Close
Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 349
  1. #1

    Rrathët në Grurë ose Crop Circle

    Po filloj nje teme te re mbi nje fenomen gjeresisht i pranishem sot ne realitetin tone por teresisht i pakuptueshem dhe i pashpjegueshem. Eshte fjala per Rrathet ne Grure ose Crop Circle qe filluan te behen te njohur per masen e gjere te njerezve ne kohet moderne. Ka qene pikerisht viti 1972 kur dy deshmitare Arthur Shuttlewood dhe Bryce Bond, te ulur ne nje ne njeren nga anet e kodres Star Hill ne Warminster, Angli me shpresen per te pare nje objekt fluturues te paidentifikuar, prania e te cileve e kishte kthyer kete pjese te Anglise ne nje Meke te UfO-ve per me shume se nje dekade. Por ajo qe ata u bene deshmitare nen driten e henes, 100 kembe me larg nga aty ku po rrinin pane formen e dickaje qe filloi te ravijezohej ne fushe dhe nje hapesire e madhe ne forme rrethore me bimesi u rrafshua brenda 20 sekondave. Nga ketu u be popullor termi Crop Circle dhe si fenomen u shpernda ne te gjithe boten. Ndonese kjo nuk ishte hera e pare qe ishte vezhguar nje fenomen i tille, ky rast shenon si te thuash fillimin e popullaritetit te fenomenit ne shkalle boterore.
    Natyrisht qe llogjika te shtyn qe ky fenomen eshte shume i vjeter por mundesia per ta konstatuar eshte e veshtire per shkak te dimensioneve te rratheve dhe grafikave qe perbehet. Nga kronikat e vjetra na vjen nje rast i rregjistruar ne vitin 1647 ne Angli ku fenomeni u vezhgua vetem rastesisht nga nje lartesi e nje kodre.
    Menyra e shfaqes se tyre dhe e larmishmerise eshte e pafundme. Po ashtu dhe shperndarja gjeografike eshte e madhe. Nga e gjithe bota na vijne raporte dhe foto te ketyre rratheve (shpesh forma nuk eshte fare ajo e nje rrethi) por ne vend te pare eshte Anglia dhe sidomos nje zone e caktuar e saj qe quhet Wiltshire i cili eshte shume i njohur sot ne bote per shkak te ketij fenomeni. Wiltshire eshte nje nga vendet antike te Druideve dhe po ashtu eshte shume popullor pasi ne gjirin e tij ka dhe te famshmin Stonehenge (ndertimi i cuditshem me kollona te gurta qe i kalon disa qindra tonelata ne peshe). Wiltshire qe ndodhet ne jug te Anlgise mbulon nje zone prej 4300 km dhe perfshin Kennet, West Wilts, North Wilts, Salisbury dhe South Wilts dhe the Borough of Swindon.
    Por le te kthehemi tek Crop Circle perseri. Sic thashe me larte gjeografia e pranise se tyre eshte e larmishme ne te gjitha kontinentet (ka mungesa raportesh nga Kina dhe Afrika e Jugut) dhe po ashtu dhe forma.
    Ato behen kryesisht ne fusha me grure, miser, tershere, soje, bar te larte etj. ne pergjithesi ato paraqesin koncepte gjeometrike te realizuara ne perfeksion dhe qe presini te deshifrohen nga shkenctaret e planetit qe me kot hartojne teori mbas teorie duke u perpjekur fillimisht te gjejne burimin qe i krijon. Teorite jane te shumta

    1- energjia planetare
    2- energji plazmore, rrathe
    3- jashtetokesore
    4- energji nga brenda tokes bazuar ne teorine Gaia mbi Linjat Ley te Tokes
    5- shpirtera te natyres
    6- vorbulla dhe ferkim qe gjenerohet nga energjia plazmore
    7- te bera nga vete humanet (gje qe eshte vertetuar per disa prej tyre)
    8- krijuar nga nje satelit qe orbiton Token.

    Krijimi i ketyre rratheve ne grure eshte shpesh i shoqeruar nga vezhgime te dritave te pazakonta ose mjete fluturuese qe ndricojne vendin ku nje dite me pas gjehet Rrethi. Shumica e rratheve krijohet gjate nates nga ora 11 deri ne oren 4 te mengjesit por ka patur edhe formacione qe jane shfaqur gjate oreve te dites.

    Shume shpesh formacione te tilla shfaqen aty ku linjat e fuqishme ley nderthuren me linjat e energjise magnetike te Tokes. Dhe kjo ndodh shpesh ne vende ku ka ndertime megalitike si ai ne Stonhenge.
    Figurat qe shfaqen jane shpesh te krahasuara me Krijimin, Trupa Qiellore, Cakra ose Gjeometria e Shenjte.

    Shpesh jane bere perpjekje nga njerez te ndryshem qe te fallsifikojne krijimin e nje Rrethi ne Grure dhe disa prej tyre jane mjaft te arrira. Por sidoqofte ka gjithmone elemente qe nuk perputhen, disajni eshte modest dhe i vogel por tipari me kryesor eshte qe kur rrathet jane te bere nga njeriu ato paraqesin nje prerje vertikale te kallinjve te cilet mbas pak kohesh vazhdojnet e rriten normalisht ne menyre vertikale. Kur fenomeni nuk eshte i krijuar nga njeriu (99 % e rasteve) kallinjte cuditerisht nuk jane aspak te prere por te perkulur horizontalisht dhe vazhdojne te rriten ne ate menyre. Po ashtu ne zonen ku paraqitet fenomeni ka nje prani radioaktiviteti te ulet dhe kjo zone eshte e pandjeshme nga ndryshimet atmosferike qe do te thote ne rast debore apo ngricash, zona mbetet e paster dhe nuk ndikohet aspak.

    Tema do kete foto te rratheve qe nga viti 1998 deri ne ditet e fundit. Kam ne databasen te kompjuterit tim nje numer jashtezakonisht te madh fotosh qe nga viti 1983 por do ishte e veshtire per mua qe ti postoja te gjitha ne forum. Pra nderkohe qe shkrimi per Crop Circle pasurohet me teori dhe fakte te reja, po ashtu do postoj here pas here foto te rratheve me te dhenat specifike si vendi, viti dhe zona ku eshte shfaqur.

  2. #2
    Po postoj tre fotot e para te rratheve ne grure te shfaqura ne Angli ne vitin 1999. Dy prej tyre jane ne Hantshire ndersa e treta ne Wiltshire.








  3. #3
    Gabimisht e kam filluar me vitin 1999 ne nje kohe qe duhet ta kisha filluar nga viti 1998. Megjithate po mbaroj fotot per vitin 99 dhe me pas po e vazhdoj me 98.
    Tre fotot e meposhtme jane perseri ne zonen e Wiltshire, Angli.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #4

  5. #5

  6. #6
    Tre te tjera nga Wiltshire. Po saktesoj dicka. Une ne database time kam kryesisht foto nga Rrathet ne Grure qe jane konstatuar ne Angli si zona me me shume aktivitet per kete fenomen. Per kete arsye shikoni shpesh zonen e Wiltshire qe ka nje shtrirje te madhe. Permend vetem krahinen por jo qytezat apo fshatrat se ku jane gjetur. Ka dhe shume te tjera nga vende te ndryshme te botes por fotot nuk jane shume te pastra dhe jo te gjitha jane te marra nga lart.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #7
    Tani ti rikthehem vitit 1988 qe permban disa Rrathe ne Grure me figura gjeometrike shume interesante. Tre te parat jane Buckingamshire dhe dy ne Hantshire
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  8. #8

  9. #9

  10. #10
    Viti 2000 eshte i pasur si me shfaqje te Rratheve ashtu dhe ne forma te tyre. Tre te parat qe po postoj jane gjetur ne Hantshire
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  11. #11
    Te tjerat jane, e para ne Oksfordshire ndersa cfare vijon me pas jane te gjitha per vitin 2000 jane ne Wiltshire
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  12. #12

  13. #13

  14. #14

  15. #15

  16. #16
    Viti 2001 shenoi nje rekord per grafikat e paraqitura ne Rrathet me Grure. Ne njeren prej tyre (qe do jete foto 5) duket si nje kod gjenetik ADN dhe studiuesit e ketij fenomeni jane shume te turbulluar nga ideja qe mund te jete nje mesazh i qarte per nje perberje gjenetike jo nga ky planet. 3 te parat jane, dy nga Cambridgeshire ndersa e treta nga Hampshire.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  17. #17
    Vazhdon me fotot e tre rratheve te tjeter te gjetur ne Hampshire. Ne dy prej tyre shikohet fytyra e nje njeriu ndersa ne tjetren kodi gjenetik per te cilin fola me siper.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  18. #18

  19. #19

  20. #20

Faqja 0 prej 18 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Etimologjia e emrit Pellazg
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 511
    Postimi i Fundit: 13-07-2014, 14:41
  2. Inner Expressions
    Nga ildushja në forumin Krijime në gjuhë të huaja
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 11:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •