Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    ARMIQTĖ E GJUHĖS SHQIPE DHE TRIUNFI I SAJ


    Lufta kundra gjuhės shqipe ka qenė e ashpėr. Ky sulm ishte frontal dhe nė tė gjitha nivelet dhe drejtimet tė ndryshme.

    Fanatikė fetarė ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhėn shqipe, filluan tė ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarėt. Osmanėt i quanin shqiptarėt tė ''pa fe'' dhe tė ''paudhė'' priftėrinjtė greke quanin gjuhėn shqipe ''gjuhė barbare''.

    Njė ligj kundra gjuhės dhe kulturės shqipe ka lėshuar sulltani i Perandoris Osmane mė 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te, ku pėrcaktonte saktė marrja nė mbrojtje nga ana e turqėve kultura dhe gjuha greke, dhe duhet luftuar gjuha shqipe.

    Ky dokument ėshtė nxjerrė nga arkivat greke dhe ėshtė botuar nė gazetėn ''Thesaloniki'' mė 14-8-1999.

    Krahas atij vargu tė pafund kryengritjesh tė pėrgjakėshme, zuri fill edhe njė revolucion kulturor, i cili, ndonėse me pak i dhunės ishte gjithėsesi mė dramatik.

    Kultura e njė populli cilėsohet si mėnyra e pėrgjithshme e jetesės dhe e mendimit. Gjuhėtari i ndritur Sami Frashėri ka thėnė; ''Gjuha ėshtė gjėja e parė e pėrcaktimit tė kombėsis''.

    Dėshmia mė e lashtė e ekzistencės sė gjuhės shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra nė letėr prej kallami, por mbi gurė tė pavdekshėm nga koha. Kėtė na e vėrteton Prof.Dhimitėr Shuteriqi pėr gjetjen e njė fjale tė vetme, tė gdhendur nė njė mozaik tė Liknidit, sot Ohri i lashtė, qė ka qenė kryeqyteti i fisit Ilir Dasheretėve. Ėshtė fjala ''GJON'' dhe ėshtė shkruar dhe shqiptuar njėsoj vetėm nga shqiptarėt, si nė lashtėsi dhe nė kohėn e sotme. Prof.Shuteriqi vure nė dukje se fjala e lashtė ''GJON'' e zbuluar nė Ohėr, ėshtė shkruar me tė gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.

    Nė vitin 879 pas Kr, ndeshet emri i qytetit tė Krujės, nė kėshtiellėn franceze tė Shantilisė. Studiuesit kanė gjetur njė dorshkrim, i cili nė faqen 153, pėrmban njė tekst prej tetė rreshta me shkrim dore, ėshtė njė poemė e vogėl nė gjuhėn shqipe.

    Nė Shqipėri, ashtu si nė tė gjithė botėn e qytetėruar, greqishtia dhe latinishtia u pėrdorėn nė tė gjitha dokumentat e shkruara deri pėrpara pushtimit osmano turk.

    Dėshmia mė e herėshme pėr ekzistencėn e letėrsisė shqipe ėshtė njė thėnie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit, mė 1332, ai do thoshte ''Ndonėse arbėrit kanė nji gjuhė krejtėsisht tė ndryshme nga latinishtja, prapėseprap ata pėrdorin shkronja latine nė tė gjitha librat''. Kjo tregon se gjuha shqipe pėrdorej gjerėsisht dhe shkruhej me shkronja latine nė fillim tė shekullit 14.

    Shumica e dokumentave nė gjuhėn shqipe vėrtet humbėn pėrgjithmon, por disa prej tyre arritėn tė mbijetojnė jashtė Shqipnis nė arkivat dhe muzetė e botės. Kėshtu i nė vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga zbuloi nė Bibliotekėn Laurentine tė Firencės njė letėr qarkore, tė shkruar mė 1462 nga Pal Engjėlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrėsit. Teksi orgjinal thotė ''Unė tė pagėzoj nė emnin e Atit e t'birit tė Shpirtit tė Shenjtė''.

    Libri mė i vjetėr ėshtė vepra e Gjon Buzukut, titulluat ''Meshari''. Ai pėrfundoi dhe u shtyp mė 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua nė vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Mė vonė ''Meshari'' shkoi nė Bibliotekėn e Vadikamit, ku u rizbulua mė 1909 nga arbėreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnė 32 faqet e para. Ky libėr ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 tė tjera.

    Tė tjerė dokumenta pėr gjuhėn shqipe kemi nga shume shqiptarė qė me tė shumtit ishin njėrės tė fesė.

    Frank Bardhi(1606-1643), shėrbeu si ipeshkvi i Sapės. Bardhi hartoi fjalorin e parė nė histori shqip-latinisht, qė kishte 2544 fjalė shqipe dhe 5.000 fjalė latine, dhe u botua nė Romė mė 1625.

    Pjetėr Bogdani(1625-1689), lindi nė Prizeren, dhe u emėrua fillimisht ipeshkvi i Shkodrės dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit mė 1667. Vepra e tij ''E vėrteta e pagabueshme e besimit Katolik'' u botua disa herė nė Padovė dhe Venedik. Vdiq i sėmurė nė Prizeren dhe dėshira e tij e shprehur dikur u bė realitet. ''Ah, sikur tė kisha njė kandil tė ndezur e tė ndriēoja atė tokė tė varfėr tė Shqipnisė dhe tė Serbisė, njė pjesė e madhe e secilės flet shqip''.

    Kėto zbulime dėshmojnė qė gjuha shqipe ėshtė shkruar mė herėt se librat historik qė janė gjetur mė vonė.

    Pėr shekuj me rradhė turqit osman qėllimisht dhe sistematikisht kishin pėrēarė popullsinė shqiptare nė grupe rivalėsh, armiqėsive fetare dhe zėvėndėsimin e gjuhės amtare shqipe me gjuhė tė huaja. Ndonėse trashėgimia e panumėr e poemave, baladave, pėrrallave dhe fjalėve tė urta ishin pėrcjellė gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptėsisht botimet nė gjuhėn shqipe. Kėshtu qė shqiptarėt shkolloheshin nė shkollat fetare qė ishin nė gjuhėn turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata qė shkolloheshin nuk e dinin mirė gjuhėn e mėmės, shqipen. Fėmijėt mysliman duhet tė shkonin nė shkollėn e Xhamis, ku mėsonin turqisht, fėmijėt tė krishterė duhet tė mėsonin greqisht.

    Kėshtu nė ato pak shkolla fillore nė Shqipėri asnjėra nuk pėrdorte gjuhėn shqipe. Propagandistė tė djallėzuar pėrpiqeshin tė shkombėtarizonin brezat e ardhėshėm tė rinisė shqiptare. Gjuha shqipe pėrdorej zakonisht nė jetėn e pėrditėshme, prandaj arriti tė pėrcillej nga brezi nė brez.

    Shkolla e parė e dokumentuar, nė gjuhėn shqipe u hap nė Veljet tė Mirditės mė 1632. Mė pas nė Pllanė, njė fshat afėr lumit Mat, mė 1638, nė Troshan mė 1639 dhe nė qytetin e Shkodrės mė 1698. Si mėsues nė to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitėr Dhėrmiu. Arsimi katolik morri vrull tė madh nė Shkodėr mė 1855, kur u hap shkolla ''Franēeskane'' qė mė vonė do quhej ''Ilyrikum''.

    Kėto shkolla katolike nė Shqipėrinė e veriut mbaheshin kryesisht me fonde Austriake.

    Qėndra Kulturore Voskopojare(Moskopojė) ka luajtur njė rol tė madh nė kulturėn shqiptare. Atje u themelua ''Akademia e Re'' mė 1744, kjo pati njė ndikim tė fuqishėm nė zhvillimin e gjuhės letrare shqipe dhe ndėrgjegjies kombėtare shqiptare.

    Mbas njė lufte tė madhe pėr jetėsėn e gjuhės shqipe dolėn atdhetarėt e shquar shqiptar qė shumė prej tyre u vranė nga armiqtė e gjuhės shqipe.
    Teodhor Kavalioti(1718-1797) nga Voskopoja, nė vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhės sllave-greke-shqipe, si dhe njė studim shkencor tė veēantė tė shqipes. Ai ishte drejtor i ''Akademisė sė Re''. Teodhor Kavalioti u vra nga tė dėrguarit e Fanarit, rrugės pėr tė sjellė shkronjat latine shqipe tė bėra prej plumbi, pėr shtypshkronjėn ku do shtypeshin libra nė gjuhėn shqipe.(shih filmin ''Udha e shkronjave'')
    Naum Veqilharxhi(1767-1846). Botoi nė Bukurresht tė Rumanisė mė 1844 njė abetare e quajtur ''EVETARI'' njė libėr me tetė faqe, qė mė 1845 u botua mė i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bėnė qiriri i gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Por kjo abetare ngjalli frikė tek kleri ortodoksė grek, dhe me urdhėr tė Patriakut klerik tė Stanbollit, e helmuan Naum Veqilharxhin.

    Kostandin Kristoforidhi(1827-1895), i lindur nė Elbasan, u bė njė nga gjuhėtarėt mė tė shquar tė Shqipėris, duke fituar titullin ''Pishtar i gjuhės Shqipe''. Studimet e para i morri nė Janinė, dhe mė vonė nė Kolegjin Protestant nė Maltė. Nė Janinė u ftua qė t'i jepte mėsim nė shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet kėrkimesh, do tė bėhej albanologu mė i shquar shkencor nė botė.

    Kristoforidhi dha mėsim nė Maltė, Tunizi, Tiranė dhe Elbasan. Nė Stamboll mė 1882, botoi dhe njė abetare nė shqip, tė quajtut ''Alfavitar Shqip'' nė gegėrisht dhe toskėrisht.

    Me rėndėsi shumė tė madhe ėshtė fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijė fjalė, tė mbledhura dhe tė klasifikuara pėr 20 vjet rresht.
    Fjalori u botua nė Athinė mė 1904, pas vdekjes sė Kostandin Kristoforidhit.

    Pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, krerėt bektashian shqiptar dolėn mė haptazi, dhe kjo pėr shkak tė pėrleshjeve tė tyre me turqit e sektit Suni.
    Duke qenė se qeveria turke mbajti njė qėndrim mjaftė armiqėsor ndaj pėrhapjes sė letėrsisė nė gjuhėn shqipe, ėshtė e kuptueshme qė angazhimi i pjestarėve tė komunitetit musliman nė kėtė fushė ka qenė fare i vogėl.

    Interesi i njerėzve pėr gjuhėn shqipe urrit shumė, dhe brenda pak vitesh u botuan katėr gramatika tė mira shqipe.

    Njėra u botua nė Firencė nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e Gjuhės Shqipe nė Greqisht, e botuar mė 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashėrit e botuar nė Bukuresht mė 1886, nė shqip. Kurse mė 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi nė Londėr njė gramatike shqipe nė gjuhėn frėnge.

    Vėrshimi i letėrsisė kombėtare shqipe nė vend sigurisht qė inatosi qeverinė turke dhe kishėn ortodokse greke.

    Patriarku ortodoks grek lėshoi njė mallkim mbi letėrsinė shqipe dhe kėrcėnoi me shkishėrim tė gjithė ata besimtarė qė do tė guxonin tė mėsonin dhe lexonin nė gjuhėn shqipe.

    Sulltani urdhėroi tė gjitha postat doganore qė tė mos lejohej asnjė libėr nė gjuhėn shqipe tė futej nė Shqipni.

    Dy armiqtė historik kundra njėri-tjetrit, tani po bashkėpunonin me zell pėr pėrndekjen dhe burgosjen e gjithkujt qė kapej me libra tė gjuhės shqipe.

    Nė lėvizjen pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe, qė u zhvillua nė dhjetorin e parė tė shekullit 20, ndeshi nė pengesa tė vėshtira serjoze nga ana e qeveritarėve turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve.

    Qeveritarėt turq me dhunė dhe prifti e hoxha me propagandė demagogjike, u pėrpoqėn tė pėrēanin popullin shqiptar dhe ta linin nė errėsirė. Kėshtu kleri mysliman proturk nė rrugė fetare, ndalonte besimtarėt mysliman tė ndiqnin shkollat shqipe bashkė me tė krishterėt, me pretekstin absurd se ''prishin besėn''. Nga ana tjetėr priftėr e dhespotė grekė thonin se vetėm greqishtja ėshtė gjuha e perėndisė, kurse shqipja ėshtė gjuhė ''shejtani'' dhe, nė kėtė mėnyrė pėrpiqeshin tė ndalonin pėrhapjen e gjuhės shqipe nė shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundėr kėtyre forcave armike tė gjuhės shqipe dhe interesave kombėtare, tė turqėve dhe grekėve, u ngritėn atdhetarėt shqiptar. Ata u vunė nė krye tė masave popullore dhe i dhanė hov lėvizjes pėr gjuhėn dhe shkollėn shqipe.

    Prijėsit e Rilindjes Kombėtare e kishin kuptuar mirė se rruga drejtė pavarsis shkonte drejt arsimit dhe shkollės shqipe. Hartimi i librave dhe ēelia e shkollės shqipe u bė problemi mė i ngushėm. Qėllimi ishte me zgjuar ndėrgjegjien kombėtare dhe pėr tė rritur vullnetin pėr tė luftuar pėr panvarsinė pastaj.

    Vala antishqiptare ishte shtuar edhe mė shumė rreth fqinjėve tanė mbas formimit dhe programit tė ''Lidhjes sė Prizerenit''. Lidhja kishte si qėllim kryesor ēeljen e shkollės shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes, puna e pionierėve tė parė tė arsimit shqiptar u bė dhe mė i vėshtirė.

    Nė Shkodėr qytetarėt mund tė mėsonin nė shkollat e klerit katolik, tė cilat nė sy tė qeveritarėve turq, paraqiteshin si shkolla fetare.
    Kėshtu shkollat fillore fetare katolike u bėnė ēerdhja e diturisė arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mėsuar nė shkollėn e jezuitėve tė Shkodrės.

    Mėsuesit shqiptar u bėnė pararoja e nacionalizmit shqiptar, atėhere qeveria turke morri frikė, dhe, pa u mbėshtetur nė asnjė ligj, mori masa tė, rrepta duke presekutuar arsimtarėt shqiptar.

    Nė Shqipnin e jugut pėrhapja e arsimit shqiptar kombėtar u pengua edhe nga influenca shkataruese e propagandės greke. Pothuase tė gjithė ata qė ēelėn shkolla shqipe nė jug, ishin tė fesė ortodokse. Qeveria greke me anė tė Patriakanės sė Stambollit, ose ''Fanarit'' kishin siguruar tė drejtėn me ēel shkolla pėr Kristianėt. Pėr tu mėsuar ortodoksėve tė Shqipėris vetėm gjuhėn greke.
    Qeveria greke, me anėn tė shoqatave arsimore tė ndryshme, ēeli me qindra shkolla greke nė Shqipėrin Jugore, pėr tė futur ndjenjėn greke nė brezat e padjallėzuar shqiptar.

    Shqiptarėt e krishterė qė nuk u pėrulėn politikės sė Greqis, u mallkuan dhe u luftuan me ēdo mjet.

    Mbas shumė botimesh fjaloresh, tė cilėt, shkollat myslimane kur bėnin mėsim nė shqip i shkruanin me shkronja arabe.
    Shkolla ortodokse greke pėrdornin nė shqip shkronja greke. Dhe atdhetarėt klerik katolik dėshironin qė gjuha shqipe tė shkruhej me shkronja latine.

    Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stanboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsis shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste ''Bashkimi'' nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarė shqiptare.

    Mė 14, nėntor tė 1908, nė Manastir u mblodh ''Kongresi i Manastirit'' ose ''Kongresi i Alfabetit''.

    Nė kėtė Kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e Shqipėrisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerik etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Miht'ath Frashėri, i biri i Abdyl Frashėrit. Mihtath Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave, qė botoheshin nė Selanik ''Liria'' dhe ''Dituria''. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 antarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė, shqiptar te fese myslimane, katolike, ortodoksė, protestant, njerės tė ditur, erdhėn sė bashku tė bashkuar si vėllezėr pėr njė qėllim tė madh kombėtar.

    Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku tė gjithė pjesmarrėsit ''Sa njė hoxhė, rendi ta pėrqafonte para tė gjithėve''.
    Kėrkesa e nacionalistėve shqiptarė ishte, qė gjuha jonė shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj turqėve, qoftė ndaj grekėve
    Kongresi vendosi me votė unanime tė lenė mėnjanė alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona.

    Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė, pėr tė shqyrtuar problemet drejtėshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve gegė dhe toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatiet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsis, qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllavė.

    Ndre Mjeda, njė studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta mė tė bukura gjuhės shqipe nė atė kohė.

    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,
    Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
    pa da zemrėn ma ngushėllon.
    Gegė e toskė, malėsi, jallia,
    jan nji komb, m'u da s'duron,
    fundė e majė nji asht Shqipnia,
    e nji gjuhė t'gjith na bashkon.


    Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregėtarėsh atdhetar mysliman shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtė u bė e njohur nė tė gjithė Shqipninė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavėshme ''Bashkimi i Kombit'' si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.

    Ēėshtja e gjuhės shqipe shpesh bėhej shkas shpėrthimin e dhunės sė fanatikėve qė sulmonin pa mėshirė pėrparimin e gjuhės shqipe.

    Babė Dudė Karbunara(1842-1917) i lindur nė Berat, bashkėpunonte ngushtė me Kostandin Kristoforidhin. Babė Karbunara shumė herė filloi gjatė kremtimit tė meshės, tė lexonte ungjullin nė gjuhėn shqipe, dhe kėshtu i filluan kėrcėnimet e para nga eprorėt klerikė otodoksė dhe mė 1895, fanatikėt i dogjėn tė tėrrė shtėpinė.

    Papa Kristo Negovani, njė prift ortodoks i cili punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe, por nė moshėn 30 vjeēare, mė 12 shkurtė tė 1909 u masakrua me sėpatė e thika nga tė dėrguarit e vetė peshkopit ortodoksė grek. Atė natė i vranė dhe tė vėllanė, Theodhos Negovanin.
    Poeti i asaj kohe, Loni Logri, shkruajti njė vajtim pėr tė.

    Papa Kriston e vranė,
    Dhe s'ra pėr tė njė kėmbanė,
    Por malet e Shqipnisė
    Dhe shpellat e malėsisė
    Thėrrisnin an e mbanė,
    Papa Kriston e vranė!


    Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip nė gji dhe me pushkėn nė krah fshat mė fshat nė Shqipėrinė e Jugut pėr pėrhapjen e shkollės shqipe dhe kishėn shqiptare.

    Veprimtaria e At Stath Melanit ra nė sy tė autoriteteve turke, dhe Fanarit tė Stambollit.

    Tri herė turku ia dogji shtėpinė dhe librat shqip, por, At Melani nuk pyeti. Mė 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishin zėnė pritė banda e kusarėve tė Josif Suropullos, e vranė, i prenė kokėn At Stath Melanit dhe e ēuan nė Athinė tek paguesit e vrasjes.

    Petro Nini Luarasi(1865-1911) ėshtė njė nga atdhetarėt e shquar qė punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė rrethin e Korēės. Qe drejtor i shkollės sė djemėve nė Korēė. Petro Nini Luarasi shkonte fshati nė fshat pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Mė 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri njė lajmėrim, me titull ''Mallkimi i shkronjave shqipe''.

    Qėndrimi grek i kishės ortodokse ishte aq i vendosur, se kush guxonte tė kėndonte meshėn nė gjuhės shqipe, do tė pėrfundonte me vdekje.
    Mė 1909, qeveria turke nė bashkėpunim me kishėn greke dhe sllavėt, mbylli tė gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhėr tė prerė tė shuhen nė zjarr tė gjutha librat, dokumentat dhe letėrsia shqipe.

    Gjendja politike nė vend nė atė kohė ishte kritike pėr tė marrė flakė nga ēasti nė ēast.

    Pėr atdhetarėt shqiptarė u bė mė se nuk do t'i realizonin dot kurrė qėllimet e tyre tė larta pa hapur mė parė shkollat shqipe pėr formimin e rinisė. Deri nė atė kohė rinia shqiptare kishte qenė objekt i propagandės sė huaj nė shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, qė tė dyja kundėrshtarė fanatikė tė, gjuhės shqipe dhe tė ēdo ndjenjė atdhetare. Megjithatė, gjatė punės pėr krijimin e sistemit tė tyre shkollor, atdhetarėt shqiptar u ndeshėn me tri probleme tė mėdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e tė hollave dhe mungesa e mėsuesve tė kualifikuar.

    Shuma tė vogla por tė dobishme tė hollash ishin mbledhur aty-kėtu brenda vendit, kurse ato mė tė mėdha kishin ardhur nga shoqėritė dhe klubet shqiptare nė vendet e tjera. Mirėpo kishte fare pak mėsues tė kualifikuar tė gjuhės shqipe.
    Pėr tė bėrė ballė kėsaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri njė tjetėr Kongres nė Elbasan, nė zemėr tė Shqipėris, nga data 20 deri 27 gushtė tė 1909.

    Nė kėtė Kongres tetėditore, qė kishte synim zhvillimin e lėvizjes arsimore anembanė vendit, erdhėn delegatė nga 28 shoqėri e klube shqiptare. Nė Kongres u vendos qė tė themelohet ''Shkolla Normale nė Elbasan'' njė shkollė gjashtėvjeēare pėr pregatitjen e mėsuesve tė rinjė. Njerės tė mėsuar nė Universitetet e huaja Europjane u gjetėn dhe u caktuan pėr tė formuar stafin pedagogjik.

    Klubi i Manastirit u caktua si qendra pėr krijimin e njė Federate tė Klubeve Shqiptare nė Shqipėri dhe nė kurbet. Qėllimi i Klubeve ishte pėhapja e gjuhės dhe arsimit shqip, pa u pėrzier me politik. Klubi korēar ''Pėrparimi'' u caktua si qėndra financiare, qė do tė adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave tė ditės dhe tė natės. Pėrgjegjėsia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollės Normale tė Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti tė gjithė shqiptarėt tė futnin gjuhėn shqipe nė shkollat e huaja, tė pėrhapura anemban Shqipėrisė.

    Mė 18 nėntor 1909 u bė thirrja haptazi, ''Pėrmbajtjen e Shkollės Normale tė Elbasanit duhen, para, para e mė shumė para''.

    Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrohet niveli i ulėt i jetesės sė njerėzve, qė u bėhej njė propozim i tillė! Mirėpo, me ose pa mjetet e pėrshtatėshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi tė pregatiste pionierėt e arsimit pėr Shqipėrin qė po rilindėte.

    Drejtori i parė i Normales ishte, Luigj Gurakuqi qė vite mė vonė kjo shkollė u pagėzua me kėtė emėr.
    Shkolla Normale u hap mė dhjetor tė 1909, me 143 nxėnės.

    Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqėve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit.

    Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė friksuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip.

    Nė Vlonė atdhetarėt e ndershėm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipėria, nga frika e vrasjes. Nė Gjirokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Zhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepurr tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.

    Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perendimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane.

    Njerės tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Zhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė ''Mahfeli'' me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fundė tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe.

    Shoqėria reaksionare ''Mahfeti'' me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7.000 mijė njerės protestuan kundra pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Kėshtu po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 mijė vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.

    Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60.000 mijė katolikė dhe mysliman tė ndershėm shqiptar, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėr, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronjua latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejt tė Qeverisė Turke.

    Gazeta atdhetare ''Shkreptina'' e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipėris. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin.

    ''E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se tė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri''.

    Edhe nė kėtė luftė turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipėrisė dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės.

    Megjithėse ky revolucion kulturor ishte pėrfytyruar si njė konfirmim jo i dhunshėm, shpejtė ai ishte kthyer nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsin e Shqipėris mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė.

    Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbėt dhe kroatėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata myslimane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.

    Nė pėrfundim tė kėsaj pėrmbledhje tė shkurtėr mbi ''Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triunfi i saj'' duhet tė kujtojmė amanetin e atdhetarėve tė ndershėm, qė luftuan e punuan tė bashkuar, gegė e toskė, tė ēdo feje, nė Prishtin, Shkup e Tiranė, nė Ulqin e gjetkė, pėr mos zhdukjen e gjuhės tonė kombėtare.

    Prandaj, kurrė tė mos e braktisim gjuhėn tonė amtare shqipe, mos ta lemė tė vdesi sa t'kemi jetėn, tė punojmė dhe tė merremi vesh tė bashkuar, qė sa mė gjatė ta ruajmė gjuhėn tonė , atdheun dhe zakonet tona tė bukura tė lashta qė rrrjedhin nga pellazgjėt tek shqiptarėt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 01-02-2012 mė 20:20

  2. #2
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    Gjon Buzuku (1555)

    Libri mė i vjetėr ėshtė vepra e Gjon Buzukut, titulluat ''Meshari''. Ai pėrfundoi dhe u shtyp mė 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua nė vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Mė vonė ''Meshari'' shkoi nė Bibliotekėn e Vadikamit, ku u rizbulua mė 1909 nga arbėreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnė 32 faqet e para. Ky libėr ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 tė tjera.


    Biografi e autorit

    Gjon Buzuku ėshtė autori i parė i njohur deri mė sot i letėrsisė shqiptare.
    Per autorin, nga ishte, ku punoi, mbi ē'baza arriti ta shkruante e ta botonte librin e vet, janė pyetje qė ende nuk kanė gjetur njė pėrgjigje tė plotė. Ndonjė gjė tė paktė qė dimė pėr jetėn e autorit, pėr vėshtirėsinė qė hasi, pėr punėn, qėllimin dhe kohėn kur e shkroi ose e botoi veprėn e vet, e mėsojmė vetėm nga parathėnia e librit dhe gjuha e tekstit.

    "u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzuku"
    Gjon Buzuku ishte njė prift katolik i Malėsisė sė Mbishkodrės,mendohet tė ketė qėnė nga Kraja.


    Ku u gjet e kush e gjeti, ku ndodhet sot vepra origjinale?

    Qė nga botimi e deri me 1740, gadi dy shekuj, "Meshari" ishte njė vepėr e humbur, njė vepėr e panjohur.

    Mė 1740 atė e zbuloi ne Bibliotekėn e Propaganda Fides, afėr Romės , Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova, qė ishte arqipeshkv i Shkupit. Gjithe gėzim pėr kėtue gjetje, ai njoftoi Gjergj Guxetėn nė Palermo tė cilit i dėrgoi njė faqe.
    Libri mendohet tue jetė shtypur nė Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike pėr tingujt nė shqip.

    Ky zbulim bėri bujė tė madhe, sepse ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje pėr mė tepėr se njė shekull, deri mė 1909, kur e rizbuloi arbėreshi Pal Skiroi, nė Bibliotekėn e Vatikanit nė Romė, ku gjendet edhe sot.

    Mė 1932 libri u fotokopjua nė tri kopje, njėra nga tė cilat gjendet ne Bibliotekėn Kombėtare Shqiptare ne Tirane.

    Me 1968, gjuhėtari i shquar shqiptar Eqerem Cabej, botoi studimin shkencor te veprės sė Buzukut tė shoqėruar me studimin pėr gjuhėn dhe meritat e autorit.
    Ashtu siē ėshtė sot, ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nė mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj. Eshtė kjo fatkeqėsi apo fatmirėsi, s'mund ta themi dot. Ndoshta po ta kishte kopertinėn ose faqen e parė, libri mund tė ishte zhdukur, sepse, me sa duket, ka qėnė ne listėn e atyre librave qė kanė qenė ndaluar.Kėshtu qė janė zhdukur nga qarkullimi tė gjitha kopjet e tij dhe mbeti vetem kjo qė ėshtė e gjymtuar.Kjo ndoshta, ėshtė arsyeja qė ajo sot gjendet vetėm nė dy kopje, tė fshehura e tė harruara qė i ka shpėtuar syrit tė inkuizicionit. Kopja qė gjendet me sa duket ka qėnė pėrdorur shumė. Veē fletėve tė grisura, nė shumė faqe anash ka shėnime e emra priftėrinjsh qė, me sa duket, e kanė pasur nėpėr duar.


    Historia e shkrimit te vepres

    Veprat nė gjuhėn shqipe gjatė shekujve tė parė tė pushtimit osman janė tė pakta.
    Mė e vjetra prej tyre qė ka mbėrrite deri nė ditėt tona, ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut (1555).

    Vepren e filloi mė 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5 janar 1555. Eshtė kjo koha qė punoi pėr shqipėrimin, ose pėr botimin e saj, nuk del e qartė.

    Me veprėn e Buzukut kemi njė vazhdimėsi tė kulturės shqiptare edhe nė kushtet e vėshtira tė pushtimit osman, kulturė qė nė humanistėt u pėrfaqėsua me vepra kryesisht nė gjuhėn latine, qė ishte gjuha e kulturės e kohės dhe qė u pasurua mė vonė me veprat e Budit, Bardhit, Bogdanit etj. nė gjuhėn shqipe.


    Studime e botime mbi vepren

    "Meshari i Gjon Buzukut" (1555) , Tiranė 1968.
    Ky eshte botimi i plotė i vepres se Gjon Buzukut, i transliteruar dhe i transkriptuar nga Eqerem Cabej, i cili ka shkruar studimin hyres.

    Namik Resuli, "Il Messale di giovanni Buzuku, Vaticano - 1958, eshte po ashtu botimi i plotė dhe me transkriptim.


    Permbajtja e vepres

    Libri ka 188 faqe, i mungojnė 16 faqet e para, por edhe disa tė tjera nė mes. Kėshtu qė, duke mos pasur as kopertinė, as faqen e parė, nuk dimė as titullin e tij tė vėrtetė dhe as vendin e botimit etj.

    Permban Librin e Orėve dhe Librin e Meshės, prandaj dhe ėshtė quajtur "Meshar"
    Eshtė shkruar nė shqipen e asaj kohe. Gjuha e veprės ėshtė ajo e dialektit tė Shqipėrisė Veriore e Perėndimore.Pėr disa tinguj tė shqipes si: q, gj, th, dh, z, x, etj; qė nuk i pėrkasin gjuhes latine, autori pėrdor pesė shkronja qė kanė pėrngjasim me disa shkronja tė alfabetit cirilik. Kėtė alfabet do ta pėrdorin edhe autorė pas tij, me ndonjė ndryshim tė vogėl.

    Pėrmbajtja e veprės dėshmon pėr pėrdorimin e shqipes nė shėrbesat fetare. Kryesisht ka pjese liturgjike, pjesė qė lexohen e rilexohen vetėm prej klerikėve nė shėrbesat kishtare, pėrkthim i njė libri latinisht i shkruar me alfabetin latin.
    Pėr ilustrim po sjellim njė pjese nga kjo vepėr:

    "... Ndė vjetėt 1554 njėzet dit ndė mars zuna nfill, e mbarova ndė vjetėt 1555, ndė kallėnduor 5 ditė. E se pėr fat nė keshė kun mbė ndonjė vend fėjyem, u duo tuk tė jetė fajtė, aj qi tė jetė ma i ditėshim se u, ata faj e lus ta trajtojnė ndė e mirė...Pėrse nukė ēuditem se nė paēa fėjyem, kėjo tue klenė ma e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepruom ndė gluhėt tanė..."

    (... Ne vitin 1554 njėzet ditė tė marsit e fillova dhe e mbarova nė vitin 1555, nė dhjetor 5 ditė. E nė se, pėr fat, do tė kem gabuar kund mė ndonjė vend, unė dua, ku tė jetė gabimi, ai qė tė jetė mė i ditur se unė, atė gabim e lus ta ndreq. Sepse nuk ēuditem nė paēa gabuar, duke qenė kjo vepėr e parė e fort e vėshtirė pėr t'u punuar nė gjuhėn tonė).


    Ne kohėn e protestantizmit nė Europė - kėrkesa kryesore e kesaj lėvizje ishte qė shėrbesat kishtare tė bėhen nė gjuhen amtare.

    I ndikuar nga idetė e kėsaj lėvizje, Buzuku pėr t'u krijuar mundėsi besimtarėve katolikė shqiptarė tė merrnin drejpėrdrejt nė gjuhen amtare shkrimin e shenjtė.
    Puna e tij nuk shėrbente vetėm pėr degjimin e kuptimin e pėrmbajtjeve te disa ceremonive fetare por edhe pikėnisje pėr shkrimin e gjuhės. Me veprėn e tij ai mundohet tė afirmonte individualitetin shqiptar. Vepra e Buzukut nuk ka vetėm meritė letrare, por edhe njė hap i guximshėm kulturor, qė bėn pjesė nė luftėn e popullit shqiptar pėr ēlirim e pėrparim.

    Ai shkruan nė pasthenie:

    "..u Doni Gjoni, i biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herė se gjuha jonė nukė kish gjo tė tė ndigluom ( qė tė jetė dėgjuar) nsė shkruomit shenjtė, nse dashunit nsė botėsė, sanė, desha me u dedigunė pėrsa mujta me ditunė, me zbritunė ( me ndriēue) pak mendetė e atyne qė ndiglonjinė..".


    Tė ndriēojmė mendjet e njerėzve, pra ky ka qenė edhe njėri nga qėllimet pėr tė cilin e shqipėroi dhe botoi Buzuku vepren e tij. Madje Buzuku ecėn edhe mė pėrpara.

    Nė "Meshar" gjendet edhe kjo lutje qė nuk gjendet ne asnje meshar tė botės:

    "Gjithė popullsinė e krishtenė ndėr Arbanit ata n'mortajet largo, ty tė lusmė. O Zot. Te Arbėria, pra aty i rreh zemra Buzukut."

    Vepra ėshtė dėshmi e njė tradite tė mėparshme shkrimi tė shqipes kishtare, traditė qė rrebeshet e kohėrave tė vėshtira qė kaloi Shqipėria e kanė marrė me vete. Gjuha e veprės e ka bazėn nė tė folmen e Shqipėrisė Verilindore.



    PARATHENIA E MESHARIT

    U Doni Gjoni, bir i Bdek Buzukut, tue u kujtom shumė herė se gluha jonė nukė kish gja tė ndigluom n sė Shkruomit shenjtė, n sė dashtunit sė botėse sanė desha me u fėdigunė, pėr sa mujta me dituninė, me zdritunė pak mendetė e atyre qi tė ndiglonjinė, pėrse ata tė mundė mernė sa i naltė e i mujtunė e i pėrmishėriershim ashtė zotynė qi ta duonė m gjithė zemėrė. U lus mbas sodi ma shpesh tė vinim kishė, pėrse ju kini me gjegjunė ordhėninė e Tinėzot. E atė nė mbarofshi, Zotynė tė ketė mishėrier mbi ju. E ata qi u munduonė djerje tash, ma mos u mondonjėnė.

    E ju t'ini tė zgjiedhunitė e Tinėzot. E pėrherė Zotynė ka me klenė me ju, ju tue ndjekunė tė drejtėnė e tue lanė tė shtrembėnė. E kėta ju tue bam, Zotynė ka me shtuom ndėr ju, se tė korėtė taj tė ngalatetė djerie n sė vjelash, e tė vjeltė djerie n sė mbjellash. E u ma duo tė mbaronj vepėrėnė teme. Tinėzot tue pėlqyem. Ndė vjetėt M.D.L.IV. njėzet dit ndė mars zuna fill, e mbarova ndė vjetėt njė M.D.L.V. ndė kallnor V.dit. E se pėr fat nė keshė kun mbė ndonjė vend fėjuem, u duo tok tė jetė fajtė, aj qi tė jetė ma i ditshim se u, ata faj e lus ta trajtonjė nde e mir. Pėrse nukė ēuditem se nė paēa fėjuem, kėjo tue klenė ma e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepėruom mbė gjuhėt tanė. Pėrse ata qi shtamponjinė kishnė tė madhe fėdige (mund), e aqė nukė mundė qėllonjinė se faj tė mos nanjinė, pėrse pėrherė ndaj ta nuk mundė jeshė; tue mbajtunė njė klishė, mbė tė dyy anėt nė duhe me shėrbyem.E tash u jap nfalė gjithėve, e lutėni Tėnėzonė ende pėr muo.




    toni77

    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 05-02-2011 mė 17:56

  3. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    FRANG BARDHI (1606-1643)

    Frank Bardhi(1606-1643), nga njė familje klerike e Zadimės, Lindi nė Kallmet, studioi nė Seminarin e Loretos nė Itali, shėrbeu si ipeshkvi i Sapės. Bardhi hartoi fjalorin e parė nė histori shqip-latinisht, qė kishte 2544 fjalė shqipe dhe 5.000 fjalė latine, dhe u botua nė Romė mė 1625.


    Autori i tretė i rėndėsishėm i letėrsisė sė vjetėr shqiptare ėshtė Frang Bardhi.

    Midis autorėve tė tjerė tė kėsaj periudhe, Bardhi zė njė vend tė vecantė. Duke ndjekur vazhdėn e paraardhėsve nė veprimtarinė atdhetare, nė fushėn e krijimtarisė letrare i kalon caqet e pėrkthimeve fetare. Ai kishte interesa mė tė gjera. Bardhi bėri edhe pėrkthime fetare, por ato mbeten tė pabotuara dhe humbėn, prandaj ai ka hyrė nė historinė e kulturės sonė kombėtare si leksikografi i parė shqiptar, si historian, folklorist e etnograf. Bardhi studiohet nė historine e letėrsisė sonė me dy vepra oigjinale: "Fjalori latinisht-shqip„ dhe "Apologjia e Skėnderbeut„. Kėto vepra e lidhin atė mė tepėr me humanizmin shqiptar sesa me traditėn e letėrsisė fetare tė shekujve XVI-XVII. Edhe pėr jetėn e Bardhit dhe pėr veprimtarinė e tij kemi pak tė dhėna. Lindi nė Kallmet tė Lezhes mė 1606. Ai sikurse edhe Budi, krenohej qė i perkiste njė familjeje pjestarėt e sė cilės nuk u rreshtuan me pushtuesit. Studimet i kreu nė Itali, nė kolegjin e Loretos dhe pastaj nė atė tė Propaganda Fides. Me 1635 u emėrua peshkop i Sapes ( Zadrimė ) si dhe peshkop nė famullinė e Kallmetit . Nė veprimtarinė e tij politike Bardhi do te jetė nė rradhėt e para tė atdhetarėve qė i pėrkushtohen luftės pėr t'u cliruar nga zgjedha e huaj, zhvillimit dhe pėrparimit tė vendit dhe tė gjuhės shqipe. Gjendja e mjeruar e popullit nėn sundimin e egėr osman, dėshira dhe pėrpjekjet pėr t'a ndihmuar atė qė tė shpėtonte nga kjo robėri, ishin shqetėsime qė e mundonin vazhdimisht Bardhin. Kjo duket edhe nė relacionet qė i dėrgonte herė pas here Papės. Ja si shprehet nė relacionin e vitit 1641 pėr rėndimet dhe poshtėrimet qė u bėheshin fshatarėve shqiptarė, sidomos tė krishterėve, nga arbitrariteti i feudalėve turq: "Dhjetė ose pesėmbėdhjetė turq bashkohen dhe kalojnė nėpėr shtėpitė e krishterėve dhe hanė e pinė sa tė kenė oreks, gjithė ditėn gjithė natėn pa paguar asgjė. Ai i shkreti nuk mund tė thotė se nuk ka bukė, verė, mish e tagji pėr kuajt e tyre, sepse ia pėrmbysin shtėpinė dhe e rrahin egėrsisht. Po nuk pati, duhėt tė lerė peng rrobat e trupit pėr tė ngopur lakmitė e tyre tė mbrapshta …" Relacionet e tij kanė edhe mė shumė tė dhėna tė tjera pėr gjendjen shpirtėrore tė popullit, pėr zakonet, traditėn e tij etj. Ashtu si edhe Budi, madje qė nė hapat e parė tė jetės sė vet, si misionar i fesė, Bardhi hyri nė konflikt tė hapur me klerin e huaj, madje edhe me ungjin e vet, Gjergj Bardhin, tė cilin edhe do ta padise si njė nga shkaktarėt e vullnetshėm tė mbytjes sė Budit.

    Konflikti do tė ishte aq i ashpėr sa me njė letėr drejtuar Vatikanit vetėm 4-5 vjet pasi kishte ardhur nė Zadrimė, do tė shkruante: "Nė qoftė se do tė shpėtoj i gjallė nga telashet qė mė shkakton kryepeshkopi, qoftė ai vetė, qoftė me anėn e zotėrinjve turq, do tė vij nė Romė, pėr t'i treguar tė gjitha dhe pėr tė kėrkuar ndihmė„. Bardhi e shikonte detyrėn e peshkopit jo thjesht si tė njė misionari kishėtar, por edhe tė pregatiste tė rinj shqiptarė tė shkolluar e t'i vinte fre dėrgimit tė misionarėve tė huaj nė viset shqiptare. Ai kėrkonte klerikė tė arsimuar shqiptarė, qė t'u hiqeshin nga duart misionarėve tė huaj shkollat qė ishin hapur nė vendin tonė pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta. Ai vetė, kishte nxitur dhe dėrguar pėr studime nė Itali, klerikė tė vendit, tė cilėt do tė merrnin dorė drejtimin e kėtyre shkollave. Vitet e fundit tė jetės sė Bardhit nė vend qė tė ishin vite pune nė lėmin e gjuhėsisė e tė letėrsisė shqipe dhe tė lėvizjes shqiptare pėr t'u ēliruar, siē pritej prej hartuesit tė fjalorit tė parė tė shqipes, pėrmbledhėsit tė parė tė folklorit tė parė tė shqipes, prej mbledhėsit tė parė tė folklorit tonė dhe prej mbrojtėsit erudit tė shqiptarisė sė Skėnderbeut, ishin vite lufte kundėr pushtimit tė huaj, ashtu edhe kundėr synimeve tė kishės katolike tė Romės, vite qė e lodhėn shumė. Duke u gjendur nė pellgun e kundėrshtimeve dhe tė intrigave qė u thurren kundėr tij mė nė fund u dorėzua, nė mos drejpėrdrejt, tėrthorazi. Vdiq fare i ri, nė moshėn 37-vjeēare, nė njė kohė kur mund tė ndihmonte shumė pėr zhvillimin dhe pėrparimin e vendit e tė kulturės shqiptare. Megjithatė Bardhi mbetet njė nga figurat mė tė shquara tė kulturės shqiptare pėr kohėn kur jetoi. Ai na la trashėgim dy vepra madhore "Fjalorin latinisht-shqip„ dhe "Apologjja e Skėnderbeut„. "Fjalorin latisht-shqip„ Bardhi e shkroi qė kur ishte student dhe e botoi mė 1635 nė Romė. Autori thotė se e shkroi kėtė vepėr qė t'i ndihmonte "…gjuhės sonė qė po bdaret e po bastardhohet sa me parė tė ve …„ Bardhin e brente kėshtu shqetėsimi si ta ruante gjuhėn shqipe qė tė mos prishej e tė mos humbiste me tė kaluar tė kohės nė kushtet e pushtimit osman, dhe nga ana tjetėr t'u shėrbente edhe klerikėve katolike shqiptarė qė nuk dinin gjuhėn latine. Fjalori pėrmban rreth 2.500 fjalė shqipe. Krahas fjalėve, jepen edhe togfjalėsha qė tregojnė pėrdorimin e tyre. Nė kėtė fjalor pėr herė tė parė gjuha shqipe ballafaqohet me njė gjuhė tė pėrpunuar, siē ishte gjuha latine nė atė kohė.

    Pėrkthimi nė shqip mbėshtetet kryesisht nė gjuhėn popullore, nė fondin kryesor tė gjuhės sonė, por shpeshherė Bardhi sjell nė pėrdorim edhe shume fjalė tė lashta. Me kėtė vepėr zė fill leksikologjja shqiptare, ndaj me tė drejtė Bardhi quhet edhe leksikologu i parė nė historinė e gjuhės shqipe. Nė fund tė fjalorit, nė njė shtojcė, autori ka perfshirė edhe material gjuhėsor, si; emra mashkullore e femėrorė, emra farefisnie, emrat e qyteteve dhe tė kėshtjellave kryesore tė Shqiperisė, parafjalė, pasthirrma, disa mėnyra tė pėrshėndeturi si dhe njė dialog tė shkurtėr. Por kjo vepėr i hapi rrugė dhe njė dege tjetėr tė dijes shqiptare, folkloristikės sonė, sepse nė tė jane pėrfshirė edhe 113 proverba, shumica origjinale dhe vetėm pak tė pėrkthyera. Edhe nė zgjedhjen e tyre autori niset nga qėllime tė qarta patriotike. Ndėr kėto proverba, interes tė veēantė kanė ato qė dėshmojnė pėr vetitė e bukura morale tė popullit tonė, veēanėrisht ato qė shprehin urrejtjen pėr pushtuesin, si : "Tek shkel turku, nuk mbin bar„ etj. Nė fjalorin e tij ka pėrdorur alfabetin latin, pothuajse njėlloj si Buzuku e Budi, me ndonjė ndryshim tė vogėl, ēka tė bėn tė mendosh se duhet tė ketė njohur veprat e tyre. Vepra tjetėr e njohur e Bardhit ėshtė "Apologjia e Skėnderbeut", botuar latinisht nė Venedik mė 1636. Titulli i saj i plotė ėshtė: "Gjergj Kastrioti epirotas, i quajtur zakonisht Skėnderbe, princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve, u kthehet bashkėatdhetarėve dhe atdheut tė tij prej Frang Bardhit". Vepra nė tė vėrtetė ėshtė njė apologji (mbrojtje) qė i bėn autori Skėnderbeut, si bir dhe hero i popullit shqiptar, prandaj edhe ėshtė quajtur Apologjia e Skėnderbeut. Kėtė vepėr autori e ka shkruar pėr 15 ditė, nė kulmin e zemėrimit, nė rrugė e sipėr, kur po kthehej nė Shqipėri pėr tė hedhur poshtė mendimet e pathemelta tė njė peshkopi boshnjak, qė i mohonte Skėnderbeut prejardhjen shqiptare. Mė 1631 boshnjaku Tomko Marnavici kishte botuar njė libėrth ku pretendonte se Skėnderbeu nuk ishte me origjinė shqiptare, por boshnjake, madje nga familja e Marnaviēėve. kjo rrethanė i jep veprės njė frymė tė mprehtė polemike dhe njė stil energjik. Kėtė falsifikim Bardhi e quan tė "kobshėm„ dhe ai iu vu punės pėr kėtė vepėr, se, po tė heshtte, i dukej sikur do tė tradhėtonte veten dhe atdheun. Pra , ėshtė ndjenja atdhetare ajo qė e bren pėrbrenda autorin. Por fuqia e mendjes dhe e punės sė tij bėhet mė e madhe kur kjo ndjenjė pėrkon me drejtėsinė e ēėshtjes qė mbron. Bardhi do t'i japė popullit tė vet atė qė i pėrket, duke pasur parasysh mė tepėr tė vėrtetėn se sa atdheun, ashtu sic nuk do t'i lejonte vetes tė rrėmbente njė populli tjetėr atė ēka i pėrket atij. Dashuria e tij pėr atdheun fisnikėrohet aq sa ėshtė e lartė edhe madhėshtore ideja dhe ndjenja e sė vėrtetės "Unė e mora pėrsipėr kėtė barrė, - thotė Bardhi, - jo pėr ndonjė arsye tjetėr, veē qė tė qes para syve tė tu (lexues) tė vėrtetėn lakuriqe, tė panjollosur, sepse kjo s'ka nevojė tė lyhet e tė stoliset me fjalė tė bukura edhe tė rrema".

    Dashuria pėr atdheun, pėr tė vėrtetėn, pėr popullin, pėr historinė dhe heroin e tij, pėr gjuhėn dhe traditat e larta janė idetė themelore qė pėrshkojnė fund e krye veprėn. Mendjemprehtėsia, kultura, horizonti i gjerė dhe aftėsia pėr t'i pėrdorur me mjeshtėri argumentet janė karakteristika dalluese tė veprės dhe tė vetė autorit. Pėr tė mbrojtur shqiptarėsinė e Skėnderbeut autori niset nga argumente tė sigurta dhe tė shumta historike, pa nėnēmuar gojėdhėnat. Ai zotėron plotėsisht metodėn e shkencės historike tė kohės dhe vlerėson e krahason nė mėnyrė kritike burimet historike. Pėrveē kaq e kaq historianėve nė zė qė sjell si argumente nė mbrojte tė tezės sė vet tė drejtė, Bardhi si njė njohės dhe mbledhės i i traditės gojore popullore, pėr tė vėrtetuar shqiptarėsinė e Skėnderbeut, shfrytėzon me mjeshtėri tė rrallė gojėdhėnat dhe faktin qė emri i Skėnderbeut dhe kujtimi i tij rrojnė tė gjalla nė ndėrgjegjen e popullit. "Vazhdimisht gjer nė ditėt e sotme, - shkruan autori, - bashkėkohėsit tanė flasin pėr tė dhe kėndojnė me zė tė lartė trimėrinė e tij nėpėr gostitė… dhe e quajnė Skėnderbeun tonė me emrin "Kuēedra e Arbrit", d.m.th. dragoi i Epirit. Dhe sa herė qė shqiptohen kėto fjalė, kuptohet vetėm Skėnderbeu". Ndjenja patriotike, dashuria pėr popullin dhe vendin e vet, krenaria pėr tė kaluarėn e tij tė lavdishme dhe admirimi pėr heroin qė ēuditi botėn me trimėrinė e tij pėrshkojnė gjithė veprėn. Kėto pėrcaktojnė edhe disa cilėsi tė stilit tė autori , si: patosin e ngritur, frazėn e gjatė dhe tė ngjeshur, gjuhėn e mprehte plot thumba, pėr tė hedhur poshtė fallsifikimet e kundėrshtarit etj. Kėto tipare e bėjnė veprėn jo thjesht njė polemikė historike, por njė libėr me vlera letrare. Njeri me kulturė tė gjerė dhe mendje tė mprehtė, Frang Bardhi, duke vazhduar traditėn e Barletit nė historiografinė shqiptare dhe duke hapur rrugė nė fushėn e leksikograisė e tė gjurmimeve etnografike, me veprėn e tij u bė njė figurė e shquar e kulturės shqiptare tė shekullit XVII


    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 03-02-2011 mė 19:13

  4. #4
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    Pjeter Bogdani (1625-1689)

    Shkrimtari me i shquar i letersise se vjeter shqiptare.

    Lindi ne Gur te Hasit ne vitin 1625. Pasi kreu studimet e larta teologjike dhe filozofike ne Rome, ku dhe mori titullin Doktor, sherbeu si famullitar ne Pult dhe Prizren. Me 1656 u emerua peshkop i Shkodres, e me 1677 kryepeshkop i Shkupit.

    Vepra me kryesore e tij, "Ceta e Profeteve" u botua ne vitin 1685 ne qytetin e Padovas ne Itali, si dhe u rishtyp ne vitin 1691 dhe 1702 ne Venedik me tituj te ndryshem.

    Pjetėr Bogdani ėshtė figura mė e shquar e letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Ai shquhet jo vetėm si klerik i lartė, por edhe si atdhetar, me njė dashuri tė pakufi pėr gjuhėn shqipe e pėr popullin shqiptar, por edhe si dijetar e letrar, si luftėtar i paepur pėr ēlirimin e vendit nga zgjedha osmane dhe pėr zhvillimin e pėrparimin e tij kulturor. Me veprimtarinė e tij politike 40-vjeēare, sidomos me rolin qė luajti si udhėheqės i kryengritjes ēlirimtare tė vitit 1689 dhe me veprėn e vet "Ēeta e profetėve", Pjetėr Bogdani me tė drejtė ėshtė quajtur pararendės i hershėm i lėvizjes sė Rilindjes sonė Kombėtare. Lindi nė Gur tė Hasit, njė fshat i Kukėsit, rreth vitit 1625, Ungji i tij Andrea Bogdani, edhe ai klerik i lartė (kryepeshkop i shkupit), ishte marrė me lėvrimin e gjuhės sonė, kishte hartuar nė gjuhėn shqipe edhe njė gramatikė tė latinishtes, madje kishte mbajtur nė Kosovė edhe njė shkollė ku mėsohej gjuha shqipe.

    Mbasi kreu studimet e mesme fetare nė Kolegjin e Loretos dhe punoi disa kohė si meshtar nė Pult e Prizeren, me shpenzimet e tė ungjit kreu edhe studimet e larta nė Kolegjin e Propaganda Fides dhe nė 1655 mori dy dekorata, njerėn nė filozofi dhe tjetrėn nė teologji, ēka ishte gjė e rrallė sidomos asokohe pėr njė tė ri shqiptar.

    Mė 1656, nė moshėn 31-vjeēare, emėrohet peshkop i Shkodrės ku shėrben pėr 21 vjet (1657-1677), duke qenė i ngarkuar njėkohėsisht edhe me administrimin e kryepeshkopatės sė Tivarit, 12 vjetėt e fundit tė jetės sė tij i kaloi si kryepeshkop i Shkupit.

    Atij ju desh tė luftonte njėherazi nė tri fronte kryesore: edhe kundėr zgjedhės sė huaj, qė nė mesin e shekullit XVII ishte rėnduar shumė, edhe kundėr kishės ortodokse dhe sidomos patriarkanės serbo-ortodokse tė Pejės, qė i kishte shtuar pėrpjekjet e vjetra pėr tė mos lejuar shpėrthimin e kryengritjeve antiosmanene dioqezat e saj, edhe kundėr politikės qė ndiqte vetė kisha katolike e Romės nė Ballkan.

    Kudo qė punoi , qoftė si peshkop i Shkodrės dhe administrator i kryepeshkopatės sė Tivarit, qoftė si kryepeshkop i Shkupit, tė gjitha kėto detyra Bogdani i kreu jo vetėm si klerik, por edhe si patriot. Bashkė me predikimin fetar dhe nėn petkun e klerikut ai edukonte te besimtarėt edhe ndjenjėn e dashurisė pėr liri e pėr atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesėve osmane, nxiste dhe organizonte qėndresėn kundėr tyre dhe, jo rrallėherė, ka marrė pjesė drejtėpėrdrejt nė kryengritjet antiosmane qė shperthyen nė atė kohė.

    Gjatė luftės turko-veneciane (1664-1669), ai u pėrpoq qė tė organizonte veprime tė pėrbashkėta me venecianėt kundėr pushtuesve osmane. Po kėshtu edhe nė konfliktin turko-austriak (1689) Pjetėr Bogdani mori malin pėr tė organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynė nė Prishtinė, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftėtarė tė cilėt kronisti austriak i cilėson "arnautė", d.m.th. shqiptarė. Bogdani ishte faktori vendimtar i kėtij bashkėveprimi, aq sa kronisti i mėsipėrm, kur vdiq, mė 6 dhjetor 1689, nė mėnyrė lakonike shkruan se "me vdekjen e Pjetėr Bogdanit iku edhe fati ynė nė tokė". Dhe me tė vėrtetė, ushtria austriake filloi tė pėsonte disfata tė pėrditshme. Frytet e punės politike tė Bogdanit pėr afrimin e shqiptarėve myslimane e katolike kundėr zgjedhės shekullore, sidomos simpatinė qė gėzonte ai tek shqiptarėt myslimanė, e dėshmon edhe suksesi qė pati mė 1680, kur pajtoi brenda tri orėve fiset e Krasniqit dhe tė Gashit, qė ishin nė gjakmarrje.

    Pėr t'u shpėtuar kėtyre ndjekjeve, atij i ėshtė dashur shpeshherė tė merrte udhėt e maleve. Madje edhe sot nėpėr vendet ku ka kaluar ka shpella qė mbajnė emrin e tij e qė tregojnė se ai ėshtė fshehur nė to pėr t'u shpėtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatė kėtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekėn personale, ose , tė paktėn, dorėshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotė vetė me keqardhje, gjatė kėtyre shtegtimeve tė detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd'ujėt-shkruan ai) dorėshkrimi i gramatikės sė tė ungjit.

    Pjetėr Bogdani ka hyrė nė historinė e patriotizmit shqiptar dhe tė kulturės shqiptare jo vetėm me veprimtarinė e vet kombėtare pėr tė organizuar kryengritjen e pėrgjithshme antiosmane, por edhe me veprėn e tij diturore-letrare "Ēeta e profetėve" (Cuneus profhetarum), qė e botoi nė Padovė, mė 1635 me ndihmėn e njė miku tė vet.

    Me kulturėn e tij tė gjerė enciklopedike, me mendimet e tij pėrparimtare iluministe e atdhetare, me punėn e gjatė kėmbėngulėse mė se tridhjetėvjeēare, Bogdani i dha letėrsisė shqiptare dhe popullit shqiptar njė vepėr madhore, qė kurorėzoi traditėn e mėparshme letrare e kulturore dhe qė paralajmėroi njė periudhe tė re tė zgjimit gjithkombėtar.

    Bogdani ėshtė njė njeri erudit. Nga leximi i veprės sė tij mėsojmė se pėrveē gjuhės amtare, ai dinte edhe italishten, latinishten, kroatishten, armenishten, greqishten, arabishten, hebraishten, dhe sirishten.

    Por mė tepėr se doktorata qė mori edhe gjuhėt qė dinte, pėr vlerat e shquara tė Bogdanit flet vepra e tij, " Ēeta e profeteve„ ėshtė shkruar me njė kulturė tė gjerė, nė tė ka informacion tė pasur nga historia e popullit tonė, nga filozofia dhe shkencat e natyrės. Vepra e tij nuk ėshtė pėrkthim. Legjendat biblike qė janė nė themel tė saj, ai i ka pėrpunuar nė mėnyrė tė lirė dhe herė pas here fut ide, arsyetime dhe argumentime me karakter filozofik, historik, politik, shkencor-natyror etj, qė s'kanė tė bėjnė fare me legjendat biblike dhe qė i japin asaj karakter origjinal. Vepra e Bogdanit nuk ėshtė thjesht njė tekst pėr shėrbesat fetare, as pėr mėsimin e fesė, siē ishin veprat e Buzukut e Budit. Ajo ėshtė njė vepėr teologjike-filozofike, me elemente tė shumta enciklopedike qė pėrshkrohet fund e krye nga dashuria e madhe pėr popullin shqiptar dhe gjuhėn shqipe, nga dėshira pėr tė ndihmuar zhvillimin dhe pėrparimin e kulturės shqiptare dhe nga urrejtja pėr pushtuesin. Vepra pėrbėhet nga dy pjesė. Nė pjesėn e parė trajtohen probleme teologjike e filozofike tė doktrinės sė krishtere, kurse nė pjesėn e dytė jetėshkrimi i Krishtit. Po autori del jashtė ketyre caqeve. Nė pjesėn e parė trajtohen edhe shumė probleme tė shkencave natyrore, si tė gjeografisė, astronomisė, fizikės, matematikės etj, por edhe tė shkencave shoqėrore si tė teorisė sė letėrsisė etj. Duke goditur besimet e kota, ai nė veprėn e tij shpjegon, psh., si formohet shiu, vesa, breshri, bora, vetėtima etj., ē'janė tėrmeti, eklipset e diellit e tė hėnės, baticat e zbaticat, flet pėr njohjen e botės nėpėrmjet shqisave etj Meritė e tij ėshtė se gjithcka e trajton nė nivelin e mendimit mė tė pėrparuar tė kohės kur jetoi. Nė pjesėn e dytė, duke pėrshkruar jetėn e Krishtit etj., ai solli nė letėrsinė tonė llojin e jetėshkrimit, realizmin nė pėrshkrimin edhe vizatimin e figurave biblike, duke pėrdorur me mjeshtėri rrėfimin artistik nė njerėz tė ndryshėm. Ndihmesa e tij ėshtė e rėndėsishme sidomos nė formimin e prozės shkencore shqiptare.

    Me interes tė veēantė janė idetė e tij patriotike qė parashtron jo vetėm nė parathėnien e veprės, por edhe gjatė shtjellimit tė materialit. Sa herė i bėhet e mundshme, ai gjen rast tė pėrmendė qėndresėn burrėrore tė shqiptarėve. Me admirim flet p.sh., pėr qėndresėn e kelmendasve "Kush mundetė me i ra mboh se ma i vobekje Vuca Pasha, i silli pėr tė mbledhė njė ushtri 12.000 vetėsh, nuk i mjaftuan shumė milion ar, se kelmendasit tanė, tė sijtė, me nji zan. "Eja kush ashtė trim„ mbledhunė afėr 500 vetė, vranė Vuca Pashėn, vjetit tė Krishtit 1639„ …etj.

    Bogdani njeh mirė historinė e Shqipėrisė dhe shkrimet e pėr tė prandaj, kur i vjen rasti, ai pėrmend me krenari vlerėsime pozitive qė kanė bėrė historianė tė huaj pėr vendin dhe popullin tonė. Diku ai pėrmend thėnien e Herodotit: Cezar Augusti "Dėshironte fort me pasun ndė ushtritė tinė t'arbėreshėtė. Pėrse thonj pėsonjėnė shumė e nuk druhen pėr hu e pėr het, se janė mė zemėrorė se tė tjerėtė„ .

    Karakteristike tjetėr e personalitetit tė Bogdanit ėshtė mendimi i tij iluminist. Nėpėrmjet pėrhapjes nė popull tė dijes dhe kulturės nė gjuhėn shqipe, ai shikonte njė nga rrugėt pėr tė shpėtuar nga zgjedha e huaj. Paditurinė (nė parathėnien e veprės sė vet) ai e quan njė nga shkaqet kryesore tė mjerimit dhe tė skllavėrisė sė popullit.

    "Prashtu dergjet e dheu ndė robi t'errėtė e verbuem me dy palė niegulla tė zeza mbi faqe, qė janė mkati i tė paditunitė, perse u dvua dieja e urteja. E tue kjanė dheu i Arbėnit ndė mjedistė t'pafevet„ …

    Pra, autorit i qan zemra qė populli i tij dergjet nėn zgjedhė tė huaj dhe ndodhet i verbuar me dy palė mjergulla, qė janė mėkati e padituria. Dhe kjo, sepse dheu i Arbėrit ndodhet mes tė tė pafeve, d.m.th. tė pushtuesve osmanė.

    Lėnda qė trajton Bogdani nė veprėn e tij, ėshtė e vėshtirė, sepse pėrmban koncepte e nocione abstrakte tė fushave tė ndryshme tė dijes. Prozės shqiptare nė atė kohė i mungonte tradita pėr tė shprehur kėto nocione. Por Bogdani asnjėherė nuk u pėrkul e nuk u ligėshtua para vėshtirėsive, sepse kishte besim tek thesari i pasur i gjuhės shqipe. Me pėrpjekje kėmbėngulėse, duke mbledhur me kujdes fjalė tė lashta e tė rralla nga visari i gjuhės popullore e duke i pėrdorur ato me kuptim tė drejtpėrdrejtė ose tė figurshėm, ai e ngriti gjuhėn shqipe nė nivele tė reja, tregoi aftėsitė e saj pėr tė fituar mundėsi tė larta shprehjeje e stili.

    Ai ėshtė i vetėdijshėm se nė kėtė punė mund tė ketė edhe tė meta e mangės , prandaj ne fjalėt e fundit tė parathėnies sė veprės ai i drejtohet lexuesit: "Tė lutemi pra, litari em i urtė, tė mė ndijeēė nė gjeē fjalėzė, qė tė trazon veshėtė.

    Pėrse as dielli pa hije as hėna pa mjegullore mbi faqe nuk anshtė..."

    "Ēeta e profetėve„ pėrmban edhe disa vjersha, shkruar nga vetė autori ose nga tė tjerė. Nga kėto, me interes tė veēantė si pėr formėn, ashtu edhe pėr idetė e saj, ėshtė njė vjershė e Lukė Bogdanit. Ajo na sjell tė gjallė deri nė ditėt tona kujtimin pėr Skėnderbeun dhe mbresat e autorit pėr bukurinė dhe madhėshtinė e vendlindjes sė poetit dhe veēanėrisht tė viseve ku ka jetuar e punuar poeti.

    Me sa duket, me kėrkesė tė Vatikanit (ndoshta pėr tė kontrolluar pėrmbajtjen para se tė jepej leja e botimit), Bogdanit iu desh qė veprėn e tij ta pėrkthente nė gjuhėn italiane. Nė kėtė mėnyrė shqipja ballafaqohet me njė gjuhė evropiane tė zhvilluar pėr kohėn dhe veprės se Bogdanit i takon fati qė tė jetė e para vepėr e pėrkthyer nga shqipja nė njė gjuhė tjetėr, dhe autorit merita qė tė jetė i pari pėrkthyes i letėrsisė shqiptare nė gjuhė tė huaj. Vepra e Bogdanit me pėrmbajtjen dhe me gjuhėn e saj e ēoi shumė pėrpara traditėn e shkrimit tė shqipes e sidomos tė lėvrimit tė prozės origjinale. Me veprimtarinė e tij patriotike, duke bashkuar ndjenjėn fetare me ndjenjėn kombėtare, me personalitetin dhe me veprėn e tij, Pjetėr Bogdani i siguroi vetes njė vend tė veēantė nė historinė e patriotizmit shqiptar e tė kulturės sonė kombėtare.


    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 03-02-2011 mė 19:12

  5. #5
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    Ma tė parat shkolla!


    Nė kėtė shkrim mund tė lexojmė disa tė dhėna nga P. DONAT KURTI, O, F, M. lidhur me shkollat.

    Para se tė fillojmė desha tė shkruaj se kush eshte ky studiues e martir qe te paktit nga ne e njohim. Mos njohja e jonė nuk ėshtė per fajin e martirit nė fjalė, per mė mirė mund te lexoni ketu:

    „Atė Donat Kurti vdiq mė 10 nėntor 1983. Edhe vdekja e tij, ashtu si dhe jeta, qe e varfėr dhe e frikshme. E mbesa, Riti Radovani (Toska), duke sjellė ndėrmend atė ditė tė dhimbshme, me lot nė sy e mė njė zė qė i dridhet thekson: "Mua mė paraqitet si njė film bardh e zi dita e 11 nėntorit 1983. Shumė njerėz dėshironin tė merrnin pjesė nė ceremoninė mortore tė tij, t'ia shihnin pėr herė tė fundit atė fytyrė fisnike t'ia puthnin atė dotė qė kishte shkruar aq shumė pėr kulturėn shqiptare, por …shumė pak erdhėn. Frika e persekutimit, kjo ndjenjė e keqe qė e shkatėrroi kėtė komb, bėri qė tė mohohej njeriu i zemrės dhe i shpirtit" (shih, Florenca Jakova (Radovani), Atė Donat Kurti, jeta e vepra, temė diplome, Universiteti "Luigj Gurakuqi", Departamenti i Letėrsisė, 1999).

    Pėr vdekjen e kėtij dijetari nuk u shkrua asnjė rresht. Atij, siē iu mohua jeta, iu mohua edhe vdekja. Si datė vdekjeje merret viti 1969, pra, bėhet i vdekur 14 vjet pėrpara (shih Robert Elsie, "Historia e letėrsisė shqiptare", Tiranė - Pejė, 1997, fq.378).

    Por, fatmirėsisht, atė qė nuk e bėri shqiptari e bėri i huaji. Para disa vitesh nė Gjermani u zhvillua njė Simpozium i gjerė nė shkallė ndėrkombėtare, pėr Epikėn heroike. Karrigia, ku ishte shkruar emri i Atė Donatit, e zbukuruar me njė tubė lule shumėngjyrėshe, ndejti e pazėnė nė tė gjitha ditėt e tubimit…Kjo shenjė nderimi ishte mirėnjohja dhe respekti qė kishte bota e qytetėruar pėr tė. Kjo ishte njėkohėsisht dhe njė qortim pėr ne, duke vėrtetuar mė sė miri thėnien lapidar tė prof. Skėnder Luarasit, se: "E gjithė bota i ndėrton heronjtė prej balte, ne i kemi dhe i hedhim nė baltė".

    Nė sa po jepte shpirt ky njeri i bekuar, la amanet vetėm tri fjalė:

    Dashuri!, Vėllazėri !, Mėshirė ! Ishte mesazhi i fundit i shpirtit tė tij fisnik, mesazhi i njė dijetari tė martirizuar, qė e deshi aq shumė popullin dhe atdheun e vet e qė pėr ta arriti deri nė flijim…“

    Me poshte po citoj pjese te shkeputura nga nje shkrim i martirit shqiptar!


    Shkollat

    Ma tė parat shkolla, mbas tė bierrunit te autonomis nė Shqypni, kjenė, per sa dijm na, tre shkolla e Pdhanės, e Blinishtit e e Shkodėrs.

    Nė vj.1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M italjan me fis, por shqyptar me zemer, pat guximin me i u perveshė per tė mirė tė vendit nji punės ne veshtrim tė plotė kultural, tuj ēilė shkollen fillore nė Pdhanė, aso kohe vend mjaft i banuem. Kje ndiekė me zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde tė largta tė Zadrimės, qi me mė zi qi pritshin me i ēue fmit e vet. Numri i xansave tė jashtem pat mrrijtė deri nė 25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do tė kenė pasė edhe ndoi konvikt. Dijm prej dokumentash, se posė uratve xėshin edhe msime letrare d. m. th. mbahej deri diku nji shkollė e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit.
    Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te cillėt mbas 9 vjetsh e rrenuen faret.
    Nė vjetė 1697 kje ēilė rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thanė per tė, se ka gjasė se gjindet edhe sot» (1702?)5
    Nji vjetė mbas themelimit tė shkollės sė Pdhanės d.m. th. nė vj. 1639 kje ēilė prej fretenve tė kuvendit tė Troshanit nji tjeter shkollė nė Blinisht drejtori i sė cillės kje P. Karl Mirandulanus 0. F. M.

    Me shka duket,kje nji shkollė mjeft e plotsueme. Ndiqej prej ma se 50 xansash e posė kndimit e shkrimit xėheshin edhe landė tjera, posaēe gjuha latine prej atyne qi dojshin me u ba meshtar. Deri .sundimtarėt ēuditeshin per perparim, qi bahej n“at shkollė; por anmiqt ishin tė panumer e nė vj. 1640 rejtorin e ksajė shkolle e gjėjm nė burg7 tuj psue mundime tė mdhaja. Ka gjasė se kjo shkollė smujt me vijue gjatė, pse P. Karli kah mbarimi i ksajė vjete njehet nder msuesa nė shkollė tė Pdhanės.

    Nė vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej Shkodret 0. F. M. ēilė nė Shkodėr nji shkollė private e mson fmit e tregtarve e tė pasanikve.

    Nji qi i ka pėrpara sysh pshtiellimet e atyrie kohve, mnin posaēe kundra katolikve e kundra cdo shejit kulturar, mund ta marrė me mend, se c“vlerė paten kto shkolla per shpirt tė shqyptarit dhe vetem porsi hap kah qytetnimi.
    Por kush mundet mandej me dyshue, se nė to shkolla nuk flitej shqyp? Nė ēė mndyrė katundari i padishem i ndiqte me zell, nė kje se s' merrte gja vesh. Veprat, qi na kan mbetė prej atyne puntorve tė palodhshem, prej atynė msuesave ė kujdesshem, na dishmojn kjartė,se ato shkolla s'kjenė mjete tė hueja per me imfuencue nė shpirt tė popullit shqyptar simpati e parti; por paten per qellim drejt per drejt tė naltuemt e moralit e shkasin kahė kultura, e kta tash gadi 300vjet.

    Kta rnsuesa kjenė, qi me 20 prill 1711, tė ndimuem e tė nzitun prej Papės shqyptar,Klementi XI ngrehen nė Romė nė kuvend te S. Pietroj Montorio nji katheder per gjuhė shqype, per me i ba gadi misjonarėt e huej me mujtė ma letas me vyejtė vendit tonė; e njatėherė kur sė mendote kush per gjuhė shqype e per zhvillim tė sajė, kta jane qi perpilojn ma te parat gramatika, fjalore e perkthime.“
    „Prej vj. 1800 e deri nė vj. 1861 ēilen aty-ktu shkolla private me klasė fillore. Veē nė Shkodėr mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza. Mjetet ishin tė vogla e primitive, prandej nuk asht per t' u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli per tė hapun tė kulturės. Nji msues perfaqsote nji shkollė nė vedi. Ende sot, si nė shėj evarije, kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.

    E perkohshmja „Perparimi" i rreshton emnat e msuesave ma tė njoftun me ket rend: Gegė Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit tė Mark Krajės (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Ejell Radoja, D.P. Babi.“


    vazhdon-->


    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 03-02-2011 mė 19:14

  6. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    Nė Filliimet e shkrimit tė gjuhės shqipe; Pal Engjėlli!



    Formula e pagėzimit!

    Gjuha e jonė ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim ėshtė mjaft vonė. Sipas burimeve historike qė kemi; nė rrolin dhe mbrotjen e vlerave shqiptare, tė gjuhes dhe letėrsinė shqipe, Kleri katolik shqiptar ka dhėnė shumė, shumė her edhe tė pa mundshmen, konkretisht mund tė flasim edhe pėr dokumentin e parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, i cili ėshtė nga ipeshkėvi i njohur i Durrėsit, Pal Engjulli. Nga Pal Engjulli mund tė gjejmė dokumentin e parė nė gjuhen shqipe. Dukumenti mban datėn 8 nėntor 1462 dhe ėshtė ajo qė quhet “Formula e pagėzimit”.

    Kjo ėshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit”, qė gjendet nė njė qarkore tė shkruar nė latinisht, ai shkrim latinisht ėshtė prej 37 faqesh, nga argjipeshkvi i njohur i Durrėsit, Pal Engjėlli.
    Pal Engjulli ishte edhe bashkėpunėtor i ngushtė i Gjergj Kastriotit. pėrndryshi Pali, pėrpos se ėshtė autor i shkrimit tė parė shqip, Pal Engjulli, ėshtė nga vargu i diplomatėve mė tė shquar tė Heroit tonė Kpmbėtar, Skendėrbeu. Ai ishte ndėr burrat mė diturorė tė pėriudhės sė Humanizmit dhe tė Rilindjes nė trojet shqiptare dhe mė gjėrė. Sipas burimeve qė kemi, familja Engjulli ėshtė nga Drishti.

    Si erdhi shkrimi?

    Nė at kohė, Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, ai la me shkrim disa porosi dhe udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e pagėzimit, tė cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė rastet kur nuk kishin mundėsi t’i dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e veriut (gegėrisht).


    Ku ėshtė gjetur dokumenti?

    “Formula e pagėzimit” ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė vitin 1915 nė “Notes et extraits pour servir l’histoire des croisades au XV siecle IV, 1915”.
    Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė “Recherches sur les anciens textes albanais”, Paris 1932.

    Formula e pagėzimit ėshtė njė dokument historik, ka 13 fjalė, me 13 shkronja dhe ka 16 tinguj. Edhe mė historik e bėnė shenimi i datės; 8 nėntor 1462, kjo ishte edhe datė kritike midis kultures shqiptaretė pėriudhės sė Arbėrit, pėrkatėsisht tė epokės sė kombėsisė shqiptare, Kjo ėshtė kohė e fuqisė kulminante tė shtetit dhe shtetėsisė shqiptare me kohen e Gjegj Kastriotit-Skėnderbeu.


    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 03-02-2011 mė 19:14

  7. #7
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    Marin Barleci (1460-1513)


    Pėr jetėn e Marin Barlecit dimė shumė pak. Edhe ato pak tė dhėna i nxerrin nga ē'a thotė ai vet nė vepren e tij. Barleci (mbiemri i tė cilit shkruhet her Barleti her Batleci), lindi aty nga viti 1460 nė Shkodėr. Mė 1478 ai mori pjesė me armė nė nė dorė, nė mbrojtjen heroike tė qytetit nga rrethimi i hordhive tė sulltan Mehmeti II, i cili erdhi atėhėr vetė nė Shqipėri. Mbi kėtė, Barleci shkroj vepren e parė tė tijė, Rrethimi i Shkodres (Venedik 1504) nė bazė tė kujtimeve personale. E shkruar dhe botuar sė pari nė gjuhen latine, kjo vepėr u ribotua disaher, e pėrkthuer italisht, frangjisht, polinisht, Shqip etj.

    Vepra kryesore e Barlecit, qė e bėri tė njohur emrin e tij nė gjithė Europen shekuj me radhė, qe "Historia de vita et gestis Scanderbegi, E piro tatarum Principis" ( Historia e jetės dhe bėmave tė Skėnderbeut, Princit tė Epirotėve).

    Librin ai e shkroj nga patriotizmi e malli pėr tė kalueren plot lavdi tė popullit shqiptar, i magjepsuar nga personaliteti i pushtetshėm i udhėheqėsit tė luftės pėr liri tė bashkombasėve tė tij, nga personaliteti i Gjergj Kastriotit. Kjo vepėr madhore dhe e pa vdekshme e Marin Barletit pėrbėnė njė burim me rėndėsi tė dorės sė parė pėr jetėn Gjergj Kastriotit; ajo ėshtė e shkruar nė gjuhen latine dhe ėshtė botuar nė mes viteve 1508 - 1510. nė Romė.

    Vepra e Barlecit; "Historia e Skėnderberut" ėshtė vepėr historike, por ka edhe cilėsi dhe vlera letrare. Prandaj atė mund ta quajmė histori dhe vepėr letrare. Barleci ėshtė figura mė kryesore e gjithė kultures sė vjetėr shqiptare. Ajo mbetet ndėr figurat mė tė shquara qė populli shqiptar i dha lėvizjes sė madhe tė humanizmit europian. Vepra e tij ėshtė lexuar dhe admiruar pėr herė, jo vetėm nga Shqiptarėt, gjatė gjithė shekujve. Kjo vepėr e ushqeu pėr herė patriotizmin shqiptar, veqanėrisht nė kohė tė vėshtira.


    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 03-02-2011 mė 19:14

  8. #8
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    Pali prej Hasi!
    (shek. XVI-XVII)


    Nuk mund tė flitete pėt traditen e shkrimit shqip nė shek.VXI-XVII e tė mos permendet edhe franēeskanu kosovar, Pal Hasi. As nė literaturėn e hershme as nė atė tė sotmen nuk kemi tė dhėna tė mjaftueshme pėr kėtė krijues dhe kultivues tė parė tė vargut artistik nė shqipet. Dihet, por, me saktėsi se ai jetoi nė pjesėn e dytė tė shek XVI dhe nė fillim tė shekulit XVII.

    Pali ishte ndėr priftėrinjėt e parė shqiptarė nga Kosova qė ndjeu thellė nė shpirtė nevojen pėr libra nė gjuhen shqipe. Gjithashtu ėshtė e ditur se Pal Hasi jetoi dhe veproi nė trevat kosovare, ku nuk do tė vepronte vetėm Budi, por edhe Ndre, Luk e Pjetėr Bogdani, doajenė tė kulturės dhe letėrsisė shqipe. Ndonse lėvrues iparė i vjerrshimit nė gjuhen shqipe konsiderohet Pjeter Budi, megjithėatė del se, siē ka dėshmuar vet ai (Pjetėr Budi) nė Dotrina christiana, 1618, kultuvues i parė i vargut artistik shqip ishte Pal Hasi me vepren Dita e gjyqit.

    Po ta vėshtrojmė objektivisht ēėshtjen e at Palit prej Hasit mund tė nxjerrim pėrfundimin se;

    1.) Pali prej Hasi qe shqiptar pre Hasit tė Malėsisė tė Prizrenit, pikrisht prej atij Hasi qė do tė jetė lindja e Bogdanit;

    2.)...kapitujt e tij nė origjinalin e tyre qenė shkruar domosdo shqip;

    3.) .. Pali, pėrveq vjershės mbi Ditėn e Gjyqit prej 204 vargjesh, duhet t'i ketė takuar edhe vjersha pėr Mortjen prej 372 vargjesh.


    Ngase u tha mė lartė del se Pali prej Hasi ėshtė i pari kultivues i vargut artistik shqip. Vjershat Dita e Gjyqit dhe Mortja na japin plotėsisht tė drejt tė mendojmė kėshtu.

    vazhdon-->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 03-02-2011 mė 19:15

  9. #9
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    Gjon Nikollė Kazazi
    (1702 - 1752)


    Gjon nikollė Kazazi u lind nė Gjakovė me 1 janar 1702. Studiusit e jetės dhe veprės sė tij, njė ndėr ta edhe Kolė Ashta pohojnė se ai studjoj nė Kolegjet e Loretos e Fermos. E me pastaj doktoroi nė teologji dhe fillozofi, porsi Bogdani, nė Kolegjin Urban tė Romės (Itali). Vetė fakti se ai ishte doktor nė teologji dhe fillozofi dėshmon pėr njėrin nga njerėzit mė tė ditur tė botės shqiptare nė dhek.XVIII. Pas mbarimit tė studimeve, me plot elan e entuziazėm, kthethet n'Atdhe ku punon si misionar. Autoritetet kishtare me kohė tek ai kishin hetuar njė urtėsi dhe zell fetare e patriotike tė rrallė. Prandaj Papa Benedikti XIV e kishte emruar edhe vicarius generalis in spiritualibus pėr arqipeshkvinė e Shkupit. Si vizitor apostolik kishte vizituar shumė vise. Dhe mbi vizitat e tij e kishte informuar Papen duke theksuar veēanarisht gjendjen e vėshtirė tė Shqiptarisė.

    Pas dorheqjes sė Mihill Sumės, Selia e Shenjte mė 12 maj 1743, deri sa ai gjendej nė njė udhtim vizitues krahinave tė jugut tė Gadishullit Ballkanik, e kishte emruar arqipeshkėv tė Shkupit. Nė arqipeshkvinė e Shkupit qėndroi plot dhjetė vite duke zhvilluar njė veprimtari tė gjatė apostullike, kulturore - letrare e gjuhėsore, gjithnjė duke iu kundėrvėnė, me fjalė e vepra konkrete, nė mėnyrė kėmbėngulėse politikės asimiluese tė pushtuesit osman. I vetėdijshėm se me kalimin e shqiptarėve ne fenė islame, gjuha shqipe kishte mbetur "gjuhė shtepie dhe tregu", Gjon Nikollė Kazazi, duke ndjekur traditėn e ndritur tė shkrimit shqip tė paraardhėsve tė tij, kishte pėrkthyer dhe botuar katekizmin Dokrina e krishtere (Romė 1743). Ėshtė ky i pari dokument gjuhėsorei tė folmes sė Gjakovės. Kjo vepėr e Kazazit, bashkė me Konēilne Arbėnit (1706), me Kėngėn pėr Kastriotin dhe Zanin e Kasnecave, qė ngjanė tė jetė tė Pjetėr Zarishtit, jane dėshmi e gjallė, e njė veprimtarie tė ndritur tė klerit katolik shqiptar nė Veri gjatė shek. XVIII.

    Dokrina e krishtere e Kazazit, por edhe tė tjera qė i permenda, dėshmojnė pėr krijimin e shquar t'asaj kohe (shek. XVIII), qė kan mund tė lindin veēse nga njė levizje e vėrtetė letrare dhe me cilėsi artistike qė, objektivisht, i kundėrvihen kulturės letėrsisė shqipe tė proveniensės islame e qė, siē ka pohuar me tė drejtė edhe Injac Zamputi, paraqet njė stagnim, kthesė prapa nė ndėrgjegjen kombėtare, do thoshim: Sepse letėrsia e bejtėxhinjve nė tendecėn e vet tė pėrgjithshme ishte njė trup i huaj nė kulturen dhe letėrsinė shqiptare. Dhe kjo, pra letėrsia e bejtėxhinjve e proveniensės islame, qėndroj mė shumė largė halleve dhe shqetėsimeve tė mėdha tė popullit dhe pati lidhje tė pakta me qendresėn kundėr zgjedhes turke. Dhe si e tillė, pra, letėrsia e bejtėxhinjve, ishte thellėsishte ndikuar nga gjuha dhe letėrsia e pushtuesit turk.

    Mė 1740, nė Romė, Gjon Nikollė Kazazi pati fatin tė zbulonte ksomblėn e vetme qė njihet deri mė sot prej Meshtarit tė Buzukit. Zbulimin e meshtarit ai ia kishte komunikuar me letėr Atė Gjergj Guzetės, themelues i Seminarit arbėresh nė Palermo.



    vazhdon -->
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 03-02-2011 mė 19:15
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  10. #10
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik

    At Donat Kurti O.F.M


    U lind nė Shkodėr mė 3 shtator 1903. Nė vitin 1937 nga Universiteti "San'Antonio" i Romės, i jepėt titulli "Doktor i Shkencave". Asht i njoftun ndėr franēeskanėt ma tė ditun dhe rreshtohėt ndėr shkenctarėt qė kanė dalė prej asaj vatre tė pashterrėshme tė kulturės sone shqiptare. Thėmelet e vueme prej At Gjeēovit u ngritėn nalt nga At Donat Kurti, At Bernardin Palaj, At Benedikt Dema etj. me veprat e mėdha qė i lanė trashigim Atdheut, tue i pėrjetėsue ato nė "Visaret e Kombit".

    Prof. Dr. Norbert Jokli e cilėson At Donat Kurtin: "Njė ndėr prozatorėt ma tė mėdhaj shqiptarė".

    Nė vitin 1946, At Donat Kurti asht drejtor i Gjimnazit tė Fretėnve "Illyricum" tė Shkodrės. Asht drejtor i atij Gjimnazi, qė asht cilėsue vatra prej ku pėrhapeshin shkėndijat e atij atdhetarizmi dhe tė asaj kulture shqiptare, mbi tė cilat u ndėrtue pėrjetėsisht binomi "Fé e Atdhé".

    Prof. Simon Pepa, shkruen: "Dhe tani, nė 55 vjetorin e botimit tė "Iliadės" shqiptare tė gjithė ata qė e mblodhėn dhe e botuan nuk janė mė. Edhe Kuvendi Franēeskan ku punuan, ėshtė kėthyer nė gėrmadhė."(Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare. 1944-1990. fq. 30).

    Asht pragu i ngjarjėve tė zeza qė dukej se po vinin. At Donati, shkon nė Tiranė aty nga gjysma e tetorit tė vitit 1946, pėr me takue Nako Spiron, dhe me bisedue nė lidhje me problemet financiare tė shkollės. Jo vetėm qė nuk takohet me té, por edhe mėrrinė me kuptue se jo vetėm shkollės por edhe mėsuesve po u vinte fundi. Me tė ardhun nė Shkodėr At Donati, kryen aktin burrnor tue thye vulėn e ftohėt tė shkollės, pėr mos me u ra nė dorė komunistėve kėshtu, qė, i pret mundėsinė me falsifikue dokumenta tė atij Gjimnazi.

    Dhe nuk asht larg 11 nandori 1946, kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi ku Sigurimi komunist futė armėt dhe akuzon Fretnit pėr kėtė akt tė ultė qė u krye nė Kishėn Katolike Shqiptare, nė tė gdhimė tė datės 17 nandor 1946, nga vetė ata. Me datėn 12 nandor asht ndėr tė parėt qė arrestohet At Donat Kurti, me akuzėn e formimit tė Partisė Demokristjane, tė futjes sė armėve nė Kishė, edukator i rinisė me frymėn fashiste, njė ndėr bashkėpuntorėt e "Hyllit tė Dritės", qė ka lavdėruar fashizmin etj.

    Akuzat e rreshtojnė ndėr ata klerikė qė nuk pritej prej askujt shpėtimi i kokės sė tij. Ai ishte i sėmurė me njė ulēėra kronike, nga e cila ka vuejt gjithė jetėn. Ndoshta, gjendja shėndetėsore e randė nė birucat e Sigurimit, u ka krijue pėrshtypjen xhelatėve se "nuk e ka tė gjatė", prandej po e lamė tė vdesin ndėr burgjet e mnershme qė ka vuejt dėnimin e pėrjetėshėm, mbas pretencės sė prokurorit qė kėrkoi pushkatimin e tij.

    Hetohėt nga kriminelėt Nesti Kopali, Zoi Shkurti, Qako Prokopi, Hysni Ndoja etj. Qėndron kokfortė, ashtusi kishte edhe natyrėn e tij para armiqve, nuk thehėt as nga frika, as nga torturat por asht ballhapėt dhe trim para tė gjithė presionėve. Asht i vetėdijshėm se e pret plumbi.

    At Donat Kurti deklaron para Trupit Gjykues, i pėrbamė nga: Kryetar, Misto Bllaci, antarė, P. Alizoti, A. Koroveshi dhe prokuror, Namik Qemali: "Nuk kam punue pėr fashizmin asnjėherė... tek Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin pėr me kėrkue lirimin e kuvendit qė na kishte zanė ushtria gjermane... herėt tjera At Matia ka shkue vetėm tek gjermanėt, mbasi dinte vetė gjermanishten e merrėsh vesht direkt....

    Me zbritjen e partizanėve nė Shkodėr, kemi mbajtė qėndrim tė ftoftė pėr 4-5 muej mbas vėndosjes sė Pushtetit, unė pėr vehten teme e kam kuptue se ky Pushtet ishte komunist dhe, se po bahej rrezik pėr Fenė... Monsinjor Gjini, me t'u emnuem Delegat vitin e kaluem i ka drejtue njė memorandum delegatit franēeskan, ku kėrkohej tė respektohėn tė drejtat e katolikėve nga qeveria, mbasi ato tė drejta qė i takojnė po shkeleshin ēdo ditė... Pėr armėt nė Kishė nuk dij gja...

    Me rastin e 2 dhetorit 1945, unė kam dalė pėr votime, por votėn e kam hjellė nė arkėn boshe. Natyrisht, kėtė e kam ba si kundėrshtar i rregjimit komunist... njė mikroskop, njė aparat fotografik, 20 filma, njė makinė shkrimi, njė gramafon dhe njė arkė me libra e dorėshkrime i kam mėshef nė njė odė e cila asht nalt pa shkallė, dhe po tė mos tė tė ēojė kush, nuk e gjenė dot... Pėr né, e quej ma tė rrezikėshėm qenjen e kėtij Pushteti kėtu, sesa okupacionin italian e gjerman... Letrėn e Padėr Gjon Shllakut me pseudonim "Forca Atomike", e kam ruejt pėr dokument, mbasi ajo tregon qėndrimin e Padėr Gjon Shllakut, nė burg.... Nuk e ndiej vedin fajtor..."(Dosja 1303, Arkivi M.M.Tiranė)

    Kėshtu edhe At Donati, me kėtė grup ku bante pjesė Don Anton Muzaj, Don Mark Hasi, Viktor Kujxhija, etj. ku, spikatė qėndrimi i Anės Daja dhe Liza Palit para prokurorit katil Aranit Ēela njėditė para gjyqit, e vazhdon skenarin e filmit jugosllav "Dosja 1302/2-A", dhe kjo asht e kuptueshme edhe nga vazhdimi i numrit "Dosja 1303 At Donat Kurti...".

    Ai edhe pse ishte nė burg vazhdoi punėn shkencore, nga e cila e ndau vetėm vdekja. Atje ai njihej me tė burgosun tė krahinave tė ndryshme tė Shqipnisė, dhe mblidhte fraza gjuhėsore qė pėrdornin ndėr ato krahina. I shkruante ndėr fletore dhe pregatiste "Fjalorin Frazeologjik tė Gjuhės Shqipe". Ky fjalor kishte 45000 (katėrdhet e pesėmijė) fraza. Asht kenė i shkruem nė dy kopje me dorė, njė pėr Universitetin, dhe njė do ta merrte me vedi kur tė lirohej.

    Kjo punė nuk ishte ilegale mbasi dihej edhe nga komanda e burgut tė Burrelit. Ditėn qė asht lirue, komandanti i burgut ia ka mbajtė nė zyrėn e tij edhe kopjen qė kishte tė veten At Donati, tue i thanė: "Me qė janė shumė fletore dhe nuk i lexojmė dot tani, kėto do ti merrni pasi tė kontrollohėn nga ana e jonė. Do tė ua dėrgojmė nė Degėn e Punėve tė Mbrendshme tė Shkodrės, nuk ua humbim, por, ėshtė njė formalitet qė do tė bėhet, mbasi kėshtu kemi urdhėr nga lart."

    Kėto fjalė mi ka tregue vetė At Donati, kur ishte pėr drekė nė shtėpinė tonė mė 13 qershor 1964, ditėn e Shna Ndout, bashkė me Don Mark Hasin, Prof. Gaspėr Ugashin, Prof. Petro Fundon etj. Atė ditė ai erdhi ma vonė se tė tjerėt. Kur hyni mbrend na kėrkoi tė falun pėr vonesėn. Mbasi u ul nė krye tė vendit nė sofėr tregoi sesi e kishte pritė tek dera e Kuvendit Jup Kastrati, tė cilin deri atė ditė nuk e njihte fare, as pėr fėtyrė... Ndėrsa, Dh. Shuteriqi, Sh. Demiraj etj. qė kanė pasė nė dorė fjalorin e tij nuk dij nėse e kanė takue ndonjėherė, mbasi pėr vite tė tana ata kanė vjelė frutin e punės sė tij.

    At Donati, ishte njoftue nga njė fratel i kuvendit se pritej nga Jupi dhe i kishte nxjerrė fjalė se nuk mund tė takohemi, se, sot jam i zanė, por Jupi kishte vazhdue me qėndrue, tue zanė rrugėn e kalimit. Jupi, aty, i dinte mirė skutat, mbasi gati ka kenė ba edhe ky "fratel" dikur. At Donati, pėr mos me na lanė me pritė né nė sofėr kishte dalė dhe, ka gjetė Jupin aty. Jupi me servilizmin e tij karakteristik, me kokė tė pėrulun dhe tue fėrkue duert me zgėrdhimjen e tij hipokrite, i kishte dalė pak pėrpara At Donatit tue i tregue emnin.

    Me qė, At Donati ishte tue dalė e nuk kishte mundėsi me e pritė, Jupi i kishte kėrkue njė takim nė njė ditė tjetėr, kur tė kishte kohė tė lirė ky. At Donati, me natyrėn e tij autoritare si para njė nxanėsi rrugaē, i kishte pėrgjigjė: "Sot ke ardhė dhe tė fola, pėr mue kėtu mos u duk ma mbasi nuk due me tė takue. E dij mirė kush jé, ke marrė ēka ke marrė nga At Justin Rrota, ajo asht kenė puna e tij. Tek unė nuk merr gja, prandej mos u duk ma nė kėtė Kuvend, se ia ke pa hajrin boll kėtij vendi!" dhe kishte kalue pa i dhanė edhe dorėn... Nuk dij nėse Jupi e ka shkrue kėtė takim nė kujtimet e tija!... Por, unė atė ditė kam pij me gėzim tė madh kur ndigjova nga goja e At Donatit, pėrgjigjėn qė i kishte dhanė kusarit tė Fretėnve.

    At Donat Kurti bani ma shumė se 17 vjet burg dhe u kthye nė vendlindje tue u mbledhė nė sofrėn e tė vobegtėve tė Asizit, qė kishin mbetė nė Kuvendin e Arrės sė Madhe. Aty nuk shkoi gjatė, mbasi 1967-ta e shkatrroi edhe "kėtė qendėr me thėmel", por kėtė herė jo nga rusėt, po me porosi nga kinezėt.

    Populli i Shkodrės nuk e pau asnjėherė qė nga viti 1946 tue thanė meshė ose me ndigjue fjalėn e tij nė ndonjė predikatore, mbasi ai nuk ishte dakord asnjėherė me Statutin e Kishės sė vitit 1951. Kėtė Statut ai e kishte kundėrshtue qė nė Burrel, por edhe mbasi doli nga burgu ai nuk u pajtue me qėndrimin e klerit "tė lirė" nė atė kohė. At Donati, nuk ishte i vetėm nė kėtė qėndrim, me té ishte At Meshkalla, At Gjolaj, Don Nikoll Mazrreku, Don Pashko Muzhani etj. Mos aktivizimi legal i tyne ishte fatkeqėsi kryesisht pėr edukimin e rinisė.

    Koha bani tė veten.

    At Donat Kurti, njėditė u gjet nė njė barakė me llamarina pa kurrgja mbas shpirtit, vetėm me pak libra, mbasi pjesėn ma tė madhe i kishte tė mėshefun si shumė shokė tė tij, me njė dyshek pėr vedi e njė pėr motrėn, murgeshėn e nderueme .... tė spitalit tė Tiranės, e cila nuk e la vetėm deri atėditė, mė 10 nandor 1983, qė u bashkue me shokėt e vet, eshtnat e tė cilėve i kishte nėn brinjė.

    At Donat Kurti O.F.M. ruejti me dinjitet deri nė vdekje tė gjitha cilėsitė qė i pėrkisnin Urdhnit tė tij tue jetue fukara, tue vuajtė me fukara, tue punue me edukue fukaratė dhe tue vdekė si fukara, i nderuem prej fukarave tė mbarė Shqipnisė, tė cilėve, nė kėtė jetė tė mjerueme, u la trashigim njė thesar shumė tė ēmueshėm nga mendja e Tij e ndritun: "VISARĖT E KOMBIT".
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    Themelimi i shkollave nė trojet shqiptare gjatė mesjetės u bė me nismėn e urdhrave kishtarė, sidomos tė urdhrit dominikan, si dhe tė administratės komunale e princėrore tė qyteteve tė njohura. Njė aktivitet i kėtillė filloi sė pari nė Ulqin rreth vitit 1258, nė Kotorr mė 1266, nė Durrės mė 1278, nė Shkodėr mė 1345 dhe nė Tivar nga gjysma e dytė e shek. XIV.

    Gjuha shqipe, si gjuhė e shkruar, nė kėtė kohė ende nuk ishte nė gjendje t’i bėnte ballė shkrimit greqisht, latinisht dhe gjuhė kishtare me rėndėsi, tė cilat pėr mė tepėr kishin mbėshtetjen e institucioneve kishtare dhe tė administratės shtetėrore. Ajo shėrbente si gjuhė e komunikimit tė pėrditshėm si pėr shtresat popullore, ashtu dhe pėr fisnikėrinė e klerin vendas. Kėshtu, nė shek. XIV shqipja pėrdorej nė administratėn e bashkėsisė qytetare tė Ulqinit, ku nė mbledhje tė Kėshillit tė Madh ajo ishte gjuha e shėrbimit.

    Njė ndryshim me rėndėsi shumė tė madhe pėr historinė e kulturės shqiptare shfaqet nė gjysmėn e parė tė shek. XIV, kur dokumentohet pėr herė tė parė se shqipja, pėrdorej si gjuhė shkrimi. Ky hap i rėndėsishėm lidhet me ngritjen e pėrgjithshme ekonomike-shoqėrore tė vendit dhe veēanėrisht tė qyteteve.
    Me pėrdorimin e gjuhės shqipe si gjuhė shkrimi, viheshin bazat pėr zhvillimin e mėtejshėm tė saj si gjuhė e kulturės dhe e letėrsisė shqipe.


    Fillimet e letėrsisė shqiptare. Dokumentet e para tė shqipes sė shkruar


    Libri i parė shqip qė njihet deri mė sot ėshtė “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por ka tė dhėna tė drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta qė flasin se fillimet e shkrimit shqip e tė letėrsisė shqiptare duhet tė jenė mė tė hershme se shek. XVI. Vetė trajta e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhės nė veprėn e Gjon Buzukut dėshmon se ajo duhet tė ketė trashėguar njė traditė para saj. Njė dėshmi tjetėr e tėrthortė vjen prej klerikut frėng Gulielmi i Adės (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė kohė (1324-1341) si kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afėr jetėn e banorėve tė kėtyre trojeve. Nė njė relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam”, dėrguar mbretit tė Francės, Filipi VI Valua, nė vitin 1332, Guljelmi ndėr tė tjera shkruan: “Sado qė arbrit kanė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, prapėseprapė, ata kanė nė pėrdorim dhe nė tėrė librat e tyre shkronjėn latine”.
    Po ashtu Marin Barleci nė veprėn e tij “Rrethimi i Shkodrės botuar nė Venedik mė 1505, thotė se ka pasur nė dorė kronika qė flasin pėr rindėrtimin e atij qyteti tė shkruara, sipas tij, in vernacula lingua, d.m.th nė gjuhėn e vendit. Kurse historiani kalabrez Xhakomo Marafioti njofton mė 1601 se nė Kalabri arbėreshėt i kanė arbėrisht shėrbesat fetare dhe as latinisht, as greqisht. Kuptohet se kėtė traditė ata duhet ta kenė marrė me vete nga Shqipėria, sepse nuk mund ta krijonin vetė aq shpejt nė kushtet e mėrgimit tė tyre tė rėndė.
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,658
    Toni77 toni

    Nese e kame prishur rendin dhe te kame nderhu kerkoj falje
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  13. #13
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Citim Postuar mė parė nga Pa_doreza2 Lexo Postimin
    Toni77 toni

    Nese e kame prishur rendin dhe te kame nderhu kerkoj falje
    Pa_doreza2, aspak nuk e ke prishur rendin.

    Per ju:


    http://<iframe class="restrain" titl...="0"></iframe>
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  14. #14
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anėtarėsuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816
    Kisha katolike dhe kleriket e saj ishin me te merituarit per mbijetimin,shkrimin e Gjuhes Shqipe,e me kete edhe mbijetesen e kombit Shqiptar.
    Faliminderim i perjetshem ketyre burrave katolik dhe patriot shqiptar.Pa ata veshtire qe do ishim sot si komb !
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  15. #15
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Pergezime Toni, per temen dhe informacionin e sakte.
    Katoliket shqiptar si gjithmon ishin shpirti i shqiptareve dhe asaj qe sot ne quajme komb.
    Edhepse nuk me takon te shkruaj ketu, nuk mund ti hiqja vetes kenaqesine qe ndjej kur shikoj shkrime me te vertete konstruktive.

    Respekte,
    Scion
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe - Stavri Skėndo
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtė e gjuhės shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •