Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    E ardhmja e informacionit do të jetë multimedia!

    Në vitin 2010 informacioni nëpërmjet web-it do të jetë me shifra më të larta se informacioni që do të japin gazetat e përditshme. Sipas një studimi të bërë del se 45% e personave të cilët janë konsumatorë të rregullt të lajmeve ditore, do ta marrin këtë informacion nëpërmjet internetit, kurse vetëm 36% e tyre da ta marrin informacionin nëpërmjet gazetave të shtypura. Shifrat nuk ndryshojnë kur bëhet fjalë për kanalet televizive, rreth 43%

    Pas disa vjetësh koha e kaluar para mediave do të ndahet në mënyrë tjetër. Nëse televizioni do të ketë të njëjtën vëmendje edhe në vitet që do të vijnë, do të kalojmë gjithmonë e më pak kohë duke shfletuar faqet e një gazete. Kuota do të zbresë nga 42% në 22%.. Në rritje do të jetë edhe informacioni i dhënë nëpërmjet telefonave celular.

    ----

    C'mendim keni per kete, a do te mund te zavendeson interneti shtypin e shkruar?
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2004
    Vendndodhja
    Shkoder
    Postime
    21

    E vertete

    Shume e vertete shume shpejt edhe para 2010-tes kur te shtrohet interneti ne te gjithe vendet , atehere do te shihen te gjitha me streaming.

    _________________

    Teme e bukur.

  3. #3
    Nuk besoj, vec ne mos perfeksionojne cilesine e ekraneve nga ku mund te lexohen pa t'u lodhur syte gazetat (apo dhe librat, edhe pse nje biblioteke te pasur ta ka qejfi ta shohesh). Momentalisht asgje nuk e zevendeson letren (per mendimin tim).

    Sa i perket televizioneve te jap te drejte, qe tani mund te degjosh lajmet(dhe jo vetem) neper celulare.
    U let him hold a gun 2 ur head during sex?I thought u were a feminist
    Usually he takes the clip out

  4. #4
    mos e luaj; I DEBUAR! Maska e qoska
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    837
    Kjo mbetet per tu vertetuar pasi eshte nje supozim i madh.
    Eshte e vertete qe po integrohen shume paisje shtepiake qe te lidhen me internetin te nderveprojne me njera tjetren, e kush e di cfare.

    Por a e thithin dot kaq shpejt perdoruesit gjithe kete teknologji?
    A do te jete cilesia ajo e premtuara?
    A do te mundet gjithe bota ta perdori kete teknologji?
    Mund te shtroj edhe shume pyetje te perfarta si keto gjithsesi teknologjia vazhdon te eci me hapa te medha por me ato hapa ecen vetem nje shtrese e kufizuar e kesaj bote!

    P.S. jam shume dakort me helios letra ka patur shume konkurrente prej kohesh dhe i ka rezistuar dhe besoj do t abej kete edhe per ca kohe .

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Postime
    6
    Shume shpejt letra do hapi rruge sepse nuk mund te perballoje konkurencen. Sa vjen dhe shtrenjtohet energjia, krahu i punes etj, Mendoni sa shpenzime ka shperndarja me makine e saj, aq me teper kur nuk kane garanci se do shitet e gjitha, nderkohe qe infarstruktura elektronike po ul koston perdite.
    Kjo ishte ana financiare, nderkohe qe gazetat shtypen ne darke, online info updates shume here me shpesh. Dhe plerat reduktohen. Duhet pare dhe ana ekologjike.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Okki
    Anëtarësuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    G-land-G...Middle East / Central Asia
    Postime
    70
    Letra do te dal e tera nga perdorimi sa i perket informacionit.

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Epoka e informacionit në “rrjet”

    Librat kanë filluar të skanohen, në mënyrë që mund të kërkohen dhe të blihen në internet. Emisionet e ndryshme televizive kanë arkivin e tyre për t’u transmetuar po në internet. Dhe emisionet radiofonike janë duke ndërtuar dialogët e tyre dixhitalë.

    Vetëm me anë të disa fjalëve kyçe dhe për pak do të jemi të aftë të kemi në dorë, dijen më të madhe të botës. Do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë nga çdo vend i mundur, aktualisht është e mundur që ti të gjesh muzikën tënde të preferuar, fotografitë dixhitale dhe emisione klasike televizive, vetëm duke pasur një kompjuter pranë. Pyetja që shtrohet është: Gjithë ky informacion i menjëhershëm do të na bëjë më të zgjuar apo thjesht më të stresuar?
    “Njerëzit tashmë ndjejnë nevojën që të ruajnë informacionin e marrë, dhe përse ky informacion i kalon kufijtë e asaj që një person mund ende të menaxhojë”, thotë pwr CNN David Greenfield, një psikolog i njohur në fushën “virtuale”. “Sigurisht që nëse informacioni përdoret në mënyrën e duhur, do të ketë një potencialitet për të ndikuar në jetën tonë të përditshme, në mënyrën e mendimit dhe të studimit tonë.”

    Nicole Quaranta, 22 vjeç, është një vajzë tipike. E diplomuar në universitetin e “New York-ut për edukim, ajo i kryen pjesën më të madhe të kërkimeve të saj studimore me anë të internetit.

    Ajo do të kërkojë nëpër ‘database’ të ndryshëm për gazeta akademike dhe artikuj, por rrallë do t’iu drejtohej librave, edhe pse mund të jetë e vetëdijshme se një autor, i cili mund të ketë shpenzuar vite për një libër 300 faqesh, do të ishte një perspektivë unike në llojin e saj. “Libraria është shumë komplekse, sepse më duhet të shkoj atje dhe të gjitha botimet janë vendosur sipas një zone akademike të caktuar,” thotë Quaranta. “Nuk do dija as nga t’ia filloja.” Duke menduar që është më e lehtë të kërkosh një libër në internet, një libër që ndoshta nuk gjendet në librari. Me një gjeneratë, e cila po rritet duke pritur çdo gjë nga interneti, libraritë, organizatat jo fitimprurëse dhe kompani të tilla si Yahoo Inc. dhe Microsoft Corp. Janë duke shpenzuar me qindra milionë dollarë së bashku për të skanuar libra dhe për të printuar materiale në mënyrë që këto të gjenden lehtësisht ‘on line’. Megjithatë hyrja tek disa botime që janë me ‘copyright’ është akoma e limituar. Google Inc., për momentin, përmban vetëm informacione dhe i drejton klientët e saj në libraritë më të afërta nga vendi ku ndodhen.

    Alan Staples Jr., 23 vjeç, Kansas, biznesmen, i pëlqen aq shumë ideja e librave të lexueshëm on line sa është gati të paguajë diçka më shumë vetën e vetëm për të evituar librarinë. Ndërkohë që spektaklet televizive kanë filluar të duken on line. Por kemi dhe materiale të cilat kanë lindur si digjitale, siç janë për shembull fotografitë nga aparatet digjitale që mund të shihen lehtësisht edhe nga të panjohur, në ‘site’ të tilla si Yahoo's Flickr. Steve Jones, një profesor për komunikimin në universitetin e Illinois në Chikago, thotë që përqendrimi dhe hyrja me lehtësi në këto informacione mund t’i bëjë njerëzit më të zgjuar: Në vend që të humbin kohë për të gjetur informacione, njerëzit do të mund të përqendrohen në diçka që ia vlen më shumë. Por këtu fillon dhe rreziku, thotë ai, që njerëzit do e marrin informacionin thjesht si të mirëqenë: Duke konkluduar që ai informacion që del në pah, i pari është më i sakti.

    Jennifer Kayahara, një studente e diplomuar për sociologji në universitetin Torontos thotë që njerëzit janë të tejmbushur nga kjo gjë. “Njerëzit që nuk kërkojnë çdo gjë me anë të internetit japin si arsye faktin se “aty ka shumë informacion, më shumë se ç’duhet ndoshta,” thotë ajo, duke shtuar se njerëzit shqetësohen nëse humbasin rastin për të kapur diçka të re në atë mori informacionesh. “Nëse ju do të mbushni çdo minutë me akoma më shumë media, ju nuk do të jeni më në gjendje të mendoni diçka në mënyrë të pavarur,” thotë Nielsen. “Ju mund të zotërinë çdo pjesë të duhur të informacionit, por niveli më i lartë është njohuria dhe kuptueshmëria.”


    Marrë nga CNN

    Përgatiti: Dorina Gusmari
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e afro-crack
    Anëtarësuar
    16-05-2006
    Postime
    61
    edhe une jam i po atij mendimi se ne vitet e ardhshme do te zhduket nje perqindje e madhe e lexueseve te rregullt te gazetave.

Tema të Ngjashme

  1. Evropa dhe Islami: përvojat e përbashkëta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Amerika, kjo shoqëri që sheh nga e ardhmja
    Nga Brari në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  4. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37
  5. E ardhmja e rinise tone
    Nga mexiro në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-08-2004, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •