Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Agolli: Pendesa për kritikat ndaj Rugovës

    Kur dikush kërkon falje..


    Dritero Agolli: (interviste dhene gazetes Koha Ditore)........
    .................................................. ..............
    Pendesa për kritikat ndaj Rugovës

    Koha Ditore: Ju keni qenë shpesh edhe kritik ndaj mënyrës që praktikonte Rugova. A jeni penduar për këtë gjë?

    Agolli: Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë. ..........................
    D. Agolli: Shqiptarët të bashkuar për të realizuar ëndrrën e Rugovës për pavarësi
    -------------------------------------------------------------------------------
    Tiranë, 23 Janar 2006 /TN /QIK -
    "Ai vdiq në këmbë, duke iu përgjigjur dhunës së natyrës me dhunë", kështu shprehet shkrimtari i njohur Dritëro Agolli. Qysh pas marrjes së lajmit të hidhur familjen e tij e ka mbuluar një tis trishtimi. Mbi tryezën e drunjtë janë vendosur albumet e fotografive që ka bërë me presidentin Rugova në Kosovë.

    E shoqja Sadija nuk resht së përsërituri imazhin e mbetur në mendjen e saj për presidentin e Kosovës. "Shqiptarët kudo janë hidhëruar", thotë ajo.

    "Telefoni i shtëpisë nuk pushon, miqtë tanë nga gjithë bota na marrin për të na ngushëlluar për këtë humbje të madhe për shqiptarë", thotë ajo. E ndërsa ende nuk ka mbaruar fjalët, zilja e telefonit bie sërish. "Ishte Giusseppe Di Siatis", një botues dhe publicist gjerman, më ngushëlloi për Rugovën.

    "Shqiptarët kanë humbur një udhëheqës të madh", i kishte thënë ai.

    Në një intervistë për gazetën "Koha Ditore", shkrimtari dhe intelektuali i njohur shqiptar, Dritoro Agolli, analizon situatën politike në Kosovë pas humbjes së Rugovës. Si e ka njohur ai shkrimtarin, eseistin dhe politikanin e madh Ibrahim Rugova?


    Koha Ditore: Çfarë ishte Rugova për Kosovën dhe si mund ta komentoni humbjen e tij?

    Agolli: Ibrahim Rugova ka qenë një udhëheqës i veçantë i popullit shqiptar në Kosovë, një udhëheqës që ndryshonte nga shumë udhëheqës shqiptarë, por edhe nga shumë udhëheqës në rajonin e Ballkanit.

    Udhëheqës të tillë të një forme të afërt ka pasur në botë, siç ishte Gandi, që shumë e krahasojnë Rugovën me Gandin, por siç ishte edhe Martin Luter, por edhe siç ishte Alende i Kilit. Këta lloj udhëheqësish i bindën popujt me arsyet e tyre, që si mund të arrihet një liri dhe një fitore pa gjakderdhje dhe konflike të mëdha.

    Edhe Ibrahim Rugova këtë rrugë ndiqte, edhe duke për-gatitur këtë fazë të pavarësisë së Kosovës, dhe më tej, për të zgjedhur përfundimisht çështjen shqiptare, pasi nuk mbaron çështja shqiptare vetëm me pavarësinë e Kosovës.

    Ibrahim Rugova e përgatiti terrenin mbi të cilin duhet të ngrihet pavarësia, dhe më vonë, me ato lëvizjet e një grade tjetër, jo me dialog dhe me anë paqësore, siç ishte lufta e UÇK-së, por kjo nuk do të thotë që nuk kishte lidhje lufta që bëri UÇK-ja me terrenin e përgatitur nga Rugova. Ai e përgatiti këtë luftë ku më pas ndërhynë edhe forcat e huaja, siç dihet, por kjo gjë erdhi nga shtytja e luftës së UÇK-së.

    Por lufta është e lidhur me terrenin që krijoi Rugova. Merita e madhe e Ibrahim Rugovës është që e bashkoi popullin në një popull të vetëm që të luftonte për pavarës-inë. Edhe ata që ishin për luftë në fund u bashkuan me Ibrahim Rugovën pasi ai ishte një burrë i mençur, dinte t'i zbuste gjakrat, dhe formoi një koalicion edhe me ato forca që kishin një drejtim tjetër për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.


    Shqiptarët e kanë zakon të bashkohen për qëllime të mëdha kombëtare

    Koha Ditore: Si i parashikoni zhvillimet e brendshme politike ië Kosovë pas kësaj humbjeje. A mendoni se do të ketë një stil perndimor në këto zhvillime?

    Agolli: Unë mendoj se forcat e brendshme politike në Kosovës do të bashkohen drejt një qëllimi të madh duke u orientuar drejt pavarësisë së Kosovës. Shqiptarët e kanë pasur këtë zakon që për qëllime të mëdha kombëtare janë bashkuar, nuk kanë qenë të ndarë për qëllime të mëdha kombëtare, e jo për qëllime të vogla qeverisëse.

    Po ta shihni edhe veprimtarinë e parlamentit tonë në Shqipëri, për gjëra të brendshme si rrugët, ligje etj., bëjnë polemikë acaruese, por kur vjen puna për çështje të mëdha kombëtare siç është çështja e Kosovës, siç është çështja e mbrojtjes së vendit të gjithë bashkohen.

    Unë kam qenë shumë vjet deputet dhe asnjëherë nuk e kam vënë re që për çështje kombëtare të ndahen njerëzit. Edhe në Kosovë për këtë çështje të madhe kombëtare siç është pavarësia dhe liria e saj e plotë e jo të kushtëzuar, jam i bindur se forcat politike atje do të bashkohen. Por kam edhe këtë mendim se Ibrahim Rugova duke qenë në krye të lëvizjes përparimtare për pavarësinë e Kosovës, ka formuar kuadro të tilla politike që do të ndjekin shembullin e tij.

    Pasi edhe ai nuk i bëri vetëm këto veprimtari, por bashkë me shokët e tij. Se një udhëheqës nëse nuk edukon njerëz që do ta zëvendësojnë nuk është udhëheqës, është një egoist. Rugova nuk ishte i tillë.

    Ato mendime që kish ia dha si pasuri edhe të tjerëve, dhe thotë një Çalë e mençur e popujve të orientit që "kulturën po ta ndash pasurohesh, ndërsa pasurinë po ta ndash varfërohesh". Dhe Rugova e ndau kulturën.


    Koha Ditore: Humbja e presidentit Rugova ndodhi në një moment delikat për Kosovën pasi kanë nisur bisedimet për statusin e saj të ardhshëm. A mendoni se kjo humbje do të jetë një faktor më tepër përcaktues për statusin?

    Agolli: Unë nuk mendoj se kjo humbje do të ndikojë negativisht për bisedimet, pasi ato varen edhe nga popujt e Evropës, nuk janë thjesht nacionale, pasi Kosova ende nuk është një shtet. Kosova është një pjesë e rajonit që udhëhiqet nga Evropa, atje janë përfaqësuesit e Evropës, NATO, kështu humbja e presidentit nuk është se do të krijojë konflikt për të ardhmen, pasi kjo varet nga Evropa.

    Mendoj se nuk do të ketë vështirësi në bisedime, pasi tash-më është e qartë qëllimi i bisedimeve dhe pasardhësi i Rugovës do të dijë të manovrojë në këto bisedime, të rëndësishme për rajonin.

    Po të ishte Kosova një shtet më vete, dhe kreu i saj të vdiste në prag të bisedimeve, apo çështje të tjera të rëndësishme si ato kufitare, do ishte një proces më i vështirë, megjithatë sot, edhe një shtet i organizuar dhe zyrtar siç është Shqipëria apo vendet e tjera të Ballkanit, po të humbte një udhëheqës dhe të kishte acarime mes popujve, përsëri do ishte një tragjedi e madhe në kohët moderne, pasi tani ka mekanizma të tjera botërore që i rregullojnë këto gjëra dhe nuk është si 80 vjet më parë, dhe nuk lejojnë gjakderdhje, ndaj unë besoj se bisedimet do të arrijnë qëllimin dhe ëndrrën e Kosovës.


    Koha Ditore: Si e parashikoni pasardhësin e presidentit Rugova?

    Agolli: Sigurisht që kur humb një udhëheqës, bashkimi i popullit aspiratat e përbashkëta duhet të mos cenohen, në mënyrë që të mos ketë turbullira brenda vendit, turbullira që të sjellin, tragjedi, me ndeshje të ndryshme të forcave politike, shoqërore, kulturore, etj.

    Por në këtë anë unë mendoj se në Kosovë të mos ndodhin turbullira do të mundohen njerëzit që të sjellin paqe, dhe të zgjedhin udhëheqësin e tyre në këtë paqe, pa synuar në turbullira.

    Megjithëse vendet përreth Kosovës, siç është Serbia, Maqedonia, Bullgaria, janë të kujdesshëm nga ana e sigurisë. Kështu që edhe frikën e Serbisë se mos Kosova përfshihet në trazira unë nuk e marr seriozisht, pasi tashmë populli kosovar është i pjekur.


    Darka "ilegale" me Azem Shkrelin dhe Ibrahim Rugovën

    Koha Ditore: Kosovës nuk i humbi vetëm një politikan i madh por edhe një studiues dhe kritik i njohur. Duke qenë se ju e njihni veprën e tij, në ç'pozicion. do të jetë kjo në letërsinë shqipe?

    Agolli: Ibrahim Rugova ka qene një kritik dhe estet i njohur në të dyja anët e Drinit, që është Shqipëria. Ai ka qenë mjaft i njohur me veprat e tij në lëmin e kritikës dhe estetikës. Ai ishte një njeri tepër i kujdesshëm në analizat kritike të letërsisë shqiptare.

    Gjithnjë ka ditur të mbajë një ekuilibër në kritikë ashtu si edhe në politikë. Ai ka folur shumë për poetë të njohur si Ali Podrimja, Azem Shkreli, Din Mehmeti por edhe për kritikë, ka folur për Ali Aliun, që e kishte mik në fillim, që është një ndër kritikët më të shquar, por ka qenë edhe nxënës i Rexhep Qosjes, pavarësisht nga kontradiktat që ka pasur më vonë, por unë flas për gjenezën.

    Ndërsa për letërsinë shqiptare ka folur për Lasgushin, për Fishtën për Mjedën, për Ismail Kadarenë, Jakov Xoxën, etj. Ishte një njeri që shihte arritjet e kësaj letërsie por mendonte edhe për të ardhmen e kësaj letërsie se si do të ishte ajo.

    Në përgjithësi ishte një njeri i arsyeshëm me zemër të butë. Unë e kam takuar në fund të viteve 60 dhe fillim të viteve 70, deri në 79-80 dhe kam bërë biseda me të në lëmin e letërsisë dhe politikës. Kam qenë në '92-shin në Kosovë ku kam hyrë dhe ilegalisht, i ftuar nga Azem Shkreli në një darkë, ku ndodhej dhe Ibrahim Rugova.

    Ai e çmonte shumë Azemin, pasi e kishte edhe mik. Unë isha bashkë me time shoqe. Në atë drekë më shumë folëm për letërsinë sesa për politikën, Madje gjatë tryezës më tha me të qeshur se "nuk ishte një udhëheqës i rreptë". "Nuk jam si të tjerët", më tha.

    Ai kishte një adhurim për letërsinë shqipe, e çmonte atë, dhe e fuste në vlerat e letërsisë botërore, ishte një njeri që donte të përparonte Shqipëria jo vetëm në kuptimin politik. por edhe në atë kulturor e letrar. Është një fat i madh që ai vinte nga letërsi; udhëheqës, e nuk vinte nga politika të bënte më pas vjersha.




    Pendesa për kritikat ndaj Rugovës
    ......................
    Koha Ditore: Ju keni qenë shpesh edhe kritik ndaj mënyrës që praktikonte Rugova. A jeni penduar për këtë gjë?

    Agolli: Mendoj se ne nuk e kemi kuptuar aq mirë Rugovën. Unë e kam kritikuar për anën paqësore të drejtimit të tij, kam bërë edhe ironi me shallin e tij, dhe tani ndjej njëfarë pendese që në atë kohë nuk e kam kuptuar aq shumë. Por tani unë kam kuptuar që nuk kam pasur të drejtë.


    .............................
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 24-01-2006 më 21:49
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ne televizionin `Alsat`ne intervisten e quajtun "Kosova pa Rugoven" Pandeli Majko tha:

    Kur e kemi verejt fytyren e Rugoves se dicka nuk dukej mire,
    ne vend se te pyteshim çfar ka Rugova
    ne kurr nuk jemi pyetur se çfar i beme ne Rugoves,pse e hidheruam!?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Majko mund ta vertetoje brenda dites respektin per Rugoven..
    si?

    Majko ka aq njohje ne radhet e Shik-sigurim-prokurorise envero ramizo nano edviniste sa qe brenda dites ata mund tja sjellin Dosjen "kolonel Krasniqi".. dhe ne shenj respekti le ti publikoje Majko krejt Banden me eksperte kloso-Nanoisto envero ramizoiste qe ne bashkpunim me banden thaqo qoso demaqo mejdano kloso halito -kupo-isto-melaimo zeko-iste... likujduan ne mes te Tiranes Ahmet Krasniqin..
    Kaq po te bente Majko do mbetej ne histori si atdhetar i madh..
    Por nuk e ben e nuk do ta bej kurre..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kishte thene mes tjerash shpifarakja "Epoka e re" se ka pasur 800 000 mbas Rugoves e i kan ikur 500 000.
    Pse valle permend shifra sot kjo fletushka e Mafies?

    Sepse pjesmarrja e jashtzakonshme me vullnet te lire e krejt qytetareve te Kosoves ne nderimin e Kryetarit Rugova me perjashtim te njesiteve guerile te Krimit po ngre nje pikpyetje te madhe.

    E kjo pikpyetje eshte:

    Se LDK me siguri do te kete fituar shumë e me shume Vota se ato qe u shpallen nga Komisionet zgedhore me ne krye Adnanin dhe nen kercenimin e guerilsave te Jakupit.
    Se LDK e vetme mund te kishte vendosur vete per vendet kryesore ne institucionet e Kosoves e qe do te thote se shancet per kanibalet qe te demtojne te ardhmen e Kosoves do te ishin shum me te pakta.

    Le te shpresojme se LDK do te dije ta Administroje mire ne te ardhmen Dashurine e respektin e qytetareve te Kosoves per Rugoven e madh per te miren e Kosoves.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Per pendesen?
    gjithsesi do pendohen!
    (edhe pse nuk gjejn menyren te arsytohen)
    duke par realitein kurr nuk eshte von,
    po edhe qe s'pendohen nuk na benin pershtypje nga disa tipa, pase nje (grusht i vogel) ishin qe pretendonin per te ia thyer Vleren, e Larte Permendur te Madheris se tij, IBRAHIM PER TE CILIN PO SHKRUHEN EMRI SOT ME SHKRONJA TE ARTA RUGOVA!
    Nga ata/o qe kan ditur ti Respektonin Vlerat e Tij,nga ata/o qe i preku dhembja e thell ne shpirt per te Ciin, diten te gjinden dhe ne SYT E BOTES SOT!
    *
    Nga njerez Intelektual me Perspektive e maturi, te Tradites dhe Kultures Shqiptare i cila nuk vdes, kurr.
    ku dhe vete zemrat shpirterore per te pohojn,qe jene te gatqme te veprojn per te (ndjerin) nga meritat e Lart Permendura te Tij, BURR NDERI. E I PAQES. DR. IBRAHIM RUGOVA.
    Qe kurr s'do ta kemi me ne mesin ton (fizikisht) por Vepren dhe Idealin e Tij, e kemi dhe do mburremi, brez pas brezi...e sot kemi pse te ngrysemi per ket humbje te Tij, kaq te MADHE e te REND.
    Per me te Bekuarin, e me te Pershkruarin ne Historin e Kombit Shqiptar!
    pra nuk paska qen ky njeriu, si u munduan te keqperdorin vepren e vizionin e tij, te paster Shqiptar.
    Pra nuk paska qen Njeriu qe thoshin se don Shqiperin ,e qe Shqiperia se don Ate,kur-se sot? po shkruan mbi te gjithqka,me "SHKRONJA TE ARTA" E FJAL TE ZJARRTA TE DALURA NGA ZEMRA! TE CILAT PO SHENDRISIN NE MBAR PASQYRIMIN E NJERZIMIT TE QYTERUAR ANE E MBAN BOTES SHQIPTARE.... nder "MILIONA SHPIRTA" qe aq shum shprehen dhimbjen dhe keqeardhjen per humbjen e tij, te madheeeeeee.LAVDIIIIIIIII.ZOTIT TE TOKES PER PAQE!
    *
    Dr.IBRAHIM RUGOVA PRESIDENT I PAR I KOSOVES!LAVDIIIIIIIII
    PERHERE NE HISTORI O BACA I MALEVE TE LASHTA HEROIKE TE RUGOVES E CILA GJITHMON RRITI DHE NDRITI TRIMA MBI TRIMA E NI MBI TRIMA DOLE TI ME I BEKUARI ME SHKOLLUARI ME I NJOHURI ME VIZIONIN EPOKES SE VERTETES SOT!LAVDIIIIIIIII
    TE QOFT DHEU I KOSOVES I LEHT TE QOFSHIN LOTET E RENKIMET E ZEMRAVE QE AQ SHUM I LENDOVE TE GJITHANSHEM POPULLORE NE HISTORI SOT EDHE PSE LOTET SKAN TE NDALUR PER TY EDHE PSE ZEMRAT MORI NJE THIK MBI TE GJITHA KRENOHEM QE TE PATEM KRENOHEM QE NUK JEMI TE PENDUAR UNE E AS BASHKSHORTI IM E MBAR FAREFISI YN E PSE TE DESHEM AQ SHUM DHE PRAP KEMI PER T'DASHT DHE ME SHUM KEMI PER TU KRENUAR ME TY O PRISI I SE MBARES O YLLI I DRITES SE LIRIS KOMEBTARE O FLAMURI I SHEKULLIT I DARDANIS DHE I SHQIPTARIS!
    PERGJITHMON LAVDIIIIIIIIIII
    PERGJITHMON DO MBURREMI ME TY JO TI NUK KE VDEKUR AS KURR NUK DO VDEKENI NE ZEMREN E HISTORIS SHEMBULL TE MBETENI LAVDIIIIIIIII!

    ME NDERIME BIJA NGA RUGOVA HAJLA!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb S*e binda dot Rugoven te linte duhanin -( artikull i bukur)

    S*e binda dot Rugoven te linte duhanin -( artikull i bukur)



    >
    > nga Bernard Kouchner*
    > marre nga "Le Monde"

    >
    >
    > Ibrahim Rugova, 61 vjec, i mbiquajtur " Gandi i Ballkanit", vdiq.
    > Konsumues i madh i cigareve ne nje vend ku te gjithe pine duhan, ai
    vdiq
    > nga kanceri ne mushkeri. Ne kete argument te pakten, kurre nuk arrita
    ta
    > bind qe te hiqte dore. Ai vishej gjithmone me kostum te erret, ngjyre
    > kafe ose gri, mbante kemishe te bardhe, kravate dhe vazhdimisht
    lidhte
    > ne qafe nje shall mendafshi. Ne fushen e Kosoves apo ne malet aty
    > rrotull, ky burre nuk e kishte shoqin. Ai mendonte dhe shprehej si
    nje
    > intelektual i vertete dhe kurre nuk donte qe te dukej. I urrente te
    > gjitha mbledhjet publike, ne te cilat arrinte te shprehej gjithmone
    pa
    > karizem dhe fliste me zerin e bute, te embel e me arsyetimin e nje
    > profesori qe ka studiuar ne Sorbone. Ai u vinte kryq e terthore
    rajoneve
    > te ashpra dhe fshatrave jo elegante te vendit, por megjithate ne vend
    te
    > tyre preferoi gjithmone studion e shtepise se tij te madhe, qe
    ndodhej
    > ne rrethinat e lagjes shik ne Prishtine. Ai e urrente dhunen dhe
    > mendonte se diskutimi, e vetmja rruge qe mund te sillte suksesin,
    ishte
    > gjithmone i mundshem.
    >
    > Ne Ballkan, trimeria ne formen e saj arkaike, guximi heroik e i
    cartur,
    > te shprehurit i palatuar e fizik i pjesemarrjes, gjen vend ne te
    gjitha
    > gjestet e njerezve. Ata levizin, ecin mbi toke, shkojne te parkojne
    > makinen apo te bejne pazarin dhe duken sikur po i drejtohen
    > vetesakrifimit. Ne Kosove, thuhet se femijet mesohen t'i druhen vetem
    > nje gjeje: frikes per ta treguar friken. Njerezit e Ballkanit, me nje
    > psiqike te modeluar prej shekuj te tere luftrash, gjithmone mundohen
    qe
    > te tregojne guxim, nje guxim gati te semure, i cili i shtyn qe te
    jene
    > gjithmone ne kerkim te rrezikut, madje edhe ta krijojne ate me ane te
    > sfidave te pakuptimta. Ne kete kontekst "mashkullor", teoria e
    > jo-dhunes, te cilen Ibrahim Rugova e propagandoi njekohesisht me
    egersi
    > dhe butesi, ka pamjen e nje "strehe" qesharake, madje edhe
    > degraduese. "Ibrahimi", sic e therrisnin te gjithe, ishte nje
    > pacifist i pathyeshem dhe pamja e tij prej profesori Nimbus,
    shpaloste
    > gjithmone nje buzeqeshje qe e bente edhe me te "rende" rastin e
    > tij.
    >
    > Ne Kosove ekziston nje hendek i madh midis atyre qe moren armet per
    te
    > luftuar dhe atyre qe perdoren metoda me te buta, me moderne dhe me
    > mediatike. Hashim Thaci, shef i UCK i mbetur ne opozite, ushtaraku
    > Ramush Haradinaj, i cili u be kryeminister dhe "plaku" Ibrahim
    > Rugova simbolizonin zgjedhje dhe projekte te cilat per nje kohe te
    gjate
    > ishin te paperputhshme njera me tjetren. Ky ndryshim mbetet edhe sot,
    ne
    > momentin kur po fillojne bisedimet midis Serbise dhe Kosoves ne
    lidhje
    > me statusin final te saj, te drejtuara nga finlandezi Martti
    Ahtisaari.
    >
    >
    > Kur u zgjodh president i Kosoves, Rugova rrinte ne zyren e madhe te
    > stilit stalinist, me mobilje prej druri te erret, e cila me pare
    kishte
    > qene e imja, dhe para meje, e guvernatorit te Serbise, ne ate qe
    quhej
    > "ndertesa qeveritare". Rugova i priste vizitoret ne shtepine e
    > madhe te familjes se tij, e cila dominonte mbi rrugen qe conte ne
    > Germia. Kopeshti dhe kati i pare ziheshin nga rojet e sigurimit.
    Rugova
    > i priste gjithmone te ftuarit lart ne shkalle dhe i shoqeronte per ne
    > dhomen e pritjes, ku ndodhej edhe shqipja dykrenare e flamurit te
    > Kososves, te cilin ai e kishte vizatuar vete, ne menyre qe te mos
    > ngaterrohej me ate te Shqiperise, cka nuk e pelqente askush.
    >
    > Ne mur ishin te varura dy fotografi te medha, ku Rugova kishte dale
    me
    > Madeleine Albright dhe me presidentin Klinton. Dhoma ishte e mbushur
    me
    > trofe. Shefi i kabinetit, i kujdesshmi Skender Iseni ishte gjithmone
    > atje. Pinim nga nje gote dhe kujtonim koherat e vjetra, ate kohe kur
    une
    > i kisha bere viziten e pare, ne vitin 1991, pikerisht ne kohen e
    > klandestinitetit dhe rezistences pasive kunder regjimit te
    > Milloshevicit. Gjate kesaj kohe Rugova me kokfortesine e tij, ia
    kishte
    > dale mbane qe te krijonte nje administrate shqipfolese te
    > "nendheshme", me shkolla shqipe neper bodrume dhe klinika
    > spitalore neper parkingje makinash.
    >
    > Ne flisnim per vendimet politike qe duheshin marre ne lidhje me
    > provincen, per dialogun e nevojshem me Serbine, dialog per te cilin
    > Ibrahim Rugova ishte shume dakort, si dhe per nje teme shume te
    > rendesishme, sic ishte gjendja e serbeve qe jetonin ne Kosove,
    gjithmone
    > te rrezikuar, nese jo edhe te dhunuar. Ibrahim Rugova kishte te
    njejtin
    > medim me ne, ai ndante me ne indinjaten tone, pikerisht ai qe
    gjithmone
    > ka qene nje shenjester, qe pesoi atentate per vrasje, gjithmone
    pranonte
    > te merrej me viktimat serbe dhe te mbaje qendrim per respektimin e te
    > drejtave te njeriut. Por sigurisht qe kjo gje nuk ishte e mjaftueshme
    > per te ndalur ekseset ndaj pakices serbe.
    > Pas takimit, Ibrahim Rugova e shoqeronte gjithmone te ftuarin e tij
    ne
    > dhomen ngjitur, ku mbi tavolina kishte shume minerale me ngjyra te
    > ndezura, minerale te marra nga toka e Kosoves, nga minierat e
    Trepces.
    > Ai te jepte dhurate nje cope nga keta gure, simbole te ketij vendi te
    > forte dhe masiv, pa butesi dhe as embelsi, ku kenget e vjetra te
    > kreshnikeve u zinin vendin kengeve te dashurise.
    >
    > Zakonisht komuniteti nderkombetar nuk gjen kurre nje pike kohezioni e
    > uniteti, vecse para nje fatkeqesie. E kishim harruar disi Kosoven,
    > perpjekjet tona diplomatike, vuajtjet e shkaktuara nga regjimi i
    > Milloshevicit qe i ngjanin aparteidit te Afrikes se zeze. I kishim
    > humbur nga syte ata qindra mije shqiptare qe u perzune nga regjimi i
    > zotit Milloshevic, e kishim harruar disi fushaten ajrore qe
    ndermorem,
    > ndertimin e vendit, fitoren e demokracise, zgjedhjet e suksesshme qe
    u
    > mbajten, madje edhe integrimin e vete shqiptareve. Vdekja e Ibrahim
    > Rugoves, presidentit pa pallat dhe pa komb, luftetarit te ideve,
    > misionarit te paqes, burrit te vendosur dhe te vetmuar qe e coi
    popullin
    > e tij drejt nje te ardhmeje qe nuk mund te jete vecse e mire, na
    sjell
    > ne mendje sipermarrjen dhe premtimet tona.
    >
    > Pa ate, pa "kokefortesine" e tij elegante, madje edhe pa refuzimin
    > e tij te perhershem, sot nuk do te kishte as Kosove dhe as shprese
    per
    > liri per kete province te Serbise. Ai ishte nje erudit, nese doni
    edhe
    > autokrat, porse ishte i paparashikueshem dhe ne te njejten kohe shume
    > fleksibel, ai ishte njeriu i dialogut, nje luftetar i paepur, shume
    > popullor por megjithte edhe shume i izoluar, gjithmone i sjellshem,
    por
    > me nje sjellje, e cila fale kultures se tij te thelle dhe ndrojtjes
    qe e
    > karakterizonte perhere, e tregonte shume krenar. Prane tij, kalonte
    > butesisht Historia.
    >
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema të Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  3. D'Alema per Kosoven
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-01-2006, 08:43
  4. Maskrat greke mbi çamet
    Nga alibaba në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 16:43
  5. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •