Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 53
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Veteranët e LANÇ-it: Mos na përzieni me ballistët në Muzeun Historik

    Kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, ka kundërshtuar urdhërin e drejtorit të porsaemëruar në Muzeun Historik Kombëtar, Beqir Meta, për rikonstruksion në këtë institucion të rëndësishëm, duke përfshirë edhe pavionin e LANÇ-it. Rinkonstruksioni do të përfshinte rregullime e plotësime ngjarjesh, datash e figurash të tjera. Nisur nga ky urdhër, Kryesia e Komitetit të Organizatës së Veteranëve të LANÇI-it ka deklaruar se: Në kuadrin e 60-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë, mbi bazën e një vendimi të marrë nga Komiteti Ndërministror, kryesuar nga ish-nënkryetari i Këshillit të Ministrave, Namik Dokle, në vitin 2004 u krijua grupi i punës për ngritjen e pavionit të LANÇ-it, me pjesëmarrjen e disa prej historianëve e specialistëve më të njohur të vendit, me këta edhe disa ish-kuadro kryesorë të LANÇ-it. Në krye të këtij komisioni u vu ish-drejtori i Muzeut në fjalë, historiani i mirënjohur, dr. Moikom Zeqo, i cili, bazuar në dokumente arkivore dhe në të vërtetat historike ngriti pavionin e LANÇ-it në një nivel të lartë shkencor e historik, i mirëpritur aq mirë nga tërë populli. Anëtarët e këtij Komiteti kanë deklaruar se: Duke qënë kështu, çdo ndërhyrje tjetër pas kësaj në këtë pavion për të bërë ndryshime apo për të shtuar figura të tjera, sikurse pretendon drejtori aktual, do të ishte një veprim i gabuar, i padrejtë dhe i papranueshëm. “Nuk duam të besojmë, se ky veprim ka për qëllim të vendosë në këtë pavion edhe ata drejtues të organizatave tradhëtare të Ballit Kombëtar e të Legalitetit”, -kanë thënë ata ,të cilët, sikurse dihet botërisht, vërtetuan edhe me dokumente autentike, bashkëpunuan ngushtë dhe u vunë në shërbim të hapur me pushtuesit nazifashistë. “Vendosja e këtyre figurave përkrah çlirimtarëve të vërtetë, atyre që dhanë jetën për çlirimin e Atdheut, do të ishte jo vetëm një përdhosje e historisë, por edhe një krim i rëndë, që nuk do t’i duronin si ata mijëra luftëtarë, një pjesë e të cilëve ende janë me plagë në trupin e tyre nga plumbat e pushtuesve dhe të kolaboracionistëve, ashtu dhe mijëra familjarë të të rënëve”. Në qoftë se do të mund të cënohet përmbajtja e pavionit të LANÇ-it, kryesia e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it, ka paralajmëruar se do të reagojë në rrugë institucionale me të gjitha mjetet ligjore e demokratike, për të mos lejuar asnjë përpjekje që do të guxonte të prekte sadopak këtë pavion. Në qoftë se do të vihej në dorë në materialet e këtij pavioni, një gjë e tillë do të prekte njëkohësisht ndjenjat e një populli të tërë.

    Gazeta SOT
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Veteranet e LANC-it kane te drejte qe duan pavion me vehte. LANC-i sipas kuptimit komunist ishte nje revolucion komunist, dhe nuk perfaqeson te gjithe rezistencen shqiptare gjate Luftes II Boterore.
    Prandaj ne Muzeun Kombetar LANC-i le te kete pavion me vehte, por le te krijohet edhe nje pavion i Rezistences Nacionaliste.
    Ne kete menyre te gjitha rrymat e rezistences ndaj nazi-fashizmit do te jene te paraqitura.
    Nuk do te ishte e drejte qe te paraqitej vetem rezistenca komuniste ne Muzeun Kombetar.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #3
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Di ti ndonje rryme nacionaliste te kete luftuar okupatorin ? ..............Ja thuame nje.
    Do te n'a thuash ketu per Ballin apo per Legalitetin te cilet per inat te sime vjerre vaten fjeten me mullixhiun(me okupatorin).

    Na i keni bere lemsh gjerat. Turpppppppppppppppppppppppppppppppppp.
    Nuk mund te veshe fotografite e heronjeve dhe te atyre qe i vrane pas shpine prane e prane. Kete hiqe nga mendja.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Pse di ti ndonje rryme komuniste qe te kete luftuar okupatorin? Une nuk di. Jo per gje, por kane qene te zene me luften civile dhe me "armiqte e popullit"....
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #5
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    E para mos ngaterro partizanet me komunistet. Me duket se tani historia studiohet se prapthi se te pakten duhet te dishe qe pas K. Pezes me 1942 PKSH mori rol drejtues mbi cetat partizane.

    Sidoqofte komunistet nuk u bashkuan me okupatorin. Dhe luftuan ata qe i puthen.......... kembet, kembet.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  6. #6
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Pse di ti ndonje rryme komuniste qe te kete luftuar okupatorin? Une nuk di. Jo per gje, por kane qene te zene me luften civile dhe me "armiqte e popullit"....
    E para punës, nuk ka rryma komuniste, por ideologji komuniste...së dyti, ti nuk ke bërë histori në shkollë...po ndonjë xhaxho a xhaxheshë s'të ka folur si ka luftuar fashizmin??
    Bëni sikur nuk jeni rritur në Shqipëri...luani të paditurin për të mbrojtur një objekt të diskredituar nga historia.
    Nëse ballistët, paskan histori në luftën kundër pushtuesve, ma jep ti karaburun ta lexoj që të më ndrisësh mendjen...më jep një fshat që ballistët çliruan nga italianët apo gjermanët...apo thjeshtë një betejë të ballistëve kundra forcave italiane apo gjermane.
    Ja të shohim e të lexojmë bëmat e ballistëve se nuk ditkemi gjë nga historia fare .

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Bëni sikur nuk jeni rritur në Shqipëri...luani të paditurin për të mbrojtur një objekt të diskredituar nga historia.
    .
    Une nuk bej fare te paditurin, ashtu sikurse ti edhe une e njoh mire propaganden komuniste 50-vjeçare qe i ngrinte lavde partise dhe hidhte balte mbi te tjeret.
    Por ndryshe nga ty une arrij ta kuptoj se propaganda dhe realiteti jane dy gjera te ndryshme, dhe se propaganda qe ti ke mesuar ne shkolle fsheh nje realitet shume te ndryshem dhe te hidhur.

    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Nëse ballistët, paskan histori në luftën kundër pushtuesve, ma jep ti karaburun ta lexoj që të më ndrisësh mendjen...më jep një fshat që ballistët çliruan nga italianët apo gjermanët...apo thjeshtë një betejë të ballistëve kundra forcave italiane apo gjermane.
    Ja të shohim e të lexojmë bëmat e ballistëve se nuk ditkemi gjë nga historia fare .
    Beteja te jap une sa te duash. Lexo me poshte:
    http://historia.balli-kombetar.org/?...l&where=#lufte

    Per qytete te çliruara po te jap nje shembull, ate te Kuçoves (meqe e kemi dhe peshkaqenin nga Kuçova):
    http://historia.balli-kombetar.org/?...&where=#kucova

    Keni nje rast qe te krahasoni realitetin me historine zyrtare.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  8. #8
    http://vertet.blogspot.co
    Anëtarësuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33
    Sidoqofte komunistet nuk u bashkuan me okupatorin. Dhe luftuan ata qe i puthen.......... kembet, kembet.
    Jo ata u bashkuan me sllavet dhe si sherbetor te tyre...
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  9. #9
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Une nuk bej fare te paditurin, ashtu sikurse ti edhe une e njoh mire propaganden komuniste 50-vjeçare qe i ngrinte lavde partise dhe hidhte balte mbi te tjeret.
    Por ndryshe nga ty une arrij ta kuptoj se propaganda dhe realiteti jane dy gjera te ndryshme, dhe se propaganda qe ti ke mesuar ne shkolle fsheh nje realitet shume te ndryshem dhe te hidhur.



    Beteja te jap une sa te duash. Lexo me poshte:
    http://historia.balli-kombetar.org/?...l&where=#lufte

    Per qytete te çliruara po te jap nje shembull, ate te Kuçoves (meqe e kemi dhe peshkaqenin nga Kuçova):
    http://historia.balli-kombetar.org/?...&where=#kucova

    Keni nje rast qe te krahasoni realitetin me historine zyrtare.
    O karaburun !!
    Me paçavure të ballistëve do na bindësh ti??
    O mik??
    Sa dëshmorë ka balli??
    Sa të burgosur nga fashizmi??
    Përse shumë nga ballistët ikën së bashku me gjermanët nga Shqipëria??
    Për propagandë balliste nuk jam keq, sepse ai që ka bashkëpunuar me pushtuesit, kurrë nuk mund të më bindë për luftë ndaj tyre.
    Përpjekjet e tua për të na bindur për betejat e mëdha të ballistëve janë thjeshtë demagogji dhe aspak reale.
    Se i beson ti këto paçavure, nuk do të thotë se janë të vërteta e aq më tepër nuk do të thotë se duhet ti besojnë të tjerët.
    Sa përqind merr në zgjedhje organizata juaj me Shpëtim Rroqin (a kush është në krye)??
    Pse nuk ju përkrah populli ju, nëse do ishit kaq me histori të madhe e të larë??
    Ja ke bërë ndonjëherë këto pyetje vetes, apo flet siç të mësuan ??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Humdinger : 05-02-2006 më 13:53

  10. #10
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Petraq Kola
    Jo ata u bashkuan me sllavet dhe si sherbetor te tyre...
    Ti gënjen.
    Komunistët shqiptarë luftuan të vetëm deri në fund të luftës...nuk ju erdhi asnjë ndihmë, përveçse asaj morale, për ti ndihmuar.
    Edhe nëse do ishin bashkuar me sllavët atë kohë, mos harro se kishte dy kampe, ata që luftonin kampin fashist, USA, Angli, BRSS etj etj... dhe ata që ishin në kampin tjetër Gjermania, Italia, Japonia
    Duke qenë se ishin kështu kampet edhe sikur të ishin bashkuar shqiptarët komunistë me sllavët apo dikë tjetër nga kundërshtarët e aksit, kjo do ishte tepër normale sepse luftohej i njëjti armik...por të bashkoheshe me aksin fashist, siç u përqafuan që në fillim ballistët dhe spiunët shqiptarë të asaj kohe, kjo tregon se sa deshën të mirën e Shqipërisë.
    Ashtu sikur PD=në sot, e ndihmuan materialisht dhe moralisht, persona të ndryshëm nga jashtë për tu krijuar, ashtu dhe Internacionalja Komuniste , dërgoi njerzit e saj për të ndihmuar dhe krijuar Partinë Komuniste në Shqipëri.
    Ku e sheh dallimin ti këtu?? Ndihmë nga Internacionalja për komunistët shqiptarë...ndihmë nga partitë e djathta për tu krijuar PD-ja.
    Pse tu dukën emisarët e 90', më të mirë ??

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Petraq Kola
    Jo ata u bashkuan me sllavet dhe si sherbetor te tyre...

    Cilet Sllave? Sa ushtare Jugosllave shkelen token shqiptare?? Sa arme i dha Jugosllavia Hoxhes? Me duket mua se ne Shqiperi kishte me shume angleze dhe Fronti mori me shume ndihma materiale nga Anglia sesa nga Jugosllavia. PKSH u formua me ndihmen e 2 emisareve Jugosllave, por lufta u be me ndihmen e armeve dhe avioneve angleze, qe iu dha frontit dhe aspak nacionalisteve. Avionet amerikane fluturuan ne shenje respekti gjate parades qe UNCL beri ne Tirane .... aty nuk kishte asnje Sllav.

  12. #12
    http://vertet.blogspot.co
    Anëtarësuar
    15-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    A more djema...

    Troc, ata i sherbyen nacionalizmit sllave se po te ishin bashkuar coc do qe...

    Nga Sami Gjoka

    Meqenëse shumica jonë nuk di të shohë veç bardh e zi, më duhet të korrigjoj veten, për të qenë më i kuptueshëm për buzuqet e preme (prer&#235 apo (prengbuzukët) rreth shkrimit të mëparshëm në lidhje me ditën e çlirimit dhe gjakun e partizanëve. Fillimisht, gjakun e derdhur "për liri", kjo mvaret se nga ç‘prizëm i shohim gjërat - për mua ishte gjak i derdhur për sllavët - nuk mund ta përgojojë askush, as inati im rreth shkrimit gjoja për 29 nëntorin në "Koha Jonë" - por që në fakt ishte një vjellje vreri kundra Berishës, më shumë se sa dhimbje me çka ndodh rreth ndërrimit të "ditëçlirimit" apo "ditërobërimit" tonë. Në radhë të parë më duhet të sqaroj se përtej përse-ve e se-si-ve, përkujtoj me respekt ata që humbën jetën, me besimin e verbët se po luftonin për një Shqipëri më të mirë. Kështu thënë e bërë më duhet të sqaroj se ruaj adhurim të sinqertë për ata që u vranë për të mirën e vatanit të tyre siç më duhet të sqaroj se kam neveri për ish partizanët e pas luftës, që vranë mizorisht pjesëtarët e popullit të vet për hirë të një diktaturë dhe besimi ireal se zhdukja e pronës private është themel i begatisë.

    Tani pasi u dola borxhit buzuqeve, që kur kanë pushtetin, të shkelin me këmbë e, kur bien nga fiku, qajnë e shajnë fshehtazi pas ferrave, më duhet të thërras edhe njëherë me të madhe se ata që u vranë, nuk janë njëlloj me ata që vranë për 50 vjet në pushtet. Përsa i përket çlirimit, unë kurrë nuk kam debatuar ditën e çlirimit dhe as nuk më ka interesuar cila është kjo ditë. Sepse ne jemi pushtuar disa herë e nuk jemi çliruar kurrnjëherë nga forca e armëve tona. Ata që na patën shkelur janë tërhqur nga trojat tona kur kapitullonin nga të tjerët. Di që kam mësuar për dy qëndresa heroike të kombit atë të kohës së Skënderbeut dhe atë të luftës së Shkodrës. Nëse ka qëndresa të tjera më të rëndësishme, jemi të gatshëm t'i mësojmë.

    Po në të njëjtën kohë pohoj se nuk kam mësuar rrënimin e kombit tonë nga pushtuesit nazist. Kurrë, as lakenjtë e Enverit nuk na rrëfyen në librat e tyre se cilat qenë humbjet tona kombëtare nga ky pushtues përveçse fjalëve bombastike- thundra e okupatorit- shkeli Shqipërinë.

    Vetëm për faktin se në trojet tona ishin kombësi ushtarake të huaja, nuk më jep ndonjë kënaqësi që ata u shporrën nga armët tona apo ikën nga zjarri i të tjerëve. Nëse është kështu, atëherë sipas kësaj llogjike të sëmurë, pjesa tjetër e shqiptarëve (kosovarët) na u dashka të festojnë si ditën e çlirimit - jo thjesht ditën e dëbimit të serbëve nga Kosova, por ditën kur forcat e Natos të largojnë nga Kosova, se janë çizmet e ushtrive jo shqiptare. Për ata që kanë llogjikë dhe jo kafka bosh si boshllëk buzuku, Shqipëria nuk zuri fill me lindjen e Partisë Komuniste, por ka qenë atje për mijëra shekuj, dhe as nuk u çlirua për herë të parë kur partizanët zbritën nga mali. Përderisa kemi patur shumë pushtime u dashka të konstatojmë se kemi pasur shumë çlirime, madje çlirime më barbare dhe më shekullore se sa 3-4 vjet nën Gjermaninë e Hitlerit që së paku në shqiptarëve nuk na pati në shënjestër, përkundrazi na bashkoi trojet e marra nga serbët. Përderisa paskemi pasur kaq pushtime e çlirime përse paska rëndësi dita e çlirimit, dita e 29 nëntorit? Arsyeja e kësaj zgjedhjeje sipas orekseve politike të disave është se 29 Nëntori shënon jo thjesht çlirimin e Shqipërisë nga Gjermania - gëzim ky për të gjithë ne që duam të jemi zotër të vatrës sonë pa zjarre, por çka është më e rëndësishme, shënon rindarjen nga trungu kombëtar, edhe njëherë, i Kosovës - disfatë kombëtare kjo që duhet të na bëjë të dridhet edhe të sapolindurin në djep dhe të saprenit në varr. Dita e 29 nëntorit nuk është dita e vetme, që hordhitë e armatave të huaja iknin nga Shqipëria, por është dita e vetme që shënoi ardhjen në pushtet të një grupi kusarësh që shiteshin sa tek Tito, tek Dimitrovi e Mao. Dita e 29 nëntorit nuk është dita e çlirimit, por dita e dërgimit të mijëra shqiptarëve nga klika e Hoxhës për çlirimin e Jugosllavisë (përfshirë edhe gjyshin tim këtu, ju qaramanë që kujtoni se shkruaj si pjellë e ca ballistëve, që vuajtën nga Enveri – s’kanë qenë vetëm etërit tuaj që u gënjyen apo u detyruan të luftonin për sllavët!) E sa për ju qypat e llagapit Hoxha, që u ankokenit nga shkrimi im dhe ju buzuqet e prera që qani pas gardhit me fjalë fyese, kujtoni ose mësoni se për sllavët, shqiptarët e mashtruar nga idiotët e kuq, nuk luftuan vetëm kur ngjiteshin maleve të Shqipërisë, por kur morën rrugët e përndjekjes së nazistëve nga tokat e serbomalazezëve. Ish-etërit e juaj komunistë, pa pikën e turpit i vunë shqiptarët e rrënuar maleve në të ftohtë (trutharët tanë heroik&#235 të viheshin në çdo betejë në vijën e parë të sulmit nën komandën e Titos, ndërsa partizanët sllavë qëndronin betejë për betejë në praparojë. Ne shkruam historinë e hidhët e të parrëfyer të të qenit lolo e të vetësakrifikimit për të tjerët e ku lavdia prapë u mbeti sllavëve. Ne ishim ata që po u pajtuam me poshtëristë e komunistëve dhe festuam ardhjen e tyre në pushtet, gjoja festojmë ditën e çlirimit, korrëm tradhtisht batalionet me shqiptarë të Kosovës për të kënaqur bosët e Hoxhëve e Peçëve, në Beograd.

    P.S Per PD-ne drejt e keni mori leket nga greku dhe ja ku jemi, Shqiperia germadhe, se PS-ja po qe po eshte ****** e grekut, qe sa here qe do ja hyp...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Petraq Kola : 05-02-2006 më 23:07
    Doktori i Demokracise dhe Shqiptarizmes. Une jam e Verteta.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    SA USHTARE SERBE SHKELEN NE SHQIPERI KUR UDHEHOQI HOXHA??? SA SHKELEN KUR ZOGU ERDHI NE PUSHTET?

    Si mundet valle te kritikojne sot nacionalitet Hoxhen, kur tradita e tyre per identitetin shqipetar ka qene me anti-shqiptarja.

    1) Formimi i Republikes se Mirdites - e themeluar nga GjonMarku me ndihmen e ushtrive dhe armeve serbe dhe e njohur vetem nga Serbia.
    2) Ardhja e Zogut ne pushtet me ushtrite serbe dhe shitja e tokave dhe interesave shqiptare - Kosova ishte nje ceshtje e vdekur per ne ne ate kohe.
    3) Kryengritja separatiste e Loro Cakes ne Dukagjin po ashtu e mbeshtetur nga Serbia.
    4) Largimi i Zogut me floririn shqiptar dhe dezertimi i plote i kombit edhe pse u ishte bere thirrje per rezistence.
    5)Kolaboracioni i plote me cdo xhandar te huaj qe shkeli ate vend gjate L2B, edhe pse Shqiperia vidhej dhe shkaterrohej pa zene ketu ne goje zhdukjen e identitetit.

    Ja se cfare thote Abaz Ermenji.

    "Regjenca dhe qeveria shqiptare, me gjindarmërinë dhe administratën që krijuan, ishin sa për dukje, sepse në të vërtetën atje ku ndodhëshin Gjermanët, fuqinë e kishin ata. Gestapo-ja e famëkeqe e tyre u fut kudo si një rrjetë dhe kontrollonte gjithçka. Agjentët shqiptarë të saj, atje ku mundnin, u bënë hajdutët dhe kriminelët më të fëlliqur të vendit. Gjermanët vunë dorë mbi vajgurin dhe minierat e tjera të Shqipërisë, dhe Bankës Kombëtare të kësaj i rrëmbyen rezervën e arit që ndodhej në Romë."

    Bernd Fischer per Hoxhen mbi Kosoven - Albania at War 1939-1944.

    However, Hoxha's position on Kosova itself was made clear at the NLM Labinot conference in September. Although he had rejected the Mukje agreement, he spoke of Kosova in terms similar to those used by the BK at Mukje.

    Ka plote analiste injorante edhe xhahile, dhe sidomos ka nacionaliste shqipetar sot dhe kishte atehere qe vazhdimisht kane akuzuar Hoxhen per pasivitet e tradheti, por e verteta eshte se nacionalistet ne shqiperi tradicionalisht nuk kane qene te gatshem te sakrifikojne kurre asgje per ate vend, vecse llafeve, nuk e kane vene kurre koken ne rrezik por gjithmone kane rendur pas ofiqeve apo rehatit personal. Vetem nje injorant nuk e kupton se bashkimi Shqiperi-Kosove nuk mund te kishte te ardhme si vullnet i nje rendi nazist. Me sa shoh une sikur Hoxha te merrte Kosoven sot do ta akuzonin se nuk mori camerine, dhe sikur Hoxha te merrte camerine sot do ta akuzonin se ... nuk shpiku internetin. Pse nuk del ndonje analist nga keta pizevenket e te thote se c'mund te bente Hoxha realisht, apo me shume per Kosoven, nderkohe qe vete shqiperia nuk ishte konsoliduar per vete si shtet?

    Ku valle jane veprat - dhe jo llafet - e te djathteve per identitet kombetar?

    6) Edhe luften apo konfliktin e armatosur ne Kosove e oranizuan dhe iniciuan te majtet, se te djathtet ishin neper mitingje proteste tek Sheshi Skenderbej.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 06-02-2006 më 01:39

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Si do ta çlironte Shqipëria Kosovën?


    Ka ekzistuar një plan tepër sekret i ushtrisë e shtetit shqiptar për ndërhyrje
    ushtarake në Kosovë, janë marrë të gjitha masat teknike e organizative, deri në
    detajet më të hollësishme për zbatimin e tij, me planëzim forcash e mjetesh, por
    për arsye deri tani të panjohura (bëhen publike pas 26 vjetësh nga hartuesit
    etj), ai nuk u vu në jetë. Kështu, i kthyer në legjendë pas vitit 1990 në median
    vendëse, por i deklaruar edhe nga media ndërkombëtare e zbulimet e huaja, (por
    pa hollësi), ky plan luftarak i koduar “Shpërthimi”, aq sa gjykohet e arsyeshme
    për publikim, sillet në faqet e gazetës sonë nga një prej hartuesve, ish-shefit
    të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në vitet 1974-1982, Veli Llakaj. Me
    këmbënguljen e vetë autorit për të qenë sa më i saktë në risjelljen e detajeve
    të këtij plani 26 vjet pas hartimit, Llakaj sjell edhe konsultën me
    bashkautorin, ish-zëvendësministrin dhe shokun e tij Maliq Sadushi. Siç pohohet
    nga Llakaj, ideja e Planit për çlirimin e Kosovës, e kërkuar nga Enver Hoxha,
    nis me një thirrje urgjente të tij e Mehmetit në zyrën e komandantit të
    përgjithshëm, shkëmbimin e mendimeve e deri te “garancia” e mbështetjes së
    Traktatit të Varshavës dhe kushtet në këtë operacion, ndërkohë që Shqipëria e
    kishte denoncuar dhe kishte dal nga ky pakt i vendeve të Lindjes. Ky plan që
    dihej nga pak veta (dy hartuesit, Enveri dhe Mehmeti), ruhej në një kasafortë
    dyfishe në një dhomë të veçantë të Shtabit të Përgjithshëm, me dy çelësa, njërin
    e mbante Mehmet Shehu dhe tjetrin Veli Llakaj. Për herë të parë, me detaje, që
    nga urdhri i Enver Hoxhës për hartimin e planit të ndërhyrjes ushtarake në
    Kosovë, takimet sekrete të Mehmetit e Veliut me nr. 1 të Traktatit të Varshavës,
    Viktor Kulikov e deri te fati i këtij plani të kyçur në kasaforta, jepen për
    lexuesin në këtë dosier.

    Takimi në zyrën e Enverit
    Bisedën e filloi me pyetjen se si jeni ju andej nga Komanda e Përgjithshme, ( se
    kështu e quante Enveri Ministrinë e Mbrojtjes), si janë shokët, po poshtë nëpër
    reparte si janë, si i keni lidhjet me ta, çfarë kërkesash imediate kanë dhe
    çfarë ndihme kërkojnë nga Komanda e Përgjithshme, si jua zgjidhni ju këto
    probleme, i keni mundësit apo jo etj. ”Kërkoni ndonjë ndërhyrjeje nga shoku
    Mehmet se ky ua zgjidh gjithçka, se është më i mirinformuar, më i lidhur me
    hallet e ushtrisë, pastaj vijnë shokët e tjerë e në fund vij edhe unë”, -theksoi
    mes të tjerave Enveri. Në përgjigjet që i dhashë, që sigurisht deri këtu ishin
    shumë të thjeshta, ndërhyra e shtova se ju nuk vini në fund, shoku Enver, por
    për neve jeni gjithmonë i pari dhe hallet më të ndërlikuara po ju do të na i
    zgjidhni etj. Mbasi e krijojë këtë ambient tepër të ngrohtë, më pyeti: ”Ju, si
    shtatmadhor, a i ndiqni situatat e komplikuara në Jugosllavi e veçanërisht në
    Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e më gjerë?” Në këtë rast unë mendoj se kam qenë
    disi i privilegjuar nga shokët e tjerë, me përjashtim të shokut Llambi
    Gegprifti, pasi edhe unë merrja buletinin e lajmeve speciale, por këto nuk i
    monopolizoja thjesht si person, por ua jepja dhe zëvendësministrave t’i lexonin
    e veçanërisht Drejtorisë së Zbulimit, shokut Eqerem Osmani që edhe ai të ishte
    po aq sa unë i informuar për këto probleme së bashku me shokët e tij të
    zbulimit.
    I shpjegova me hollësi se ne i ndjekim me shumë vëmendje dhe jemi në dijeni të
    plotë të çfarëdo situate, të demonstratave masive të popullsisë së këtyre treva
    dhe në mënyrë të veçantë të studentëve të Universiteti të Prishtinës.
    Gjithashtu, me keqardhje - i shtova më tej- po përjetojmë dhe reprezaljet që po
    bëjnë revizionistët jugosllavë mbi popullsinë shqiptare të pambrojtur. Duket se
    i pëlqyen këto njohje, por nuk bëri asnjë ndërhyrje apo prononcim për sa dëgjoi.


    Pyetje tjetër interesante ishte sepse ai kërkoi me imtësi të dinte, sikurse edhe
    mund ta dinte shumë mirë edhe nga burime të tjera të zbulimit të jashtëm, që
    duhet thënë se ata ishin aq të mirinformuar, e më shumë nga ne. Shpjegova me
    detaje përqendrimin e të gjitha forcave të ushtrisë Jugosllave në Kosovë, në
    Maqedoni dhe në Mal të Zi, duke dhënë dhe vend dislokimet e tyre në çdo komunë,
    efektivat, armatimin e lehtë e të rëndë, etj., të dhëna këto që duhej t’i dinte
    përmendësh çdo kuadër ushtarak i çdo rangu. Shtova se kudo në këto dislokime nuk
    kemi asnjë të dhënë se a ka oficer madhor komandues shqiptar në krye të këtyre
    njësi, me përjashtim të Kërçovës në Maqedoni që komandanti i divizionit,
    gjeneral Ibrahimi, është shqiptar dhe me prirje të theksuara, me aq sa dinim,
    pro shqiptare. Duke dëgjuar këtë lloj përshkrimi apo panoramën që i bëmë, ai më
    pyeti: ”Si thoni ju të Komandës së Përgjithshme dhe të Shtatmadhorisë, mundet që
    ne të bëjmë një ndërhyrje ushtarake për çlirimin e popullsisë shqiptare në këto
    treva për t’i çliruar një herë e përgjithmonë nga thundra revizioniste e
    fashiste, ashtu siç ndërhymë edhe gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare?”
    Ky propozim më çuditi, por edhe më hutoi, dhe isha në vështirësi e dilemë, që
    përse nuk ia bënte këtë pyetje Mehmet Shehut, por mua? Jam i bindur se ata të dy
    këtë çështje mund ta kishin shoshitur disa herë dhe kanë rënë dakord, por tani,
    si duket, ka ardhur koha te konkretizimi dhe përgatitja e ndonjë plani
    operacioni luftarak. Qëndrimi im ishte disi indiferent, por i trembur. Në moment
    nuk dhashë asnjë përgjigje, por thjesht mblodha supet, çka do të thoshte se nuk
    jam në gjendje t’i përgjigjem. Enveri me një herë ndërhyri.”Përse heziton, çfarë
    të mundon, pse nuk ke besim!” Atëherë e mblodha veten dhe iu përgjigja: “Shoku
    Enver, në situatën aktuale të krijuar, kur regjimit serb po i digjet toka nën
    këmbë nga forcat kryengritëse të popullatës shqiptare kudo në trevat e banuara
    nga shqiptarët edhe mund të ndërmerret një operacion i tillë, por ne nuk kemi
    atë fuqi jo vetëm goditëse, por as të shpejtësisë së mjeteve të blinduara ta
    bëjmë këtë në kushte kur në këtë situatë mund të ndërhyjnë Forcat e Traktatit të
    Varshavës të dislokuara në Hungari, Bullgari e Rumani, pra po ndërhynë këto
    forca, ne jemi të dështuar!”. “Sepse, -vazhdova t’i flisja më tej Enver Hoxhës,
    -këto (Forcat e Traktatit të Varshavës) do të vijnë më shpejt se trupat tona jo
    vetëm në Gjilan-Prishtinë-Ferizaj-Mitrovicë-Klinë, por unë mendoj se në momentin
    kur ne të kemi hyrë në Prizren nga drejtimi i Kukësit dhe Hasit, në
    Gjakovë-Pejë-Deçan nga drejtimi Tropojës, apo në Strugë nga drejtimi
    Librazhd-Rajcë etj. Forcat e Traktatit të Varshavës në bashkëveprim me forcat e
    ushtrisë jugosllave kanë mbërritur përafërsisht në Tharandë (Suharekë)
    Malishivë-Rahovec.” Kurse në drejtim të Maqedonisë, -vazhdova unë më tej- që ne
    mund të futemi nga Rajca mbi Strugë ose nga Tre Portat e Korabit drejt Kërçovës
    ose në çdo drejtim tjetër, forcat kundërshtare na kanë marrë Kërçovën bashkë me
    divizionin e gjeneral Ibrahimit. Pa mbaruar akoma argumentet që po jepja, Enveri
    më ndërpreu dhe më thotë: “Po sikur ta rregulloj unë me Mehmetin që Forcat e
    Traktatit të Varshavës të mos futen, a mund të futemi në luftë e të çlirojmë
    Kosovën?” Pashë i përqendruar, pa kuptuar fillimisht se ku donte të dilte,
    ndërsa më pas do të kuptoja disa gjëra që as më kishin shkuar ndërmend deri në
    ato momente që isha në krye të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

    Operacioni "Shperthimi" qe do te clironte shqiptaret e Jugosllavise
    Isha përgatitur t’i raportoja Enverit për çdo problem në strukturat e ushtrisë,
    por nuk e kisha menduar se thirrja ime urgjente në zyrën e tij së bashku me
    Mehmet Shehun do të kishte një tematikë tepër të rëndësishme, për mua, të
    papritur! Gjithsesi, nën efektin e “garancisë” që më afroi Enveri me shprehjen:
    “Po sikur ta rregulloj unë me Mehmetin që forcat e Traktatit të Varshavës të mos
    ndërhyjnë, a mund të futemi e të çlirojmë Kosovën?”, duhej të bëja llogaritë
    shumë shpejt e të përgjigjesha. Të them të drejtën u shushata fare, se si ka
    mundësi kur ne shaheshim përditë me revizionistët e të gjitha vendeve të Lindjes
    e në mënyrë të veçantë me ata sovjetikë, si mund ta rregullonin këta këtë
    çështje luftarake kaq kapitale! Pa u menduar fare, por me një analizë të shpejtë
    që bëra të raportit të forcave e situatës luftarake në luftën e pritshme, i
    përgjigjem: “PO!”. Bëhet fjalë për më shumë se dy dekada e gjysmë më parë, e
    ndoshta, ky moment e kjo bisedë ka qenë i pari për mua të mësoj se ç’është
    politika, ku jo çdo gjë që thuhet e premtohet haptas, është e do të bëhet ashtu
    siç thuhet; përkundër, në të shumtën e rasteve, ndodhe kundërta! Pasi e pranova
    këtë version, megjithëse jo shumë bindës për mua, duke menduar se këta kërkojnë
    të më fusin në valle që të bëhet një plan i ndërhyrjes ushtarake për çlirimin
    Kosovës dhe pastaj shohim e bëjmë sipas situatave që mund të krijohen. Enveri më
    merr mendimin se sa kohë më duhen ta paraqes planin tek ai dhe Mehmeti për
    miratim. Unë ju përgjigja se kjo varet me sa persona do të punojnë për hartimin
    e tij. Ndërhyn Mehmeti: ”Do të punosh vetëm me një person dhe unë, (pra,
    Mehmeti, V. Ll. ), do të jem në krye të këtij grupi pune”. Kërkova 30 ditë kohë.
    Enveri më thotë: ”Po të lëmë 45 ditë, por plani të jetë i argumentuar saktësisht
    e deri në çdo detaj nga ana ushtarake”. Marrja e detyrës u bë fakt i kryer,
    ishte një detyrë e vështirë, jo e lehtë, por thellë ndjeva një gëzim e kënaqësi
    të pa provuar. Meqenëse më lejohej të bashkëpunoja vetëm me një njeri, nuk ishte
    e lehtë të zgjidhja e për më tepër të vendosja vetë. Kërkova se a kishin ata
    ndonjë mendim se me cilin do të punoja unë. Enveri më thotë: ”Zgjidhe vetë!”
    Propozova nja tre persona, ndër kuadrot më të lartë e më të përgatitur ushtarakë
    të vendit. Pasi dëgjojnë, Mehmeti i thotë Enverit: ”Do të punojë vetëm me Maliq
    Sadushin që është zëvendësministër i Mbrojtjes, është i aftë, konspirativ, ka
    mbaruar akademinë ushtarake “Frunze”, ndërsa unë do të jem në krye të këtij
    grupi!”. Mehmeti i kishte idhuj të gjithë ata ushtarakë që kishin mbaruar
    akademitë ushtarake “Frunze” dhe “Vorshillov”, por Maliqi qe i përzgjedhuri i
    tij, edhe për faktin se ka qenë partizan i Brigadës 5 Sulmuese në çlirimin e
    Kosovës dhe e njihte shumë mirë terrenin, garanci kjo e domosdoshme për një
    planëzim e zbatim të saktë të planit luftarak. Për mua, ishte një kënaqësi tepër
    e veçantë se do të punoja me Maliqin për hartimin planit për ndërhyrjen
    ushtarake në Kosovë, për faktin se ishim shokë, kolegë, njiheshim mirë, si dhe
    ishte profesionalisht tepër i aftë.

    Fillimi i punës për përgatitjen e planit
    Ajo natë, për mua, ishte një natë ankthi. Vrisja mendjen se si do të veprohej më
    tej, çfarë detyra do të merrja, si do ta filloja punën, çfarë vështirësish do të
    hasja, e shumë e shumë gjëra të tjera. Gjithçka kishte ardhur papritur, e tashmë
    suksesi i planit dhe operacioni i pritshëm varej nga ne. Të nesërmen e asaj dite
    Mehmet Shehun vjen në zyrat e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, më thirri mua
    dhe shokun Maliq Sadushi, ku na precizoj detyrat përkatëse, na dha orientime
    shumë precize ashtu siç t’i jepte ai. Afërsisht na përcaktoi zonat e veprimeve
    luftarake të çdo korpusi që do merrte pjesë në këtë operacion, brigadat e
    këmbësorisë, të tankeve, të artilerisë dhe llojeve të armëve e shërbimeve për
    çdo specialitet, afërsisht vendkomandën e grupit operativ të Shtabit të
    Përgjithshëm që do të drejtonte operacionin, disa vendkomanda rezervë në
    drejtimin e Maqedonisë e të Malit të Zi, vendkomandat e korpuseve e të
    brigadave, drejtimet e goditjeve kryesore për çdo drejtim, rezervat materiale në
    ushqim, veshmbathje e medikamente mjekësore etj. Na përcaktoi afërsisht edhe të
    gjitha njësitë ushtarake që do të merrnin pjesë në operacion, duke caktuar edhe
    njësitë sulmuese apo repartet e zbulimit që do të vepronin në terrenet më të
    vështira e që do të jepnin goditje rrufe e në befasi. Pasi na dha detyrat e
    mësipërme, Mehmeti shtoi: “Unë kaq munda t’u jap për sot, ju i shikoni dhe
    veproni me kompetencë vetë, ashtu si ta gjykoni dhe mos i qëndroni strikt këtyre
    që ju them unë”. Ai u interesua shumë edhe për hartat topografike me të cilat do
    të përpilohej plani, duke më porositur mua që të shikoj me shumë kujdes hartat
    që të jenë sa më të reja e të kenë sa më shumë objekte, në të kundërt dërgoni me
    urgjencë në Austri ose Zvicër. Për këtë Mehmeti shtoi: “Të merrni hartat më të
    fundit (të reja e me shumë objekte), mos llogarisni çmimin se sa janë!”. Më pas
    shtoi: ”Kjo punë kërkon operativitet, iniciativë dhe marrje përgjegjësie mbi
    vete, e mos u mbytni me një pikë uji!”. Pra, si duket, ai (M.SH) kishte menduar
    e punuar tërë natën dhe të nesërmen na i komunikoi ne këto detyra. Për problemin
    e hartave, u konsultova me shefin e Degës së Topografisë në Ministrinë e
    Mbrojtjes shokun Limoz Alimucaj dhe drejtorin e Institutit të Topografisë shokun
    Përparim Likaj. Mbasi ju kërkoj hartat për një studim të hollësishëm të
    terrenit, në trojet etnike shqiptare (Mali i Zi-Kosovë-Maqedoni), pa u treguar
    qëllimin e vërtetë pse i doja. Ata më rekomanduan, sipas të dhënave që kishin,
    se harta të tilla me objekte të sakta e të imtësishme kishte kryesisht në
    Austri. Atëherë bisedova me Përparim Likën dhe ai u dërgua në Zvicër për blerjen
    e këtyre hartave, i shoqëruar nga një punonjës i Ministrisë së Punëve të
    Jashtme, pjesëtar i zbulimit të jashtëm. Këto harta u blenë me ato çmime që
    afruan austriakët. U sollën në Shqipëri, u përgatitën nga grupi përkatës i
    Institutit të Topografisë dhe iu dhanë Shtabit të Përgjithshëm në përdorim. Pra,
    plani i ndërhyrjes ushtarake në Kosovë, i quajtur “Shpërthimi”, u përgatit mbi
    bazën e këtyre hartave që kishin të dhëna të hollësishme të terrenit dhe
    objekteve përkatëse.

    Si u vendos dhe si u punua ky plan
    Mbas mbarimit të punimit të këtij plani, ku dora e fundit ju dha nga Mehmet
    Shehu, i cili bëri dhe ndryshimet përkatëse për çdo njësi dhe për çdo drejtim,
    tashti ai ishte gati për miratim. Të gjitha ndërhyrjet, ndryshimet apo më saktë
    sugjerimet e Mehmetit, që u ripërfshinë në Planin “Shpërthimi”, u bënë në
    konsultë me mua dhe Maliqin. Pas kësaj pune me shumë përgjegjësi, unë do të
    theksoja se shoku im Maliq Sadushi ka meritë të veçantë në këtë çështje, pasi me
    mendimet e njohuritë e pashtershme të tij, punoi që nga fillimi deri në fund,
    derisa materiali u dorëzua në destinacion dhe u quajt i pranueshëm, për t’u vënë
    në zbatim pa hezitim. Ky material është daktilografuar nga sekretari personal i
    Mehmet Shehut, Peçi Kalluçi dhe askush tjetër nuk ka parë apo ka pasur dijeni
    për të, kurse të gjitha hartat përkatëse, janë punuar nga unë mbi bazën e
    materialit teorik, i parë dhe i konsultuar me Maliq Sadushin.
    ,br> Paraqitja e materialit te Enver Hoxha
    Disa ditë më vonë, mbasi Mehmeti i kishte raportuar Enverit se plani është gati,
    ky i kishte kërkuar që, kur t’a shikoni të arsyeshme mund ta shikonte. Haxhi
    Kroi, ish-sekretar personal i Enverit, më merr në telefon dhe më thotë se nesër
    në ora 10.00, të kërkon Komandanti në zyrë bashkë me atë materialin. Në vazhdim
    të bisedës, Haxhiu shtoi se nuk i kishte thënë se për çfarë materiali bëhej
    fjalë. Falenderova Haxhi Kroin dhe i thashë se e di çfarë materiali kërkon shoku
    Enver. Në orën e caktuar shkova dhe ju paraqita ushtarakisht. Më ftoi të ulem si
    zakonisht, më pruri një kafe, filloi bisedën tepër shoqërore, për të më hequr
    sado pak emocionet që mund të kisha. Ishim vetëm për vetëm. (Shefi i Shtabit të
    Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli Llakaj dhe Komandanti i Përgjithshëm i F.A.,
    Enver Hoxha). Siç e kam thënë edhe në shënimet e mëparshme, ishte normë që Shefi
    i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, takohej çdo muaj me Komandantin e
    Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për raportim rreth problemeve të ndryshme
    në ushtri apo në fushën e mbrojtjes së vendit, por ky takim i radhës me Enver
    Hoxhën, ishte ndryshe, krejt i veçantë e për një problem tepër të rëndësishëm.
    Pas pak, unë isha gati që t’i raportoja për çka ai më kishte thirrur. Nxora
    materialin teorik, dhe i tregova se gjithçka që kanë hartat, janë të pasqyruara
    e mbi bazën e materialit teorik. Ndofta nuk i erdhi mirë që ia thashë këtë
    detaj, se e pashë që nuk reagoi si duhet, pra, pashë ndryshimin nga gjendja e
    mëparshme në fizionominë e tij. E shfletoi komplet materialin teorik, por pa e
    lexuar me kujdes, pra kalimthi, diku lexonte me kujdes, diku e kthente fletën
    shpejt. Në fund, kërkoi hartat. I vendosa mbi tavolinë atje ku ishte ulur, por
    ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe kërkoi të hapen plotësisht mbi tavolinë. Këto
    i pa me shumë kujdes dhe diku bënte ndonjë pyetje. Në fund, më thotë se
    materialin do e këndojë me shumë kujdes, por hartat nuk mund ti shikojë dot. Më
    pyeti: “A ka ndonjë formë tjetër për të mi treguar më konkretisht së në
    terren?”. I përgjigjem: “Shoku Komandant ne kemi një topolastik në Shtabin e
    Përgjithshëm, apo maket relievi që ka gjithë të dhënat e Shqipërisë Etnike, atje
    mund ta shikoni shumë mirë, sikur të jeni në terrenin konkret ku do të
    zhvillohen veprimet luftarake!”. Duke ma aprovuar këtë ide, ndërhyri duke
    kërkuar një mundësi për të ardhur në Ministrinë e Mbrojtjes, një objekt, pasi
    ardhja thjeshtë për të parë Planin luftarak në terrenin plastik, mund të
    krijonte mundësi apo premisa për hamendje të ndryshme, që gjithsesi, nuk do të
    ishin në funksion të ruajtjes së sekretit. Për këtë i propozova që ai mund të
    merrte një takim me kuadrot e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe atje pas takimit në
    zyrat e Shtabit të Përgjithshëm, mund ta shikojmë mjaftë mirë e tepër natyrshëm.
    Ai këtë mendim, nuk di pse, nuk e përkrahu, por kërkoi që unë të shikoja sallën
    e Byrosë Politike dhe mundësinë e vendosjes atje. Kështu u bë, e pamë sallën dhe
    ajo ishte e bollshme. Atëherë urdhëroi Haxhi Kroin ta boshatisë zyrën e të më
    dorëzojë mua çelësat për të punuar. Sigurisht, nuk kishte sesi të mësohej nga të
    tjerët, qoftë dhe njerëzit më pranë Enver Hoxhës, se përse më duheshin
    konkretisht mua çelësat e sallës së Byrosë Politike, pasi unë isha Shef i
    Shtabit të Përgjithshëm dhe kisha probleme pune me Komandantin e Përgjithshëm.
    Për ta vendosur maketin dhe të hidhja gjithë situatën në maket nga harta, i
    kërkova 10 ditë kohë, për të cilën ai ishte dakord. Nuk i thashë asgjë për
    vështirësitë që kërkoheshin në montimin e këtij maketi, sepse ai kërkonte
    specialistë topografë dhe kështu, mundësia e dekonspirimit ishte evidente.

    Para se të largohesha, Enveri më thotë: “Veli, mi sistemo të gjitha materialet
    dhe ma mbyll këtë kasafortë!”. Kështu bëra. Më pas, ai thirri Haxhi Kroin dhe i
    tha që kasafortën e vogël ku ishin dokumentat t’a fuste në kasafortën e tij
    (Enverit), që e kishte në fund të zyrës ose në të hyrë të derës. Haxhiu futi
    materialet dhe i dorëzoi çelësat e kasafortës Enverit. Ai më tha të marr çelësat
    e kasafortës që mbylla unë. Kështu bëra. I mori çelësat e kasafortës së tij, e
    ashtu si ato nikoqiret e mira, i vari në rripin e pantallonave. Ishte për ta
    patur zili, një veprim i tillë. Enveri, para se unë të largohesha prej tij, më
    kërkoi dokumentin që tregonte se a i mora në dorëzim materialet luftarake për
    t’i firmosur?! U ndodha ngushtë dhe i thashë: “Nuk kam marrë asnjë lloj
    dokumenti, që tua jap juve ta firmosni!”. Me takt, por prerë, Enveri këtu
    ndërhyri, më tërhoqi vëmendjen se rregulli është rregull dhe sekreti është
    sekret, kjo nuk ka asnjë përjashtim. “Prandaj mos e bëni më këtë gabim!!”,-
    shtoi në fund të bisedës.

    Tani nisnin vështirësitë e tjera për mua, së pari ato teknike për çvendosjen e
    montimin e maketit plastik në sallën e Komitetit Qendror, e së dyti, personat që
    do të ingranoheshin në këtë punë, pasi për një gjë të tillë duheshin
    specialistë. Njoftoj Mehmet Shehun për këtë vështirësi, dhe ai ra dakord që
    Drejtori i Institutit të Topografisë, Përparim Likaj dhe Shefin e Degës së
    Topografisë pranë Shtabit të Përgjithshëm, Limoz Alimuçaj, duke ju thënë se:
    “Komandanti kërkon dhe një herë të shikojë Planin Operativo-Strategjik të
    Mbrojtjes së vendit, në një nga mjediset e Komitetit Qendror”. Po kush mund ta
    besonte, sidomos Përparimi që kishte blerë dhe hartat jashtë shtetit. Gjithsesi,
    ata ushtarakë të talentuar, ndonëse jam i sigurtë se diçka, në mos më shumë,
    kishin kuptuar, asnjëherë nuk hapën gojë, as edhe shumë më vonë.
    Pas vendosjes së maketit dhe hedhjes së situatës, njoftova Komandantin se jemi
    gati për ta demonstruar gjithë materialin ne maket. Pas dy ditësh më thirri, dhe
    e pamë gjithë materialin e operacionit një e për një, gati më shumë se 2 orë.
    Ishte tepër kurioz të dinte dhe saktësira e hollësira, përveç atyre që kishte
    lexuar në materialin teorik. Mbasi mbaruam, më porositi që kam biseduar dhe me
    Mehmetin, e këtë materal duhet ta lexojnë Adil Çarçani, Ramiz Alia dhe Kadri
    Hazbiu në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm, kundrejt firmës. Lajmërimin, më tha
    më tej Enveri, do ta bëjë Mehmeti. Kështu u bë dhe këta persona e kanë lexuar
    materialin teorik dhe mbas materialit, kanë firmat përkatëse.

    Edhe pse kanë kaluar plot 26 vjet nga hartimi i planit për ndërhyrje ushtarake
    në Kosovë, (çlirimin e saj) hartuesit e tij, ende disa hollësi vazhdojnë t’i
    mbajnë sekret, duke mos e gjykuar të arsyeshme t’i bëjnë publike tani. Në
    arkivën personale të ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Veli
    Llakaj, për periudhën 1974-1982, ndodhen dhe tre kapituj të veçantë (shënime) që
    ai na kërkoi të mos jenë pjesë e dosierit në vazhdim. Në dy prej tyre bëhet
    fjalë për takimet (dy të tilla) që autori dhe Mehmet Shehu kanë bërë me
    ish-kreun e Traktatit të Varshavës, Viktor Kulikov, lidhur me idenë e zbatimit
    të planit të ndërhyrjes në Kosovë. Ky fakt, pra, këto takime (të bëra në kohën
    kur Shqipëria kishte dalë nga Traktati i Varshavës dhe e kishte denoncuar atë),
    ndonëse është përfolur edhe në median vendëse dhe të huaj këto vitet e fundit,
    (kushti: “Nuk do të ndërhyjmë në operacion, por pas tij rikthehuni në
    Traktat...”), ushtarakët madhorë shqiptarë e gjykojnë të mos japin detaje. I
    këtij mendimi është dhe bashkautori i planit „Shpërthimi“, Maliq Sadushi. Duke
    qenë të përgjegjshëm për detyrat e larta shtetërore që kanë pasur, edhe kërkesa
    e mësipërme erdhi pas një konsulte që Llakaj e Sadushi bënë këto ditë. Ndërsa
    kapitulli i tretë në vazhdim bën fjalë për numrin e reparteve dhe njësitë që
    ishin planëzuar e përgatitur për të kryer veprimet luftarake në tokën kosovare,
    numrin e forcave dhe drejtimet konkrete të operacionit që do të kryenin.
    Megjithëse pas vitit 1990, veçanërisht në trazirat e 1997-ës, nga shumë
    institucione shtetërore, përfshi edhe Ministrinë e Mbrojtjes, sekretet dolën
    sheshit, në respekt të ligjit e detyrës që kanë pasur hartuesit e „Shpërthimi“,
    nuk duan të jenë pjesë e shkeljes apo neglizhimit të ligjit. Ndërsa shkaku i
    arkivimit të planit për një moment tjetër të përshtatshëm, për ushtarakët është
    problem i politikës dhe udhëheqjes më të lartë shtetërore të kohës.

    Mehmet Shehu: Ruajeni, ky plan do t’ju duhet nesër!

    Fillimi i punës konkrete në terren
    Pas gjithë asaj pune të lodhshme e voluminoze, me përgjegjësi e tepër delikate,
    tani kërkohej një përgatitje më vete që duhej bërë më të gjithë kuadrot e
    ushtrisë e veçanërisht me ata kuadro që ishin caktuar se do të merrnin pjesë në
    këtë operacion të vështirë, por tepër atdhetar. Për të ruajtur sekretin e planit
    të operacionit, njohja e terrenit apo rikonicioni, në termat ushtarakë, nuk u bë
    vetëm me ato njësi që do të vepronin, por edhe shumë kuadro e trupa të tjera që
    nuk do të ishin pjesë përbërëse e tij, duke e motivuar këtë me një porosi të
    Enver Hoxhës që kuadrot duhet të njohin në perfeksion, si në pasqyrë, të gjithë
    terrenin e Republikës. Kjo njohje terreni vazhdoi me imtësi vetëm me ato njësi
    që do të vepronin, ku në shumë raste kjo u bë jo vetëm me kuadrot, por edhe me
    njësitë përkatëse operuese (trupa), ku pati raste që një pjesë e tyre qëndroi në
    këto rajone për më shumë se një muaj, siç ishin repartet e ura-hedhësve, disa
    brigada artileri, reparte xheniere, ndërlidhje, të Mbrojtjes kundër-kimike etj.
    Siç kam shkruar edhe më lart, plani për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë ishte
    përgatitur me përgjegjësi e detaje tepër të hollësishme; nga repartet e njësitë
    që do të merrnin pjesë, detyrat që do të zgjidhnin që nga momenti i kushtrimit,
    kompletimi, zgjidhjen e detyrës luftarake e deri në realizimin e detyrës që
    ishte çlirimi i trojeve shqiptare kosovare. Por theksoj këtu se gjithçka bëhej
    me një sekret tepër të madh, në mënyrë që jo vetëm që plani të mos dekonspirohej (gjë që ishte e sigurt), por dhe shtabet që merrnin pjesë në këto stërvitje të mos kuptonin qëllimin e përgatitjes intensive të radhës. Në kuadër të
    përgatitjes për zbatimin e „Shpërthimit“, ne ishim detyruar që në stërvitje të
    bënim edhe manovra taktike, duke operuar edhe nga zona të jugut, me shtabe e me forca, por që vëmendja ishte në tjetër drejtim. Duke mos e quajtur me vend në këto shënime të përmend të gjitha njësitë e repartet që do të merrnin pjesë në këtë operacion, them që numri i përgjithshëm i forcave ishte .... persona, së
    bashku me armatimin, teknikën luftarake dhe logjistike të reparteve e njësive që
    do të merrnin pjesë. Në stërvitjet që nisëm të zhvillojmë merrnin pjesë
    komandantët e korpuseve, veçanrisht njësitë rezervë të Komandës së Përgjithshme, siç ishin grupimi i Tiranës dhe ai Elbasani, pa përjashtuar Korpusin e Korçës, të Tiranës dhe të Fierit). Bile edhe disa njësi taktiko-operative të Korpusit të Gjirokastrës, kryesisht ato sulmuese. Të gjithë kuadrot punuan në këto rikonicione (stërvitje me zgjidhje detyrash teoriko-praktike në terrenin
    konkret) e stërvitje me shumë preokupacion, por nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e mirë t’i kishin rënë hiles që kjo stërvitje intensive nuk ishte thjesht
    një njohje terreni, por me siguri një detyrë e mirëfilltë luftarake. Për ta
    saktësuar më mirë këtë ide, mund të kujtoj një mendim të shokëve Simon Ballabani dhe Fadil Toçi, që gjithmonë në biseda intime shpreheshin se në këto detyra nuk qenkemi vetëm në rezervat e Komandës së Përgjithshme, por edhe fqinjët tanë në krahë dhe shpinë.

    Thirrja nga Mehmet Shehu në shtëpinë e tij dhe”asgjësimi i materialit”
    Meqenëse për momentin zbatimi i planit për ndërhyrje ushtarake në Kosovë nuk u
    zbatua (mosrënia dakord e drejtuesve të shtetit shqiptar me kushtet e vëna nga
    drejtuesit e Traktatit të Varshavës), numri dhe intensiteti i stërvitjeve ra,
    ndërsa plani do të arkivohej.

    Mbas 4-5 ditësh thirremi unë dhe Maliq Sadushi në shtëpinë e Mehmet Shehut, ku
    na dha sqarimet përkatëse se ky material nuk u miratua nga shoku Enver për
    kushte objektive, që ju si hartues nuk do t’i bëni prezent tek askush. Duke na u
    drejtuar ne, Mehmeti tha: “Prandaj, ky material do të digjet me anën e një
    procesverbali“. Por një kopje e tij, -vazhdoi më tej Mehmet Shehu, - do të ruhet
    në kasafortën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Mbaj mend se
    Mehmeti në ato çaste lëvizte nëpër zyrë, duke mos e fshehur edhe një shqetësim
    që i buronte nga brenda. Më pas na u drejtua mua dhe Maliqit: “Hajdeni, më
    pështyni në varr nëse nuk do të vijë dita që ky plan të mos ju duhet përsëri! Në
    të vërtetë, që në momentet e para kur nisi lufta në Kosovë, vite më vonë, ku unë
    isha që në fillim atje e në trevat e tjera shqiptare deri në përfundim të
    luftës, mua më është kujtuar disa herë ajo shprehje e Mehmetit atë ditë. Por,
    fatkeqësisht, atë ditë, çlirimin e Kosovës, që e ëndërroi e punoi jo pak,
    Mehmeti nuk e arriti.
    U përgatit procesverbali dhe u firmos nga ne se ky material u asgjësua me djegie
    në zjarr. Kasafortën me materiale e mora unë, kurse çelësat e kësaj kasaforte i
    mbajti Mehmet Shehu. Pra, ky material tepër sekret dhe i rëndësisë së veçantë
    nuk mund të dilte e të vihej në zbatim pa qenë të dy autorët që mbanin çelësat.
    Por kurrë nuk më kishte shkuar në mend që po ky material i punuar me kaq
    sakrifica dhe i kaluar vetëm në duart e udhëheqësve kryesorë një ditë do të
    bëhej mollë sherri dhe do të kërkonte kokën time në sini si kokë turku.

    Ky artikull u printua nga www.albanianmail.co.uk të gjitha të drejtat e
    rezervuara të autorit dhe redaksisë. Materialet e marra nga kjo faqe NUK duhet
    të botohen diku tjetër pa marrë fillimisht leje në redaksi! Nëse një gjë e tillë
    ndodh gazetës AlbanianMail i lind e drejta që të ndërrmarri hapa ligjorë pasi
    kjo gazetë është e rregjistruar pranë organave përkatëse dhe konform
    legjislacionit anglez.

    Mehmeti: Ruajeni, ky plan do t’ju duhet nesër!


    Veli Llakaj

    Fillimi i punës konkrete në terren
    Pas gjithë asaj pune të lodhshme e voluminoze, me përgjegjësi e tepër delikate, tani kërkohej një përgatitje më vete që duhej bërë më të gjithë kuadrot e ushtrisë e veçanërisht me ata kuadro që ishin caktuar se do të merrnin pjesë në këtë operacion të vështirë, por tepër atdhetar. Për të ruajtur sekretin e planit të operacionit, njohja e terrenit apo rikonicioni, në termat ushtarakë, nuk u bë vetëm me ato njësi që do të vepronin, por edhe shumë kuadro e trupa të tjera që nuk do të ishin pjesë përbërëse e tij, duke e motivuar këtë me një porosi të Enver Hoxhës që kuadrot duhet të njohin në perfeksion, si në pasqyrë, të gjithë terrenin e Republikës.
    Kjo njohje terreni vazhdoi me imtësi vetëm me ato njësi që do të vepronin, ku në shumë raste kjo u bë jo vetëm me kuadrot, por edhe me njësitë përkatëse operuese (trupa), ku pati raste që një pjesë e tyre qëndroi në këto rajone për më shumë se një muaj, siç ishin repartet e ura-hedhësve, disa brigada artileri, reparte xheniere, ndërlidhje, të Mbrojtjes kundër-kimike etj. Siç kam shkruar edhe më lart, plani për ndërhyrjen ushtarake në Kosovë ishte përgatitur me përgjegjësi e detaje tepër të hollësishme; nga repartet e njësitë që do të merrnin pjesë, detyrat që do të zgjidhnin që nga momenti i kushtrimit, kompletimi, zgjidhjen e detyrës luftarake e deri në realizimin e detyrës që ishte çlirimi i trojeve shqiptare kosovare. Por theksoj këtu se gjithçka bëhej me një sekret tepër të madh, në mënyrë që jo vetëm që plani të mos dekonspirohej (gjë që ishte e sigurt), por dhe shtabet që merrnin pjesë në këto stërvitje të mos kuptonin qëllimin e përgatitjes intensive të radhës. Në kuadër të përgatitjes për zbatimin e „Shpërthimit“, ne ishim detyruar që në stërvitje të bënim edhe manovra taktike, duke operuar edhe nga zona të jugut, me shtabe e me forca, por që vëmendja ishte në tjetër drejtim. Duke mos e quajtur me vend në këto shënime të përmend të gjitha njësitë e repartet që do të merrnin pjesë në këtë operacion, them që numri i përgjithshëm i forcave ishte .... persona, së bashku me armatimin, teknikën luftarake dhe logjistike të reparteve e njësive që do të merrnin pjesë. Në stërvitjet që nisëm të zhvillojmë merrnin pjesë komandantët e korpuseve, veçanrisht njësitë rezervë të Komandës së Përgjithshme, siç ishin grupimi i Tiranës dhe ai Elbasani, pa përjashtuar Korpusin e Korçës, të Tiranës dhe të Fierit). Bile edhe disa njësi taktiko-operative të Korpusit të Gjirokastrës, kryesisht ato sulmuese. Të gjithë kuadrot punuan në këto rikonicione (stërvitje me zgjidhje detyrash teoriko-praktike në terrenin konkret) e stërvitje me shumë preokupacion, por nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e mirë t’i kishin rënë hiles që kjo stërvitje intensive nuk ishte thjesht një njohje terreni, por me siguri një detyrë e mirëfilltë luftarake. Për ta saktësuar më mirë këtë ide, mund të kujtoj një mendim të shokëve Simon Ballabani dhe Fadil Toçi, që gjithmonë në biseda intime shpreheshin se në këto detyra nuk qenkemi vetëm në rezervat e Komandës së Përgjithshme, por edhe fqinjët tanë në krahë dhe shpinë.
    Thirrja nga Mehmet Shehu në shtëpinë e tij dhe”asgjësimi i materialit”
    Meqenëse për momentin zbatimi i planit për ndërhyrje ushtarake në Kosovë nuk u zbatua (mosrënia dakord e drejtuesve të shtetit shqiptar me kushtet e vëna nga drejtuesit e Traktatit të Varshavës), numri dhe intensiteti i stërvitjeve ra, ndërsa plani do të arkivohej.
    Mbas 4-5 ditësh thirremi unë dhe Maliq Sadushi në shtëpinë e Mehmet Shehut, ku na dha sqarimet përkatëse se ky material nuk u miratua nga shoku Enver për kushte objektive, që ju si hartues nuk do t’i bëni prezent tek askush. Duke na u drejtuar ne, Mehmeti tha: “Prandaj, ky material do të digjet me anën e një procesverbali“. Por një kopje e tij, -vazhdoi më tej Mehmet Shehu, - do të ruhet në kasafortën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Mbaj mend se Mehmeti në ato çaste lëvizte nëpër zyrë, duke mos e fshehur edhe një shqetësim që i buronte nga brenda. Më pas na u drejtua mua dhe Maliqit: “Hajdeni, më pështyni në varr nëse nuk do të vijë dita që ky plan të mos ju duhet përsëri! Në të vërtetë, që në momentet e para kur nisi lufta në Kosovë, vite më vonë, ku unë isha që në fillim atje e në trevat e tjera shqiptare deri në përfundim të luftës, mua më është kujtuar disa herë ajo shprehje e Mehmetit atë ditë. Por, fatkeqësisht, atë ditë, çlirimin e Kosovës, që e ëndërroi e punoi jo pak, Mehmeti nuk e arriti.
    U përgatit procesverbali dhe u firmos nga ne se ky material u asgjësua me djegie në zjarr. Kasafortën me materiale e mora unë, kurse çelësat e kësaj kasaforte i mbajti Mehmet Shehu. Pra, ky material tepër sekret dhe i rëndësisë së veçantë nuk mund të dilte e të vihej në zbatim pa qenë të dy autorët që mbanin çelësat. Por kurrë nuk më kishte shkuar në mend që po ky material i punuar me kaq sakrifica dhe i kaluar vetëm në duart e udhëheqësve kryesorë një ditë do të bëhej mollë sherri dhe do të kërkonte kokën time në sini si kokë turku.
    (Saktësim: Në shënimet e mia, diku përmend edhe hetuesin Ferit Sula (ish-zëvendësdrejtor i Hetuesisë së Përgjithshme) që gjatë hetimit më hodhi në fytyrë kanën me ujë, por si pasojë e një gabimi teknik nga unë, është shkruar emri Ferit Hysa. I kërkoj ndjesë familjes së Hysës. V. Ll. ).

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dhe per cudi hartuesit kryesore te planit qe mbanin dhe celsat e kasafortes ku ruhej plani u shpallen armiq e u sikterosen nga Hoxha.
    Pse valle?

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    http://historia.balli-kombetar.org/?...&what=artikull


    1. Letër e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës
    Shok i dashur Dushan Mugosha ( ?)
    Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qënkësh më i fortë nga ne, sidoqë sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë ?kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?.

    Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s'kanë ardh ¤¤¤1 . Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj.. Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema.


    Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë.
    Partia në Ushtri.
    Organizimi i pushtetit.
    Lufta Nacional-çlirimtare.
    Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendenc&#235. Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s'peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të ¤¤¤. Urdhëra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t'i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm.

    Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave. Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë.

    Të përqafoj me shumë mall

    Taras
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 06-02-2006 më 10:05
    E drejta vonon, por nuk harron!

  17. #17
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    E me kete ti do na mbushesh mendien qe ballistat kane qene burra te mire(se temen atje e kemi). Keto qe thua ti vetem Peci i beson, dhe ai si beson te gjitha se kohet e fundit ka filluar t'a veri mendjen ne pune.

    Zoti gadishull me gjithe respektin per personin tuaj nuk kuptoj c'fare kerkon te vertetosh me keto. Nuk e di nese je kaq naiv te besosh sot qe Enveri kerkonte te shiste Shqiperine, kur qellimi i tij i vetem ishte nje shqiperi e madhe. Te siguroj qe vetem ti dhe Peci besoni dhe perhapni panik te ketij lloji. Enveri miku im ishte aq i dhene pas idese se Shqiperise se madhe sa me preteksin per te cliruar Kosoven dislokoi atje btigadat tona. Tjeter pune ajo qe si eci pastaj plani dhe u detyrua te terhiqej. Une nuk kuptoj cfare kerkon te aludosh me ate qe ti e quan leter dhe qe eshte shume e dyshimte mundesia se si mund te kete rene ty ne dore nje orgjinal i tille. Me duket se po fallcifikoni historine. Pastaj ajo leter nuk na tregon asgje te re. Vete Hoxha se ka mohuar asnje here lidhjen qe ka pasur me Jugosllavet. Pastaj aleat me sllavet gjate luftes se dyte boterore kane qene edhe anglo-amerikanet do akuzosh edhe ata tani. Mos kerkoni te herresoni driten o lumemedhenj.

    Historia nuk mjafton vetem t'a lexosh, por duhet edhe t'a kuptosh. Peci ka filluar t'a kuptoj, por steprapthi.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga peshkaqeni33
    Enveri miku im ishte aq i dhene pas idese se Shqiperise se madhe sa me preteksin per te cliruar Kosoven dislokoi atje btigadat tona.
    Enver Hoxha me idene e Shqiperise Etnike????!!!!!!
    Ndoshta u kujtua ne vitet '80 te loste rolin e nacionalistit, i mbetur pa perkrahje sepse u prish edhe me "vellezerit kineze", por deri atehere ka qene besnik i idese se Shqiperise se vogel. Enver Hoxha nuk ka bere as gjene me te vogel per Shqiperine Etnike, vetem sa e ka luftuar me force idene dhe perkrahesit e saj.
    Marreveshja e Mukjes u prish kryesisht per kete pune, sepse Vukmanoviç Tempo dhe Miladin Popoviçi u nxine kur pane fjalen "Shqiperi Etnike". Dhe Enveri ishte i pari qe kritikoi Mustafa Gjinishin dhe Ymer Dishnicen. Dhe kur te kritikonte Enveri, nuk e kaloje kollaj. Mustafa Gjinishi u vra ne prite disa kohe me pas.
    Persa i perket partizaneve shqiptare ne Kosove, besoj se dini se ç'kane bere: ndihmuan partizanet jugosllave ne luften kunder nazisteve gjermane dhe "tradhetareve vendas", te cilet nuk ishin veçse nacionalistet kosovare.
    Kurse ne vitin 1949 Enveri desh na futi ne Jugosllavi, filloi unifikimin e monedhes, heqjen e doganave etj. etj. por ktheu rruge kur pa se jugosllavet deshen ta zevendesonin me Koçi Xoxen.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Me poshte mund te gjeni qendrimin e Enver Hoxhes ndaj idese se Shqiperise Etnike dhe Marreveshjes se Mukjes:



    ...

    Shkakun dhe mënyrën e prishjes së marrëveshjes së Mukajt i tregojnë mirë emisarët jugosllavë, të cilët ishin ata që e kumandonin Partinë komuniste shqiptare. "Shokët delegatë (shqiptarë) ranë në Mukaj në pozitat e nacionalistëvet, plot oportunizëm, dhe u kënaqën vetëm me ndonjë ndërrim të thjeshtë fjale ose fjalie", shkruanin ata më 13 Tetor 1943. Por le të nxjerrim këtu disa rreshta nga libri i bardhë jugosllav, botuar më 1949: "Disa antarë të Komitetit Qendror të Partisë komuniste shqiptare, ndër të cilët edhe Enver Hoxha, iu jepnin tepër rëndësi bisedimevet për marrëveshje me Ballin Kombëtar dhe nuk donin të zbatonin vendimet mbi krijimin e një ushtërie nacionalçlirimtare (komuniste), pse kishin frikë se mos zgjuanin dyshime në Ballin Kombëtar dhe dështonte marrëveshja... etj.

    "...Kështu u arrit në kapitullimin e turpshëm t'antarëvet të Komitetit Qendror të Partisë komuniste shqiptare përpara drejtonjësvet të Ballit Kombëtar, në Konferencën e Mukajt, më 1 dhe 2 Gusht 1943...

    "...Në rezolutën e nënshkruar (ndërmjet Partisë komuniste dhe Ballit Kombëtar), në vend të përshendetjes "Vdekje Fashizmit -Liri Popullit" u vu fjala nacionaliste "Ja vdekje -Ja Liri". Ndër detyrat e Komitetit për Shpëtimin Kombëtar figuronte edhe krijimi i "Shqipërisë së Madhe", parrullë me të cilën vepronin pushtuësit italianë, gjithë qeveritë kuislinge, Balli Kombëtar dhe trathëtarët e tjerë... ...Në vigjiljen e Konferencës së Mukajt, shoku Zvetozar Vukmanoviç-Tempo kishte arritur rishtaz pranë selisë së Komitetit Qendror të Partisë komuniste shqiptare, që ndodhej në katundin Kucakë. Në mbledhjen e Komitetit Qendror, me kërkesën dhe insistimin e Koçi Xoxes, ai parashtroi pikëpamjen e tij në lidhje me qëndrimin kundrejt Ballit Kombëtar...

    ...Mbasi u vu mirë çështja edhe nga ana e Koçi Xoxes dhe e shumicës së Komitetit, u muar më në fund qëndrimi që duhej: Komiteti Qendror i P.K shqiptare e dënoi trathëtinë e turpshme të Mukajt...

    ...Menjëherë pas Konferencës së Mukajt u thirr në Labinot Konferenca e dytë e Komitetit Qendror të "Lëvizjes NacionalÇlirimtare", në gji të së cilës u muar një qëndrim i qartë e i prerë kundër Ballit Kombëtar".

    Ky "qëndrim i qartë e i prerë" që mori Partia komuniste kundër Ballit Kombëtar, me shtytjen e emisarit jugosllav Vukmanoviç-Tempo, ishte prishja e marrëveshjes së Mukajt dhe shpallja e Luftës civile.

    Në Konferencën e dytë të Labinotit, e cila u mblodh më 4 Shtator, Enver Hoxha, për të larë vehten e tij përpara emisarëvet jugosllavë, tregohet m'i rreptë nga të tjerët kundër Ballit Kombëtar, marrëveshjes së Mukajt dhe atyre që e nënshkruan:

    "Çështja e independencës u bisedua gjatë, po ashtu edhe çështja e Kosovës. Kjo çështje ka shërbyer edhe për Mustafa Krujën si mollë sherri, grindjeje e përçarjeje... Lufta jonë nacional-çlirimtare është një luftë popujsh, e përbashkët, krahas me aleatët kundër Boshtit... Populli shqiptar, që ka vuajtur, nuk do të dojë të skllavërojë tjetrin, që ka vuajtur si ai, e kësisoj reciprokisht. Kjo luftë i ka bashkuar popujt... Ne kemi mprojtjen e Bashkimit Sovietik, mprojtësin e shteteve të vogla dhe të gjithë popujve... Pra vetë popullsitë në mes të tyre, në Kosovë, do të merren vesh dhe do të vendosin se nga të shkojnë... Delegatët tanë kanë diskutuar por nuk kanë ditur të mbrojnë pikëpamjet e tyre dhe e nënshkruan proçes-verbalin (e vendimevet të Mukajt). U shtua edhe një gjë tjetër: "Shqipëria Etnike". Kështu që pranohet teza e Ballit Kambëtar, i cili nuk bën luftë nacional-çlirimtare por lufton kundër nesh..." (Shih veprën Enver Hoxha, botuar në Tiranë më 1968, vëllim i I-rë, faqe 357-360).

    Kokë e madhe politike ky Enver Hoxha! E parashihte se në Kosovë popullsitë do të merrëshin vesh vetë në mes të tyre se nga të shkonin, dhe se Bashkimi Sovietik do të mpronte shtetet e vogla dhe gjithë popujt! Ashtu ngjau me të vërtet pastaj... siç po e sheh sot tërë bota, deri edhe koka e Enver Hoxhës.

    ...



    Marre nga libri "Vendi qe ze Skenderbeu ne historine e Shqiperise", Abas Ermenji
    E drejta vonon, por nuk harron!

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Histori me traktet e Ballit i thone kesaj.

    Po ja se cfare thone analistet e huaj. Dhe per ta kuptuar pse Mukja ishte nje non-sens le te shikojme sjelljen politike te Ballit.

    Fischer tek Albania at War 1939-1944, duke iu referuar edhe gjermanit Neuwirth shkruan.

    "Pariani's regime was not without its successes, not the least of which was a March 1943 agreement between Lorenzo Dalmazzo, the commander of the Italian Ninth Army, and Ali Kelcyra, one of the leaders of the BK. This so called Dalmazzo-Kelcyra agreement, effectively neutralized a section of BK." pg. 142, gjithashtu Neuwirth "Rezistenca dhe Kolaboracioni ne Shqiperi" fq. 118-119

    Arshivat gjermane thone kete per Qeverine e Mitrovices nen pushtimin Gjerman
    "Eqerem Cabej who had studied linguisticcs in in Austria and was a leading intellectual and educator, was offered the position of minister of education, but like Konica, refused. The vacant post was later filled by Koco Muka, a member of Balli Kombetar central committe who had collaborated with the Italians."
    Captured German Records, roll T120/340, Nr. 9, Tirana Scheiger 9 November 1943

    Per Mukjen. Nga analistet e huaj argumentohet se Mukja ishte ne vetvete nje marrveshje jo reale e pabarabarte dhe qe do hidhej poshte nga cdo organizate qe synonte pushtetin ne ate kohe dhe qe kishte pozita superiore sic ishte Fronti.

    Fischer thote:
    "That the BK got the best of this compromise agreement is clear. The NLM, as an organization, was not part of the provisional government (Ne Marrveshjen e Mukjes u vendos te krijohej nje qeveri e perkohshme). The Albanian Communist Party had failed to force the inclusion of any provisions outlining social change. The agreement also was to the disadvantage of the ACP in that the party's policy of linking resistance to a political revolution through the destruction of the existing system was not part of the program........

    It is reasonable to conclude that neither side wanted to work with the other and that both looked for a way out while blaming the other. In this instance the NLM and the ACP were more forthright. Despite a momentary surge of BK resistance immediately following Mukje, the BK was reluctant to resist because of the danger of reprisals; there is no reason to believe that its position had change. And Harry Fultz, who headed the Albania desk at OSS (US Office of Strategic Services) and had considerable experience with Albania prior to the war, concludes that BK was looking for a reason to break the agreement once it became clear that the organization would have a chance to work with the Germans.
    fq. 150-151 Albania at War 1939-1944

    Per Mukjen Hoxha akuzohet se degjoi Jugosllavet. Eshte ndoshta e vertet qe Hoxha ishte i influencuar por kjo nuk ishte direktive Jugosllave por Comminterni. Ne fakt Jugosllavet per vete zbatonin nje vije politike qe vendosej nga Comminterni. Vete Tito dhe komunistet Serbe, i luftuan nacionalistet ne vendin e tyre pa asnje kompromis, dhe shume here me ashper se nga c'i luftoi Hoxha ne SHqiperi. Konflikti mes komunisteve serbe dhe nacionalisteve te Draza Mihailovicit ishte shume i ashper pasi te dyja kampet ishin te mire organizuara dhe armatosura. E verteta eshte se Hoxha beri ate qe do bente cdo diplomat i mencur. Me PKJ duhej mbajtur mire pasi ajo kishte miratuar 2 here vetvendosje per Kosoven ne kongreset e saj. Dhe po keta nenshklruan edhe marrveshjen e Bujanit, panvaresisht se nuk u zbatua ne saj te presionit serb, qe tashme ishte rritur shume branda radheve te PKJ. Po ja se cfare thote Hoxha per nocionin e shqiperise se madhe ne nje debat te nxehur me Tempon. Hoxha ne fakt shpalos edhe nje lloj talenti mjaft te holle diplomatik ...

    Comrade tempo, the slogans and concepts of 'greater Albania' or 'lesser Albania' have been anti-Albanian slogans and contrary to the objective historical truth ... we have never raised the question of 'greater Albania' or 'lesser Albania' and never will... reactionaries of every kind... through these anti-historical and anti-Albanian fabrications... want to alienate our people from the Party and sabotage the National Liberation War... In short, Comrade Tempo... we use the term 'greater Albania' only on these occasions and in this sense, and will never permit it to be thought that since we attack the bearers of the pseudo-slogan 'greater Albania' we are allegedly in favor of some 'lesser Albania'... We are for the Albania which, both as a territory and as a nation, is one and one alone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 09-02-2006 më 01:23

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Izraeli
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 19-11-2010, 16:22
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Universiteti i Tetovës kurorëzoi një 10-vjeçar historik
    Nga Studenti-Te në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 15:59
  4. Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •