Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Këshilltarët Komunalë shqiptarë miratojnë platformën politike për Luginën e Preshevës

    Këshilltarët Komunalë shqiptarë miratojnë platformën politike për Luginën e Preshevës

    Këshillëtarët shqiptarë në kuvendet e tri komunave në jug të Serbisë e kanë miratuar sot Platformën në të cilën kërkohet autonomia territorialo -politike për këtë rajon. Në Platformë theksohet se shqiptarët nga jugu I Serbisë në qoftëse bëhët ndryshimi I kufijve në rajon, do të angazhohen për bashkim me Kosovën. “Duke e respektuar vullnetin e shprehur të popullatës për definimin e Luginës së Preshevës si rajon I veçant konstitucionalo territorial dhe duke mbështetur parimet e Grupit të Kontaktit në lidhje me Kosovën, këshillëtarët zotohen se në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe të ndryshimit eventual të kufijve të tyre, do të angazhohen për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën” thuhet në Platformë. Mbledhja e përbashkët e këshilltarëve të komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë është mbajtur sot në Preshevë. Në këto tri komuna gjithsej ka 66 këshillëtarë të nacionalitetit shqiptarë kurse në mbledhjen e sotme kanë marrë pjesë 61. Nga ata 59 kana votuar për platformën një ka qenë kundër dhe një është përmbajtur.

    Në Platformë gjithashtu theksohet se shqiptarët nga këto tri komuna nuk duhet të thirren në kryerjen e shërbimit ushtarak dhe kërkojnë ndriçimin e gjitha vrasjeve të shqiptarëve nga vitit 1999 deri më 2005. Po ashtu kërkohet që, sikurse thuhet, të burgosurve politik tu sigurohet kompenzimi për dëmin e shkaktuar. Në mbledhje nuk është miratuar kërkesa që termi “Lugina e Pershevës” sikurse i quajnë shqiptarët tri komunat në jug të Serbisë, të zëvendësohet me termin “Kosova Lindore”. Këshilltarët shqiptarë kanë kërkuar edhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në institucionet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore e publike në të gjitha nivelet si dhe përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare të shqiptarëve me të drejtë të shënimit publik të dative të rëndësishme nga historia kombëtare. Për realizimin e qëllimeve, subjektet politike shqiptare kërkojnë formimin e organit të përbashëkt përfaqësues – Këshillin Kombëtar.




    Këshilltarët shqiptarë të luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medegjë) në seancën e mbajtur me 14 janar në Preshevë

    Duke qenë të vetëdijshëm se popullata shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (Lugina e Preshevës), po përballet me çështjen e pazgjidhur të statusit të vetë politik,
    Duke u angazhuar për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit kombëtar shqiptar,
    Duke u angazhuar për format e integrimit gjithëshqiptar, në kuadër të trendëve për integrime evropiane dhe euroatlantike,
    Duke pasur para sysh se format e deritanishme të organizimit territorial nuk kanë ofruar mundësi adekuate për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës,
    Duke u angazhuar për bashkimin dhe përqendrimin e fuqisë politike në zgjidhjen e këtyre çështjeve,
    Duke u bazuar në aktivitetin e deritanishëm politik dhe rezistencën e armatosur të shqiptarëve të këtij rajoni,
    Duke gjetur mbështetje të këtyre kërkesave në dokumentet ndërkombëtare (OKB, OSBE, KE), që garantojnë të drejtat e individuale dhe kolektive,
    MIRATUAN KËTË:
    PLATFORMË POLITIKE


    I. PARIMET :

    Në kohën kur Kosova ka hyrë në fazën më të rëndësishme të përcaktimit të subjektivitetit të saj politiko-juridik, kur tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor synon përshpejtimin e procesit në rrjedhat e integrimeve euroatlantike, subjektet shqiptare në Luginë të Preshevës shohin nevojën e ndërmarrjes së veprimeve konkrete dhe të koordinuara për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve të këtij rajoni në frymën e proceseve integruese që po zhvillohen në Evropë,

    Këshilltarët shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (në tekst të mëtejmë këshilltarët), konsiderojnë se derisa nuk bëhet një zgjidhje e drejtë e çështjes së shqiptarëve të Luginës, rajoni do të vazhdoj të mbetet vatër e krizës permanente dhe pengesë për integrime euroatlantike,

    Këshilltarët kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve të Luginës të garantohen në kuadër të komuniteteve kua to përbejnë shumice absolute në rajon (Ballkan Perëndimore), duke u angazhuar për krijimin e lidhjeve speciale të Luginës së Preshevës me Kosovën,

    Në frymën e këtyre vlerave duke gjetur mbështetje në dokumentet fundamentale që institucionalizojnë mbrojtjen e të drejtave individuale dhe kolektive, siç janë:


    Karta e OKB-së,

    Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut,

    Pakti ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike,

    Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore,

    Konventa kornizë evropiane për të drejtat e pakicave,

    Konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore,

    Karta evropiane për gjuhët regjionale dhe të pakicave,

    Dokumentet e OSBE-së, prej të cilave veçojmë:

    Sugjerimet nga Lundi, Oslo dhe Haga,

    Aktin final të Helsinkit 1975

    Karta e Parisit për Evropën e re 1990,

    Dokumentin nga Kopenhaga- Dimensioni njerëzor,

    II. KËRKESAT E VEÇANTA

    zgjidhja e drejtë dhe e qëndrueshme e çështjes së Luginës së Preshevës nënkupton respektimin e plotë të të drejtave individuale dhe kolektive të shqiptarëve përmes zgjidhjes së drejtë të çështjeve si:

    Këshilltarët mbrojnë qëndrimin se Lugina e Preshevës duhet të ketë formën e organizimit administrativo – territorial kushtetues me funksion në sferat e gjyqësisë, policisë, arsimit, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare, shëndetësisë, zhvillimin ekonomik, kulturës, planifikimin lokal, ambientin ekologjik, resurset natyrore, sferën e banimit, shërbimet sociale,

    Të bëhet decentralizimi i pushtetit dhe transferimi i kompetencave prej nivelit qendror në nivelin e vetadministrimit lokal dhe rajonal, institucioneve tjera shtetërore e posaçërisht në sistemin gjyqësor ku duhet krijuar Gjykatën e Qarkut, Gjykatën Tregtare, Këshillin për kundërvajtje me kompetencë territoriale për këtë rajon,

    Të bëhet demilitarizimi i plotë i Luginës së Preshevës dhe largimin e bazave militare ekzistuese si dhe atyre në ndërtim,

    Çështja e sigurisë publike të jetë në kompetencë ekskluzive të policisë multietnike dhe strukturave të sajë komanduese.,

    Zhvillimi ekonomik i rajonit përmes krijimit të kushte lehtësuese të kreditimit të ndërmarrjeve të vogla apo të mesme, tërheqjes së kapitalit të huaj, krijimit të qendrave të biznesit me, krijimin e Zonës së Lirë Tregtare, bashkëpunim ndërkufitar në kuadër të projekteve me donatorët ndërkombëtarë,

    Privatizimi i ndërmarrjeve ekzistuese shoqërore të bëhet me krijimin e kushteve të barabarta të pjesëmarrjes,

    Sistemi arsimor në Luginë të Preshevës të harmonizohet me sistemin arsimor të Kosovës, konform standardeve evropiane për arsim,

    Integrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat e pushtetit lokal dhe rajonal të gjitha institucionet shtetërore e publike të të gjitha niveleve,

    Aplikimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet e vetadministrimit lokal, institucionet shtetërore dhe ato publike të të gjitha niveleve,

    Përdorimi zyrtar i simboleve kombëtare të shqiptarëve, si dhe e drejta e shënimit publik të datave të rëndësishme nga historia kombëtare,

    Themelimi i institucioneve për shprehjen, ruajtjen, avancimin e vlerave kulturore, informative, fetare dhe tradicionale, specifike për shqiptarët,

    Krijimi i institucioneve të veçanta për mbrojtje sociale të shtresës së rrezikuar të popullatës,

    Zhvillimi i institucioneve ekzistuese shëndetësore për mbrojtje primare të popullatës dhe krijimi i mundësisë për mbrojtje sekondare shëndetësore të popullatës së Luginës së Preshevës përmes ndërtimit të një spitali për këto komuna dhe,

    Kthimi i qëndrueshëm i popullatës së zhvendosur përmes kompensimit të dëmeve në pasuritë e tyre, zhvillimit të infrastrukturës rrugore, shëndetësore dhe arsimore,

    Të bëhet respektimi i plotë i Ligjit për Amnistinë (Fl.zyrtare e RFJ-se 37/2002 te 03.07.2001) e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe ndërprerja e të gjitha proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve, lirimi i te burgosurve politik,

    Ndërprerja e fushatës se frikësimit me dërgimin e ftesave për shërbim ushtarak te rinjve shqiptarë,

    Ndriçimi i vrasjeve te civileve ne periudhën 1999 – 2001,

    Trajtim adekuat të diasporës shqiptare të këtij rajoni nga institucionet vendore përmes ruajtjes së lidhjeve të saj me vendlindjen, me jetën, me zakonet, me gjuhën dhe kulturën e tyre si dhe të inkurajimit për investimin e kapitalit të tyre në rajon,

    Për realizimin e qëllimeve të sipërshënuar këshilltaret shqiptare shtrojnë nevojën e krijimit sa më të shpejtë të organit të përbashkët reprezentues - Këshillin Nacional.

    III. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE

    Duke rikonfirmuar vullnetin e popullatës te shprehur ne Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, për definimin e Luginës së Preshevës si rajon të posaçëm politik- territorial- kushtetues, këshilltarët, në përkrahje të parimeve të Grupit të Kontaktit lidhur me statusin e Kosovës, obligohen që, në rast të mosrespektimit të këtyre parimeve dhe ndryshimit eventual të kufijve të saj, do të angazhohen për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën.



    Preshevë, më 14 janar 2006,
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •