Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516

    Babai përdhunues del para togave të zeza

    Babai përdhunues del para togave të zeza


    Th.Nika

    SARANDË-Një baba i akuzuar për përdhunimin e së bijës 12-vjeçare ka dalë paraditen e djeshme para togave të zeza. Ka nisur kështu gjykimi i incestit familjar që dyshohet të ketë ndodhur verën e vitit të kaluar në qytetin e Delvinës. I pyetur rreth ngjarjes që e çoi në pranga gjashtë muaj më parë, i pandehuri Bujar Elmazi, prind i tre fëmijëve, nuk ka pranuar autorësinë e veprës penale për të cilën akuzohet. Ai është përpjekur të rrëzojë e të quajë të sajuara të gjitha pretendimet e ngritura nga bashkëshortja dhe vajza e tij. Gruaja e tij, Bardhyle Elmazi, ka dhënë shpjegimet e veta rreth ngjarjes së turpshme për të cilën akuzon burrin e saj, ndërkohë që ajo ka përsëritur kërkesën për dënim maksimal ndaj tij. Akuza e ka klasifikuar veprën penale për të cilën akuzohet Bujar Elmazi të dënueshme nga nenet 100/2 dhe 22 i Kodit Penal, duke rrezikuar 25 vjet heqje lirie.
    Sipas gjykatës së Sarandës, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, vajza N.E. e ka pasur të pamundur t’u përgjigjet pyetjeve që iu drejtuan nga trupi gjykues. Në këto rrethana është vendosur shtyrja e seancës. “Në seancën e radhës do të kërkohet prania e një psikologu në sallë, për të marrë deponimet e vajzës, për të mësuar vërtetësinë ose jo të pretendimeve të ngritura nga e mitura dhe e ëma e saj”,-dekalroi dje gjykata. 52-vjecari Bujar Elmazi, banor i lagjes Papuci të qytetit të Delvinës, me origjinë nga Vlora, u arrestua në fillim të korrikut të një viti më parë, kur u denoncua nga gruaja dhe e bija se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, ndërkohë që bashkëshortja gjendej tek prindërit e saj

    ------------------------SHEKULLI---------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga FLORIRI : 31-01-2006 më 09:17
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Tema të Ngjashme

  1. Angli, burg perjete babait perdhunues
    Nga Drini_i_Zi në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 28-11-2008, 15:23
  2. Australiania mbron shqiptarin përdhunues
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-03-2005, 16:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •