Takim i shkurtër i Tadiqit me Thaçin në Athinë
Athinë/Beograd, 31 janar 2006 /TN /QIK - Presidenti i Serbisë Boris Tadiq dhe njëherit kryetar i Partisë Demokratike ka pasur mbrëmë, siç thuhet, një takim të shkurtër me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi në Kongresin e Internacionales Socialiste në Athinë.
Siç njofton Televizioni i Serbisë, Tadiq gjatë takimit të shkurtër me Thaçin i ka shprehur keqardhje që nuk i është mundësuar të shkojë në varrimin e Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
Tadiq ka shprehur mendimin se ky ka qenë një rast që marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve të ngriten në një nivel më të lartë dhe që të promovohen vlera të tjera.
Në takimin e Tadiqit me Thaçin ka marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Internacionales Socialiste Luis Ajala dhe kryeministri bullgar Sergej Stanishev.
Nga Trepcanet
Krijoni Kontakt