Close
Faqja 0 prej 85 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1694
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Izrael - Palestinė

    Palestinezėt votojnė pėr parlamentin (BBC ne Shqip)

    Palestinezėt kanė filluar tė votojnė nė zgjedhjet e para legjislative nė dhjetė vjet.
    Partia qeverisėse Fatah pėrballet me njė sfidė tė fortė nga lėvizja islamike Hamas qė ka paraqitur kandidatė pėr herė tė parė.

    Pėrfshirja e tyre ka shkaktuar shqetėsim serioz nė Izrael, Shtetet e Bashkuara dhe Evropė, ku Hamasi ėshtė ndaluar si lėvizje terroriste.

    Mijėra forca policie palestineze janė angazhuar pėr ruajtjen e qendrave tė votimit dhe militantėt kanė premtuar qė tė mos i pengojnė zgjedhjet.

    Votuesit palestinezė mezi presin, sepse u ėshtė dashur tė presin pėr njė kohė tė gjatė pėr tė thėnė fjalėn e tyre dhe pėr tė bėrė zgjedhjen e tyre nė kutitė e votimit.

    Shumė palestinezė thonė se ata duan tė ndėshkojnė partinė nė pushtet Fatah qė konsiderohet gjerėsisht si e paefektshme dhe e korruptuar.

    Hamasi ka vėnė re se ka njė mundėsi. Ai ka hedhur tej urrejtjen pėr njė institucion tė ngritur nė vitet 90-tė gjatė procesit tė paqes me Izraelin dhe po konkuron pėr nė parlament me shpresė se do ta kthejė mbėshtetjen politike qė ka nė zė zyrtar politik.

    Ky ėshtė njė hap i rėndėsishėm - ai tregon se Hamasi ka shtuar njė element pragmatizmi nė arsenalin e taktivave tė tij.

    Por Karta e lėvizjes ende bėn thirrje pėr shkatėrrimin e shtetit tė Izraelit, dhe Hamasi nuk i ka lėshuar armėt.


    Sot zhvillohen zgjedhjet parlamentare nė Palestinė (Deutsche Welle)

    Sot nė Palestinė kanė filluar zgjedhjet parlamentare. Kėto janė zgjedhjet e para parlamentare qė prej dhjetė vitesh nė kėtė rajon

    Gjithēka varet nga klima. Nė rast se do tė jetė kohė e bukur, atėherė mund tė llogarisim me njė pjesėmarrje tė lartė nė kėto zgjedhje, thotė Mahdi Abdel Hadi, drejtori i institutit palestinez pėr politikėn nė Jeruzalemin Lindor. Por nė rast se bie shi apo madje dėborė, vazhdon ai, atėherė grupi i Hamasit do tė pėrfitojė nga moti. Sepse nė rast tė tillė, Hamasi ka vėnė nė dispozicion autobuzė, tė cilėt mund tė pėrdoren nga populli pėr tė shkuar nė pikat e votimit.

    Rreth 1.4 milionė palestinezė priten tė votojnė sot pėr parlamentin e tyre tė ri. 11 parti dhe shumė kandidatė tė pavarur kandidojnė nė kėto zgjedhje. Dy konkurrentėt kryesorė janė Lėvizja e Fatahut e presidentit Mahmud Abaz dhe grupi i Hamasit, i cili kandidon nėn emrin "Ndryshim dhe Reforma".

    Pas tyre vijnė parti tė vogla dhe lėvizje tė ndryshme politike. Por Hamasi kandidon pėr herė tė parė dhe po tė kemi parasysh suksesin qė pati ky grup gjatė zgjedhje komunale qė u zhvilluan nė vend vitin e kaluar, atėherė mund tė thuhet me siguri se Hamasi do tė hyjė nė parlametin e ri palestinez. Shumė ekspertė dhe analistė kanė deklaruar se llogarisin me tė paktėn 30% tė votave nė favor tė Hamasit.

    Edhe Mahdi Abdel Hadi ėshtė i sigurtė se Hamasi do tė jetė pjesė e qeverisė sė re: "Nė fakt kjo ėshtė njė garė pikė mė pikė mes Fatahut dhe Hamasit. Besoj se do tė kemi 62 mandate pėr Fatahun dhe 58 pėr Hamasin dhe 12 pėr tė tjerat. Mendoj se do tė kemi njė koalicon mes Fatahut dhe Hamasit."

    Ndėrkohė nė Izrael opinioni publik ėshtė i shqetėsuar mbi sukseksin e mundshėm tė Hamasit nė kėto zgjedhje. Ish ministri i jashtėm Shimon Peres u shpreh pėr njė radio izraelite: "Sido qė tė jenė rezultatet finale tė kėtyre zgjedhjeve, fitorja e Hamasit do tė jetė njė dilemė. Le tė supozojmė se Hamasi do tė fitojė, ndonėse nuk e besoj kėtė gjė. Pra nė rast se Hamasi do tė krijojė njė qeveri a do tė vazhdojė te jetė nė tė njejtėn kohė njė organizatė terroriste? Kush do tė flasė me kėtė grup? Kush do tė ulet nė njė tryezė me ata qė vėnė bomba? Qeveria e pėrkohshme autonome palestineze ka rreth 150.000 nėpunės dhe bashkėpunėtorė. Kėta njerėz duhen paguar dhe kjo nuk mund tė bėhet pa ndihmė nga jashtė. Por kush do ta financojė njė grup terrorist? Nuk mund tė ekzistojė njė koalicion me terroristė qė vėnė bomba nėn makina dhe autobuzė."

    Ndėrkohė politikanė tė Hamasit kanė deklaruar se nė rast se do tė krijohet njė koalicion, grupi i tyre kėrkon vetėm disa poste jorelevante ministrore.

    Votuesit mund tė zgjedhin mes 700 kandidatėve qė janė vėnė listat zgjedhore. 85 prej tyre janė gra. Pikat e votimit do tė mbyllen sot nė mbrėmje nė orėn 19.00. Por rezultatet pėrfundimtare priten pas disa ditėve.

  2. #2
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Pra kesaj i thone beni votime "demokratike" per sa kohe nuk zgjidhni keta njerzit qe kam une ne kete listen time te zeze!
    Ah c'fare demokracie e kulluar.
    Ne fakt edhe ne kohen e Dulles ne votonim te gjithe (per njerzit qe caktonte Dulla)!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Pra kesaj i thone beni votime "demokratike" per sa kohe nuk zgjidhni keta njerzit qe kam une ne kete listen time te zeze!
    Ah c'fare demokracie e kulluar.
    Ne fakt edhe ne kohen e Dulles ne votonim te gjithe (per njerzit qe caktonte Dulla)!
    Antares, per kuriozitet e ke lexuar ndonjehere "kushtetuten" e Hamas? Na sill ca nene po pate mundesi, dhe pastaj flasim per lista te bardha apo te zeza.

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Kjo "Demokracia jote e kushtezuar" me kujton pakez doktrinen Brezhnjievniane te "Sovranitetit te Kufizuar".....
    Nuk ke kam hallin tek Hamasi po tek hipokrizia e atyre qe japin leksione per demokraci e zgjedhe "te lira" per sa kohe jane te sigurt qe fitojne njerzit e tyre.
    Sa per Hamasin, ka fakte qe thone se eshte krijuar (fillimisht) nga Mosadi per t'iu kundervene Al'Fatahut te Arafatit -organizate kjo laike dhe nacionaliste njekohesisht.
    Pastaj u doli nga dora (ashtu si Noriega, Bini - Jankive etj etj)......
    =============
    P.S. Edhe Dulla thoshte qe po te kishte parti te tjera jashte PPSH ato do ishin vegla te imperializmit amerikan (dhe koha tani tregon qe kishte te drejte)......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kurse une kam te dhena qe Hitleri ishte agjent i Inteligence Service per tua thyer hundet gjermaneve... Sa te poshter keta anglezet, si duroj dot...

  6. #6
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Antares, ne Rusi e do demokracine te kushtezuar, dmth faktikisht nuk e do fare, sepse asnje shtet demokratik nuk mund te ekzistoje pa shoqeri civile (hap fjalorin dhe gjej perkufizimin e duhur te shoqerise civile) e cila meshirohet ne NGO. Ndersa ne Palestine e do te pakushtezuar, dmth edhe kriminelat si ata te Hamas, te perfshihen.
    Pa hyre fare ne aktivitetet e tyre qe nga krijimi, shiko kushtetuten na sill ca nene ketu, qe nga zhdukja e Izraelit, jo zgjidhje paqeore e "dy-shteteve" dhe per me teper, monopolizmin e Palestines (duke perfshire dhe Jerusalemin) vetem nga myslymanet, se me demek eshte toka e tyre e shenjte. Se per te krishteret eshte buke e djathe.

  7. #7
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Presonalisht ate me nder "demokracine" une nuk e dua as ne Rusi e as ne Palestine.....Historia tregon se eshte sistemi me i ndyre e me hipokrit i mundshem, po kjo i takon nje teme tjeter.
    Une thjesht ve ne pah hipokrizine e idhtareve te zjarrte te demokracise dhe argetohem pa mase ne kete proces.
    Sa per ate pulen qe fluturon.....nuk ja vlen te konsumoj tastieren se e gjora e humbet shpejt toruan dhe kalon ne histerizem qe e pengojne pastaj te na perktheje te vjellat e Llallusherise atlanticiste.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  8. #8
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Antares, si gjithmone nuk me zhgenjen, bej gati valixhet ne behar per ne Shen Peterburg, se the vete qe eshte nje cike si i ftohte ky dimer. Jo per gje, por edhe me 30% te burimeve globale te gazit natyror, nena Rusi nuk po i ngroh dot bijte e saj.

  9. #9
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Eh moj "burrnesh", ky eshte nje dimer qe heren e fundit u pa ne Moske e Stalingrad para 60 vjetesh.......
    Une te propozoj te ulemi ne ndonje kafe nen hijen e Ermitazhit dhe te bisedojme per "demokracine" e pse jo edhe per "Gjirin Persik".....
    Kam frike se "ariu Rus" eshte duke dale nga letargjia...... Mjer cakejte (edhe pulat me ate rast) qe do ti gjenden rrotull........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  10. #10
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kafe my ty? Bar miu me pikatore tha xhaxhi Vani .

    Degjo bre "burre" se po dalim nga tema. Lere Rusine se s'eshte vendi per te diskutuar ketu, hidhemi tek tema tjeter, per gur e per spiune.

    Sa per zgjedhjet ne Palestine, shpresoj te zhvillohen ne qetesi, dhe ne menyre demokratike, nqs duan qe kryeministri i "ri" te mbaje fjalen qe dha para disa ditesh dhe te filloje terheqjen nga disa zona ne West Bank.

  11. #11
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kur permend gjithmone te njejten apo te njejtat fjale, kjo futet tek rastet e psikiatrise. Sepse nuk ka asnje rendesi tema apo çeshtja qe flitet, kudo hyn "ariu rus", "jankia i felliqur", "miu çifut"... Flitet per çeljen e trendafilave, "kerma çifute" aty do jete. Flitet per si te gatuajme byrek me gjize, aty e ke "jankine", flasim per "kush do te luaje ne linje", "ariu rus" kembekryq aty. Edhe pike uji i embel te jesh, do e kesh gerryer tashme çelikun me special qe mund te jete prodhuar ndonjehere. Te behet sikur nga shkon ke nje tam-tam te vazhdueshem ne vesh.

    E keshtu...

  12. #12
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Si te duash, po e pi kafene me Aleksander Duginin atehere.... Nuk e kuptoj se pse e paraqit gjendjen sikur nje terheqje e pjesshme e cifuteve (te na fale pula ketu per permendjen e te adhuruarve te saj) qenka nje "leshim" apo favor i Jahudinjve? Ajo Intifada (e pare dhe e dyte) kot u be? Atehere bujrum, le te rrine ne territoret e pushtuara Jahudinjte.
    Nuk u mjaftoi mesimi qe moren nga Hezbullahet? A po, edhe terheqja me bisht nder shale nga Libani ishte nje "favor" apo dhurate qe beri Izraeli.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  13. #13
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Sipas lajmeve te BBC zgjedhjet i ka fituar Hamasi. Nga 138 vendet ne parlament Hamasi i ka fituar rreth 80 vende. Lajmi ishte ne anglisht nuk po e postoj. Te shohim tani si do shkojne punet.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Shume zhgenjyese lajmet nga palestina, fitoi Hamasi. Sic ka thene Konica, 'cdo vend meriton qeverine qe ka'. Le tja veje festen sipas kokes Evropa dhe amerika palestinezve tani.

  15. #15
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Hamas

    Ndoshta zgjidhja me e mire qe ka bere populli Palestinez ne keto vitet e fundit.
    Levizja e rezistences se armatosur, ka luftuar per formimin e nje shteti te pavarur palestinez, qe sot e 18 vjet dhe nuk ka sesi te mos votohej.
    Nderkohe ka derdhur gjak dhe ka bere flijime per Palestinen duke filluar qe me anetare te thjeshte te levizjes e deri ne intancat me te larta te saj,perkujtojme vrasjen e dy lideve brenda muajit, Yassin dhe Rantisi.
    Nderkohe qe hamasit nuk i mjaftonte nje armik si cionistet pushtues por duhesh edhe nje Arafat me levizjen e tij Al fet'h e cila i zinte anetaret e saj dhe i dergonte ne burgjet armike.
    Ky eshte nje mesim i mire, edhe per ne shqiptaret, qe meriton te qeverise levizja qe beri luften e jo ato qe ngrohin veze me armikun, e me pas na hiqen sikur ckane bere.
    Nje aforizme e sajuar koheve te fundit thote: Trimerite e Herkulit , tarngalleqet e Hekuranit.
    Injoranca nuk zhduket me top

  16. #16
    Desert Fox Maska e bayern
    Anėtarėsuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030

    Lėvizja HAMAS n krye tė Palestinės.

    Levizja Islamike Kurajo (HAMAS) fiton zgjedhjet ne Palestine. Ata kane siguruar 76 nga 132 ne Parlamentin e ardhsem Palestinez, duke fituar automatikisht te drejten per te zgjedhur qeverine e re te shtetit te Palestines.
    Pas kesaj ngjarjeje qe ka tronditur administraten Bush reagimet kane qene te ashpra. Vete presidenti i shteteve te bashkuara te amerikes pyetjes direkte 'nese do ta njohe administrata e tij kete rezultat' eshte shprehur se c'do organizate qe nuk perkrah paqen eshte nje hap prapa per arritjen e saj.
    Mgjth sic eshte shprehur sekretari i pergjithshem i kombeve te bashkuara, Koffi Annan qe zgjedhjet jane kryer ne menyre demokratike edhe si te tilla duhet pranuar rezultati i tyre pa asnje rezerve. Megjithate ai ka thene midis te tjerash qe tashme duhet pare se c'rruge do te ndjeke udheheqja e re Palestineze edhe se c'drejtim do marre situata ne lindjen e mesme.
    I 'eger' ka qene ne reagimin e tij edhe zevendesuesi i Sharonit, Olmert i cili ka theksuar qe nuk do te kete tratativa me hamasin per nje qetesim te situates midis Arabeve edhe Izraelit derisa Hamas te c'armatoset edhe te heqe dore nga zhdukja e shtetit te Izraelit.
    Ne zgjedhje ka marre pjese 77 % e popullsise e cika ka shprehur qarte edhe nje here deshiren e vendit Islamik per nje zgjidhje ndryshe nga ajo qe ofronte Fatah e ish presidentit Yasser Arafat e cila drejtohet nga kryeministri Mahmoud Abaz i cili eshte i humburi i madh i ketyre zgjedhjeve.

    U kerkua nje proces demokratik, edhe i tille ishte. Populli Palestinez vendosi fatin e tij edhe si perzgjedhje e popullit duhet respektuar pa pasur rezerva. Mbetet vetem enigma e konfliktit te hapur midis qeverise zioniste edhe tashme qeverise Palestineze.

    Interesant fakti qe pasi hamas mendohej te ishte zbutur totalisht me humbjen e 2 lidereve karizmatike si sheiku Ahmad Yassin edhe doktorri Abdel Rantizi si rrjedhoje e bombardimeve me Apache nga policia Izaelite, tashme kjo levizje do te qeverise ne forme legale shtetin e Palestines. Khaled Mashal lideri i Hamas ne mergim ne Jordan eshte shfaqur shume entuziast per rezultatin e ketyre zgjedhjeve. Megjithate mbetet akoma per tu pare se a do te lejohet ai te kthehet ne Palestine, pasi duhet theksuar qe edhe ai ka qene viktime e nje atentati per ta eleminuar nga ana e Mossad.

    Nuk mbetet gje tjeter vetem per te vezhguar c'politike do te ndjeke Hamas si forca kryesore udheheqese ne palestine.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  17. #17
    Po Natyrsiht se HAMAS ne krye, ata i respektojne dhe i vlersojne luftetaret e vet.
    E besomni se palestinezet do ia arrine qelliemt e veta shume shpejte.

    E jo si ne qe clirimtaret i zhvlersuam dhe ia kthyem shpinen.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Citim Postuar mė parė nga INDRITI
    Ndoshta zgjidhja me e mire qe ka bere populli Palestinez ne keto vitet e fundit.
    Levizja e rezistences se armatosur, ka luftuar per formimin e nje shteti te pavarur palestinez, qe sot e 18 vjet dhe nuk ka sesi te mos votohej.
    Nderkohe ka derdhur gjak dhe ka bere flijime per Palestinen duke filluar qe me anetare te thjeshte te levizjes e deri ne intancat me te larta te saj,perkujtojme vrasjen e dy lideve brenda muajit, Yassin dhe Rantisi.
    Nderkohe qe hamasit nuk i mjaftonte nje armik si cionistet pushtues por duhesh edhe nje Arafat me levizjen e tij Al fet'h e cila i zinte anetaret e saj dhe i dergonte ne burgjet armike.
    Ky eshte nje mesim i mire, edhe per ne shqiptaret, qe meriton te qeverise levizja qe beri luften e jo ato qe ngrohin veze me armikun, e me pas na hiqen sikur ckane bere.
    Nje aforizme e sajuar koheve te fundit thote: Trimerite e Herkulit , tarngalleqet e Hekuranit.

    Me duket se e ke gabi o indrit. Nuk e di nga frymezohesh qe flet keshtu, por them se palestinezt kane per tja pare shpejt hajrin hamasit. nuk behet shtet me kacake ferrash dhe ekstremiste me zell religjoz.

  19. #19
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169
    Citim Postuar mė parė nga Lunesta
    Me duket se e ke gabi o indrit. Nuk e di nga frymezohesh qe flet keshtu, por them se palestinezt kane per tja pare shpejt hajrin hamasit. nuk behet shtet me kacake ferrash dhe ekstremiste me zell religjoz.
    Aspak se kam gabim, dhe as qe dyshoj se situata do perkeqesohet, por ama dihet fjala e urte qe:Liria i ka rrenjet ne gjak Ndaj nuk do me duket cudi nese do vazhdoje ende kjo lufte.
    Ne kete momente me kujtohet nje tregim i Kadarese qe e kam hasur ne leximin e klases se V i cili mban titullin Ne zgjodhem rrugen e luftes
    Pra edhe populli palestinez zgjodhi kete rruge te veshtire pasi i ngop me premtime boshe te faktorit nderkombetar.

    Hamas nuk eshte grup kacak por jane luftetare qe duan te jetojne te lire ne vatrat e tyre, te kene shtetin e tyre e ta pine kafen e mengjesit pa frike se bie ndonje predhe nga lart.
    Injoranca nuk zhduket me top

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Eh populli i shkrete palestinez..


    Shkoi " NGA SHIU.... NE BRESHER"

    Por fundja " Ai stan .. ate bulmet nxjerr" thote populli shqiptar

Faqja 0 prej 85 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sionizmi politik dhe fetar nga Ajni Sinani
    Nga Explorer nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 10:55
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 19:21
  3. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  4. "Dardania" e Haklajit, sukses nė Izrael
    Nga Blendi nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •