Apollonia e Ilirisė

Qyteti antik i Apollonisė gjendet afėr fshatit Pojan tė Fierit nė Shqipėrinė e Jugut.
Apollonia, pas Dyrrahut, ishte qyteti mė i rėndėsishėm nė pellgun e Adriatikut dhe mė i pėrmenduri ndėr 30 qytetet e tjera qė e mbanin tė njėjtin emėr nė kohėn antike. U ngrit mbi njė kodėr (me dy maja tė larta 101 e 103 m mbi nivelin e detit) me njė pozicion qė zotėron tėrė zonėn dhe nėpėrmjet luginės sė lumit Aos (Vjosė) lidhej me detin Adriatik. E shtrirė nė njė sipėrfaqe rreth 140 ha dhe e rrethuar me njė murė rreth 4 km tė gjatė Apollonia ishte njė qendėr e madhe tregtare dhe industriale. E ngritur nė kurrizin e fundit tė kodrave tė bukura dhe frytdhėnėse tė Mallakstrės, Apollonia mbizotėronte pothuajse krejt hapėsirėn e gjerė qė shtrihej nė kėmbėt e saj e pėrfundonte buzė detit Adriatik. Kjo fushė e formuar nga aluvionet e lumit Seman dhe Vjosė ka qenė me sa duket njė nga rajonet mė me pjellore tė Fushės sė Myzeqesė.
Ndryshe nga qytetet koloni tjera tė cilat ishin ngritur buzė bregdetit, Apollonia ishte ngritur mė nė brendėsi, disa kilometra larg bregdetit. Mirėpo, lidhej me bregdetin pėrmes lumit Vjosa, qė nė atė kohė ishte i lundrueshėm.

Historiku i kėrkimeve arkeologjike nė Apolloni

Hulumtimet e para pėr Apolloninė i kemi nga studiues dhe shtegtarė tė huaj nė gjysmėn e parė tė shek XIX.
I pari studius qė e ka vizituar Apolloninė ėshtė Pouqueville nė vitin 1806, i cili na kumton pėr gėrmadhat e kėtij qyteti antik. Pastaj Ė.M.Lake nė veprėn ‘Travels in northern Greece” , ndėr tė tjera pėrshkruan skulpturat, mbishkrimet, murin rrethues dhe njė tempull nė Kryegjatė. Nga ky tempull ka mbetur vetėm njė shtyllė nė kėmbė dhe qė ėshtė dėshmia e vetme. Pak kohė pas vizitės sė tij, Ibrahim pashė Vrioni rrėmbeu gurėt e tempullit pėr tė ndėrtuar sarajet e veta nė Berat. Peshkopi grek i Beratit, Anthimi, vjen nė Apolloni dhe grabit skulpturat dhe objektet antike qė gjendeshin nė manastirin e Shėn Mėrisė, njė pjesė tė madhe tė tyre ai e nisi pėr nė Greqi . Kėto lėvizje nuk i ikėn luanit tė Janinės Ali pashė Tepelenės. Sipas njė dėshmie tė kohės ai dėrgoj nė Apoloni njerėz pėr tė gėrmuar, dhe dy statuja tė gjetura i dėrgoi nė Berat .
Nė vitin 1861 shkel nė Apolloni arkeologu i parė Leon Heuzey i cili ishte i ngarkuar nga Napeoloni III qė tė studionte veprimet luftarake tė Cezarit nė Iliri. Nėpėrmjet L. Hezey-it shtohen njohurit mbi Apolloninė sidomos nė skulptura dhe mbishkrimet.
Gjatė luftės sė Parė Botėrore erdhėn nė Shqipėri Arkeologėt austriakė Prashniker dhe Shober . Parashnikeri vepronte nė Apoloni nė vijėn e parė tė frontit, nėn goditjen e artilerisė italiane. Prashnikeri zhvilloj gėrmimet nė murin rrethues tė anės lindore, te ndėrtuar nė periudhėn klasike, me njė bazament gurėsh dhe strukturė qerpiēėsh. Gjithashtu, Parashnikeri bėri kėrkime pėr tempullin nė zonėn e Temenosit, gėrmoi nė banesat e anės perėndimore, dhe hapi disa varre nė nekropolin tumular tė qytetit.
Ai gjithashtu bėri edhe botimin e disa skulpturave dhe mbishkrimeve qė ruheshin nė manastirin e Apollonisė, ku disa prej skulpturave i dėrgoi pėr nė Vjenė.
Rezultatet e kėrkimeve tė tij u botuan nė serinė akademike austriake me titujt” Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Ėien 1919; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Ėien 1920.
Nė vitin 1924 deri 1944 nė Apolloni fillon gėrmimet njė ekip francezė i udhėhequr nga Leon Rei i cili nė pėrjashtim nga arkeologėt e tjerė zhvilloj gėrmimet sė bashku me arkeologun shqiptar Hasan Ceka .
Ai i pėrqendroi gėrmimet nė pjesėn mė tė lartė tė qytetit, nė anėn perėndimore tė kodrės ku gjendeshin rrėnojat e njė tempulli arkaik. Stoa me gjatėsi 78 m, mė njė arkitekturė tė veēantė dhe e ruajtur nė tėrė katin pėrdhe. Nė nishet e saj ai gjeti katėr shtatore dhe tri koka tė bukura. Pas zbulimit tė stoas Rei u orientua nė drejtim tė agoras ku nė shpatin e kodrės ai zbuloj teatrin tė cilin e quajti odeon. Pėrballė odeonit, e ndarė nga njė hark triumfi, ngrihej ndėrtesa e bulesė, me njė fasadė monumentale, pjesa mė e madhe e sė cilės e rrėzuar nga njė tėrmet. Mbi bazėn e kėture objekteve, bashkėpunėtorėt e Rejit bėnė njė rikonstruksion tė ndėrtesės dhe arritėn tė lexojnė mbishkrimin e antablementit, i cili lidhej me dy vėllezėr, nga familja e Villėve. Tė dy kėta ishin agonotet, dhe prandaj Reji e pagėzoi ndėrtesė “Monumenti i Agonotetėve” Njė tjetėr zbulim mė rėndėsi i Rejit ishte edhe muri i tarracimit, qė tė qonte pėr nė tempullin kryesorė tė qytetit tė vendosur nė majėn e kodrės. Nga ky tempull ai nuk gjeti veēse pjesė tė bazamentit, por edhe njė relief tė gjysmės II tė shek IV p.kr. qė paraqiste amazonomahinė. Me interes ishin zbulimet nė nekropolin e qytetit, ku ai ndeshi varre me materiale korintike mė tė hershme se data tradicionale pėr themelimin e Apollonisė (588p.kr).
Rezultatet tė gėrmimit tė misionit francezė nė Apolloni u botuan nė gjashtė numra tė revistės “Albania” (1927-1939), e cila u mbyllė sė bashku me gėrmimet.
Pas pushtimit fashist u bė njė pėrpjekje pėr tė vazhduar gėrmimet nė Apolloni mė 1941 nga njė mision italian i drejtuar nga C. Sestieri. Ai zbuloi njė ndėrtesė me oborr qendror nė anėn jugore tė qytetit, jo larg mureve tė manastirit tė Shėn Mėrisė. Forma planimetrike dhe gjetja tullave me vulėn gimnasiou, i dhanė atij shkak tė identifikonte njė nga gjimnazet e Apollonisė. Ekspedita italiane gėrmoi edhe nė murin rrethues, si dhe zbuloi njė tempull in antis tė kohės perandorake nė nekropolin e qytetit.
Me kėtė pėrfundon etapa e parė e gėrmimeve arkeologjike nė Apolloni ku tė gjitha gėrmimet u kryen nga arkeologė tė huaj tė cilėt pjesėn mė tė madhe tė materialit e morėn me vete.
Lufta nuk kaloj pa u ndier edhe pėr arkeologjinė shqiptare, gjatė luftės tė vitit 1939 u grabitėn pothuaj tė gjitha objektet e zbuluara nė Apolloni, gjithashtu kjo qendėr qė kishte njė rėndėsi tė veēantė strategjike, pėsoi dėmtime nga instalimet ushtarake gjermane.
Mė 1947 u krijua Muzeu Arkeologjik Etnografik pranė Institutit tė Shkencave, Ku arkeologėt Hasan Ceka dhe Skender Anamali grumbulluan materialet arkeologjike qė kishin shpėtuar nga koleksioni i Bibliotekės Kombėtare dhe nga koleksionet private . Nė vitin 1948 u organizua edhe ekspedita e parė arkeologjike e cila u vendos nė Apolloni nė godinėn e dikurshme tė misionit arkeologjik francezė.
Nė kėtė kohė gėrmimet kryheshin nga arkeologė shqiptar pasiqė pushteti komunist nuk lejonte asnjė tė huaj tė merr pjesė nė gėrmime. Gjatė viteve 1958-60 nė Apolloni fillon gėrmimet ekipi shqiptaro-sovjetik nėn udhėheqjen e S.Islami dhe H.Ceka nga ekipi shqiptar si dhe V.Blavatskin nga ekipi sovjetik.
Gjatė kėtyre gėrmimeve u zbuluan plotėsisht bastioni i madh nė murin Lindorė tė qytetit, tempulli i Dianės dhe prytanioni pranė monumentit tė agonotetėve, njė godinė banimi pranė manastirit dhe njė banesė e madhe me 13 dhoma, e shtruar me mozaikė nė anėn perėndimore.

Themelimi i Apollonisė

Krahas kolonizimit helen tė Mesdheut Perėndimor bėn pjesė edhe procesi i kolonizimit helen edhe nė pellgun e Adriatikut. Rol mė aktiv nė kolonizimin e pellgut tė Adriatikut pa dyshim e ka luajtur Korinti. Fillimisht kolonėt u vendosėn nė Dyrrah nė vitin 627 p.e.s.
Pas vendosjes sė tyre nė Dyrrah, kolonėt filluan tė vendosėn edhe nė Apolloni, viti 588 p.e.sonė. edhe nė Apolloni rolin hegjemon e ka luajtur Korinti por sė bashku me ta kishte edhe Korkyras. Ka mendime se nė Apolloni erdhėn kolonė nga Dyrrahu.
Pėr themelimin e Apollonisė na jep njoftime autorit antik Stefan Bizantinit i cili thotė se “ kėtė qytet tė Ilirisė si dhe Epidamnin e banonin ilirėt. Pastaj u dėrguan 200 kolonistė korinthas me nė krye Gylakun. Pėr ,Gylakun, nuk shkruan asnjė autor tjetėr antikė, kjo ka shkaktuar te disa dijetar edhe dilemėn e pasigurisė sė kėtij lajmi, Edhe pse Stefan Bizantini nuk tregon se prej nga e mori kėtė lajm, pasi qė ky jetoj shumė kohė pas kėsaj ngjareje, duket se ai ishte mjaftė i saktė, pasi u vėrtetua nga gjetja e njė mbishkrimi ku pėrmend fushėn e Gylakut (Gylakion pedion). themelimi i kolonive kishte domethėnie jashtėzakonisht tė madhe pėr zhvillimin e fiseve ilire qė gjendeshin nė afėrsi tė tyre, por gjithashtu edhe pėr shumė fise tė tjera qė jetonin mė nė thellėsi .

Marrėdhėniet e Kolonėve me popullsinė vendase
Njė ēėshtje mjaftė e rėndėsishme e cila ėshtė trajtuar mjaftė pak nga aspekti arkeologjik ėshtė edhe marrėdhėniet e popullsisė vendase me kolonėt si dhe roli i tyre nė proceset politiko-ekonomike si dhe ato kulturore. Disa objekte arkeologjike tė gjetura nė Apolloni (megjithatė tė pakta) janė njė tregues mjaftė i mirė se edhe popullsia vendore luante njė rol nė jetėn shoqėrore dhe politike tė Apollonisė. Ngritja e kolonive ka qenė e kushtėzuar nga interesat e dy palėve, e klasės sunduese Korinto-Korkyrase, nga njėra anė, dhe aristokracisė fisnore ilire , nga ana tjetėr. Vendosja e kėmbimeve tė rregullta me helenėt ishte fitimprurėse edhe pėr aristokracinė fisnore tė vendit, sepse nė kėtė mėnyrė mundė tė kėmbente me kolonistėt prodhimet e tepėrta tė grumbulluara prej saj.
Nė periudhėn e parė tė ekzistencės Apollonia nuk ka qenė vetėm njė qendėr tregtare e Korinthit dhe Korkyrės nė Iliri. Pozicioni gjeografik i Apollonisė i dha shkas edhe zhvillimit tė bujqėsisė,gjithashtu popullsia erdhi duke u rritur dhe shumė shpejt u bė qytet i pasur. Sipas Strabonit popullsia apollonase u shtua edhe me ardhjen e tė mėrguarve nga qytetet helene Kikys dhe Dyspont tė cilėt i zgjodhėn vetė Dyrrahun dhe Apoloninė pėr tu vendosur.
Apollonia gjithashtu kishte marrėdhėnie tė mira edhe me qytetet e tjera Ilire, sidomos nė tregėti. Dėshmitė e tregtisė sė Apollonisė me qytetet tjera gjendet nė rrugėt e lashta. Nė radhė tė parė vjen rruga qė kalonte luginėn e Shkumbinit (rruga e Kandavisė)dhe qė arrinte nė krahinėn juglindore tė Ilirisė qė pėrshkonte viset e kandaveve dhe dilte nė Dasareti. Kjo duhet tė ketė qenė rruga nėpėr tė cilėn shkuan tek aristokracia e pasur dasarete, sendet e luksit, enėt korintase prej bronzi, janė zbuluar edhe nė varrezėn e njohur tė Trebenishtit, pranė liqenit tė Ohrit. Njė rrugė tjetėr e cila ėshtė pėrdorur pėr qėllime tregtare , nga Apolloniatėt, ka qenė ajo e cila kalonte gjatė luginės sė lumit Aos (Vjosė) pėr tė dalė nė Thesali e nė Epir. Nė fund vjen nė konsideratė edhe rruga detare pėr nė Ilirinė e Jugut. Objektet helene qė janė gjetur nė varrezėn e madhe, tumulare Ilire tė Gllasinacit, (Bosnjė) kanė qenė me prejardhje nga Kolonitė helene tė bregdetit tė Ilirisė sė Jugut.
Gjithashtu pėr marrėdhėnie tė mira tė kolonive me ilirėt janė edhe monedhat e Apollonisė tė cilat janė gjetur nė rreth 34 lokalitete Ilire. Kjo ishte faza e parė e marrėdhėnieve nė mes Ilirėve dhe kolonive tė cilat mbeten kryesisht nė fushėn ekonomike.
Mė kalimin e kohės mardhėnet e kolonive me ilirėt marrin karakter tjetėr, kėto marrėdhėnie ndryshojnė nė raport me ndryshimin nė politikėn e re tė qytetit.
Apollonia kishte raporte tė mira, sidomos tregtare edhe me trevėn e Dardanisė. nė territorin e Dardanisė, pėrkatėsisht, nė Nekropolin e Romajės janė gjetur disa enė tė cilat janė tė njėjta me ato tė zbuluara nė Apolloni . Ndėrsa si duket apolloniatėt nga treva e Dardanisė merrnin argjendin, i cili ishte njė nga burimet kryesore pėr veprimtarin monetare tė Apollonisė. Straboni e pėrmend Damastionin dhe pėr minierat e argjendit qė gjenden nė kėtė qytet . Staraboni kėtė qytet e vendosė nė prapatokėn e Apollonisė duke shprehur me pėrshkrimin e vendndodhjes sė kėtij qyteti mė shumė interesin e kolonisė pėr argjendin sesa njė regjion gjeografik.
Straboni pėrmend edhe djathin Dardan si njė nga prodhimet mė tė preferuara tė fqinjėve perrėth, si duket me apollonin ka pasur tregėti edhe me djathė. Ndėrsa Plini e pėrmend “rrathė ari qė vinin nga Dardania prandaj edhe quheshin dardanė” .
Dėshmi mė e mirė pėr marrėdhėnie tregtare tė mira ne mes Apollonisė dhe Dardanisė janė edhe gjetjet e njė numri tė madh tė monedhave nė Fshatin Qollopek tė Pejės , (Kosovė)qė kishin prerjen nga qyteti i Apollonisė.
Nė politikėn e re tė qytetit, qė u realizua me sukses ka qenė edhe shkėputja e tyre nga varėsia ekonomike e metropolit. Midis shek tė IV p.e.sonė Apollonia filloj tė presė me sasi tė madhe monedhėn e vet gjė qė dėshmon pėr forcimin e mėtejshėm tė qytetit si dhe nė hinterlandin Ilirė ishin krijuar kushte pėr njė veprimtari tregtare mbi bazėn e monedhave. Pėr ekzistimin e tregtisė sė mirė nė mes apolloniatėve dhe ilirėve dėshmon edhe zgjedhja e poletit, i cili ishte funksionarė qė e rregullonte tregtinė me ilirėt. Pėr ekzistimin e Poletit tė dhėna na jep Plutarku. Kjo veprimtari tregtare u favorizua nga mardhėniet e reja qė patėn kolonit me fqinjėt e tyre Taulantė. Nė kėtė kohė rritet presioni i taulantėve mbi qytetet koloni tė cilėt fillojnė tė pėrzihen edhe nė punėt e brendshme tė kolonive siē ėshtė rasti i Luftės Civile nė Dyrrah dhe pjesėmarrjes sė Taulantėve nė kėtė luftė. Kjo periudhė bashkėpunimi mbyllet me kalimin e Apollonisė nė vartėsinė e Taulantėve.
Rendi shoqėror dhe organizimi politik
Nėse i referohemi njė lajmi tė Aristotelit i cili na e jep nė veprėn e tij “Politica” ku shkruan se “Kemi demokraci kur tė lirėt, megjithėse tė paktė, sundojnė mbi shumicėn e popullsisė sė lirė sikurse ngjanė nė Apolloni e cila gjendet nė detin Jon. Nga kjo ėshtė njė e dhėnė e sigurte se nė Apolloni sundonte rendi skllavopronarė nė mėnyrėn mė klasike tė tij. Nė Apolloni njė pjesė e mirė e skllevėrve ishin pronė e shtetit skllavopronar, qė pėrdoreshin kryesisht pėr ndėrtime shoqėrore apo pėr punė tė cilat quheshin turp pėt tu punuar nga tė lirėt. Pėrpos skllevėrve shtetėrorė ekzistonin edhe skllevėrit privat tė cilėt punonin nė punishte tė metaleve, bujqėsi apo edhe si shėrbyes tė shtėpisė . Ndėrsa nė grupin e popullatės sė lirė bėnin pjesė fisnikėria tė cilėt edhe e themeluan tė parėt koloninė. Shtresėn tjetėr tė tė lirėve e pėrbėnin pronarėt e punishteve, tregtarėt dhe zejtarėt. Pos kėsaj mase dhe skllevėrve kishte edhe njė shkallė tjetėr shoqėrore e cila pėrbėhej nga njerėz tė huaj pa tė drejtėn e qytetarisė.Shoqėria Apolloniate ndahej sipas disa kritereve: nė tė lirė dhe skllevėr, nė tė pasur dhe tė varfėr,nė aristokrat, demos dhe tė huaj. Apolloni kishte njė politikė mė tė ashpėr ndaj tė huajve nė qytet. Eliani shkruan se “Apolloniatėt i dėbonin tė huajt sipas ligjit tė Lakedemonėve” Sipas arkeologut N.Ceka ky dėbim bėhej pėr shkak tė karakterit bujqėsorė qė kishte kolonia dhe ishte xheloze pėr tokat e saj dhe mundohej qė tė zgjerohej nė kurriz tė fqinjėve. Zhvillimi i vrullshėm ekonomik dhe zejtarė i qytetit si dhe shkėmbimi i mallrave qė patėn kolonėt me popullsin ilire, erdhi deri te forcimi i shtresave zejtare dhe tregtare. Kjo shtresė doli kundėr grupit oligarkik me qėllim pėr ta marrė pushtetin dhe pėr ta pėrdorur nė shėrbim tė interesave tė tyre. Si rrjedhim i kėsaj nė Dyrrah nė vitin 437 p.e.s shpėrtheu nė njė kryengritje e demosit, e cila solli mė pastaj Luftėn e Peloponezit. Nė kėtė luftė morėn pjesė edhe ilirėt tė cilėt pėrkrahėn aristokracinė e dėbuar nga qyteti, kėshtu ata u radhitėn nė grupin qė pėrkrahte Athinėn nė luftė kundėr Lidhjes sė Peloponezit. Si rezultat i Luftės Civile nė Dyrrah, kemi triumfin e plotė tė parimit tė ndarjes klasore tė shoqėrisė dhe forcimin e polisit skallvopronar. Pushteti tani kaloj nga duart e rrethit tė ngushtė tė aristokracisė nė duart e gjithė skllavopronarėve. Me kėtė rast u forcua edhe pozita e ilirėve qė jetonin nė qytet. Dukuri e tillė ngjau edhe nė Apolloni. Kėto ndryshime u bėnė edhe funksionet shtetėrore. Vendin e Fylarkėve (krerėt aristokrat) tani e zuri njė organ kolegjial, buleja (kėshilli),anėtarėt e tė cilėt mundė tė ishin jo vetėm nga fisnikėt por edhe nga shtresat e tjera tė skllavopronareve. U krijua edhe Helieja (organ i mbledhjes sė pėrgjithshme tė popullit) e cila kishte pėr detyrė miratimin e ligjeve, marrja e vendimeve me rėndėsi dhe zgjedhja dhe kontrollimi i veprimtarisė sė organeve ekzekutive tė qytetit. Nga anėtarėt e bylesė, nė krye tė ēdo viti zgjidhej prytani, i cili ishte funksionari mė i lartė civil i qytetit, me emrin e tė cilit lidheshin tė gjitha ligjet, dekretet dhe vendimet tė shpallura gjatė vitit. Njė organ tjetėr ishte toksarku (komandant i shigjetarėve) dhe qė merrej me ēėshtjen ushtarake dhe luftėn. Sekretari bėnte ngulitjen nė gurė apo nė tabela prej bakri tė ligjeve, dekreteve dhe vendimeve tė marra nga helieja apo organeve tė larta ekzekutive dhe i bėnte publike ato. Tė tre hieramnamonėt, merreshin me organizimin e kultit, me organizimin e lojėrave dhe festave, dhe me sa duket edhe me ēėshtjen financiare tė qytetit. Veē kėtyre kishte edhe nėpunės tė tjerė tė njė rangu mė tė ulėt por qė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike, i tillė ishte edhe nėpunėsi i ngarkuar me prerjen e monedhave i cili pėrpos qė duhej tė siguronte lėndėn e parė duhej tė bėnte edhe shpėrndarjen e monedhave. Njė funksionarė tjetėr ishte poleti i cili duhej tė merrej me rregullimin e tregtisė me Ilirėt sipas Plutarkut „ky zgjidhej ēdo vit nga radhėt e qytetarėve mė tė njohur qė tė shkonte tek “barbarėt“ nė emėr tė gjithė qytetarėve“.
Nag mbishkrimet e shek. I-rė tė erės sonė njohim edhe Agonotetin, emri i tė cilit do tė thotė nėpunės i garave, por detyra e tij shtrihej nė njė sferė mė tė gjerė. Ai mirrej me edukimin e rinisė dhe njėkohėsisht jetėn kulturore tė qytetit. Ky funksion ishte i ndarė nga pushteti administrativ dhe s’kishte rolė tė rėndėsishėm politik, kjo kuptohet edhe nga fakti se ai nuk zgjidhej periodikisht por zgjidhej pėr tėrė jetėn. Forma demokratike e pushtetit skllavopronar u ruajt edhe pas pushtimit romak kur qyteti u konsiderua federati-aleat. Ndėrsa Augusti nuk i a cenoi privilegjet e mėparshme, por pėrkundrazi e ngriti qytetin nė njė shkallė edhe mė tė lartė, ne civitas libera et immunis(nė qytet tė lirė dhe tė paprekshėm). Apollonia nė kėtė kohė vazhdon prerjen e monedhave prej bronzi, ashtu si edhe denarėt, i pėrshtaten tani nė peshe monedhave tė njėkohshme perandorake, ndėrsa pėr sa u pėrket emblemave ato u mbetėn nė pėrgjithėsi besnike traditave tė mėparshme duke dashur nė kėtė mėnyrė tė spikasin pozitėn e privilegjuar qė gėzonte qyteti ne kuadrin e Perandorisė Romake. Denarėt pushuan sė preri jo shumė kohė pas vdekjes sė Augustit, ndėrsa monedhat pseudoautonome nė Apolloni ngjajnė tė kenė marrė fundė nė kohen e Antonin Piut, me Mark Aurelin fillon nė Apolloni fillon seria e fundit e pashkėputur e bronzeve perandorake, tė cilat nė kohėn e Severėve arrin njė lulėzim tė paparė ashtu si nė sasi por edhe nė cilėsi stilistike e artistike tė vulave. Por edhe pse qyteti ishte shpallur i lirė dhe qė nuk paguan taksa, mirėpo edhe nė kėtė kohė politikėn e jashtme e udhėhiqte Roma qė do tė thotė se qyteti ishte i lirė vetėm brenda mureve tė tij.
Bujqėsia dhe Blegtoria
Apollonia pėrpos qė ishte njė qendėr prodhimi zejtar ajo ishte njėkohėsisht esdhe njė prodhues bujqėsorė. Ngritja e Apollonisė nė njė tokė pjellorė ėshtė treguesi me i mirė pėr rolin bujqėsor qė kishte ky qytet. Pranė mureve tė qytetet ishte vendosur tempulli i hyjneshės Demetra ku pastaj fillonin arat e Apolloniatėve, fusha e Gylakesė.
Nė afėrsi tė Apollonisė 1-2 km nė perėndim tė saj, pranė fshatit tė sotėm Sop, janė gjetur me shumicė figurina terakotash tė shek IV p.e.sonė kushtuar hyjneshės Demetra. Pėrveē tokave tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e bujqėsisė, zona pėrreth qytetit ka qenė e pasur me kullota mjaftė tė mira pėr rritjen e gjethit, te kuajve e tė bagėtisė sė imėt. Prodhimi kryesorė i bujqėsisė apoloniate ishte drithi. Gjatė gjurmimeve arkeologjike janė gjetur kokrra tė drithit tė cilat kanė qenė tė karbonizuar qė nė antikitet. Gjithashtu janė tė njohur edhe pitosėt tė cilėt kanė shėrbyer pėr mbajtjen e drithit. Pėr rendėsin e drithit nė Apolloni na tregojnė edhe disa monedha ku nė faqet e saj ka qenė pamja e kallirit. Njė prodhim mjaftė tė rėndėsishėm nė bujqėsinė Apolloniate kan pasur edhe vreshtat. Nga gėrmimet arkeologjike na janė gjetur kazma e gjata njėtehėshe(qylyke) tė cilat janė nevojitur pėr punimin e e thellė tė vreshtave, kosoret pėr pastrimin e kopshteve, kiza tė madhėsive tė ndryshme, qė pėrdoreshin pėr krasitje. Pėr rėndėsinė dhe kultivimin e rrushit ndėr Apolloniat na tregojnė edhe disa vepra artistike, sidomos nė enėt e pikturuara gjatė shek. VI-III p.e.sonė kurrė nuk mungon diēka nga rrushi: lastari,fleta apo fryti. Gjithashtu na janė tė njohura shumė enė qė shėrbehej vera, si amforat me tė cilat shėrbehej nė tavolinė si dhe kupat qė shėrbenin pėr tu pirė. Pėr vreshtarinė na tregon edhe Straboni i cili kur e pėrshkruan bregdetin ilirė tregon se ai ishte i pasur me vreshta.
Pėrpos bujqėsisė nė Apolloni njė zhvillim mjaftė tė madh pati edhe blegtoria. Vetė fakti se nė Apolloni nderohej perėndesha Artemis, tempulli i sė cilės zinte pjesėn kryesore tė qytetit tregon pėr rėndėsin e blegtorisė dhe bujqėsisė. Kullosat Apolloniatėt i kishin jashtė mureve tė Apollonisė, buzė Vjosės. Njoftime pėr blegtorin Apolloniate na jep Herodoti i cili na jep njoftime se nė Apolloni ka dele, tė cilat i janė kushtuar diellit, dhe qė i ruanin burrat mė tė shquar si nga pikėpamja e pasurisė, ashtu edhe e fisit secili nga kėta i ruante njė vit. Herodoti na tregon edhe pėr Evinin i cili gjatė ruajtjes sė deleve e kishte zėnė gjumi dhe ujqėrit i kishin shqyer kopenė. Pėr kėtė Apolloniatėt e dėrguan Evinin nė gjyq dhe e dėnuan me verbim . Por menjėherė pasi e verbuan as delet dhe as toka mė nuk jepte fryt. Apolloniatėt dėrguan njerėz te orakulli i Dodonės dhe Delfit pėr tė mėsuar tė vėrtetėn, pėrgjigjja e tyre ishte se ata ishin tė dėnuar pasi qė ata kishin dėnuar rėndė Evinin. Dhe derisa Apolloniatėt tė mos e vuanin dėnimin deri sa qė Evini do ta quante tė drejtė. Si dhe deri tė mos jetė Evini i lumtur. Pas kėsaj pėrgjigjeje ata shkuan te Evini dhe e pyetėn pėr dėnimin tė cilin do tua e jepte ai Apolloniatėve dhe tė ishte ai i lumtur. Evini duke mos ditur pėrgjigjen e orakujve ai kėrkoj dy ara tė cilat ai i dinte qė janė ndėr mė tė mirat, dhe njė shtėpi pranė kėtyre arave. Apolloniatėt ia plotėsuan menjėherė kėtė dėshirė. Menjėherė pas kėsaj Evinit i erdhi vetia e orakullit i cili u bė edhe i dėgjuar. Kjo legjendė pėr Evinin ėshtė tregues i qartė se ēfarė vendi zinte bujqėsia dhe blegtoria tek apolloniatėt. Nga relievet dhe terrakotat dimė se edhe rritja e shpendėve kishte vendin nė ekonominė e Apollonisė. Kryesisht ndeshim pula,rosat dhe patat.
Ndėrsa lumi Vjosa, luginat bregdetare si dhe vetė deti mundėsonin edhe zhvillimin e peshkatarisė. Gjithashtu nga njė reliev shatėrvani kemi edhe paraqitjen e njė skene peshkimi.



Urbanistika dhe arkitektura

Gjate shek. V-I p.e.s. Apollonia jetoj njė periudhe lulėzimi. Arkitektura dhe urbanistika e kėtij qyteti ėshtė e bazuar nė arritjet e arkitekturės helene por e lidhur me realitetin ilir.Apolonia u ndėrtua sipas njė plani qė mbėshtetej nė sistemin ortogonal tė Hipodamit; pėrshkohej nga rrugė tė drejta, kryesore e dytėsore, qė kryqėzoheshin me njėra-tjetrėn duke kufizuar lagje tė veēanta.
Gjatė gjysmės sė parė tė shek. VI p.e.sonė Apollonia ishte kthyer nė njė qytet tė mirėfilltė, pėr kėtė dėshmojnė edhe gjurmėt e njė muri rrethues i cili ka gjerėsinė 3 m. I punuar mė blloqe ranore katėrkėndėshe.
Me zgjerimin dhe fuqizimin e qytetit gjatė shek. V-IV p.e.sonė u ndie nevoja e rindėrtimit tė murit rrethues. Kjo u realizua nėpėrmjet pėrforcimit tė tij me njė bastion tė madh, tė pėrshtatshėm pėr vendosje balistash, nė anėn lindore ndėrsa nė anėn perėndimore u ndėrtua njė mur i ri. Murit perėndimor i shtohen edhe kulla katėrkėndėshe dhe tė rrumbullakėta qė pėrforconin hyrjet ose pikat mė tė zbuluara ndaj sulmeve tė armikut. Muri rrethues pėrfshinte nė vete 140 hektarė, por njė pjesė e qytetit u shtri edhe jashtė mureve tė qytetit, sidomos nė pjesėn perėndimore. Ndėrsa nė pjesėn lindore shtrihej nekropoli.
Jo e gjithė sipėrfaqja brenda mureve tė qytetit ishte shfrytėzuar pėr ndėrtim. E tėrė pjesa veriperėndimore rreth 10 ha ishte lėnė e zbrazur ku strehohej popullsia fshatare bashkė me pasurin dhe bagėtinė.
Qendra e qytetit ishte rezervuar pėr ndėrtimet me karakter shoqėror, ku pjesėn kryesore e pėrbėnte agoraja (sheshi kryesor i qytetit)ku gjendej teatri,stoat,godinat zyrtare etj. Pjesa tjetėr qė pėrbėnte tėrė sipėrfaqen e kodrės mė tė lartė e qė ishte e rrethuar me njė murė mbrojtės pėrfshinte Temenosin (zonėn e shenjtė) ku gjendej tempulli kryesorė i qytetit dhe altarėt e perėndive tė rėndėsishme.
Zbatimi i sistemit ortogonal nė Apolloni ėshtė shoqėruar me krijimin e tarracave, pėr t’iu pėrshtatur pjerrtėsisė sė kodrave. Agoraja ishte vendosur nė pjesėn mė piktoreske tė qytetit, me pamje qė hapej drejt fushėn sė Myzeqesė dhe detit. Monumentet kryesore qė ruhen aty i takojnė shek. IV-III p.e.sonė.
Stoa (shėtitore antike) kishte gjatėsinė e saj prej 78 m ndėrsa gjerėsi 12 m tė ndarė nga njė kolonadė dorike poshtė dhe jonike lartė. Pamja e stoas kishte shikim nga Adriatiku kėshtu qė krijonte njė pamje qetėsuese pėr parinė fisnore tė asaj kohe. Muri i pasmė qė ka njė rol mbajtės ėshtė me 17 nishe (pjesė e harkuar e murit),ku vendoseshin shtatoret, kolonada e brendshme dhe e jashtme e katit tė parė formohej nga kolona tetėkėndore. Stoa kishte funksion tė dyfishtė, pėr rritjen e qėndrueshmėrisė sė murit ndaj presionit t tė dheut dhe pėr vendosjen e skulpturave.
Njė monument tjetėr i cili ėshtė mjaftė i ruajtur nga agoraja i formuar nė shek. IV-III p.e.sonė ėshtė teatri. Teatri pėrafėrsisht kishte rreth 9000 vende, dhe futej kėshtu nė mesin e teatrove mesatare tė botės antike.
Temenosi i Apollonisė ngritej nė kodrėn mė tė lartė (104 m) dhe ishte i rrethuar me mur. Kjo zonė iu kishte kushtuar perėndeshės Artemis. Muri i rrethues i temenosit nuk kishte funksion ushtarak por vetėm pėr tė kufizuar zonėn e shenjtė tė qytetit. Faza mė e vonė e tė cilit i takon shek. III pe.sonė. Me kėtė periudhė lidhet edhe ndėrtimi i njė porte monumentale me qemer tė rremė.
Nė krahė tė saj qėndron obelisku si atribut i Apollonit Agieus, mbrojtės i kolonėve. Pjesa e poshtme e tij ėshtė njė kolonė cilindrike me diametėr 0.47 madhe lartėsi 0.80 m, ndėrsa e sipėrmja, me sipėrfaqe 1.70 m pėrfundon nė formė koni. Ky simbol i thjeshtė paraqet omfalin-kėrthizėn e botės. Sipas arkeologut N. Ceka ky simbol ishte ndėrtuar pėr kompensim qė i bėhej Apollonit pėr vendin qė i kishte zėnė e motra e tij,Artemisi. Fundit tė periudhės arkaike, rreth viteve 480 p.e.sonė i takon njė tempull jashtė qytetit tė Apolonisė, mbi kodrėn e shtyllasit. Vetė emrin fshati e kishte marrė nga kolonė e vetme qė kishte mbetur nė kėmbė nga tempulli i dikurshėm. Legjendat popullore e konsideronin atė si shtyllė ku lidheshin anijet, duke ruajtur kėshtu kujtimin e skelės qė gjendej edhe vetė tempulli.
ky tempull ishte zhdukur nga Ibrahim Pasha i cili nė fillim tė shek XIX, ka marrė kėtu 70 karroca me material guri dhe i ka dėrguar nė Berat pėr tė ndėrtuar sarajet e tij tė e veta.
Nga arkitektura Apolloniate e periudhės helenistike janė pėrfaqėsuar edhe ndėrtimet inxhinierie ujėmbledhėse. Vetė pozita e Apollonisė nė njė kodėr kishte prurje tė pakta tė ujit si dhe mungesa e burimeve tė mėdha bėri tė nevojshėm zgjidhjen e problemit tė ujit tė pijshėm pėr qytetin. Kjo zgjidhje ishte bėrė me ndėrtimin e nimfeut (ēezma monumentale) nė shpatin perėndimor tė qytetit.
Ndėrtesa simbol (me e shquar) e Apollonise qė shpesh jemi mėsuar ta shohim nėpėr foto quhet ndryshe edhe Monumenti i Agonoteteve . I cili u ndėrtua pėr te mėshiruar vdekjen e vėllait ushtarak te njė zyrtari te larte te Apollonise. Gjithashtu ky ishte vendi ku bėheshin mbledhjet e kėshillit te qytetit. Mbishkrimi nė kėtė monument na tregon se atė e financoi njė qytetar me origjinė romake, Kuint Vil Krisp Fur Prokuli , i cili mbante tri funksionerytan,agonotet dhe kryeprift i pėrjetshėm. Mbishkrimi na njofton se ky e bėri kėtė ndėrtim pėr tė nderuar vėllaun e tij, Valentin, i cili nė karrierėn e tij kishte qenė prefekt dhe tribun ushtarak, icili po tė mos kishte vdekur nė Panoninė apo Sirinė e largėt, do tė ishte bėrė agonotet. Nė inaugurimin e kėtij monumenti u ndeshėn 25 ēifte gladiatorėsh. Marrėdhėniet e ndėrsjellat tė qyteteve koloni me hinterlandin ilir shpejtuan procesin e lindjes dhe zhvillimit tė njė tog qytetesh ilire.
Nymfeu

Dion Kasi historian grek i cili kishte vizituar Apollonin dhe pėrshtypje tė mėdha gjatė qėndrimit tė tij nė Apolloni i kishte lėne Nymfeu, siq shkruan ai “Kjo Apolloni e quajtur korinthase ndodhet nė njė vend tė bukur tė tokės dhe detit, dhe nė njė vend shumė tė bukur lumenjsh. Por ajo qė mė ēuditi mė shumė se ēdo gjė ėshtė zjarri i madh qė del pranė lumit Ana (Vjosa)dhe qė nuk pėrhapet me tepėr nė tokėn rreth e rrotull...bile shumė afėr tij ka gjelbėrimdhe pemė qė lulėzojnė; pėrveē kėsaj kur bie shi, ky zjarr shtohet dhe ngritėt mė lartė. Pėr kėtė ky vend quhet Nymfe bile kėtu ka pasur edhe njė orakull”
Pėrpos Dion Kasit njoftime pėrt kėtė zjarr na japin edhe autorė tjerė antikė. Ndėrsa Eliani i cili shkruan se “zjarri nuk zė njė hapėsirė tė madhe, dhe ka njė rreth tė ngushtė; mbanė erė squfuri dhe ēamēakėzi dhe rreth tij ka bimė qė lulėzojnė plotėsisht, dhe zjarri qė del aty pranė nuk dėmton bimėt. Zjarri digjet natė e ditė dhe s’kishte pushuar, kurrė siē thonė apolloniatėt, para luftės qė u ndodhi atyre me Ilirėt (470 p.e.sonė shėnim i autorit)” Sipas N. Cekės apolloniatėt nuk ishin zotėruesit e plotė tė kėtij vendi tė ēuditshėm, sepse ai ndodhej nė kufi tė tokave me bylinėt dhe amantėt, dhe nė mes apolloniatėve dhe bylinėve kishte njė grindje tė vazhdueshme pėr tė provuar pronėsinė e kėtij vendi. Bashkė me zjarrin dilte edhe pisė edhe asfalt. Plini shkruan se “ ka edhe njė pėrzierje natyrale pisė-asfalt prej pisės dhe asfaltit qė del nė tokat e Apollonisė. Kėtė pėrzierje disa e bėjnė vetė. Ky ėshtė njė ilaē shumė i mirė kundėr zgjebes sė berrave dhe kundėr plagėve qė u shkaktohen memtheve nga lindja. Mė e mirė ėshtė ajo qė del sipėr kur pėrzierja ėshtė duke vluar. pėr karakteristikat shėruese tė tij flet edhe Straboni i cili thotė se pasi pėrzihet me vaj, lyhen hordhitė, kėshtu qė insektet tė ngordhnin para se tė arrinin degėn.
Aristoteli na jep tė kuptojmė se kemi tė bėjmė me dy fenomene qė ndodhin njėkohėsisht. Ai shkruan se “aty del asfalt dhe pisė si currila qė shpėrthejnė nga toka..dhe banorėt thonė se jo larg nga ky vend ėshtė njė zjarr qė qėndron i ndezur vazhdimisht. Tė njėjtėn ndarje e bėnė edhe Straboni ku thotė “ nė krahinė e Apollonisė ėshtė njė vend i quajtur Nymfe; njė shkėmb aty nxjerrė zjarr dhe nėn tė rrjedhin burime tė vaktė dhe asfalt”
Nga gėrmimet arkeologjike kemi edhe njė pėrdorim tjetėr tė serės. Qė nga shek.Vip.e.s lyheshin me tė enėt nga brenda, qypa dhe pitosa pėr tė siguruar njė hidroizolim. Kuptohet sera ishte njė produkt i kėrkuar pėr tregun e atėhershėm dhe vetė nymfeu pėrmbante vlera ekonomike. Mbi dy tipe tė monedhave tė Apollonisė, tė prera nė shekujt III dhe II p.e.s shfaqet emblema e njė leme zjarri qė kishte tė bėnte me nymfeun.
Nuk ishte pa arsye edhe kuptimi fetar qė merrte ky vend nė sytė e popullsisė vendase, tė cilėt duke mos mundur tė kuptojnė origjinėn e flakės e konsideronin atė si burim tė perėndive.
Nga pėrshkrimet e mėsipėrme del se zjarri shkaktohej nga djegja e gazit qė dilte nga nėntoka dhe qė shoqėrohej edhe me nxjerrjen e fraksioneve tė rėnda tė naftės. Arkeologėt e kanė vendosur Nymfeun nė fshatin Frakullė nė Muzeqe.
Artizanati
Artizanati zinte njė vend tė rėndėsishėm, duke pėrfaqėsuar vetė nevojat e popullsisė si dhe furnizimin e popullsisė ilire tė prapatokės. Prodhimi i qeramikės e pėrbėnte njė nga zejet mė tė rėndėsishme pėr tė plotėsuar kėrkesat e pėrditshme, pėr materiale ndėrtimi (tjegulla,tulla), pėr enė rezerva (pitosa,amfora), enė kuzhine,objekte arti etj. Punishtet e tjegullave dhe tullave ishin vendosur jashtė qytetit, ku e kishin pranė lėndėn e parė dhe uji. Tullat prodhoheshin sipas njė mase tė caktuar katrore. Ishin tė njohura punishtet shtetėrore dhe ato private. Nėpėr punishtet private punėtori vendoste edhe vulėn me qėllim tė reklamimit nė treg. Njėlloj si tullat edhe tjegullat e kishin formėn e tyre standarde. Ato kishin formėn trapezoidale e sheshtė dhe pėrmasat 54x80 cm pėr tipin solen, kėto ishin shtrojat e ēatisė ndėrsa vijat e bashkimit mbuloheshin me tjegullėn kalipter qė kishte forme gjysmė cilindrike, si tjegullat e sotme.
Nė punishtet e tjegullave pėrgatiteshin edhe enėt e mėdha, pitosat, qė shėrbenin pėr mbajtjen e drithit, verės apo pėr tė varrosur tė vdekurit.
Prodhimi i poēarisė gjithashtu pėrbėnte njė zeje tė rėndėsishme pėr nevojat e pėrditshme.
Format e enės ishin tė ndėrtuara sipas funksionit. P.sh. dallohen enėt e verės nga ato tė ujit, ato tė gjellės nga ato tė peshkut, apo shishet e parfumeve nga ato tė vajit.
Nė dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek. tė IV p.e.sonė dallohet edhe prodhimi i enėvė me figura tė kuqe. Format kryesore tė enėve tė zbukuruara ishin amforat dhe krateret, ndėrsa temat e parapėlqyera ishin paraqitja e ushtrimeve nė palestėr. Zbukurimi i enės mundė tė bėhej qė kur ishte e njomė, mirėpo puna mė e pėrkryer ishte pikturimi i saj pas pjekjes.
Gjysma e dytė e shek. tė IV p.e.sonė karakterizohej me punimin e qeramikės me vernik tė zi (shkėlqim metalik i enės). Format kryesore tė kėtij prodhimi ishin:amforat e tryezės,ojnohet,lekitėta soset dhe veēanėrisht, skifosat, kandilat, kupat dhe pjatat, tė cilat punoheshin nė bazė tė kėrkesave tė qendrave qytetare dhe fshatare ilire.Deri nė shek. e III p.e.sonė ky prodhim mbizotėronte nė tregun ilirė, i cili konkurrohej mė pas nga qendrat qytetarė ilire. Deri nė shek. III p.e.sonė piktorėt i kushtonin shumė rėndėsi pikturimit nėpėr enė, por me zhvillimin ekonomik rriten edhe nevojat e konsumit qė kėrkonin sasi tė mėdha enėsh. Me kėtė edhe merr fund puna e pikturimit tė enės e cila konsideroj artė. Tani enėt punoheshin thjeshtė dhe vizatoheshin me shpejtėsi.
Nga punėtorit e poēarisė kemi edhe punimin e terakotave (figurinave prej balte). Njė pjesė e tyre janė lodra fėmijėsh. Pastaj vjen edhe njė grup me realizime tė vėrteta artistike.
Prodhimi i metaleve gjithashtu pėrbėnte njė zeje tė rėndėsishme, i cili pėrfaqėsohej nga prodhimi i veglave tė hekurit, siē ishin veglat zejtare pėr punimin e gurit, tė metaleve,marangozė etj.
Pasi qė Apollonia kishte edhe karakter bujqėsore, veglat bujqėsore zinin njė vend tė rėndėsishėm tė prodhimit zejtar. Vegla tė tilla janė gjetur gjatė gėrmimeve arkeologjike.
Prodhimi i armėve pėrbėnte njė nga drejtimet kryesore tė zejtarisė, ku dallohen: punimi i pėrkrenareve prej bronzi.ku dallohen pėrkrenaret e tipit korintik dhe kalkidik. Nė gjysmėn e shek. tė IV p.e.sonė u fut nė pėrdorim pėrkrenarja e tipit maqedon. Gjatė kėsaj kohe ėshtė e pėrfaq1ėsuar edhe pėrkrenarja e tipit ilire-Kanina si pikė e rėndėsishme arkeologjike tėrhoqi vėmendjen edhe tė arkeologėve vendas tė cilėt pas ēlirimit kryen disa gėrmime nė kė tė kala. Kėshtu H. Ceka duke bėrė fjalė pėr qytetet Ilire nė krahinėn e Vlorė bėri pėrshkrimin edhe tė mureve tė Kaninės i cili thotė se muret mesjetarė tė Kalasė janė tė vendosura mbi trakte muresh antike tė pėrbėrė nga mur tė mėdhenj paralelepiped. kjo gjė vėrehej edhe gjatė vizitės sonė ku nė disa pjesė tė murit rrethues kishte mbetje tė mureve tė periudhės Helenistike ku mbi tė cilėt ishin vendosur muret mesjetare
me formė tė rrumbullakėt dhe zbukurim rrathėsh koncentrik.
Armėt e sulmit dėshmohen nga maja heshtash dhe shpata qė nuk ndryshuan shumė.
Zhvillimi i artit
Pėr zhvillimin artit apolloniat do tė bėjmė fjalė shkurtimisht, pasi qė kjo ėshtė njė temė shumė e gjėrė. Pasi qė edhe ky nuk ėshtė qėllimi kryesorė nė kėtė punim, ne do tė japim vetėm disa vepra arti, dhe pa pėrshkrime tė hollėsishme.
Krahas themelimit dhe forcimit tė qytetit ndiqet edhe fillimi i artit. Fillimet e artit nė Apolloni ndiqen nga shek. VII-VI p.e. sonė dhe ishte i lidhur ngusht me artin grek dhe shpesh pėrfaqėsohej nga objekte tė sjella nga Korkyra. E tillė ishte edhe terrakota e cila paraqiste gjyqin e Paridit, qė vjen nga njė punishte e Korkyrės, ose figurat e rrafshta prej plumbit nė relief qė paraqesin Artemisin ose me fildish qė jep njė perandoreshė me hiton tė gjatė, tė Apollonisė tė punuara nė Korint.
Zhvillimin e artit apolloniat mund ta ndjekim krahas atij ekonomik-shoqrorė, nė fundė tė shek.VI dhe nė Gjysmėn e I-rė tė shek.V p.e.s. kjo periudhė nė Greqi quhet Arkaike, edhe nė apolloni pėrmban karakteristika tė njėjta.
Skulptura arkaike janė njė gjė e rrallė. Mė tepėr ishin tė zhvilluara figurinat prej bronzi dhe balte. Vlen tė veqohet punimi i njė terakote qė paraqet njė grua, e trajtuar me dy ngjyra, te kuqen e baltės dhe tė zezėn e njė verniku. vetė punimi i saj ishte bėrė me modelim dhe jo me kallėp siē bėhet zakon mė vonė.
Njė realizim artistik tė periudhės arkaike e pėrbėn edhe terakota e vogėl qė paraqet Sarapisi, nė trajtėn e njė plaku me kokėn e mbuluar. Fytyra me sy eliptikė, ballė tė ulėt dhe buzėqeshje tipike e pėrcakton atė si punė arkaike.
Nė Apolloni arritje tė lartė parfqėson relievi i amazonomahisė(lufta kundėr amazonave)i realizuar nė gurin gėlqėror tė akrokerauneve. Mendohet se ai i takonte njė tempulli tė stilit dorik me elemente tė ati jonik tė ndėrtuar rreth vitit 530 p.e.sonė. krahas tipave arkaike siē janė kundėrvėnia e pjesėve pėrballė dhe profil, apo fshehja e fytyrės nėn formėn e pėrkrenares, bien nė sy pėrpjekje tė guximshme pėr tė dhėnė vrullin e lėvizjes pėrmes kontraktimit gjymtyrėve dhe paraqitjes sė trupave nė pozicionin gjysmėperball.
Shkolla vendase e skulpturės e krijuar qė nė epokėn arkaike vazhdon tė zhvillohet edhe nė kohėn klasike, edhe pse ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohen karakteristikat e shkollės klasike tė skulpturės apolloniate pėr shkak tė numrit tė kufizuar tė veprave qė janė zbuluar.
Arti arkaik ėshtė pėrfaqėsuar edhe nėpėr pikturat tė cilat kanė arritur vetėm nga miniaturat e saj nė figura tė zeza nėpėr vazo.
Shek. i V p.e.sonė ėshtė ende i panjohur pėr Apolloninė edhe pse nė kėtė kohė pati disa ndėrtime siē ėshtė tempulli i shtryllasit, dhe i cili me siguri ka qenė i shoqėruar me vepra artistike.
Njė periudhė e veēantė e lulėzimit tė artit pėrfaqėson gjysma e II e shek.IV p.e.sonė dhe shek. III p.e.sonė. kjo ėshtė si pasojė e pėrfshirjes sė qytetit nė shtetin Ilirė si dhe hapjes sė tij ndaj prapatokės Ilire.
Njė vepėr me cilėsi tė larta artistike e gjysmės sė II tė shek.IV p.e.sonė ėshtė koka e Artemisit e paraqitur me njė kthim tė qafės, trajtimi ekspresivi fytyrėsdhe dhėnia e njė frizure e tipit kekryfalos.
Me ndėrtimet monumentale tė kohės janė lidhur edhe disa skulptura, siē ėshtė paraqitja simbolike e lumit Aos nė formėn e njė plaku tė fuqishėm, tė shtrirė nė njė mėnyrė qė zinte kėndin e frontonit tė njė tempulli,me trajtimin muskuloz dhe theksimin e tipareve tė lėvizjes kjo skulpturė qėndron mbrenda normave artistike sė periudhės sė zhvilluar helenistike.
Relievi sepulkral ėshtė i lidhur ngushtė me zbukurimin e monumenteve ose tė stelave mortore.
Relievi i frizit jonik tė njė tholosi tė she. III p.e.sonė paraqet amazonomahinė me njė kundėrvėnje tė vrullshme tė figurave. E veēantė e kėsaj skene ėshtė se nė kėtė luftė, tė grekėve kundėr amazonave na paraqitet fitorja e amazonave dhe mungon skena e luftimit tė Pentesilesė me Akilin.
Nė shek. III p.e.sonė skulptura Apolloniate na ofron njė kryevepėr me kokėn e njė burri tė punuar sipas tipareve tė shkollės sė Rodosit. Forma katėrkėndėshe e kokės, me ballin e rrudhur, nofulla tė theksuara dhe vetullat e dala shprehin cilėsinė e vullnetit tipik pėr sundimtarėt helenistik. Nė kėtė duhet tė kėrkohet njė figurė historike vendase nga shtėpi mbretėrore.
Arti apollonisė vazhdoi tė ndjek traditat e artit helen, duke pėrvetėsuar sukseset e shkollave tė pėrparuara tė Polikletit,Praksitelitapo Lisipit. Shkėputja e qytetit nga metropoli ndikoi qė apollonia tė mos e ndiente krizėn politike dhe ekonomike qė po e kaplonte Greqinė nė periudhėn klasike.
Gjatė qeverisjes romake, Apollonia kishte njė ndėrthurje tė traditės lokale me tipat roma, qė shprehet me portretin e njė anėtari tė familjes perandorake, ku vendin e ashpėrsisė sė ftohtė e ka zėnė qetėsia shpirtėrore dhe mendimi i thellė.
Ndėrsa potreti qė paraqet fizionominė tipike romake ėshtė portreti qė tė kujton Agripėn ose tė njė qytetari romak nga Apollonia.
Lulėzimi i fundit ekonomik i Apollonisė nė shek.I-III tė e.sonė ishte pėr artin njė rilindje. Kjo duket, sė pari nė interesin e veēantė qė ngjallet pėr periudhėn klasike nėpėrmjet kopjimit tė modeleve mė tė mira.
Gjatė kohės sė Hadrianit apollonia bėhet qendra kryesore e skulpturės, duke na dhėnė kryeveprat e saj.kėtu bėjnė pjesė potreti i perandorit Hadria, potreti i antinoit si dhe njė radhė portretesh qė paraqesin qytetarėt romak tė Apollonisė. kulmin arti apolloniat e arrin nė shek.III tė e.sonė gjatė periudhės sė Severėve.
Njė zhvillim tejet tė lartė nė kėtė kohė e kishte edhe mozaiku. Gjatė shek.I e.s. u zhvillua mozaiku bardhė e zi, ku zotėronin figurat gjeometrike. Nė dallim nga mozaikėt e periudhės helenistike tė bėrė me zaje lumi, ky mozaik realizohet me kubikė tė thyer nga guri, qė quhen tesella. Gjatė shek.II-III e .s. zhvillohet mozaiku polikrom, ku krahas figurave gjeometrike, vend mė tė gjer zėnė kompozimet me figura mitologjike. I tillė ėshtė ėshtė mozaiku me skenėn e amazonomahis, ku paraqet Akilin qė mbanė nė duar Pentesilenė, nga njė godinė e madhe banimi nė anėn perėndimore tė qytetit.
Studimi i artit tė shek I-III e.sonė ka rėndėsi tė veēantė sepse ndihmon tė veēohet diferencimi i artit popullor nga ai zyrtar.

Braktisja e Apollonisė

Qyteti i Apollonisė gėzoi tė drejtėn e qytetit tė lirė dhe i mbrojtur siē ia kishte dhėnė dikur Oktavian Augusti deri mė 213 tė erės sonė. Po kėtė vit (213) me ediktin e Karakallės qė i trajtonte njėjtė tė gjitha qytetet dhe njerėzit e perandorisė, Apollonia e humbi pavarėsinė e saj dhe u kthye nė tė njėjtat pozita si qytetet fqinje. Nė shek. III tė erės sonė Apollonia fillon ta humbė edhe rėndėsinė e saj ekonomike, kėtė e dėshmojnė edhe monedhat e prera tė kėsaj kohe, tė cilat paraqesin nė shpinė tė saj lumin Vjosa. Nė kėtė kohė Apollonia kishte marrė njė goditje tė fortė e si duket ishte ndryshimi i shtratit tė lumit Vjosa i cili kishte ushqyer Apolloninė pėr 8 shekuj. Lumi kishte qarė nė drejtim tė fshatit Boēovė rreth 6 km nga Apollonia ku ruhen edhe sot gjurmėt e tij me emrin e lumit Sllanikut. Nė kėtė mėnyrė qyteti mbeti pa port dhe pa lidhje me detin. Mė 234 tė erės sonė njė tėrmet shkatėrroj qytetet e bregdetit lindorė tė Adriatikut, pas kėtij tėrmeti Apollonia filloj tė braktisej. Tani lumi Vjosa po ushqente njė tjetėr qytet, Bylisin. Kriza e sistemit skllavopronarė dhe shthurja e Perandorisė Romake bėnė qė qyteti tė mos e merrte mė veten. Ai ruan rėndėsin si qendėr peshkopale deri nė shek V tė erės sė re. Nė shek e VI duhet tė ketė qenė peshkopi personaliteti i fundit qė e braktisė Apollonisnė duke u vendosur edhe ai nė Bylis.