Close

Rezultati i Sondazhit: Si Mund Të Zgjidhet Problemi Çam?

Votues
124. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Nga Politikanët Grekë

    3 2.42%
  • Nga Politikanët Europianë ose Amerikanë

    47 37.90%
  • Pa Dialog, Sepse Nuk Jep Rezultat

    6 4.84%
  • Me Konflikt Të Armatosur Si Në Kosovë E Maqedoni

    78 62.90%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 91
  1. #-19
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315

    Çamë të forumit ju lutem prezantohuni

    E mora këtë nismë sepse doja të mblidheshim si forumistë anembanë botës të shprehemi këtu. Nëse keni ndonjë pyetje mos hezitoni dhe gjithashtu prezantohuni duke thënë pak mbi historinë tuaj personale ose te prindërve tuaj.

    Rroftë Çamëria etnike dhe bijtë e bijat e saj!!!
    Any Chams that want to introduce themselves in this forum please you are more than welcome ...
    ÇAM 24 KARAT

  2. #-18
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nuk jam qam por vetem desha te pergjigjem.
    Greqia ka 10 milione banore, prej tyre vetem 7 milione greke.
    Ne tere boten jetojne me shume se 7 milione shqiptare.
    Prandaj kemi epersi ndaj Greqise.Lufta do te ishte ne favorin tone.

  3. #-17
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    ju lutem pergjigjuni sondazhit
    ÇAM 24 KARAT

  4. #-16
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Askush nuk ta fal lirine. Vetem forca eshte menyra e vetme per te fituar dhe respektuar.

    Dito.

  5. #-15
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    fjala jote ne vesh te perendise
    ÇAM 24 KARAT

  6. #-14
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Problemi Cam, do te zgjidhet kur vete Camet ta vene ate si prioritet te tyre.

    Kur nga gjiri i Komunitetit Cam, te dale nje udheheqes si Dr Ibrahim Rugova, qe ti drejtoje, duke bere ceshtjen came, ceshtje te republikes se shqiperise dhe pastaj ta nderkombetarizoje, duke shfrytezuar te gjitha dokumentet e te drejtes nderkombetare.

    Por kjo gje gjithnje duke pasur parasysh qe armiku (Greqia) eshte nje nga armiqte me diabolik ne shekuj.

    Pirro, duhet te kesh parasysh, qe edhe ne kete forum, ka nje ndikim shume te forte pro-grek.

    P.s I fundit udheheqes i popullsise shqiptare te Camerise eshte vrare nga komunistet shqipetare ne 44, apo 45. Ai quhej Masar Dino(pasardhes i nje prej familjeve me te medha shqiptare e rangut te Vlorave, Libohovave, Bicakcive, etj
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #-13
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Pirro, duhet te kesh parasysh, qe edhe ne kete forum, ka nje ndikim shume te forte pro-grek.
    cfare do te thuash me kete se do kemi frike nga influencat....pro-helene,vlleher shumeflamujsh qe ja kepusin rumanishtes ne forum shqiptar, ke wannabe italians,wannabee greeks me tufa ..plot..por origjinalet jane te rralle
    neve camve nuk na ka munguar kurre vullneti...
    ps. une vete po studjoj dhe shpresoj te marr doktorate ne shkence politike
    ÇAM 24 KARAT

  8. #-12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Çami që denoncoi Greqinë në Strasburg

    Pirro,

    lexo pak se c'do te thote vetedije ne radhe te pare dhe vendosmeri. Ja kete duhet te kene Camet te gjithe, per te zgjidhur ceshtjen...

    Çami që denoncoi Greqinë në Strasburg

    I dënuar 5 vjeç si bashkëpunëtor i fashizmit nga gjykatat greke, Mehmet Dalipi, qytetar çam nga Paramithia ndërron emrin në Mihal dhe nis betejën e vet me shtetin grek. Prindërit e tij kanë mijëra hektarë prona në zonën e Gumenicës; ai nis një ngjitje si ajo e Sizifit nëpër labirintet e drejtësisë greke deri në Strasburg, ndoshta i vetmi çam që arriti deri aty. Por dhe aty i doli para një grek që e pengoi! Rrëfimi i personazhit të ABC-së, Mehmet Dalipi, alias Mihal Dalipi

    Mentor Nazarko

    Ju thatë se keni lindur në Paramithi të Greqisë. Z. Dalipi, sigurisht ju keni ikur nga Greqia në një moment kur keni qenë i vetëdijshëm sa një fëmijë, çfarë mbani mend?

    Dihet se kurbani i luftës u bë Parimithia, me ikjen e ushtrisë gjermane ne na mbajtën për 6 muaj në Paramithi, forcat anglo-amerikane, të cilat na mbajtën në kazermat e Paramithisë dhe në shtëpinë e Sali Efendiut, deri në shkurt të 1945. Në mars të 1945, flota anglo-amerikane na solli në Konispol me 3 anije me refugjat çamë për të zbarkuar në brigjet shqiptare. Por shteti shqiptar nuk i lejoi luftanijet të zbarkonin; la vetëm anijet me refugjatë, kështu që ne erdhëm me forcë nga Greqia për të na mbrojtur.


    Prej atëherë zë fill jeta juaj në Shqipëri?

    Po, erdhëm nga Saranda në Fier.

    Nuk patët ndonjë të vrarë nga familja juaj?

    Jo nga familja jonë, por nga fisi po.

    Z. Dalipi, Paramithia është i njohur në historinë moderne të Çamërisë si një vend ku janë bërë masakra nga bashkëpunimi i shqiptarëve me gjermanët kundër këshilltarëve grekë të komunës apo të prefekturës. Të paktën Greqia e kujton një ditë të tillë.

    Në çdo luftë ka elementë pozitivë edhe negativë.

    Nuk na interesojnë teoritë e mëdha, është e vërtetë apo jo?

    Këta kanë marrë pjesë dhe kanë bërë vrasje duke djegur Frarin.

    Kush këta?

    Një pjesë e çamëve, që ishin nën influencën e gjermanëve.

    Dhe janë vrarë disa këshilltarë komunalë apo të prefekturës?

    Po, nga frariotët që ishin shqiptarë arvanitas por edhe ortodoksë për ambicie, çështje pasurore.

    Pra nuk ishin kontradikta etnike, ishin pasurore. Po nga farefisi juaj ka pasur të tillë që janë përzierë me gjermanët?

    Të largët, por ka pasur.

    E vlerësoj sinqeritetin tuaj. Por nuk do të merremi me hollësira, pasi na intereson më shumë historia juaj, e cila është i veçantë, sepse keni arritur të kapërceni i vetëm, fillikat tri shkallët e Gjykatës Greke, madje deri në Gjykatën e Strasburgut për pronat tuaja. Unë po i marr në mënyrë të përshpejtuar etapat që keni ndjekur. Në Shqipëri keni ndërtuar jetën tuaj, jeni arsimuar, keni punuar si ekonomist apo jo?

    Po, si ekonomist, në tregti dhe në komunale.

    Papritmas ju ndërroni mbiemrin, nga Mehmet në Mihal, është një veprim që nuk shihet me sy të mirë nga komuniteti çam apo jo?

    Pa u nisur nga ana fetaristë, unë e kam kthyer emrin se mua më dënuan babanë si bashkëpunëtor të kaurëve në kohën e luftës.

    Nuk ka akuzë në kohën e komunizmit: bashkëpunim me kaurët. Po gënjeni më duket...

    Po, ka pasur; unë kam dokumentet që e vërtetojnë këtë, madje ka pasur edhe dëshmitarë që kanë dalë në gjyq, ku u dënua edhe babai im 85 vjeç në Fier dhe vdiq në burg me akuzën se ka sabotuar luftën dhe ka bashkëpunuar me kaurët. I thanë, ti do të vdesësh në burg, madje edhe dëshmitarët ishin çamë. Dhe unë vendosa se, në qoftë se ju dënoni babanë tim, unë do të ndryshoj emrin në kaur, për mua nuk ka rëndësi feja, por emri im si njeri. Bëra kërkesën time në komitetin ekzekutiv të qytetit dhe më aprovuan kërkesën në 1991, kështu që e ktheva emrin.

    Në 1991 kishte shumë mundësi që të ndryshoje emrin, por ju jeni nisur nga fakti për të lehtësuar situatën si çdo shqiptar tjetër në vitet e para të demokracisë që kishte filluar qarkullimi i lirë, relativisht i lirë midis dy shteteve. Pra të të pranonin në Greqi si ortodoks...

    Jo, në asnjë mënyrë arsyet e mia kanë qenë ato që përmenda më sipër.

    Ju keni ikur në vitin 1991, në ç’mënyrë keni ikur në Greqi, me dokumente apo klandestine?

    Kam ikur në mënyrë klandestine.

    Çfarë bëtë atje?

    Atje më ndihmuan miqtë e mi të në Janinë, mora familjen time dhe më vonë u nisa në Athinë nga frika ime se mos kishte ndonjë kërcënim.

    Çfarë pune keni bërë atje?

    Çdo lloj pune, nga hamall dhe çdo punë tjetër.

    Gjithë betejat tuaja juridike kanë nisur pas 1996-ës, për derisa nuk kishit leje për të bërë ankesat?

    Po, sepse në 1996 kisha leje qëndrimi vetëm për një vit. Kur shkova t’i ripërsëris, më thanë se nuk të takon leje qëndrimi më pasi ti je shtetas grek dhe duhet të kesh nënshtetësinë greke nëpërmjet Ministrisë së Brendshme.

    Përse ishit shtetas grek?

    Sepse në pasaportën time shqiptare thuhet vendlindja ime është Paramithia, që është pjesë e Greqisë.

    Dhe ju atëherë nisët betejën tuaj për të marrë nënshtetësinë greke?

    Duhet të merrja një dokument origjinal në bashki për t’u bërë shtetas grek. Bëra kërkesë, më kthyen përgjigje se dokumentet që e vërtetojnë këtë nuk ekzistonin, sepse kishte kaluar një kohë e gjatë dhe janë dëmtuar. Unë i gjeta këto dokumente në gjendjen civile në 1999, në kadastër.

    Ju nuk i gjetët, por ua dhanë, paguat para?

    Kam paguar sipas ligjit, rreth 13 mijë dhrahmi.

    Çfarë vërtetojnë këto dokumente?

    Këto dokumente vërtetojnë pasurinë e babait tim.

    Sa është pasuria e babait tuaj?

    Jo shumë, por 6 mijë dynym i kam, ndërsa 12 mijë dynym, që është toka e madhe, nuk m’i dhanë, i kanë mbajtur të rezervuara, i kam të tëra pronat me dokumente. Në protokollin e marrjes nga bashkia të pronave çamëve shkruhej qëllimisht se, meqenëse janë larguar nga Greqia, edhe pse nuk janë dënuar, këto prona kalojnë nën administrimin e shtetit grek.

    Kush i ka pronat tuaja?

    Bashkia pasi i ka marrë këto prona, i lëshon me qira.

    Kështu ka ndodhur me të gjitha pronat çame?

    Në përgjithësi tokat e çamëve administrohen nga tri njësi: nga bashkia, që i jep me qera; seksioni i bujqësisë si dhe nga Qendra e Llogarisë Ekonomike Greke, këta të tre organe administrojnë prona të ndryshme.
    Me këto dokumente që siguruat nga bashkia, ju mund të vërtetoni që në 1945 keni pasur këto prona, por ju me këto nuk mund të ishit automatikisht pronar i pronave tuaja dhe t’i vinit në përdorim ato.
    Po, përveç kësaj duhej edhe një vërtetim tjetër që isha shtetas grek.

    Megjithë këto dokumente, përse shkuat të ankoheshit në gjykatë?

    Sepse, të bëhesh nënshtetas grek, duhet që të kesh vendim të regjistrit bashkiak. Bashkia nuk ma jepte këtë vërtetim që kam qenë qytetar i saj. Për këtë arsye u detyrova të shkoja në Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila më dha të drejtën e regjistrimit të njohjes së emrit të babait tim, duke u mbështetur edhe në dëshmitarë, të cilët dëshmuan se babai im ka qenë pjesë e kësaj bashkie.

    Çfarë ishin këta dëshmitarë ?

    Ata ishin dëshmitar çamë edhe grekë.

    Nuk kishin frikë këta?

    Jo, përkundrazi.

    Nuk kishin ndonjë problem ata të dëshmonin, përderisa ata përdorin aktualisht edhe pronat tuaja dhe me vendimin e fundit të qeverisë ata mund t’i përvetësojnë ato?

    Jo, asnjë vendas nuk i merr dot pronat tona. Dhe ata thoshin të përmalluar se ne ju presim! Edhe pse sigurova këtë vendim nga Gjykata e Shkallës së Parë, prokurori i këtij qyteti kërkoi të anulohet ky vendim si i pabazuar. Dhe se ekzistonin mundësi ligjore që të mund të vërtetonin nëse është i regjistruar apo jo babai im si shtetas grek.

    Pra, prokurori vendosi se dëshmitarët dhe dokumentet ishin të pasaktë...

    Po. Pas kësaj më thirrën në Gjykatën Politike të Korfuzit, që hodhi poshtë vendimin e prokurorit si të papranueshme. Sepse vendime të tilla ishin kompetencë e Gjykatës së Korfuzit, e cila më pas më siguroi dokumente, të cilat vërtetonin të drejtat e mia për nënshtetësinë greke.

    Pra fitove edhe një shkallë tjetër, si ecët më tej?

    Përpjekjet e mia të mëtejshme pengohen sërish nga një vërtetim i Ministrisë së Brendshme, që më dënonte mua edhe fëmijët mi si bashkëpunëtorë me gjermanët në Luftën e Dytë Botërore, e shpallur në gazetën zyrtare në vitin 2000. Bëj kërkesën në arkiv për në kohën e mbretit te Ministria e Mbrojtjes në lidhje me vendimin që është marrë ndaj meje, por ky institucion më kthen përgjigjen brenda tri ditëve, duke më bërë të ditur se nuk ekzistonte asnjë vendim që më shpallte të dënuar në gjykatat e asaj kohe.

    Na thuaj se si vazhdoi, çfarë bëtë më tej?

    Në 2003 i drejtohem Avokatit të Popullit për ndihmë, ai i bën ankesë qeverisë se Ministria e Brendshme ka marrë një vendim në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën dhe se cënonte të drejtat e njeriut. Vetë Presidenti i Greqisë më dërgon një letër keqardhje dhe shprehej se kjo çështje do të rikthehej në Ministrinë e Brendshme për rishqyrtim. Edhe kryeministri grek, z. Karamalis më kthen përgjigje, gjithashtu kryetari i Parlamentit se kjo çështje do të rishikohet dhe do të veprohet në bazë të ligjit. Unë vazhdova proceset gjyqësore.

    Kundër kujt?

    Ministrisë së Brendshme, në vitin 2003 në Gjykatën e Shkallës së Parë, por kjo shkallë e la në vend vendimin.

    Me çfarë argumenti?

    Në bazë të disa ligjeve.

    Shkove në Gjykatën e Shkallës së dytë?

    Gjykata e shkallës së dytë, në bazë të kërkesës që bën avokati i Ministrisë së Brendshme, në të cilën thoshte se kjo çështje duhet të lihet mënjanë, pasi në qoftë se z. Dalipi kërkon dëmshpërblim, do të kemi dëme për ekonominë kombëtare. Dhe Shkalla e Dytë e la në fuqi vendimin e mëparshëm.

    Dhe sa ishte ky dëmshpërblim që të takonte?

    Rreth 18 milionë dhrahmi.

    Por kjo nuk është asgjë për ekonominë greke?

    Po, por kjo ishte vetëm për vendime të padrejta. Gjykata e Shkallës së Dytë vendosi t’i hiqej e drejta qytetarit z. Dalipi për t’u ankuar ndaj Ministrisë së Brendshme.

    Më pas ku shkove?

    Më pas shkova në Gjykatën Administrative, për të cilën avokatët më këshilluan të mos hapja një proces gjyqësor, sepse nuk mund të fitoja.

    Sa ishte kostoja financiare e gjithë këtyre proceseve gjyqësore?

    Të gjitha proceset gjyqësore, avokatët dhe dokumentet më shkuan rreth 22 milionë dhrahmi me faturë. Nga Greqia erdha më i varfër se sa isha, vetëm me pensionin shqiptar.

    Në 2003 ju mbyllët kërkimet tuaja në Greqi, më pas ku shkuat?

    Ju drejtova Gjykatës së Strasburgut me të gjithë dokumentacionin e duhur, meqenëse nuk kisha fuqinë ekonomike, kërkova të më caktonin një avokat francez ose gjerman për çështjen. Ata më caktuan një referent grek për të bërë vlerësimin e çështjes sime. Ky i fundit më dërgon vendimin që kishte marrë Gjykata e Strasburgut ( në fakt Komisioni që shqyrton ankesat si filtër i tyre- shënimi i intervistuesit) se e mbyllte çështjen, sepse nuk shikonte shkelje të nenit 33 dhe 34 të Konventës, prandaj nuk mund të dërgohet asnjë kërkesë tjetër. Ka ngelur vetëm një gjë për të bërë, që të shkojë edhe të marrë një avokat dhe të shoh vetë se çfarë është bërë me këtë çështje. Pasi mendoj se janë bërë manipulime nga persona dhe institucione të ndryshme nga ana e shtetit grek.

    Mos ka ndodhur sepse nuk keni shteruar të gjitha rrugët e drejtësisë në Greqi?

    Nuk e di. Unë u përpoqa të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të fituar të drejtat e mia si në Greqi ashtu edhe në Gjykatën e Strasburgut.

    Njihni ju raste të tjera të njëjta me rastin tuaj që kanë shkuar në Gjykatën e Strasburgut?

    Po, ka shumë raste të tilla, por që nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Nuk i pranojnë se prindërit e tyre nuk figurojnë si të regjistruar në regjistrin bashkiak, dhe nuk japin të drejtën që u takon sipas ligjit. Ka rreth 50 vetë që kanë arritur, më duket.

    A jeni në dijeni për vendimin më të fundit të qeverisë greke për tokat çame, si ju duket?

    Po, gazeta të ndryshme greke kanë shkruar se nuk kemi asnjë marrëveshje me shtetin shqiptar për 500 mijë dynym tokë në kufijtë me Shqipërinë dhe ky do të jetë problem i madh në të ardhmen.

    Mendoni se do të shiten tokat tuaja?

    Jo, sepse ne nuk jemi shtetas shqiptar, por shtetas grekë, dhe si të tillë ata nuk kanë të drejtë të shesin tokat tona.

    Si ju duken përpjekjet e Shoqatës “Çamëria” për këtë çështje?

    Ia kam referuar çështjen time kësaj shoqate, por ajo i publikoi dokumentet e mia nëpër gazeta. Më vjen keq që kjo shoqatë nuk i di format e duhura për të kërkuar pronat. Ata duhet të kërkojnë të drejtën e riatdhesimit.

    Po në lidhje me shtetin tonë, çfarë mendoni? A ju ka ndihmuar ai sa duhet?

    Shteti nuk e ka bërë, nuk do ta bëjë dhe nuk ka ndërmend ta bëjë, sepse ka interesa të ndryshme, të cilat bien ndesh me interesat tona.

    Keni takuar personalitete greke për ndonjë zgjidhje të mundshme të çështjes suaj?

    Po, kam takuar personalitete të shquara greke si Presidentin e Greqisë, z. Jorgo Papandreu, z. Eftimiu.

    Si i keni njohur ju ?

    Nëpërmjet profesionit tim si mjek popullor për shërimin e sëmundjes së ekzemës.

    Përse të gjithë këta kanë qenë të sëmurë nga kjo sëmundje?

    Jo, por nëpërmjet famës sime si mjek popullor, u njoha nëpërmjet lidhjeve që krijova, por edhe këta nuk më kanë dhënë ndonjë zgjidhje konkrete të problemit tim.

    Përse nuk u kanë dhënë një zgjidhje?

    Sepse ka shumë probleme Greqia, pasi ka shumë grekë të emigruar në vende të ndryshme të botës si Australi, Amerika, Kanada etj., të dënuar, të ashtuquajturit komunistë, dhe ata nuk kanë të drejtë të rikthehen dhe të marrin pronat e tyre. Ua kanë bllokuar, kështu në qoftë se kthehen, do të plasë lufta civile.

    Përse do të fillojë, pasi u bë pajtimi kombëtar i të majtëve me të djathtët në Greqi?

    Sepse nuk jua kanë kthyer pronat. Greqia ka probleme të ngjashme me zonat kufitare të saj, edhe me Maqedoninë, por ne flasim si çamë dhe kërkojmë zgjidhje prej tyre. Në qoftë se shteti grek nxjerr ndonjë vendim për pronat në këtë pjesë, atëherë do të ishte fatalitet për politikën dhe shtetin grek, thoshin miqtë e mi politikanë. Pra, nëse favorizonin shqiptarët, do të duhen ta bënin dhe për ish-komunistët.

    Së fundi, kujt doni t’i bëni një thirrje për zgjidhjen e problemit tuaj?

    Unë i bëjë thirrje shtetit shqiptar, të shohë dhe të përkrahë çështjen çame dhe të mbrojë dinjitetin e tij si shtet. Do të dëshiroja që shtetit shqiptar të na ndihmoj më shumë.




    Sizifi është... çam

    Qytetari Mihal Dalipi ka nisur një rrugë të vështirë, për të hedhur shtetin grek në Gjykatën e Strasburgut. Ka qenë ekonomist, mjek popullor, tani si pensionist...kërkon mbiaventurën për të mposhtur i vetëm Greqinë. Mton se jeton me 7000 lek pension, dhe me një pasuri që nuk e ka ende në dorë dhe që shtrihet në 1800 ha tokë.
    Është i bindur në drejtësinë e ndërmarrjes së tij dhe do të vazhdojë të luftojë, sepse...duhet për të bijtë, nipërit... dhe se prona thërret që të mos vdesë kurrë...




    Ben Andoni

    E vetmja gjë, që nuk shkon nëse do të dëgjoje togfjalëshin ‘fëmijë-kriminel’...është se si një minoren mund të jetë i tillë. Por ja, që për një banor të përkatësisë çame, për autoritetet burokratike greke, edhe pse pesë vjeç, mund të jesh problematik. Kuptohet, me ata që nuk njohin ligjet, sepse në të vërtetë shteti grek- është boll i vëmendshëm ndaj problemeve me pronën. E kur flitet për pronat e çamëve, shumë më tepër i kujdesshëm dhe i vëmendshëm.
    Këtë qytetari shqiptar, Mihal Dalipi, me një emër të shartuar orthodhokso-mysliman, e di fare mirë. Është një njeri i çuditshëm dhe çudia fillon nga emri i tij, që e ka ndërruar, siç thotë, thjesht për inat të regjimit komunist...ndaj dënimit të atit të tij. Mehmet siç njihet në Greqi tashmë, ndërsa Mihali në Shqipëri...është një luftëtar, në dukje i një kauze të mbaruar. Por kjo nuk do të thotë që ai nuk do t’i shkojë problemit të tij deri në fund. Së fundi, i inkurajuar nga disa gazeta prestigjioze greke...ka trokitur deri në Strasburg për të zgjidhur konfliktin e njohjes së pronësisë së tij në Greqi...Gjithçka ka nisur kur ai ka dashur që të pajiset me nënshtetësinë greke, një element që nuk e ka përfituar, pasi, tej telasheve të tjera fshihej edhe hapësira e pronave dhe mosmarrëveshjet e mëdha që përcjell tash sa mot kjo çështje e mbetur pezull në mes të dy vendeve. Por ky burrë imcak, me një fytyrë shumë të pastër dhe me sy të kaltër...nuk u tremb. I veçantë në llojin e vet, ky biçim ekonomisti, mjeku popullor, nuk është pezmatuar, por ka ecur përpara duke sjellë siklete të pafund për helenët.
    “Një vendim i Ministrisë së Drejtësisë, kur unë doja nënshtetësinë, më thotë që UNË dhe fëmijët e mi, si bashkëpunëtorë të gjermanit nuk kishim të drejtë. Kërkoj vendimet gjyqësore. Nuk kemi, -më thonë verbalisht. Por, zyrtarisht jam bashkëpunëtor. Unë kam lindur në 1939 dhe jam regjistruar në 1940. Kurse në mars 1945, kur na solli flota anglo-amerikane në Sarandë isha vetëm pesë vjeç. Pra, kam qenë bashkëpunëtor i gjermanëve, që i mitur. Kërkoj një vendim zyrtar, por më thonë se je dënuar me vendim të Ministrisë së Mbrojtjes”. Këtu është momenti që stopohet disi e folura e tij me aksentin tipik çam. Nuk ka se çfarë të thotë më shumë. Pavarësisht se e gjen shpëtimin. Ka një vandak të tërë me shkresa, libra të nënvizuar me highlightse, gazeta...dhe shkresa greqisht, që e presin mbi tavolinë. Fillon të të sqarojë, ose më saktë të heqë udhë në xhunglën e shkresave, ku përmes ecejakesh të shumta dhe hedhje-pritjesh në institucione të ndryshme të shtetit grek, nuk ka mundur të konkludojë. E gjithë kjo punë e ka një të mirë sepse kjo e ka bërë që të mendojë se në botë ka drejtësi, dhe kjo mund të merret, qoftë edhe nga grekët e vështirë, për të cilët ndryshe nga anëtarët e komunitetit çam, ruan një respekt të madh. “Më kanë mbajtur”, thotë. “Nuk janë të gjithë njësoj”. Jeton tashmë me një pension minor, por që, sipas tij, është plotësisht i mjaftueshëm për të jetuar. Latifondisti stoik ka në dispozicion të tij vetëm 7000 lekë për të jetuar (ashtu pretendon). Por duket se nuk është i sinqertë, kur shikon mënyrën se si mbahet dhe vishet. Të çudit më shumë me madhësinë e pronave, që përfshijnë ato që ka trashëgimi nga gruaja e parë e të atit, pronat e nënës së tij dhe në fund dhe pronat e vetë të atit. Ka, duke iu referuar fjalëve të tij, plot 18.000 dylymë tokë, gati 1800 ha tokë.
    Kalvari
    Gjithçka ka nisur, kur pas një kërkese formale me shkrim dore i ka kërkuar zyrës së kadastrës kundrejt 13.000 dhrahmive kërkesën “për t’u pajisur me dokumentet e pronësisë”. Një avokat u ka kujtuar nëpunësve se ai, është çam dhe si i tillë, marrja e pronave të tij shkatërron të gjithë Paramithinë, pasi është latifondisti më i madh. “Por nxirrni Ligjin e Luftës ku janë të dënuar Çamët”, iu kujton ai nëpunësve për t’i nxjerrë nga situata.
    Më pas, ky burrë që të shikon pas disa syzeve dhe me një mjekër si marksistët gjermanë të fillimshekullit të shkuar...fillon me sloganet që të gjithë këtë nuk e bën për vete, por të bijtë dhe nipërit dhe për t’i hapur rrugën e marrjes së pronave popullit çam...
    “Nëse nuk zgjidhet çështja, atëhere ky është një pasivitet i vetë atyre”, thotë për patriotët e tij, që tashmë rropaten në protesta dhe në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
    “Opinioni i rregullt çam duhet të dijë si duhet ta kërkojë problemin. Ai kërkohet si individ dhe si grupe dhe jo si masë e gjerë. Ashtu si fituan dhe qipriotët: Një e bëri, por fituan të gjithë. Duhet të organizohen, të bëhen si grupe fshatrash, të bëjnë kërkesë padi dhe të vënë në pozitë të keqe, por jo vetëm këta, por edhe që ky mision të shkojë në Çështjen e Greqisë”. Por, ky “Sizif-çam” ende nuk e ka llogaritur, që është një mal i tërë për të kaluar me barrën e tij...Ndaj, me këtë sprovë ndryshe të jetës së tij ka vendosur që të vazhdojë rrugën e tij në Strasburg...se e vërteta vonon, por nuk harron.
    “Greku e ka humbur. Deri në 2008, sipas disa parashikimeve të Parlamentit, do të dalin disa gjëra për çështjet e mbetura pezull. Duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore për bashkim dhe vëllazëri...”, sqaron ai i vetëkënaqur në fund-një nga sloganet e mbetura remineshencë nga ish-Jugosllavia...



    ABC nr.25-Mentor Nazarko
    24.02.2006
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #-11
    ooooooooo............ Maska e bledi84
    Anëtarësuar
    22-02-2006
    Vendndodhja
    kkkkkkkkk
    Postime
    1
    Citim Postuar më parë nga Pyrrhus_Mollos
    E mora këtë nismë sepse doja të mblidheshim si forumistë anembanë botës të shprehemi këtu. Nëse keni ndonjë pyetje mos hezitoni dhe gjithashtu prezantohuni duke thënë pak mbi historinë tuaj personale ose te prindërve tuaj.

    Rroftë Çamëria etnike dhe bijtë e bijat e saj!!!
    Any Chams that want to introduce themselves in this forum please you are more than welcome ...
    pershendetje CAMEVE kudo qe ndodhen. nuk e di si ta quaj veten, cam i plot apo gjysem cam se nenen e kam korcare, ju tipos babait dhe tha "o korcare o hic fare".
    un banoj ne sarande dhe jam nga camet qe jane vendosur ne zonat e Konispolit.
    aktualisht studjoj ne turqi per mjekesi. per sa i perket zgjidhjes se ceshtjes came, nuk jam fort optimist, jo per gje po tani jemi ne nje kohe qe problemet e medha zgjidhen me "arme politike" dhe dihet puna se sa te afte jan keta politikanet tane. sa me shume qe ikin vitet aq me shume zbehet problemi i camerise, po megjithate shpresa eshte ajo qe vdes e fundit.

    shendet e te mira

  10. #-10
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    përshëndetje bledi84.....
    ÇAM 24 KARAT

  11. #-9
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Sondazhi nuk ka pasur votues te shumte ...por une nuk dorezohem sepse perqindjet larte flasin vete.
    Faleminderit.

  12. #-8
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Camet e Camerise, tmerri i Greqise ....

  13. #-7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    37
    Nga biznismen+politikan+arme. Kur gershetohen te gjitha se bashku arrihet sukses per rishqiptarizimin e Camerise.

    Termi "Problemi Cam" nuk tingellon mire, sepse nuk eshte problem cam, po Mbareshqiptar. Edhe me cuditi qe ne sondazh permenden si mundesi zgjidhjeje nderhyrja e politikaneve greke, kur keta jane vete problemi i kesaj treve shqiptare! Evropes s'i behet vone, Greqia eshte ne kete evrope tradhetare. Amerika ka interesa nga greku. Kjo "pa dialog..." eshte pak e pakuptimte.
    I vetmi opsion qe qenka per votim: konflikti i armatosur.

  14. #-6
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Citim Postuar më parë nga BrownWay
    Nga biznismen+politikan+arme. Kur gershetohen te gjitha se bashku arrihet sukses per rishqiptarizimin e Camerise.

    Termi "Problemi Cam" nuk tingellon mire, sepse nuk eshte problem cam, po Mbareshqiptar. Edhe me cuditi qe ne sondazh permenden si mundesi zgjidhjeje nderhyrja e politikaneve greke, kur keta jane vete problemi i kesaj treve shqiptare! Evropes s'i behet vone, Greqia eshte ne kete evrope tradhetare. Amerika ka interesa nga greku. Kjo "pa dialog..." eshte pak e pakuptimte.
    I vetmi opsion qe qenka per votim: konflikti i armatosur.

    dhe une BrownWay jam me mendimin tend ke shume te drejte ka ngelur vetem alternativa e fundit per zgjidhjen e ketij problemi .



    SHQIPETAR MOS RRI PO DUKU SHQIPETAR

  15. #-5
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Vetem Forca.. as gje tjeter.. por ku ti gjejm e te bashkohemi tani?

    .. Mund te me thot dikush ne ndonje internet site te lexoj pak Histori rreth kesaj..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  16. #-4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking wass up

    Cish Bitet Camet E Lalit
    Ore Tokat Do Ti Marrim Me Dhune Se Ska Menyre Tjeter
    Se Me Diplomaci U Lodhem
    Duhet Te Mlidhemi


    p.s. Neqoftese Doni Miqesi E Bujari
    Ate E Gjeni Ne Cameri

  17. #-3
    i/e regjistruar Maska e udhetari
    Anëtarësuar
    31-07-2005
    Postime
    103
    Çi vatet oj laka
    u jam Çam nga nana e baba kuÇi e lopcari



    pershendetje per forumin

  18. #-2
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Rruget dipllomatike jane mbyllur me kohe per kete problem, nuk i kane dhene asnje lloj zgjidhje, aq me keq greku vazhdon e kerkon akoma Toka te tjera Shqiptare. Eshte e qarte qe sikur te zgjidhej ne menyre diplomatike e te mos kishte te vrare pasi jane jete njerezish do te ishte me mire, por kjo eshte e pamundur tashme.
    Gjithmone Shqiptaret e kane mbrojtur lirine e tyre me arme, dhe kjo eshte rruga e fundit qe duhet te ndjeke dhe Çameria per te fituar lirine e saj pasi boll ka ndenjur nen sundimin Grek.

    "Liria nuk falet por fitohet"

    Imperator
    Albanian Perandory

  19. #-1
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Respekt per Camerine- per Camet qe e ndjejne vehten Cam-Shqiptar,...


    Neve na ndane por,do te bashkohemi nje dite- Une kete e besoj plotesisht.



    Per hire te rrethanave nderkombetare te krijuara ,..qe bota s'to te merret gjithe jeten me shqiptaret do te kete nje fillim te veshtire por jo edhe te parealizueshem.

    Une nuk jam shqiptar nga Cameria,vetem te shtoj nje mendim si shume shqiptare te tjere...do te jap disa pika qe per mendimin tim dhe nga pervoja e kaluar kane luajtur rol te rendesishem ne zgjedhjet e ceshtjeve teritoriale dhe kombetare....................
    .................................................. .................................................. ...........................
    1.Duhet te elaborohet ceshtja came...Te vertetohet e drejta e Came mbi trojet e tyre ,nen Greqine e sotme.........( Te besh buje dhe te padisish Greqine ne gjendjen aktuale mendoj se eshte gje e kote mos te them qe e c'ben ceshtjen Came , pa ndryshuar realiteti ne teren(pika 2.)
    2.Ripopullzimi,rishqiptarizimi i teritoreve kompakte Came..(Nga 600 000 shqipetare qe sot jetojne ne Greqi- dalengadale duhet te vendosen te ne trevat Came,.. me vete kompaktesine e tyre dhe me afersine e shtetit Ame-Shqiperise..fillimi i organizimit kombetare ne vend......Menyrat ligjore per te ble prona ne Cameri....
    3. Organizimi i Cameve ne nje Organizate Came Boterore...( organizimi i nje diaspore Came ,per te shit te verteten Came ne institucionet nderkombetare.., me miqesi te vjetra dhe te reja.......
    .................................................. .................................................. .......................
    Keto jane disa pika dhe sigurisht qe ka plot te tjera per tu shtuar.....

    p.s.
    Keto pika jane nga nje dashamire dhe jo nga nje ekspert. Por, besoj se vetem nje proces mund te ketheje shqiptaret ne pozite qe te thone se Cameria eshte e Jona...nje proces qe barbaret grek thuajse e kane zhduk popullaten shqiptare,per tu rikethyer don kohe...Me racionalizem, pa shume zhurme, me pune konkrete dhe jo me fjale te medha mund te nderrohet realiteti ne teren..qe do me thene te keshe popull ne vend per te cilin ne aktin final te gjithe shqiptaret ne bote te veprojne si nje trup...Kjo eshte e realizueshme....
    Dhe gjithmone kudo ne bote dhe ne Cameri shqiptaret e Camerise do te kene perkrahjen e shqiptareve nga gjithe bota................ne kete proces qe per fat te keq te rrethanave duhet ta nbajne flamurin ne balle( por, vetem per sy e faqe nderkombetare se te gjithe shqiptaret ne nje levizje came te organizuar do te jene ne ndihme te Camerise- Vetvetes...............

    PA KOSOVE E CAMERI SKA SHQIPERI.......................................

    Me nderime per Camerine ,
    bili99

  20. #0
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    Sipas sondazhit 74% mendon se duhet zgjidhur me konflikt te armatosur... Grekofile te forumit pse dridheni? Ushtria Clirimtare e Camerise eshte krijuar me vite!!! Duhet dhe vidjo per tjua treguar kete?
    ÇAM 24 KARAT

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Misioni i Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 11-09-2015, 07:22
  3. Cila është Rregullorja e Forumit Shqiptar?
    Nga Albo në forumin Pyetje - përgjigje
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 12:03
  4. Cili është Misioni i Forumit Shqiptar?
    Nga Albo në forumin Pyetje - përgjigje
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2006, 11:57
  5. Publikohet portali i forumit
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •