Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9

Tema: Pse e Majta?

  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Pse e Majta?

    Me pelqen shume nenshkrimi i ketij nenforumi : ne kete forum te gjithe intelektualet shqiptare qe gezojne kulturen e duhur demokratike, jane te lutur te ndajne me shqiptaret e tjere eksperiencen dhe vlerat e nje shoqerie demokratike. Jo sepse e vej veten ne vendin e intelektualit qe do ju tregoje se cdo te thote demokraci por sepse kam mendimin se e kam gjetur ku ndodhet kjo demokraci e shume-kerkuar. Nuk eshte shume larg, gjendet majtas...

    Dështimet e disa qeverive majtiste shtyejnë dita ditës një numër te madh votuesish në të gjithë botën e qytetruar drejt partive të "qëndrës" apo të partive të djathta. Gjithashtu triumfi i Liberalizmit në disa shtete e ka kthyer përcaktimin "i majtë", tek këto shtete, në përcaktim bosh me qëllim një përfitim të vogël votash.

    Nga ana tjetër rreziqet e planetit të homogjenizuar apo globalizuar po na tregojnë se "ligjet e natyrës" nuk lindin në të gjithë botën, por vetëm në shtetet e zhvilluara. Dhe këto "ligje të natyrës" nuk janë tjetër gjë veçse receta të një kapitalizmi të eger me nevoja të mëdha dhe kosto të paluhatshme për gjithë planetin. Janë keto "ligje të natyrës" që të imponojnë t'i ndjekësh për sa kohë që dëshiron të mbijetosh apo për sa kohë dëshiron edhe ti të ndjekësh rrugën e evolucionit kapitalist që nga "shtazë kolektive" (ose ndryshe njeri tradicional) të kthen në "njeri modern" (ose ndryshe monstër materialiste-atomiste).

    Vetëm se këta "fizikantët" e sotëm, pjella të merkatizmit, kanë harruar të na shpjegojnë se në kundërshtim me ligjet e natyrës fizike, "ligjet e natyrës" globalshoqerore nuk jane ligje te vetmjaftueshme apo automatike. Janë ligje të cituara dhe imponuara mirë, të cilat nga brezi në brez transmetohen në majën e shekujve.

    Harrojnë të na shpjegojnë se në kundërshtim me shtazët e tjera të planetit, qënja njerëzore ndikohet nga ligjet e natyrës deri në cakun ku ajo mundet t'i tresi ato dhe t'i kunderkthej në një drejtim tjetër. Pra qenja njerëzore arriti në thellësine e mijëvjeçareve të mbijetojë megjithëse ligjet e natyrës pohonin pro vdekjes se saj!

    Dhe këte mbijetesë qënja njerëzore e arriti vetëm me një vegël, një vegël qe e ndau atë nga shumë shtazë të tjera të planetit të cilat ose nuk mbijetuan ose gjenden në prag të humbjes. Kjo vegël nuk është as lëkura e trashë që mbron ariun nga i ftohti, as dhëmbët e mprehta që i japin ushqim ujkut e as pendët që i lejojnë zogut të fluturojë. Është aftësia e njeriut të përvetsojë mesazhe nga ambienti, t'i perpunojë, t'i kuptojë dhe në fund t'i perdori apo t'i kundërvihet atyre me ato vegla që në thellësine e viteve ai pervetësoi. Pra njeriu mbi të gjitha është i aftë te mësojë dhe të ruajë përvoja!

    Pikërisht këtë aftësi të njeriut synojnë edhe këta "fizikantët" e merkatizmit. Këta i mësojnë njeriut që të hajë dhe të pijë shumë, i mësojnë njeriut që të vishet shumë, i mësojnë njeriut që të shkatrojë shumë, i mësojnë njeriut shumë, shumë... aq shumë saqë ta kthejnë ate në një qenje që ka nevojë vetëm të ç’përdërojë mall dhe të harxhojë pasuri. Dhe pasi e mesojnë njeriun në rrjedhën e shekujve që të ndjejë nevojën e të pasurit sa më tepër, apo më mirë do ishte tëthonim se pasi këta e bëjnë njeriun të pangopshëm, i thonë: "ligjet e natyrës" te imponojnë në harxhim dhe ç’përdorim.

    Dhe kur të vetmit të cilët mund të plotesojnë këto "nevoja natyrore" të njeriut bëhen prodhuesit dhe shërbyesit internacionalë, ndryshe quhen kompani multinacionale, atëhere në emër te "ligjit natyror" që imponon njeriun merkatist këta "fizikantë" bërtasin: poshtë shtetet, rrofte globalizmi!

    Këta "fizikantë" i kanë gjetur asistentet e vet në radhet e partive të djathta neoliberaliste dhe me mani të paparë i hedhin në luftë për të shkatruar çdo gjë me vlerë qe gjëndet në sipërfaqen e kësaj toke apo në brendësine e këtyre shteteve. Reklama e tyre: do ju japim materiale pa mbarim (ne rastin shqiptar premtojnë edhe letra me vlerë).

    Kështu për sa kohë që vlerat njerëzore zëvendësohen me "ligjet e natyrës", aleanca e "fizikantëve" me politikanët e djathtë e kthejne shtetin në një karrocë llamarine që shkon nga fryen era! Në të vërtet mbrapa kësaj karrocës së llamrinës fshihet një "qëllim natyror": tendenca natyrore e qënjeve që shpien nga lindja drejt vdekjes. Edhe meqënëse "fizikantët" e Neoliberalizmit e shpiegojnë gjithçka sipas "ligjeve natyrore", tani e kanë kuptuar se i ka ardhur radha edhe shtetit të vdesi!

    Siç ndodh me çdo gjallesë ku vdekjes i paraprinë humbja e fuqisë apo të pjesëve me të cilat gjallesa funksionon, kështu edhe Neoliberalistët po na i hedhin këtë "ligj natyror" mbi shtetin. Përpara vdekjes, "së pashmangshme", shteti na është kthyer në rolin e kafshës eksperimentale.

    Provat e para ia lidhin duart kryq kashës eksperimentale, shtetit, përballë çdolloj inisiative private pamvarsisht përmasave. Por kur këta ambiciozët privatë, kombëtare apo shumkombëtarë, e kuptojnë se nuk ia dilet vetëm therrasin kafshën, shtetin, që t’i hapi rrugën. Kështu shteti fillon, sipas recetave "natyrore", të eliminojë të dobëtin kur gjëndet ne rrugën e të fortit. Dhe kur i hapet rruga të fortit e harron kafshën eksperimentale, shtetin, duke përkufizuar këtë të dytën në lëmosha bujare të faktorit privat, nacional apo multincional.

    Pra kafsha eksperimentale, shteti, që deri dje jetonte në bazë të kapacitetit të vet tani mbijeton me ilaçet, narkozat, që i japin faktorët private, nacionale apo multinacionalë (bujaria e të cilëve ndërthuret me interesa). Dhe meqënëse këta faktorët privatë i janë nënshtruar tërësisht "ligjeve natyrore" të Neoliberalizmit, mendojnë vetem për përfitime dhe shpenzime që do i ngjisnin në majat më të larta të piramidës së evolucionit kapitalist. Pra pak mendojnë për gjallesat e tjera mbi këtë tokë apo brenda këtyre shteteve, megjithëse do ishte më mirë të thonim që si në çdo piramidë gurët që të mbeten lartë duhet të shkelin mbi gurët që ndodhen poshtë.

    Dhe meqënëse sa më lartë arrijne këta faktorët privatëaq më shumë të tjerë duhet të shtypin, domosdo krijohet një pakënaqësi dhe një ndjenjë revolte ngë të shtypurit të cilët bëhen gati që të hedhin poshtë piramidën (siç ndodhi në Shqiperine e 1997-ës!). Atëhere faktorët që ndodhen në majë të kësaj piramide kujtohen përsëri për shtetin dhe e thërrasin për sherbime të reja, të cilat do munden t'ia rruajne piramidën e lavdisë. Kështu shteti neoliberal kthehet papritmas në shtetin e sigurimit -siç do e karakterizonte edhe z. Bauman. Megjithatë evolucioni nuk mbaron me kaq, ajo qe pritet është vet vdekja e shtetit (akoma edhe te shtetit të sigurimit që do zëvendësohet nga kompanitë e sigurimit, pra sipas këtyre recetave edhe sigurimi nuk do mbetet më vlerë qe shtrihet mbi çdo njeri apo shërbim që ofrohet falas).

    Dhe kur të ket vdekur shteti atëhere do na vijne "fizikantet" neoliberalë dhe do na i tregojnë "ligjet e natyrës" brenda shtëpive tona, në qytetet apo provincat ku jetojmë etj. Pra duke nxjerrur mënjanë këtë dukuri "jashtënatyrore", shtetin, këta zotërinjtë do na imponojnë evolucionin kapitalist, ku disa qënje janë të destinuara teë zhduken, disa të tjera tëdestinuara t'i shërbejnë atyre që ndodhen më lartë në këtë piramidë -pa pushim- kurse ata që ndodhen në krye të piramidës do të na diktojnë "ligjet e natyrës"!

    (Pra "fizikantët" e Neoliberalizmit i thanë njeriut që është "ligj natyror" ç’pçrdorimi, merkatizmi dhe skllavërimi pçrpara këtyre ligjeve. Dhe pasi hoqën qafe shtetin -që vepronte jashtë kësaj "natyre" të pafrenuar apo i vinte sadopak kufinjë- e robëruan qënjen njerëzore.)

    Në këtë pikë duket edhe ndarja midis ideologjisë së djathtë edhe asaj të majtë, të paktën përsa i përket kontinentit europian.

    Nga njëra anë e Djathta thërret qe t'i përulemi këtyre "ligjeve të natyres", ku disa vdesin kurse të tjerët ndahen në shërbyes pa kushte dhe pronarë pa përkufizime. Thërret që t'i vrasim shtetet apo t’i kthejmë në institucione simbolike sapër reklamë dhe traditë. Thërret që ta shkatrojmë këtë planet për hir të nevojave tona "natyrore", dhe të mendojmë vetëm për sot e asnjëherë për nesër! Thërret që t’i bindemi asaj "natyre" që na imponohet çdo ditë dhe mos të pyesim kurrë psenë, ngase "ligjet natyrore" janë të shenjta dhe drejt atyre vrapon çdo qënje njerezore. Neoliberalistët, dhe shërbyesit e tyre në politikë, kanë zbuluar shumë "ligje natyrore" mbi njeriun dhe i diktojnë çdo dite dhe sa më shumë të munden. Vetem një gjë kanë harruar të përmendin në teorinë e tyre, faktin që njeriu mbijetoi ngase diti të mësojë nga përvojat dhe diti t’i paraprije rreziqeve!

    Pikërisht në këtë pikën e saposhkruar më sipër, hyn edhe roli i bekuar që duhet të vëj si monodrom çdo e Majtë europiane. Sepse e Majta europiane ka një histori edhe një traditë shumevjeçare që do ia lejonte një gjë të tillë. E Majta nuk ka pranuar ndonjeherë "ligje natyrore" mbi njeriun, pra mos ta bëjë këtë gafë sot. Mos t'i bindet recetave neoliberaliste që na tregojne se nuk ka shpetim nga disa dukuri. Recetat neoliberaliste na thonë se faktori privat nuk duhet të njohi asnjë perkufizim, na thonë se shteti e ka humbur shkakun e ekzistnecës, na thonë se planeti nuk mund të ket shpëtim përballë shkatrimeve natyrore.

    Jo, nuk është aspak ashtu përbërja dhe mbrojtja e harmonisë shoqërore është shumë herë më e nevojshme dhe e detyrueshme sesa veprimtaria e pakufizuar e kompanive nacionale apo multinacionale. Që të mbijetojë kjo harmoni duhet që të gjithë shtetasit të kenë hyrje në begatitë dhe shërbimet shoqërore, dhe këtë gje vetëm një shtet i vetqendueshëm dhe i mireorganizuar do mundej të siguronte. Një shtet që ndan begatite dhe sherbimet midis te pasureve dhe të varferve, një shtet social.

    Gjithashtu përkufizimi i merkatizmit dhe multinacionalëve bëhet i domosdoshëm në momentin kur veprimtaria e tyre bëhet e dëmshme dhe vën në rrezik serioz vet planetin Toke, dhe çdo gjallesë që jeton mbi të. Dhe ky përkufizim sigurisht nuk mundet që të vijë nga forcat e djathta, të cilat shprehin merkatistët. Ky perkufizim mundet të vijë vetëm nga një e Majtë e ndërgjegjësuar, e cila respekton historinë e vet edhe qëllimin mbi të cilin ajo dedikon ekzistencën e vet.

    Siç u la të kuptohet aspekti ambientalist përbën një fushë te re dhe të rëndësishme ku e Majta -si ajo europiane në pergjithësi dhe si ajo shqiptare në veçanti- do mundej të lozte një rol të veçantë. Në një kohë që fatkeqësitë natyrore po bëhen shkaku numër një i dëmeve ekonomike dhe i humbjeve në jetë, ky rol i ri ambientalist nga e Majta kthehet në detyrë ndaj vetvetes por edhe ndaj çdo qënjeje njerëzore sidhe ndaj çdo gjallese apo elementi natyror! Dhe sigurisht që nuk do mundej e Djathta e merkatistëve të marri përsipër nje rol të tillë. Ky rol i përket totalisht të Majtës, që pretendon se shpreh një kolazh të gjërë tështresave shoqërore!

    Pra një e Majtë e fortë dhe e ndergjegjësuar përbën dobi për Shqiperine, per Europën sidhe për të gjithë botën!




    nga unë E. Mezini

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    "i majti" edvin.. i super korruptuar... mik i Miljardereve me te medhenj shqiptar..(dhe ata te "majte") .. vate ne bruksel e gjeti nje te majte qe ai te vij e te shmange ligjet shqiptare nga e drejta e te kontrolluarit..
    fola nje dizaj me prodin..tha edvini ne tv..
    po e majta europiane ka qe nga 1945-sa qe rregullisht e ka pranuar sistemin parlamentar me shum parti e me 2 shtylla te shtet-shoqerise.. ose 2 super kushte qe patjater duhen respektuar nga cdo lloj partie politike..
    1 ..qe ndrrimi i pushteteve behet me vote ..
    2..qe cdo qytetar eshte i detyruar pamvaresisht nga posti qe mban ne nje shtet te tregoje xhepat e vet ... sirtaret e zyres dhe llogarite ne banka..

    edvini ka disa vjet qe nuk e njeh kte super rregull ose super ligj..
    Ai haptas injoron e perbuz cdo lloj kontrolli te shtetit te madh mbi at Copez Shteti qe ai sundon..

    Pra ai eshte nje Diktator unik ne llojin e vet.. dhe perderisa flet me prod caushin.. me teorem polici as prodi nuk eshte i majte europian perderisa pranon ksi kastravecesh si bashk-te majte..
    Pra puna e se majtes eshte nje pun mafmu.ti..
    Pa hyr shum ne ato llafollogjit e tua o kryplak.. kshu jan punet..

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Brari,

    ti mire ben qe i sjell ato vleresimet e tua ketu, edhe meqenese ke njohuri me te madhe se mua per gjerat ne Shqiperi une ta kaa lexuar dhe do ta lexoje gjithmone fjalen (pamvarsisht se mund edhe te mos biejme ndakort).

    Nga andej e tutje jam nga ata pak forumista qe megjithese emancipohen kaq shume per politiken, nuk kam dalur ndonjehere pro ndonje partie apo ndonje lideri.

    Nga andej e tutje ky shkrim i dedikohet atyre qe kane idera majtiste -jo ekstremiste-, pamvarsisht partive dhe synon ti emancipoje me teper mbi disa ceshtje mbi te cilat kohet e fundit po behen shume leshime (gjoja integruese dhe perparimtare). Ky shkrim do te tregoje se ekzistojne akoma fronte ku e majta duhet te ket fjale te forte!

    Gjithashtu synon te kaloje mesazhe, kudo qe te mundet, mbi problemet bashkekohore!

    faleminderit

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kryeplak..

    kam shkruar per origjinen e se majtes ne form humori me duket tek ca poezi te miat satiriko politike humoristike.. me njeriun e lashte te epokes se shpellave..
    duhet te jen tek letersia ose folklori me duket..

    me nje fjale.. bota heret u nda me majtas e djathtas.. pamvaresisht se vet termi i majt e i djathte lindi kto shekujt e fundit..

    Ke pare ti ke otopuzi (sic thot luftari) Kombinat tirane ..dikur..me qe je kombinatas..
    vjen otopuzi.. hapet dera..

    cfar ndodh..

    uuuuuuuuuuuuuuuuuuu..mileti vrapon kush te hyp i pari.. si te cmendur bejne.. spyet kush a eshte brari me barre a kryeplaku me Mens..lol. jo mor jo te shtipin..
    a je veteran lufte a hero i punes socialisto-pa pare-iste flet lavdrimo.iste..
    mirë mirë.. te zgerlaqin..
    te fortet kuptohet hyn te paret dhe nje gjys mullaqe e ven te nje karrike.. gjysmen tjater te tjetra.. nje oping te stoli tutje.. tjetren te stoli matan..
    mezi hyn nje xhaxha.. nip sternip i skenderbeut.. e i cerciz Topullit e shok i Bab myslymit e 4 her s-sulmues ne aksionet e kanalit vjos levan bishanak.. e 7 here i nderuar me flet lavderimi si kaps shkelsash kufiri.. po pse do tja dije ai zyllapi i forte.. aty e le ne kembe si qen plakun e shkrete.. i cili nen zhaqete ka dhe plaget nga tend e qypit kur luftonte me gjyshin tend.. kunder jermanit..

    Ja qe aty duken ndarjet majt e djatht..
    cili eshte i majti e i djathti aty ne otopuz..pa me thuaj..
    Ja keshu zhbirilo filozofine e jetes.. mo u zhyt ne libra te trasha.. lol.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-01-2006 mė 17:24

  5. #5
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    o i cik muhabet i ngatarrum kjo ndamja majtas djathtas.

    ata qe shtypen ne "otopusat" e brarit jan gjith proletar pa brek nb*th me demek anojn majtas po cudia o se ata shkojn e vojne djathtas se kujtojn se Sala o majtas. understand you me

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tik tak lexo mire..
    otopuzi eshte shqiperia..
    pra si ne otopuz ca vrapojn te gllaberojn vendet dhe ne rilli live ca gllaberojne resirset e nje vendi..
    e tash fillozofo..

  7. #7
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Kryeplak me gjithe se per Shqiperine eshte alternativa me e mire duke patur parasysh ndotjen e te djathtes shqipetare me personazhe te pa korrigjueshem, une mendoj qe nuk eshte mire te arrijme ne pergjithesime te ketij lloji. Per mendimin tim jane njerzit ata qe i japin ngjyren cdo krahu.
    Ne Shqiperi krahu i djathte ka ngjyre te zeze se ate ngjyre i ka dhene dembelomaloku-koktrashoinjoranti-araboislamiku-ptriarkalobajraktari berisha. Por kjo nuk vlen edhe per qeveri te tjera te djathta ne Evrope, qe kane ne krye te tyre djem puntor qe e duan vendin e tyre.
    Qeverite e soteme mbeshteten me shume ne pragmatizem(ne mundesite specifike te vendit perkates) se sa ne dogmat teoriko-pergjthsuese te fundit te shekullit te 19-te dhe te shekullit te 20-te. Prandaj edhe gershera e majte e djathte sa vjen e zvogelohet.
    Megjithate analiza me pelqeu.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar mė parė nga peshkaqeni33
    Prandaj edhe gershera e majte e djathte sa vjen e zvogelohet.
    Megjithate analiza me pelqeu.
    Po zvogelohet se ne shume vende e majta ka vdekur, nen leshimet e "vetkuptueshme" (qe nuk duhet te ishin te vetkuptueshme)!

    Por me problemet qe do shumohen ne te ardhmen, sic jane prishja e shtetit, rritja e pabarazise dhe kryesisht ndotja e metejshme e planetit besoj se e Majta do e nxjerri koken perseri (me shume se heret e tjera). Kesaj radhe do behet nje pastrim i ri midis te Majtes, jo me kriteret staliniste sigurisht (si nje here e nje kohe) por me kriter perfaqesimin e publikut. Jam i sigurte se perballe rreziqeve te reja interesat e publikut nuk do vazhdojne te jene te njejta me interesat e industrialisteve (sic mendohej deri me sot, se gjoja ne Europe keto interasa ishin te perbashketa). Dhe kur rruget te ndahen atehere do te jete radha e se Majtes qytetare qe te ket fjalen e pare mbi gjerat, te pakten ne Europen e Bashkuar.

    Te shpresojme qe kjo dite te mos jet shume larg, sepse problemet nuk presin dot me teper!


    Verejtje:
    Mire do ishte qe disa karakterizime ofenduese me baze krahinore te mos permenden ne kete Forum (aq me keq ne nje teme te hapur nga une me qellim serioz)!
    flm

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Edhe une si ti mendoj, Kryeplaku. Ka shume gjasa qe e ardhmja te jete e se Majtes.

    Ama per Shqiperine eshte e veshtire te flasesh. Aty s'e ndan dot te Majten nga e Djathta, perveçse nga emri qe mban partia ose nga pozicioni i karrigeve qe deputet ngrohin ne Parlament.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •