Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Pranimet ne universitet per 2006-2007

    Ne mars nisin aplikimet e pranimeve ne universitet

    Olsi Kolami
    o.kolami@gazetashqiptare.com

    Nisin nė mars dhe pėrfundojnė nė qershor. Ky ka gjasa tė jetė edhe afati i fillimit tė aplikimeve pėr pranimet e sivjetshme nė universitete. Edhe pse do tė ketė kritere fikse pėr tė hyrė nė universitet, Qeveria edhe sivjet do tė jetė ajo qė do tė vendosė numrin e kuotave tė pranimit. Por ndryshe nga herėt e shkuara, sivjet, do tė jenė universitetet qė mund t’i injektojnė shtetit kėrkesė-ofertat. Nėse ato nuk pėrputhen, kriteret do tė jenė mė tė rrepta. Pritet qė nė mars tė rinjtė fillojnė aplikimet pranė universiteteve. Kjo procedurė do tė zgjasė plot dy muaj. Nė prill universitetet do tė krijojnė njė databazė tė qartė tė numrit tė interesuarve dhe vetėm atėherė, pritet tė nisin konsultimet me qeverinė. Kjo e fundit do tė vendosė pėrfundimisht mbi numrin e pranimeve. Ndėrsa nė Qershor, universitetet vendosen procedurat e pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr studentė, duke pėrfunduar nė emra tė veēantė nė Korrik. Notė mesatare, por edhe intervistė nė rastet kur do tė ketė mė shumė kandidatė se kuota, nė tė kundėrt, hyrje e lirė.

    Aplikimet
    Nė fund tė semestrit tė parė tė shkollės sė mesme, kandidatėt pėr studentė, do tė paraqesin kėrkesat e tyre pranė universiteteve. Universitetet do tė ofrojnė formularė, ku tė rinjtė do tė aplikojnė pėr degėt e interesuara. Periudha e startit pėr aplikimet sipas Ministrisė sė Arsimit, duhet tė jetė data 1 mars. Deri nė fund tė prill fakultetet do tė kenė njė databazė tė plotė tė numrit tė studentėve tė interesuar pėr degėt dhe mė pas mund tė bėhen propozime, pėr numrin e pranimeve. Pėrzgjedhja dhe kriteret sipas draftit tė MASH-it, mbeten ekskluzivitet i universiteteve. Kandidatėt kanė tė drejtė tė aplikojnė nė disa degė. Kushti i vetėm i aplikimit, mbetet dokumentacioni qė vėrteton se kandidati pėr student, ėshtė nxėnės nė vitin e katėrt tė shkollės sė mesme. Bashkangjitur me aplikimin, tė interesuarit vendosin edhe listėn e notave tė semestrit tė parė. Nė fund tė muajit prill, fakultetet do tė publikojnė rezultatet e aplikimeve dhe numrin e tyre pėr ēdo degė dhe universitet. Pas kėsaj date, nuk pranohet asnjė kandidatet tjetėr.

    Numri i pranimeve
    Pėrpos liberalizimit, kushteve tė pranimit apo tė tjera si kėto, sėrish Qeveria do tė jetė mekanizimi qė do tė vendosė sesa do tė jetė numri i pranimeve nė universitete. Kuota e pranimeve do tė zbardhet me vendim qeverie, pas mbylljes sė aplikimeve. Atėherė kur numri i studentėve tė interesuar pėr degė tė caktuara do tė jetė i saktė, Qeveria planifikon numrin e pranimeve nė tė gjitha universitetet dhe vetėm atėherė kėto tė fundit mund tė nisin pėrzgjedhjen e tė rinjve fitues. Pritet qė nė fund tė muajit maj, numri i pranimeve tė zyrtarizohet dhe njė muaj mė pas, shkollat e larta nisin procedurat pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve. Sipas projektvendimit tė hartuar nga Ministria e Arsimit, pėr mėnyrėn e pranimeve nė universitete, nota mesatare do tė jetė kriteri bazė. Nė fund tė provimeve tė pjekurisė, Komiteti i Maturės Shtetėrore, do t’i japė ēdo kandidati njė certifikatė me pikėt e fituara nė katėr provimet e dhėna si dhe ekuivalentimin nė notė.

    Kriteret
    Universitetet vendosin pėr gjithēka. Kriteret apo numrin studentėve. Kandidatėt pėr studentė do tė vlerėsohen nėse plotėsojnė apo jo kushtet e miratuara, nė fund tė qershorit. Sipas projektvendimit tė Ministrisė sė Arsimit, duke iu referuar numrit tė pranimeve tė vendosura nga Qeveria, fakultetet do tė shohin aplikimet e kandidatėve. Nėse numri i kandidatėve ėshtė mė i madh, krahasuar me kuotėn e pranimeve, nota mesatare pėr lėndė tė veēanta mbetet i vetmi kriter pėrzgjedhės. Por kjo nuk do tė thotė qė fakultetet nuk mund tė vendosin edhe tė tjera kritere pėr pėrzgjedhjen e tė rinjve. Vetėm nė rast se numri i aplikimeve ėshtė mė i vogėl se kuota e parashikuar nga Qeveria, aplikantėt do tė pranohen pa iu nėnshtruar procedura selektive.

    DIASPORA
    Edhe kandidatėt me kombėsi shqiptare, qė jetojnė dhe studiojnė jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, duhet tė respektojnė tė njėjtat procedura si vendasin, sė bashku me jo shqiptarėt qė zgjedhin universitetet shqiptarė
    pėr t’u diplomuar

    DATABAZE
    Universitetet do tė krijojnė njė databazė tė plotė mbi numrin e studentėve qė janė gati pėr nė universitete dhe degėt qė ata preferojnė. Vetėm nė kėtė mėnyrė, do tė pėrllogariten edhe kėrkesat fiktive, pas verifikimit tė tė regjistruarve disa herė

    PERJASHTOHEN
    Rregullorja e re e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, pėrjashton nga pranimet nė universitete tė gjithė ata nxėnės tė cilėt kanė pėrfunduar sistemin 3-vjeēar tė arsimit tė mesėm, kryesisht pėr shkollat teknike tė sistemit 3+2.

  2. #2
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    rregullat e reja për klasifikimin e maturantëve







    Nëse për shumë duket e thjeshtë, realisht mund të ndodhë e kundërta. Përllogaritja e notës mesatare mbetet çelësi. Edhe pse është zgjidhur përfundimisht vlefshmëria e një note nga një krahinë në tjetrën, nota mesatare do të ketë plot të fshehta. Ka një sërë çelësash të fshehtë, mbi përzgjedhjen dhe përllogaritjen e saj. Grupe lëndësh apo specialitete të profilit që do të ndjekësh edhe këto do të kenë të tjera mënyra përllogaritjeje, pa hequr mënjanë edhe intervistat apo konkurset me dosje. Sipas draftit të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në përfundim të maturës, rezultatet e provimeve për lëndë të caktuara do të kenë një notë. Një tjetër vlerësim do të jetë edhe nota mesatare e katër viteve, e cila deri tani do të zërë 20 për qind të pikëve dhe 80 për qind nota mesatare e katër provimeve. Ka gjasa që ky raport të ndryshojë, pasi drejtuesit e universiteteve kërkuan që ky raport të jetë 40 me 60 për qind.

    Përllogaritja
    Shkolla e lartë zbaton dy kritere për seleksionimin, duke iu referuar llojit të shkollës së mesme dhe grupit të lëndëve të zgjedhura nga kandidati në provimin e maturës shtetërore. Këto dy kritere zbatohen mbi notën mesatare të shkollës së mesme dhe notën mesatare të dy lëndëve të zgjedhura. Kështu rezultati i ardhur nga shkolla e mesme në formën e notës mesatare, shumëzohet me koeficientin që i takon llojit të shkollës së mesme nga vjen kandidati, që quhet edhe rivlerësim për llojin e shkollës. Ndërkohë, hapi pasardhës konsiston në notën mesatare të dy lëndëve të maturës shtetërore, të cilat shumëzohen me koeficientin përkatës. Më pas mblidhen dy rezultatet. Së fundmi, kandidatët renditen sipas treguesit të fundit dhe shpallen fitues brenda kuotës së pranimeve

  3. #3
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    PROVIMET E DETYRUARA DHE ME ZGJEDHJE

    Dy provime të detyruara dhe dy të tjera me zgjedhje. Plot katër dhe vetëm një kriter përzgjedhje: nota mesatare. Më të mirët do të mund të klasifikohen si studentë, por universitetet duan t’u japin prioritet edhe lëndëve me zgjedhje. Tre shkollat e arsimit të mesëm do të kenë pothuajse provime të ndryshme. Secila sipas profileve, që nuk janë gjë tjetër veçse kriteret paraprake të përzgjedhjes së studentëve. Drafti i hartuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbi pranimet e reja në universitete, zbardhet në Gazeta Shqiptare, mbi listën e provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje. Në listën e këtyre të fundit, për secilën shkollë të mesme do të jenë 8 lëndë, ndërsa në ato teknike dhe kulturore 9, por vetëm në dy prej tyre kandidatët për studentë do t’i nënshtrohen provimit. Sipas draftit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, lëndët me zgjedhje ndahen në kategorinë e shkencave të natyrës dhe atyre humane.

    Provimet e detyruara
    Shkolla të mesme të ndara në tre profile: të përgjithshme, profesionale dhe social kulturore. Ndryshe nga vitet e shkuara, provimeve të detyruara do t’u hiqet Fizika, pra do të mbeten vetëm 2. Kështu, për shkollat e mesme të përgjithshme, Matematika dhe Letërsia, do të vazhdojnë të mbeten provimet e detyruara. Ndërkohë që për shkollat e mesme tekniko-profesionale numri i provimeve të detyruara do të jetë tre: Matematika, Teori Profesionale dhe Praktikë Profesionale. Edhe për shkollat social-kulturore do të ketë 3 provime: Letërsia dhe Teori Profesionale, gjuhë e huaj për shkollat e gjuhëve të huaja), si dhe provimi i Praktikës Profesionale. Por siç shpjegon edhe drafti që mban firmën e ministrit Pollo, Praktika Profesionale si provim nuk do të merret parasysh nga shkollat e larta. Specialistët e MASH-it shpjegojnë se provimet do të hartohen në formë testi dhe do të vlerësohen me pikë dhe më pas do të bëhet edhe ekuivalentimi i tyre në nota.

    Provimet me zgjedhje
    Për shkollat e mesme të përgjithshme, 8 do të jetë numri i lëndëve për përcaktimin e dy provimeve me zgjedhje, ndërsa për shkollat tekniko-profesionale dhe ato social-kulturore, do të jenë 9 të tilla. Ajo çka kujton drafti i Ministrisë së Arsimit është fakti që përzgjedhja e dy lëndëve duhet të lidhet ngushtë me profilin që do të zgjedhin maturantët për të vijuar studimet e larta. Në grupin e lëndëve me zgjedhje renditen ato që kanë pasur lidhje me procesin katërvjeçar të të nxënit: Gjuhë e Huaj, Histori, Gjeografi, Njohuri për Shoqërinë, Njohuri për Ekonominë + Filozofi, Fizikë, Biologji, Kimi. Ndërkohë që lënda e nëntë për shkollat teknike është Letërsia, e cila mungon në provimet e detyruara, si dhe Matematika për shkollat social-kulturore.

    Edhe konkurse
    Ato që vitet e fundit janë konsideruar si mollë sherri në konkurse, kanë qenë degët që kriter kanë talentin. Por këtë radhë projektvendimi i ministrit Pollo synon të rrafshojë gjithçka. Kështu për pranimet në degën e Arkitekturës, në Akademinë e Arteve dhe në Shkollën e Lartë të Edukimit Fizik, do mbështeten mbi rezultatin e shkollës së mesme, por duke u fokusuar në specifikën e grupit të lëndëve. Ndryshe nga të tjerat degë, shkollat e mësipërme do të përcaktojnë kritere të tjera selektive, duke përfshirë edhe konkursin. Ndërkohë, në lidhje me raportin se sa për qind duhet të zërë nota mesatare dhe pikët e fituara në konkurs, kjo gjë ka gjasa të vendoset nga fakultetet.

    Shkollat e Mesme
    të Përgjithshme
    - Provime të detyruara janë 2: Matematikë dhe Letërsi
    - Provime me zgjedhje janë 8: prej të cilave duhet të zgjidhen 2: Gjuhë e Huaj, Histori, Gjeografi, Njohuri për Shoqërinë, Njohuri për Ekonominë + Filozofi, Fizikë, Kimi, Biologji.

    Provimet për shkollat e
    mesme profesionale 5-vjeçare
    - Provime të detyruara janë 3: Matematika, Teori Profesionale, Praktikë Profesionale(kjo e fundit nuk merret parasysh për pranimet në shkollat e larta)
    - Provime me zgjedhje janë 9: prej të cilave duhet të zgjidhen 2:
    - Gjuhë e huaj, Histori, Gjeografi, Njohuri për Shoqërinë, Njohuri për Ekonominë dhe Filozofi, Fizikë, Kimi, Biologji, Letërsi

    Për shkollat social-kulturore
    - Provime të detyruara janë 3: Letërsia, Teori Profesionale, Gjuhë e Huaj (për shkollat e gj.të huaja), Praktikë profesionale (kjo e fundit nuk merret parasysh për pranimet në shkollat e larta)
    - Provimet me zgjedhje janë 9: prej të cilave duhet të zgjidhen 2:
    - Gjuhë e huaj, Histori, Gjeografi, Njohuri për Shoqërinë, Njohuri për Ekonominë dhe Filozofi, Fizikë, Kimi, Biologji, Matematikë

  4. #4
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Per ata qe kane mbaruar para '05

    Nëse kandidatët që do të përfundojnë maturën sivjet, plotësojnë kushtet për dhënien e katër provimeve, por me ata që kanë përfunduar para këtij viti si do të ndiqet? Drafti parashikon që këta kandidatë duhet të aplikojnë në fakultete me dokumentacionin e fituar në fund të maturës. Para se të finalizohet ky hap, ata duhet të certifikojnë këto dokumentacione dhe rezultatet e tyre pranë komitetit Shtetëror të Maturës. Në këtë komision do të bëhet ekuivalentimi i diplomave për të gjithë maturantët edhe pse ata kanë përfunduar arsimin e mesëm vite më parë. Ndërkohë që në rastet kur nxënësit kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe i përgjigjen sistemit 3-vjeçar, përllogaritja e tyre do të bëhet duke mbledhur të gjitha vitet shkollore, për të parë nëse ato janë të barasvlershme me sistemin tonë arsimor. Pritet që MASH të nxjerrë udhëzime të veçanta për ekuivalentimin e këtyre diplomave.

    Mare nga Gazeta Shqiptare

  5. #5
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Nga eksperienca juaj, ose ajo e atyre qe njihni, mendoni qe ndryshimet vit per vit te kritereve per pranim ne universitet demtojne kandidatet e ardhshem,sepse i çorientojne persa i perket vleres qe duhet ti japin notes?

    Nga diskutimet e shumta qe ishin bere nga ekspertet e MASH (Ministria e Arsimit Shqiperi) rezultoi se :
    Gjate kohes qe perdorej sistemi i konkurimit, pa mare parasysh , ose duke mare parasysh pjeserisht noten mesatare, nivelit i studenteve te rinj ishte shume i ulet, sepse kryesisht pergatiteshin per konkursin me nje kurs veror me pedagoget e universitetit dhe me pas, rritej korrupsioni ne universitete .duke perfituar nga niveli i ulet i studenteve.
    ..nderkohe qe edhe kur mesatares i eshte dhene rendesi me e madhe ne piket per te hyre ne universitet, eshte shtuar korrupsioni ne shkollat e mesme.
    Mendoni qe zgjidhja e gjetur sivjet eshte e pershtatshme?

  6. #6
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Per ata qe jane te interesuar ky eshte projektivendimi per pranimet ne univresitet

    Kodi:
    Projektvendimi per maturen shteterore
    
    Projektvendimi i Këshillit të Ministrave “Për Zhvillimin e maturës shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta” është përgatitur sipas kërkesave të ligjit nr. 9000 datë 30.01.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.
    
    1. Qëllimi i projektvendimit të Këshillit të Ministrave “Për Zhvillimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta”, është sigurimi i një treguesi të unifikuar në nivel kombëtar që vlerëson njohuritë e çdo nxënësi në përfundim të shkollës së mesme i cili të shërbejë njëkohësisht edhe si kriter bazë për pranimet në shkollën e lartë. Ai synon të kthejë integritetin dhe besimin e publikut në shërbim arsimor, në sistemin e provimeve dhe të vlerësimit të këtij shërbimi, duke ngritur dhe vënë në lëvizje mekanizmat e nevojshme si:
    Krijimin e maturës shtetërore
    Ngritjen e Komitetit të maturës shtetërore
    Sigurimin e një bashkëpunimi institucional me strukturat arsimore në bazë me institucionet e varësisë, QKAVP dhe IKS, si dhe me institucionet përgjegjëse të arsimit të lartë
    Sigurimin dhe zhvillimin e një sistemi transparent, të sigurtë e të centralizuar, të jashtëm për zhvillimin dhe korrigjimin e provimeve duke eliminuar të gjitha konfliket e interesave dhe situatat komprometuese
    Sanksionimin e kritereve dhe rregullave të parimit të studentëve në shkollat e larta në bashkëpunim me Konferencën e Rektorëve, duke respektuar liritë akademike të shkollave të larta
    Përgatitjen e akteve normative për zbatimin e kësaj VKM
    2. Projektvendimi i KM mbështet zbatimin e objektivave të programit të qeverisë për arsimin dhe mbështet reformimin e sistemit arsimor në të gjithë nivelet e tij
    3. Projektvendimi i KM ka impakt pozitiv të drejtpërdrejtë në zhvillimet sociale e ekonomike të vendit, nëpërmjet zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve shkencore, manaxhuese, në përputhje me kërkesat e ekonomisë së tregut e të arritjes së kërkesave të afrimit të vendit me Bashkimin Evropian.
    4. Zbatimi efikas i projektvendimit të KM garantohet nga politikat shtetërore që konsiderojnë arsimin prioritet kombëtar, nga realizimi i objektivave të reformimit të sektorit të arsimit, nga puna e ndërgjegjshme dhe pasiononte e nxënësve, studentëve, pedagogëve dhe institucioneve arsimore e shkencore. 
    Faktor tjetër me ndikim është angazhimi dhe bashkëpunimi i MASH me institucionet dhe strukturat e ngarkuara për zbatimin e këtij projektvendimi.
    5. Projektvendimi i Këshillit të Ministrave “Për zhvillimin e maturës shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta”, mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës, në nenin 63 të ligjit nr. 7952 datë 21.06.1995 “Për sistemin arsimor parauniversitar”, ndryshuar me ligjin nr. 8387, datë 30.07.1998, në nenin 31 të ligjit nr. 8461 datë 25.02.1999 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, (i ndryshuar).
    6. Krijimi i Maturës Shtetërore dhe ngritja e vënia në lëvizje e mekanizmave mbështetëse e realizuese shprehin në mënyrë sintetike përkujdesjen dhe përgjegjësinë e shtetit dhe shoqërisë për vlerat e kombit, për reformimin e sistemit arsimor, për shanse, mundësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë nxënësit dhe studentët.
    7. Projektvendimi i paraqitur do të shoqërohet me urdhra dhe udhëzime të ministrit për ndërtimin dhe funksionimin e komitetit të maturës shtetërore, rregulloren e organizimit, zhvillimit dhe vlerësimit të maturës shtetërore dhe udhëzimin për pranimin e studentëve në universitete, i përgatitur në bashkëpunim me Konferencën e Rektorëve.
    8. Institucioni i ngarkuar në zbatimin e këtij projektvendimi është MASH institucionet e saj të varësisë dhe shkollat e larta. 
    9. Efektet financiare të këtij vendimi mbulohen nga buxheti i shtetit për arsimin dhe nga tarifat përkatëse të regjistrimit të kandidatëve. 
    Miratimi i këtij vendimi do të ndihmojë në zbatimin e objektivave të programit të qeverisë për arsimin, do të mbështesë reformimin e sistemit arsimor në të gjitha nivelet e tij, do të ketë impakt pozitiv edhe në sektorët e tjerë të ekonomisë dhe të kulturës, duke shërbyer zhvillimit dhe përparimit të vendit. 
    Për sa më sipër mendojmë se miratimi i tij nga Këshilli i Ministrave është shumë i rëndësishëm.
    
    INFORMACION I HOLLESISHEM 
    1. Rregullore e vlerësimit të rezultateve të nxënësve që kanë mbaruar maturën shtetërore. 
    Niveli i përvetësimit të programit të shkollës së mesme për nxënësit që aspirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta përcaktohet duke marrë parasysh notën mesatare të katër viteve të shkollimit dhe notën mesatare të maturës shtetërore sipas skemës së mëposhtme:
    20 për qind e pikëve të jepen mbi bazën e mesatares së katër viteve
    80 për qind e pikëve të jepen mbi bazën e mesatares së provimeve të maturës
    Ky përshkallëzim i pikëve bazohet në faktin që nxënësit nuk janë lajmëruar për këtë ndryshim të kritereve të pranimit në shkollat e larta në kohën e duhur. Duke pasur parasysh faktin që maturantët do të njoftohen katër muaj pas fillimit të vitit shkollor, u mendua që rezultateve të provimeve të maturës t’u lihet 80 për qind e pikëve në total dhe vetëm 20 për qind e pikëve për rezultatet e katër viteve, në mënyrë që të kenë mundësi të punojnë deri në përfundim të vitit shkollor.
    Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen vetëm me shkrim. Ato do të drejtohen, organizohen dhe realizohen nga Komiteti i Maturës Shtetërore, në mënyrë të centralizuar (vlerësim i jashtëm), duke eliminuar në këtë mënyrë diferencat e vlerësimeve që burojnë nga vlerësimi i brendshëm (në bazë shkolle). Hartimi i tezave të provimeve dhe vlerësimi do të bëhet në nivel qendror nga Qendra e specializuar QKAVP, duke u bazuar në urdhrat, udhëzimet dhe rregulloret përkatëse të MASH nën drejtimin dhe administrimin e drejtpërdrejtë të Komitetit të Maturës Shtetërore. 
    Provimet e maturës shtetërore për vitin shkollor 2005-2006 (qershor 2006) për pranimet në shkollat e larta në vitin akademik 2006-2007 të bëhen sipas skemës më poshtë:
    Provimet e maturës shtetërore do të zhvillohen si:
    • Provime mature të detyruara 2/3 të cilat sigurojnë përfundimin e shkollës së mesme
    • Provime mature me zgjedhje nga të cilat dy të detyruara për ata që do të vazhdojnë shkollat e larta
    Sipas tipeve të shkollave të mesme këto provime kanë strukturën e mëposhtme:
    1. Për shkollat e mesme të përgjithshme (2+2)
    i) Të detyruar - 2 provime 1. Letërsi 2. Matematikë
    ii) Me zgjedhje – 8 provime nga të cilat dy të detyruar për t’u zgjedhur 
    1. Gjuhë e Huaj
    2. Histori
    3. Gjeografi
    4. Njohuri për Shoqërinë 
    5. Njohuri për ekonominë + Filozofi
    6. Fizikë
    7. Kimi
    8. Biologji
    2. Për shkollat e mesme tekniko-profesionale 5- vjeçare dhe 3+2- vjeçare
    i) Të detyruar -3 provime: 1. Matematikë 2. Teori Profesionale 3. Praktikë profesionale (nuk merret parasysh për pranimet në shkollat e larta)
    ii) Me zgjedhje -9 provime nga të cilat 2 të detyruara për t’u zgjedhur
    1. Gjuhë e Huaj
    2. Histori
    3. Gjeografi
    4. Njohuri për Shoqërinë 
    5. Njohuri për ekonominë + Filozofi
    6. Fizikë
    7. Kimi
    8. Biologji
    9. Letërsi
    3. Për shkollat social-kulturore 4 dhe 5 vjeçare (3+2) 
    i) Të detyruar - 3 provime: 1.Letërsi 2. Teori Profesionale/ Gjuhë e Huaj për shkollat e gjuhëve të huaja 3. Praktikë profesionale (nuk merret parasysh për pranimet në shkollat e larta) 
    ii) Me zgjedhje – 9 provime nga të cilat dy të detyruar për t’u zgjedhur
    1. Gjuhë e Huaj
    2. Histori
    3. Gjeografi
    4. Njohuri për Shoqërinë 
    5. Njohuri për ekonominë + Filozofi
    6. Fizikë
    7. Kimi
    8. Biologji
    9. Matematikë
    Për nxënësit që kanë kryer shkollat e mesme jashtë shtetit me sistemin 3 vjeçar (6+3+3) nota mesatare të llogaritet mbi bazën e tre viteve të fundit (10-12) në masën 50 për qind të pikëve dhe 50 për qind të pikëve për provimet e pjekurisë (në varësi të emërtimeve të ndryshme që kanë). Në ato raste kur jepet nota mesatare e përgjithshme (p.sh Greqia) kësaj note i jepen 100 për qind të pikëve, rastet e veçanta trajtohen nga një komision i ngritur nga shkollat e larta. 
    • Shkollat e larta të bëjnë konvertimin e notave nga sisteme të ndryshme në atë shqiptar, sipas tabelës së dërguar nga MASH.
    • Me përfundimin e provimeve të pjekurisë, Komiteti i Maturës Shtetërore i jep çdo kandidati një certifikatë me pikët e fituara në 4 provimet e dhëna, si dhe ekuivalentimin të shprehur në notë.
    • Rezultatet e provimeve të dhëna sipas certifikatës së lëshuar nga Komiteti i Maturës Shtetërore, pasqyrohen në diplomën e pjekurisë lëshuar nga Drejtoria e Shkollës. Gjithashtu në këtë diplomë pasqyrohet edhe nota mesatare e të gjitha viteve të shkollimit në arsimin e mesëm, te rubrika shënime për nxënësin.
    • Vlerësimi i nxënësve për regjistrimin në universitet është kompetencë e universiteteve të cilat përcaktojnë elementët e vlerësimit duke respektuar lirinë akademike të tyre.
    Theksojmë se përdorimi i notës mesatare për pranimet në universitete për vitin akademik 2006-2007 e në vazhdim ka si moment kyç administrimin rigoroz të zhvillimit të provimeve të maturës shtetërore, për të siguruar njëvlershmërinë e notës. Kjo për faktin se nota mesatare do të përdoret si një instrument përzgjedhës.
    II. Rregulla për pranimet në vitin 2006
    1. Për të ndërtuar një praktikë korrekte pranimi është e nevojshme të njohin kërkesat për në shkollën e lartë herët para fillimit të vitit shkollor 2006. në fund të semestrit të parë të vitit të katërt shkollor për arsimin e mesëm, të gjithë kandidatët që duan të shkojnë në shkollën e lartë publike duhet të aplikojnë pranë saj, në universitetet e ndryshme të vendit në degët ku duan të studiojnë. Periudha e aplikimit është 1 mars deri më 30 prill. Aplikimi është individual, dhe bëhet pranë universitetit në të cilin gjendet dega apo degët ku ai dëshiron të kryejë studimet. Kandidati ka të drejtë të aplikojë për secilën nga degët e universitetit. Formulari i aplikimit plotësohet për secilën degë të kërkuar në atë universitet.
    Formulari i aplikimit është standard për të gjithë universitetet publike të vendit. Modeli i tij hartohet nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe vihet në dispocizion të universiteteve të vendit, të cilët shumëfishojnë dhe ua japin kandidatëve. 
    Aplikimi në momentin e dorëzimit shoqërohet me një dokument nga shkolla që vërteton se kandidati është nxënës i vitit të katërt të shkollës së mesme. Në këtë aplikim ai bashkëngjit rezultatet e semestrit të parë të vitit të katërt. 
    Në këtë mënyrë aplikojnë edhe kandidatët me kombësi shqiptare që vazhdojnë studimet në shkolla jashtë vendit.
    Po në këtë mënyrë aplikojnë dhe nxënësit që duan të vazhdojnë studimet në universitetet shqiptare dhe nuk janë me kombësi shqiptare. Kandidatët që janë me diplomë të arsimit të mesëm të përfunduar në vitin 2005 dhe më parë se viti 2005 si dhe kandidatët që arsimin e mesëm e kanë përfunduar jashtë sistemit arsimor shqiptar aplikojnë me dokumentet e fituara mbasi kanë certifikuar pranë instancave përkatëse rezultatet e tyre. Ata janë të detyruar të paraqiten pranë Komitetit të Maturës Shtetërore për të certifikuar rezultatet e tyre të shkollës së mesme dhe të kenë në këtë mënyrë një vlerësim për të kandiduar për në shollën e lartë sipas kërkesave të këtij propozimi.
    2. MASH-i së bashku me Konferencën e Rektorëve përcakton dhe shpall afatet e aplikimit si dhe gjithë dokumentacionin e nevojshëm për informimin dhe aplikim. Me qenë se në këtë mënyrë një kandidat mund të jetë në disa lista, procedura kërkon një kalendar unik për realizimin nga aplikimi deri te shpallja e fituesve. Ky kalendar hartohet nga Ministria e arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Konferencën e Rektorëve.
    3. Aplikimi mbyllet në fund të muajit prill. Rezultate e aplikimeve (numri i aplikimeve për çdo degë dhe universitet) i bëhen të ditura MASH-it si dhe informohet publiku.
    4. Mbi bazën e kërkesave të paraqitura dhe vlerësimit të situatës së pranimeve në vitet e mëparshme, shteti në marrëveshje me shkollën e lartë planifikon shpërndarjen e vendeve duke kombinuar kërkesat e kandidatëve, kapacitetet e shkollës së lartë, politikat e zhvillimit, nevojat e tregut të punës. Ky aktivitet përfundon në muajin maj. Ai bëhet i ditur në fillim të qershorit. Gjatë qershorit shkolla e lartë përgatitet për seleksionim.
    Këtej e tutje këtë plan do ta quajmë plan orientues të pranimeve në shollën e lartë. Themi orientues për të pranuar një lloj fleksibiliteti në realizimin e tij, që nënkupton situate që lindin nga mosrealizimi apo tejkalimi i mundshëm.
    5. Mbasi është ndërtuar plani orientues i pranimeve, problem i realizimit, pra i seleksionimit mbështetet mbi kërkesë ofertën, numri i kandidatëve që kërkojnë në një degë dhe numri i vendeve të miratuara për atë degë. Si bazë për seleksionimin e kandidatëve fitues merren rezultatet e ofruara nga shkolla e mesme.
    6. Të gjitha procedurat e seleksionimit për vitin 2006 bëhen gjatë muajit korrik. Regjistrimi i fituesve si studentë bëhet në shtator sipas një kalendari që nënkupton plotësimin hap pas hapi.
    7. Në përfundim të provimeve të maturës shtetërore, kandidati pajiset me një dokument që vërteton se ai ka kaluar me sukses provimet e maturës shtetërore. Komiteti Shtetëror i Maturës e pajis nxënësin fitues të maturës shtetërore me një dokument në të cilin tregohen :
    • Rezultatet e provimit të maturës kombëtare (lëndët dhe notat përkatëse)
    • Rezultatet e provimit të maturës shtetërore (lëndët e zgjedhura së bashku me rezultatet përkatëse).
    • Nota mesatare e katër viteve të shkollës së mesme
    • Nota mesatare e shkollës së mesme e llogaritur sipas peshimit 20% për notën mesatare të katër viteve të shkollës së mesme dhe 80% për notën mesatare të provimit të maturës shtetërore.
    
    Llogaritjet:
    1. Le të jetë A nota mesatare e katër viteve të shollës së mesme: ajo gjendet si mesatare e të gjitha notave të fituara nga nxënësi në të gjitha detyrimet e planit mësimor të katër viteve të shkollimit.
    2. Le të jetë B nota mesatare e provimit të maturës x shtetërore (dy provime të detyruara D1 dhe D2 dhe dy me zgjedhje Z1 dhe Z2
    
    D1+D2+Z1+Z2
    B= ———————
    4
    20 80
    Atëherë nota mesatare e shkollës së mesme është C= ——A +——B
    100 100
    
    3. Le të jetë Z nota mesatare e dy provimeve të zgjedhura
    Z1+Z2
    Z=————
    2
    
    8. Lëndët me zgjedhje të shënuara më lart Z1+Z2 janë të rëndësishme për hyrjen në shollën e lartë sepse merren në konsideratë për seleksionimin e mëvonshëm (shih më tej). Në këtë kuptim grupi i lëndëve të2 shkollës së mesme që propozohen si të mundshme për të qenë të zgjedhura ndahet në dy: njëri me orientim natyror e teknik dhe tjetri me orientim shoqëror. Ndarjen e bën MASH-i . Nxënësi në kuadrin e maturës shtetërore, duhet të zgjedhe të dy lëndët me zgjedhje në njërin nga grupet.
    Shkolla e lartë bën të qartë preferencën e saj për njërin apo tjetrin grup për secilën degë të saj. Preferenca duhet të shpallet përpara zhvillimit të provimit të maturës shtetërore
    9. Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar janë të detyruar të depozitojnë pranë shkollës së lartë ku kanë aplikuar një dokument me vërtetimet e mësipërme për të treguar se kanë përfunduar maturën shtetërore. Ky dokument duhet të dorëzohet para fillimit të seleksionimit nga shkolla e lartë. Afatet përcaktohen dhe shpallen.
    10. Seleksionimi i parë: kandidati që ka aplikuar dhe nuk ka fituar maturën shtetërore humbet të drejtën për të qenë kandidat për pranimet e vitit 2006 në secilën nga degët e kërkuara prej tij.
    11. Kur kërkesa në një degë është më e vogël se oferta që bën plani orientues i pranimeve për atë degë shkolla e lartë ka dy alternativa: ose t’i pranojë të gjithë kandidatët ose të bëjë seleksionimin mbi cilësinë e kandidatëve të paraqitur sipas rastit duke vendosur ndoshta kritere shtesë që lidhen me natyrën e degës dhe që kanë parasysh cilësinë e kandidatëve të paraqitur. Shkolla e lartë në degën përkatëse mund të refuzojë kandidatura të papërshtatshme.
    12. Kur kërkesa (numri i kandidatëve) është më e madhe se oferta(plani orientues i pranimit) por jo më shumë se 10% e planit orientues të miratuar për degën veprohet njëlloj si në pikën 17.
    13. Kur kërkesa është më e madhe se oferta më shumë se 10% e planit orientues shkolla e lartë në degën përkatëse, bën një seleksionim duke marrë në konsideratë:
    • Notën mesatare të shkollës së mesme të kandidatit: rezultatin e ofruar nga shkolla e mesme të shënuar me C në pikën 13.
    • Llojin e shkollës së mesme të kandidatit (shih pikën 20)
    • Notën mesatare të dy provimeve të zgjedhura: rezultatin e arritur prej tij në maturën shtetërore në dy provimet me zgjedhje Z1 e Z2 të shënuar Z në pikën 13.
    14. Shkolla e mesme nga vjen një kandidatin klasifikohet si një nga katër llojet: shkollë e mesme e përgjithshme, shkollë e mesme tekniko-profesionale, shkollë e mesme social-artistike dhe shkollë me kohë të shkurtuar. Klasifikimi shprehet qartë në dokumentin që Komiteti Shtetëror i maturës i jep kandidatit. Shkolla e lartë për degën e kërkuar nga kandidati, përcakton renditjen e preferencës për degën për secilën nga shkollat, nga më e preferuara tek më pak e preferuara.
    
    SHEMBULL:
    Pom pranojmë hipotezën se një nxënës i shtatës në shkollën me kohë të shkurtuar vlen sa një nxënës i pesës në shkollën e mesme të përgjithshme dhe më tej, korrespodencat le të jenë: “8” me “6”, “9” me “7”, “10”me “8”. Raportet që përcaktojnë këto korrespodenca janë përkatësisht: 1,4; 1,3;1,3;1,2.
    Po pranojmë këtë shkallë vlerash për cilësinë midis dy niveleve ekstreme mund të propozojmë këto koeficenta për preferencën dhe rivlerësimin e notës së shkollës së mesme: 2,3,4,5 nga më pak e preferuara tek më e preferuara.
    Duke dhënë këta koeficentë për klasifikimin në katër grupe të shkollave të mesme propozojmë që vendosja e një lloj shkolle në këtë apo atë grup nuk nënkupton se në një grup duhet të ketë vetëm një lloj shkolle. Pra preferenca për shkollën mund të jetë e njëjtë për dy apo më shumë grupe shkollash ( pra zbatohet i njëjti koeficent, p.sh, si për shkollat me kohë të shkurtuar edhe për shkollat social-kulturore). Në këtë mënyrë e zgjerojmë hapësirën për veprimin e shkollës së lartë.
    Së dyti: diferencimi midis shkollave të të njëjtit grup (kur më parë nuk është bërë) mund të përdoret nga shkolla e lartë në momentin kur nga prerja e listës mund të ketë një numër të madh nxënësish në të njëjtin nivel. Atëherë shkolla e lartë bën dallim edhe për llojin e shkollës së mesme duke vendosur vetë një lloj preference. Mendoj se kjo është një zgjidhje më e mirë.
    15. Lëndët e zgjedhura nga kandidati për provimin e maturës shtetërore (të shënuara Z1 e Z2) identifikohen se në cilin grup bëjnë pjesë atë natyror apo shoqëror, në përputhje me klasifikimin që ka bërë MASH gjatë zhvillimit të provimit të maturës shtetërore. Shkolla e lartë për degën e kërkuar përcakton njërin nga grup-lëndët si më të rëndësishmin për degën e kërkuar.
    
    SHEMBULL:
    Duke ndjekur arsyetime të ngjashme, propozohet që koeficentët e preferencës të jenë 1 dhe 1.3. Në këtë mënyrë një nxënësi i “8” kur “ka korrespodencë” me drejtimin e zgjedhur e sheh rezultatin e tij të rivlerësuar në 10.4, pra si një nxënës i “10” por që nuk ka korrespodencë, me drejtimin e zgjedhur.
    A) Hapi i parë: rezultati i ardhur nga shkolla e mesme në formën e notës mesatare C, shumëzohet me koeficentin që i takon llojit të shkollës së mesme nga vjen kandidati (ky quhet rivlerësim për llojin e shkollës) sipas pikës 20.
    B) Hapi i dytë: Nota mesatare e dy lëndëve të maturës shtetërore të zgjedhura, Z1 e Z2 shumëzohet me koeficentin përkatës (ky quhet rivlerësim për lëndët me zgjedhje) sipas pikës 21.
    C) Hapi i tretë: të dy rezultatet mblidhen.
    D) Hapi i katërt: kandidatët renditen sipas këtij treguesi të fundit të gjetur në pikën C) dhe shpallen fitues ata që ndodhen brenda kuotës së planit të pranimit orientues për degën. Në rast se ka më shumë se një kandidat që ndodhet në kufirin atëherë:
    • Po qe se numri i këtyre kandidatëve është më pak se 10% e planit orientues, atëherë ata pranohen të gjithë.
    • Po qe se numri i këtyre kandidatëve është më shumë se 10% e planit orientues atëherë shkolla e lartë zbaton kritere të tjera shtesë për të garantuar rritjen e planit deri në 10% të tij dhe që lidhen me llojin e shkollës së mesme të mbaruar, me cilësinë e kandidatëve etj. Zgjedhja e rastit mund të ishte gjithashtu një kriter tjetër.
    17. Në çdo universitet mund të pranohen deri në 0.5 % e planit orientues për universitetin nga kategori sociale të caktuara ose nga minoritete që duhen mbështetur. Përcaktimi i universiteteve ku mund të aplikohet kjo skemë dhe i këtyre kategorive bëhet nga marrëveshja midis MASH-it dhe Konferencës së Rektorëve. Shpërndarjen e tyre në degë brenda universitetit e bën vetë universiteti me anë të komisioneve të specialistëve të ngritur për këtë qëllim, në varësi të kërkesave të paraqitura nga kandidatët dhe në varësi të kapaciteteve të tyre për tu pranuar në degën e kërkuar. Vlerësimi mbështetet mbi rezultatet e kandidatit nga shkolla e mesme, mbi dosjen personale të tij dhe një bashkëbisedim. Edhe kjo kategori është e detyruar të zbatojë rregullat e aplikimit.
    18. Pranimi në degën e Arkitekturës, në Akademinë e Arteve dhe në Shkollën e Lartë të Edukimit Fizik, mbështetet mbi rezultatin e shkollës së mesme (nota mesatare e maturës shtetërore dhe nota mesatare e grup lëndëve të zgjedhura) dhe mbi një seleksionim që bën shkolla sipas specifikës së saj. Në fillim bëhet një renditje e parë mbi rregullat e mësipërme. Pastaj shkolla organizon një konkurrim mbi një skemë që ajo propozon vetë. Rezultati final është një mesatare me peshë midis dy treguesve, atij që vjen nga llogaritjet e mësipërme dhe atij të degës; peshat të përcaktohen nga specialistët e degës, problemi të diskutohet me specialistët e degës.
    19. Pranimi në Akademinë e Rendit dhe Universitetin Ushtarak bëhet mbi rezultatet e shkollës së mesme si dhe në pikën 24 dhe mbi një seleksionim që bën shkolla sipas specifikës së saj. MASH-i dhe Ministritë përkatëse së bashku me specialistët e këtyre universiteteve përcaktojnë formulën e pranimit që kombinon rezultatin e shkollës së mesme me rezultatin e shkollës së mesme me rezultatin e gjetur nga specifika e shkollës. Peshimi bëhet sipas propozimit të shkollës.
    20. Të diskutohen në Konferencën e Rektorëve dhe/ose me përfaqësues të tjerë institucionalë të shkollës së lartë, disa aspekte ku specifika e shkollës së lartë është e rëndësishme (shembull pikat 24 dhe 25).
    21. Të hartohet një rregullore e hollësishme, të bëhet publike për të orientuar kandidatët dhe për të informuar opinionin publik, në të përcaktohen edhe hollësi të tjera të natyrës organizative teknike që do të lindin nga diskutimet me partnerët e tjerë të implikuar drejtpërsëdrejti në këtë proces.
    22. Universitetet duhet të krijojnë një njësi të informimit, të orientimit dhe të pranimit të kandidatëve. Drejtoria e Arsimit të Lartë pranë MASH supervizon dhe u jep përgjigje situatave të cilat mund të lindin gjatë realizimit të praktikës.
    
    III. Disa parime
    Ritheksojmë se sistemi i pranimeve dhe në tërësi e tërë politika e zhvillimit të arsimit të lartë për aspektin e pranimeve, meriton të trajtohet me kujdes për të ardhmen pas vitit 2006, duke vënë në themel të tij ide dhe rregulla që e afrojnë gjithnjë e më shumë atë te Hapësira Evropiane e Arsimit të Lartë dhe i shërben integrimit të vendit në Evropë.
    23. Në kontekstin e ideve që qarkullojnë këto kohë në lidhje me pranimet në shkollën e lartë, të gjithë nxënësit që mbarojnë shkollën e mesme duhet të kenë një shans për të vajtur në shkollën e lartë. Pra shteti do të bëjë të gjitha përpjekjet(ligjore, financiare etj) që secili që mbaron shkollën e mesme të ketë mundësi të shkojë në shkollën e lartë. Kjo nuk nënkupton detyrimisht se kushdo do të ketë mundësi të shkojë ku të dojë. Një proces shpërndarjeje në të gjithë vendin dhe seleksionimi do ta shoqërojë të gjithë skemën e pranimit në shkollën e lartë.
    24. Pranimi në shkollën e lartë publike do të kombinojë të drejtën e natyrshme të një kandidati për të shkuar në shkollën e lartë me meritat, kapacitetet individuale të kandidatit, me mundësitë dhe kërkesat e shkollës së lartë në përputhje me autonominë e saj, me nevojat e tregut të punës. Kjo e drejtë do të kombinohet gjithashtu edhe me politikat që ndjek shteti dhe shoqëria për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit në tërësi dhe të zonave lokale në veçanti. Arsimi publik është pjesë e investimit publik që bën shoqëria për të ardhmen e saj.
    25. Institucionet pjesëmarrëse në procesin e pranimeve në shkollën e lartë publike janë shkolla të mesme, shkolla e lartë publike dhe shteti.
    26. Politikat dhe kriteret e pranimit në shkollën e lartë publike përpunohen në bashkëpunimin midis shtetit (me përfaqësues MASH-in) dhe shkollës së lartë (me përfaqësues Konferencën e Rektorëve)
    27. Nga shkolla e mesme kandidatit për në shkollën e lartë i vlerësohen si rregull dhe sipas nevojës, rezultatet e shkollës së mesme nëpërmjet treguesve të tillë mesatarja e notës së një apo disa viteve të shkollimit, rezultateve të lëndëve apo grup lëndëve të caktuara, lloji i shkollës së mesme të përfunduar, rezultati i provimit të maturës, rezultati i provimit të maturë shtetërore. Kur shihet e nevojshme shkolla e lartë mund të propozojë rregulla shtesë seleksionimi.
    28. Shkolla e lartë nxitet që të parashikojë edhe pranimet nga kategori sociale apo grupe minoritetesh të cilat kërkojnë mbështetje nga shoqëria, duke ndërtuar rregulla pranimi që favorizojnë pranimet nga këto kategori. Ky diskriminim pozitiv nuk duhet të bëhet në dëm të parimeve dhe rregullave për hyrjen në shkollën e lartë në veçanti ai nuk duhet të bëhet i tillë që të japë shenjat e një diskriminimi negativ për të tjerët.

  7. #7
    shtriga Maska e shtrigaa
    Anėtarėsuar
    09-11-2004
    Vendndodhja
    kudo midis jush
    Postime
    290
    o motra shiko mase gjen per ata qe kan mbaruar jasht cfare dokumentash duhen.
    Kur linda qava dhe te tjeret qeshen......
    Kur te vdes tjeret do te qajn dhe une do qesh
    Jam_Ajo

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 06:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •