Një ftesë rozë për në teatër
E vërteta mbi miqësinë e deputetit socialist Namik Dokle dhe gazetares Valbona Kurti
Një ftesë për në teatër, dy bileta për në kinema, një xhiro nga blloku apo nga liqeni janë disa nga ofertat që një mashkull mund t’i bëjë një femre që i ka djegur zemrën dhe që kërkon ta bëjë të vetën me çdo kusht. Të paktën kështu ndodh rëndom tek çiftet që tentojnë të lidhen, duke bërë hapa të kujdesshëm para çastit vendimtar të institucionalizimit të dashurisë.
Tradita shqiptare e do që të respektohen të gjitha etapat e kalimit nga dy të panjohur, në dy miq të mirë dhe më në fund në një çift simpatik. Vetëm pak ditë më parë fotoreporteri i gazetës “Express”, fiksoi në celuloid një shkëndijë jo dhe aq të zakonshme mes dy të rinjve, d.m.th jo dhe aq të rinjve, por mes dy personave të njohur të shoëbizit shqiptar. Nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e opinionit të gjerë publik dhe jo vetëm, fotografia e deputetit socialist Namik Dokle me gazetaren Valbona Kurti, të cilët kanë shoqëruar njëri-tjetrin në shfaqjen e radhës së teatrit kombëtar, fundjavën që kaloi. Kjo për arsye se nuk ndodh shesh që jeta e VIP-ave, të bëhet publike, por në rastin konkret mund të përbëjë një “skandal alla Monika Levinksi”, apo një lajm “bombë” për mentalitetin e shqiptarëve siç natyrisht mund të ishte dhe në çdo vend tjetër. Lidhjet jashtëmartesore të politikanëve jo vetëm që ngjallin interesin e publikut, por mund të kthehen në një arsye të fortë për të shtuar interesin ndaj mediave të caktuara. Pikëpyetja mbi marrëdhënien e deputeit Namik Dokle me gazetaren e njohur televizive shtrohet nga të gjithë kureshtarët që panë foton e tyre, e cila u publikua së fundmi, por edhe për sytë e të gjithëve që ishin mbrëmjen e së shtunës në sallën e teatrit kombëtar. Afërmendsh që Namiku e ka bërë apologjinë për këtë ngjarje, për të cilën nuk kishte sesi të mos i kërkoheshin shpjegime. Po të njëjtën gjë ka bërë edhe zonjusha Kurti, e cila për një moment duhet thënë se e rriti ndjeshëm publicitetin e saj pas “skandalit” të publikuar. Edhe pse të dy të rinjtë kanë pozuar të qeshur dhe pa asnjë lloj kompleksi përpara objektivit të aparatit fotografik, dyshimet mbi miqësinë e tyre janë të shumta dhe kanë bërë që thashethemet të qarkullojnë gjithandej. Nga sa morëm vesh nga burime fare afër Namikut, ftesa e tij ka qenë e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë, madje duhet thënë se nuk ka qenë në planet e zonjushës Kurti për fundjavën që sapo kaluam. Një telefonatë pune e gazetares, e cila ka qenë e interesuar për zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste e ka bezdisur Namikun, i cili i është lutur që të mos flisnin për politikë, por për diçka tjetër më të bukur dhe më çlodhëse. Ka qenë Namiku ai që ka thyer akullin në dy anët e linjës dhe e ka pyetur gazetaren se si do ta kalonte fundjavën. Kjo e fundit e ka njohur Namikun me planet e saj, të cilat parashikonin një shfaqje teatrore së bashku me një mikeshën e saj. Në këtë moment deputeti socialist shfaqi talentin e vet, duke i ofruar zonjushës të ishte ai shoqëruesi i saj në atë mbrëmje dhe duke i kërkuar që të kthente mbrapsht dy biletata e blera, pasi për detajet do të kujdesej vetë ai. Xhentilesa e Namikut e bëri zonjushën Kurti që të pranonte ofertën dhe të mos hezitonte për asnjë moment për partnerin e mbrëmjes teatrore. Këto detaje të bisedës së bërë mes dy VIP-ave janë pranuar edhe nga vetë gazetarja e cila ka pohuar në një rreth të ngushtë se gjithçka ishte sa thamë lart dhe asgjë më shumë sesa një rastësi. Por ajo që u dëmtua më shumë në këtë histori “shoëbiz” nuk ishte tjetër veçse mikesha e zonjushës Kurti, të cilën Namiku e zëvendësoi pa a pyetur fare. Duhet thënë se ngjarja bëri bujë dhe ngjalli kuriozitetin e të gjithëve që e njohin ose jo Namikun dhe zonjushën Kurti, të cilët natyrisht që duhet të mirëkuptojnë djallëzinë e publikut, për të mësuar diçka më shumë rreth marrëdhënieve mes tyre. Madje zëra thonë se “çifti” është parë edhe dy apo tre herë të tjera bashkë, përpara se ftesa e ardhur nga selia rozë të kthehej në një lajm interesant.
A. Bitraku
“Lista përmfshin ish-ministra, të jashtëm, të brendshëm, me portofol, pa portofol e kështu me radhë, deri tek deputetët e thjeshtë që frekuentojnë shpesh motelet në dalje të kryeqytetit. Një parti e fortë në këtë drejtim është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dy deputetë të së cilës kanë aktualisht lidhje jashtëmartesore dhe duhet thënë me diferencë te theksuar moshe me mikeshat e tyre. Edhe selia blu nuk mbetet mbrapa përsa i përket historive rozë, të cilat duhet thënë se në Partinë Demokratike janë vërtet interesante”
Cilët janë deputetët që u fshihen kamareave
Historitë jashtëmartesore të politikanëv shqiptarë
“Unë nuk jam nga ata që mjel lopët e shokëve, por mjel lopën time”. Kështu u është drejtuar ish-kryeministri Fatos Nano anëtarëve të KPD-së socialiste gjatë një mbledhje të tensionuar, e cila i kaloi caqet e debatit politik dhe u shndërrua në një sherr personal mes tij dhe disa deputetëve të selisë rozë. Thënia e ish-liderit socialist la të nënkuptohej se historitë rozë në gjirin e socialistëve jo vetëm që kishin lulëzuar vitet e fundit, por kishin filluar të qarkullonin shpesh mes tyre, duke qenë aq sa duhet larg veshit dhe syve të medias. Madje intrigat erotike në selinë rozë thuhet se kanë krijuar përplasje dhe mëri të pandreqshme mes shokëve socialistë, marrëdhënie që ndikuan edhe në përçarjen e partisë në pushtet. Edhe pse Nano ishte i pari që shokoi opinionin publik me lidhjen e tij jashtëmartosore, e cila u publikua në një të përditshme të kohës, mediat vazhduan të qëndojnë indiferente ndaj telenovelave të nëndheshme që zhvilloheshin në sallonet e politikës. VIP-at e politikës duhet thënë se deri më tani i janë fshehur më së miri kamerave dhe syve të gazetarëve duke i shpëtuar “skandaleve” të mundshme që rrezikojnë seriozisht karierën dhe personalitetin publik të tyre. Megjithatë shumë lidhje jashtëmartesore të politikanëve janë të njohura dhe bisedohen me rezerva në radhët e gazetarëve. Për këtë çështje politikanët nuk bëjnë dallim si të majtë apo të djathtë, dhe mësohet se janë më shumicë nga të dyja krahët madje edhe nga partitë e vogla. Vendin e parë natyrisht që e zenë ish - pushtetarët socialistë, të cilët kanë një dashamirësi të veçantë ndaj gazetareve të reja me pak eksperiencë pune, por që kanë ambicje për të kapur majat. Lista përmfshin ish-ministra, të jashtëm, të brendshëm, me portofol, pa portofol e kështu me radhë, deri tek deputetët e thjeshtë që frekuentojnë shpesh motelet në dalje të kryeqytetit. Një parti e fortë në këtë drejtim është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, dy deputetë të së cilës kanë aktualisht lidhje jashtëmartesore dhe duhet thënë me diferencë te theksuar moshe me mikeshat e tyre. Edhe selia blu nuk mbetet mbrapa përsa i përket historive rozë, të cilat duhet thënë se në Partinë Demokratike janë vërtet interesante. Eksponentë të lartë të kësaj partie kanë lidhje të njohura jashtëmartesore, ku në dallim nga socialistët, këto marrëdhënie janë të trashëguara në kohë, para se demokratët të ishin konservatorët e rinj të sistemit. Natyrsisht që është mjaft e lehtë të përmendim dhe emmra, madje me fakte të pakundërshtueshme, por në përpjekje për të mos e personalizuar fenomenin, preferuam të mos i publikojmë. Pavarësisht kësaj faktet mbeten dhe mund të vijë edhe dita që të publikohen, veprim ky që mund të shkaktojë debate dhe reagime të ndryshme.
Re.po
Ekspress.
Krijoni Kontakt