Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1

    Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?

    Nje pytje qe shpesh i shtroj vetes ... ēfar mendimi kana pasur shqiptaret e Kosoves mbi Titon ?
    Ju lutem pergjigje objektive ...
    " Vox populi Vox Dei "

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ate mendim qe ju a dergonte radio tirana.. me porosi te enverit.. ate mendim kan pasur..

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359
    Tito ka ndihmuar shqiptaret e Kosoves pasi u dha Universitetin. Besoj se ne ate kohe e kane admiruar. Tash ne ditet e sotme te gjithe jane shendrruar ne demokrat dhe veshtire eshte te nxjeresh mendimin qe korkoni mbi Tito-n.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Golgota shqiptare nė kohėn e Tito-Rankoviqit!



    Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarėve nga regjimi i Titos,

    gjatė viteve 1948 – 1968



    - Kėtu mund tė vizitoni faqen “Goli Otok”

    - Foto: nga burgu famekeq ne Goli Otok

    - Foto: “Burgu nė Stara Gradishk” + 1

    - Foto: “Burgu nė Lepogllavė”



    Shkruan: Sheradin BERISHA / 02. 05. 2008



    * * *



    Nė qershor tė vitit 1948, pas acarimit tė raporteve politike nė mes tė Beogradit dhe Moskės, PK e Jugosllavisė u pėrjashtua nga organizata e partive tė shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me kėtė rast prishen marrėdhėniet e BRSS dhe aleatėve tė saj, me Jugosllavinė e AVNOJ-it. Nė kėtė situatė Shqipėria mbajti anėn e organizatės: informbyro, dhe mbetja e saj nė pozitat pro-sovjetike bėri qė t“i prish marrėdhėniet e “mira”qė kishte me RFPJ-nė nga viti 1945.



    Ndonėse gjatė periudhės 1945-1948 pozita e shqiptarėve nė Kosovė dhe nė viset tjeta etnike ishte e keqe, prishja e marrėdhėnieve Jugosllavi-Shqipėri, vetėm sa e ka nxitur edhe mė shumė pėrkeqėsimin e pozitės sė tyre. Regjimi jugosllavė i drejtuar nga binomi Tito - Rankoviq, duke e shfrytėzuar kėtė situatė, riaktualizoi projektet antishqiptare tė Vasa Ēubrilloviēit (tė marsit 1937 dhe fillimnėntorit 1944) pėr asgjėsimin, asimilimin apo shpėrnguljen me dhunė tė shqiptarėve nga trojet e tyre etnike.



    Kjo politikė antishqiptare shetėrore qė kishte nisur akoma pa pėrfunduar mirė lufta e dytė botėrore (1944), nė kėtė periudhė mori pėrmasa tė reja gjenocidale. Vetėm nė vitin 1948 regjimi komunist, arrestoi dhe nxori pėrpara gjyqit 306 shqiptarė, tė akuzuar pėr vepra penale kundėr shtetit. (1)



    * * *



    Pasi qė Shqipėria u pėrcaktua pėr ”informbyronė”, regjimi i Tito-Rankoviqit tė gjitha kuadrot shqiptare nė Kosovė, qė konsideroheshin si armiqė tė Jugosllavisė, i cilėsonte si ”informbyroistė”. OZNA-a / UDB-a famėkeqe pėrmes bashkėpunėtorėve tė saj shqipfolės, me kohė kishte krijuar njė dosje tė veēantė, duke i vėnė nė syrin e pėrgjimit rreth 120 000 shqiptarė.



    Njė dosje tė tillė UDB-a kishte hapur edhe pėr Xheladin Shyqyri Hanėn, luftėtarin e orėve tė para kundėr nazifashizmit, ish-anėtarin e KNĒK-sė, njėri nga bashkėautorėt e hartimit tė dokumenteve bazė tė Konferencės sė Bujanit dhe sė fundi drejtor i gazetės “Rilindja”. Atdhetari Xheladin Hana, u arrestua nė mėnyrė sekrete, kinse po dėrgohej me shėrbim diku, ndėrsa brenda mureve tė OZN-sė/UDB-sė i bėhej presion qė tė tradhėtonte bashkėveprimtarėt e tij tė idealit. (2) Mirėpo Xheladini nuk u gjunjėzua pėr anjė moment para presioneve dhe torturave ēnjerėzore tė kriminelėve udbash. Meqė Xheladini i qėndroi torturave mizore, xhelatėt e Tito-Rankoviqit, mė 15.12.1948 ia shuan jetėn mizorisht.



    Mė 15 prill 1949 arrestohet nėnkryetari i qeverisė sė Maqedonisė Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe dhe pas dy javėsh (saktėsisht nė natėn e 27-28 prillit 1949) mbytet nga torturat mizore tė UDB-ės.



    * * *



    Ndėrsa pėrndjkeja dhe numri i tė persekutuarve shqiptarė shtohej pamėshirshėm gjithandej viseve etnike shqiptare, tė mbetura padrejtėsisht jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze, nė maj 1949 nė njė ekspeditė ushtarake-policore tė drejtuar nga udbashėt: Ēedo Topalloviē dhe Ēedo Mijoviē, synohej arrestimi i Kryetarit tė Frontit Popullor krahinor: Rifat Latif Berisha, nga fshati Berishė, i njohur pėr urtėsi e qėndresė kombėtare. (3) por nė atė moment nuk arritėn ta kapin dot Rifatin. (Rifati ishte njėri nga organizatorėt e Konferencės sė Bujanit, nė tė cilėn u zgjodh edhe nėnkryetar. Nuk u pajtua kurrė me tradhėtinė qė iu bė vendimeve tė Konferencės sė Bujanit - qė pas LDB-sė Kosova t“i bashkohet Shqipėrisė. Pėr kėtė edhe Rifati u vu nė shėnjestėr tė OZN-ės/UDB-sė.).



    Rifat Berisha meqė nuk pranoi t“i binte nė dorė regjimit gjakatar tė Titos, zgjodhi qėndresėn deri nė vdekje. Nė kėtė situatė Rifatit iu bashkuan edhe bashkėluftėtarė tė tjerė. Njėsiti pėrbėhej prej gjashtė vetash krejtėsisht nga djemė tė familjes Berisha: vėllezėrit Rifat, Mustafė e Islam Berisha, Brahim Berisha i biri i Islamit dhe Halit dhe Jahir Berisha kusherinj tė parė tė tyre. Ky njėsitė i prirė nga Rifati, mė 17 maj 1949 u gjend i rrethuar tradhtisht nė fshatin Gajrak nga i zoti i shtėpisė Ismail Gajraku (ku ishte i strehuar). Nė njė dokument thuhet se Rifat Berisha me bashkėluftėtarėt e tij “luftoi njė ditė tė tėrė. Nė orėn 10 tė natės, Rifati me njėsitin e tij sulmuan rrethimin e trefishtė tė udbashėve, por mbasi ēanė dy rrethimet e parat, ra i vrarė.” Rifat Berisha gjatė kėsaj beteje tė pėrgjakshme, u vra sė bashku me tre bashkėluftėtarėt: Islam, Mustafė e Brahim Berishėn, ndėrsa Halit e Jahir Berisha, ndonėse tė pėrgjakur, arritėn tė dalin nga rrethimi dhe i shpėtuan vdekjes. (4)



    Nė dimrin e acartė tė vitit 1950 nė zonėn kufitare me Shqipėrinė, vritet atdhetari Sabaudin Gjura nga Shipkovica e Tetovės. (5) Njė fat tė tillė e pėsoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anėtar i Komitetit tė Partisė nė Dibėr. Torozi u arrestua nga organet e UDB-sė nė vitin 1949, si njeri me pikėpamje nacionaliste, dhe e pamėshirshėm udbashėt e Titos e mbytėn mizorisht nė tortura. Nė mars tė vitit 1949 ishte arrestuar dhe mė pas ėshtė zhdukur pa gjurmė Cenė Shyqriu nga Gjakova.



    Nė vitet e para pas pėrfundimi tė luftės sė dytė botėrore, nė Kosovė dhe nė viset tjera etnike shqiptare nėn pushtimin e Jugosllavisė, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth 49.000 shqiptarė. Nė Kosovė janė likuiduar nė forma tė ndryshme 28.400 shqiptarė; nė viset shqiptare nė Maqedoni 7 000 shqiptarė; nė viset shqiptare nė Mal tė Zi 8300 shqiptarė; ndėrsa 5000 shqiptarė tė tjerė janė likuiduar nėpėr viset tjera, si tė marrė peng nga OZN-a gjegjėsisht UDB-a. (6)



    Nė kėto rrethana pėr t“i shpėtuar pėrndjekjeve, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, shumė shqiptarė janė detyruar tė shpėrengulen nga trojet e tyre stėrgjyshore.



    * * *



    Dihet mirėfilli se, vitet 1949-1966, tė cilėsuar si ”koha e Rankoviqit”, ishin vitet mė tė rėnda pėr popullin shqiptar, nė historinė e pas luftės sė dytė botėrore. Gjatė kėsaj periudhe Lėvizja Kombėtare shqiptare ishte e organizuar nė shumė forma, si: vazhdimėsia e veprimtarisė sė LNDSH-sė nga grupe tė ndryshme me emėrtime tjera, “informbyroistėt“, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptarė, kundėrshtimi i rekuizitave “otkupit“, kundėrshtimi i asimilimit tė shqiptarėve nė turq dhe luftimi i marrveshjes xhentelmene Tito-Qyprili 1953 pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi, luftimi nė forma tė ndryshme i kolektivizimit etj.



    OZN-a pėrkatėsisht UDB-a gjatė viteve 1945-1948 zhvilloi njė luftė tė pakompromis, pėr shkatėrrimin e organizatės patriotike shqiptare “Lėvizja Nacional-Demokratike Shqiptare” (LNDSH) dhe tė grupimeve tjera ilegale shqiptare. Dhe nė vazhdėn e kėsaj fushate, ky shėrbim persekutoi dhe burgosi mijėra shqiptarė edhe pas vitit 1948.



    - Kėshtu, nė fillim tė vitit 1949, nė gjyqin e Qarkut nė Prishtinė, dėnohen 9 anėtarė tė LNDSH-s, si: Xhavit Gafurri (djali i patriotit tė shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki.



    - Po nė kėtė Gjykatė denohet edhe grupi i Drenicės i pėrbėrė nga 6 anėtarė tė Lėvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehė Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylė Berisha. (7)



    - Gjatė vitit 1950 u denuan edhe disa grupe tė LNDSH-sė dhe veprimtarė tjerė qė e kundėrshtonin aksionin e rekuizimeve "Otkupit" dhe veprimet diskriminuese ndaj shqiptarėve nė ēdo lėmi tė jetės.



    - Mė 3 nėntor 1950 nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė nga Kolegji i Tupit gjykues: Arif korapi, kryetar i kolegjit dhe nga gjyqtarėt porotė: Ali Abdullahu dhe Ismail Xhemaili, si dhe tė procesmbajtėsit Abdyl Doda, pas disa seancave gjyqėsore (mė 19.IX.1950, 10.X.1950, 1.XI.1950 dhe 2.XI.1950) nė “emėr tė popullit” dėnohen anėtarė tė organizatės “Bashkimi Shqiptar”: Konstandin Vasilaca - Skėnder Skėnderi, oficer i armatės shqiptare, me 15 vjet burg tė rėndė; Xhemė Latė Sadriu, me 8 vjet burg tė rėndė; Hajrullah Gorani, me 6 vjet burg tė rėndė; Hamdi Devolli, me 8 vjet burg tė rėndė; Rashit Gorani, me 8 vjet burg tė tėndė; Ramė Geca, me 3 vjet burg tė rėndė ; Ymer Fazliu, me 2 vjet burg tė rėndė. (8)



    - Nė shkurt 1950 u burgos grupi i LNDSH-s "Lidhja e Prizrenit" i formuar nė gjashtėmujorin e dytė tė vitit 1949. Ky proces gjyqėsor mbahet nė Prishtinė nėn kryesimin e gjyqtarit Shukri Begiq nga Pazari i Ri. Me kėtė rast denohen: Shaban Derguti dhe Mustafė Nixha me nga 20 vjet burg tė rėndė, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi poashtu me nga 20 vjet burg tė rėndė, Bitėr Dehalla, Tomė Mjeda dhe Zekė Bajraktari me nga 17 vjet burg tė rėndė, Nezir Hoti me 15 vjet burg tė rėndė dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg tė rėndė.



    - Nė grupin e dytė tė LNDSH-sė ”Lidhja e Prizrenit” denohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg tė rėndė, ndėrsa me nga 3 vjet burg tė rėndė denohen:Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel Kabashi, Gjokė Spaqi, Ibrahim Gashi, Ramiz Rexhepi dhe Shahide Kabashi, Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci , Bajram Dehiri, Mustafė Derguti, Maliq Gashi e shumė tė tjerė. (9)



    - Nė 6 muajt e parė tė vitit 1950, pėr sabotim tė mbledhjes sė rekuizitave "Otkupit" dhe me akuzėn si bashkėpunėtorė tė Sigurimit shqiptar, nė Prishtinė dhe Prizren dėnohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vėrmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga fshati Zhur, Xhafer Selmani (Vėrmicė), Hajdar Bytyqi (Piranė), Nazif Hoti (Krushė e Madhe - i ati i Mr.Ukshin Hotit), Hamit Nuredini, Sali Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Qollaku, Xhafer Idrizi, Afil Afezi, Enver Beluli, Gani, Avni e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit Qollaku, Bije Vokshi, Lutfi Spahiu dhe Arif Randobrava. (10)



    - Po atė vit nė Prishtinė burgoset dhe dėnohet grupi i dytė i Drenicės i pėrbėrė prej 11 anėtarėsh tė LNDSH, si: Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylė Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg tė rėndė, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg tė rėndė, Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg tė rėndė, Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg tė rėndė (ky i fundit nė burg u zbulua se ishte nė shėrbim tė UDB dhe u bojkotua plotėsisht nga anėtarėt e LNDSH-s).



    - Asokohe u dėnua edhe Hasan Rema nga Gjakova, me 17 vjet burg tė rėndė (z.Rema kishte qėndruar 3 vjet i arratisur nė Shqipėri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorėzoi UDB-sė nė Kosovė!!)



    - Nė vitin 1950 nė Gjyqin e Qarkut nė Pejė dėnohet edhe grupi prej 9 vetash i LNDSH-s: Sylė Mehmeti i Rugovės, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekė Tafili i Ruhotit, Ramė Bislimi i Nabėrxhanit, Gani Kastrati i Pejės, Salih Hasani dhe Sylė Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovės dhe Ramė Isufi i Lubeniqit... Kėtė vit u dėnuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumė tė tjerė.



    * * *



    - Nė vitin 1951 nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė u dėnuan 11 anėtarė tė LNDSH-s nga Mitrovica (tė arrestuar nė shtator 1950). Ky grup pėrbėhej nga: Bejtulla Sahiti nga Gushefci, Hajrullah Halili nga Doberlluka, Sinan Alija nga Broboniqi, Imer Ajeti nga Koshtova, Avdyl Haliti nga Rahova, Shefqet Kamberi nga Broboniqi, Zejnullah Mehmeti nga fshati Lip, Zejnel Shabani nga Mikushnica, Hajzer Ferizi nga Qabra, Zeqir Rashidi-Rashica nga fshati Studime dhe Bislim Fazliu nga Vidishiqi.



    * * *



    - Gjatė vitit 1952 nė Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė dėnohet grupi i tretė i LNDSH-s nga Drenica, si: Qazim Zogu, Hamdi Gruda, Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biēinca, Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica (11).



    * * *



    - Nė vitet 1949-1953 nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare u dėnuan mė qindra vite burgim edhe shumė veprimtarė tė tjerė (nė grupe dhe veē e veē) si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi-Cėrnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramė Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj i Gusisė), Mulla Zekė Berdynaj, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi, Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemė Lah Gashi... e qindra tė tjerė (12) dhe pėr ndriquar veprimtarinė e tyre kombėtare kėrkohet njė studim i veēantė.



    - Po nė vitin 1953 burgoset dhe (sipas aktakuzes K.nr 76/53), denohet grupi i anėtarėve tė LNDSH-sė nga Llapi: Sabit Kapiti-profesor i Gjimnazit nė Besianė (ish-Podujevė), Ibrahim Demolli, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-sė. (13)



    * * *



    - Gjatė Aksionit famkeq pėr mbledhjen e armėve(1955/1956),nė Prizren u organizua njė proces gjyqėsor, kundėr Njazi Malokut etj. Nė fakt Procesit tė Prizrenit i parapriu njė proces tjetėr politik (korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i shehėlerėve" prej 14 vetėsh, tė cilėt qenė akuzuar pėr lidhje me Komitetin Shqiptar nė Romė dhe pėr bashkėpunim me Sigurimin shqiptarė. Nė kėtė proces qenė pėrfshirė: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili nė rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekė Haxhija, Hajredin Vuēiterna, Muhedin Miftari, Dėrgut Ekremi, Sinan Dėrguti, Qazim Miftari etj.



    Nė procesin e Prizrenit, nė saje tė aktakuzės sė pėrpiluar nga prokurori Publik Radoslav Cerovēanin, tė mbėshtetur tėrėsisht nė montimin e "fakteve" nga UDB-a, mė 12-19 korrik 1956 (nė fshehtėsi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqėsor nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren, dhe me kėtė rat u denuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg tė rėndė; Sedat Dida u dėnua me 5 vjet burg tė rėndė; Shani Hoxha me 4 vjet burg tė rėndė; Demush Cahani me 5 vjet burg tė rėndė; Ibrahim Moni me 3 vjet burg tė rėndė; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg tė rėndė; Hasan Bajrami me 2 vjet burg tė rėndė; Muhamet Emini me nga 2 vjet burg tė rėndė dhe Sali Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg tė rėndė. (14)



    - Pėr aktivitete patriotike, kundėr regjimit titist, nė vitin 1955 nė Tetovė dėnohet mėsuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta me nga 10 vjet burgtė rėndė. Nė vitin 1956 me burgime tė rėnda dėnohen disa intelektualė tjerė nga Tetova dhe Gostivari.



    * * *



    - Mė 1957 denohen edhe 8 anėtarė tė LNDSH-sė nė Prishtinė: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu,Vehbi Ruva dhe Kadėr Deva. Tė gjithė kėta denohen me burg nė kohėzgjatje prej 2-12 vjet burg tė rėndė me pėrjashtim tė Islam Mumxhiut, i cili lirohet.



    - Po kėtė vit burgoset dhe dėnohet grupi i dytė 9 anėtarėsh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi, Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikė Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi.



    - Nė vazhdėn e ndjekjeve tė atdhetarėve tė LNDSH-sė, nė Shkup burgoset dhe denohet grupi 14 anėtarėsh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi Imami dhe Zeqir Lisi (15).



    Nė vitin 1957, pas aksionit tė armėve, kur u intensifikua numri i tė shpėrngulurve shqiptarė, Metush Krasniqi si udhėheqės i organizatės "Partia Revolucionare pėr Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amė" sė bashku me veprimtarėt tjerė tė kėsaj organizate, pėrmes veprimeve konkrete, shpėrndarjes sė trakteve dhe bisedave tė drejtpėrdrejta me qindra familje shqiptare, arritėn tė ndalojnė shpėrnguljen nga trojet e tyre stėrgjyshore. Nė fund tė vitit 1958, UDB-a i bjen nė gjurmė aktivitetit tė ksėaj organizate dhe me kėtė rast arretohet Metush Krasniqi me disa bashkėveprimtarė tė vetė. Pas katėr muaj hetimesh, prej 1-7 mars 1959 nė Gjykatėn e Qarkut nė Gjilan u mbajt gjykimi i 6 anėtarėve tė "Partisė Revolucionare...". Trupin gjykues e pėrbėnin: Ratomir Patėrnogiq-kryetar, Mustafa Hoxha-gjykatės, Vehbi Mehmeti, Sejfė Sherifi e Tuna Tomiqi - anėtarė, ndėrsa aktakuzėn e pėrfaqėsonte Tahir Ibrani - prokuror i Gjyqit tė Qarkut nė Gjilan. Nė bazė tė "provave" tė nxjerra gjatė hetuesisė dhe akuzave tė prokurorit Tahir Ibrani, mė 7 mars 1959, trupi gjykues i tė pestėve, nė "emėr tė popullit" dėnoi: Metush Krasniqin, me 18 vet burg tė rėndė; Mark Gashin e Sejdi Kryeziun me nga 10 vjet burgim tė rėndė; Mehmet Nuredin Dermakun me 2 vjet burg tė rėndė; Qemajl Kallabėn e Mehmet Ajetin me nga njė vit e gjysmė burg tė rėndė. (Aktgjykimi K.nr.19/59, 7 mars 1959) (16)



    * * *



    - Mė 20 shkurt 1958, Gjykata e Qarkut nė Pejė, me trupin gjykues Iso Omeragiq, kryetar i Gjykatės sė Rrethit nė Pejė, nga gjyqtarėt porotė: Pavle Armush, Mirko Spasiq e Shaqir Zogaj, dhe procesmbajtėse Stojana Vukoviq, nėnpunėse e kėsaj gjykate, nė bazė tė aktakuzės KTO nr.95/57, nė “emėr tė popullit” i denoi: Muhamed Brovinėn me 12 vjet burg tė rėndė, Adem Krasniqin me 7 vjet burg tė rėndė, Gjon Shtufajn me 7 vjet burg tė rėndė, Besnik Kocin me 9 vjet burg tė rėndė dhe Hidė Dobrunėn me 5 vjet burg tė rėndė. (Aktgjykimi K.nr. 149/57) ( 17)



    - Mė 19 nėntor 1958 pėr herė tė parė UDB-a e burgos atdhetarin Adem Demaēi me arsyetimin, se ka“ vepruar armiqėsisht kundėr rregullimit shtetėror dhe shoqėror tė RFPJ-sė, dhe se ėshtė angazhuar pėr shkėputjen e territorit tė Kosovės dhe bashkimit tė saj me Shqipėrinė.” Aktakuza ėshtė pėrgatitur nga udbashėt: M.Mihajlloviq, Mom(o)ēillo Ēanoviq, Vojisllav Mihajlloviq me dėshmitė e dėshmitarėve shqiptarė: Fahredin Gunga, Din Mehmeti, Ali Aliu, Zekereia Cana etj(18), ndėrsa ėshtė realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zėvendėsprokurori Mirosllav Llazareviq. Dhe nė bazė tė aktakuzės PPQ nr.14/59 19.02.1959, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė nga trupi gjykues Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatėsit porotė: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora., mė 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqėsor kundėr Adem Demaēit, i cili sipas nenit 117 paragrafi 1 i LP dhe sipas nenit 16, paragrafi 1 i LP, nė “emėr tė popullit” ju shqiptua denimi nė kohėzgjatje prej 5 vjetėsh burgim tė rėndė. (19)



    * * *



    - Nė shkurt 1959, sipas aktakuzės K.nr.29/59 tė datės 19.02.1959, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prizren gjykohen: Aziz Spahiu, Hasan Berisha, Reshat Hadri dhe Durak Pasuli. (20)



    - Nė vitet 50-ta nė Kosovė dhe nė viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas programit tė LNDSH-sė, e kėto ishin:



    1. “Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH);

    2. “Grupi Demokratik Shqipar Kosova” (GDSHK);

    3. “Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisė” (GSHRM);

    4. “Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovės” (GDISHK);

    5. Grupi - “Veteranėt e Luftės Shqiptare - Rezistenca Malėsore (GVLSHRM);

    6. ”Shoqėia Demokratike Shqiptare/IsmaIl Qemali/(SHDSH- "I.Q");

    7. Lidhja e Vardarit - Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe

    8. Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH) (21)



    Nė verėn e vitit 1960 zbulohet grupi i LNDSH-s "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare" i drejtuar nga Shahin Voca nga Shala e Bajgorės. Kjo organizatė u themelua me 6 gusht 1952, ku aktivitetin e vet fillimisht e zhvilloi nė Gjimnazin e Mitrovicės dhe nė shkollėn e Stantėrgut, pėr t“u shtri brenda njė kohe nė Prishtinė, Besianė (ish-Podujevė), Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovė, Pejė, Burim (ish-Istog) etj. Brenda 8 vitesh “VK-NDSH-ja” nė gjiun e vet organizoi 387 anėtarė besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-a arrestohen dhe dėnohen 21 anėtarė, prej tyre 4 veta denohen nė Gjyqin ushtarak tė Zagrebit. (22)



    Gjykata e Qarkut nė Prishtinė dhe ajo nė Prizren i dėnuan “ nė emėr tė popullit” 17 anėtarė tė kėtij grupi si: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhėn, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramėn, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramė Dibranin, Niman Shalėn, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndėrkaq nė Zagreb mė 25.02.1961 nė bazė tė Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak i denon: Emin Fazliun me 8 vjet burg tė rėndė, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepēėn me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg tė rėndė. (23)



    * * *



    Nė vazhdimėsinė e organizimeve politike ilegale dhe tė qėndresės shqiptare pėrgjithėsisht, nė fillim tė viteve tė 60-ta u organizuan tre intelektualė tė asaj kohe: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, tė cilėt nė vitin 1952 dhe 1954 veē kishin pėrjetuar vuajtjet nė Goli Otok dhe nė kazamatet tjera jugosllave. Kėta tre atdhetarė duke e ndjerė nė shpirt pėrditshmėrinė e vuajtjeve qė i bėheshin shqitparėve jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze, nuk deshėn tė rrinin duarkryq, kėshtuqė nė maj tė vitit 1960, pas njė sėrė takimesh vendosėn ta themelojnė njė organizatė ilegale, tė cilėn pas shtrirjes nė terren, pėrkohėsisht (deri nė mbajtjen e Konferencės sė Pėrgjithshme) e quajtėn - "Komiteti Revolucionar pėr Bashkimin e Tojeve Shqiptare nė Jugosllavi - me Shqipėrinė" (KRBTSHJSH) (24)



    Kjo organizatė pas konsolidimit tė radhėve tė saj dhe pėrgatitjeve pėr aksione tė ndryshme nė janar 1961, UDB-a pėrmes informatorėve shqiptarė i zbulon dhe i arreston disa pjestarė tė organizatės. Arrestimet e pjesėtarėve tė kėsaj organizate filluan mė 25 janar 1961 nė Gjilan, nė Preshevė, nė Ferizaj, nė Prishtinė e nė Shkup. Pėr t'iu shmangur arrestimeve dy drejtues tė organizatės: Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha pėr mės shumė se dy muaj kaluan nė ilegalitet, duke u strehuar nė baza tė shumta nė fshatrat e Lipjanit, Shtimjes, Suharekės, Gjilanit, tė Preshevės e tė Karadakut. Mirėpo nė fillim tė prillit 1961 nė rrethana tradhtie, Aliu Aliu dhe Ramadan Hoxha arrestohen nė fshtain Maxherė tė Karadakut dhe mė 2 prill sillen nė Burgun e Prishtinės. Nga kjo organizatė UDB-a burgosi 32 anėtarė tė saj dhe qindra shqiptarė tė tjerė mori nė pyetje dhe i keqtrajtoi brutalisht.



    Pas kryerjes sė hetimeve tė tė arrestuarit u dėnuan nė gjyqet e qarkut nė Prishtinė, nė Gjilan dhe nė Vranjė tė Serbisė. Nė Prishtinė, ku gjykimi u mbajt nga 14-19.IX.1961 - kryetar i trupit gjykues qe Tahir Ibrani, ndėrsa prokuror Ramo Vodopiq, mysliman nga Mali i Zi. Gjykimi u mbajt, mu ato ditė kur nė Beograd zhvillonte punimet Konferenca Themeluese e shteteve tė painkuadruara. Nė kėto gjykime u dėnuan: Kadri Salimi -7 vjet e 6 muaj burg tė rėndė, Ali Aliu - 8 vjet, Ramadan Hoxha- 8 vjet, ndėrsa prej 1-5 vjet burg tė rėndė u denuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqė Heta, Hyrije Hana, sheh Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, mulla Nuredin Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi, Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet-Cernica (delegat i Konferencės sė Prizrenit-1945, ku kundėrshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovės nga Serbia-vėrejtja ime), Ilmi Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur-vėrejtja jonė), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca, Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi. (25)



    * * *



    Nė vitin 1963-64 Simboli i qėndresės shqiptare Adem Demaēi formoi: “Lėvizjen Revolucionare pėr Bashkimin e Shqiptarėve“ (LRBSH) dhe nė kuadėr tė saj kanė vepruar Komiteti i Prishtinės, i Pejės, dhe Komiteti i Gjakovės.



    LRBSH gjatė kėsaj periudhe kishte kryer shumė aktivitetesh kombėtare, por nė qershor 1964 UDB-a zbulon aktivitetin e kėsaj organizate dhe fillon njė fushatė tė egėr arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intenzive (nėpėr duar tė UDB-sė kaluan mbi 500 shqiptarė) dhe mbi 80 pjestarė tė LRBSH-sė, nė grupe tė vogla u nxorėn para gjyqit. Gjykimi i dytė kundėr themeluesit tė LRBSH Adem Demaēi dhe 11 tė akuzuarve tė tjerė u mbajt mė 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 nė Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė. Trupi gjykues i pėrbėrbėhej nga kryetari i gjyqit - Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotėt: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndėrkaq palėn e akuzės e pėrfaqėsonte (pėrmes aktakuzės Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq-prokurori publik i qarkut tė Prishtinės (26)



    Nė kėtė gjykim maratonik nė “emėr tė popullit” u dėnuan:

    1. Adem Demaēi - student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg tė rėndė,

    2. Sabit Ratkoceri (1939) - jurist i diplomuar (Lupē i Poshtėm) me 11 vjet,

    3. Hazir Shala (1934) - Profesor i shkollės normale, (Barilevė) me 13 vjet,

    4. Seladin Daci (1933) "muzicione nė Radio Prishtinė" (Prishtinė) me 10 vjet,

    5. Azem Beqiri (1939) - Nėnpunės i entit krahinor pėr mbrojtjen shėndetėsore (Prishtinė) - me 10 vjet,

    6. Abdullah Lahu (1944) - nxėnės i kl. sė katėrt tė shkollės Normale, me 10 vjet,

    7. Ahmet Haxhia(1932) - farkatar nga Prishtina, me 10 vjet,

    8. Xhafer Mamuxhiku (1935) - nėpunės nga Prishtina, me 11 vjet,

    9. Dibran Bajraktari (1939) nėnpunės nga PRishtina - me 13 vjet,

    10. Sabri Novosella (1943) - rrobaqepės nga Prishtina, me 9 vjet,

    11. Tefik Sahiti (1930) - infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe

    12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregėtar nga sTambolli i lindur nė Prishtinė, u dėnua me 9 vjet burg.



    Ndėrkaq prej 3-15 vjet burg tė rėndė u dėnuan edhe kėta anėtarė tė LRBSH-sė:



    1. Adem Rukiqi - Verboc -Gllogovc,

    2. Abdyl Shala - Loxhė-Pejė,

    3. Arif Hoxha - Mitrovicė

    4. Arif Ymeri

    5. Asim Vula - Gjakovė

    6. Avni Lama - Gjakovė

    7. Bahtire Berisha - Prizren

    8. Bahtir Duraku

    9. Bedrush Ēollaku - prizren

    10. Besnik Koci - Gjakovė

    11. Destan Miftari

    12. Din Spahia - Gjakovė

    13. Ejup Kastrati - Pejė

    14. Elhame Shala - prishtinė

    15. Emina Rakovica - prishtinė

    16. Enver Gerguri

    17. Enver Mehmeti

    18. Fazli Grajēevci - Tankoc

    19. Fehmi Elmazi - Gjilan

    20. Ferat Ymeri

    21. Gani Msutafa

    22. Haki Bejta

    23. Haki Gashi

    24. Hamdi Obertica - Fushė Kosovė

    25. Hilmi Rakovica - Prishtinė

    26. Hyda Dobruna - Gjakovė

    27. hysen Bukoshi - Prizren

    28. Hysen DAci Mitrovicė

    29. Ibrahim Stublla

    30. Ismet Koshutova - Mitrovicė

    31. Isuf Istrefaj

    32. Isuf Isufi - Mavriq

    33. Kadri Kusari - Gjakovė

    34. Myrteza Nura - Gjakovė

    35. Mustafė Venehari - Mitrovicė

    36. Nezir Gashi - Labjan - Pejė

    37. Nimon Podrimja - Caralluk - Istog

    38. Mejreme Berisha - Prishtinė

    39. Osman Berisha - Puzovfc

    40. Qerim Zajmi

    41. Ramadan Lahu - Gllamnik

    42. Ramadan Shala - Pejė

    43. Rashit Rusha

    44. Rexhep Elmazi - Gjilan

    45. Rexhep Shala - Loxhė, Pejė

    46. Remzi Baloku

    47. Rrustem jMorina

    48. Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevė

    49. Sadik Latifi

    50. Sahit Sfeqla - Prishtinė

    51. Selatin Novosella - Prishtinė

    52. Selman Berisha - Progofc

    53. Sylejman Gashi

    54. Sylė Shala - Pejė

    55. Shefqet Jashari - Strofc, Vushtėrri

    56. Shemsi Hoxha

    57. Shemsi Rudari

    58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinė

    59. Teki Dervishi - Gjakovė

    60. Ukshin Shala - Loxhė - Pejė

    61. Vesel Bislimi

    62. Vesel Shala - Loxhė, Pejė

    63. Vezir Zka - Dobrajė, Prishtinė

    64. Ymer Mehmetaj

    65. Zeqir Agushi

    66. Zeqir Gėrvalla - Lupēi i Poshtėm, Podujevė

    67. Zeqir Heretica - Lupēi i Poshtėm, Podujevė

    68. Zeqir Shala - Loxhė, Pejė (27)



    * * *



    Mė 27 Nėntor 1968 Grupi i studentėve nė krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithėpopullore nė Prishtinė dhe nė disa qytete tjera tė Kosovės. Ky grup qė veproi sipas programit tė LRBSH-sė , u arresta dhe pas katėr muaj hetimesh, mė 2, 3, 4 e 7 prill 1969, nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė u mbajtė njė proces gjyqėsorė kundėr tyre. Nė kėtė proces u pėrfshi, trupi gjykues i pėrbėrė nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarėt – porotė: Beēir Shehi dhe Mehmet Sponca, si procesmbajtės ishte Hysamedin Oruēi, ndėrsa Prokuror ishte Sahit Meraku i deleguar nga Peja.



    Kjo trupė gjyqtarėsh – porotėsh mė 7 prill 1969 ”nė emėr tė popullit” pėr shkak tė “krimit - propaganda armiqėsore nga neni 118 al. 1 e KP” kėta studentė i shpalli fajtorė dhe ua shqiptoi dėnimin prej 37 vjetėsh burg tė rėndė. Me kėtė rast studentėt: Osman Dumoshi, Hasan Dėrmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dėnuan me nga 5 vjet burg; Skėnder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndėrsa Ilaz Pireva, Skėnder Muēolli dhe Afrim Loxha dėnohen me nga 3 vjet burg. (28)



    - Pėr pjesėmarrje aktive nė demonstratėn e Prishtinės, u denuan edhe studentėt: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skėnder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja me nga 1 muaj; ndėrsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (qė tė dy rrobaqepės) u dėnuan me nga 2 muaj burg.



    - Pėr demonstratėn e Ferizajit u denuan:Ali Mehmeti, arsimtar me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (qė tė dy studentė) me nga 10 muaj; ndėrkaq me nga 1 muaj u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxėnėsit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.



    - Pėr demonstratėn e Gjilanit u denuan studenti: Irfan Shaqiri me 1 vjet burg, ndėrsa me nga 1 muaj burg u denuan: Beqir Qerimi, student dhe nxėnėsit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti etj



    - Ndėrkaq pėr demonstratėn e Besianės (ish-Podujevės) u denuan: Hamit Abdullahu (berber)me 1,6 muaj burg; Sabit Syla (student) me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndėrsa me nga 1 muaj burg u denuan: Hasan Sh.Shala dhe Bahri Shabani, qė tė dy studentė. Po me nga 1 muaj u denuan edhe mėsuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skėnder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, qė tė dy me profesion rrobaqepės.



    * * *



    Mė 22 dhjetor 1968 u organizua edhe nje demonstratė nė Tetovė. Pėr demonstratėn e Tetovės, e cila e aktualizoj ēėshtjen e pėrdorimit tė flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve tė mėsimit nė gjuhėn shqipe, u denuan 170 shqiptarė, ndėrsa 54 veta u denuan me mbi 1 vjet burg, jo vetėm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kėrēova. Vetėm nė gjykatėn e Tetovės dhe atė tė Shkupit “pėr vepėr penale kundėr shtetit” u denuan:

    - Mehmet Myrtezani - Gega, mėsues me 7 vjet burg;

    - Faik Mustafa, student me 5 vjet burg;

    - Abdylselam Selami, mėsues, me 1,6 muaj burg;

    - Ramadan Sinani, student me 2 vjet;

    - Fehmi Rifati, student me 2 vjet burg;

    - Abdylmenaf Rystemi, student me 2 vjet;

    - Hysni Qemal Sherifi, arsimtar me 1,6 muaj;

    - Refki Murati, murator me 2 vjet;

    - Nexhmidin Neziri, mėsues me 1,6 muaj;

    - Ibrahim Rudi, student me 3 vjet;

    - Agim Jaka, student me 2,6 muaj;

    - Hysenxhevat Kalaishta, student me 5 muaj burg;

    - Xhemil Mustafa, student me 5 muaj;

    - Arbėr Xhafėri, student me 3 muaj;

    - Agim M.Xhaferi, student me 3 muaj burg e shumė tė tjerė. (29)



    Asokohe, pas burgosjeve nė Tetovė, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dėnojė edhe shumė tė rinjė shqiptar, qė nuk ishin pjesėmarrės nė demonstrateėn e Tetovės. Nė Shkup u denua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bėrė propagand armiqėsore pėr shkėputjen e Maqedonisė perėndimore dhe bashkimin e saj me Shqipėrinė, ndėrsa Inajet Bariu u denua me 1 vjet, po pėr propagand armiqėsore. Nė Strug u denua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, pėr diversion, Tosun Roēi me 4 vjet burg, ndėrsa nė Kėrēovė u denuan: Syrja Qura, Sali Ramadani etj



    * * *



    Tė burgosurit shqiptarė vitet mė tė rėnda tė burgut, i kaluan nė burgjet e Idrizovės dhe Velesit nė Maqedoni; tė Nishit, nė CZ tė Beogradit, e tė Pozharevcit... nė Serbi; tė Titogradit nė Mal tė Zi; tė Bileqės, Stara Gradishkės, tė Lepogllavės... dhe veēanėrisht nė sinonimin e ferrit tė Dantes nė "Goli Otok"ujdhes kjo nė Adriatikun verilindor nė Kroaci (30). Nė kėtė ujdhesė tė zhveshur e me gurė tė thepisur, tė burgosurit shqiptarė dhe jo vetėm ata, pėrjetuan golgotėn, ditėt mė tė tmerrshme tė jetės sė tyre. Rrėfimet e shumė tė burgosurve shqiptarė, qė kaluan nėpėr ferrin e Goli Otokut, dėshmojnė pėr njė trajtim tė egėr e mizor, tė papėrsėritshėm nė historinė e njerėzimit. Qėllimi ka qenė i qartė: jo vetėm dėmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatėrrimi i plotė shpirtėror i ēdo tė burgosuri. Aty ėshtė praktikuar rrahja e tė burgosurve nė mes vete (tė burgosurit e vjetėr rrahnin deri alivanosje dhe vdekje tė burgosurit e rinj qė vinin nė kėtė kamp famkeq). Pas punėve tė rėnda e tė mundimshme qė bėnin gjatė ditės, tė burgosurit pėr ēdo mbrėmje ishin tė detyruar tė kalonin nėpėr kordonin e gjallė tė tė burgosurve tė penduar dhe tė udbashėve tė ēarkėdisur... Nė Goli Otok, pra tė burgosurit me karakter tė thyer e tė pėrbaltur (tipat mė imoral) jo vetėm qė “vetėqeverisnin” me krejt kampin, por bėheshin edhe xhelatė tė atyre qė kishin karakter njerėzorė e tė pathyeshėm. Ky burg-kamp famėkeq u bė edhe varr i shumė tė burgosurve, nė mesin e tė cilėve pati edhe shumė shqiptarė.



    .....................................



    Referencat



    1 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh dhe qėndresa shqiptare(1844-1990) Lumi-T,Gjakovė 1991, fq.495

    2 Po aty

    3 Po aty

    4 AQSH i RPSSH, F.252/ I,1951, dos.340, M-F 393, fl.36

    5 Shaban Braha - "Gjenocidi serbomadh .....”, fq.497/498

    6 Gazeta”Besa”, Stamboll-1974-1975./Mr.Ethem Ēeku:Mendimi politik i lėvizjes ilegale nė Kosovė 1945-1981, Prishtinė, 2003, fq.129.

    7 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita" Prishtinė 1998, fq.146.

    8 Gjykata e Qarkut e KAKM-sė nė Prishtinė, me 3 nėntor 1950 (Aktgjykimi K.149/50)

    9 Po aty / dhe kujtime tė Sh.Mazrekut, botuar nė revistėn "Forumi", Prishtinė 6 dhjetor 1993, f1.19.

    10 H.Susuri - "Rrėfime tė Hajdar Bytyqit" - Gurra - Revistė e Vėrrinit - Viti I nr.8, dhjetor 1992, fq.27.

    - Nga shėnimet nė dorėshkrim tė Ibish Avdiut - Zhur 1992.

    11 R.Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.147.

    12 Kadri Halimi - "Prijatarja kombėtarja - e jo ideologjia" - Fejton (2) Rilindja 22 tetor 1994, fq.12 / Rrėfime nga Xhemė Lah Gashi - herėt a vonė Kosova do tė jetė e Shqipėrisė", botuar nė revistėn "Forumi" nr. 9. 17 janar 1994, fq.18 / dhe Xhafer Shatri - "Pse dergjet nė burg Adem Demaqi", fq.25.

    13 Rexhep Bunjaku - "Kosova, besa dhe tradita", fq.148.

    14 Agim Zogaj - "Dosja P - procesi i Prizrenit '56" Zėri 1998, fq.68/Ethem Ēeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinė,2004 fq.224-225

    15 R.Bunjaku - "Kosova...", fq.148.

    16 Aktgjykimi K.nr.19/59 datė.7 mars 1959 Gjykata e Qarkut nė Gjilan. /Kadrush Sylejmani M.Krasniqi-simbol i qėndreses shqiptare, Prishtinė 1999, 103,106,115 / Ethem Ēeku - Shekulli i ilegales..., brezi 81 Prishtinė, 2004 fq.274-276.

    17 Ethem Ēeku-Shekulli i ilegales...,brezi 81 Prishtinė,2004 fq. 253-254

    18 Aktakuza kundėr Adem Demaēit ėshtė ngritur nė bazė tė dėshmive tė dėshmitarėve: Zekeria Cana, Ali Aliu, Fahredin Gunga, Adem Gajtani, Avdi Avdiu, Shemsi Osmani, Rafael Sopi, Sabit Ratkoceri, Ismet Bytyqi, Shefqet Popova, Din Mehmeti, Sylejman Drini dhe Xhafer Ruzhdiu.

    19Dr.Hakif Bajrami, “Dosja Demaēi” Brezi 81, Prishtinė 2003, fq.21-60./Aktakuza: PPQ nr.14/59 . 19.02.1959.

    20 Aktakuza K.nr.29/59,19.02.1959, Gkykata e Qarkut Prizren /Ethem Ēeku-Shekulli i ilegales, fq.236.

    21 Emil Kastrioti - Referati - "Mbi historikun e Beslidhjes Kombėtare Demokratike Shqiptare" Donzdorf (Gjermani) 1996, fq.24.

    22 Po aty

    23 Po aty

    24 K.Halimi - "Lėvizja pėr liri s'ka tė ndalur" (Fejton) - Rilindja 24 tetor 1994, fq.9.

    25. Po aty

    26. Aktakuza Kto. nr.223/64 e ngritur nga prokurori Publik Mirko Matoviq dhe Aktgjykimi K.nr.271/64, dt.01.IX.1964

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A THUA KA NEVOJĖ KOSOVA PĖR NJĖ TITO?

    Prishtinė, 3 dhjetor 2010 (Kosovapress) Koha 15:36


    Muharrem Xhemajli

    Pas tė gjitha katrahurave qė bota i ka karakterizuar si eksperimente gjenocidale tė njė sistemi dhe ideologjie politike tragjike, posaqėrisht ndaj shqiptarėve (nė tokat e okupuara shqiptare), tė bėra nga Tito e kėlyshet e tij, tė deklarosh se unė do tė JEM TITO I KOSOVĖS nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē nostalgji kanceroze, qė lajmėrohet vetėm te ata persona qė mund tė kualifikohen si lugetėr tė kufomės sė tij!
    A thua ky Tito, na paska qenė engjull i shqiptarėve!? O zot, a e dinė kėta njerėz apo ‘shoku’ Behxhet Pacolli, se po ky Tito, ishte shumė mė i rafinuar se vet Vladan Gjorgjeviqi, i cili nė Konferencėn e Londrės 1912, atėbotė kur grithej e pėrplasej, perkulej e lutej te tė gjithė anėtarėt tė kėsaj konference qė ēėshtjen shqiptare ta pėrcoptojnė nė shumė pjesė me tė vemtin qėllim qė ky pėrcoptim t’i zhdukte nga Ballkani. Ose, a e di zotėriu se po ky Tito nė krye me Zhujoviqin e Gjillasin, Radosavleviqin e tjerė, pas Luftės sė Dytė Botėrore 1945, i pėrcoptojė kėto toka nė tri shtete, me tė vetmin qėllim qė tė mos realizohet vendimi i Kuvendit tė Bujanit 1943/44?.
    Se ēfarė tė mire patėn shqiptarėt nga ky far Tito, ja disa tė dhėna pėr krime tė bėra ndaj shqiptarėve:
    Nė kohėn kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet mė tė pėrgjakshme nė Drenicė, mė 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNĒJ-sė J.B.Tito me urdhėr tė veēantė nr.31 vendosi administrimin ushtarak nė Kosovė. Kėtė vendim e mori mė 7 shkurt 1945 nė Beograd, nė njė takim me ushtarakėt serb: Savo Dėrleviqin,Gjuro Medenicėn dhe Kėrsto Filipoviqin. Me kėtė urdhėr, i tėrė pushteti nė Kosovė do t“i kaloi njė grupi tė caktuar ushtarakėsh serbo-malazez, tė cilėt do tė ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv. Nė bazė tė dokumenteve qė ruhen nė Beograd, dhe nė bazė tė dokumenteve tjera, ndėr tė tjera thuhet se nė Gjilan me rrethinė janė likuiduar 7845 veta; nė Drenicė 4820; nė Tetovė 4100 ; nė Bihor 3820; nė Prishtinė 3675; nė Pejė 3540; nė Tivar 2629; nė Mitrovicė dhe rrethinė 1450; nė Podujevė 1670; nė Pazar 1410, nė Shkup me rrethinė 1450; nė Ferizaj mbi 1260; nė Prizren 1250; nė Tutin 900; nė Gjakovė 730; nė Gostivar 700; nė Rozhajė 735; Plavė dhe Guci 710; nė Rahovec 750; nė Kumanovė 780; nė Preshevė 690; nė Dragash 500; nė Kėrqovė 490; nė Ulqin 515; nė Suharekė 320; nė Dubrovnik 120; nė rrugėn Kukės - Shkodėr 110; nė Trogir 80; nė Vėrshac 30 dhe nė Deqan 30 vetė. Tė gjithė kėta janė shqiptar tė vrarė gjatė vitit 1945. Pra, sipas kėtyre dokumenteve, mė 1945 u vranė 42165 shqiptarė.
    Vetėm nė vitin 1948, regjimi komunist, arrestoi dhe nxori pėrpara gjyqit 306 shqiptarė, tė akuzuar pėr vepra penale kundėr shtetit. Nga viti 1974 deri nė vitin 1980, pra pėr gjithsej 6 vjet janė burgosur 616 persona, prej tė cilėve 175 janė dėnuar me shumė vite burgim.
    Gjatė kėtyre operacineve tė pėrgjakshme kėto forca kryen krimet mė tė shėmtuara ndaj popullatės shqiptare, si dhe konfiskuan, plaēkitėn, dogjėn e shkatėrruan pamėshirshėm pronat e tyre. Gjatė kėsaj periudhe janė vrarė e masakruar nė mėnyrat mė mizore 47.300 shqiptarė. Nė kėtė situatė e tėrė pasuria e shqiptarėve tė vrarė ishte konfiskuar, asgjėsuar ose ishte plaēkitur nga kolonistėt serbė, qė qenė kthyer sipas direktivave tė Byrosė Politike tė KQ tė PKJ-sė.
    Nė bazė tė hulumtimit sistematik tė dy shėrbimeve konzullare (sektorit tė pasaportave) jugosllave dhe turke, dėshmohet se nė periudhėn 1951-1968 prej Jugosllavisė nė Turqi janė shpėrngulur 414.500 shqiptarė... ndėrsa gjatė periudhės nė fjalė (bazuar nė statistikat sekrete jugosllave) nė Kosovė ishin sjellur nė heshtje 63.000 kolonė sllavė, prej tė cilėve, pas rėnjes sė Rankoviēit (1966) duke mos u duruar njė farė "barazie" me shqiptarėt, shumica prej tyre udbashė e kriminelė marrin ikėn pėr Serbi. Ndėrkaq sipas statistikave tė publikuara mė vonė del se nė periudhėn 1952-1965 pėr nė Turqi janė shpėrngulur 452.371 shqiptarė.Shpėrngulja ėshtė bėrė me kėtė dinamikė:

    Mė 1952 Janė shpėrngulur----- 37.000 shqiptarė
    Mė 1953---------------------------- 19.300 “
    Mė 1954---------------------------- 17 500 “
    Mė 1955---------------------------- 51.000 “
    Mė 1956---------------------------- 54.000 “
    Mė 1957---------------------------- 57.710 “
    Mė 1958---------------------------- 41.300 “
    Mė 1959---------------------------- 32.000 “
    Mė 1960---------------------------- 27.980 “
    Mė 1961---------------------------- 31.600 “
    Mė 1962---------------------------- 15.910 “
    Mė 1963---------------------------- 25.720 “
    Mė 1964---------------------------- 21.530 “
    Mė 1965---------------------------- 19.821 “"

    Nė ato vite me dhunė detyrohen tė shpėrngulen edhe mijėra shqiptarė, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) pėr nė SHBA, Kanada, Australi e vende tė tjera tejoqeanike.

    Nė dimrin e vitit 1955/56 organizon aksionin pėr mbledhjen e armėve dhe gjatė kėtij procesi tė dhunshėm i keqtrajtuan nė format mė mizore mėse 30.000 shqiptarė.

    Kėto janė vetėm disa nga krimet e kryera ndaj popullit shqiptar nga ana e regjimit Titist.

    Autori ėshtė Kryetar i OVL tė UĒK-sė.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    Pacolli,,thot Se DO Te Behem Nje Tito I Dyte Per Kosovaret?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-06-2009
    Postime
    14
    Citim Postuar mė parė nga kthetrat Lexo Postimin
    Pacolli,,thot Se DO Te Behem Nje Tito I Dyte Per Kosovaret?
    Kjo osht vetem Propagand Shokit

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anėtarėsuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    me sa kom ni un, n'ate koh shum njerz e kan rrespektu, bile bile disave nuk ju ka nis dita pa e pershendet fotografin e shokut Tito..ma i mir se do shkavella tjer u kon po amo edhe ky prap se prap shkavell mo..
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Njė vėshtrim historik qė meriton tė lexohet me shumė vėmendje nga shqiptarėt...
    -------------------------
    Dėshtimi i pėrgjakshėm

    Enver Robelli

    15.06.2011 - 18:39

    20 vjet pas shkatėrrimit tė Jugosllavisė: njė kronikė e shkurtėr pėr njė shtet qė u bė gėrmadhė sė pari nga nacionalizmi serbomadh




    Prolog me qull politik

    Ky qershor ėshtė muaj i shumė pėrvjetorėve. Kaluan 12 vjet qė nga ēlirimi i Kosovės, 12 vjet tė gjata pėr jetėn e njė njeriu. Para se tė bėhet vonė Hashim Thaēi, kryeministėr i Kosovės, i tregoi qartė opinionit se babai i pavarėsisė sė Kosovės qenkėsh vetėm Adem Jashari. Ibrahim Rugovėn e injoroi. Kėtu ka vetėm njė problem: nė strategjinė e Ministrisė sė Jashtme tė shkruar (edhe) nga Petrit Selimi, zėvendėsministėr i punėve botėrore, Rugova lavdėrohet me fjalė tė zgjedhura, Adem Jashari nuk pėrmendet fare! Ēfarė na tregon kjo? Na tregon se personalitetet historike tė Kosovės pėrdoren e keqpėrdoren pėr interesa tė politikės ditore. Kur hyjnė nė punė pėr poenė politikė, pėrmenden, kur s’hyjnė, pėrbalten, harrohen. Pak para zgjedhjeve parlamentare aeroporti i Prishtinės me pompozitet mori emrin “Adem Jashari”, autostrada u pagėzua “Ibrahim Rugova”. A nuk do tė ishte e kundėrta mė mirė? Aeroporti ėshtė porta e Kosovės ndaj botės dhe, kėtė s’mund ta mohojė askush, Rugova ėshtė mė i njohur jashtė vendit se Adem Jashari, pėrndryshe edhe ky i fundit, dikur, aktivist i Lidhjes Demokratike tė Kosovės sikur Hashim Thaēi, i cili, para disa muajsh, partinė e tij tė parė e krahasonte me Lidhjen e Komunistėve tė Jugosllavisė – dhe thoshte: LDK-ja nuk ka zbritur prej pushtetit qė nga koha e AVNOJ-it, pra nga Lufta e Dytė Botėrore. Pyetja qė mbetet pezull ėshtė: si ndodhi qė Thaēi tė anėtarėsohej nė LDK, nė partinė, ah, komuniste, projugosllave, moniste etj. Kėshtu flitet pėr historinė sot nė Kosovė – me banalitete dhe humor tė qullėt, me lajka patriotike dhe interpretime tė gėnjeshtėrta. “Mbi kėtė kohė ka rėnė njė barrė / ėshtė mallkimi i mediokritetit tė marrė. / A thua zorrėt tė ngatėrrohen bosh? / Tė vėrtetėn s’mund ta durosh? / Domethėnė ti je vetėm njė grykės i qullit tė lirė -? / Atėherė... / Po, atėherė nuk e meriton mė mirė” – ndoshta kėshtu, me kėto vargje tė shkruara nga poeti gjerman Kurt Tucholsky, mund tė pėrshkruhet ligjėrimi pėr kujtesėn historike nė Kosovėn e pasluftės, ku shpesh pėrmendoret ndėrtohen jo pėr tė nderuar veprėn e dikurshme tė dikujt, por pėr tė manifestuar dominimin pervers sot. - U shėnua, kėto ditė, edhe 133-vjetori i Lidhjes sė Prizrenit, njė pėrpjekje dėshpėruese dhe fisnike e bajraktarėve tė atėhershėm shqiptarė pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė viseve tė banuara me shqiptarė. Si milet patetik dhe nė faza tė caktuara tepėr dembel shqiptarėve nuk u pėlqen ta thonė - e lėre mė ta dėgjojnė! - tė vėrtetėn e plotė. Njė ndėr kėto tė vėrteta ėshtė se Lidhja e Prizrenit nė mungesė tė vizionit shtetndėrtues nuk e kontestoi pėrkatėsinė e trojeve shqiptare nė kuadėr tė Perandorisė Osmane, prandaj kėrkoi vetėm autonomi nėn “babėn Sulltan”. Kėto fakte nuk janė shpikje e dashakeqėsve, por gjenden nė ēdo libėr tė historianėve seriozė tė Ballkanit, sidomos atyre nga hapėsira mendore gjermane. – Mė 25 qershor do tė shėnohet njė pėrvjetor tjetėr: 20-vjetori i shkatėrrimit tė Jugosllavisė. Mė 25 qershor 1991, dy republikat mė tė pasura jugosllave, Kroacia dhe Sllovenia, shpallėn pavarėsinė nė pėrpjekje pėr t’i ikur dominimit serbomadh. Kėshtu nisi faza finale e shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, njė proces i pėrgjakshėm qė u pėrmbyll me pavarėsimin e Kosovės mė 17 shkurt 2008.

    4 maj 1980

    Kur filloi shkatėrrimi i Jugosllavisė? Shumė data mund tė pėrmenden, por 4 maji i vitit 1980 mund tė jetė dėshmia e kryehershme, kur vendi shumėkombėsh mori tatėpjetėn. Atė ditė u ndėrpre ndeshja e futbollit mes Hajdukut dhe Cėrvena Zvezdės dhe folėsi i stadiumit nė Split bėri tė ditur se nė Lubjanė kishte vdekur “shoku Tito”. Mediat filluan menjėherė tė emetojnė dhe botojnė hagiografi pėr “birin mė tė shtrenjtė tė kombeve dhe kombėsive tona”, nė Prishtinė e gjetiu nė Jugosllavi poetė provincialė rrokėn penėn dhe shkruan ca vargje patetike. Thuhet se njė vjershėtar kosovar kishte shkruar se pėr vdekjen e Titos kishin vajtuar edhe makinat e shtypshkronjės sė Rilindjes. Nė stacionin e trenit nė Zagreb si kurrė mė parė dolėn mijėra njerėz pėr t’i dhėnė lamtumirėn Titos, kufoma e tė cilit vazhdonte rrugėtimin me Trenin e Kaltėr drejt Beogradit. Nė ceremoninė e varrimit morėn pjesė 209 delegacione nga 128 kombe, mes tyre katėr mbretėr dhe gjashtė princėr, 31 presidentė, 22 kryeministra shtetesh dhe 47 ministra tė jashtėm. Njė prani kaq masive nuk ishte vetėm dėshmi se ēfarė reputacioni gėzonte shteti shumėkombėsh nė botė; kjo prani e dinjitarėve politikė nga gjithė bota ishte edhe njėlloj pėrkrahjeje pėr ekzistimin e mėtutjeshėm tė Jugosllavisė. Qė atėherė ekzistonte frika se ky shtet i madh qė shtrihej nga Austria nė Greqi mund tė rrėshqiste nė konflikte tė pėrgjakshme. Indikacionet e katastrofės ishin tė dukshme. Ekonomia ishte para kolapsit, nomenklatura komuniste ishte treguar tėrėsisht e paaftė pėr menaxhim tė suksesshėm. Kriza e pėrhershme maskohej me kredi, por agonia nuk mund tė luftohej kėshtu, me para tė huazuara. Vetėm mes viteve 1976-1981, Jugosllavia kishte grumbulluar 85 pėr qind tė tė gjitha borxheve prej 21 miliardė dollarėsh (mė gjerėsisht pėr kėtė temė ka shkruar Harold Lydall, nė librin e tij mbi teorinė dhe praktikėn e socializmit jugosllav). Teknologjia e fabrikave jugosllave (me pėrjashtim tė Sllovenisė) nuk mund tė matej me standardet e prodhimtarisė perėndimore. Shembull i dėshtimit kolosal ishte pėrpjekja e fabrikės “Zastava” tė Kragujevcit pėr tė eksportuar veturėn “Yugo-A” nė Amerikė. Sa raporti televiziv ėshtė bėrė pėr kėtė temė nė vitet ‘80, sa faqe gazetash janė mbushur. Gati krejt Jugosllavia jetonte me ėndrrėn se “Yugo-A” ishte shpėtimi. Amerikanėt nuk ishin aq tė entuziazmuar me cilėsinė e kėtyre veturave, kėshtu qė nė vitin 1989 “Zastava” shiti vetėm 18 vetura pėrtej Oqeanit Atlantik. Nė vitin 1984 numri i tė papunėsuarve kaloi kufirin prej njė milion, hendeku mes republikave tė pasura nė veri dhe viseve tė varfra nė jug vazhdonte tė thellohej, kėshtu sllovenėt ishin nėntė herė mė tė pasur se shqiptarėt. Politikani kroat Jure Biliq atėbotė kishte thėnė se projekti jugosllav ishte “ndėrtuar mbi iluzione dhe nganjėherė madje mbi fantazi”. – Nuk ishte vetėm dėshirė e shumė qytetarėve tė Jugosllavisė qė Tito tė jetonte mė gjatė, por edhe e Enver Hoxhės. Nė njė intervistė pėr revistėn “Der Spiegel”, Nexhmije Hoxha nė vitin 2004 ka deklaruar: “Kur Tito u sėmur pėr vdekje, Enveri mė befasoi me njė thėnie: ‘Dėshiroj qė ai tė jetojė edhe disa vjet. Nuk mund ta marrėsh me mend se ē’do tė ndodhė tash nė Jugosllavi’”.

    Ringjallja nacionale dhe nacionaliste

    Vdekja e Titos, keqėsimi i gjendjes ekonomike, humbja e legjitimitetit e Lidhjes sė Komunistėve pėr shkak tė paaftėsisė sė shumė funksionarėve dhe menaxhimi i dobėt i ndėrmarrjeve shtetėrore ndikuan qė nė sipėrfaqe tė shfaqen intelektualė dhe politikanė qė pėrfaqėsonin nė radhė tė parė interesa nacionale, shpesh nacionaliste. Nė Serbi ceremonia e varrimit tė ish-ministrit tė Brendshėm, famėkeqit Aleksandėr Rankoviq, nė vitin 1983 u shndėrrua nė njė demonstrim tė heshtur nacionalist me pjesėmarrjen e mijėra njerėzve, pėrfshirė qarqet akademike. Ishin kėto qarqe qė mė vonė do ta pėrshėndesnin ardhjen e Slobodan Milosheviqit nė krye tė Lidhjes sė Komunistėve tė Serbisė. Juristi Vojislav Sheshel kishte kėrkuar shndėrrimin e Jugosllavisė nė njė shtet me katėr republika (Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia) dhe ishte dėnuar nga njė gjykatė nė Sarajevė. Nė vitin 1981 nė Zagreb ishte dėnuar Franjo Tugjmani pėr shkak se ankohej se populli kroat po diskriminohej nė Jugosllavi. Nė Sarajevė, nė vitin 1983 ishte dėnuar njė grup aktivistėsh islamikė, tė cilėve u printe Alija Izetbegoviq. Ata akuzoheshin se kėrkonin “shtet islamik” dhe mbanin kontakte me regjimin nė Iran. Pėr tė qenė ironia mė e madhe, nė vitin 1986, shkrimtari serb Dobrica Qosiq kėrkoi lirimin e Izetbegoviqit nė emėr tė lirisė sė shprehjes. Nė vitin 1981, kriza do tė ashpėrsohej me shpėrthimin e protestave tė studentėve nė Kosovė. Kėrkesat e tyre ishin sociale (kushte mė tė mira nė konvikte), politike (barazi nė Jugosllavi dhe krijimin e njė republike shqiptare nė kuadėr tė kėtij shteti) dhe ideologjike (klithje naive dhe lavdėrime pėr regjimin e diktatorit shqiptar Enver Hoxha, i cili gjatė sundimit tė tij e kishte shndėrruar Shqipėrinė nė Gullag tė Mesdheut). Studimet e fundit tė historianit zviceran Oliver Jens Schmitt dhe tė historianes gjermane Marie-Janine Calic tregojnė se demonstratat nė Kosovė ishin nxitur edhe nga shėrbimi sekret i Tiranės. Demonstratat ishin njė rast i mirėseardhur pėr bllokun serb nė Federatėn e Jugosllavisė pėr tė shpallur gjendjen e jashtėzakonshme nė Kosovė dhe pėr tė filluar njė fushatė represioni. Qė nga pėrfundimi i Luftės sė Dytė Botėrore, Kosova kishte pėrjetuar dy faza shumė tė ndryshme. Faza e Rankoviqit (deri nė vitin 1966) karakterizohet me dhunė policore, dėbime, burgosje. Faza e autonomisė njihet me rėnien e nivelit tė dhunės shtetėrore dhe me zhvillim tė hovshėm ekonomik, urbanizim (nė vitin 1945 rreth 80 pėr qind e banorėve tė Kosovės ishin bujq, ndėrsa nė fillim tė viteve ‘80 kjo shifėr kishte rėnė nė 36 pėr qind), me hapjen e shkollave dhe Universitetit tė Prishtinės dhe pėrmirėsimin e kujdesit shėndetėsor. Pėrvoja e shqiptarėve nė Jugosllavi s’ėshtė as tėrėsisht e bardhė, as tėrėsisht e zezė, por e pėrhimėt. – E paaftė pėr tė luftuar krizėn udhėheqja komuniste serbe nė bashkėveprim me qarqet nacionaliste e zbuloi Kosovėn si hapėsirė projektuese tė dėshirave serbomėdha, si metaforė tė dhembjes, kataklizmit, salikimit kishtar dhe shpėtimit hyjnor. Pėr kėtė tregojnė jo vetėm ceremonitė me rastin e shėnimit tė 600-vjetorit tė Betejės sė Kosovės dhe procesionet me eshtrat e Car Llazarit, por edhe diskursi publik i intelektualėve serbė, qė dominohej nga figurativizmi pothuaj apokaliptik. Pas publikimit tė Memorandumit tė Akademisė sė Serbisė nė shtator 1986, ku me retorikė vajtuese serbėt stilizoheshin si komb viktimė, njė ndėr kulmet e ndezjes sė emocioneve mbi bazėn e thashethemeve ishte rasti i Gjorgje Martinoviqit, i cili ishte paraqitur nė spital me njė plagė, e cila, sipas tij, ishte pasojė e keqtrajtimit seksual.

    Pamje nga viti 2011

    Pėrveē arsyeve tė pėrmendura ekonomike, politike dhe nacionaliste Jugosllavia dėshtoi edhe pėr shkak tė mungesės sė koherencės shtetėrore, kundėrthėnieve tė papėrputhshme historike dhe ndalimit gati 40-vjeēar tė debatit mbi Luftėn e Dytė Botėrore. Nė shkolla njerėzit mėsonin vetėm pėr luftėn heroike tė partizanėve kundėr gjermanėve, italianėve dhe armiqve tė popullit. Sistemi komunist arsimor fshihte tė vėrtetėn tjetėr se lufta kundėr kuislingėve tė vėrtetė dhe tė shpifur ishte luftė civile ndėrjugosllave. Vetėm kjo heshtje shumėvjeēare mund tė shpjegojė shpėrthimin e debateve shpesh emocionale nė vitet ‘80 mbi numrin e tė vrarėve nė kampin e Jasenovcit nga ustashėt (kolaboracionistėt kroatė), mbi krimet e ēetnikėve nė Bosnjė, mbi vrasjen e shqiptarėve nė Tivar, internimet nė Goli Otok. Sado i pashmangshėm qė ishte dėshtimi i Jugosllavisė me siguri do tė ishte mirė tė mos kishte ndodhur kėshtu: me lumenj gjaku dhe gati 200 mijė viktima. Ku do tė ishin sot “kombet e kombėsitė” mes Jesenicės dhe Gjevgjelisė nėse shpėrbėrja e Jugosllavisė do tė ishte bėrė paqėsisht? Me siguri nė Bashkimin Evropian. Ndoshta komisar i BE-sė pėr zgjerim do tė ishte njė politikan slloven, i cili nėn presionin e Qeverisė sė shtetit tė Kosovės do tė pengonte hyrjen e Rumanisė nė BE. Nė vend tė kėsaj perspektive shumica e popujve tė rajonit zgjodhėn rrugė tė tjera dhe humbėn shansin tė divorcohen pa dhunė dhe tė integrohen nė Evropėn e mirėqenies. 20 vjet luftėra e konflikte – sa tė gjata pėr jetėn e njė njeriu! Dhe sa tė ėmbla pėr pėrfituesit e llojllojshėm politikė anekėnd Ballkanit.


    robelli@bluewin.ch

  10. #10
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar mė parė nga Petrit_AK47 Lexo Postimin
    Nje pytje qe shpesh i shtroj vetes ... ēfar mendimi kana pasur shqiptaret e Kosoves mbi Titon ?
    Ju lutem pergjigje objektive ...
    Pyesni Adem Demacin se ju tregon ai...

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    Ne kohet e Titos,natyrshem se kan ndodhur edhe burgosje,edhe tortura,edhe vrasje mbi shqiptaret,porse te gjitha keto nuk i ka bere Tito,porse serbet ne kosove(bile edhe me doren e komunisteve shqiptare)....Pastaj Tito thoshte gjithmone:serbije e ligsht,jugosllavia me e fort.
    ...Pra kjo ishte motoja e Titos,dhe mu per kete aresye,Shqipetareve,pothuajse ua dha te gjitha te drejtat qe gezonin edhe popujt e tjere ne ish jugosllavi.Natyrishte se edhe aj nuk e ka patyr te leht,ti jepte Shqipetareve flamurin,universitetin,autonomine pothuajse te plote me te gjitha republikat e tjera te ish federates.Kosova e para tetedhjete e shtates,i kishte te gjitha atributet e nje shteti ne federaten ish jugosllavise.Ne e doni te verteten,Shipetaret e kosoves,pas luftes se dyte boterore,nuk kishin asnje te drejte.Ata ishin popullsija me e mbrapambetur e rajonit.Ishte ne piken zero ne te gjitha sferat,mu sikurse e kishte lene osmanija,pa shkolla,analfabet,pa kulture(sepse ua kishte shperlare trurin duke i bere edhe turq),dhe thene me shkurt ishin pothuajse nje popullsi aq e mbrapambetur sa nuk kishte me keq...E Titoja deshem apo nuk deshem ta pranojme beri shume per Kosoven....

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464
    ....Kur vdiq Titoja,pjesa dermuese e popullsise se kosoves e ndjente vetmine...Shumica e popullit te kosoves e priti me dhembje vdekjen e Titos,e tash beni si te doni...Kush do qe ta pranoj,keto qe thash me lart,le te shkoj tek muret e tija te mbuluara tanime me gelqere,le te germoj pakez dhe aty me siguri do te gjeje emrin e Titos qe e shkrojti me doren e vet(pothuajse ne shume mure te Kosoves ishte i shkruar emri i Titos),sepse i gjeti pune,i dha shkollim,ja hapi dyert e europes,e beri njeri,me nje fjale ja hapi syte qe ja kishte mbyllur osmanija,etj....

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Gjate luftes se dyte boterore shqiptaret e kosoves iu ngjiten luftes te para fundit e te fundit ishin maqedonet - sllavet maqedone eshte fjala edhe te detyruar nga shqiptaret .

    Shkaku se ate kohe informimi ishte shum i ngadalshem por edhe ai informim me shum ishte propagande politike sllave se informim i sakte ,shqiptaret kishin arsyet e tyre per te pare luften me indiference dhe qe lajmet ti mernin me rezerva ?????

    Nje nga keta arsye ishte Mareveshja e Mukje-s , mandej Mareveshje e Bujanit .

    Pra per shqiptaret e kosoves , tito iu kishte futur kthetrat shqiptareve qe ne Mukje .

    Prej aty filluan likuidimet , vrasjet mbas shpine , vrasjet ne prita dhe mbas perfundimit te luftes krimet kunder shqiptareve te kosoves , maqedonise, presheves, ulqinit , filloi edhe ne forme institucionale me vrasje me gjikyme e pa gjikime, me burgosje me vrasje e burgosje me jete , internime e konfiskime pasurishe te tundura e te pa tundura , lincime , sabotazhe e cka ua ka mare mendja atyre se eshte ne te mire te tyre e dem te shqiptareve .
    Pervec vrasjeve vlen te permendet edhe shperngulja me zor e peqind mije shqiptareve per turqi .

    Edhe ata pak te drejta elementare qe shqiptaret i moren nga kushtetuta e vitit 1974 , ne i kemi paguar ata te drejta me gjak , vuajtje, jete ,pasuri .
    Te drejta te fituara aq shtrenjte ,sa qe as fiset zulu te afrikes nuk i kane paguar ,se jo me nje popull europjan .
    A vlen ketu te permendi demostartat e vitit 1968 , 1981 deri ne luften e fundit .


    tito per shqiptaret e kosoves ishte nje sllav sikur te gjithe te tjeret bile edhe me i zi se te tjeret ,se hedhte gurin dhe fshehte doren .
    Cdo gje kunder shqiptare dhe kunder shqiptareve ishte e eleboruar me elaborate dhe vihej ne veprim institucionalisht ,por miopet reheshin nga propaganta sllave se gjeja tito ishte i mire por serbet nuk e lejonin .

  14. #14
    Qyteti pa lum Maska e Damastioni
    Anėtarėsuar
    16-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    152
    Citim Postuar mė parė nga ideus Lexo Postimin
    Tito ka ndihmuar shqiptaret e Kosoves pasi u dha Universitetin. Besoj se ne ate kohe e kane admiruar. Tash ne ditet e sotme te gjithe jane shendrruar ne demokrat dhe veshtire eshte te nxjeresh mendimin qe korkoni mbi Tito-n.
    Tito nuk u ka dhene Shqiptareve asgje. Ne vitin '68 kemi kerkuar te behemi republike dhe na eshte dhene nje autonomi gjysmake, pastaj ne '74 e kemi hapur universitetin. Po te mos ishin demostratat nuk do te kishim marre asgje. Ai asnjehere nuk e ka anuluar marreveshjen me turqine per deportimin e Shqiptareve ne Turqi. Shume vite e ka lejuar Rankoviqin te terrorizoj Shqiptaret.

  15. #15
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anėtarėsuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    Titio,shkonte ne egjipt te naseri e bente politik anti shqiptare,per shqiptaret qe jetojshin ne egjipt naseri ja konfiskojke ter pasurin shqiptarve,ne ne kosov thojshim naseri shoku i tites e ja lejshim thmive emrat naser .tito formoj dy popuj artificjal si muslimanet edhe makedonet veq se ishin sllav.
    High Voltage , Power Supply

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar mė parė nga Damastioni Lexo Postimin
    Tito nuk u ka dhene Shqiptareve asgje. Ne vitin '68 kemi kerkuar te behemi republike dhe na eshte dhene nje autonomi gjysmake, pastaj ne '74 e kemi hapur universitetin. Po te mos ishin demostratat nuk do te kishim marre asgje. Ai asnjehere nuk e ka anuluar marreveshjen me turqine per deportimin e Shqiptareve ne Turqi. Shume vite e ka lejuar Rankoviqin te terrorizoj Shqiptaret.
    Po more plot te drejt kie se tito kurgja nuke i dha shqipetareve.MIREPO MOSE HARO SE DERI NE VITIN 1980 SERBIN e ke reh shuplaka kure ke dasht,midis qyteti.Zoni nuke ju nijke.Nuke na dha ushqim nga amerika,jo se populli nuke dine,i kosoves Ushqimi tambli dhe djathi,vinte ne kosove,si ndihma,deri vone,e dyta,u ndertuen disafabrika,na erdh shkollimi ne gjuhen shqipe GJENERATA E PARE me GERMA LATINE SHQIPE ashte ne vitin 1968,Perpara shkruhej me germa qirile ne kosove me kupetim ne gjuhen shqipe.tito nuke na dha kurgja,ne vitin 1945 ishim Reth i Cacakut,mitrovica ,per nji dokument 150 kilometra ,ose qarku i Vranjes Prishtina per nji dokument 100 kilometra.Ne vitin 1945 ishim si qark,bile ase qark ase reth,veten u thirke nji krah.tito nuke ka nenshkrue kurgja per turqi dokumenti egzistues ashte ne dalmati ne split,dhe nenshkruesh per transport me vapore per stamboll serbija mbreti serbijan,kontrata 30 vjet per deportimi sikurse ndrimi i popullates greke,ose qameria,hajde hajde tito nuke ka faje,po te kishte faj ashte kroat,pore prej 100 fabrikave ne serbi,i la vetem 10 ne serbi,sot jane slloveni kroaci fabrikat qe u barten prej serbis,ai shkatroi serbin kurkush tjeter.

  17. #17
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anėtarėsuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar mė parė nga Petrit_AK47 Lexo Postimin
    Nje pytje qe shpesh i shtroj vetes ... ēfar mendimi kana pasur shqiptaret e Kosoves mbi Titon ?
    Ju lutem pergjigje objektive ...
    si Shqiptar asgje te garantuar s'kemi pasur.

  18. #18
    Heavy Metall Maska e trestenik
    Anėtarėsuar
    18-10-2010
    Postime
    353
    me sa e di une tito skishte nenshkru asgje me turkin per shqiptaret,po SKS e vjeter e kishte nenshkru per kthimin e turqve te mbetur ne kosov(jugosllavi)por fillimi i luftes se dyt botrore kishte mbet marrveshja pa ralizim,pas luftes me von rankoviqi si minister i mbrendshem i asaj kohe e kishte zbatu kit marrveshje te mretit te tyre,e tito si denim e kishte shkarkuar nga funkcioni dhe burg shtepiak qfar denimi i kishin dhen rankoviqit per ket veper.
    High Voltage , Power Supply

  19. #19
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar mė parė nga trestenik Lexo Postimin
    me sa e di une tito skishte nenshkru asgje me turkin per shqiptaret,po SKS e vjeter e kishte nenshkru per kthimin e turqve te mbetur ne kosov(jugosllavi)por fillimi i luftes se dyt botrore kishte mbet marrveshja pa ralizim,pas luftes me von rankoviqi si minister i mbrendshem i asaj kohe e kishte zbatu kit marrveshje te mretit te tyre,e tito si denim e kishte shkarkuar nga funkcioni dhe burg shtepiak qfar denimi i kishin dhen rankoviqit per ket veper.
    E vėrtet ėshtė qė marrėveshja pėr kėmbim popullsie ėshtė bėrė nė mes SKS dhe Turqisė, por kur u bė ndėrrimi i pushtetit dhe komunistėt nė krye me Titon erdhėn nė fuqi dhe ndėrruan shumė e shumė ligje dhe marrėveshje por kėtė marrėveshje as qė nuk e prekėn se i konvenonte si serbit po ashtu edhe Titos qė tė gjymtohen shqiptarėt, se mė lehtė do tė theheshin ata dhe do tė bėheshin komunista si A.Shukriu, F.Hoxha, S.Hasani etj. tė kėtij kalibri.
    Dhe pastaj sa kohė kishte qė rankoviqi e kishte zbatue kėtė marrėveshje, deri sa u shkarku dhe dėnu? Gjatė kėsaj kohe Tito dhe udhėheqja tjetėr ēka bėnin, a mos vallė i kishte zėnė gjumi i ariut?....
    P.S. nck....nck...nck.... Qysh dikush s'mendon hiq se ēka shkruan por shkruajnė vetėm sa pėr tė shkruar diēka!!!....
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  20. #20
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Toto per shqipetaret ka qene nje plehe . Mbas gjithe atyre torturave represaljeve burgosjeve vrasjeve emigrimeve , ende shqipetaret nuk jane mmbushur me mende. Tito ka qene ai i cili ne Mbledhjen e Avnoit ja dha Kosoven,dhe Vojvodinen ,Sanxhakun Serbise ,kurse Kroacise gjithe detin adriatik. Shqipetaret perveq atyre komunisteve te ndershem qe i quante sistemi komuniste , te tjeret ,cdo nje kishte perjetuare burg frige skamje emigrim padrejtesi etj.etj.

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptarėt s`kanė pse tė druajnė nga etno-identiteti i tyre
    Nga naqeta nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 12:47
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •