Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Deshtimi i Drejtesise kosovare...

    OSBE: Drejtėsia kosovare dėshtoi nė gjykimin e krimeve tė luftės

    PRISHTINE (23 Shtator) - "Nė shumė raste gjyqėsia kosovare ka dėshtuar nė gjykimin e krimeve tė luftės". Kėshtu thuhej nė raportin e Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropian (OSBE) tė publikuar sot. Ky raport monitorues i OSBE-sė paraqet analizimin e tė gjitha gjykimeve tė bėra nė periudhėn e pasluftės nėn akuzė pėr krime lufte deri nė qershor tė vitit 2002. Veēanėrisht janė monitoruar 17 raste tė akuzuar pėr krime lufte, ku gjykimi i disa prej tyre nuk ka pėrfunduar, sepse nuk ka patur prova, ose sepse krimi pėr tė cilin ėshtė akuzuar i pandehuri nuk ėshtė kualifikuar drejt. dxh/ko (Rtv21/BalkanWeb)



    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ja si e komenton RT 21 kete Raport te OSBE-s

    Raporti i OSBE-sė: Gjyqėsia kosovare ka dėshtuar nė gjykimin e krimeve tė luftės


    PRISHTINE, 23 shtator - Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim Evropaina publikoi sot raportin mbi sistemin juridik nė Kosovė, sipas tė cilit nė shumė raste gjyqėsia kosovare ka dėshtuar nė gjykimin e krimeve tė luftės. Nga ana tjetėr kryetari i Gjykatės Supreme tė Kosovės Rexhep Haxhimusa, thotė se raporti nuk ėshtė gjithėpėrfshirės. Raporti monitorues i OSBE-sė paraqet analizimin e tė gjitha gjykimeve tė bėra nė periudhėn e pasluftės nėn akuzė pėr krime lufte deri nė qershor tė vitit 2002. Veēanėrisht janė monitoruar 17 raste tė akuzuar pėr krime lufte, ku gjykimi i disa prej tyre nuk ka pėrfunduar ose pse s'ka pasur prova, ose pse krimi pėr tė cilin ėshtė akuzuar i pandehuri nuk ėshtė kualifikuar drejt. Shefi i Misonit tė OSBE-sė, Paskal Fieski thotė se raporti ėshtė ndėrtuar mbi konsultime dhe bashkėpunim dhe ka pėr qėllim dhėnien e pėrkrahjes dhe ofrimin e resurseve pėr gjykatat qė merren me raste tė tilla. "Sistemi juridik nė Kosovė nuk ėshtė i pėrsosur, por gjėrat po shkojnė nė drejtim tė duhur. Eshtė pėrgjegjėsi e OSBE-sė qė tė shikojė pėrputhshmėrinė e sitemit juridik tė Kosovės me standardet ndėrkombėtare tė njė gjykimi tė drejtė dhe tė njė procesi tė rregullt", tha Fieski. Nga ana tjetėr kryetari i Gjykatė Supreme tė Kosovės, Rexhep Haxhimuasa, vlerėson se raporti nuk ėshtė pasqyrim real i punės sė gjyqėsisė kosovare. Ndėrsa udhėheqėsi i Departamentit tė Drejtėsisė, Klint Uilliamson, thotė se megjithė vėrejtjet qė janė paraqitur nė raport, nė sistemin e drejtėsisė nė Kosovė ka pasur lėvizje pozitive. "Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1999 kemi pasur njė sistem gjyqėsor totalisht tė diskredituar. Prej asaj kohe sistemi gjyqėsor ėshtė ndėrtuar nė mėnyrė efektive nga zeroja. Ka pasur ndryshime pozitive", tha Uilliamson. Seksioni Pėr Monitorim tė Sistemit Juridik tė OSBE-sė deri mė tash ka publikuar dy lloje tė raporteve: Shqyrtimet gjashtėmujore mbi sistemin e drejtėsisė penale dhe raportet speciale, si ky i sotmi.


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    OSBE mbi gjykimet pėr krimet e luftės

    Raporti i OSBE-sė ka vėrejtje me standartet e gjykimeve nė Kosovė


    Misioni i OSBE-sė nė Kosovė ka publikur njė raport pėr proceset gjyqėsore ndaj personave qė janė akuzuar dhe janė gjykuar pėr krime lufte. Ai thotė se jo tė gjitha gjykimet janė zhvilluar nė pėrputhje me standardet gjyqėsore. Zėdhėnėsi i OSBE-sė nė Prishtinė, Sven Lindholm, i tha BBC-sė se gjykimet pėr krime lufte janė tė njė rėndėsie jetike pėr Kosovėn, dhe ato mund tė ndikojnė nė procesin e pajtimit ndėretnik. Intervistėn e zhvilloi Arbėr Vllahiu.

    BBC - Cila ėshtė rėndėsia e raportit mbi gjykimet e krimeve tė luftės nė Kosovė.

    Z.Lindholm - Ky raport ėshtė hartuar pėr faktin se krimi i luftės ėshtė njė ēėshtje shumė e ndieshme dhe nė tė njėjtėn kohė shumė e rėndėsishme pėr Kosovėn, tė tashmen dhe tė ardhmen e saj.

    Duhet tė nxirret e vėrteta pėr atė se ēfarė ka ndodhur kėtu. Gjatė dy vjetėve tė fundit ka pasur 17 raste tė gjykimeve pėr kėto krime.

    Nė disa raste ka pasur edhe lėshime, pjesėrisht, sepse rastet nuk ishin tė sqaruara sa duhet pėr tė siguruar dėnimin e personave tė akuzuar.

    Janė bėrė dy gabime: e para, analizat ligjore tė aktakuzave dhe aktgjykimeve nuk kanė qenė nė pajtim me standardet mė tė larta dhe, e dyta, argumentet nuk kanė qenė bindėse.

    BBC - Ju po flisni pėr rastet e udhėhequra nga gjykatėsit dhe prokurorėt e Kosovės dhe jo pėr ato tė udhėhequra nga ndėrkombėtarėt?

    Z.Lindholm - Pėr tė dyja palėt. Nė fillim nuk kishte gjykatės ndėrkombėtarė, por, kryesisht, gjykatės vendorė.

    Gjykatėsit ndėrkombėtarė u sollėn kėtu sepse nė shumė raste vlerėsohej se mund tė kishte anėsi etnike. Hetimet pėr krimet e luftės janė shumė tė ndėrlikuara.

    BBC - Ju, pra, thoni se gjykatėsit nė Kosovė, si ndėrkombėtarėt apo vendasit, i kanė shkelur ligjet ndėrkombėtare?

    Z.Lindholm - Jo. Shkelja e ligjit ėshtė njė fjalė shumė e rėndė pėr ta pėrdorur nė kėtė rast.

    Gjatė dy vjetėve tė fundit UNMIK-u ka punuar qė tė ngrejė njė sistem juridik nga e para.

    Nė njė kuptim ky sistem ėshtė dinamik, po rritet, po mėson dhe po bėhet mė profesionist dhe mė i pavarur.

    Pra, duhet tė jetė njė sistem tė cilit njerėzit e Kosovės duhet t'i besojnė.

    Por, siē e thashė, gjykimet pėr krimet e luftės janė komplekse dhe nuk i ngjasojnė rasteve tė tjera tė thjeshta.

    Kėtu duhet tė dihen hollėsotė, datat dhe faktet e sakta tė krimeve qė kanė ndodhur. Duhet tė bėhen hetime tė plota.

    BBC - Pra ju po thoni se ka pasur gabime nė disa raste dhe se ato nuk kanė ndikuar shumė nė gjykim apo nė vendimin e gjykatės?

    Z.Lindholm - Gjykatėsit ndėrkombėtarė kanė pasur njė ndikim pozitiv nė kuptimin se kanė ndikuar nė eleminimin e anėsisė etnike.

    Sikundėr e dini ėshtė shumė e lehtė tė bėhet njė akuzė, por ėshtė shumė e vėshtirė tė qė tė ofrohen dėshmitė. Nėse faktet nuk dėshmohen nė gjyq, sipas ligjit personi i akuzuar nuk ėshtė fajtor.

    BBC - Si i vlerėsoni gjykimet e krimeve tė luftės nė Kosovė?

    Z.Lindholm - Ato janė shumė jetike dhe tė rėndėsishme qė tė mundėsojnė verifikimin e asaj qė ka ndodhur.

    Ato janė edhe tė ndieshme sepse sjellin edhe shumė emocione pėr shkak se shumė njerėz i kanė pėrjetuar ato qė kanė ndodhur.

    Nėse gjykata, qė ėshtė vend i zbatimit tė ligjit, pėrcaktohet pėr tė vėrtetėn, kjo do tė ndihmonte procesin e pajtimit nė mėnyrė qė gjėrat tė ecin pėrpara.


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi prnavera?
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. Shkarkohen Delijorgjasit e drejtėsisė ...
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2008, 14:33
  2. Shqipėria firmosi sot me KE marrėveshjen pėr vizat
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 09-01-2008, 04:43
  3. PD dhe e ardhmja e saj..
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 09:40
  4. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bėjmė nėpėrmjet Gjermenit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  5. Shqipėria ngjitet nė indeksin pėr korrupsionin
    Nga Lioness nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 14:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •