Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vajza që hyri në histori bashkë me Nolin

    Vajza që hyri në histori bashkë me Nolin

    Nga Raimonda Moisiu -

    Në vazhdën e shkrimeve të mia për idhullin tim, Fan S. Nolin figurën e ndritur të shqiptarizmës, i cili me jetën dhe veprën e tij poliedrike ka qenë, është dhe do të mbetet krenaria e kombit shqiptar. Fan S. Noli, ky shqiptar i shquar e i ndritur, i Rilindjes sonë Kombëtare, i cili me jetën dhe veprën, shembullin e tij, fjalët dhe ligjërimet shërben edhe sot për të shkundur shqiptarët nga paudhësitë dhe rrënimi i tyre shpirtëror, që kombi “të bëhet” e të mos mbetemi përherë “pranë detit të palarë”. Krahas figurës së ndritur të Fan S.Nolit, të tjera figura të ndritura e të shquara të kombit, të kulturës e artit shqiptar, të bërit emër dhe histori në biznesin amerikan do të pasonin Nolin, në vite e vite. Të tillë si: Faik Konica, Dhimitër Trebicka, Qerim Panariti, dr.Turtulli, Sotir Peci, Kristaq Trebicka, At'Artur Liolin,( figurë e ndritur e kombit dhe e fesë ) e shumë të tjerë në ditët e sotme si “bostonianët”shqiptarë: shkrimtarja, poetja e publicistja Rozi Theohari, shkrimtari, publicisti e poeti i talentuar Kolec Traboini, publicisti i shquar dhe kryeredaktori i gazetës së vetme shqiptaro-amerikane në USA, Dalip Greca prozatorët, shkrimtarë, humoristët, Pëllumb Kulla, Naum Prifti, poeti Petraq J.Pali, shkrimtari dhe publicisti, Agim Bacelli, në Europë publicisti Vasil Qesari, shkrimtari dhe poeti Agim Shehu, këngëtarët shqiptarë që me talentin e tyre po integrojnë Shqipërinë në këtë tokë të huaj nëpërmjet artit dhe kulturës e shumë e shumë të tjerë, të cilët po bëjnë emër të mirë në diasporë. Krahas tyre apo historisë së biznesit amerikan, mund të përmendim emra të tillë si: legjenda e biznesit amerikan, shqiptari Anthony Athanas, Qemal Butka, arkitekti i shquar shqiptar, i cili ka derdhur talentin e tij prej arkitekti në zemër të New Yorkut, Manhatten, Ekerem Bardha, Martin Vulaj, Thanas Laskaj, pronar i katër diskotekave me emër në shtetin e Connecticut-it, “Nights of Hartford”, Gary Kokalari e shumë e shumë të tjerë. Por, në këtë shkrim me dëshirën e mirë, unë po ju sjell një vjershë të Fan S. Nolit, e cila është shkruar me rastin e “Fushatës së Qershorit”, atëherë kur shqiptarët e Amerikës mblodhën ndihma në të holla, për mbrojtjen e të drejtave shqiptare në Konferencën e Parisit në vitin1919. Kjo vjershë, e cila mban titullin “Jepni për Nënën”, atë kohë, preku thellë zemrat e gjithë shqiptarëve anembanë botës. Këtë vjershë të Fan S.Nolit e deklamoi në seminarin e organizuar me këtë rast, një vajzë e vogël, me një bukuri shpirtërore të rrallë. Një vogëlushe e quajtur Nazife Bilali. Ajo ndoshta sot nuk rron më, por patjetër që ajo ka hyrë në historinë e shqiptarizmës, si vajza që u bëri apel gjithë shqiptarëve nëpërmjet vargjeve të mrekullueshme të Nolit, kur fati i Shqipërisë ishte në një rrezik të madh për t'i ndarë përsëri kufijtë, por takimi i Nolit tonë të madh me presidentin e SHBA-së, të asaj kohe Wilson, do të ndalonte masakrën tjetër që donin të bënin shtetet europiane me kufijtë e Shqipërisë. Duke vlerësuar ndihmën e presidentit Wilson, Noli ynë i madh do të hidhte këto vargje, duke i treguar shqiptarëve: “Mbahu Nëno mos kij frikë, se ke djemtë në Amerikë...”. Sa aktuale janë këto vargje për të sotmen, për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, për pavarësinë e Kosovës. Riprodhimi i këtyre vargjeve nga ana ime, le të jetë një thirrje, e cila i bëhet botës dhe Europës për më shumë vëmendje ndaj Shqipërisë, ndaj Kosovës martire.Vargjet e kësaj vjershe janë:

    Ç’thotë ajo e ve, e gjorë
    Mbretëreshë pa kurorë,
    Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar
    Shpirt e zemër përvëluar
    Gjysm'e vdekur: O shqiptarë
    Nënës mos ia bëni varrë!
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë
    Se ke djemt'ë n'Amerikë!
    Qan e lutet Nën'ë mjerë
    Kërkon vatrën edhe nderë
    Do lirinë dhe atdhenë
    Siç e pat me Skënderbenë
    Bijt' e besë thërret pranë
    Kur i thirri e s'i vanë?
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
    Se ke djemtë n'Amerikë!
    Cilët janë ata tiranë,
    Që të pren' e të vranë
    Që therret bijë, bija,
    Dhe t'u nxi, t'u mbyll shtëpia?
    Dërdhni plumba, o shqiptarë
    Gjakn'e Nënës për ta marrë.
    Mbahu, Nëno mos kij frikë
    Se ke djemtë n'Amerikë!
    Cilët bij të tradhëtuan,
    Dhe të ndoqnë dhe të shuan,
    Dhe të lanë, o Shkab' e ngratë,
    Pa fole, pa zoq, pa shpat?
    Këta qena, shok 'i mbytni,
    Mbushni gjyle, që t'i shtypni
    Mbahu, Nëno, mos kij frikë
    Se ke djemtë n'Amerikë!
    Sa kërkon e sa të duhen?
    Burrat nga detyra s'ndruhen!
    Trim i mirë do të jap,
    S'kursen jetën as paratë;
    Hidhni, hidhni tok dollarë
    Të mos mbetemi të sharë
    Mbahu, Nëno mos kij frikë?
    Se ke djemtë n'Amerikë!
    Do të ndihim pa kursyer,
    Për ty, Nëna jonë e vyer?
    Që në ndrit 'e nder të therësh,
    Dhe me bijtë e tu të mburresh,
    Cila Nënë lyp paranë?
    Cilët, bijë me shpirt se dhanë?
    Mbahu, Nëno mos kij frikë.
    Se ke djemtë në Amerikë!
    Armë dhe fishekë mblidhni,
    Qesen edhe shpirtin hidhni,
    Për lirin' e vendit tonë,
    Sot, se nesër është vonë.
    Jepni, Nënën të shpëtoni,
    Komb e vatra të nderoni.
    Mbahu, Nëno mos kij frikë.
    Se ke djemtë n'Amerikë!....

    Kur ju bashkatdhetarët e mi, kudo ku jeni e ndodheni, do të lexoni këto vargje, patjetër që në shpirtin tuaj, do të vlojë krenaria kombëtare, krenari e të qënurit SHQIPTAR....

    P.S. Ky dokument më ka rënë në dorë para disa kohësh. Jam befasuar me vargjet, por edhe zbulimi që është recituar nga një vajzë shqiptare, më 1919, në Paris.

    Sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Ekerem Bardha eshte hajdut me cizme.
    Ignore List: Den Bossi

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga Zombie
    Ekerem Bardha eshte hajdut me cizme.
    Pajtohem plotesisht me ty, ka edhe shume gjera te tjera, pervec kesaj, por kshu e kishte shkruar autorja Zombie.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Xumbo..
    Kte Vjershen ..mbahu neno mos ki frike.. e njeh mileti tash 70 vjet me pare ..e kjo thote se nashi e ka zbuluar..
    spo e marr vesh kte pune..

    kur pash titullin.. thash se autorja shkrimit ka zbuluar ndonje dashnore te Nolit e mu be qejfi.. thash e shyqyr do e ket lagur dhe Noli yne..

    por jo u gabuac.. njerzit e mdhej as ca gjera elementare nuk i provojne ne jete..
    Ata lindin per ti sherbyer te tjereve e kurre vehtes..

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-04-2009, 12:50
  2. Shqiptarët në Rumani, një histori e lashtë
    Nga ILovePejaa në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-09-2007, 05:13
  3. Kadare: Lufta e parë morale u bë në Kosovë
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 03-01-2007, 10:27
  4. Ismail Kadare-Ese per ballkanin
    Nga StormAngel në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2004, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •