Te nderuar anetare te forumit,
Para pak me shume se dy javesh kam perjetuar nje eksplodim te nje petardeje (mjet eksploziv) afer veshit, me nje zhurme shume te madhe, gje qe me ka shkaktuar tinnitus (ushtime, tingellime, zhurme ne vesh) dhe nga ai moment kjo ushtime asnjehere nuk me eshte ndalur.
Jam vizituar te disa ORL, disa me kane thene se mund te mos kete sherim, ndersa nje i fundit me ka caktuar nje terapi 5 diteshe (disa injeksione) sa per te provuar, mirepo nuk po duket qe po ka efekt...
Kam lexuar website te ndryshme rreth ketij problemi mirepo si duket ende nuk ka ndonje medikament apo intervenim per sherimin e kesaj "semundje"...
Lus te gjithe anetaret e forumit nese kane ndonje njohuri rreth sherimit te tinnitus-it, qofte ajo me metoda popullore ose sipas mjekesise te me ndihmojne dhe te pergjigjen ne kete shkrim.
Flm shume
Krijoni Kontakt