Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Vendore, “dush të ftohtë” qeverisë “Berisha”.

    Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Vendore, “dush të ftohtë” qeverisë “Berisha”. Akti më i fundit normativ i qeverisë për t’i dhënë kompetenca prefektëve për mbledhjen e Këshillave vendore të Rregullimit të Territorit, si dhe deklaratat aspak delikate të ministrit të Transporteve, Lulzim Basha mbi peshën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Vendore të KE-së të krahasuar me OJQ, kanë shqetësuar seriozisht këtë organizëm ndërkombëtar. Këtë shqetësim, Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Vendore, Giovanni di Stasi, ia ka bërë prezent nëpërmjet një letre Kryeministrit Sali Berisha. Teksti i saj i është dërguar për dijeni edhe ministrit Basha si dhe autoriteteve të tjera me të cilat delegacioni pati takime gjatë qëndrimit të tij në Tiranë. Delegacioni i KE-së ishte vënë në lëvizje pas ankesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama për “bllokimet që qeveria” bëri ndaj disa veprave publike në kryeqytet dhe vecanërisht për rrëzimin e projektit të mbikalimit te Zogu i Zi.

    Shqetësimi
    Di Stasi shprehet i befasuar në letrën e tij, kur ka mësuar se kohët e fundit është paraqitur nga ana e Qeverisë “Berisha” në Parlament një projektligj që synon dhënien e më shumë pushteteve Prefektit dhe Qeverisë qendrore, brenda Këshillave vendore të Rregullimit të Territorit. “Ne nuk jemi të sigurt lidhur me faktin nëse këto masa kufizojnë më tej kompetencat e autoriteteve vendore në planifikimin urban (neni 10 i Ligjit Organik mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore). Mua personalisht më vjen keq gjithashtu, që ky projektligj nuk u përmend aspak në diskutimet që patëm me ju dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë suaj gjatë vizitës sime në Tiranë”, - shkruan Di Stasi në letrën e tij, duke lënë të kuptohet se nuk po e gëlltit lehtë faktin e një mungese transparence nga ana e Kryeministrit, në bisedimet me delegacionin e Kongresit të Autonomisë vendore të KE. Në këtë kontekst, theksohet në letër, “përgatitja e një raporti monitorues lidhur me situatën e demokracisë rajonale dhe vendore në Shqipëri, duket se është e rëndësishme dhe e dobishme”.

    Replika
    Në këtë letër, Di Stasi shpreh shqetësim serioz edhe për termat e përdorur nga ministri Basha, ndonëse pa e cituar direkt emrin e tij, lidhur me etiketimin e Kongresit të Autonomisë Vendore të KE-së, si një shoqatë. Në një vizion diametralisht të kundërt me Bashën, Di Stasi sqaron se Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Vendore, është një institucion i Këshillit të Evropës. Sipas tij, një nga kompetencat e tij bazë brenda sistemit të KE-së, përcaktuar në Kartën e tij të adoptuar nga Komiteti i Ministrave, është të përgatisë, në mënyrë të rregullt raporte vend pas vendi, mbi situatën e demokracisë rajonale dhe/ose vendore në të gjitha vendet anëtare. “Do ta vlerësoja pozitivisht në rast se ju do të njoftonit ministrat e Qeverisë suaj lidhur me këtë”, - ka tërhequr vëmendjen e Berishës Di Stasi, në përpjekje që të mundësojë sqarimin e kësaj çështjeje pranë ministrit Basha. Di Stasi nënvizon se raportuesit e Kongresit, do të vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën dhe do të njoftojnë autoritetet shqiptare, lidhur me afatin e përgatitjes prej tyre të raportit. “Vizita e parë e raportuesve mund të zhvillohet në pranverë të vitit 2006, dhe unë do të shpresoja që dialogu midis tyre dhe Qeverisë shqiptare të ishte i frytshëm”, - përfundon letrën e tij Di Stasi.

    Berisha
    Kryeministri Berisha, në dallim nga ministri Basha për hir të realitetit, u shpreh me tone mjaft vlerësuese lidhur me vizitën e delegacionit të Kongresit të Autonomisë Vendore të KE-së. Ai shkoi më tej, madje duke pranuar edhe disa mangësi të legjislacionit shqiptarë, sa i përket përbërjes së KRTRSH-së dhe kompetencave të Policisë Ndërtimore. Këto mangësi u evidentuan nga delegacioni i KE-së. Berisha premtoi reforma në fushën e urbanistikës, si dhe riorganizimin e Policisë Ndërtimore, e cila sipas tij, mund të ketë nevojë për një rikompozim në aspekte të shumta.

    LETRA
    Zotit Sali Berisha
    Kryeministër i Shqipërisë
    I dashur zotëri!
    Pas përfundimit të vizitës sime zyrtare në Shqipëri, dëshiroj t’u shpreh falenderimet e mia, ju personalisht, për mikpritjen që i rezervuat delegacionit të Kongresit dhe për diskutimet dhe shkëmbimin e informacionit që delegacioni ynë pati me ju dhe përfaqësuesit e Qeverisë suaj.
    Megjithatë, u befasova kur mësova se kohët e fundit është paraqitur nga ana e Qeverisë suaj në Parlament një projektligj që synon dhënien e më shumë pushteteve prefektit dhe Qeverisë qendrore brenda Këshillave vendore të Rregullimit të Territorit. Ne nuk jemi të sigurt lidhur me faktin nëse këto masa kufizojnë më tej kompetencat e autoriteteve vendore në planifikimin urban (neni 10 i Ligjit Organik mbi organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore). Mua personalisht më vjen keq, gjithashtu, që ky projektligj nuk u përmend aspak në diskutimet që patëm me ju dhe përfaqësues të tjerë të Qeverisë suaj gjatë vizitës sime në Tiranë.
    Në këtë kontekst, përgatitja e një raporti monitorues lidhur me situatën e demokracisë rajonale dhe vendore në Shqipëri duket se është e rëndësishme dhe e dobishme. Shfrytëzoj këtë rast për të theksuar se Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Vendore është një institucion i Këshillit të Europës dhe se një nga kompetencat e tij bazë brenda sistemit të Këshillit të Europës, përcaktuar në Kartën e tij të adoptuar nga Komiteti i Ministrave, është të përgatisë, në mënyrë të rregullt, raporte vend pas vendi mbi situatën e demokracisë rajonale dhe/ose vendore në të gjitha vendet anëtare. Do ta vlerësoja pozitivisht në rast se ju do të njoftonit ministrat e Qeverisë suaj lidhur me këtë.
    Raportuesit e Kongresit dhe ekspertët për demokracinë rajonale e vendore në Shqipëri
    Raportuesit e Kongresit do të vazhdojnë të ndjekin nga afër situatën dhe do të njoftojnë autoritetet shqiptare lidhur me afatin e përgatitjes prej tyre të raportit. Vizita e parë e raportuesve mund të zhvillohet në pranverë të vitit 2006 dhe unë do të shpresoja që që dialogu midis tyre dhe Qeverisë shqiptare të ishte i frytshëm.
    Pres që bashkëpunimi ynë të vazhdojë më tej
    Sinqerisht juaji, Giovanni Di Stasi

  2. #2
    Si perfundim vlen te permendet fakti se komptencat prefekteve ne fund iu dhane kur parlamenti konvertoi ne ligj dekretin e berishes

    vlen te theksohet edhe fakti qe konvertimi u be pasi kishin kaluar afatet kushtetuese (45 dite) dhe kjo tregon vullnetin e forte politik ne kete drejtim (pervec shperfilljes se rregullave themelore)

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    E ku njeh ligj Saliu. Andej nga vjen ai ligjin e ben me i forti, jo me i arsyeshmi.

  4. #4
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Nuk e lane dushi ate qeveri!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! aq me teper i ftohte.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

Tema të Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore
    Nga Duaje Siveten në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:38
  3. Kongresi i Autoriteteve Lokale : Qeveria, cenim autonomise vendore
    Nga Humdinger në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 18:14
  4. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •