Close
Faqja 8 prej 85 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 160 prej 1694
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926
    Palestinezėt vuajnė nga lėndimet e paspjegueshme

    Qyteti i Gazės – Mjekėt palestinezė thonė se Izraeli ėshė duke pėrdorur armė jo-konvencionale nė Rripin e Gazės duke i lėnė kėshtu trupat viktimave palestineze “me lėkurė nė asht” dhe duke i shkatėruar organet e brendshme pa ndonjė shenjė tė dukshme tė ndonjė plage tė shkaktuar nga ndonjė lloj shrapneli.
    “Nė disa raste ne kemi hapur abdomenin (barkun) dhe kemi gjetur organe tejet tė copėtuara (fragmentuara)” deklaroi pėr The Independent Dr. Juma Al-Saqqa, drejtor i mardhėnjeve me publik nė Spitalin Shifa.

    Mė shumė se 200 palestinezė janė vrarė dhe qindra tė tjerė janė plagosur qė nga 12 qėrshori kur Izraeli lansoi ofensivėn e tij tė gjėrė.

    Mjekėt palestiezė thonė se trupat e palestinezėve janė djegur “deri nė asht”.

    Mostra nga plagėt e palestinezėve janė dėrguar pėr nė Itali nė dyshim se disa nga plagėt ėshtė e mundur tė ishin shkaktuar nga Fosfori.

    Njė raport i ministrisė palestineze tė shėndetsisė thotė se plagėt tregojnė se Izraeli ėshtė duke pėrdorur projektilė tė “jashtėzakonshėm (tė pa-parė nė tė kaluar)” me substanca “rrezatuese”.

    “Ne mendojmė qė kjo duhet studiuar” thekson Saqqa.

    Vrazhdėsia e plagėve tek palestinezėt ka detyruar WHO (Organizatėn Botėrore tė Shėndetit) qė tė shqyrtojė lansimin e njė hetimi tė plotė lidhur me kėtė qėshtje.

    Dr. Ambrogio Manenti, udhėheqės i Zyrės pėr Bregun Lindor dhe Gaza-n nėn WHO thotė se njė vlerėsim preliminar ishte kryer nga Trupi Botėror.

    Ky vlerėsim i ishte referuar shtabit qėndror tė WHO nė Gjenevė i cili tani ėshtė duke e shqyrtuar fillimin e njė hetimi tė plotė, shtoi ai.

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Cka eshte me mire se sa hipokritet, qe tallen me ta duke "i qare hallin".

    Mbasi jane keqperdore per dekada nga "vellezerit arabe", si mish per top apo ushqim ideologjik per turmat. Keto "vellezer" i trajtojne si te internuar neper kampe 50 vjecare, pa u dhene asnje mundesi integrimi ne shoqerite e veta, ata qe pikerisht i shnderruan ne refugjate nepermjet luftrave qe shkaktuan k/Izraelit.

    Mirepo cka pritet nga breza te rritur ne skamje, varferi shpirterore, mungese alternative?

    Urrejtje.

    Po a mund te ndertoje urrejtja?
    sa jini i drejt sa mir flitini dhe njifni situaten.
    jeni korekt keni respekt jeni human !
    Bravo qe ka enden njerz me zemer dhe mende njeriu

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    amendamenti i pare






    uh, dolem komplet jashte teme.. (mod, shuaji po qe se nuk te duken ne rregull)

    jeni personi me inteligjent qe kam lexuar deri me tani

    ju njifni shum gjera por korekt , kjo asht me rendesi .

  4. #144
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Rice dhe Bush nė Jordani pėr procesin e paqes

    Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, thotė se ekziston njė hapje e vogėl nė rifillimin e pėrpjekjeve pėr paqe mes Izraelitėve dhe palestinezėve.

    Dr. Rice tha se shpresonte qė tė dyja palėt tė pėrfitonin nga momenti dhe tė ecnin drejt qėllimit pėr dy shtete qė do tė jetonin paqėsisht pranė njėri-tjetrit.

    Ajo e bėri kėtė deklaratė gjatė misionit tė saj nė Lindjen e Mesme, gjatė tė cilit po pėrpiqet pėr tė ringjalluar bisedimet e ngrira mes tė dyja palėve.

    Ajo zhvilloi bisedime me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

    Sekretarja amerikane Rice, u bėri thirrje udhėheqėsve izraelitė dhe palestinezė ta zgjerojnė armėpushimin e brishtė nė Gazė.

    Duke folur nė Jordani, presidenti Bush riafirmoi angazhimin amerikan pėr zgjidhjen me opsionin pėr dy shete mes palestinezėve dhe izraelitėve.

    Po nė Jordani, kryeministri irakian, Nouri al-Maliki, tha se forcat irakiane mund tė marrin plotėsisht nė kontroll sigurinė e vendit nė qershor tė vitit tė ardhshėm.

    Duke folur pėr televizionin amerikan pas bisedimeve me presidentin Bush, ai tha se ishte i rėndėsishėm shpejtimi i stėrvitjes sė forave irakiane.

    Por zoti Bush, kėmbėnguli se trupat amerikane duhet tė qėndrojnė derisa puna e tyre tė ketė pėrfunduar dhe pėrsa kohė qeveria irakiane tė kėrkonte praninė e tyre.

  5. #145
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926
    Me faqet e plagėve e reja tė njė lufte pa fund

    Gjyshet palestineze, tani edhe "martire"

    Njė 70-vjeēare hodhi veten nė erė nė njė sulm tė "Hamas"-it kundėr ushtarėve izraelitė. Ajo mund tė jetė e para nė njė "ekip" rekrutėsh tė moshuar


    Nė qendėr tė Beit Hanoun nuk ka mbetur mė asgjė nga xhamia 800-vjeēare qė ngrihej dikur, pėrveē minares. Duket si njė far qė ngrihet lart, nė mesin e njė deti tė trazuar. Njerėzit, shtėpitė e tė cilėve janė shkatėrruar gjatė operacionit tė fundit tė ushtrisė izraelite, qėndrojnė tė ulur nė karrige plastike, pėrreth zjarreve. Gjatė netėve, ata flasin pa fund me fqinjėt. Njė prej tyre ėshtė Vatfa Kafarna. "Unė pashė ushtarėt izraelitė sy mė sy", thotė ajo. "Ata morėn nipin tim 4-vjeēar, Mahadi, me sindromėn e daunit. E qėlluan dhe i bėrtitėn: ‘Ku janė armėt?‘ Tani, ai ėshtė i traumatizuar dhe lag shtratin ēdo natė". Nė fakt, jo shtratin e tij, pasi familja Kafarna ėshtė e pastrehė dhe jeton falė bamirėsisė e ndihmės sė miqve. Nga sytė e Vatfas rrjedhin lot sapo ajo sheh tė birin, nusen dhe nipin, tė strukur pėrreth njė stufe. Burri i saj, Diab, pėrmes rrėnojave, i drejtohet sė shoqes. "Njė puthje", thėrret ai. Dhe nė mėnyrė mallėngjyese puth bashkėshorten nė buzė. "Ajo ėshtė zemra ime, drita ime. Kemi humbur shtėpinė, por jo njėri-tjetrin", thotė ai. Gjatė sulmit, ushtarėt izraelitė kishin ndaluar tė gjithė burrat nga 16-70 vjeē, pėrfshirė edhe fėmijėt dhe nipat e Vatfas e Diabit. Ushtria kishte marrė nė shėnjestėr xhaminė nė njė pėrpjekje pėr tė arrestuar militantėt qė fshiheshin atje. Gratė kishin bėrė rezistencė. Ishin mbledhur si mburoja njerėzore pėrreth xhamisė, pėr tė ndihmuar militantėt tė largoheshin. "Unė jam 72 vjeē", thotė Vatfa, "por ndėrsa e bėja kėtė u ndjeva si 20, e re dhe e gatshme pėr tė vepruar". Ajo heq nga koka shaminė dhe e mban nė dorėn e djathtė. "Valėvitja shaminė time si njė flamur i bardhė dhe lutesha bashkė me gratė e tjera pėrballė xhamisė sė shenjtė. Por, izraelitėt vazhduan ta shembnin atė". Dy gra u vranė nga forcat mbrojtėse izraelite atė ditė. Vatfa u rrah, ndėrsa 70-vjeēarja Fatma Najar u godit nga njė buldozer. Tre javė mė vonė, Najar hodhi veten nė erė nė afėrsi tė njė postblloku izraelit, duke plagosur dy ushtarė. Nė Gaza, ajo shihet si njė heroinė. "Nėse izraelitėt vijnė nė shtėpinė time dhe qėllojnė fėmijėt e mi, nėse do tė kisha eksploziv, edhe unė do tė bėja tė njėjtėn gjė", thotė Vatfa. "Gruaja ėshtė ajo qė humbet mė shumė", thotė Khola, njė fqinj, duke qėndruar mbi rrėnojat e shtėpisė sė tij. 200 shtėpi u shkatėrruan nė Beit Hanoun. "Fatma Najar, njė grua e moshuar, bėri atė qė njerėzit nuk kanė guximin ta bėjnė. Asaj iu shkatėrrua shtėpia mbi kokė, djemtė e saj u burgosėn, nipat iu vranė", thotė Khola. "Ne duam tė besojmė te paqja, por si mundemi ne ta bėjmė kėtė, kur avionėt ushtarakė fluturojnė mbi kokat tona ēdo natė", pyet Vatfa, "duke i bėrė nipat tanė tė qajnė dhe tė lagen nė shtrat, kur ende tanket lėvizin nė kufi. Unė nuk mund tė besoj se mund tė arrihet paqja". Familja e Fatma Najar dėgjoi pėr sulmin e saj nė radio. "Ne menduam se duhet tė kishte njė tjetėr Fatma Najar", thotė djali i saj, Xhihadi, 35-vjeēar. "Nuk na kishte shkuar nėpėr mend se mund tė bėhej fjalė pėr nėnėn tonė. Mė pas, njerėzit filluan tė vinin dhe ne e mėsuam se ishte e vėrtetė. Ndienim keqardhje pėr humbjen e saj, por edhe krenari gjithashtu". Nė shtėpinė e saj tani ka njė poster tė madh me foton e saj, ku shkruhet "Martire". Ėshtė nė fakt shokuese kur sheh njė grua tė vjetėr qė mban nė duar njė automatik. Disa nga 70 nipėrit e stėrnipėrit e saj luajnė nėn atė foto. Israa, 6 vjeē, mban veshur njė bluzė, ku shkruhet "fėmijėri tė lumtur". "Gjyshja ime ka shkuar nė parajsė, sepse ajo sulmoi izraelitėt", thotė ajo. Tani, ditėt e vizitave tė zisė kanė pėrfunduar. Mbrėmjen e parė, anėtarė tė brigadave Qassam, krahu i armatosur i "Hamas"-it, kishin ardhur pėr vizitė. Djali i saj, Inam, thotė: "Na thanė, ‘nėna juaj ka kėrkuar ta bėnte kėtė pėr dy vjet me radhė dhe ne i thoshim jo. Mė nė fund ajo na tha, nėse nuk mė jepni njė brez me eksploziv, do tė shkoj vetė diku e tė vritem dhe gjaku im do tė rėndojė mbi ju. Ia dhamė‘". Gra tė tjera tė moshuara tani duan tė bėhen kamikaze. Familja debaton pėrse ajo e bėri kėtė. Ndoshta ishte pėr shkak tė vrasjes sė nipit tė saj. "Djali im, Adili, ishte 18 vjeē kur u vra", thotė Fatiya, 52 vjeē, djali mė i madh i Fatma Najarit. "Ai po qėllonte me gurė kundėr ushtarėve izraelitė". Mė pas u vra edhe djali tjetėr i Fatiyas, Shabani. Ai kishte sulmuar njė ushtar izraelit me njė thikė. Ishte qėlluar plot 72 herė, kishte humbur njė kėmbė dhe ishte paralizuar. Familjarėt tregojnė njė fotografi tė Fatmės, njė grua me njė pamje tė ėmbėl, me shaminė e bardhė mbi kokė. Fqinjėt tregojnė histori pa fund pėr bujarinė e saj, si u jepte ajo ėmbėlsira fėmijėve tė lagjes, si u tregonte pėrralla dhe luante me ta. Najar ishte njė grua besimtare, e angazhuar nė komitetet e xhamive dhe e dinte pėrmendėsh Kuranin. Vetėm pas vdekjes sė saj, familja zbuloi se kishte punuar pėr "Hamas"-in. "Na treguan se kishte dėrguar ushqime, ujė dhe municione pėr rezistencėn nė vijat e frontit. Ne nuk dinim asgjė", thonė ata. Natėn para operacionit tė saj vetėvrasės, Fatma ishte takuar me fėmijėt dhe nipat e saj. U kishte ēuar atyre veshje dhe ėmbėlsira. Ndėrsa po largohej, kishte kthyer kokėn dhe njė herė tė fundit, duke parė nė njė mėnyrė disi tė ēuditshme. "Mendoj se ajo ēka e zemėroi atė mė shumė, ishte masakra nė Beit Hanoun (njė familje prej 17 anėtarėsh u vra, ndėrsa izraelitėt bombarduan shtėpinė e tyre). Nėna shkoi nė atė shtėpi dhe pyeti gruan qė kishte mbijetuar: Pėrse tė vdesin djemtė e tu? Nėse Allahu e lejon njė gjė tė tillė, unė vetė do tė bėhem martire". Njerėzit kishin qeshur: "Mendoni se ata do tė merrnin njė grua tė vjetėr si ju?" Por, pak mė vonė, ajo u bė kamikaze, duke plagosur dy ushtarė izraelitė dhe duke i dhėnė fund jetės sė vet. Javėn e kaluar, "Hamas"-i zhvilloi njė ceremoni nė Beit Hanoun, nė kujtim tė 140 palestinezėve tė vrarė gjatė muajit nėntor. Mijėra njerėz morėn pjesė. Kryebashkiaku Nazek el-Kafarna mbajti njė fjalim nė nder tė Fatma Najar: "Kjo grua e moshuar pa shtėpitė e shkatėrruara dhe pemėt e shkulura. Ajo pa se si njerėzit nėpėrkėmbeshin. Ajo mori shpirtin e saj nė duar dhe u nis drejt martirizimit". Ndėrkohė, tė tjerė njerėz mendojnė se akti i Fatma Najarit shėnon fillimin e njė kulture tė re. "E dimė se pas liderėve izraelitė ka vendimmarrės qė studiojnė sjelljen e palestinezėve. Fatma u tregoi atyre se nuk mund t‘i japin fund ēėshtjes palestineze pa dhunė", thonė ata. E mes njerėzve kishte plot gra, shumica tė moshuara, qė mbanin nė dorė fotot e njerėzve tė tyre tė vrarė. "Ne tė gjitha duam tė bėhemi si Fatma", thėrrisnin ato. "Jemi tė kėnaqura nga armėpushimi", thonė ato, "por nėse izraelitėt kthehen, do ta shikojnė ēfarė i pret. Ne do tė bėjmė tė gjitha si Fatma". "Unė e di se tė paktėn 20 prej nesh janė tė gatshme tė lidhin eksplozivėt rreth mesit", thotė Fatma Naouk, 65 vjeēe. "Tani ėshtė koha e grave. Tani, gratė e moshuara kanė gjetur mėnyrėn pėr t‘u bėrė tė dobishme".





    Ftesa "e artė" e njė biznesmeni hebre pėr bisedimet mes izraelitėve dhe palestinezėve


    Pasaniku deklaron se ka edhe mbėshtetjen e Toni Blerit


    Nė njė iniciativė tė re nė Lindjen e Mesme, njė biznesmen izraelit, i ka ofruar Kryeministrit palestinez 1 miliard dollarė, nėse ai dhe homologu i tij izraelit, do tė ulen nė bisedime dhe tė arrijnė njė marrėveshje paqeje. Biznesmeni miliarder, Avi Shaked, i cili e ka krijuar perandorinė e tij duke drejtuar lojėra fati nė internet, thotė se ai ka mbledhur bashkė njė grup financuesish ndėrkombėtarė, qė janė tė gatshėm tė japin menjėherė para, nėse njė marrėveshje arrihet. Njė shumė fillestare prej 100 milionė dollarėsh do tė jepej menjėherė nėse Kryeministri Ismail Haniyeh, njė nga liderėt e grupit militant islamik Hamas, dhe homologu i tij izraelit, Ehud Olmert, do tė uleshin nė tryezėn e bisedimeve. Shanset e suksesit tė njė iniciative tė tillė, duket se janė tė pakta. Hamasi kėrkon shkatėrrimin e shtetit hebre, ndėrsa Izraeli e shikon lėvizjen si njė grup terrorist. "Vrasjet duhet tė ndalen", tha Shaked, pėr agjencinė e lajmeve Reuters, duke shpjeguar mė pas njė plan qė, sipas tij, ka marrė edhe miratimin e Kryeministrit britanik, Toni Bler. "Oferta ime vlen pėr tė dy liderėt: ju lutem, uluni, filloni negociatat dhe pėrpiquni tė arrini njė marrėveshje. Nė momentin qė tė dyja palėt do tė arrijnė njė marrėveshje, unė menjėherė do tė jap 1 miliard dollarė. 10 pėrqindėshi i parė do tė jepej menjėherė sapo negociatat tė fillojnė". Shaked, 53 vjeē, njė mbėshtetės i Partisė Laburiste tė qendrės sė majtė, nė Izrael, qė ka lėshuar oferta pėr paqen edhe nė tė shkuarėn, thotė se ky propozim mė i fundit i tij, mund tė pasohej me njė milion vende tė reja pune nė territoret e varfra palestinezė. Shaked dėshiron qė paratė ta ngrenė ekonominė e Palestinės dhe ta rendisin atė pėrkrah Izraelit, duke lėnė mėnjanė varfėrinė qė nė kushte normale ndihmon nė pėrshkallėzimin e konflikteve. "Ne jemi pothuajse tė njėjtit njerėz, jemi kushėrinj, pėrse nuk mund tė fillojmė tė flasim", thotė ai. Haniyeh, qė ėshtė nė njė turne nė Lindjen e Mesme, nė pėrpjekje pėr tė mbledhur para pėr qeverinė e tij, thuajse tė rrėnuar pas nėntė muajsh bojkoti ndėrkombėtar tė ndihmave, duket se e ka refuzuar ofertėn tė martėn. Por, Shaked tha se ai beson se Haniye dhe Hamasi, qė drejton qeverinė palestineze qė pas fitores nė zgjedhjet e marsit, po e shqyrtojnė propozimin. Qeveria e Izraelit ishte mė indiferente lidhur me kėtė iniciativė dhe njė nga zyrtarėt e saj tha se qeveria ėshtė e angazhuar qė tani nė propozime afatgjata, si pėr shembull ai i bėrė nga Shtetet e Bashkuara, qė njihet si "harta e rrugės". "Me gjithė respektin, kjo ėshtė diēka qė nuk bėhet me paratė e njė milioneri", tha zyrtari i qeverisė izraelite. "Kjo ėshtė njė qeveri qė i pėrgjigjet njė elektorati", ka shtuar ai. Vetė Olmert, ndėrkohė, ka deklaruar se nuk do tė negociojė me Hamasin. Ai tha, gjithsesi, se do tė bisedonte me Presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, lider i Fatahut, njė parti mė e moderuar dhe rivale e Hamasit. Pėrpjekjet pėr njė takim mes kėtyre dy drejtuesve, nė muajt e fundit, kanė rezultuar tė padobishme. Por, biznesmeni Shaked, thotė se ai ėshtė plotėsisht i angazhuar qė t‘i bėjė gjėrat tė lėvizin, me pasurinė e tij. "Unė kam shumė para, por jam i gatshėm t‘i shpenzoj tė gjitha, nėse kjo do tė sillte paqen", tha ai.


    Gazeta Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 07-12-2006 mė 18:26

  6. #146
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    "Shtetin e Izraelit nuk do ta njohim kurrė"

    Deklaratė e kryeministrit palestinez nė Iran


    Kryeministri palestinez, Ismail Haniyeh, tha dje se qeveria e udhėhequr nga Hamasi nuk do tė njohė kurrė Izraelin dhe se do tė vazhdojė luftėn pėr ēlirimin e Jerusalemit. Kjo nė fakt ėshtė njė kėrkesė kyēe e donatorėve perėndimorė, tė cilėt i kanė ndėrprerė ndihmat pėr autoritetin palestinez. "Ne nuk do tė njohim kurrė qeverinė uzurpatore sioniste dhe do tė vazhdojmė lėvizjen tonė xhihadiste deri nė ēlirimin e Jerusalemit", tha Haniyeh para mijėra besimtarėve myslimanė gjatė faljes sė tė premtes nė Universitetin e Teheranit nė Iran. Komentet nxjerrin nė pah vėshtirėsitė e misionit qė pret Kryeministrin britanik Toni Bler, i cili njė ditė mė parė, nė njė konferencė tė pėrbashkėt me Presidentin amerikan Xhorxh Bush, nė Uashington, tha se do tė vizitojė Izraelin dhe territoret palestineze nė njė pėrpjekje tė fundit pėr arritjen e paqes, para se ai tė largohet nga detyra vitin e ardhshėm. Haniyeh, qė gjendet nė vizitėn e parė tė tij jashtė vendit qė kur qeveria e Hamasit u ngjit nė pushtet nė muajin mars, pas njė fitoreje surprizė nė zgjedhje, e quajti Iranin njė aleat tė hershėm tė Hamasit, "rrėnja strategjike" e palestinezėve. "Izraelitėt e dinė se palestinezėt nuk janė tė vetėm.

    Ky do tė ishte njė iluzion... Ne kemi rrėnjė strategjike nė Republikėn islamike tė Iranit. Ky vend ėshtė mbėshtetėsi ynė i fuqishėm, dinamik dhe i qėndrueshėm", tha ai. "Ne mbėshtetemi nga Irani dhe ky vend do t‘i bėjė ballė ēdo presioni amerikan dhe sionist", tha Haniyeh. Ai gjendet nė Iran pėr bisedime me liderėt vendas, pėrfshirė edhe Presidentin Mahmoud Ahmadinexhad, i cili ka kėrkuar mė herėt "zhdukjen e Izraelit nga harta e botės". Irani i ka dhuruar qeverisė palestineze 120 milionė dollarė ndihma pas bojkotit ekonomik tė komunitetit ndėrkombėtar qė i shtyu territoret e pushtuara nė krizė tė rėndė ekonomike. Komuniteti ndėrkombėtar, nėn drejtimin e kuartetit SHBA-OKB-BE-Rusi, ndaloi financimet direkte pėr qeverinė palestineze pas fitores sė Hamasit, duke kėrkuar qė kjo organizatė tė njihte Izraelin, tė ndalte dhunėn dhe tė pranonte marrėveshjet e paqes tė nėnshkruara mė herėt. Vizita katėrditore e Kryeministrit palestinez nė Iran filloi tė enjten me njė takim me Presidentin Mahmoud Ahmadinexhad dhe do tė vazhdojė me njė seri takimesh me zyrtarė tė tjerė tė lartė iranianė.


    Gazeta Shqip

  7. #147
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,926

    Xhimi Karter: ndėrprerja e ndihmave pėr palestinezėt ėshtė krim

    Ish presidenti amerikan Xhimi Karter deklaroi se ndėrprerja e ndihmave nga qeveritė e huaja pėr Palestinėn pas ardhjes nė pushtet tė Hamasit, ėshtė njė krim kundėr popullit palestinez.
    Karter nė njė intervistė me kanalin tv CBC tė Kanadasė deklaroi se vendimi i qeverisė kanadeze dhe disa qeverive tė tjera perėndimore pėr tė ndėrprerė ndihmat humanitare pėr popullit palestinez pėr shkak se ata votuan qeverinė e tyre tė preferuar, ėshtė krim dhe shkelje e hapur e tė drejtave tė njeriut.

    Ish presidenti ameirkan Karter duke shprehur keqardhje ndaj krimeve tė izraelit kundėr palestinezėve, shtoi se qeveritė perėndimore duhet tė hapin mė shumė sytė ndaj realitetit nė Palestinė dhe tė respektojnė votėn e popullit palestinez.

    Vlen tė theksohet se pas ardhjes nė pushtet tė Hamasit me votėn e lirė tė popullit palestinez Amerika dhe BE ndėrprenė tė gjitha ndihmat humanitare pėr palestinezėt dhe kusht pėr rifillimin e kėtyre ndihmave e vendosėn njohjen e legjitimitetit tė regjimit sionist gjė qė qeveria palestineze nuk e ka pranuar deri mė tani.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Nuk asht e vertete qe Europa dhe USA kane nderpre ndihmat per popullin e palestines.

    Asht e vertete qe shtetet demokratike Europe e USA i kane nderpre ndihmat QEVERISE te Hamasit, per sa kohe qe kjo qeveri:
    1- Nuk heq dore prej terrorizmit
    2- Njef marrveshjet e maparshme te vete shtetit-autoritetit palestinez me Izraelin dhe shtetet e perendimit.
    3- Njef te drejten e shtetit te Izraelit, (te cilin ne fakt e kane njofte vete Autoriteti palestinez dhe e njef Presidenti i tyne M.Abaz).

    Perendimi nuk mund te financoje nji qeveri terroristash qe ka qellim te vetem xhihadin e vrasjen e civilave.
    Ata nuk mund te financojne nji qeveri kunder parimeve qe aplikojne per vendet e veta.
    Ata nuk mund te lejojne qe paret e taksapaguesve europiane te shkojne per me ndihmue e armatose vrasesa e kriminela.

    Perderisa Hamas ka zgjedhe me qene masha e Sirise dhe Iranit te cilet e krijuen dhe e financojne, perkunder interesit te popullsise palestineze, dhe perkunder marrveshjeve qe vete perfaqesuesit palestinez kane nenshkrue, atehere ai ja ka pre vetes ndihmat.

    Mandej perderisa shajne gjithe diten Ameriken E Europen, si kane fytyre me prite e me lype ndihma prej tyne.
    Le te vazhdojne si dikur enver Hoxha luften kunder imperializmit duke hanger bar vec te mos shkelin parimet e terrorizmit (dhe urdhnat e ajatollaheve).

  9. #149
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga Labeati

    ...

    ...

    etj, etj

    ...




    Mandej perderisa shajne gjithe diten Ameriken E Europen, si kane fytyre me prite e me lype ndihma prej tyne.

    Ekziston ndonje motiv shume i rendesishem, qe i shajne?

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga darwin
    Ekziston ndonje motiv shume i rendesishem, qe i shajne?
    Pak a shume te njajtat motive si ato qe tonat qe i shame 50 vjet rresht, duke hanger bar per hir te parimeve (ne fakt te interesave) te diktatorit.

    Ne fakt megjithese bari yne ishte "i kuq" dhe bari i Hamasit asht jeshil, prape bar mbetet...

  11. #151
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Labeati
    Mandej perderisa shajne gjithe diten Ameriken E Europen, si kane fytyre me prite e me lype ndihma prej tyne.
    Le te vazhdojne si dikur enver Hoxha luften kunder imperializmit duke hanger bar vec te mos shkelin parimet e terrorizmit (dhe urdhnat e ajatollaheve).
    Enveri te pakten s'pranonte ndihma prej tyre

  12. #152
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine
    Enveri te pakten s'pranonte ndihma prej tyre
    Pikerisht! Ndoshta pse kishte bar me shumice, ndersa ne palestine edhe barin "jau dogji gjermani ... me fal izraeli"

    Nje arsyet tjeter mund te jete se ndoshta popullit palestinez ndersa u pelqejne parullat, nuk u hahet bari...
    Mirepo edhe kur shijojne ndihmat, shpesh ja fusin nji te kafshume dores qe jau jep....

    po si thojne ketej "can't have it both ways..."

  13. #153
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    He Labeat, ka no i lajm nga lobi cifut ? Car thone ata do i shperbejme te gjithe te pafete ? Me ket rast mos na heqin qafe dhe ne plako, sidomos inatin me katoliket e kane ata. Shkodren kan per me e rrafshue te paren.

    Hajt na rrofshi o rilindas, se ju ka mbi bari mbi eshtra e mbi fjalet qe keni thone.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  14. #154
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Dhunė nė parlament nė Territoret Palestineze. Tre fėmijė, bij tė njė funksionari tė sigurimit palestinez u vranė sot paradite nė njė atentat, i cili kishte pėr qėllim vrasjen e agjentėve tė policisė, qė ruanin shkollėn. Funerali i tė vegjėlve u shndėrrua nė njė manifestim para Parlamentit, i cili degjeneroi nė gjakderdhje. “Ėshtė krimi mė i urryer qė ka ndodhur ndonjėherė”, deklaroi presidenti Abu Mazen, qė kėrkoi kapjen e menjėhershme tė fajtorėve.

    Ndėrkaq, ndėrmjet palestinezėve rritet zemėrimi pėr arsye tė vendimit tė Izraelit, qė tė mos lejojė njė delegacion tė OKB-sė, udhėhequr nga ipeshkvi anglikan e ēmimi Nobel pėr paqe, Desmond Tutu tė vizitojė Gazėn. Delegacioni kishte pėr detyrė tė kryente hetime rreth bombardimit izraelit, qė gabimisht qėlloi mbi civilėt mė 8 nėntorin e kaluar nė Beit Hanun, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave.


    NoName

  15. #155
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    He Labeat, ka no i lajm nga lobi cifut ? Car thone ata do i shperbejme te gjithe te pafete ?
    Une nuk di gjo car thone ata per te pafete, po ti shko pyet peshkopin greko-orthodoks te Jeruzalemit, se ai e ka mire me ta, qyshse po merret edhe me "real-estate", e din ku e kam llafin besoj.

    Me ket rast mos na heqin qafe dhe ne plako, sidomos inatin me katoliket e kane ata. Shkodren kan per me e rrafshue te paren.
    Une s'kam degju gja, por me qe thua ti.... ashtu po e lame. Puna asht se nuk i kemi pa ndoj te keqe, si bie fjala, turkut, grekut a serbit....


    Hajt na rrofshi o rilindas, se ju ka mbi bari mbi eshtra e mbi fjalet qe keni thone.
    Ketu ke te drejt.... ata vdiqen e nip-sternipat e haxhi-qamilit i kemi ala neper kambe...

  16. #156
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Dite gezimi ishte per izraelitet ajo dita kur fitoi Hamas.
    E kishin te qarte se cka do te ndodhe me palestinezet.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  17. #157
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Te mos harrohen femijet e Betlehemit

    Tė mos harrohen fėmijėt e Betlehemit


    Motrat franēeskane elizabetiane tė Karitasit „Baby Hospital“ nė Betlehem bėnė thirrje pėr ndihma pėr spitalin qė drejtojnė. Bėhet fjalė pėr tė vetmin spital pediatrik tė zonės qė mbulon njė popullsi me gati 500 mijė fėmijė, e qė mbahet nė kėmbė falė ndihmave dhe solidaritetit tė bamirėsave. „Kushtet e vėshtira nė tė cilat jetojnė shumė familje, veēanėrisht nėpėr fshatra – lexohet nė letrėn e motrave elizabetiane- i shtojnė rreziqet e sėmundjeve ndėr fėmijė.


    RV

  18. #158
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Izraeli ofron fonde po tė anashkalohet Hamasi

    Presidenti palestinez, Mahmud Abas, ka zhvilluar bisedime nė Jeruzalem me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert.

    Ky ishte takimi i parė zyrtar mes tyre.

    Pas kėtij takimi Izraeli tha se pėr arsye humanitare ėshtė i gatshėm tė lirojė 100 milionė dollarė nga tė ardhurat e taksave tė palestinezėve, qė mbahen tė bllokuara.

    Po ai vitu si kusht gjetjen e njė mekanizėmi qė ta anashkalojė qeverinė e Hamasit.

    Shuma e fondeve qė Izraeli mban tė bllokuara qė prej ardhjes nė pushtet tė Hamasit nė fillim tė kėtij viti, ėshtė gjashtė herė mė e madhe.

    Izraeli thotė se do t'i japė fondet vetėm pėr qėllime humanitare, si p.sh pėr spitalet dhe medikamente mjekėsore, vetėm nėse gjehet njė mekanizėm qė ta anashkalojė administratėn e Hamasit.

    Pėrveē kėsaj takimi Abas-Olmert nuk kishte ndonjė gjė tė re.

    Tė dy udhėheqėsit ranė dakord tė ngrinin tre komisione tė pėrbashkėta - njė komision pėr sigurinė pėr tė parė mundėsinė e shtrirjes sė armėpushimit izraelito-palestinez edhe nė Bregun perėndimor, njė komision financiar qė do tė ketė detyrė tė kalojė tė ardhurat e siguruara nga taksat dhe fondet e tjera tek Autoriteti Palestinez dhe njė komision tjetėr qė do tė shohė mundėsinė e shkėmbimit tė tė burgosurve.

    Shumė izraelitė dhe palestinezė mbeten skeptikė nėse kėto marrėveshje tė do zbatohen.

  19. #159
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Nje interviste e George Galloway dhen ne skynews.

    Interviste kaq te fuqishme kurr skam pare ndonjehere.

    George Galloway eshte nje ish MP i tony blair dhe para disa vitesh largohet nga partija e labourers dhe krijon partin e vet Respect party ku ne zgjedhjet e fundit ai fiton ne zonat ku kish kandiduar.
    Sot per sot eshte nder njerzit me te njofur ne UK per shkak te daljes hapur kundra pa drejtesive qe po behen sot ne bot .

    Dhe sa per dijeni George esht Kristian i devotshem edhe pse pershendet me selam myslimanet.

    Video not to be missed .

    http://www.georgegalloway.com/page.p...ent/video.html
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alDI : 27-12-2006 mė 05:00
    .

  20. #160
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ...

    ...se shpejti do kemi te bejme me nje paqe midis tyre. Se sa do te zgjasi, ate askush nuk e di.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 8 prej 85 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sionizmi politik dhe fetar nga Ajni Sinani
    Nga Explorer nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 10:55
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 19:21
  3. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  4. "Dardania" e Haklajit, sukses nė Izrael
    Nga Blendi nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •