Nje kod i keq eshte ne qarkullim.Ky kod shfrytezon nje pike te dobet ne skedarin e windowsit,windows metafile imazh dhe mund te jape shkak ekzekutim te virusesh dhe trojanesh ne largesi.Per te testuar nese windowsi qe keni e ka kete pike te dobet ose jo,perdorni kete skedar per shkarkim.http://www.grc.com/files/MouseTrap.exe 28 kb.Me hapjen e skedarit mund te shfaqet nje nga figurat me poshte.
Figura e pare-no mice(Metafile Image Code Execution) http://www.grc.com/wmf/no_mice.gif Ne qofte se shikoni kete figure,kjo do te thote qe windowsi juaj eshte i mbrojtur,nuk e ka kete pike te dobet.
Figura e dyte- has mice(ka Metafile Image Code Execution)http://www.grc.com/wmf/has_mice.gif Figura e dyte tregon qe windowsi ka pike te dobet ne skedarin e windowsit metafile.Rekomandohet te behet azhurnim i windowsit qe mbyll kete pike te dobet dhe parandalon shancet e ekzekutimit te kodit te keq qe shfrytezon kete pike te dobet te windowsit.
Skedari me siper nuk ka per qellim te rregulloje windowsin.Qellimi i tij eshte vetem te diktoje dhe raportoje nese windowsi eshte i mbrojtur apo i pambrojtur.Ne qofte se ju del figura e dyte,per te mbrojtur windowsin nga kjo pike e dobet shkarkohet skedari patch i microsoftit nga kjo faqe http://www.hexblog.com/security/wmffix_download.html
Krijoni Kontakt