Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 118 prej 118
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    IsoBuster 2.8

    Verzion i ri i softuerit për shkarkim:
    http://www.isobuster.com/

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Tastiera standarde shqipe

    Softuer falas për të shkruar pa vështirësi shkronjën "Ë" dhe "Ç" në kompjuterin tënd. Për të ndihmuar në ruajtjen dhe respektimin e rregullave të gjuhë shqipe, "Gjuha Shqipe" dhuron softuerin më të përparuar që instalohet vetëm për 2 minuta.
    http://www.gjuhashqipe.com/lajmetari...?soft=tastiera

  3. #103
    Citim Postuar më parë nga Rrjeti Lexo Postimin
    Tastiera standarde shqipe

    Softuer falas për të shkruar pa vështirësi shkronjën "Ë" dhe "Ç" në kompjuterin tënd. Për të ndihmuar në ruajtjen dhe respektimin e rregullave të gjuhë shqipe, "Gjuha Shqipe" dhuron softuerin më të përparuar që instalohet vetëm për 2 minuta.
    http://www.gjuhashqipe.com/lajmetari...?soft=tastiera
    E ke me virus programin
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Ka aq shumë këshilla, që u hyjnë në punë edhe atyre që nuk kanë mjaft njohuri ne kompjuter e internet. Ju faleminderit.

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    E ke me virus programin
    Softueri i sipërm është në rregull-ska asgjë të keqe.Êshtë testuar me antivirus softuer online dhe mos shpif së koti.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Speccy

    Shiko informata për kompjutorin tënd:
    http://www.piriform.com/speccy
    Vegla nga faqja e më poshtme ndihmon në restaurim të skedarëve të humbur apo të fshirë.
    http://www.piriform.com/recuva

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141
    Tastiera shqipe punim i imi,e kam ba vetëm për arsye se disa që e kan punuar më heret e kan vështirësuar shkarkimin duke kërkuar falënderim dhe me disa pengesa të panevojshme .

    Sharko falas .
    http://www.mediafire.com/?flaasylj19826zl


  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Internet Explorer 8 në gjuhën shqipe-Për shfrytëzim të saj, nevojitet që sistemi operativ të jetë instaluar në gjuhën tonë.
    http://windows.microsoft.com/sv-SE/i...downloads/ie-8
    Loja ERepublik
    http://machinedramon.spi-blog.com/erepublik/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 08-10-2011 më 06:38

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    TV Rrapi(verzion i ri)

    Mjet shtesë për ueb shfletues; nëpërmjet saj mund të shikohen/dëgjohen RTV kanale nga trojet tona.Më së miri funksionon me shfletuesin(web browser) Mozilla Firefox...
    http://tvrrapi.ourtoolbar.com//?version=3.8.0.8

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Fjalor shqip

    Fjalor drejtshkrimor për Firefox, Thunderbird, SeaMonkey etj.( Përdoret si pjesë shtesë për shfletuesin/Web browser http://www.mozilla.org/en-US/firefox/all.html )
    https://addons.mozilla.org/sv-SE/fir...=7.0.1&cat=all

  11. #111
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Microsoft Office Language Interface Pack 2010 – Shqip

    Microsoft Office Language Interface Pack 2010 – Shqip mbështet një ndërfaqe të përdoruesit në gjuhën shqipe për shumë programe të Microsoft Office 2010.
    http://www.microsoft.com/downloads/d...displaylang=sq
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 27-10-2011 më 00:40

  12. #112
    Nuk ka faj pasqyra kur e Maska e Renato196
    Anëtarësuar
    12-11-2010
    Vendndodhja
    Shqiperi Elbasan
    Postime
    47
    Desha ndihme ne C++. Me duhet te kodoj efektin Dopler dhe ta paraqes ne window nepermjet controls. Please HELP . .

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Libra për shkarkim

    Këtu mund të gjeni libra për shkarkim.Të gjitha librat janë të paqetuar në pdf-format.Nëse ju mungon softueri për hapjen dhe leximin e librave, atë mund të realizoni kështu;shkarkoni dhe instaloni Adobe reader nga faqja:

    http://www.adobe.com/products/reader.html

    Nga kjo faqe mund të shkarkohen libra falas në shqip:

    http://www.syri3.com/index.php?akcioni=libra

    Mënyra e shkarkimit të librave:kliko me anën e djathtë të miut aty ku shkruan shkarko dhe kliko aty ku shkruan save link as apo ruaj lidhjen si(nëse sistemi operativ është në gjuhën shqipe)....
    Pas disa casteve i gjithë libri i zgjedhur për shkarkim do të transferohet në kompjutorin tuaj.

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Përurohet Portali Albanologjik Shqipëri-Kosovë

    Botimet Shqiptare

    U përurua dje në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, Portali Albanologjik Shqipëri-Kosovë, një projekt i iniciuar nëpërmjet një marrëveshjeje të përbashkët mes dy bibliotekave kombëtare në 5 mars të këtij viti

    Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka përurua dje Portalin Albanologjik Shqipëri–Kosovë. Tashmë të gjithë të interesuarit mbi albanologjinë, vepra, autorë, dorëshkrime, periodikë etj., mund t’i gjejnë ato fare lehtë online në internet nëpërmjet adresës portalialbanologjik.net. Përurimi i këtij projekti erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes mes drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, z. Aurel Plasari, dhe drejtorit të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, z. Sali Bashota, më 5 mars të vitit 2011. Qëllimi i këtij portali është mundësimi i aksesit të përdoruesve në bazat respektive të të dhënave të këtyre dy institucioneve të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare. Kjo do të realizohet përmes shkëmbimit reciprok të informacionit bibliografik të karakterit albanologjik, si edhe të materialeve bibliotekare të digjituara (libra të rrallë, revista, dorëshkrime etj.) Marrëveshja parashikon gjithashtu nxitjen e implementimit të teknologjive të informacionit në proceset dhe shërbimet bibliotekare, ndërkohë që BKSH-ja do të ofrojë ndihmën e saj për aplikimin me sukses të procesit të digjitimit në BKUK. Portali i përbashkët Shqipëri-Kosovë do të ofrojë çasje në burime bibliografike, si edhe në burime të digjituara të karakterit albanologjik. Përmes tij do të realizohet integrimi i informacionit mbi trashëgiminë e kulturës së shkruar mbarëshqiptare në rrjetin europian dhe botëror të informacionit. Gjatë përurimit të Portalit Albanologjik Shqipëri-Kosovë, drejtori i BKSH-së, z. Plasari, e cilësoi këtë projekt shumë të rëndësishëm, në shërbim të të gjithëve, si një dritare e hapur për hapësirat mbarëshqiptare. Ndërsa homologu i Plasarit, z. Bashota, u shpreh se me anë të këtij portali do të kenë mundësi të gjithë të interesuarit brenda dhe jashtë Shqipërisë të njihen me vlerat e kulturës shqiptare, e cila ofron një thesar të çmuar për identitetin tonë të lashtë e historik. “Përmes këtij portali synojmë që vlerat kulturore t’i prezantojmë në bibliotekat dixhitale botërore, pjesë e të cilave synon të jetë edhe Kosova”, tha Bashota. Gjithashtu i pranishëm në ceremoninë e rastit ishte edhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Aldo Bumçi, i cili theksoi faktin që kjo marrëveshje është e rëndësishme për forcimin e identitetit kombëtar. Ministri tha gjithashtu se ky projekt u përshtatet më së miri nevojave të kohës, duke pasur parasysh edhe premtimin e qeverisë shqiptare për dixhitalizimin. Në brendësi të faqeve të portalit, publiku do të gjejë të gjitha botimet e shtypura nga dy bibliotekat kombëtare që klasifikohen albanologji, pa përjashtuar edhe ato vepra që i përkasin balkanologjisë, por që kanë lidhje të ngushta me albanologjinë. Gjithashtu pjesë e portalit do të jenë edhe një pjesë e prodhimeve dixhitale të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Duke filluar nga dje, lexuesi mund të shfletojë veprat e Marin Barletit “Rrethimi i Shkodrës” e “Historia e jetës dhe veprave të Skënderbeut” dhe “Mesharin” e Gjon Buzukut”. Në portal janë integruar dy periodikë të rëndësishëm të albanologjisë, si koleksioni 12 vëllimesh i “Albanikas” dhe revista “Dituria” e Lumo Skëndos. Ndër botimet bibliografike është integruar pjesa e parë e “Bibliografisë së librit Shqip” nga 1555-1912. Është përpjekja e parë që në këtë portal albanologjik ndërtohet një listë e plotë e të gjithë albanologëve shqiptarë dhe të huaj. Uebsajti ofron shërbime si: të dhëna rreth historikut të krijimit të portalit, informacion për botime albanologjike, albanologë, hyrje të reja (libra, artikuj, periodikë) në të dyja bibliotekat gjegjëse, qasje në burime të kombinuara dixhitale dhe jo dixhitale, burime bibliografike etj.

    Portali Albanologjik
    www.portalialbanologjik.net
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 20-12-2011 më 11:53

  14. #114

    Për: Programe në Gjuhën Shqipe

    Pershendetje,
    Ju pergezoj per iniciativen por do te doja qe te ishit me te sakte, te pakten ne emra te programeve te krijuara ne Shqiperi.
    "Bilanc 2007" nuk ekziston me si emer. Tashme ky program quhet vetem Programi Bilanc. Eshte nje program qe perdoret nga
    mbi 900 biznese ne Shqiperi dhe ne Kosove,ndaj dhe brand-i jone eshte shume i rendesishem dhe per kete arsye duhet te
    permendet ashtu sic eshte.. Eshte i vetmi program qe mundeson administrimin qendror te bizneseve me disa
    pika.

    Faleminderit dhe gjithe te mirat!





    Citim Postuar më parë nga edspace Lexo Postimin
    Më poshtë do mirëmbajmë një listë të programeve që janë krijuar/përkthyer në gjuhën shqipe. Nëse dini ndonjë program tjetër, shkruani emrin dhe adresën e internetit në këtë temë. Nëse keni kohë të lirë, merrni përsipër përkthimin e një programi që të mund të përdoret nga bashkëatdhetarët tanë që nuk dinë gjuhë të huaja. Lexoni temën Fjalor i Informatikës për të mësuar rreth fjalorëve të ndryshëm që mund të përdorni.


    7-Zip - program për ngjeshjen dhe paketimin e skedarëve (i ngjashëm me winzip dhe winrar).
    http://www.7-zip.org/

    Aida 32 - program që tregon informacion për pjesët e kompjuterit (hardueret)
    http://files.filefront.com/aida32ee+.../fileinfo.html

    AlbTVRadio
    http://www.AlbTVRadio.com

    Alfa - program për menaxhimin financiar
    http://www.imb.com.al/

    ALZIP - program për ngjeshjen dhe paketimin e skedarëve (i ngjashëm me winzip dhe winrar).
    http://www.altools.net/

    Andromeda - skript për krijimin e një faqeje që transmeton muzikë
    http://www.turnstyle.com/andromeda/home.asp

    Antamedia Internet Caffe - program për menaxhimin e internet-kafeneve
    http://www.antamedia.com/caffe/

    AS 2.0 - program për drejtshkrimin e gjuhës shqipe
    http://www.gjuha-shqipe.com
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=45103

    Bilanc 2007 - program financiar
    http://www.bilanc.com

    BlindWrite - program që të lejon të kopjosh CD/DVD të mbrojtur
    http://www.vso-software.fr/download.php

    BSCW - program për bashkëpunimin e një grup njerëzish në internet
    http://bscw.fit.fraunhofer.de/index.html

    CCleaner - program për pastrimin e skedarëve të përkohshëm
    http://www.ccleaner.com/

    CleanCenter - program për pastrimin e skedarëve të përkohshëm
    http://www.cleancenter.net/

    Crazy Browser - shfletues interneti
    http://www.crazybrowser.com/index.htm

    DC++ - program P2P për shkarkimin e skedarëve (si Kazaa, eDonkey, limewire, etj).
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=30

    Drupal - program për menaxhimin e faqeve të internetit
    http://drupal.org/

    eMule - program për të ndarë skedarët me përdorues të tjerë të Internetit
    http://www.emule-project.net/

    FantaMorph- program që shkrin dy fotografi në një animacion
    http://www.fantamorph.com/overview.htm

    FESh - Fjalori elektronik shpjegues i gjuhës shqipe
    http://www.gjuha-shqipe.com

    FTI - Fjalor i termave të informatikës
    http://www.gjuha-shqipe.com

    Financa - program për menaxhimin financiar
    http://www.imb.com.al/

    Fjalor Angisht<->Shqip nga Lingvosoft
    http://www.lingvosoft.com/Windows-Di...lbanian-items/

    Fjalor i Integruar 5-Gjuhësh - Fjalor Shqip-Anglisht-Frëngjisht-Gjermanisht-Italisht
    http://www.intein-nt.com/

    Free Download Manager - program për menaxhimin dhe përshpejtimin e shkarkimeve
    http://www.freedownloadmanager.org/index.htm

    Free Picture Finder - program për të gjetur imazhe/fotografi në internet
    http://www.fatesoft.com/picture/index.htm

    GetRight - program për të shkarkuar dhe për të menaxhuar skedat
    http://getright.com/

    gFTP - program për transferimin e skedarëve për sistemet *nix
    http://gftp.seul.org/

    Glary Utilities - program për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kompjuterit
    http://www.glaryutilities.com/

    IE7Pro - program shtesë për të lehtësuar përdorimin e Internet Explorer 7
    http://ie7pro.com/

    ImgBurn - program për të lexuar dhe për të shkruar CD/DVD, edhe imazhet e tyre
    http://www.imgburn.com/

    Inno Setup - program profesional për të krijuar procesin e instalimit e aplikimeve
    http://www.jrsoftware.org/isinfo.php
    http://www.jrsoftware.org/files/istrans/

    IsoBuster - Program për kopjimin e dokumentave nga CD/DVD
    http://www.smart-projects.net/recove...lldownload.htm

    Internet Download Accelerator - program për menaxhimin dhe përshpejtimin e shkarkimeve
    http://www.westbyte.com/ida/

    Kulla e Shqipes - program për përvetësimin dhe studimin e thellë të gjuhës shqipe
    http://www.gjuha-shqipe.com

    LimeWire - program për të ndarë skedarët me përdorues të tjerë të Internetit
    http://www.limewire.com/

    Loja Murlan - lojë e njohur me letra që luhet edhe me Jokerat
    http://www.intein-nt.com/

    Loja Pesëkatësh - loja e njohur me letra, 5-katësh
    http://www.forumishqiptar.com/showth...t=28226&page=1

    Loja Xhol - lojë me letra
    http://www.intein-nt.com/

    Microweb Orari - program për krijimin e orareve shkollore
    http://www.microwebi.com/start.php?s...n=true&show=ok

    MicrowebPro - bllok adresash dhe shënimesh
    http://www.microwebi.com/start.php?s...n=true&show=ok

    Microweb RSS - program për leximin e lajmeve në formatin RSS
    http://www.microwebi.com/start.php?s...n=true&show=ok

    MiniBB - skript për faqe forumi
    http://www.minibb.net/download.html

    Mozilla Firefox - shfletues interneti i ngjashëm me Internet Explorer
    http://www.mozilla-europe.org/sq/products/

    Fjalor drejtshkimor (spell-check) për gjuhën shqipe - shtesë për Firefox dhe Thunderbird
    http://www.shkenca.org/content/view/69/37/

    Mozila Thunderbird - program për leximin e postës elektronike (email) i ngjashëm me Outlook Express
    http://www.mozilla-europe.org/sq/products/

    MSN Webcam Recorder - Program për të regjistruar videot e MSN
    http://ml20rc.msnfanatic.com/index.html

    Music Express - program për organizimin e albumeve me muzike
    http://www.wizetech.com/mex/index.shtml

    Net Transport - program për të shkarkuar dhe për të menaxhuar skedat
    http://www.net-xfer.com/default.htm

    Numerial - program që konverton numrat midis bazave 2, 8, 10, 16, etj.
    http://www.forumishqiptar.com/showth...72#post1757472
    http://www.xyntec.com/

    Office 2003 Shqip - ndërfaqe shqip për programet Office
    http://www.microsoft.com/downloads/B...3-9FF96F68E491

    Orari - program për krijimin e orareve shkollore
    http://www.forumishqiptar.com/showth...8&postcount=66

    Orbit Downloader - program për të shkarkuar dhe për të menaxhuar skedat
    http://www.orbitdownloader.com/

    Open Office - i ngjashëm me Office të Microsoft-it por është falas; punon në Windows, Linux, Mac
    http://sq.openoffice.org/
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51590

    PHProjekt - program për bashkëpunimin e një grup njerëzish në internet
    http://www.phprojekt.com/

    Prishtina FTP - klient për hapjen e adresave FTP
    http://tucows.menanet.net/preview/248077.html

    QSetup Installer - program për krijimin e paketave të instalimit
    http://www.pantaray.com/qsetup.html

    Quintessential Player - program për të dëgjuar këngët, i ngjashëm me winamp
    http://www.quinnware.com/list_plugins.php?plugin=130

    Radiator - program për regjistrimin e zërit nga TV/Radio kartat
    http://flesko.cz/radiator.htm

    Rainlendar - program kalendar për takime, shënime
    http://www.rainlendar.net/cms/index....load&Itemid=30

    Recuva - program per të rikthyer skedat e fshira
    http://www.recuva.com/

    Registry Shower - program për të mirëmbajtur regjistrin e kompjuterit, me disa procese të tjera të avancuara
    http://www.registryshower.com/index.html

    Restorant - program për menaxhimin e restoranteve
    http://www.forumishqiptar.com/showth...8&postcount=66

    Revo Uninstaller - program për të çinstaluar aplikimet në kompjuter, bashkë me disa funksione të tjera shtesë
    http://www.revouninstaller.com/

    Setup Factory - program për krijimin e paketave të instalimit
    http://www.indigorose.com/suf/

    SPR POS - program për menaxhimin e restoranteve
    http://www.sprpos.com/

    Spybot Search & Destroy - program për të kontrolluar dhe për të mbrojtur kompjuterin nga spinuesit dhe keqbërësit e ndryshëm kompjuterik
    http://safer-networking.org/en/index.html

    Shareaza - program për të ndarë skedarët me përdorues të tjerë të Internetit
    http://shareaza.sourceforge.net/

    The KMPlayer - program profesional për të luajtur pothuajse çdolloj mediaje (muzike, video, figure etj.), me shumë funksione të avancuara
    http://www.kmplayer.com/forums/index.php

    Unlocker - program që të lejon të fshish skedarët kur nuk të lejon windows-i
    http://ccollomb.free.fr/unlocker/

    uTorrent - klient për shkarkime të skedarëve torrent
    http://www.utorrent.com

    Winamp - një nga programet më të njohur për dëgjimin e këngëve, i ngjashëm me Windows Media Player dhe Real Player
    http://www.winamp.com/plugins/details.php?id=145726

    Windows XP Shqip - ndërfaqe shqip për Windows XP
    http://www.microsoft.com/downloads/d...DisplayLang=sq
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=51147

    Windows Vista Shqip - ndërfaqe shqip për Windows Vista
    http://www.microsoft.com/downloads/d...displaylang=sq
    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=90843

    WinPatrol - program për pastrimin e kompjuterit nga reklamat
    http://www.winpatrol.com/download.html

    WinRAR - program për ngjeshjen dhe paketimin e skedarëve (i ngjashëm me winzip).
    http://www.win-rar.com/download.html

    Zina - skript për krijimin e një faqeje që transmeton muzikë; i ngjashëm me andromeda
    http://www.pancake.org/zina/index.html

  15. #115
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911

    Për: Programe në Gjuhën Shqipe

    Citim Postuar më parë nga Programi Bilanc Lexo Postimin
    Pershendetje,
    ndaj dhe brand-i jone eshte shume i rendesishem dhe per kete arsye duhet te permendet ashtu sic eshte..

    Ndryshuar për herë të fundit nga edspace : 26-04-2008 më 14:49

    Postuar nga Programi Bilanc më: 3-05-2013, 17:10

    Po e korrigjon 5 vjet me vonese.

  16. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Programe në Gjuhën Shqipe

    Qëndër mediale për dëgjim të kanaleve muzikore sipas orientimit muzikor dhe të radhitura sipas shteteve.Poashtu këtu mund të hapni të gjitha llojet e skedarëve të filmave pa përjashtime.Softueri është në zhvillim të pandërprerë nga ana e vullnetarëve rreth e përqark botës.Këtu mund të hapni edhe youtube dhe facebook. Pas instalimit të softuerit, në brendësi të saj duhet të instalosh add ons(programe të vogla brënda programit).Ndër më të njohurat dhe me kualitet të lart instalo këto:
    ICE CAST
    dhe Listen live EU ku janë të përfshira edhe kanalet muzikore shqiptare:
    Këtu mund të gjeni edhe unP lidhjet etj.
    Së shpejti softueri i emërtuar XBMC do e ndron emrin në KODI...
    http://xbmc.org/download/
    Në parametra(settings) mund ta ndryshoni gjuhën në shqip.

    Ky është softuer më i avansuar deri më tani në krahasim me softuerët e tjerë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 12-08-2014 më 10:24

  17. #117

    Për: Programe në Gjuhën Shqipe

    WordPress në shqip

    Platforma më e madhe në botë e blogimit për publikime është përkthyer në shqip.

    Për më tepër, vizitoni uebfaqen:

    http://bmconline.info/wordpress-ne-shqip/

    për të marrë një version të shqipes më të saktë dhe më serioz, në krahasikm me versionmin që publikohet në faqen zyrtare të saj (www.wordpress.org).

    Mund të gjeni libra dhe programe të dobishme në shqip, në uebfaqen: http://www.bmconline.info/

    Hidhni një sy! :-)

  18. #118

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Informata Rreth Kultures Islame
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-05-2010, 15:27
  2. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Baza dialektore e gjuhës standarde
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20
  5. A ekzistojne tabu ne shoqerine tone sa i perket gjuhes shqipe?
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-11-2002, 11:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •