Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Fjalimi tradicional i George W. Bush

    Presidenti Bush mban fjalimin tradicional mbi gjendjen e vendit

    01-02-2006



    Presidenti Bush mbajti fjalimin tradicional mbi gjendjen e vendit, drejtuar Kongresit dhe popullit amerikan, fjalim nė tė cilin parashtroi objektivat e tij nė politikėn e jashtėme dhe tė brendshme. Ai foli mes tė tjerash pėr luftėn kundėr terrorizmit dhe pėr pavarėsinė e Amerikės nė fushėn e energjisė.

    Nė kėtė periudhė sa komplekse aq edhe tė mbushur me sfida, tha Presidenti Bush, rruga e izolacionizmit dhe proteksionizmit mund tė duket joshėse, por ajo pėrfundon nė rreziqe dhe nė rėnie.

    Mėnyra e vetme pėr tė mbrojtur popullin tonė, mėnyra e vetme pėr tė siguruar paqen dhe pėr tė kontrolluar fatin tonė ėshtė duke udhėhequr – prandaj Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė vazhdojnė tė udhėheqin, tha Presidenti Bush. Shtetet e Bashkuara, tha Presidenti Bush, janė tė angazhuara pėr njė qėllim historik dhe afatgjatė – ne kėrkojmė fundin e tiranisė nė botė dhe nga kjo varet siguria e Amerikės nė tė ardhmen.

    Ne, tha ai, nuk mund tė gjejmė siguri duke u braktisur angazhimet tona dhe duke u tėrhequr brenda kufijve tanė.

    Duke iu referuar terroristėve, Presidenti Bush tha se nėse ata do tė liheshin tė qetė, atėhere ata nuk do tė na linin neve tė qetė, por do ta zhvendosnin fushėn e betejės nė brigjet tona.

    Duke folur pėr Irakun, Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara i kanė hyrė kėsaj rruge pėr tė fituar dhe po fitojnė. Presidenti tha se shkurtimi i trupave amerikane nė Irak do tė vazhdojė njėkohėsisht me pėrparimet nė terren. Por kėto vendime, tha ai, duhet tė merren nga komandantėt ushtarakė dhe jo nga politikanėt nė Uashington, njė kritikė kjo pėr zėrat e opozitės qė kėrkojnė tėrheqjen e trupave nga Iraku dhe qė presidenti i quajti “disfatiste” nė fjalimin e tij.

    Presidenti tha se ofensiva kundėr terrorit pėrfshin mė tepėr se sa vetėm veprime ushtarake. E vetmja mėnyrė pėr tė mposhtur terroristėt ėshtė tė mposhtim vizionin e tyre tė errėt tė urrejtjes dhe tė frikės, tha Presidenti.

    Duke iu referuar Lindjes sė Mesme, Presidenti tha se ngritja e njė demokracie kėrkon shtetin juridik, mbrojtjen e pakicave dhe institucione tė pėrgjegjshme. Ai i bėri thirrje Hamasit qė tė njohė Izraelin, tė ēarmatoset, tė heqė dorė nga terrorizmi dhe tė punojė pėr paqen.

    Presidenti e shfrytėzoi fjalimin e tij pėr t’ju drejtuar qytetarėve tė Iranit, njė vend, qė siē tha ai, mbahet peng nga njė elitė e vogėl klerikėsh: "Amerika ju respekton ju, ne respektojmė vendin tuaj. Ne respektojmė tė drejtėn qė keni pėr tė zgjedhur tė ardhmen tuaj dhe pėr tė fituar lirinė tuaj. Vendi ynė shpreson qė njė ditė tė jetė ndėr miqtė mė tė ngushtė tė njė Irani tė lirė dhe demokratik," tha Presidenti.

    Duke u pėrgjigjur nė emėr tė demokratėve, guvernatori i shtetit Virginia Tim Kaine tha se angazhimi pėr tė fituar nė luftėn kundėr terrorizmit tė detyron tė pyesėsh: a janė politikat e presidentit mė tė mirat pėr ta fituar kėtė luftė? Ai tha se popullit amerikan nuk iu dha informacioni i saktė pėr arėsyet se pėrse duhej ndėrhyrė nė Irak. Trupave amerikane nė Irak, tha ai, duhet t’u jepen tani mjetet e duhura pėr tė fituar. Ai e kritikoi gjithashtu presidentin pėr disa nga politikat e tij ekonomike si nė fushėn e taksave dhe tė kujdesit shėndetėsor.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Presidenti Bush ka bėrė njė mbrojtje tė fortė tė politikės sė jashtme amerikane.

    Ai tha Shtetet e Bashkuara nuk mund tė arrijnė sigurinė duke braktisur angazhimet e saj dhe tė tėrhiqeshin brėnda kufijve tė vetė.

    Nė fjalimin e tij pėrpara kombit, presidenti Bush ai tha se ēdo hap drejt lirisė nė botė e bėnte Amerikėn njė vėnd mė tė sigurt dhe zgjedhjet nė Afgansitan dhe Irak, tregonin se demokracia po avanconte.

    Z.Bush tha se pas fitores elektorale nė zgjedhjet palestineze, udhėheqėsit e Hamasit duhet tė njohin Izraelin, ēaramatosen, tė kundėrshtojnė terrorizimin dhe tė punojnė pėr njė paqe tė qėndrueshme.

    Ai theksoi se Amerika do tė ishte nė ofensivė. Nė Irak, tha ai, puna ishte e vėshtirė, por Amerika po fitonte.

    Z.Bush tha se njė nga burimet kryesore tė kundėrshtimit tė lirisė ishte radikalizmi i fesė islame.

    Nė ēėshtjet e politikės sė brėndshme, presidenti Bush tha se amerikanėt ishin konsumatorė tė mėdhenjė tė naftės shpesh e importuar nga pjesė jo tė qėndrueshme tė botės.

    Ai tha se mėnyra mė e mirė pėr tė ndryshuar kėtė gjė ishte pėrmes teknologjisė dhe se Shtetet e Bashkuara ishin nė prag tė avancimeve tė pabesueshme nė kėtė fushė.

    Bush njoftoi njė shtim tė madh tė fondeve nė studimet pėr prodhimin e energjisė sė pastėr dhe investime pėr impjante qė nuk emetojnė ndotje si dhe teknologjinė djellore dhe atė tė errės.


    ---------


    Kryetari Bush premtoi se do ta vazhdojė angazhimin e SHBA-ve

    Uashington, 10:30


    Kryetari amerikan Xhorxh Bush, premtoi nė fjalimin e mbrėmshėm para kombit, se do tė vazhdojė angazhimi i SHBA-ve nė botė dhe paralajmėroi Amerikėn se doemos do tė duhej ta ndėrpresė varshmėrinė e saj nga nafta nė Lindjen e Afėrt.

    Bushi, nė fjalimin e tij vjetor para Kongresit amerikan, pėrpiqej ta pėrtėrijė besimin nė liderizmin e tij.

    "Mėnyra e vetme pėr ta mbrojtur popullin tonė, ta sigurojmė paqen, ta kontrollojmė fatin, ėshtė liderizmi ynė", deklaroi Bushi, nė fjalimin, transmetimin televiziv tė tė cilit e ndoqėn miliona amerikanė. /Makfaks/
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ne RTK live, mbreme vone kam ndjekur direkt kete fjalim e Bushit dhe kur permendej politika e jashtme nuk u permend ceshtja e Kosoves (nese nuk gabohem) dhe kjo me shtyen te mendoj se prioritet i Amerikes me shume eshte: Hamasi, Iraki, Irani, Siria, Zimbabwe, Korea e tjera dhe se Kosova nuk u permend dmth nuk eshte ne agjenden e tyre.

    Ai ishte i 'mėrzitur' per lirine e popullin iranian, sirian, korean dhe nuk tregoi edhe shenja 'mėrzie' edhe per cenimin e lirise se shqiptareve ne Kosove e me gjere!

    Nje shenje jo e mire nga ana tij per Kosoven dhe shqiptaret.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    dhe paralajmėroi Amerikėn se doemos do tė duhej ta ndėrpresė varshmėrinė e saj nga nafta nė Lindjen e Afėrt.
    lindja e mesme? e ke shkruar ti gabimisht apo e ka thene bushi?

    eshte bere apo jo miratimi i nxjerrjes se naftes nga alaska? prudhoe bay oilfield ne alaske rrenditet nr.8 ne bote per rezervat e naftes.

    me e rendesishmja eshte se bushi anashkaloi te permend superficitet e kompanive amerikane.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E ndoqa live dhe me pelqeu fjalimi i Bushit. I matur dhe i sakte. Te shohim sa do te zbatohet.

  6. #6
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    bushi per mua nuk na ka dashte nuk i intereson shume populli jone por nafta pike

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogė filmash - (anglisht)
    Nga PrInCiPiEl nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 173
    Postimi i Fundit: 24-09-2014, 14:13
  2. Gjon Muzaka, u le amanet femijėve te tij (1515)
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-05-2012, 11:07
  3. George Sand nėpėrmjet burrave tė saj
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-02-2005, 16:20
  4. Xhorxh Bush diskuton ne telefon (ne anglisht :-()
    Nga Wordless nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-03-2003, 23:20
  5. Per te qeshur .........
    Nga DjaliNgaIshulli nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-02-2003, 12:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •