hajt se edhe une po prezantohem,
me quajn Beqir. kam origjine Dukagjini, perkatesisht Rahoveci, dhe saktesisht, nga Ana Drini. kjo zone ka nje panorame tmerresisht te bukur, fantastike. verboheni nga bukuria e saj. megjithate, mos harrini, per nje te pare(vizite) s'ia vlen verbimi. po nejse.
kam te kryer Fakultetin e Gjuhes Shqipe, derisa flas exelent gjuhen e botes, pra anglishten. jam sodites ne QEVERINE E KOSOVES, pra punoj aty, gjithashtu punoj ne nje te perditshme kosovare, e pagezuar EXPRESS. madje ju kisha rekomanduar ta vizitoni ate ne internet; adresa: gazetaexpress.com. nejse, pak reklamacion gazetes punedhenese.
akoma s'jam i martuar, deshire kam, jo shume, pak, sa me provu, pastaj me ik. m'u divorcu eshte bere mode, si nje gjelle e paragjelle.
kam pasur disa udhetime jashte vendit, paditur vendndaljen, vendqendrimin. me pelqejne kokerenje te tilla, nganjehere vrahem, nganjehere jo, megjithate dikush mund te me quaje me koke, por pa mend. po nejse, akcili ka koke.
kam te ardhura te mira, por shpesh mbes pa pare. jo qe nuk di te manaxhoj te ardhurat e mia, mirepo shpenzoj shume.
do me pelqente te njihesha me ndonje goce te mire dhe te bukur ketu ne Forum. thone se jane te mira dhe brilante. se kam nje shije te tille. me pelqen te shijoj.
kam nje makine, te cilen kur ta shikoj frkohem prej saj. e dini pse? sepse shpenzon shume karburant. sa per t'ju shajtur kurreshtjen tuaj, harxhon 20 kg ne 100km. shume apo jo? po te kontribuonit ne qypin tim, qe une te blej nje tjeter, do benit mire-hahahha, pak shaka. e di qe se beni nje gje te tille. nejse.shpesh shkruaj poezi, por jo dhe shume shpesh sa te tjeret mendojne. jam i bute nga natyra, edhe pse temperamenti participon shpesh. dikur kam pasur floke te shpesha, sot me kane rene goxha shume. inatosem shpesh, por s'kam cka te bej.
femrat me pelqejne, por jo dhe kur zhveshen shume, sepse qekur kam qene i vogel me ka pelqyer enigma. jam i suksesshem ne mbushje fjalekryqesh.
Beko, perse? shqipja deshmon se shume shpesh ka ndodhur kur kemi alternime te q ne k, prandaj dhe une bera kete nderrim. tmerresisht interesant!
besoj se mjafotn ky prezantim, edhe pse shume per 'ngute' e kam shkruar.
beko
Krijoni Kontakt