Close

Rezultati i Sondazhit: Çfarë ndikon më së shumti në papastertinë e gjuhës shqipe?

Votues
28. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Familja

    2 7.14%
  • Shokët-Shoqet

    5 17.86%
  • Shkolla

    4 14.29%
  • Mediat elektronike (TV, internet, radio etj.)

    13 46.43%
  • Mediat e shtypura (gazeta, revista)

    1 3.57%
  • Mbishkrimet publike (reklama, dyqane etj.)

    0 0%
  • Librat shkollorë/shkencorë

    1 3.57%
  • Fondi i vogël i fjalve qe zoteron shqipja...

    2 7.14%
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #-19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Çfarë ndikon më së shumti në papastertinë e gjuhës shqipe?

    Pershendetje

    Golgotes se temave ne forum ne lidhje me papastertine e gjuhes po ja shtojme edhe nje teme pak si tjeter fare, pra nje teme ne lidhje me ate se cilet jane faktoret qe gjuha shqipe sot eshte ne kete mjerim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Davius : 23-01-2006 më 06:12
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #-18
    Ah ja po flas une e para mqs dhe firmen time e kam mbi gjuhen


    ~Gjuha shqipe eshte ne mjerim, sepse mungojne personat qe merren me studimin e saj dhe pasurimin e fjaloreve.
    ~Por ne radhe te pare mungon deshira e shqiptareve per ta folur paster ate, shumica e bastardojne me anglishten, italishten, apo ndonje gjuhe tjeter qe mund ti tingelloj personit qe flet me seksi apo me e pershtatshme per te.

    Papastertia, vjen nga nderhyrja e gjuheve te tjera dhe kjo ndodh sepse shqipja ka ngelur e varfer si gjuhe, nuk po zhvillohet.
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  3. #-17
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    1 - mergimi
    2 - idolizimi i theksuar i Perendimit
    3 - pushtimet e shumta & formimi i shtetit Shqiptar ne shekullin e fundit (mgjs s'jemi te vetmit me kete)
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  4. #-16
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ne rradhe te pare nuk do thosha se shqipja gjendet ne mjerim.Por gjendja e saj nuk eshte e kenaqshme, sepse shqipja ende nuk e ka shpalosur te gjithe potencialin e saj te madh.
    Ne kete gjendje te pakenaqshme ndikojne shume faktore, secili nga pak.Ashtu si shume sektore te tjere qe calojne ne Shqiperi edhe shqipja eshte pasqyre e gjendjes sociale dhe ekonomike te vendit.Ketu do merrja nje shembull. Ne Shqiperi nuk ekzistonte fjala 'tubim" para se te hapej me Kosoven, per arsyen e thjeshte se ne komunizem nuk lejohej te tubohesh.Gjendja e shqipes po keqesohet edhe nga paaftesia e arkeologjise per te gjetur gjurme te kesaj gjuhe ne antikitet.Nje gjuhe pa rrenje eshte e destinuar te vuaje.Ato shkrime ekzistojne por nuk po behet shume perpjekje per gjetjen dhe descifrimin e tyre.
    Ne sondazhin e mesiperm une votova si shkak negativ "shoqerine".Shume njerez nga pertaceria preferojne te perdorin fjale te huaja ne vend te atyre shqip.Duhet ta pranojme se eshte me e lehte te shprehesh me fjale turke, italiane apo engleze.Ne menyre qe te mund te flasesh shqip rrjedhshem ka nevoje per studim te thelle dhe nje aftesi ne te shprehur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qerim : 23-01-2006 më 06:43

  5. #-15
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Julie
    Ah ja po flas une e para mqs dhe firmen time e kam mbi gjuhen


    ~Gjuha shqipe eshte ne mjerim, sepse mungojne personat qe merren me studimin e saj dhe pasurimin e fjaloreve.
    ~Por ne radhe te pare mungon deshira e shqiptareve per ta folur paster ate, shumica e bastardojne me anglishten, italishten, apo ndonje gjuhe tjeter qe mund ti tingelloj personit qe flet me seksi apo me e pershtatshme per te.

    Papastertia, vjen nga nderhyrja e gjuheve te tjera dhe kjo ndodh sepse shqipja ka ngelur e varfer si gjuhe, nuk po zhvillohet.
    Gjuha shqipe ka pasur huazime gjithnjë e jo vetëm sot, ashtu sikur edhe plot toponime shqiptare mbajnë emra të huaj edhe sot e kësaj dite
    Por nuk mund të pranohet që gjuha shqipe qenka e varfër në fjalë, sepse një alfabet që ka 36 gërma tregon për fjalët e shumta të cilat i disponon gjuha .
    Mos harrojmë se grekët që mbahen për gjuhë e lashtë, bëjnë një alfabet me 29 shkronja mes të cilave disa janë kombinime për "i" "e" dhe "a".
    Jemi të vetmit e mbase unik në botë, që gjithnjë jemi të prirur të ulim vlerat si komb, kulturë,folklor dhe të çdo pasurie të lashtë shqiptare.
    Na vlerson bota për gjuhën dhe autentitetin e saj, e ne si më të zgjuar, kundërshtojmë çdo gjë që është shqiptare.
    Këtu vjen dhe kënaqësia për të futur fjalë të huaja e për ti treguar të tjerve që kemi qenë jashtë shtetit.
    Së fundi, Shqipëria a ka albanologë dhe gjuhëtarë që të kujdesen për pastërtinë e kësaj gjuhe??
    Dikur kishte dhe flitej me këmbëngulje për drejtshkrimin e gjuhës shqipe...gjë që praktikohej me forcë në të gjitha shkollat mbi ciklin e ulët (me aq sa mbaj mend)
    Pra le t'ja lemë atyre punën për pastërtinë e gjuhës, e ne të kujdesemi të flasim sa më SHQIP...pa versione të huaja që "tingëllojnë" bukur.

  6. #-14
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Fodulleku.

  7. #-13
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga Julie
    Ata qe dalin jashte e bastardojne eshte e vertete, por sepse nje alfabet ka 36 germa kjo s'do te thote se gjuha eshte e pasur. Frengjishtja psh, ka 26 germa dhe eshte nje nga gjuhet me te pasura ne bote, anglishtja gjithashtu.
    Patjetër që gjuha me më shumë gërma është më e pasur...mund ti referohesh cilitdo gjuhëtari të botës, për të mësuar këtë.



    Citim Postuar më parë nga Julie
    Tani s'kam kohe por shume sende,gjera, ne shqip, nuk kane nje fjale te tyren, po mundohemi duke i rene rreht e qark per te treguar ate qe duam.
    shpejt e shpejt nje qe po me kujtohet: staple (ang) = ajo qe lidh fletet, ajo qe kap fletet (he si ta themi kete psh?)
    Shumë e thjeshtë dhe mjaft e përdorur që përpara se të na "hapej" syri nga gjuhët e botës
    Staple=Kapse
    Po pate vështirësi për ndonjë fjalë tjetër, më thuaj...se mbase të ndihmoj të gjëndesh më në brendësi të shqipes.

  8. #-12
    Në papastërtinë e gjuhës shqipe ndikon mosdashja e shqiptarëve për të përdorur shqipen e pas kësaj arsimi. Një shembull i rëndomtë: Sa vetë në forum përdorin WinXP? Sa prej tyre e kanë përshtatur tastierën në shqip që të shkruajnë me ë dhe ç.

    Nuk e ka fajin as shkolla as familja as shoqëria, por ti vetë! Shfajësime kafenesh mund të gjejmë gjithë ditën. Siç ndoshta do pasojnë.

  9. #-11
    gone Maska e helene
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Une mendoj qe ndikon fakti qe nuk ka gjuhetare qe te merren me pasurimin e gjuhes shqipe, nderkohe qe behen te nevojshme fjale te reja, sepse bota ndryshon, ndaj ngelet e varfer, dhe nuk mund te kenaqe ne çdo moment ate qe nje njeri do te thote.

  10. #-10
    Citim Postuar më parë nga Humdinger

    Gjuha shqipe ka pasur huazime gjithnjë e jo vetëm sot, ashtu sikur edhe plot toponime shqiptare mbajnë emra të huaj edhe sot e kësaj dite
    Por nuk mund të pranohet që gjuha shqipe qenka e varfër në fjalë, sepse një alfabet që ka 36 gërma tregon për fjalët e shumta të cilat i disponon gjuha .
    Mos harrojmë se grekët që mbahen për gjuhë e lashtë, bëjnë një alfabet me 29 shkronja mes të cilave disa janë kombinime për "i" "e" dhe "a".
    Jemi të vetmit e mbase unik në botë, që gjithnjë jemi të prirur të ulim vlerat si komb, kulturë,folklor dhe të çdo pasurie të lashtë shqiptare.
    Na vlerson bota për gjuhën dhe autentitetin e saj, e ne si më të zgjuar, kundërshtojmë çdo gjë që është shqiptare.
    Këtu vjen dhe kënaqësia për të futur fjalë të huaja e për ti treguar të tjerve që kemi qenë jashtë shtetit.
    Së fundi, Shqipëria a ka albanologë dhe gjuhëtarë që të kujdesen për pastërtinë e kësaj gjuhe??
    Dikur kishte dhe flitej me këmbëngulje për drejtshkrimin e gjuhës shqipe...gjë që praktikohej me forcë në të gjitha shkollat mbi ciklin e ulët (me aq sa mbaj mend)
    Pra le t'ja lemë atyre punën për pastërtinë e gjuhës, e ne të kujdesemi të flasim sa më SHQIP...pa versione të huaja që "tingëllojnë" bukur.
    Ata qe dalin jashte e bastardojne eshte e vertete, por sepse nje alfabet ka 36 germa kjo s'do te thote se gjuha eshte e pasur. Frengjishtja psh, ka 26 germa dhe eshte nje nga gjuhet me te pasura ne bote, anglishtja gjithashtu.

    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Na vlerson bota për gjuhën dhe autentitetin e saj, e ne si më të zgjuar, kundërshtojmë çdo gjë që është shqiptare.
    Ne po konstatojme, sepse dikush kritikon s'do te thote se e hedh poshte dicka. Shqipja... po rri ne nje vend s'po zhvillohet, nderkohe qe teknologjia ecen dhe duhet te dalin fjale te reja ne shqip.
    shume fjale ne pamundesi per te gjetur ekuivalentin ne shqip, njerezit i thone ne anglisht, apo ne c'fare do lloj gjuhe tjeter te njohur gjate bashkebisedimit.
    Tani s'kam kohe por shume sende,gjera, ne shqip, nuk kane nje fjale te tyren, po mundohemi duke i rene rreht e qark per te treguar ate qe duam.
    shpejt e shpejt nje qe po me kujtohet: staple (ang) = ajo qe lidh fletet, ajo qe kap fletet (he si ta themi kete psh?)
    Qe mos t'ja nisim pastaj me frengjishten, qe ska te mbaruar.
    mgjth flasim perseri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 23-01-2006 më 22:48
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  11. #-9
    echo Maska e Dara
    Anëtarësuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Aktualisht :
    1- Mergimi
    2- Mania per tu dukur (nga perdorimi i huazimeve)
    3- Izolomi i Shqiperise per 50 vjet, kur gjate kesaj kohe mesoje vetem terma me kontext politik
    4- MOs-Motivimi dhe Mos-Patja e Deshires(keshtu thuhet me duket :P). Nqs nje njeri nuk eehste i motivuar, edhe nuk ka deshire te mesoje , nuk ka per te mesuar kurre.
    Gjuha Shqipe ehste nje nder gjuhet me te bukura ne bote, edhe e di per fakt qe bahske me Finish(gjuha e finlandezve) jane te vetmet qe jane tipike edhe te vecanta qe nuk i perkasin asnje grupi tjeter gjuhesh ne evrope si psh sllavik, latin, gjerman, apo anglez...dhe nderkohe shume njerez e ulin poshte madje madje(qe ehste edhe injorance) refuzojne ta flasin ate duke e bastraduar me sa mundesi te kene.

  12. #-8
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anëtarësuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar më parë nga Julie
    Ah ja po flas une e para mqs dhe firmen time e kam mbi gjuhen


    ~Gjuha shqipe eshte ne mjerim, sepse mungojne personat qe merren me studimin e saj dhe pasurimin e fjaloreve.
    ~Por ne radhe te pare mungon deshira e shqiptareve per ta folur paster ate, shumica e bastardojne me anglishten, italishten, apo ndonje gjuhe tjeter qe mund ti tingelloj personit qe flet me seksi apo me e pershtatshme per te.

    Papastertia, vjen nga nderhyrja e gjuheve te tjera dhe kjo ndodh sepse shqipja ka ngelur e varfer si gjuhe, nuk po zhvillohet.
    Julie ndajme mendime te njejta ne lidhje me kete teme por sa per votimin me duket se arsyet jane me shume se nje(dhe te gjitha serioze).
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  13. #-7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    459

    Per shqipen nuk paguan më njeri.

    Shoh qe positmi im tek tema "gjuha shqipe sot" vleka edhe per ketu.

    Thoni c'te doni, por une ia ve fajin politikaneve dhe ekonomise se dobet te Shqiperise. Do te thoni ju, "ç'lidhje ka ekonomia me gjuhen?". Ne radhe te pare, po te paguheshin mire perkthyesit e filmave dhe te librave, gjuha e medias se gjere do te dilte me cilesi. Keshtu, populli do te ndikohej nga nje gjuhe e paster. Po te paguhet cilesia e shqipes, materialet do te perktheheshin nga njerez te zot, te cilet tani per tani nuk mund te pranojne kurrsesi ta perkthejne nje film per 30 mije leke te vjetra, apo nje liber me nga 3 mije leke faqen. Qe te jetoje me keto cmime, duhet te beje te pakten 10 filma ne muaj. Pra, nje film per tri dite. Imagjino te perkthesh nje veper te shekspirit te bere film per tri dite. Per tri dite t'i kete perkthyer edhe Fan Noli? Keshtu qe librat dhe filmat perkthehen nga studente te rinj qe nuk jane rritur duke lexuar libra, per te pasur shqipen e mire, sepse pas viteve 90 koha e lire kalohej vetem duke pare Italia Uno-n, Canale Cinque-n dhe Rai-n. Pra, asgje ne shqip. Me keto cmime humbet cilesia, dhe fajin per cmimet e dobeta e kane politikanet qe nuk kane bere asgje per te rregulluar ekonomine dhe qe nuk kane marre asnje lloj mase per mbrojtjen e shqipes se paster.

  14. #-6
    I ♥ chickens... Maska e H5N1
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    5
    Televizoni dhe interneti e mbyten gjuhen shqipe me fjale nga gjuha angleze.

    Gjithmone peshku i madh e han te voglin.
    me respekt: kledi

  15. #-5
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    gjuhe angleze dhe italiane na miten keto medja

  16. #-4
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Patjetër që gjuha me më shumë gërma është më e pasur...mund ti referohesh cilitdo gjuhëtari të botës, për të mësuar këtë.


    Shumë e thjeshtë dhe mjaft e përdorur që përpara se të na "hapej" syri nga gjuhët e botës
    Staple=Kapse
    Po pate vështirësi për ndonjë fjalë tjetër, më thuaj...se mbase të ndihmoj të gjëndesh më në brendësi të shqipes.


    Humdinger,

    Me dukesh shume i sgurt ne keto qe thua, por fatmiresisht une kam mendimin tim dhe bazohem diku qe e mendoj keshtu. Nqs po flet per gjuhetare, dhe ke njohur gjuhetare shume mire per ty, por ajo cka them une me siper s'ka nevoje te pyesesh verdalle, sepse eshte e vertetuar per vete faktin qe ne si shqiptare kemi shume me pak fjale ne ne fjalorin tone sesa frengjishtja psh qe njihen ne te gjithe boten qe ka nga 5-6 apo dhe me shume sinonime per fjale. Gjithashtu dhe detaji me i vogel apo sendi me i parendesishem ka emrin e tij ne gjuhen frenge. Shifra nuk po jap sepse do dalin shume te tjere qe do hedhin poshte shifrat, kjo nga eksperienca qe kam ne forum.
    Pra 36 germa kemi por ama s'kemi krijuar shume fjale me to, ky eshte problemi.

    Kam jetuar 7 vjet me frengjishten e shpesh me ndodhte dhe mua qe kur sdoja ta shpjegoja dicka me nje fjali te gjate ne shqip, gjeja nje fjale frengjisht dhe keshtu e jepja shpjegimin vetem me nje fjale te vetme.

    Pra nuk ka nevoje te takosh gjuhetare per te kuptuar disa gjera, mjafton te jetosh disa vjet midis gjuheve te tjera te kuptosh qe gjuha jone nuk ka aq fjale sa duhet.
    Mos i merrni gjerat shabllon, qe kur dikush kritikon gjuhen e tij nuk e do ate, por merreni thjesht si mendim personal te dikujt.

    Mgjth ne forum ka nga te gjitha moshat, e sigurisht qe bisedat nga njehere nuk behen sic duhet, per vete diferencat ne moshe qe mund te kemi.

    Kur citon dike Humdinger mundohu te shkruash me mire qe te vlersohet mendimi, dhe ironine mbaje ne nje ane, sepse sikur ska kuptim qe te behen ne shkrime te tilla.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 25-03-2006 më 12:51
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  17. #-3
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Patjetër që gjuha me më shumë gërma është më e
    Staple=Kapse
    Po pate vështirësi për ndonjë fjalë tjetër, më thuaj...se mbase të ndihmoj të gjëndesh më në brendësi të shqipes.
    Shembulli konkret qe verteton se shqipja eshte e varfer qendron ne perkthimin qe bere ti.

    staple = kapese...une do te thoja precizoje qe nuk eshte as kapese rrobash, as kapese flokesh, por kapese letrash , pra ke bashkim dy fjalesh e jo nje fjale te vetme me shqip (pra shkurt eshte ajo qe thashe une, qe na duhen disa fjale apo nje fjali nganjehere qe te percaktojme dicka qe ne shqip ska emer te mirefillte )

    Gjithashtu duke ndjekur te njejten llogjike me fjalen kapese shkon dhe fjala paper clips ...atehere cila nga keto te dyja do te ishte kapsja per ty, e nqs staple = kapese letrash, cfare eshte paper clips?

    He tani futu pak ne brendesi te shqipes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 25-03-2006 më 20:57
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  18. #-2
    BUKURIA SHERRI I LUMTURIS Maska e koder kiss
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    206
    Per Mendimin Tim 2 Jane Faktoret Qe Na E Perlyejne Gjuhen Tone

    Pordhet Dhe Tangerlliku
    KULTURA , SJELLJA, EDUKATA ,ZBUKURON NJERIUN!!!!!!!!!!!!

  19. #-1
    Nuk e kuptoj pse duhet kapur pas nje fjale thjesht per te treguar pasurine apo varferine e nje gjuhe.??!!

    Nejse, dembelizmi-pertacia per t'u menduar per te gjetur fjalen e duhur, qofte dhe per ta shpikur ate, shtypi, radio televizioni, jane pergjegjes per bastardimin e gjuhes shqipe sot.
    Dhe sic ka shkruar dhe dikush tjeter me siper, ana ekonomike, nese shteti/individet nuk investojne ne gjuhe, patjeter qe ajo do te vjeterohet/varferohet/ nuk do te ece perpara.

    Kush ma perkthen "fênde" ne anglisht? (per arsye te "pasurise se anglishtes") ose nese nuk perktheni dot kete perktheni fjalen "ngordh"... sa femije shqiptare (te ndikuar nga pasuria e anglishtes) sot thone "pashe nje zog te vdekur"... lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Manulaki : 25-03-2006 më 23:23
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  20. #0
    shumica tregojne qe skane thellesi mendimi, qe kur thone fjalet e para, sepse ne vend te kapin thelbin apo idene e asaj qe eshte shkruar, kapen tek fjala, sic bejne dhe shumica e njerzve te vegjel ne mendje.

    Shqipja eshte e varfer dhe pike sepse e ka vertetuar koha e faktet (studimet).Kjo ishte ideja.

    Tani kur thua qe shqiptaret "nuk lodhin koken te shpikin fjale te reja" atehere do te thote qe bie dakort me mendimin qe shqipja eshte e varfer. Por kur jep ato shembujt e bukur me "fenda" tregon qe eshte e pasur apo jo?

    Eh po, kete skuptoj dot une se si pres qe te flasim sic duhet e te bejme dialog konstruktiv kur njerezit ngaterrohen dhe me idete e veta? Edhe nqs nuk ngatrrohen ne shqiptaret historikisht e kemi pasur si hobi te grricemi edhe sado qe e mbaj veten se sja vle te kthesh pergjigje ne te tilla raste, sidomos ne forum perseri vjen nje moment qe nuk rri dot pa dhene pergjigje se mendoj se mos ka ndodhur ndonje keqkuptim.

    Por jo ne fakt, si zakonisht thjesht disa jane grricesa e dhe aty ku ska vend per tu grricur e gjejne nje menyre.


    nejse, sja vlen te zgjatem me shume idene time e thashe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Julie : 26-03-2006 më 00:55
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Një tezë e Selman Rizës për gjuhën letrare shqipe
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-10-2003, 12:09
  3. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  4. "Alfabetare e gjuhësë shqip", 1879
    Nga Fiori në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-04-2002, 00:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •