh në fillim të viteve të 70-ta, z. Rugova u mor edhe me kritikë letrare dhe në këtë drejtim ka shkruar disa libra, ku kryevepra e tij është libri për Pjetër Bogdanin. Në vitin 1976/77 atij do t´i mundësohet specializimi në fushën e teorisë letrare në Paris, tek prof. Roland Barthesi. Ibrahim Rugova për afro dy dekada rresht, punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë edhe kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Rugova përveç punës shkencore, në Institutë ka pasur edhe një funksion politik atë të sekretarit të LKJ-së, përmes të cilit ka ushtruar gjegjësisht ka funksionalizuar politikat programore të dala nga forumet partiake-shtetërore të KQ (Komitetit Qendror) të LKJ-së (Lidhjes Komuniste te Jugosllavise).


    Në biografinë zyrtare të Ibrahim Rugovës thuhet se: “Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan babain e tij, Ukë Rugova dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës”. Për mënyrën se si janë vrarë babai dhe gjyshi i Rugovës kam lexuar shumë versione...


    Nëse është i sakt citati zyrtarë lidhur me vrasjen e tyre, atëherë natyrshëm shtrohet pyetja logjike:


    - Si ishte e mundur që Ibrahim Rugova, (të cilit partizanët e Titos ia kishin vrarë të atin dhe gjyshin “si nacionalistë, ballistë…”), qysh në rininë e tij studentore u bë një nga aktivistët më të zellshëm të LRSJ-së(Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë) dhe më vonë të pranohet si anëtarë i LKJ-së,(Lidhjes Komuniste te Jugosllavise). dhe si tillë t´i gëzonte të gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky regjim antishqiptar?! Ndërsa, dihet mirëfilli se mijëra fëmijë, të atdhetarëve shqiptarë (që u burgosën, u vranë e u ekzekutuan pas luftës së dytë botërore, nga regjimi i Tito-Rankoviqit), përndiqeshin këmba-këmbës nga syri e veshi i UDB-së, dhe familjet e tyre konsideroheshin si armiq të rrezikshëm të shtetit jugosllavë ( !!! )…
    Ndryshuar për herë të fundit nga RiNiKi : 03-12-2009 më 18:08

  11. #311
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    Te tjera fakte, qe ju nuk i keni shenuar:

    Shembëlltyra e J.B.Titos në studimet e Ibrahim Rugovës!

    Ibrahim Rugova krahas punës në fushën e kritikës latrare në Institutin Albanologjik të Prishtinës, me përkushtim ka shkruar edhe studime shkencore-letrare kushtuar shëmbëlltyrës së Josip B. Titos. Më 9 e 10 dhjetor të vitit 1977, kur në Prishtinë u mbajt simpoziumi me moton: “Tito për Kosovën, Kosova për Titon / Tito o Kosovu, Kosovu o Titu”, Ibrahim Rugova mbajti referatin kryesor me titull: “Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”.( Shiko kopjen e studimit të Rugovës për Titon ) Në këtë studim “shkencor”, z. Rugova kryetarin Tito e cilësonte si njeri “gjenial”, “si simbol i së Mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit”, dhe sipas tij ai “gëzon një unanimitet të jashtëzakonshëm e të përgjithshëm, jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit (Jugosllavisë), çfarë e gëzonte vetëm Lenini”.


    Sakaq Ibrahim Rugova në këtë studim ndër të tjera thekson se: “Tito, duke qenë vazhdimisht në krye të shoqërisë sonë, krijoi një liri të vërtetë arti e krijimi në kuptim të realizimit të plotë të lirisë, çfarë nuk gjendet në ndonjë vend tjetër socialist, e cila ishte e pranishme vetëm në kohën e Leninit, kurse te ne kjo u bë parim shoqëror e kulturor”.

    Ky studim i Ibrahim Rugovës në vitin 1979 u botua në një libër voluminoz në faqet 407 - 410, në gjuhën shqipe dhe serbokroate. Ndërsa pas demonstratave të pranverës 1981, u botua edhe në “Zërin e rinisë” të 16 e 23 maj 1981 në faqet 20-21 etj.

    Lexo të plotë studimin e Ibrahm Rugovës:

    “Tito në letërsinë shqipe në Jugosllavi”

    Cila ishte fytyra e vërtet e Titos në sytë e shqiptarëve?!

    Ndërsa Josip Broz Tito, për Ibrahim Rugovën dhe elitën intelektuale pro-titiste të cilës i takonte ai, ishte “simbol i së mirës, i heroit, realizues i plotë i lirisë”..., nuk mund të thuhet (në asnjë mënyrë) se ishte i tillë edhe për popullin e përvuajtur shqiptar, përkundrazi ai ishte përdhunues i lirisë dhe i dinjitetit tonë kombëtar.

    Për të argumentuar këtë gjë, po i referohem fakteve historike:

    Dihet mirëfilli se pas Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar në Kosovë dhe në vise të tjera etnike (që mbetën padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze), u persekutua në format më mizore nga regjimi jugosllav i Titos.

    - Tito me shtabin e tij gjakatarë, nga viti 1944 e këndej, ka përndjekur, burgosur, vrarë e ekzekutuar mijëra shqiptarë, të cilët nuk u pajtuan me sundimin e Jugosllavisë së re të AVNOJ-it dhe si ideal patën bashkimin kombëtar; ( Shiko foton: Shtabi i Titos gjatë LDB: Bakariq, I.Milutinoviq, E.Kardel, J.B.Tito, A.Rankoviq, S. Vukmanoviq-Tempo, M.Gjilas )

    - Sipas të dhënave të atdhetarit Xheladin Hana( i cili më 15.12.1948 vritet mizorisht nga UDB-a famëkeqe ), rezulton se deri në vitin 1947 OZN-a dhe forcat pushtuese ushtarake jugosllave të J.B.Titos, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë, prej të cilëve 36.000 në Rrafshin e Kosovës; 23.000 në Rrafshin e Dukagjinit dhe 27.000 të tjerë në trevat etnike shqiptare në Maqedoni. Gjatë kësaj periudhe janë kryer 220.000 bastisje në familjet shqiptare (duke i përfshirë këtu edhe bastisjet e përsëritura në të njëjtat familje); Pastaj mbi 200.000 shqiptarë kanë kaluar nëpër duartë e OZN-ës famkeqe si dhe janë zhvilluar tetë operacione me përmasa të gjera ushtarake të ndihmuar edhe nga OZN-a (më vonë UDB-a) dhe të gjitha këto operacione janë kryer, kundër shqiptarëve, por jo edhe ndaj serbëve, malazezëve apo maqedonasve.

    - Ishte Tito ai që në shkurt 1953, në Split të Kroacisë, me ministrin e jashtëm turk Fuad Kyprili, nënshkroi “marrëveshjen gjentelmene” me anë të së cilës ripërtëriu konventën jugosllave-turke të vitit 1938, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi;

    - Ishte Tito ai që për realizimin e kësaj marrëveshjeje antishqiptare ngarkoi ministrin e brendshëm federativ, famëkeqin Aleksandër Rankoviç, ku ky i fundit pastaj themeloi një shtab operativ të përbërë nga oficerë e udbashë të sprovuar kundër shqiptarëve; Dhe ky Shtab i Tito-Rankoviqit duke përdorur të gjitha strukturat shtetërore(në nivelë federativë, republikan e krahinor), në periudhën 1953-1966 i detyroi me dhunë të shpërngulen 452. 371 shqiptarë për në Turqi; Dhe kjo shpërngulje është bërë me këtë dinamikë:

    Më 1952---------------------------- 37.000 veta

    Më 1953---------------------------- 19.300 “

    Më 1954---------------------------- 17 500 “

    Më 1955---------------------------- 51.000 “

    Më 1956---------------------------- 54.000 “

    Më 1957---------------------------- 57.710 “

    Më 1958---------------------------- 41.300 “

    Më 1959---------------------------- 32.000 “

    Më 1960---------------------------- 27.980 “

    Më 1961---------------------------- 31.600 “

    Më 1962---------------------------- 15.910 “

    Më 1963---------------------------- 25.720 “

    Më 1964---------------------------- 21.530 “

    Më 1965---------------------------- 19.821 “...

  12. #312
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    [QUOTE=Llapi;2506945]a po e prek koken ti more dai ndonjiher
    dhe a po e shef veten qe ma i keq je ti se disa shkie te Kosoves[/Q

    Kuje more kriminel i thaqit Mazi se shka je

  13. #313
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.


    vazhdojme...

    - Shtabi i Tito-Rankoviqit ishte ai që në dimrin e acartë të vitit 1955/56 shpiku aksionin për mbledhjen e armëve, ku gjatë ekspeditave të policisë / UDB-së, në format më çnjerëzore i rrahu, u keqtrajtoi e i persekutoi mbi 30 mijë shqiptarë. Në këtë operacion kriminal shtetëror UDB-a i mbyti me torturë 103 shqiptarë, ndërsa 10 mijë të tjerë u gjymtuan për jetë. Dhe ky aksion famëkeq kishte nisur pikërisht nga fshatrat e trevës së Rugovës, atje ku kishte lindur dhe kaluar një pjesë të rinisë Ibrahim Rugova.

    - Tito - ky “simboli i së mirës” së Ibrahim Rugovës, ishte ai që në periudhën 1945-1966 burgosi e dënoi mbi 280 mijë atdhetarë shqiptarë, ndonëse burgosjet e shqiptarëve nuk u ndalën dot deri në vitin 1999. Dhe po t´i referohemi të dhënave policore jugosllave, del se vetëm gjatë viteve 1979-1991 qenë burgosur e keqtrajtuar rreth 900 mijë shqiptarë, prej tyre 750 mijë në Kosovë dhe 150 mijë të tjerë në Maqedoni, Mal të Zi, në Kosovën Lindore etj. ( ...) ...


    Kjo është fytyra e vërtetë e Josip Broz Titos, i këtij simboli “të së mirës, i heroit, i mësuesit dhe i edukuesit ” të Ibrahim Rugovës...!

    ( vazhdon, nese deshorini...)

  14. #314
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.



    . . . . .

    Kush ka pas gisht ne ri-burgosjen e Mr. Ukshin Hotit?

    Pas qendrimit te Ukshin Hotit ne burg per 9 vjet (1985-1994), fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik.
    Meqenëse atëkohë këto teza të Ukshinit, i përfaqësonte edhe një parti legale në Kosovë, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve(UNIKOMB-i) atëherë me propozimin e kreut të kësaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon të bëhet Kryetar i saj. Pa humbur kohë ai harton një deklaratë politike të UNIKOMB-it, me të cilën do t´i bëhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për aktivizimin, freskimin, rigjallërimin dhe luftën politike të kësaj partie për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm në Ballkan.
    Pikërisht, në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve.
    Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë. Dhe, si për çudi, po të lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse të Mr.Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik. Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse.
    Është interesant të thuhet se, Mr.Ukshin Hoti në fjalën e tij të mbrojtjes, para gjyqit serbë, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vërtet i mbajtjes së këtij gjykimi ndaj tij.
    Ai, me këtë rast ka thënë: “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të ALTERNATIVES SHQIPTARE të Republikës së Kosovës.] Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …" - përfundon citati.

    E kreu i asaj pjese të “alternativeës shqiptare” për të cilën ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti në mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.

    Dr. Ibrahim Rugova në kohën e arrestimit dhe mbajtjes së procesit gjyqësor kundër Mr. Ukshin Hotit, në Prizren, ishte kryetar i “alternativës shqiptare” gjegjësisht ishte kryetar i disa “organeve me përgjegjësi politike”, përmes të cilave ka vënë nën kontroll gjithë aktivitetin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës).

    Sa për ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:

    - Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;

    - Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;

    - Kryetar i Republikës së Kosovës;

    - Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;

    - Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe

    - Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

    Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RiNiKi : 03-12-2009 më 18:03

  15. #315
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://kosova.albemigrant.com/wp-con...i-repishti.jpg Ne foto Profesor Sami Repishti)

    Qe nga viti 1990 e deri sot, une e perkraha me ndergjegje te plote kete figure madhe-shtore te historise bashkekohore te Kosoves martire, e cmova punen e tij, dhe dhashe kontributin tim modest cdo here qe ai e kerkoi. Sot, une vajtoj nji udheheqes shqiptar qe lindi e rriti nana shqiptare, nji shembull te shkelqyeshem te fisnikerise dardane, nji inte-lektual te ndershem e perparimtar, e nji burre shteti qe arrijti shkallen superiore te njihet ne histori si “babaj i kombit” per ma shume se dy miljone shqiptare te Kosoves.
    Profesor Sami Repishti: LAVDI PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA
    Me 22 janar 2006, ne Prishtine, Kosova e Lire, pushoi zemra fisnike e Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova.
    Vdekja e tij, ne moshen 61 vjecare, megjithese jo e pa-pritun, ka trondite zemrat e miljona shqiptareve, dhe miqve e huej ne cdo kand te botes. Humbja e tij ne nji periudhe kritike per trojet dardane e per kombin shqiptar e ban kete humbje edhe ma te thelle. Ngushellimet tona ma te ndieshme per familjen Rugova, kole-get e tij, dhe te gjithe vellaznit e motrat tona shqiptare te Republikes se Lire te Kosoves.

    Une e njoha Presidentin Ibrahim Rugova ne prill te vitit 1990, kur ai me koleget e tij erdhen ne Washington,D.C. I qarte ne mendime, i bindun ne drejtesine e kauzes tij, i frymezuem nga idete perparimtare dhe demokratike te botes euro-atlantike, Dr. Rugova kerkoi me binde Administraten amerikane ne drejtesine e kerkesave te tia per mbrojtje te popullsise shqiptare te persekutueme nga autoritetet komuniste serbo-jugosllave, dhe per njohjen e identitetit shqiptar te atdheut tij. Kete mision ai e kreu me sukses, tue fitue kredibilitetin e Kongresit dhe Ekzekutivit amerikan. Fale punes tij, sot “problemi shqiptar” ne ish-Jugosllavine ashte ne rendin e dites se diplomacise botenore, e sidomos amerikane.

    (Ato dite, Shqiperia per Kosoven ka qene nji udhetare e hutueme ne mes te dy boteve: njena e vdekun bashke me ramjen e turpshme te komunizmit, dhe tjetra e traumatizueme nga mbas-efekti i ketij fenomeni te shemtuem,dhe e paafte me linde si “bote europiane”)

    (Ne foto Profesor Sami Repishti)

    Qe nga viti 1990 e deri sot, une e perkraha me ndergjegje te plote kete figure madhe-shtore te historise bashkekohore te Kosoves martire, e cmova punen e tij, dhe dhashe kontributin tim modest cdo here qe ai e kerkoi. Sot, une vajtoj nji udheheqes shqiptar qe lindi e rriti nana shqiptare, nji shembull te shkelqyeshem te fisnikerise dardane, nji inte-lektual te ndershem e perparimtar, e nji burre shteti qe arrijti shkallen superiore te njihet ne histori si “babaj i kombit” per ma shume se dy miljone shqiptare te Kosoves.

    Presidenti Ibrahim Rugova, njeriu dhe vepra, do te mbeten gjithehere nji individ-subjekt i mirenjohjes, dhe nji subjekt-objekt studimi e interpretimi qe do te pasunojne historine tone kombetare shqiptare. Per 16 vjet me rradhe, intelektuali i angazhuem shqiptar, Dr. Ibrahim Rugova, ka jetue me litar ne gryke. Ma ne fund, e mundi smundja, e heshti vdekja fizike. Por Ibrahim Rugova ashte nga ata qe tejkalojne prakun e vdekjes e fitojne permasa universale, ne kohe e hapesine. Kjo figure e shqueme bujarie dardane, ka marre permasa te perhereshme qe mundin edhe vdekjen.

    Pushofte ne paqe e lavdi te perjeteshme!

    *

    Madheshtia e personalitetit te Ibrahim Rugoves u realizue sidomos kur ai perballoi dilemen e terrorit millosheviqian : a duhet te terhiqemi para nji realiteti te ketill qyshe ne fillim, a duhet ta denojme, si duhet te reagojme? A duhet te perpiqemi me e tejkalue, tue e cveshe lakuriq murtajen e terrorit komunist serb para botes e qytetnueme, tue fitue keshtu simpatine e botes, si viktime e pafajshme qe refuzon dorezimin pa kushte? Pergjegja qe dha Dr. Ibrahim Rugova ka qene rezistenca aktive me mjete paqesore,- jo agresionit, jo shtypjes, jo nenshtrimit, dhe jo dhunes si arme e qendreses se patundun , deri ne fitoren finale, te larget ndoshta, por te sigurt.

    2

    “Levizja e jone- shkruente Dr. Rugova – ka linde nga nji domosdoshmeni (e imponue-me), dhe nga nji zgjedhje e jona (e ndergjegjshme). Populli e kuptoi se me kohe, na do te fitojme. Ai kupton gjithashtu se nuk ka zgjidhje tjeter vec vete-permbajtjes kur ballafaqo-het terrori…Nji lufte ne Kosove, don te thote masaker… Ne pesojme dhunen shtetnore dhe segragacionin. Qe kjo gjendje nuk ashte nji lufte e hapun, ashte merita e politikes sone paqesore te rezistences.”

    Dr. Ibrahim Rugova ka qene arkitekti dhe mjeshtri i punes qe zbatoi kete politike!

    Si rrjedhim, nji shoqeni e re shqiptare ka linde ne Kosove! Sot, vellaznit e motrat tona po ndertojne nji jete te re, moderne: nji vazhdimesi kulturale, morale e politike ne Kosove me nji fjale, esencen e nji identiteti dardan te njimendte, para-ardhes i lirise se vertete per te gjithe. Filozofi shqiptar, Ibrahim Rugova, qe humbi gjyshin, dhe babajn 27 vjecar ne vitin e mbrapshte 1945, dy viktima te terrorit serb, dhe qe perjetoi ne Kosovne martire vitet e ”vrasjes kolektive te nji populli te heshtun…” (Ch.von Kohl), shprehet keshtu: ” Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje, na nuk do ta lejojme! Perndryshe, do te desh-tojme ne perpjekjen tone me kepute zinxhirin e dhunes (ne vendin tone)…Na jemi angazhue me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes (se perendimit)”

    Kjo kethese shenon edhe lindjen e patriotizmit te ri e modern ne trojet dardane!

    Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove ishte perbuzeja e ‘rendit politik’ dhe “qetesise” qe mbeshtetej ne bindjet terroriste qe perjashtojshin ekskluzivisht dhe sistematikisht qeverisjen e qytetareve, dhe te drejtat e tyne me marre pjese ne shoqeni e shtet. Kundershtimi qe i bahej sistemit komunist ne Kosove nuk ishte vetem perbuzeja e nji qendrimi imoral te papranueshem, i nji perspektive politike qe sakrfikonte te drejten e cdo individi me qene i lire. Ky kundershtim merrte formen e rezistences koshiente, kur shtypja e pushtetit te kuq poshtenonte qeniet njerezore, dhe ne formen ma te ulet- sido-mos te pambrojtunit., to dobettit, qe vuejshin pa za ne nji heshtje mbytese. Ky kunder-shtim qe u konkretizue ne rezistencen e organizueme kunder murtajes komuniste serbe ne Kosove ushqeu shpirtent e te gjithe pjesemarresve te revoltuem, sikur dojshin me thane:

    O vella, o moter! Une jam me ju! Ju jeni ne zemren time, ne mendjen time, si nji deshmi e gjalle e mesazhit tuej ringjalles qe premton shpresen, shpresen e lirise per te gjithe njerezimin!

    Njeriu duhet te kete nji ndjenje te forte lidhje me nji tjeter njeri. Ne mungese te kesaje ndjesie, asgja nuk na afron. Dy qenie njerezore jane te huej per njeni tjetrin. Linde nevoja e pjesemarrjes se pandashme ne njerezimin mbar. Ushqehet e kultivohet ndjesia e bash-kesise, e afrimit, e unjisimit ne nji qellim te perbashket, ne nji rruge te perbashket…ne ndertimin e mbajtjes se nji bote te perbashket. Ky ashte revolucioni paqesor i Kosoves se okupueme. Dhe, ky ka qene edhe mesazhi i levizjes paqesore te Kosoves qe udhehoqi Dr. Ibrahim Rugova. “Kjo ashte rruga e rezistences politike e civile e inspirueme nga nji intelektual i formuem ne shkollen qe refuzon dhunen, ne shkollen e universalitetit te te drejtave, dhe te demokracise.” (Allain e Galmiche)

    Ky ashte edhe patriotizmi i ri e modern qe zhvillohet sot ne trojet dardane!

    3

    Per shqiptarin Ibrahim Rugova, nji Kosove e lire dhe e pavarun ka qene esenca e mendimit tij. Trashegimi tij, deshira tij ma intime, bota e tij qe asgja tjeter nuk e zevendson ose ndryshon, ashte nji esence qe tejkalon cdo gja tjeter ne jeten e tij… Per boten e Rugoves, aty ku mbarojne vlerat e trashegueme shqiptare, aty fillon anti-shqiptarizmi. Per breznine e Rugoves, nevoja e absolutes ne boten e kaosit ka qene – e une mendoj se akoma mbetet – e zevendsueme nga shqiptaret me nji perqafim pa kushte te tokes dardane qe disa here ka marre edhe tone fanatizmi, dhune e agresioni. Kosova e lire dhe e pavarun qe andrroi Ibrahim Rugova, po kultivon patriotizmin e ri dardan…!

    Per intelektualin Ibrahim Rugova nji Kosove e lire dhe e pavarun, dhe hymja ne Europe kane qene dhe mbeten nji element i fatit shqiptar, nji paevitueshmeni historike. Ai mendoi per ate, e studjoi ate, e perfytyroi me nji konfidence te plote ne te ardhmen, dhe priti per momentin e duhun me realizue kete element te fatit shqiptar. Kjo ka qene andrra e tij qe ai ushqeu me kujdes, e dashunoi dhe e shperndau rreth e rreth vehtes, per miq e kundershtare njilloj. Intelektual i frymezuem nga idete e Renaissances europiane dhe idealet e humanizmit kontinental, ishte i pergatitun me pranue modernizmin. Ne shekullin qe jetoi, mendimi i tij intelektual nuk ka qene nji kercim nga konceptet mesjetare ne modernizmin e shekullit njizet. Qe nga studjuesi i Pjeter Bogdanit deri te studenti i Roland Barthes ka nji vazhdimesi pa nderpremje kujdesi per njeriun. Per Dr. Ibrahim Rugoven, nji komb perbahet nga qenie te lira, te krijueme nga Zoti –qe ai besonte- si individe te lire me vullnet te lire (nji fryme kristiane qe ai njohu mire), individe qe jetojne, e mendojne me plot ndjesi.

    Ai kuptoi se nji “ideologji” nuk duhet te jete per asnji arsye qofte, “la somma sapienza”, as jeleku i ngushte, ligji “hyjnor” i padiskutueshem dhe i paprekshem. Njeriu, duhet te mbetet qendra e vemendjes sone; cdo gja tjeter mendohet ne funksion te sherbimit per njeriun, e vetem per njeriun. Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte kete aksiome, dhe nuk e trathetoi asnji here. Ai zgjodhi aksionin “…me qellim qe kombet e Ballkanit nji dite te pranojne jeten e perbashket, qe te provoje se ashte e mundun mbrojtja e nji kauze kombetare pa ra ne kurthin e nacionalizmit.” (Allain e Galmiche) Perndryshe, ai do te kishte kalue oret e gjata ne biblioteke…!

    Intelektuali aktivist Ibrahim Rugova e kishte te qarte diferencen ne mes te shqiptareve te shtypun, e serbeve shtypes ne Kosove! Te paret njohin vehten plotesisht ne imazhin e krijuem nga vete popullsia shqiptare e Kosoves. Ata identifikohen me vendin e tyne, shkrihen ne boten e vendit tyne, marrin pjese ne jeten e vendit tyne; me nji fjale, ata pranojne me jetue ne nji gjendje te mbarsun me tragjedi. Te dytet,. mohojne identitetin kosovar, dhe interesi i tyne ashte vetem akademik, ose tregtar. Serbet nuk e “ndjejne” Kosoven. Prandej, shqiptaret vuejne, dhe luftojne kunder kaosit te ngjarjeve tragjike qe, me ngulm, ata perpiqen me i transformue ne nji levizje njerezore e clirimtare…!

    4

    “Na garantojme se nuk do te kete hakmarrje; nuk do ta lejojme! Ne qofte se qeveria jone qe neser vjen ne fuqi do te lejonte nji gja te ketill, kjo don te thote se qeveria jone nuk ka thane gja, nuk ka ba gja me kepute zinxhirin e dhunes. “Populi i Kosoves ashte angazhue nga Ibrahim Rugova me adoptue vlerat politike e shpirtenore te Europes.” (Allain e Galmiche). Perseri, kjo ashte filozofia e nji intelektuali shqiptar qe ka humbe gjyshin e baben 27 vjecar , viktima te terrorit kmunist, ne vitin e mbrapsht 1945. “ I vrane si kafshet…” shprehet Ibrahim Rugova qe predikon rezistencen paqesore…!

    Sa e madhe ashte distanca, sa i nalte ashte superioriteti i udheheqsit Ibrahim Rugova, ne krahasim me ate te Sllobodan Millosheviqit qe zhyti Ballkanin ne furine e luftes e shkaterrimit. I pari ne piedestalin e respektit nderkombetar e kandidat per cmimin Nobel per Paqe; i dyti kriminel lufte para Gjykates Nderkombetare per Krime Lufte ne Hage…!

    Kjo “levizje” per adoptimin e vlerave politike e shpirtenore te Europes perfaqeson esencen e nji identiteti dardan te njimendte per cdonjenin, dhe ashte para-ardhese e lirise fizike per te gjithe, pa perjashtim. Nga nji zhvillim i ketill, spjegon Dr. Ibrahim Rugova,

    ” njerezit angazhohen per nji te ardhme ma te mire; te bashkuem, ata angazhohen, mobilizohen. Ata jane koshiente per kete. Ashte ceshtje jete o vdekje”.

    Linde solidariteti i te persekutuemeve!

    “Ata (serbet) kane pushtetin; na kemi autoritetin,” shkruen Ibrahim Rugova. “Kjo ashte, ne fund te fundit, baza e qenies sone, paradokset e tyne, ‘te qeshurit nen hijen e litarit’” Kjo ashte arsyeja qe “…populli pa dyshim ma i shtypun ne ish-Jugosllavine ka linde popullin ma te lire”, shkruen gjykatesi francez Antoine Garapon.

    “Ketu kam njohe Rugoven. Ai nuk ka ndryshue. Ai ashte gjithenji ai qe ka qene. Rugova ashte nji njeri i rralle, nji ne cdo njiqind vjet, dhe sot ai ashte shpirti i Kosoves.” shprehet prof. Musa Jupolli, i Universitetit te Parisit.

    *

    Sot, vajtojme humbjen e ketij apostulli te paqes dhe lirise per te gjithe. Por nji dite, poeti, qe dielli e hana e yjet e shoqenojne ne boten qe per ne te tjeret mbetet e erret, do te kendoje…bashke me lyren e tij te prarueme. Sepse, sot para kesaje viktime te rame nga smundja e pasherueshme, njerezimi ushqehet me nji mesim, fisnikerine e te cilit vetem poeti goje-arte ashte ne gjendje me shprehe….

    Poet! O kangetar i oreve te dallueme! Mbaje sot per ne te gjalle ndjenjen naltesuese te frymezimit qe na mbushe keto dite soditja e paepun e bujarit te shuem dardan…!

    22 janar 2006

  16. #316
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Rugova është baba i gjith atyre që tani po qeverisin në Kosovë. Të gjith i kan hy ne k.qe të Rugovës në kohen e tijë. Prandaj ti mundohu e fol cka duash por populli e ka përkrah dhe i ka dhën voten me vite po edhe në të ardhmen i kishte dhën voten bile shum të sigurt edhe për 20 vjet ai prej pushtetit nuk ish heq.

    Rugova ka qen dhe do të mbetet BABA i Kombit pikë.
    Ndoshta baba yt po, veq mos e thuj kete fjale para babes tende se mund te te prekte.
    Shendet

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  17. #317
    i/e regjistruar Maska e RiNiKi
    Anëtarësuar
    30-01-2006
    Postime
    199
    B.RR.RR.


    fegi,

    Ama me ato fakte qe i kam postuar me larte jane deshmi te kunderta me at qe ti i ke paraqitur duke i referuar prof. Sami Repishti. Nese i ke lexuar ato qe jan postuar, e verene se eshte ne thelb dicka tjeter e verteta.Keto qe ky profesor i ka shenuar, jane thesht ashtu siq ka pasur ai ose ti deshire te jene...
    Ndryshuar për herë të fundit nga RiNiKi : 05-12-2009 më 03:33

  18. #318
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    Qe nja dy fjale ne kenge per Dr. Rugoven, njeruin me te madh te te mileniumit.

    http://www.nme.com/awards/video/id/C...search/mirsadi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beni-usa : 25-12-2009 më 13:29

  19. #319
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    31 janar 2006 /TN /QIK

    Shkruan: Ilir MATI

    Përgjithësisht, edhe laikët, mahniten nga magjia e tempujve të feve të ndryshme, të cilët imponojnë miliona njerëz në botë . të meditojnë në qetësi hyjnore. Kohë meditimi në shumë kultura janë edhe çastet e ngjarjeve të mëdha të popujve që i përbëjnë.

    Fitoret në luftë, humbjet, përkujtimet e bëmave të zotit marruk të luftës Marsit, shakullimat natyrore, gjëmat e mëdha, të gjitha kamë mes tyre meditimin vetjak dhe shpesh herë të krejt gjindjes. Meditim gjithmonë për gjetjen e rrugëve për jetë më të mirë.

    Ne shqiptarët në doket tona, ato që latinët i quanin mores, etruskët tradita, sllavët zakone, pra në përvojën e grumbulluar, të ruajtur e të përdorur në jetën e përditshme, çast meditimi kemi edhe humbjen e njerëzve të dashur, të shquar dhe shoqërisht të vyer. Janë çaste kur koha ngrin. Ngrijnë hasmëritë, zëmëratat.

    Ngrijnë punët në arë, ngrijnë dasmat dhe njerëzit mblidhen për mort. Ngushëllojnë dhe ngushëllohen. Shihen sy më sy e durojnë ato që edhe gurit po ti bien e shkatërrojnë. Qajnë halle e thurrin vaje, vargje e rapsodi. Presin miq e dashamirë. Respektojnë vdekjen edhe jetën.

    Një nga këto çaste meditimi është zia kombëtare për humbjen e Ibrahim Rugovës. Humbje e paralajmëruar, shumë herë më shumë e dhimbshme prej shkakut të saj, prej sëmundjes që ende sot mund edhe shkencën.

    Meditojnë bijtë e shqipeve për fatin e tyre të nxitur, shtyrë përpara drejt paqes dhe progresit edhe prej veprimit, mendjes dhe zemrës të Ibrahim Rugovës. Rrinë e mendohen shqiptarët për rrugën e bërë, për kulturën e tyre të spikatur të mbijetesës, për shtegtimin ndër kohëra, qepur maleve të ashpra, duke kënduar brengat e veta ndër kulla shekullore, lëndina mahnitëse si ato të grykës së Rugovës dhe burime madhështorë si ai i Drinit të Bardhë.

    Shtegtim i gjatë, vetëm ndër kohëra, sepse në hapësirë aspak duket se kanë lëvizur shqipet që nga vendi ku kanë ngjizur kulturën e tyre. Kulturë, historia e të cilës, të paktën në dy shekujt e fundit, është keqtrajtuar në historiografi si pak histori të kulturave të tjera të planetit Tokë.

    Dhe në meditim, tek shohin shqiptarët se në mortin e Rugovës vijnë nga gjithë bota burra shtetesh, njerëz të artit, të kulturës, të shkencës, njerëz të paqes e të mendimit të lirë, kuptojnë se rruga e zgjedhur me prijës Ibrahim Rugovën është ajo e duhura, drejt paqes dhe progresit, me të gjithë ata popuj që besojnë tek shoqëria e hapur, e lirë, e cila rregullon veteh me ligje të bazuar tek të drejtat e njeriut dhe zbatimi i tyre.

    «Ngushëllime ! Ju pastë lënë rrugën e mbarë Ibrahim Rrugova dhe uratën për paqe e përparim ! » - shndërrohet në mendjen e shqiptarëve çdo shprehje sysh, shtrëngim dore, përqafim, pjesëmarrje e miqve dhe dashamirëve të huaj në mortin e Ibrahim Rugovës.

    Dhe tek shohin shqiptarët se pranë Rrugovës, në çastin e lamtumirës, janë afruar të gjithë ata që i qeverisin, në meditim e sipër bëjnë lutjen :

    « Lutemi që të merrni shembull nga Ibrahim Rrugova, ju që na qeverisni. Kuptoni se interesat e kombit në këtë çast udhëkryq të historisë sonë, janë të tilla që ju detyrojnë të pushoni çdo mosmarrveshje mes vedit. Të pushoni nxitjen artificiale të xhelozisë, rivalitetit politik.

    Të uleni e të konvergjoni mendimet dhe këndvështrimet e ndryshme në të mirë të kuptimit, të shtrimit e të zgjidhjes të të gjitha problemeve qeverisëse që ka vendi i shqipeve. Në të kundër do të çoni ujë në mullirin e atij dhe atyre që në majë të gjuhës kanë pasur, kanë e do të kenë fjalën se shqiptarët nuk dinë të qeverisen. »

    Tre ditë zi kombëtare, tre ditë kohë meditimi, reflektimi, kuptimi të çështjeve të mëdha për të cilat jetoi, punoi e na la uratën Ibrahim Rrugova.

    Shumë uratën e Ibrahim Rrugovës e kuptuan kështu : « Të doni Shqipërinë do të thotë të doni veten, të tjerët, mjedisin që na rrethon dhe të vërtetën në lidhje me jetën në paqe e drejt progresit. »

    Tiranë, 30 janar 2006

  20. #320
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-08-2005
    Postime
    98
    8 shkurt 2006 /TN

    T’ia shpërblejë edhe zyrtarisht përpjekjet e tij paqësore për pavarësi. Ia ka më borxh të mos e zhagisë më zyrtarizmin e saj. Ia ka më borxh të mos lejojë ndonjë alternativë tjetër pos kësaj. Se shkel mbi parimin e vet për paqë. Shkel mbi kulturën e lartë politike të këtij populli, kulturë kjo që u pasqyrua përmes figurës së ndritur të Presidentit tonë. Po shkel edhe mbi mundin e vet që e dha, për ta ndalur dhunën serbe në shqiptarë. Ajo ( bota përparimtare) këtë detyrim duhet ta shlyejë sa më parë ndaj dr. Ibrahim Rugovës...

    Nazmi LUKAJ

    Pjesëmarrja aq e madhe e popullit për t’i bërë homazhe Presidentit në një mot shumë të acartë, dhe në ditën e varrimit të Tij, ishte nderimi që ia bëri ai dr. Ibrahim Rugovës për angazhimin 16-vjeçar për pavarësinë e Kosovës. Me të drejtë u tha se ai varrim ishte edhe një rireferendum popullor. Emri i Presidentit ishte i lidhur ngushtë me pavarësinë. Prandaj populli u mblodh i madh e i vogël për ta nderuar Atë. Bota, edhe një herë, u bind se sa të përkushtuar janë shqiptarët në rrugën që ua trasoi dr. Rugova.

    Edhe një herë, shqiptarët i dëshmuan asaj se, pos kësaj rruge, çdo alternativë tjetër për ta është e papranueshme. Edhe një herë, ia bënë të qartë se kulti që kanë krijuar për personalitetin e Presidentit, është kulti që rrjedh nga synimi i vetëm i tyre-pavarësia, që e kanë njëjtësuar me emrin e Ibrahim Rugovës. Prandaj, nderimi aq i madh që iu bë nga populli, është nderimi që ia bëri ky (populli) vullnetit të vet për pavarësi.

    Bota(përparimtare) e çmoi politikën paqësore të Presidentit tonë për liri. E quajti Gandi i Kosovës. Ajo e përkrahu luftën e armatosur, sepse dr. Rugova ia hapi rrugën për ta pasur argumentin se Serbia nuk deshi me paqë ta zgjidhë çështjen e Kosovës.

    E shpëtoi pa e masakruar militarët dhe paramilitarët e Milosheviqit, kur e zunë rob lufte. Se politika e tij paqësore dhe e mençur kishte krijuar shumë miq në botë. Ajo e kishte bindur botën se populli shqiptar është një popull shumë i civilizuar. Dhe, si tillë, e meriton t’i heqet qafe dhuna serbe. Politika vizionare e Presidentit, tash të ndjerë, bëri që bota përparimtare të vendosë t’i thotë ndal asaj dhune. E ndali, dhe këtij populli ia solli lirinë.

    Tash ajo ( bota përparimtare) ia ka vetëm edhe një borxh dr. Rugovës: t’ia shpërblejë edhe zyrtarisht përpjekjet e tij paqësore për pavarësi. Ia ka më borxh të mos e zhagisë më zyrtarizmin e saj. Ia ka më borxh të mos lejojë ndonjë alternativë tjetër pos kësaj. Se shkel mbi parimin e vet për paqë. Shkel mbi kulturën e lartw politike të këtij populli, kulturë kjo që u pasqyrua përmes figurës së ndritur të Presidentit tonë.

    Po shkel edhe mbi mundin e vet që e dha për ta ndalur dhunën serbe në shqiptarë. Ajo ( bota përparimtare) këtë detyrim duhet ta shlyejë sa më parë ndaj dr. Ibrahim Rugovës. Duke e shlyer këtë detyrim ndaj Tij, zhduk çdo mundësi të daljes në skenë të një politike radikale. Nëse s’e bën këtë, përpjekjeve paqësore të Ibrahim Rugovës për pavarësi, do t’i mbetet borxh.

    E, mbi vete, do ta marrë përgjegjësinë e radikalizmit të mundshëm. Shqiptarët askush më s’do të mund t’i fajësonte për asgjë. Këtë detyrim duhet ta jetësojë ndaj Njeriut që u thirr në parimet e saj: në parimet e paqes. Duhet ta jetësojë për ta nderuar deri në fund politikën paqësore të Gandit tonë. Për t’i nderuar parimet e veta, të cilat i proklamoi
    Ai.

    Populli dhe emri i dr. Rugovës ishin, dhe janë një. Kjo u dëshmua, edhe një herë, në varrimin madhështor që ia bëri populli. A ka shembull më të fortë për t’ia përkujtuar botës përparimtare detyrimin që ka ndaj kësaj figure, ndaj ikonës së Kosovës? Ky detyrim duhet të jetë ndërgjegjja e saj.

Faqja 16 prej 103 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit..
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 04-10-2010, 04:41
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •