Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 15 prej 15
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Roli i familjes gjatė socializimit politik

    Ky punim ėshtė bėrė si rezultat i interesimit tė autorėve pėr ēėshtjen e zanafillės sė ideve dhe qėndrimeve politike tek tė rinjtė. Njėra nga disiplinat qė e shpjegojnė kėtė ėshtė edhe sociologjia politike qė merret edhe me socializimin politik. Mirėpo nė hapėsirat tona studimore kjo ēėshtje nuk ėshtė e pranishme fare. Madje as edhe nė “Enciklopeditė politike” nuk mund tė gjesh ndonjė pėrcaktim pėrkatės me kėtė tematikė, veē se nė disa aty-kėtu flitet vetėm pėr faktorėt qė ndikojnė nė socializimin politik. Andaj nė kėtė punim erdhi mė tepėr nė shprehje mbėshtetja nė punimet e disa autorėve, nė formė tė pasqyrimit tė ideve tė tyre mė tė rėndėsishme qė paraqiten nė kėtė kontekst, pastaj edhe dallimet qė nė kėtė rast shfaqen nė mes tyre.

    Avni Avdiu

    PĖRMBAJTJA


    Hyrje

    I . Socializimi politik

    1. Pasqyrė e shkurtėr e hulumtimit tė socializimit politik nė teorinė politike

    2. Nocioni i socializimit politik dhe kahjet dominante nė hulumtimin e kėtij fenomeni

    3. Stadet themelore tė socializimit politik

    4. Faktorėt e socializimit politik

    A. Faktorėt primar tė socializimit politik
    B. Faktorėt sekondar tė socializimit politik

    5. Ndikimi i socializimit politik nė sistemin politik


    II. Familja nė procesin e socializimit politik

    1. Tipat kryesore ( historike ) tė familjes

    2. Hulumtimi i ndikimit tė familjes nė procesin e socializimit politik nė teorinė e re politike

    3. Ndikimi i familjes nė procesin e socializimit politik

    Mekanizmat e socializimit politik nė familje


    Pėrmbyllje
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Hyrje

    Familja ėshtė bashkėsi primare njerėzore, ku individi sė pari takohet me kushtet e jetės shoqėrore, tė cilat ia pėrcaktojnė atij kornizėn, nė tė cilėn ai mund tė zhvillohet si person; kėshtu qė mund tė themi se personaliteti njerėzor formohet nė procesin e ndėrveprimit shoqėror.

    Formimi i personalitetit “ėshtė proces kompleks i cili pėrfshin: 1. kultivimin dhe zhvillimin e aftėsive tė konsiderueshme fundamentale njerėzore, e qė arrihet me bartjen e elementeve thelbėsore tė kulturės te fėmija. Me anė tė tė mėsuarit merren pėrvoja tė nduarnduarshme tė njė kulture tė dhėnė dhe bėhet aftėsimi pėr vetėveprim dhe pjesėmarrje nė procesin krijues tė zhvillimit kulturor. 2.

    Socializimin si proces nė tė cilin fėmija inkorporohet brenda rregullativave shoqėrore, pėrmes roleve dhe normave me tė cilat njoftohet ai, krijon njėkohėsisht masa dhe kritere personale tė sjelljes. 3. Individualizmin, si proces me ndihmėn e tė cilit zhvillohet sistemi i brendshėm i motivimit dhe kuadri orientues nė pėrputhje me cilėsitė personale tė individit.
    Fėmija nuk lind si njeri i formuar, por ai lind me predispozita qė tė bėhet njeri i formuar nė kontekstin e ndėrveprimit.

    Ai sė pari e njeh familjen e vet dhe gradualisht bėhet personalitet gjatė interaksionin tė ndėrlikuar kulturor tė jetės shoqėrore. Duke qenė nė kontakt direkt me prindėrit dhe anėtarėt tjerė tė familjes individi gradualisht socializohet. Nė familje ai mėson se si duhet tė sillet brenda dhe jashtė saj. Nga shfaqjet e tilla tė para nė botėn e ‘ngushtė’ ( familje ) dhe nė botėn e ‘gjerė’ ( shoqėri ), varet se si do tė formohet, a nė pėrputhje me vlerat e bashkėsisė sė tij tė ngushtė dhe tė gjerė apo kundrejt tyre. E gjithė kjo ndodh nė fėmijėrinė e hershme, pastaj nė periudhėn e pubertetit - adoleshencės, duke vazhduar me periudhėn kur individi bėhet person i rritur dhe kalon nėpėr procese komplekse tė pjekurisė gjatė formėsimit tė personalitetit tė tij.

    “Domosdoshmėria pėr t’u rritur ėshtė ndjenjė e vetė fėmijėve e mbjellur nė veten e tyre - si instinkt pėr t’i takuar botės sė tė rriturve, ku fėmijėt ndiejnė diēka mė tė lartė dhe dėshirojnė tė jenė tė mėdhenj” . Themeluesi i psikoanalizės Zigmund Frojdi mendon se familja formon karakterin e personalitetit me tė cilin karakter individi do tė pėrballet gjatė tėrė jetės. Baza e zhvillimit tė personalitetit tė fėmijės sė shėndoshė psikikisht, sipas tij, vehet nė familjen mirė tė organizuar, me dashuri e pėrkrahje. Nė tė kundėrtėn, individi tė gjitha pengesat nė fėmijėri do t’i manifestojė dhe reflektojė mė pas me frustrime rigjide qė mund t’i shndėrrohen nė neurozė.

    ‘Njeriu lind bashkė me rrėnjėt e tij. Ai nuk i shpik ato. Ai i mbron instiktivisht, pėr tė mbrojtur vetveten dhe pėr t’i shpėtuar zvetėnimit’ “Individi gjen themelin e identitetit tė vet njėherėsh nė mjedisin e vet familjar, etnik, krahinor dhe nė birėsimin mitologjiko-real te kombi”.


    Nga ajo se ēfarė baza do tė ndėrtohen nė familje pėr zhvillimin e natyrės sė tij njerėzore nė fėmijėrinė e hershme, varet edhe zhvillimi i ardhshėm i fėmijės, si anėtar i shoqėrisė dhe si personalitet. Nė punimin e saj “Familja dhe funksioni i saj nė shoqėrinė bashkėkohore” nė revistėn “Socialna politika”, Milla Kapor- Stanulloviq thekson se “njė psikologji e vėrtetė dhe e plotė e marrėdhėnieve interpersonale nė familje porsa duhet tė formulohet”.

    Socializimi mund tė pėrkufizohet si sjellje shoqėrore e individit qė ai ka nga kėndvėshtrimi i tij, i orientuar me shikim kah bota, respektivisht socializimi duhet tė vrojtohet nė kontekst tė ndėrveprimit tė individit dhe rrethit tė tij. Socializimi ėshtė proces i gjatė, relativisht spontan dhe tejet i pėrbėrė i njeriut. Kėrkon mobilizim tė plotė psikofizik tė individit dhe veprim tė harmonizuar tė faktorėve edukativė.

    Zhvillohet nė procesin e ndikimit dhe tė veprimit tė individit nė rrethin social, nė interaksion edukativ me faktorėt familjar dhe jashtėfamiljar. Socializimin individi e pėrjeton si ndikim dhe si pėrvetėsim nga tė tjerėt dhe i tė tjerėve nė zhvillimin e tij shoqėror nė formė tė kėrkesave pėr sjellje dhe mendim tė miratuar nga mjedisi social. Gjatė kėtij procesi individi pėrfiton forma tė caktuara tė sjelljes, si dhe veti karakteristike tė bashkėsisė shoqėrore nė tė cilėn jeton. Me socializim nėnkuptohet edhe pėrshtatja ndaj rrethanave dhe harmonizimi i marrėdhėnieve ndėrmjet njerėzve.

    ‘Socialiazimi ėshtė njė koncept i gjerė i cili, pėrfshinė tėrė procesin me anė tė tė cilit ne zhvillohemi, pėrmes interaksionit me njerėz tjerė, mėnyrat e tė menduarit, ndijimit dhe veprimit qė janė thelbėsore pėr njė pjesėmarrje efektive brenda shoqėrisė’.

    ‘Ai ėshtė njė proces i interaksionit social sipas tė cilit njerėzit i kėrkojnė dijet, qėndrimet, vlerat dhe sjelljet, esenciale pėr pjesėmarrje efektive nė shoqėri’.
    ‘Individėt i kėrkojnė ato mėnyra tė tė menduarit, tė ndijimit dhe veprimit qė janė karakteristikė e kulturės sė shoqėrisė sė tyre .’.

    “Socializimi ėshtė proces gjatė tė cilit individi nė interaksion me anėtarėt e mjedisit social pėrvetėson shkathtėsi, shprehi, qėndrime, norma, vlera dhe njohuri tė reja tė nevojshme pėr t’u inkuadruar nė grupin shoqėror dhe nė jetė”. . Ndėrkaq Dyrkemi socializimin e pėrkufizon si “proces kompleks i formimit tė personalitetit tė ri, proces i zvogėlimit progresiv tė tendencave instiktive dhe tendencave tė tjera egoistike si dhe i zhvillimit tė aftėsive tė fėmijės pėr t’iu pėrshtatur shoqėrisė”

    Individi socializohet gjatė gjithė jetės sė tij. Socializimi primar zhvillohet nė familje, nė entet parashkollore dhe nė shkollėn fillore. Pėrfshinė moshėn 15 vjeēare. Kėtė periudhė mund ta ndajmė sipas psikologut Jean Piaget nė katėr faza. Faza e parė 0-2 ėshtė faza sensorimotore, faza e dytė 2-7 ėshtė faza paravepruese, faza e tretė 7-11 ėshtė faza vepruese konkrete dhe faza e katėrt 11-15 ėshtė faza vepruese formale - tashmė fėmija bėhet i aftė tė kuptojė edhe ide abstrakte. Nė procesin e socializimit fėmija i pėrbrendėson pėrshtypjet e tij pėrmes funksioneve psikike nė formė bindjesh dhe qėndrimesh. Kjo fazė pėrbėn themelin e socializimit tė mėtejmė.

    Socializimi sekondar zgjatė gjer nė moshėn 25 vjeē. I riu tashmė pėrballet me periudhėn e adoleshencės - aftėsohet pėr tė marrė role shoqėrore. Dinamika e zhvillimit manifestohet nė shkollė dhe jashtė saj, pėrshkohet nga frustracione, kriza e konflikte tė mundshme nė familje, nė shkollė, profesion, nė raporte politike e kėshtu me radhė. Edhe njėri ndėr themeluesit e sociologjisė Konti pohon se “... secili njeri, nė fėmijėrinė e tij, ka qenė fetar, nė rininė e tij metafizik, kurse nė pjekurinė e tij fizikan”.

    Ai konsideron se fėmija deri nė moshėn 7 vjeēe edukohet nė familje, nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė nėnės, e cila kultivon emocionet e fėmijės. Nė fazėn e dytė ( deri nė 14 vjeē ) edhe mėtej edukohet nė familje, por tash nė tė ndikon edhe shoqėria. Prej moshės 15 vjeēare fillon periudha e edukatės intelektuale’. Meqė normat e sjelljes dhe format e tyre ndėrrojnė e ndryshohen, individit pėr tė jetuar doemos i duhet t’i modifikojė sjelljet qė ka. Nė kėtė kontekst rėndėsi ka koherenca ndėrmjet individit dhe veprimit tė tij sepse “...personaliteti nuk mund ta dijė ēka ėshtė vetė pėrpara se tė realizohet me veprimtari” . Duke vėnė theksin mbi rėndėsinė e veprimit Aristoteli pohon se “...ėshtė e domosdoshme ta studiojmė fushėn e aksioneve njerėzore dhe tė merremi me ēėshtjen se si duhet t’i kryejmė ato, sepse...prej tyre varet nė radhė tė parė ēfarė do tė jenė cilėsitė tona dhe personaliteti ynė” Pėr Hana Arentin tė veprosh d.m.th tė marrėsh iniciativėn e tė fillosh diēka tė re. Aksioni politik “...ėshtė veti e ekzistencės autentike e gjinisė njerėzore, qė del nga eksprienca themelore humane”

    Atė e karakterizon debati ( diskutimi ) bindja, pluraliteti dhe dallimet qė lidhen pėrmes fjalės. Me to njerėzit tregojnė se kush janė, e shfaqin veten dhe e zbulojnė nė mėnyrė aktive identitetin e tyre.

    Pėr kėtė socializimi dhe individualizimi nuk mund tė ndahen dhe tė kundrohen ndaras, ngase qė tė dy kėto janė procese komplementare qė rrjedhin nė tė njėjtėn kohė, me theks tė amplifikuar prej njė periudhe nė tjetrėn. ‘Socialiteti’ dhe ‘individualiteti’ janė dy cilėsi pa tė cilat nuk do tė mund tė realizohej zhvillimi integral i personalitetit.

    Nė pėrshkrimin e procesit tė socializimit, duhet tė merren parasysh si kushtet e jashtme ( pėrfshirė mjedisin shoqėror dhe ndėrmjetėsit qė realizojnė socializimin ), ashtu edhe kushtet e brendshme, bie fjala nė vetė personin qė e pėrjeton socializimin ( struktura psikike e vetė individit ). Mund tė thuhet se “lidhjet e vazhdueshme reciproke dhe tė ndryshueshme ndėrmjet organizmit dhe rrethit: njeriut dhe mjedisit, individit dhe bashkėsisė ( politike ), njėra pėr tjetrėn bėhen vlera kushtėzuese”.

    Prindėrit, tė cilėt arrijnė qė gjatė procesit tė edukimit tė zbulojnė dhe tė zgjojnė predispozitat dhe aftėsitė e fėmiut, qė me zbatimin e metodave adekuate ta socializojnė dhe humanizojnė atė, duke ia zhvilluar cilėsitė e domosdoshme tė personalitetit tė pjekur, qenėsisht ndikojnė nė socializimin e tij. “Fėmijėt i zgjedhin mėnyrat e sjelljes karakteristike tė prindėrve tė tyre ose tė tė tjerėve afėr ose nė bashkėsi me ta...Piaget tregon se pėr shkak tė pushtetit tė tyre prindėrit janė tė aftė ( nė shkallė tė ndryshme ) t’iu imponojnė kodet e sjelljes fėmijėve tė tyre”. Fėmija pėrvetėson pikėpamjet e prindėrve mbi rėndėsinė e arsimit, moralit, punės, patriotizmit etj. “Vatra familjare ėshtė mjedisi i parė i natyrshėm social i prindėrve me fėmijė...ajo pėrbėn bazėn pėr formimin e qėndrimeve ndaj njerėzve, ndaj sendeve dhe ndaj jetės nė pėrgjithėsi. Fėmiu i pėrjeton prindėrit si model pėr pėrshtatje nė jetė. Nėse prindėrit e tij nuk janė pėrshtatur mirė, atėherė fėmija do tė ketė nė personalitetin e tij model tė dobėt imitimi...qė do ta bėjė tė ketė sjellje devijante tė ngjashme me prindėrit e tij”. ‘Fėmija identifikohet me prindin’. Andaj, duke e pasur parasysh kėtė ndikim tė prindėrve nė fėmijėt e tyre si duket Hegeli me tė drejtė sugjeron se “...prindėrve tė kėqij duhet t’u merren fėmijėt qė tė mund tė rriten e tė edukohen mė mirė”. Njė ēėshtje qė vlen tė theksohet ėshtė bombardimi i fėmijėve me informacione tė llojllojshme, pėrfshirė edhe ato politike. Edhe Hana Arent tėrheq vėrejtjen qė fėmija si qenie nė ardhje (zanafillė), duhet tė ruhet nga mplakja e parakoshme nė kontakt me jetėn publike. “Ēdo jetė, pra jo vetėm ajo e bimėve, del nga errėsira dhe sado e fortė tė jetė prirja pėr ta arritur dritėn, prapėseprapė ka nevojė pėr sigurinė e errėsirės qė ta arrijė pjekurinė”. Edhe Rusoi qysh nė kohėn e tij aludon nė kėtė duke thėnė se “dijetarėt mė tė mėdhenj...gjithnjė kėrkojnė njeriun e rritur nė fėmijėn, e nuk mendojnė se ēka ėshtė fėmija pėrpara se tė bėhet njeri i rritur”. Sipas Xhon Djuit ‘individualiteti duhet respektuar si faktor i edukatės. Edukata te fėmiu zė fill nga prirjet natyrore tė tij, nevojat dhe zhvillimi spontan. Pėrvoja fėmijėrore e shndėrron fėmijėn nė homonkulus ( plak i vogėl)’. “Edukimi merr njė domethėnie politike. Ai ėshtė njė aksion i socializimit dhe moralizimit”.

    Qė familja ta plotėsojė detyrėn e vet tė ndėrlikuar pėr formimin e personalitetit, tė rėndėsishme janė edhe ndryshimet shoqėrore. Pėr ndėrtimin e personalitetit ėshtė e nevojshme qė si familja ashtu edhe shoqėria nė tėrėsi tė plotėsojė detyrėn pėrkatėse, ngase ndėrtimi komplet mund tė formohet vetėm nė ndėrveprim reciprok tė grupit familjar dhe shoqėrisė sė dhėnė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    I


    SOCIALIZIMI POLITIK

    Pasqyrė e shkurtėr e hulumtimi tė socializimit politik nė teorinė politike

    Hulumtimet sistematike tė socializimit politik nė teorinė politike filluan nė vitet e njėzeta tė shekullit tė kaluar, me publikimin e disa punimeve, tematika thelbėsore e tė cilave ishte hulumtimi psikologjik i dimensionit politik. Ishin kėto punimet e Merijamit, Valesit, Lipmanit, Lasvelit, qė njihen si kasnecė tė qasjes bihejvoriste nė hulumtimin politik. Karakteristikė e pėrbashkėt e kėtyre punimeve ėshtė zbulimi i rėndėsisė sė ‘lojalitetit politik’ pėr funksionimin e sistemit politik.

    Ndėr autorėt e kėtyre punimeve dallohet C.Merijam. Ai cek format e “lojalitetit politik” , shpėrndarjen e ndikimit tė faktorėve tė ndryshėm pėrmes tė cilėve normat e kulturės politike tė njė shoqėrie transmetojnė dhe vėrtetojnė, problemin e ‘kongruimit’ dhe ‘jokongruimit’ tė faktorėve tė lojalitetit politik. Merijam vėrejti se format e ngjashme tė lojalitetit politik mund tė gjenden nė tė gjitha shoqėritė e organizuara. Sipas tij ekzistojnė tri forma themelore tė lojalitetit politik :1. lojaliteti politik i pėrbashkėt pėr tė gjitha shoqėritė; 2. lojaliteti politik karakteristik pėr format e caktuara politike ( demokracia, anarkia dhe despotizmi) 3. lojaliteti politik, karakteristik pėr sistemet e caktuara politike’.

    Duke studiuar shpėrndarjen e ndikimit tė faktorėve tė ndryshėm tė edukimit qytetar, Merijami vėmendje tė veēantė i kushtoi problemit tė lidhshmėrisė d.m.th ndėrvarėsisė reciproke tė ndikimit tė kėtyre faktorėve. Problem kyē qė shfaqet kėtu ėshtė “se a e forcon ndikimi i agjensave tė ndryshėm tė edukimit politik lojalitetin politik apo bėhet fjalė pėr ndikime tė papėrputhshme qė njėkohėsisht pėrforcojnė tipet e ndryshme tė lojalitetit politik; raporti i tipeve tė ndryshme tė lojalitetit politik ėshtė veēori e kulturės fragmentare politike dhe ajo e sjellė nė pikėpytje kohezionin politik tė shoqėrisė”.

    Nxitja e madhe nė hulumtimin e socializimit politik u zhvillua nė kuadėr tė teorisė sė karakterit nacional dhe politik. Menjėherė pas luftės sė dytė botėrore theksohen shumė hulumtime rreth ndikimit tė personalitetit nė politikė. Hulumtimi i “karakterit nacional u intensifikua me situatėn politike botėrore, nė veēanti me nevojėn qė tė sqarohen marrėdhėniet nė mes tė sjelljeve politike dhe karakterit politik tė kombeve’,- thekson Margaret Mid.

    Lidhur me kėtė ēėshtje shquhet puna e R. Benediktit, e cila pėrcakton hulumtimet e karakterit nacional si studim i mėsimit tė sjelljes kulturore dhe identifikon “tri qasje themelore brenda kėsaj sfere tė hulumtimit:

    1. Pėrshkrimet komparative tė formave tė caktuara kulturore;
    2. Analiza e raporteve nė mes tė formave thelbėsore tė mėsimit dhe aspekteve tjera kulturore ( raporti nė mes socializimit primar dhe sekundar ). 3. Hulumtimi i segmenteve tė veēanta brenda procesit tė pėrvetėsimit tė normave kulturore ( marrėdhėniet nė mes tė prindėrve dhe fėmijėve, shpėrndarja e ndikimeve tė agjensave tė veēanta )’.

    Hulumtimi i socializimit politik nė kuadėr tė kėsaj ‘shkolle’ ėshtė bazuar nė premisat vijuese: “a). Ekzistojnė lidhje tė forta ndėrmjet strukturės nacionale dhe karakterit politik dhe procesit tė socializimit politik b). Format mė tė njohura tė pėrvojave nė procesin e socializimit politik paraqiten nė fazat mė tė hershme tė jetės c). Pėrvoja e cila arrihet nė kuadėr tė bazės sė socializimit politik nuk ėshtė manifestim i pėrvojės politike, por ajo ka pasoja latente politike d). ‘Procesi i arritjes sė normave themelore tė kulturės politike ėshtė i drejtuar nė veēanti nė njė drejtim, ngase socializimi thelbėsor primar politik pėrcakton ndikimin dominues tė agjensave sekundare tė socializimit politik’. Hulumtimi nė lidhjet reciproke ndėrmjet socializimit politik dhe karakterit politik mė sė tepėrmi ėshtė i pėrfaqėsuar nė teoritė pėr karakterin demokratik dhe autoritar.

    Ēėshtja esenciale qė shtrohet nė kuadėr tė njė sėrė literaturave pėr kėtė tematikė janė se: “a ekziston individi si indikator personal, qė tregon mundėsinė e veprimit sipas mėnyrės autoritare apo demokratike; ēfarė sistemi i socializimit politik ndikon nė formimin e kėtyre karakteristikave personale, nėn cilat kushte kjo sjellje politike aktualizohet dhe cili ėshtė efekti i tij nė funksionimin e institucioneve politike”. Nė literaturėn shkencore pėr kėtė ēėshtje dallohen punimet e T.Adornos dhe H.Lasvelit. Konstatimi mė i rėndėsishėm i T. Adornos ėshtė se personalitetet autoritare kanė dispozita tė fuqishme, por edhe mjaft kundėrthėnėse ndaj pushtetit dhe forcės politike. Sipas studimeve tė tij tė njohura, karakteristikat kyēe tė personalitetit autoritar janė: “dominimi mbi inferiorėt, nėnshtrimi ndaj superiorėve, shkalla e lartė e afilacionit kah forcat politike, nevoja qė bota tė perceptohet nė format e larta strukturale, pėrdorimi i tepėruar i steriotipeve politike dhe nderim i jashtėzakonshėm pėr rregullat konvencionale tė mjedisit; personaliteti autoritar ėshtė i pavarur me pamje tė theksuar pesimiste pėr natyrėn njerėzore, kurse nė raport me njerėzit e tjerė atė e karakterizon cinizmi i theksuar”.

    Pėrgjigjen se pėrse personaliteti i caktuar ngėrthen nė vete elemente autoritare, Adorno e gjen nė analizimin e procesit tė socializimit politik. Pėr atė, tė njė rėndėsie dominante kėtu janė elementet tradicionale, nė veēanti ndikimi i familjes si faktor themelor i socializimit politik.

    Rezultati mė i rėndėsishėm i studimit tė tillė ėshtė “demonstrimi i lidhshmėrisė sė ngushtė tė qėndrimeve dhe pikėpamjeve qė subjektėt kanė nė fusha tė ndryshme tė marrėdhėnieve, duke u ranguar prej atyre mė intime nė familje gjer tek ato nė religjion dhe nė fushėn e filozofisė sociale dhe politike; marrėdhėniet hierarkike ndėrmjet prindėrit dhe fėmijėve janė mjaft tė pėrshtatshme pėr t’u shkrirė nė qėndrime tė fuqisė dhe dominimit, kurse kjo manifestohet nė filozofi dhe nė koncepcionet shoqėrore’. Nė kuadėr tė kėsaj qasjeje ( psikokulturore ) nė hulumtimin e politikės, zėnė fill edhe studimet sistematike tė socializimit politik.

    Punimi i H.Hajmanit paraqet studimin e parė tė veēantė nėn titullin “Political Socialization”, ku Hajmani hulumton dimensionet psikologjike tė politikės. Ky studim orientohet nė hulumtimin e marrėdhėnieve ndėrmjet socializimit politik dhe pjesėmarrjes politike tė elitave, tė masave dhe grupeve devijante. Ai ishte nxitės, respektivisht inicues i studimeve tė shumta tė mėvonshme pėr socializimin politik, pėr tė cilin, veēanėrisht kohėve tė fundit, ėshtė shtuar interesi i shkencave politike. Me kėtė, socializimi politik konfirmohet si pjesė pėrbėrėse dhe komplementare e studimeve tė kulturės politike, qoftė nė suaza tė shkencave politike, qoftė nė suaza tė sociologjisė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Nocioni i socializimit politik dhe kahjet dominante të këtij fenomeni

    Ekzistojnë shumë llojllojshmëri në përcaktimin konceptual të socializimit politik. Ndër to, sipas rëndësisë së tyre, veçohen këto:

    Socializimi politik është “proces që fillon në fazën më të hershme të individit dhe shprehet në rrjetin e ndërlikuar të interaksionit ndërmjet individit dhe shoqërisë; socializimi politik përcaktohet si tërësi e procesit përmes së cilës shoqëria, me veprimin e agjensave të ndryshëm të socializimit politik, transmeton dijet fundamentale politike, ndjenjat, vlerat, normat dhe format e sjelljes së anëtarëve të shoqërisë; anën tjetër të socializimit politik e përbën aftësimi i individit me atë aftësi dhe potencial që ia mundësojnë atij që të veprojë si aktor politik në kuadër të sistemit të caktuar politik dhe të bartë funksione përgjegjëse politike”.

    Socializimin politik e përbën “tërësia e të gjitha proceseve përmes të cilave normat parësore të kulturës politike të shoqërisë së dhënë arrihen, mbahen dhe ndryshohen në një periudhë të gjatë historike. Socializimi politik siguron uniformitet relativ të normave politiko-kulturore dhe standardeve të sjelljes së pjesëtarëve të bashkësisë së caktuar politike”.

    Sipas L.Paz socializimi politik është “proces i të mësuarit social me të cilin individët dhe grupet shoqërore arrijnë orientim dhe vlera të përhershme”. G. Almond socializimin politik e përcakton si “proces sipas të cilit individët inkuadrohen në kulturën politike dhe formojnë rrjetin e orientimit drejt përcaktimeve kyçe politike”.

    E.Grinberg konfirmon se arritja e normave të kulturës politike është rezultati i fundit i procesit të socializimit politik. Ai thekson se “kultura politike definohet si formë e orientimeve politike që ekzistojnë në kuadër të bashkësisë politike; socializimi politik mund të vëzhgohet si arritje e kulturës politike nga ana e individit”. F. Grinshtajn e përkufizon socializimin politik si “çdo mësim politik, formal dhe joformal, të planifikuar dhe të paplanifikuar, në të gjitha shkallët e jetës njerëzore, që nuk ngërthen vetëm mësimet eksplicite politike, por edhe të gjitha mësimet nominale jopolitike që ndikojnë në sjelljen politike, siç është mësimi i tipareve relevante personale politike.
    Pikëpamja e njëjtë gjendet edhe në punimin e përbashkët të D.Istonës dhe Xh.Denisit “Fëmijët në sistemin politik”, që socializimin politik e përcakton si “proces i tillë zhvillues nëpërmjet të cilit personaliteti arrin orientimet politike dhe modelet e sjelljes”.

    Njëra nga përcaktimet më të plota të socializimit politik që në vete përmban aspektin ‘makro’ dhe ‘mikro’, u zhvillua në punimin e përbashkët të Dausonit dhe Previtit. Sipas pikëpamjes së tyre fillestare, socializimi politik ngjan në “dy nivele të ndërlidhura reciproke: a) në nivelin individual dhe b) në nivelin e bashkësisë politike si tërësi. Socializimi politik shprehet si proces i transmisionit kulturor, gjersa në planin individual ai përcaktohet si proces i të mësuarit përmes të cilit individi arrinë pikëpamjen politike për botën dhe formon identitetin e veçantë politik; në nivelin e bashkësisë; ky proces është më mirë të përcaktohet si proces i transmisionit kulturor; kombi përjetëson standardet e tij politike me hyrjen e gjeneratave të reja në format tashmë të konfirmuara të të menduarit, përmes të cilave trajtësohet identiteti politik i individit; këto dy dimensione të socializimit politik, transmisioni kulturor dhe mësimi individual, janë komplementar”.

    Grupin tjetër të koncepcionit për socializimin politik e përbëjnë ato teori që këtë nocion e përafërojnë me nocionin e politizimit dhe indoktrinimit. Sipas këtyre pikëpamjeve, përmabjtjen e socializimit politik e përbëjnë vetëm ato forma të sjelljes dhe orientimeve politike që janë relative për funksionimin dhe stabilitetin e sistemit politik; bazën e socializimit politik e përbëjnë vetëm të ashtuquajturat normat parësore dhe format e sjelljes që janë konsistente me sistemin politik ekzistues; funksioni i socializimit politik shpie në trajnimin qytetar të individit, që si aktor politik do të bëhej qytetar i mirë i shoqërisë.
    Kështu Robert Zigel në punimin e tij thekson se “shoqëritë e organizuara politike kanë nevojë për ruajtje dhe janë konsekuent në këtë si dhe në funksionin që shërben në mbajtjen e rendit politik gjatë socializimit politik të të rinjve. ‘Socializimi politik është proces gradual i të mësuarit të normave, qëndrimeve dhe sjelljeve që janë të pranuara edhe në praktikën e sistemit politik ekzistues, kurse qëllimi i socializimit është trajnimi dhe zhvillimi i individit që të bëhet anëtar i mirë i shoqërisë’. .

    Një listë relativisht të plotë të çështjeve të domosdoshme për hulumtimin e socializimit politik e thekson Xh. Denis. Sipas tij, hulumtimi i socializimit politik përfshin dhjetë probleme themelore: “a) socializimi sistematik konsekuent politik b) llojllojshmëria në përmbajtjen e socializimit politik c) hulumtimi i stadeve të llojllojshme të socializimit politik d) qasjet e brezave në hulumtimin e socializimit politik e) aspektet kulturore paralele të socializimit politik f) dallimet e subgrupeve dhe subkulturave g) procesi i mësimit politik h) shpërndarja e ndikimit të agjensave të socializimit politik i) veçoria e ndikimit dhe efektet e socializimit politik në individët e veçantë j) socializimi i specializuar politik - socializimi i veçantë politik i elitës’.

    Pas kësaj pasqyre të shkurtër të koncepsioneve të llojllojshme për socializimin politik, profesor Podunavac konfirmon “paradigmën adekuate për hulumtimin e këtij problemi, që do të konsistonte në premisat vijuese : a) socializimi politik presupozon hulumtimin e të gjitha normave relative politike, standarteve dhe formave të sjelljes b) hulumtimi i socializimit politik është i domosdoshëm të themelohet mbi qasjet ‘mikro’ dhe ‘makro’ c) socializimi politik nuk supozon vetëm procesin e ruajtjes së normave ekzistuese kulturore, por është e domosdoshme që në qendër të analizave të përfshihen edhe elementet dinamike, transformimet dhe krijimet e kulturës së re politike’.

    Të gjitha këto llojllojshmëri në përcaktimin konceptual të socializimit politik, shprehen edhe në mes modeleve të llojllojshme të hulumtimit. Për këtë disa autorë rëndësi parësore i dedikojnë analizës së përmbajtjes së socializimit politik, autorët tjerë në qendër të hulumtimit e vënë formën e mësimit, kurse të tretët vëmendje më të madhe i kushtojnë analizës së shpërndarjes së ndikimit, kurse të katërtit konsekuencave sistematike.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    3.Stadiumet themelore tė socializimit politik

    Profesor Podunavac thotė se socializimi politik “ėshtė proces qė fillon nė fazėn mė tė hershme tė jetės sė individit dhe shprehet nė rrjetin e ndėrlikuar tė interaksionit ndėrmjet individit dhe shoqėrisė; ndėrveprimi ndėrmjet shoqėrisė dhe individit ėshtė reciprok”.

    Gjersa nė fazėn mė tė hershme tė socializimit politik ndikimi i faktorit tė socializimit politik ėshtė predominant dhe pak a shumė i objektivizuar, nė stadet e vonshme, janė mė tė shumta mundėsitė e individit qė tė ndikojė nė zgjedhjen e ndikimit dhe vetė e drejton kahjen e socializimit politik. Kjo tendencė ėshtė vėretetuar nė shumė hulumtime qė tregojnė “se nė periudhėn e pjekurisė politike vjen gjer te kristalizimi dhe forcimi i orientimit politik tė arritur nė fazėn e hershme tė socializimit politik dhe se format themelore tė identifikimit vėshtirė se ndryshojnė”.

    Ky proces i socializimit politik nuk pėrfundon me fėmijėrinė, por se vazhdon, me intenzitet tė pakėt ose tė madh gjatė tėrė jetės.
    Shumė studime tė socializimit politik tregojnė pėr ndikimin e madh tė socializimit tė hershėm politik nė formimin e personalitetit politik. Me kėto hulumtime “tė socializimit primar politik” ėshtė demantuar teza se fėmijėt ‘janė politikisht analfabet’. Nė studimin e tij pėr socializimin politik tė fėmijėve, Iston dhe Denis theksojnė se hulumtimi i tyre ka treguar se jo vetėm qė fėmijėt herėt fillojnė tė orientohen kah bota mistike e politikės, por se formojnė ide edhe pėr veprat mė abstrakte, siē ėshtė edhe vetė sistemi qeverisės.

    Socializimi politik i fėmijėve, sipas D. Istonit, fillon mjaft herėt dhe pėrfshin formimin e orientimeve primare politike tė pėrmbledhura nė ndjenjėn e pėrkatėsisė politike tė bashkėsisė dhe tė simboleve tė tyre kyēe. Karakteristikė qenjėsore e kėsaj faze mė tė hershme gjatė procesit tė socializimit do tė ishte ‘privimi i pėrmbajtjes informative’ dhe ‘shkalla e lartė emocionale (afektive) e identifikimit me simbolet qendrore tė bashkėsisė politike’. ‘Ndikimi i sjelljes shoqėrore mbi qėndrimet racore sugjeron mundėsinė dhe rrezikun, pėr tė pasur tė njėjtėn ide mbi socializimin politik tė masės...Zakonet politike – pėrshėndetja e fėmijėve para flamurit dhe kėndimi i himnit kombėtar pėrdorin rehatinė publike pėr tė krijuar njė bindje private patriotizmi’.Iston dhe Denis theksojnė “se kundruall ngarkesės sė theksuar emocionale, karakteristikė qenjėsore e socializimit tė hershėm politik ėshtė shkalla e lartė e personalizimit politik tė pushtetit dhe subsimimi politik nė forma tė simboleve politike; fėmijėt janė tė kthyer mė drejtėpėrdrejt kah veēoritė personale dhe karizmatike tė autoritetit politik, kurse imazhi i tyre politik lėviz prej koncepsioneve mė tė larta personale tė autoritetit gjer te format legalo-racionale dhe institucionale politike’.

    Ky hulumtim vėrtetoi se fėmijėt fillojnė tė interesohen pėr sistemin e tyre politik edhe para se tė dinė realisht diē pėr tė. Ėshtė vėrtetuar se gjer nė moshėn shtatė vjeēare formohet identiteti primar politik dhe lidhshmėria emocionale pėr simbolet qendrore politike tė bashkėsisė, kurse ndėrmjet moshės shtatė dhe trembėdhjet vjeēare fillon procesi i njohjes sė shumė nocioneve abstrakte. Kjo periudhė e dytė e socializimit politik, nė masė tė madhe plotėsohet nga ‘pėrmbajtjet informative’.

    Dauson dhe Previt, nė studimin e tyre vėrtetuan se fėmijėt nė dhjetė vitet e hershme me siguri arrijnė nė nivelin kryesor tė pjekurisė politike, se lidhja themelore dhe identifikimi tashmė janė forcuar mirė, ndėrsa ndjenjat e fuqishme emocionale ndaj institucioneve, simboleve dhe autoriteteve politike janė tė plotėsuara me dijen pėr rolin dhe funksionin specifik.

    Gjithashtu, pėrskaj karakteristikave tė potencuara, veēori qenjėsore e socializimit politik tė fėmijėve, sipas F. Grinshtajnit, ėshtė qėndrimi i shprehur ndaj pushtetit politik.

    Studimin mjaft kompleks dhe tė dokumentuar pėr rritjen e socializimit politik, respektivisht pjekurisė politike, e punuan Adelson dhe O’Nil. Ndryshimi nė zhvillimin e orientimit politik tė fėmijėve, mund tė vrojtohet nė pesė faza tė ndryshme:
    ‘Fazėn e parė nė kėtė proces e karakterizon rėnia e autoritarizmit; tė dytėn shtimi i tė kuptuarit tė nevojave tė bashkėsisė; tė tretėn absorbimi i njohurive dhe koncenzusit; tė katėrtėn shtimi i orientimeve kognitive dhe tė pestėn formimi i sindromit ideologjik’ Adelson dhe O’Nil kanė pėrcjellur hollėsisht nė veēanti zhvillimin e identitetit politik dhe aftėsinė e tė menduarit politik tek adoloshentėt.
    Ndonėse e ashtuquajtura adoloshenca e vonshme mund nė njėfarė mėnyre tė vėrehet nė stade kur tė formohet kryesisht identiteti politik i qytetarit mesatar, procesi i socializimit politik vazhdon edhe nė periudhėn e vonshme. Karakteristikė esenciale e kėtyre stadeve tė vonshme nė procesin e socializimit politik do tė ishte qė pjekuria politike tė lėvizė kryesisht nė kuadėr tė tė ashtuquajturės socializimit bazik politik, por qė njėkohėsisht, nė veēanti nėn ndikimin e pėrvojės sė drejtėpėrdrejtė politike dhe tė indoktrinimit tė drejtėpėrdrejt nga faktori politik, vjen gjer te formimi i qėndrimeve ndaj ēėshtjeve imediate politike.

    Problemet e cekura shpiejnė nė pyetjen se a arrihen nė mėnyrė adekuate orientimet dhe sjelljet politike nė socializimin e hershėm politik, duke e pėrgatitur kėshtu individin pėr sjellje politike gjatė viteve tė mėvonshme.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    3.Faktorėt e socializimit politik

    Faktorėt mė tė rėndėsishėm nėn ndikimin e tė cilėve arrihen, ruhen dhe ndryshohen normat e kulturės politike janė: grupi i moshatarėve, shkolla, organizatat e specializuara politike, pėrvoja e drejtėpėrdrejt politike dhe ngjarjet e mėdha politike. Veprimi i kėtyre faktorėve ėshtė i ndryshėm, sipas formave dhe pėrmbajtjeve tė normave tė kulturės politike qė pėrcillet.

    Ndikimi i disa faktorėve ėshtė vetė latent dhe shqyrtohet nė bartjen e normave tė pėrgjithshme sociale ( normat qė me ndėrmjetėsim fitojnė vlefshmėrinė politike), gjersa ndikimi i faktorėve tjerė ėshtė i drejtėpėrdrejt dhe shprehet nė formimin e tė ashtuquajturave memorieve tė drejtėpėrdrejta politike. Dallimi ndėrmjet faktorėve latent dhe tė drejtėpėrdrejt tė socializimit politik, respektivisht tė burimeve latente dhe direkte tė kulturės politike, ėshtė mjaft i rėndėsishėm pėr hulumtimin e ndikimeve tė faktorėve politik dhe pėrputhet me veprimin e faktorėve primar dhe sekundar tė socializimit politik.

    Tė gjithė faktorėt e socializimit politik, varėsisht nga ndikimi i tyre nė vetė procesin e socializimit politik, mund t’i ndajmė nė dy grupe tė mėdha : 1.faktorėt primar dhe 2. faktorėt sekundar ( tė socializimit politik ).
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    A. Faktorėt primar tė socializimit politik

    Faktorėt mė tė rėndėsishėm primar tė socializimit politik janė familja dhe grupet e afėrta.’Prindėrit, familjet, shkollat, grupet e bashkėmoshatarėve dhe mjetet e informacionit, tė gjitha kėto ushtrojnė ndikimin e tyre nė formimin e qėndrimeve tek individi’.

    a) Familja ėshtė ndėr faktorėt mė me ndikim nė socializimin politik. ‘Familja ėshtė institucion shoqėror qė ndikon mė shumė nė personalitetin e njeriut, pastaj puna, shkolla, grupi i moshatarėve, religjioni, partia politike...’. Nė te fillon ndikimi i parė i socializimit tė fėmijėve. ‘Shumė prej nesh parapėlqejnė tė njėjtėn parti politike si prindėrit tanė..Sipas French dhe Raven njerėzit qė pėlqejmė, respektojmė dhe admirojmė zotėrojnė fuqi referente – pikėpamjet e tyre na furnizojnė me pika tė rėndėsishme referimi pėr tė pėrcaktuar dhe provuar sjelljet dhe bindjet tona vetjake‘.

    ‘Ndikimin dhe rolin e familjes nė njėfarė mėnyre e tregon edhe Dyrkemi i cili pohon se “...qeniet e para, nga tė cilat fėmija fillon tė formojė njė ide pėr njerėzit janė vetja dhe prindėrit e tij”. “Familja gjatė disa shekujve ka qenė i vetmi institucion edukativ, kurse deri nė kapitalizėm e vetmja formė e edukimit...” Familja pėrcakton klasėn shoqėrore, pėrkatėsinė nacionale, religjioze etj. Numri mė i madh i studiuesve familjen e konsiderojnė edhe si njė ndėr faktorėt kyē prej faktorėve tė socializimit politik. ‘Psikologu Mari thekson se prindėrit si persona mė tė rėndėsishėm tė autoritetit janė pėrfaqėsues kryesor tė procesit tė socializimit’.

    Daunson dhe Previt theksuan se “familja ekziston si institucion mė i rėndėsishėm primar dhe burim i rėndėsishėm i tė mėsuarit politik; familja ndikon mjaft fuqishėm nė orientimet themelore politike, ajo ėshtė agjens kyē nėpėrmjet tė cilit kultura politike bartet prej njė gjenerate nė tjetrėn”.

    Prapėseprapė duhet vėrejtur se ka edhe mendime kontradiktore tė disa studiuesve, tė cilėt konfirmojnė se roli i familjes ėshtė i kufizuar nė bartjen e vlerave politike, qė d.m.th se ajo ėshtė vetėm njėra ndėr faktorėt politik. Kėshtu, Hes dhe Torni vėrtetojnė se “ familja i bart vlerat politike vetėm nė sektorin e ngushtė tė socializimit politik dhe se nė rastin mė tė mirė, ndikimi i familjes ėshtė vetėm njė ndėr agjensat politik”. Prapėseprapė mund tė thuhet se ekziston pajtueshmėri e pėrgjithshme se roli i familjes gjatė procesit tė socializimit politik ėshtė mjaft i rėndėsishėm.

    Ky ėshtė i kushtėzuar edhe nga pozita e veēantė qė ka familja nė raport me faktorėt tjerė tė socializimit politik. Familja ėshtė “bashkėsi primare dhe univerzale e orientuar nė shkallė tė lartė tė marrėdhėnieve emocionale, jostrukturale dhe tė personalizuara; nė fazėn mė tė rėndėsishme tė socializimit politik ( socializimi i hershėm politik ) familja posedon monopolin nė bartjen e normave tė kulturės politike, derisa ndikimi i agjensave tjerė nė kėtė periudhė pothuajse ėshtė i lėnė pas dore” Intenziteti i influencimit tė familjes mė sė drejtėpėrdrejti varet nga forca dhe ndikimi i tė tjerėve, nė veēanti tė faktorėve sekundar politik tė socializimit.

    Mund tė thuhet se numri i faktorėve ėshtė shumė mė i madh, kurse ndikimi i tyre ėshtė i ndėrlikuar dhe reciprokisht i kushtėzuar, pėrderisa shoqėria ėshtė e komplikuar. Nga ana tjetėr, ėshtė ligjshmėri e pėrgjithshme se nė sistemet politike qė nuk kanė forma tė zhvilluara tė socializimit politik ndikimi i familjes gjatė procesit tė socializimit politik ėshtė dominues. Edhe njė karakteristikė qenjėsore e ndikimit tė familjes ėshtė se ajo paraqitet para sė gjithash si faktor i bartjes dhe ruajtjes sė normave tė kulturės politike.

    Edhe hulumtimet e reja flasin nė favor tė tezės sė dominimit tė ndikimit tė drejtėpėrdrejt tė familjes si faktor i socializimit politik ( Almond, Verba, Vili, Benfild ).
    L. Vili duke e studiuar kulturėn politike vėrejti se ajo ėshtė “rezultat i mungesės sė besimit social nė marrėdhėniet thelbėsore tė shoqėrisė, ku ndikimi i familjes ėshtė dominues”. Sipas tij, familja ėshtė “grupi mė i rėndėsishėm referent nė procesin e socializimit politik; ndikimi i leksioneve politike, tė cilat fėmijėt i mėsojnė nė familje ėshtė efikas, madje ky mėsim politik ėshtė nė kundėrshti tė drejtėpėrdrejtė me mėsimin e trajnimit qytetar; njėkohėsisht, ėshtė karakteristikė qėnjėsore e procesit tė socializimit politik nė familje tė theksohet mungesa e besimit ndaj gjithė tė tjerėve jasht familjes’.

    Ėshtė karakteristik edhe studimi i E.Benfildit rreth kulturės politike dhe socializimit politik. Sipas tij, karakteristika qenjėsore tė kulturės politike janė: “mungesa e besimit social, mungesa e kooperimit dhe apatia politike; nė formimin e kulturės sė kėtillė politike; parėsor ėshtė ndikimi i familjes; shumė jetojnė e vdesin, kurse nuk vijnė nė kontakt me bashkėsinė e gjerė pos me familjen e tyre’.

    Kėtė lloj tė kulturės politike Benfildi e pėrcakton si formė e ‘ formalizmit amoral’. Tiparet qenjėsore tė kėtij lloji tė kulturės politike, sipas Benfildit janė: se shfrytėzimi material ėshtė motivi i vetėm i pjesėmarrjes nė jetėn politike; se nė kontakt me sferėn publike bartėsit e funksioneve publike janė vetėm ata qė pėr kėtė paguhen, gjersa pėr qytetarėt e thjeshtė nuk ka interesim serioz pėr politikė; se organizimi politik ėshtė mjaft i vėshtirėsuar, kurse arsyeja kryesore e kėsaj mungese ėshtė besimi elementar i njėrit nė tjetrin dhe shkalla minimale e lojalitetit ndaj organizatės nė pėrgjithėsi; se te bartėsit e funksioneve publike nuk ka ndjenja tė identifikimit me qėllimet e organizatės, as synim qė tė bėhet mė tepėr se sa ėshtė e nevojshme pėr mbajtjen e pozitave; se nuk ka lidhje tė forta ndėrmjet principeve abstrakte politike dhe idealit tė sjelljes sė pėrditshme politike; se nuk ekzistojnė as liderėt dhe as anėtarėt; se nė procesin e vendimmarrjes dhe pėrcaktimit pėr alternativat e caktuara politike ndikim vendimtar kanė interesat e ngushta e tė drejtėpėrdrejta ( sipas rendit ato familjare ).

    Edhe njė studim e thekson familjen si faktor primar tė socializimit politik, respektivisht faktor i mėsimit tė drejtėpėrdrejt politik. H.Hajman nė studimin e tij “Socializimi politik”, duke hulumtuar korrespondimin ndėrmjet qėndrimeve politike tė prindėrve dhe fėmijėve nė tėrė rendin e ēėshtjeve specifike tė politikės, tregoi se kėtu ekziston lidhje mjaft e fortė dhe shkallė e lartė e pajtueshmėrisė.

    b) Grupet e afėrta, si faktor tė socializimit politik, kundruall familjes, ishin mė pak objekt i interesimit. Ekziston njė larmi pikėpamjesh, nė pėrcaktimin e tyre konceptual, kėshtu qė pa dyshim shfaqet problematika nė sistematizimin e kėtyre kategorive. “Teoritė e Mead-it dhe Piage-s me tė drejtė e theksojnė rėndėsinė e marrėdhėnieve me bashkėmoshatarė. Piaget i vė theks tė veēantė faktit qė marrėdhėniet me bashkėmoshatarė janė mė ‘demokratike’ se ato midis njė fėmije dhe prindėrve tė tij. Njė fėmijė fizikisht i fortė ose imponues deri-diku mund tė pėrpiqet t’i sundojė tė tjerėt. Marrėdhėniet e bashkėmoshatarėve bazohen mė shumė nė pėlqimin reciprok dhe priren tė jenė tė barabarta nė mėnyrė tė arsyeshme.

    Marrėdhėniet e bashkėmoshatarėve shpesh mbeten tė rėndėsishme pėr njė periudhė tė gjatė kohe nė formimin e qėndrimeve dhe sjelljes sė individėve”. Njė grup autorėsh ( psh: Dauson dhe Previt ) i pėrcakton grupet nė marrėdhėnie tė ngushta si “grupe johierarkike e moshatarėve, statusi i tė cilėve nė grup, sipas rregullit, ėshtė i njėjtė, kurse marrėdhėniet janė tė drejtėpėrdrejta dhe tė personalizuara”, gjersa autorėt tjerė ( Langton, Koleman ), nė kategorinė e grupeve tė afėrta numėrojnė edhe organizatat e specializuara tė tė rinjėve, qė shpesh kanė formėn “e shkollės sė trajnimit qytetar” dhe socializimin e drejtėpėrdrejtė politik.

    Mund tė thuhet se grupet e afėrta janė faktor i rėndėsishėm i socializimit politik, roli i tė cilave ėshtė i pranishėm nė veēanti nė format moderne tė organizimit politik.

    Sipas disa autorėve ( Rizman, Ajnshtat ) grupet e afėrta konsiderohen nė shoqėrinė moderne mė me ndikim dhe mė me rėndėsi se sa ndikimi i familjes. Teza kryesore e autorėve tė tillė ėshtė se familja nuk ėshtė aq e aftė qė nė mėnyrė adekuate t’i pėrgatisė fėmijėt pėr kryerjen e roleve sociale dhe politike nė botėn e ndėrlikuar dhe tė depersonalizuar dhe se marrėdhėniet primare jasht familjes luajnė rol mė tė madh nė pėrgatitjen e individit pėr rolet adekuate politike. Ndikimi i grupeve tė afėrta arrihet nė veēanti me shkallėn e lartė tė marrėdhėnieve tė personalizuara dhe emocionale brenda kėtyre grupeve dhe shprehet me shkallėn e madhe tė pjesėmarrjes nė aktivitetet e pėrbashkėta.

    Disa autorė ( Katrajt, Kac dhe Zander ) ndikimin e grupeve tė afėrta e pėrcaktuan pėrmes tri karakteristikave themelore: “sė pari, pėrkatėsia e grupit tė caktuar determinon shumė gjėra pėr cilat personi mėson, mendon, don dhe njeh; sė dyti individi vepron si edhe pjesėtarėt e tjerė tė grupit, meqė ata pėr tė janė atraktiv andaj edhe i do; sė treti individi vepron si edhe anėtarėt e tjerė tė grupit edhe nėn kėrcėnimin e sanksionit moral tė pjesėtarėve tjerė tė grupit”.

    K.Langton ka hulumtuar nė veēanti rolin e grupeve tė afėrta nė shkollė nė procesin e socializimit dhe pėrcjelljes sė normave dominante tė kulturės politike tė shoqėrisė sė dhėnė. Konstatimet themelore bazohen nė atė se “nė grupet klasore tė afėrta heterogjene ekziston funksioni konzistent i risocializimit tė pjesėtarėve tė shtresave tė ulta, kundrejt kėtij efekti, nė grupet klasore homogjene ėshtė i pranishėm ndikimi i ndryshėm, ku vie gjer te forcimi i kulturės politike tė atyre shtresave prej tė cilave janė regrutuar fėmijėt”.

    Studimet krahasimtare tė socializimit politik tregojnė se intenziteti i ndikimit tė grupeve tė afėrta varet nga katėr grupe faktorėsh: “sė pari grupet e afėrta janė mė me ndikim pėrderisa nė mes pjesėtarėve tė grupit tė njėjtė ekziston shkalla mė e lartė e koncenzusit rreth ēėshtjeve kyēe politike; sė dyti grupet e afėrta shėrbejnė si grupe tė rėndėsishme referente, pėrderisa politika ėshtė objekt i rėndėsishėm i aktivitetit tė tyre; sė treti ndikimi i grupeve tė afėrta ėshtė mė i madh aq sa marrėdhėniet reciproke tė pjesėtarėve tė grupit tė jenė mė intenzive; sė katėrti, ndikimi i grupeve tė afėrta nuk mund tė vėzhgohet i izoluar nga ndikimi i agjensave tjerė tė socializimit politik’.Grupet e afėrta janė transmetuese ndėrmjet grupacioneve tė gjera social-politike dhe individėve.

    Shpėrndarja e ndikimit tė tyre ėshtė vėshtirė tė dihet pa verifikimin paraprak tė pozitės sė tyre nė kuadėr tė grupacioneve tė gjera social-politike. Mund tė thuhet se ndikimi i faktorėve primar nė socializimin politik ( familja dhe grupet e afėrta ), tregojnė kėto karakteristika:

    a) ndikimi i kėtyre agjensave tė socializimit politik ėshtė para sė gjithash implicit
    b) ndikimi i kėtyre agjensave kryesisht shteret nė formimin e formave themelore tė identifikimit politik dhe lojalitetit;
    c) shėnimi i marrėdhėnieve tė brendshme nė kėto agjensa ėshtė shkallė e lartė e personalizimit dhe jostrukturalitetit;
    d) ndikimi i kėtyre agjensave ėshtė vėshtirė tė drejtohet me plan, tė dirigjohet dhe tė manipulohet me to”.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    B. Faktorėt sekundar tė socializimit politik

    Grupin tjetėr e pėrbėjnė ata faktorė tė socializimit politik ndikimi i tė cilėve ėshtė drejtėpėrdrejt politik, kurse mundėsia e orientimit planifikimit dhe kontrollit tė vetėdijshėm,ėshtė dukshėm mė e lartė.

    Faktorėt kyē nė kėtė grup janė: shkolla, partitė politike, organizatat e specializuara politike, mas-mediat, pėrvoja e drejtėpėrdrejt politike, ngjarjet e mėdha politike.

    Shkolla nė kėtė grup, ėshtė ndėr faktorėt kryesor nė procesin e socializimit politik, ndikimi i sė cilės mund tė shprehet pėrmes formave tė transmetimit tė “kujtimeve politike” tė drejtėpėrdrejta, si dhe formave tė socializimit tė ndėrmjetėsuar. “Termi ‘shkollė’ e ka origjinėn nga greqishtja dhe do tė thotė ‘kohė e lirė ose ēlodhje’. Nė shkollė nxėnėsit nuk u takojnė ekskluzivisht vetėm familjeve tė tyre dhe ata integrohen nė bashkėsinė mė tė gjerė, e cila nuk i bashkon njerėzit me lidhje farefisnore dhe madje as me afinitete tė ngjashme, por ata tani i lidh obligimi pėr tė jetuar nė bashkėsi. Shkolla krijon kohabitacionin e qenieve tė ndryshme nėn autoritetin e njė tėrėsie rregullash.

    Qėllimi i edukimit ėshtė qė individi tė mėsohet tė mednojė dhe para sė gjithash tė kuptojė pėrse kėrkohet kjo dhe pėrse ajo, qė nė tė vėrtetė kėrkohet nga ai, nė rastin pėrkatės nuk do tė duhej kėrkuar. Nga kėtu rrjedh disiplina, e cila u mbjell fėmijėve respektimin e njė rendi tė caktuar. Kjo kulviton qytetarinė. Format themelore tė ndikimit tė shkollės nė procesin e socializimit politik janė programet arsimore tė lėndėve qė studiohen. Fėmijėt mėsohen tė rrinė urtė nė klasė, tė respektojnė rregullat e disiplinės dhe tė jenė tė pėrpiktė nė mėsim. Mėsuesi ndikon nė bindjet e nxėnėsve. ‘I vetmi autoritet qė do tė mund ta kryente rolin edukativ ėshtė shkolla, sikur tė mos instrumentalizohej nga ato instanca qė synojnė realizimin e planeve tė tyre’.

    Xh.Koleman nė studimin e tij, duke hulumtuar ndikimin e shkollės si socializim i drejtėpėrdrejtė politik, konfirmoi se arsimimi formal ofron, nė kėtė proces, mundėsi tė pėrshtatshme pėr bartjen e dijeve nė sistemin politik, vendosjen e ndjenjave pozitive ndaj bashkėsisė politike dhe nxitjen e ndjenjave tė “garimit qytetar”.

    Anderson dhe Fisher nė punimin e tyre vėrtetojnė se “programet shkollore arsimore flejnė nė zemėr tė sistemit arsimor tė shoqėrive perendimore dhe pėrbėjnė njėrėn ndėr format mė tė fuqishme tė historisė njerėzore; pėrmbajtja e tyre mbulon tiparet e shumta kulturore tė patjetėrsueshme pėr pjesmėmarrjen nė shoqėri”. Arsimi i pėrket veprimtarive mė elementare dhe mė tė domosdoshme tė shoqėrisė njerėzore, qė nuk mbetet asnjėherė siē ėshtė, por ripėrtėrihet vazhdimisht..

    Duke pėrshkruar rėndėsinė dhe format e socializimit tė drejtėpėrdrejt politik nė kuadėr tė arsimimit formal, ėshtė e patjetėrsueshme tė potencohet se nė suaza tė sistemeve tė njėjta politike kėto modele themelore ndryshojnė, ēka nė masė tė madhe varet nga llojet dominante tė vlerave politike tė shoqėrisė sė dhėnė. Kėshtu p.sh sistemi arsimor nė shtetet socialiste ishte i indoktrinuar me ideologjinė marksiste. “Kėtė e ilustron edhe vetė deklarata e strategut tė revolucionit tė tetorit 1917 Leninit, i cili nė kongresin e I tė Arsimit Sovjetik mė 25.VIII-1918 tha: ‘Puna jonė nė sferėn shkollore ka pėr qėllim shkatėrrimin e borgjezisė dhe haptas shpallim se shkolla jasht politikės nuk ekziston, kjo ėshtė gėnjeshtėr dhe hipokrizi’.

    Nė optikėn totalitare individi duhet tė jetė nė harmoni tė plotė me shoqėrinė. “Nė tekstet e filozofisė marksiste thuhej se udhėheqėsit revolucionarė ishin besnik tė ēėshtjes sė klasės, se kishin sens autokratik qė nuk i linte t’u rritej mendja, autoritet tė vėrtetė e jo kult individi etj. Mbi bazėn e kėtyre pėrpunohej vazhdimisht nė popull paragjykimi i pagabueshmėrisė sė tyre. Si tė tillė ata ishin nė gjendje tė bėnin gjithēka. Tė gjithė librat qė botoheshin...duhej tė fillonin me citate tė udhėheqėsve, mėsime tė kongreseve tė partisė komuniste etj. Filmi, shtypi, tv e radioja, e kthenin liderin nė njė gjysmė-perendi nė koshiencėn e njerėzve tė thjeshtė. Aq sa edhe vdekja e tij shkaktonte nė disa raste trauma kolektive...qarje masive, betime solemne; gjunjėzimet qė tė kujtonin vdekjet e faraonėve, mbretėrve...tė kohrave tė vjetra...deri nė njė lloj mazohizmi qė i bėnte disa tė shkonin edhe drejt vdekjes me emrin e diktatorėve nė gojė, ndonėse tė dėnuar prej tij”.

    Ndėrkaq te shtetet kapitaliste sipas teoricientit amerikan tė ekonomisė John.K Galbraith: ‘...arsimimi i sotėm i lartė me themel u ėshtė pėrshtatur nevojave tė sistemit industrial...Namin e madh qė kohėve tė fundit kanė shkenca e pastėr dhe e aplikuar; si dhe matematika, ėshtė vetėm shprehje e nevojės sė teknostrukturės. Shkollat teknike dhe afariste ēmohen pėr shkak tė karakterit utilitar’. Dhe, kur kemi parasysh kėto trende nė vendet e industrializuara, atėherė pamėdyshje duket shumė e drejtė kritika e J.Habermasit, H.Markuzes dhe M.Horkhajmerit pėr tendencėn e ideologjizimit tė vetė procesit tė prodhimit, ose tė shprehemi me gjuhėn e kėtij tė fundit tė ardhjes sė njė epoke tė eklipsimit dhe instrumentalizimit tė mendjes. Ajo qė kishte parashikuar Maks Veberi, ėshtė realizuar: shpirti i racionalitetit kalkulues ėshtė prezent gjithandej dhe ai tani ėshtė shpirt i njė bote tė vėrtetė ekonomike. Ai u imponohet individėve pėrmes domosdoshmėrosė.

    “Sot me gjasė duan ta racionalizojnė njeriun pėr zhvillimin teknik dhe jo zhvillimin teknik pėr njeriun”. Gjithashtu edhe Moris Dyverzhe, demokracitė perendimore tė sotme i definon si ‘teknokraci’ tė kontrolluara rreptėsisht nga njė oligarki ekonomike’. “Nė tė vėrtetė shkolla ėshtė institucion, tė cilin e themelon dhe e kontrollon shteti. Shteti ėshtė instrument i cili klasave sunduese u mundėson ta vazhdojnė dhe thellojnė sundimin e tyre. Shkolla reprodukon hierarkinė e klasave, duke i avansuar tė favorizuarit kah shkallėt mė tė larta dhe duke i dekurajuar dhe degraduar tė pafavorizuarit nė ‘botėn’ e punės e prodhimit, mbase edhe tė papunėsisė”.

    Pėrskaj formave tė drejtėpėrdrejta tė ndikimit, shkolla ėshtė paraqitur edhe si “instrument i socializimit implicit politik; karakter i marrėdhėnieve tė brendshme, mundėsi e nxėnėsve dhe studentėve qė tė marrin pjesė nė sjelljen e vendimeve politike; karakteri dhe format e aktivitetit jashtarsimor paraqiten si faktorė tė rėndėsishėm tė socializimit politik”. .

    Shkolla si institucion mėsimor dhe edukativ duhet tė jetė pėrherė aktuale-bashkėkohore pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesave pėr zhvillim tė drejtė, pėr formimin dhe edukimin e personalitetit njerėzor. Mėsuesi i mėsuesve gjermanė Disterveg (1790-1866) kėrkonte qė mėsuesit tė jenė energjikė, tė vendosur dhe tė shquhen me entuziazmin e tyre pedagogjik, sepse “...vetėm njė njeri i tillė mund tė edukojė njerėz tė vendosur, energjikė dhe me karakter tė fuqishėm”. “Shkolla mė e mirė ėshtė ajo qė i rrit fėmijėt, ashtu qė ta sundojnė vetveten, qė tė duan dhe tė dinė tė punojnė vetė e jo qė tė jenė tė mirė vetėm deri atėherė kur tė tjerėt t’i sundojnė ata”.

    Partitė politike dhe organizatat e specializuara politike, gjithashtu bėjnė pjesė nė faktorėt e rėndėsishėm tė socializimit politik. Partitė politike nuk janė vetėm instrumente tė aktivitetit zgjedhor politik, por se edhe faktor tė drejtėpėrdrejt tė edukimit. Format e ndikimit tė partive politike nė procesin e socializimit politik janė tė shumta, por si forma themelore tė ndikimit, sipas A.Kambelit, mund tė pėrcaktohen kėto:

    a) Partitė politike paraqiten si instrument themelor pėr formimin e mendimit rreth ēėshtjeve tė rėndėsishme politike;
    b) Pjesėtarėt e partive tė ndryshme politike nuk tregojnė sensibilitetin e njėjtė ndaj ēėshtjeve tė njėjta politike;
    c) Partitė politike janė faktori mė me ndikim qė siguron shkallė tė lartė tė konzistencės sė hartės politiko-kulturore, duke treguar kėshtu ndikimin mė tė madh nė identifikimin partiak nė qėndrimet politike, sesa tė qėndrimeve politike nė identifikimin partiak; identifikimi partiak ėshtė i rėndėsishėm nė veēanti nė ato ēėshtje qė cėnojnė identitetin primar politik”.

    Edhe George Herbert Mead e pranon se ‘nė politikė individi e identifikon veten me njė parti tė tėrė politike’.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ngjarjet e mėdha politike dhe pėrvoja e drejtėpėrdrejtė politike, sipas autorėve tė shumtė, janė instrument i rėndėsishėm i socializimit politik, qė ndikojnė mė sė drejtėpėrdrejti nė kulturėn politike. Kultura politike dhe sjellja politike janė faktorė tė rėndėsishėm qė ndikojnė nė formimin politik. Ėshtė e rėndėsishme tė theksohet se kėtu ekziston edhe ndikimi reverzibil.

    Ndikim tė fuqishėm nė socializimin politik ushtrojnė edhe mas-mediat ( gazetat, periodikėt, revistat, radioja, televizioni, teatri dhe kinemaja, interneti ), pėrmes tė cilave bėhen komunikimet masive. “Nuk ka dyshim se media ndikon thellėsisht nė botėkuptimet dhe qėndrimet e njerėzve...fėmija deri sa tė bėhet 18 vjeē, do tė harxhojė mesatarisht mė shumė kohė duke parė televizor se sa pėr ēdo lloj veprimtarie tjetėr, me pėrjashtim tė gjumit...Rritja e ndikimit tė televizionit ėshtė ndoshta i vetmi zhvillim mė i rėndėsishėm nė median e 30 viteve tė fundit”.

    Tash mund tė thuhet se edhe interneti ėshtė bėrė po ashtu njė medium tej mase i shftytėzuar. ‘Shpesh, realiteti qė krijojnė mediat ėshtė i ndryshėm nga ai qė ėshtė nė tė vėrtetė’. Se ēfarė ndikimi mund tė bėjnė mas-mediat nė procesin e socializimit politik, veēanėrisht gjatė fushatave parazgjedhore mjafton tė thuhet se njė pjesė bukur e madhe e programit tė tyre pėrbėhet nga publicitetet e partive.

    Informacioni ėshtė bėrė repetitiv dhe i pėrditshėm. Kjo rutinė ngulitė nė sensin dhe vetėdijen e individit preokupimin e pėrbashkėt sė bashku me bindjen se zgjidhja e problemeve varet nga politika. Andaj, me tė drejtė Erich From “...reklamat e propagandės politike ( i quan ) metoda tė shpėrlarjes sė truve, qė kanė ndikim hipnotizues”.

    Efekti i tyre i mbrapsht vie nė shprehje nė opinionet e formuara gabimisht, nė pėrqafimin e programit partiak pa pasur as njohuri elementare pėr pėrmbajtjen e tij, mbėshtetjen e kandidatėve nga preferencat e simpatisė e kėshtu me radhė. ‘Ka disa qė votojnė pėr ndonjė kandidat politik, kurse absolutisht nuk e njohin dhe jo vetėm se nuk e njohin personalisht, por nuk dinė asgjė as pėr programin qė e pėrfaqėson ai. Njerėzit e tillė vetėm se kryejnė si robot disa procedura qė i bėjnė edhe njerėzit e tjerė, por qė nuk preokupohen edhe aq pėr pėrmbajtjen e vėrtetė tė atyre procedimeve’.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    3. Ndikimi i socializimit politik nė sistemin politik

    Pėrveē studimeve qė janė marrė me pėrmbajtjen e socializimit politik, me stadet themelore gjatė procesit tė arritjes sė kulturės politike, me karakterin dhe llojin e ndikimit tė faktorėve tė veēantė tė socializimit politik, njėra ndėr ēėshtjet kyēe tė specializimit politik ishte: se si ėshtė ndikimi i socializimit politik nė funksionimin e sistemit politik. Kėshtu D.Iston thekson “se objekti i saj do tė duhej tė demonstronte rėndėsinė e socializimit nė funksionimin e sistemit politik”.
    Nė pėrgjigjien rreth kėsaj pyetje, nė kuadėr tė teorisė politike janė dalluar “tri qasje themelore: 1. bihejvoriste 2. funksionaliste - strukturaliste dhe 3. teoria e perzistencės ( mbajtjes-ruajtjes )’.

    a) Pėrgjigjet e para tė zhvilluara nė raport me socializimin politik dhe sistemin politik nė teorinė politike u zhvilluan nė kuadėr tė qasjeve bihejvoriste. Karakteristika themelore e kėsaj qasjeje ėshtė qė “fokusi i hulumtimeve tė pėrqendrohet nė ndikimin e socializimit politik nė raport me sjelljen politike”.
    Studimet e punuara gjatė pesėdhjetė vjetėve ( Hajman, Volker dhe Lipset ) nė qendėr tė hulumtimeve i vendosin marrėdhėniet ndėrmjet socializimit politik dhe sjelljes politike, nė veēanti ndikimit i tyre nė pėrcaktimin partiak, karakterin dhe formėn e pjesėmarrjes politike.

    Qasja bihejvoriste ka ardhur nė shprehje nė veēanti gjatė studimeve tė shumta tė proceseve zgjedhore.
    b) Dobėsitė e bihejvorizmit nė njėfarė mase janė kapėrcyer nė suaza tė qasjes funksionaliste - strukturaliste. E zhvilluar si njė variantė e pozitivizmit dhe empirizmit filozofik, funksionalizmi hulumton socializimin politik si pjesė pėrbėrėse tė kushteve dhe hipotezave pėr stabilitetin e sistemit politik; stabiliteti i sistemit politik kuptohet si aftėsi e sistemit qė tė zgjidh problemet themelore tė shoqėrisė nė mėnyrė tė qetė dhe tė balancuar duke mos lėkundur ekuilibrin e rėndėsishėm tė sub-sistemeve tė veēanta. Socializimi politik pėrcaktohet si “pjesė pėrbėrėse e funksionit dhe adaptimit; ajo ėshtė njėra ndėr faktorėt esencial dhe integrativ tė rregullimit politik”.

    Teza se funksioni themelor i socializimit politik ėshtė formimi i kulturės politike integrative, ėshtė pranuar nga shumė autorė tė orientimit funksionalist.
    Njė variantė tė modernizuar tė funksionalizmit paraqet teoria perzistente ( e ruajtjes), qė ėshtė zhvilluar tek ithtarėt e teorive sistemore tė sistemit politik. Ēėshtja thelbėsore qė zbulon natyrėn e marrėdhėnieve ndėrmjet socializimit politik dhe sistemit politik ėshtė: se “ēfarė roli luan socializimi nė aftėsimin e sistemit politik qė ai tė zgjatet edhe pėrskaj kundruall streseve tė ndryshme dhe kufizimeve nė raport me sistemet esenciale verbale“. Socializimi politik paraqet njėrėn ndėr pėrgjigjet themelore tė sistemit nė ndikimin e spektrit tė gjerė social. Ai paraqet mekanizmin kryesor qė u ndihmon anėtarėve tė sistemit tė pranojnė nevojėn e tė nėnshtruarit ndaj autoritetit legal tė konsitutuar.

    Duke pėrfunduar pasqyrėn e botėkuptimeve tė njohura rreth ndikimit tė socializimit politik nė sistemin politik, vlen tė theksohet edhe pikėpamja e orientimit teorik marksist, e cila konsiston nė atė se dobėsia themelore e qasjeve tė cekura ėshtė se “pėrqėndrohen vetėm nė problemet e ruajtjes dhe stabilitetit tė sistemit politik, kurse nuk pėrfillin dhe lėnė pas dore hulumtimet pėr ndėrnduarshmėritė e sjelljeve dhe ndryshimeve politike si dhe konfliktet nė sistemin politik “.

    Hulumtimet e reja theksojnė edhe format e ndryshme tė “socializimit joadekuat politik ”kėshtu bie fjala gjendja e marrėdhėnieve ku normat e kulturės politike qė u pėrkasin njė gjenerate, nuk do tė thotė se vlejnė edhe pėr tė tjerėt, qė jetojnė nė raporte tė ndryshueshme nė kontekst tė ndryshėm social-politik, duke pranuar vlerat e tjera politike.
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    II

    II. FAMILJA GJATĖ SOCIALIZIMIT POLITIK

    Llojet kryesore (historike ) tė familjes

    Me tipologjinė e familjes shkencėtarėt nėnkuptojnė “tipologjinė e reduktimit” tė tė gjitha formave tė ndryshme dhe modaliteteve tė familjes, pėrmes tė cilave ėshtė e mundur qė tė gjitha kombinimet e cilėsive tė mblidhen nė tipet mė tė vogla kryesore. Me kėtė rast, duhet bėrė dallimin ndėrmjet formave reale tė familjes dhe formave tė familjes si model teorik. Ky model i reduktuar teorik ėshtė shėnuar si lloj i familjes, kurse procedura dhe rezultatet si “tipologjia e familjes”.

    Nė pėrdorim janė shprehje tė ndryshme pėr shėnimin e kuptimeve tė ngushta tė familjes, gjegjėsisht pėr grupimin e tyre tė ngushtė: modalitete, varitete, forma etj. Kėto trajta tė ndryshme nuk ekzistojnė vetėm brenda llojit tė caktuar, por se shpesh paraqiten edhe si forma kalimtare prej njė lloji nė llojin tjetėr. Ato nuk paraqesin llojet e pavarura tė familjes, por se mund tė kenė rėndėsi tė madhe nė pėrcjelljen dhe transformimin e llojit tė vjetėr historik nė llojin e ri historik tė familjes.

    Siē dihet, nė periudhėn historike paraqytetare, nocioni i familjes nuk ka shėnuar atė formė tė pėrmbajtjes dhe marrėdhėnieve qė pėrbėjnė botėkuptimin thelbėsor bashkėkohor tė nocionit tė familjes. Duke u nisur nga termi latin “familia” dhe atij grek “oikos”, qė kanė shėnuar bashkėsinė jetėsore nė periudhėn antike, kėto bashkėsi duke gjykuar sipas numrit tė anėtarėve dhe strukturės sė marrėdhėnieve, ishin diē krejtėsisht tjetėr nga familjet bashkėkohore. Dallimi kryesor ėshtė nė raportin e familjes ndaj shoqėrisė, ngase familja nė antikė dhe mesjetė nuk ishte vetėm institucion themelor shoqėror, por se ajo praktikisht ishte vetėm shoqėrore. Ēdo organizim prodhues ose politik - shtetėror kishte tipare tė organizimit familjar. Atėherė nuk ekzistonte kufizimi ndėrmjet politikės private dhe publike. Familja ishte edhe organizėm i theksuar publik.

    Bashkėsia antike politike ishte e mėshiruar nė “pater familias”, qė paraqiste edhe pushtetin, njėkohėsisht publik dhe politik. Individualiteti nuk ekzistonte, sepse ishte i fashitur nė pjesėn e atij grupi (shoqėror), nė atė masė sa nuk ka poseduar as tė drejtėn e subjektivitetit. Individualiteti si subjekt, siē merret nga kuptimi bashkėkohor europian, shfaqet shumė vonė. Veē pėrmes subjektit modern krijohet vija demarkative ndėrmjet shtetit dhe familjes.
    Me shfaqjen e qytetarisė dhe dominimin e marrėdhėnieve prodhuese kapitaliste, vie deri te plasaritja e sferės private ( e familjes dhe shoqėrisė qytetare ) nga njėra anė dhe sferės sė ( shtetit ) publik nga ana tjetėr. Historinė e marrėdhėnieve ndėrmjet familjes si sferė private dhe shtetit si sferė publike, shumė autorė e shėnojnė si fillim i procesit qė nė bazė e ndryshon familjen bashkėkohore.

    Nė epokėn kapitaliste fillon ”privatizimi i familjes”, e cila gradualisht e humb funksionin e saj prodhues dhe gjithnjė e mė tepėr fiton karakteristika tė njėsisė themelore tė konsumit privat. Nga kjo perspektivė familja shfaqet si sferė jo vetėm e ndarė nga bota punuese, por pothuajse tėrėsisht e pavarur, “botė pėr vete”. Nė tė individi ėshtė “zotėri” i fatit tė vet, qė pėrcakton dhe drejton me jetėn e tij, kontrollon kushtet dhe mjetet e reprodukimit tė vet jetėsor.

    Tėrheqja kah vetja dhe izolimi i familjes nė sferat e tjera janė vetėm forma historike tė ekzistimit tė saj. Ato forma janė tė kushtėzuara dhe tė formėsuara edhe nė organizimin klasor tė shoqėrisė kapitaliste, ashtu sikurse nė familje ndodhin ndryshime dhe lėvizje, qė janė shprehje specifike e lėvizshmėrisė sė pėrgjithshme dhe antagonizmave tė kapitalizmit.
    Pėrshkrimi paraprak i karakterit tė ndryshimit qė pėrjeton familja nė etapat e veēanta tė zhvillimit historik, ėshtė e rėndėsishme edhe nga pikėpamja e ndryshimit tė familjes nė shoqėrinė socialiste, e qė proklamohet nga perspektiva se ka pėr qėllim ta shndėrrojnė familjen nė bashkėsi tė lirė njerėzore.

    Shoqėria bashkėkohore, e cila ende quhet shoqėri individualiste dhe civilizim teknologjik, tregon karakteristikėn e saj mė tė ngushtė me shenjėn se prodhimtaria individuale ėshtė bazė e shoqėrisė. Bota bashkėkohore nga “bota e vjetėr” dallohet para sė gjithash nė atė se ėshtė rritur shumėfish prodhimtaria e saj dhe fuqia konsumuese dhe se shumė institucione dhe organizata bėhen qendėr e jetės, kurse zvogėlohet roli i grupeve tė drejtėpėrdrejta primare dhe tė vogla ( ndėr to edhe i familjes ).
    Shkalla e zhvillimit tė familjes bashkėkohore, duke pasur parasysh shtresimin klasor, dallimin e kushteve tė jetesės dhe vlerave shoqėrore tė klasave tė ndryshme ėshtė joidentik.

    Familja patriarkale ėshtė e themeluar nė principet e sistemit klasor, qė ėshtė mbajtur nė kuadėr tė familjes, ka frenuar proceset e zhvillimit industrial qė duhet t’i nxisė synimet individuale pėr aftėsimin profesional, andaj pėr kėtė shoqėria industriale kėrkon familje tė atillė qė do tė ishte nė gjendje tė orientojė anėtarėt e saj nė drejtim tė shoqėrisė, ēka e tėra ndikon nė strukturėn dhe madhėsinė e familjes: pėr kėtė shumė funksione tė familjes patriarkale barten nė institucionet e specializuara shoqėrore. Familja nuk ėshtė mė njėsi e mėvetėsishme dhe e mjaftueshme, kurse pėr anėtarėt e saj qendėr e jetės shoqėrore dhe transmisioni i pozitės sė saj shoqėrore, tashmė shndėrrohet nė njė institucion shoqėror pėr detyrat specifike shoqėrore.

    Duke marrur parasysh llojet e studiuara tė familjes dhe gjer mė sot tė njohura, formulohet edhe tipologjia historike e organizmit familjar. Tipologjia mė e pėrgjithshme e familjes, mund tė reduktohet nė tri lloje: 1. Lloji i zakonshėm i familjes, karakteristikė pėr “shoqėritė primitive”.
    2. Lloji patriarkal i familjes, karakteristikė pėr shoqėritė parakapitaliste dhe 3. Lloji egalitar i familjes, qė zė fill me fenomenin e shoqėrisė industriale, por si model qė mund tė realizohet vetėm me tejkalimin e kufirit tė shoqėrisė qytetare.

    Llojin bashkėkohor tė familjes e karakterizohen: familja e vogėl me lidhjet e afėrta tė paqėndrueshme; martesa mė nuk ėshtė marrėveshje ndėrmjet tė afėrme me qėllim tė plotėsimit tė interesave tė grupit tė afėrt, por lidhje ndėrmjet individėve e vendosur me qėllim tė plotėsimit tė nevojave tė tyre; familja ėshtė e orientuar ndaj individėve, me orientim tė theksuar ndaj fėmijėve; familja gjithnjė e mė pak ėshtė e varur nga familja prindėrore; autoriteti ėshtė demokratik me shpėrndarje uniforme tė ndikimit ndėrmjet prindėrve; familja bėhet gjithnjė e mė tepėr ēėshtje private e individėve, pikėsėpari sepse pika qėndrore e spostimit tė funksioneve prodhuese-ekonomike bėhet nė funksionet psiko-sociale; ėshtė karakteristik reduktimi i funksioneve tjera qė i ka kryer tradicionalisht familja, ndėrsa funksioni univerzal i familjes – socializimi dhe zhvillimi i fėmijėve, bėhet funksioni i saj primar, kurse shpesh edhe i vetmi funksion; familja ėshtė mjaft mobile, sepse nuk ėshtė e lidhur as me grupin e afėrt as me pronėn dhe migron drejt qendrave industriale dhe ato tė zhvillimit urban; ajo ėshtė e liruar nga marrėdhėniet pronėsore ( qoftė ndaj pasurisė sė patundshme, ose ndaj mjeteve tė prodhimit ), kurse bazėn e ekzistimit tė saj material e pėrbėn pėrfitimi personal i anėtarėve tė familjes, kėshtu qė punėsohen tė gjithė anėtarėt e aftė pėr punė; gjithnjė e mė tepėr vie nė shprehje dukuria e martesave tė pėrziera, ndėrmjet shtresave, klasave e tė ngjashme, ēka tregon se ėshtė forcuar mobiliteti shoqėror, qė shlyen kufijtė e vrazhdė ndėrmjet grupeve klasore tė kufizuara, ēka fuqishėm ndikon edhe nė marrėdhėniet familjare.

    Sistemi i marrėdhėnieve familjare ėshtė nė lidhje mė tė ngushtė me llojin e sistemit shoqėror, qė nė familje vepron nė formėn e kėrkesave, normave dhe vlerave qė nė njė shoqėri tė caktuar janė tė pranuara ( ndoshta asnjė institucion shoqėror nuk shpreh nė atė masė karakteristikat e sistemit kulturor tė shoqėrisė sė dhėnė si familje, e cila pikėrisht pėr kėtė se edukon gjeneratėn e re, duhet tė reflektojė kėrkesat shoqėrore, mė drejtpėrsėdrejti se sa ėshtė ky rast me grupet dhe institucionet tjera ). Familja, duke i kombinuar elementet racionale dhe emocionale gjatė procesit tė edukimit bėn pėrshtatjen e patjetėrsueshme; nė kėtė kuptim do tė mund tė thuhej se organizimi familjar ėshtė sistem shoqėror i vogėl, ngase modeli familjar ndėrtohet sipas sistemit shoqėror nė tėrėsi.
    Familja ėshtė nėn ndikimin e drejtėpėrdrejt familjar tė sistemit konstitutiv politiko-shoqėror, sepse sistemi i vlerave mė sė shpeshti nuk ėshtė i formuluar nė mėnyrė eksplicite.

    Kėtu ėshtė dhėnė lista e llojeve tė familjes, por kjo nuk do tė thotė se tė gjitha format e veēanta dhe varietetet e kėtyre llojeve familjare duhet tė pėrputhen me kėtė pėrshkrim. Vetėm se me analizėn e renditur hollėsisht, qė do tė pėrfshinte rregullimin dhe varitetet e veēanta nė kuadėr tė llojeve historike, do tė mund tė tregohej se ēfarė marrėdhėniesh ekzistojnė ndėrmjet varieteteve dhe tipeve. Prapėseprapė, edhe kėto gjenerata, tė cilat vetėm theksojnė tendencat e pėrbashkta nė suaza tė varieteteve tė njė lloji, mundėsojnė qė mė qartazi tė ballafaqohen ndėrmjet sistemeve familjare dhe shoqėrore, meqenėse nuk i pėrfillin rastet e veēanta specifike.

    Nga kjo pason se tipologjia e cekur tregon se llojet historike tė familjes janė tė gjera dhe tė pėrgjithshme, jo vetėm nga llojet e sistemeve shoqėrore, por edhe nga formacionet shoqėroro-ekonomike, nga mund tė nxirret pėrfundimi se familja si grup univerzal shoqėror, ndryshon mė ngadalė nga sistemi shoqėroro-kulturor dhe ekonomik dhe se ndryshimet e rėndėsishme nė llojin e familjes kanė filluar nė periudhat e rikthesave shoqėrore ( siē ėshtė dukuria e shoqėrive tė para tė civilizuara nė raport me “shoqėritė primitive” si dhe dukuria e epokės sė re historike e cila filloi me revolucionin industrial ). E gjithė kjo tregon mendimin e drejtė se familja ėshtė bashkėsi njerėzore e llojit tė vet dhe se nuk i nėnshtrohet skemave karakteristike tė evolucionizmit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Hulumtimi i ndikimit tė familjes gjatė procesit tė socializimit politik nė teorinė e re politike

    Mendimi shkencor ishte shumė gjatė i prirur qė familjen ta vėzhgojė si sferė e jetės tėrėsisht tė ndarė dhe anėsh nga politika; pikėpamja e tillė ėshtė fundamentuar nė tė kuptuarit mė tė thjeshtuar tė familjes si “sferė intime psikologjike e anėtarėve nga njėra anė dhe nė tė kuptuarit e jetės politike si veprimatri e njerėzve tė rritur, pėrvojave dhe sjelljeve qė nuk janė nė kurrfarė lidhjesh me procesin e zhvillimit paraprak tė individėve, nga ana tjetėr”.
    Kėto botėkuptime nė mėnyrė radikale i kontestoi V. Rajh nė punimin e tij nė tė cilin “vėzhgimin e marrėdhėnieve tė familjes dhe politikės e vendosi nė dy rrafshe:

    1. Nė sferėn sociologjike me pėrpjekjen qė tė pėrcaktojė koordinanten e pozitės dhe rolit tė familjes nė shoqėrinė klasore kapitaliste, duke vėnė sė kėtejmi nė dijeni veprimet e saj mbi klasat dhe nė vetėdijen e gjerė shoqėrore dhe 2. Nė rrafshin individual psikologjik, duke treguar rolin e familjes nė zhvillimin e individit, d.m.th mėnyra e socializimit nė familjet qytetare”. Konstatimi i pėrgjithshėm i Rajhit, pėrndryshe nė shumė aspekte tė pėrpjekjeve kontestuese, ėshtė qė familja nuk ėshtė kurrfarė institucioni neutral gjatė procesit tė reprodukimit historik nė rendin e krijuar dominues tė shfrytėzimit kapitalist.

    Nė mendimin e tij lidhet, duke u mbėshtetur nė suazat e njėjta historike, por nė premisat qenjėsore teoritikisht tė nduarnduershme, nė shqyrtimin e mendimit tė ithtarėve tė teorisė kritike pėr rolin e familjes nė reprodukimin e pushtetit qytetar. Nga spektri i pasur i hulumtimit teorik dallohet kuptimi pėr rendin autoritar qytetar, sipas tė cilit familja paraqet njėrėn ndėr unazat e pambėrthyera nė bartjen e autoritetit si qėndrim kulturor dhe tė konceptuarit shpirtėror tė saj nė epokat historike.

    Kjo fushė e studimit, sipas mendimit tė shumė studiuesve bashkėkohor, tė cilėt merren me kėtė problematikė, ėshtė vendos nė mes shkencės politike dhe psikologjisė sociale. Me kėtė shpjegohet edhe fakti se nga dy qasjet e potencuara tė Rajhit, qė tek ai ishin pėrfaqėsuar njėsoj, nė hulumtimet bashkėkohore drejtėpėrsėdrejti dominon njėra. Kjo ėshtė qasja qė niset nga individi dhe zhvillimi individual, qė nė plan tė parė thekson procesin e socializimit politik nė familje ( mikro-plani ). Qasja tjetėr, qė nė qendėr tė vet vė raportin e sistemit shoqėror politik tė familjes ( makro-pani ), nuk ėshtė edhe gjithaq e zhvilluar, nė ēka duhet kėrkuar arsyet edhe pėr mungesėn e studimeve teorike nė kėtė sferė.

    Interesimi pėr studimin e marrėdhėnieve tė familjes dhe politikės, socializimit politik nė familje, rritet, gjegjėsisht bėhet mė intenziv gjatė periudhės para Luftės sė Dytė Botėrore dhe gjatė saj, nė Amerikė, pėr tė marrė mė pas shumė pėrmasa mė tė gjera gjatė viteve tė gjashtėdhjeta nė vazhdėn e pėrpjekjeve qė tė shpjegohet politizimi i tė rinjėve dhe trazirat studentore gjatė atyre viteve nė shoqėritė e zhvilluara perendimore.


    Megjithatė tė menduarit parėsor tė marrėdhėnieve tė familjes dhe politikės nuk fituan rėndėsinė e kėrkimeve shkencore deri te punimet e sintetizuara tė H.Hajmanit ( vepra e cekur ), me tė cilėn shėnohet fillimi i studimit empirik tė politikės dhe familjes, si dhe fundamentimi i kėrkimeve tė veēanta tė shkencave shoqėrore, qė zakonisht emėrohen “socializimi politik “.


    Nė studimin e familjes gjatė procesit tė socializimit politik ėshtė e patjetėrsueshme tė tregohen komponentet thelbėsore tė familjes dhe veprimtaritė e saj qė janė tė kushtėzuara me funksionimin e sistemit shoqėror.
    Nė kėtė fushė si esenciale shtrohet ēėshtja e rolit tė familjes nė kuadėr tė shoqėrisė sė caktuar globale historike dhe tė rregullimit politik. Kėtu zaten mendimet kalojnė nga pozicionet e ndryshme teorike, shkalla e rėndėsishme e arritjes sė pajtueshmėrisė nė shikim tė veprimtarisė konseguente familjare. Kryesisht theksohet roli i familjes nė stabilizimin dhe ruajtjen e kontinuitetit tė sistemit shoqėror dhe politik. Familja trajtohet si unazė qenjėsore nė kontinuitetin e rregullimit shoqėror dhe ruajtjen e stabilitetit tė tij. Me absorbimin e numrit mė tė madh tė intereseve dhe aktiviteteve tė individėve, familja ndikon nė zvogėlimin e acarimeve dhe nė pengimin e radikalizimit tė mundshėm tė sjelljes nė jetėn e pėrditshme, njėkohėsisht u ofron anėtarėve satisfaksionin e caktuar pėr eksploatimin qė ata pėrjetojnė jasht saj.
    Tė menduarit pėr mekanizmat dhe modelet e socializimit familjar me ndihmėn e tė cilave arrihet qė brezat e rinj, tė pėrvetėsojnė vlera dhe modele tė dėshiruara sipas kėrkesave tė funksionimit tė sistemit, nė disa decienie tė fundit janė ofruar interpretime dhe arritje tė shumta.

    Kėshtu sipas disave, procesi i socializimit nė familje ėshtė i pėrcaktuar dyfish dhe i orientuar nė drejtim tė dėshiruar kah i ashtuquajturi konformimi individual nga njėra anė, pozita e familjes si sferė private, iluzioni ideologjik qė mjegullon rolin e vet real dhe lejon krijimin e vetėdijes sė rrejshme pėr lirinė e individit. Kėshtu qė me strukturėn e vet autoritare, qė ėshtė produkt i marrėdhėnieve shoqėrore, e qė individėve sėrish u ofrohet si gjendje e natyrshme; familja nė rregullimin qytetar formon individė duke u imponuar arritjet garuese egocentrike ( autoritarizmi agresiv ) ose kėrkon pasivizim dhe pajtim me ekzistuesen ( apatia dhe depolitizimi ).

    Studimet mė tė reja insistojnė qė tė tejkalojnė disa dobėsi tė kėsaj qasjeje nė dy mėnyra. Shtrohet pyetja: se sa arsyeshėm procesi i socializimit politik ēon drejt pjekurisė sė hershme edhe nėn ndikimin mė tė vėshtirė prindėror? Pyetja tjetėr, qė imponohet do tė ishte se a nuk kėrkon pjekuria politike nga individi njė shkallė tė caktuar tė pjekurisė sė pėrgjithshme? Nė kėtė rast periudha mė intenzive e socializimit politik do tė vinte nė periudhėn kur familja nuk ėshtė tashmė faktor ekskluziv i socializimit.

    Lloji i parė i potencuar i socializimit familjar, lidhet me kapitalizmin klasik ( liberalizmin ), si dhe me gjendjen e krizės specifike tė rendit kapitalist. Lloji tjetėr i socializimit politik merret si karakteristikė e shoqėrisė sė vonshme masive kapitaliste. Me kėtė spostim nė llojin dhe mėnyrėn e socializimit nė kuadėr tė familjes ėshtė i lidhur ndryshimi radikal i gjendjes sė familjes, strukturės dhe funksionit tė saj, si dhe roli i prindėrve gjatė procesit tė socializimit.

    Tentimi i kufizimit tė ndikimit tė familjes, nė veēanti nė planin e formimit tė gjeneratave tė reja, me socializim funksionet edukativo-arsimore, si dhe funksionet tjera familjare, gjegjėsisht dhunshėm ndėrtohen, nuk kanė dhėnė rezultate afatgjata ( pėr shembull gjatė kohės sė revolucionit tė tetorit nė Bashkimin Sovjetik dhe disa aspekte tė revolucionit kulturor nė Kinė ).
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ndikimi i familjes gjatė procesit tė socializimit politik

    Puna nismėtare e H.Hajmanit nė peiudhėn e parė tė vrullit studimor inicoi ndėr hulumtuesit, qasjen rreth ndikimit nė rend tė parė tė familjes nė formimin e qėndrimeve politike dhe marrėdhėnieve tė tėrėsishme tė individit ndaj sferės politike dhe angazhimit politik. Ėshtė konsideruar se familja ka ndikim tė rendit tė parė dhe vendimtar nė formėsimin e qėndrimeve tė ardhshme politike dhe sjelljeve individuale, edhe atė duke u bazuar nė premisat teorike si:

    1.Ajo qė mėsohet sė pari edhe zgjatė mė shumė (parimi i prioritetit )

    2.Ajo qė mėsohet mė parė formėson mėsimet e mėvonshme ( parimi i strukturimit)

    Familja i mundėson individit kontaktet e para me botėn shoqėrore dhe njoftimin me atė botė, andaj edhe nė sferėn e mėsimit politik dhe zhvillimit individual, ajo duhet tė ketė vendin prioritar, e me kėtė tė pėrcaktojė dhe tė orientojė kahjet e tij tė mėvonshme drejt asaj sfere.

    Sipas disa autorėve, ky mendim pėrmban nė vete disa pikėpamje mė tė thjeshta disi latente tė socializimit politik. Njėanshmėritė shihen qartazi nga:

    1.Procesi i socializimit njėjtėsohet me procesin mekanik tė tė kuptuarit tė mėsimit si reagim ndaj ngacmimeve

    2.Supozimi i kuptimit tė tillė tė procesit tė socializimit ėshtė rigjiditet i sjelljes njerėzore, kėshtu qė pandryshueshmėria e njė pėrgjigjie tė mėsuar; nė bazė tė kuptimit tė tillė tė sjelljes njerėzore qėndron si kuptim tėrėsisht i thjeshtuar nė procesin individual, gjegjėsisht procesi ėshtė kuptuar si zmadhim kuantitativ i aftėsive tė marra pavarėsisht nga zhvillimi i personalitetit nė pėrgjithėsi.

    Nė procesin e socializimit tė kuptuar nė atė mėnyrė, i socializuari trajtohet si objekt pasiv i formimit i varur nė veēanti nga faktorėt e jashtėm qė veprojnė nė tė.

    Nė mendimin teorik bashkėkohor janė reviduar qenjėsisht pritjet e mėparshme tė ndikimit si dhe kontributi dhe rėndėsia gjatė procesit tė socializimit politik.
    Shumė insistime nė moshėn tejet tė hershme qė vijnė prej fillimit tė formimit tė ideve themelore politike dhe marrėdhėniet janė zėvendėsuar me konfirmimin se procesi i socializimit politik spostohet dhe vendoset nė periudhėn e adolodhencės sė hershme dhe tė vonshme.

    Pos spostimit tė kufirit tė moshės ku fillon procesi i socializimit politik, do tė duhej tė bėhet i zgjeruar edhe rrethi i faktorėve tjerė tė kėtij procesi. Lidhur me tė gjitha kėto shtrohet pyetja: cilat janė ato pėrmbajtje nė familje, pėrmes tė cilave formėsohet dhe ndikohet nė sjelljet e ardhme politike tė individit.

    Studimet e reja voluminoze empirike kanė kontribuar nė ndryshimin e parashikimeve pėr rolin e familjes gjatė procesit tė socializimit politik. Megjithatė ky pikėvėshtrim i ri paraqet skajin tjetėr dhe shpie nė shumė zhvlerėsime tė rolit familjar ( punimet e Xheningut dhe Nimuisė) .
    Kėto njohuri prapėseprapė nuk janė, tė mjaftueshme as argumente thelbėsore pėr pakėsimin ose kontestimin e rolit qenjėsor tė familjes gjatė procesit tė socializimit.

    Studimet e gjertanishme tregojnė se nė sferėn e socializimit politik prapėseprapė nė masė tė pamjaftueshme konsistojnė dy pyetje themelore: nė ēka dhe si familja ndikon gjatė socializimit politik?
    Tė dy pyetjet tregojnė njė dobėsi tė deritashme serioze nė kėtė sferė, kurse kjo ėshtė gjeneralizimi nė rolin e familjes ( pa konstruksionin e mjaftueshėm adekuat historiko-krahasimtar ) pa dhėnien e pėrgjigjieve tė plota nė pyetjet konkrete.

    Pas kėtyre orientimeve qėndron qasje funksionaliste mbi shoqėrinė dhe sistemin politik, mendimi studimor i tė cilit konsiston nė mėsimin e rolit tė pjesėve tė veēanta tė familjes kundraull tėrėsisė sė saj. Nga ana tjetėr niset edhe nga pėrgjithėsimi krejtėsisht i padrejtė i sistemit politik, me kategoritė abstrakte politike, e jo nga sistemi real politik i dhėnė dhe natyra historike e institucioneve politike ekzistuese si dhe vetė familjes.

    Nė pėrfundim tė kėtyre shqyrtimeve kritike tė hulumtimeve tė gjertanishme tė socializimit politik, do tė ishte e nevojshme tė theksohet se dilemat nė pasqyrimin e rėndėsisė sė vėrtetė tė ndikimit tė familjes nė procesin e socializimit politik gjithėsesi kantribuan pėr t’u nisur nga struktura konkrete historike - shoqėrore e shoqėrisė globale, qė pėrcakton vendin dhe rolin e familjes dhe politikės, respektivisht dikton pėrmbajtjen dhe mėnyrėn e socializimit politik nė familje dhe jasht saj.

    Pėr kėtė do tė ishte e patjetėrsueshme tė tregohen aspektet e veēanta tė marrėdhėnieve tė familjes dhe socializimit politik, veēanėrisht nė cilat kahje do tė shprehej qėndrueshėm ky ndikim dhe nė cilat procese do tė kryhej bartja e qėndrimeve dhe pėrvojave tė prindėrve nga sfera e jetės politike nė gjeneratat e trashigimtarėve tė tyre.

    Po aq bėhet e rėndėsishme ēėshtja se nė cilat kahje, lloje dhe pėrmbajtje duhet pritur ndikimin e familjes nė procesin e socializimit politik, nėse ai ekziston nė ndonjėfarė forme. Me fjalė tė tjera, duhet studiuar se cilat janė ato qėndrime dhe njohuri qė familja, nė kėtė rast prindėrit, mund t’ia pėrcjellin fėmijėve qė tė ndikojnė nė njohuritė e tyre para se ato tė kthehen nė jetėn politike.

    Hulumtimet e publikuara gjer mė tani, kryesisht kanė pasur “nė fokus katėr elemente tė sjelljes politike, ku familjet mund tė kenė ndikim edhe atė: 1.Pėrkatėsia e partive politike; 2.Participimi politik d.m.th pjesėmarrja aktive nė jetėn politike 3. Orientimet politike nė kontekst tė raportit ndaj momenteve tė veēanta tė jetės politike dhe raporteve ndaj politikės nė pėrgjithėsi (ideologjia ). 4.Preferencat pėr mėnyrėn e caktuar tė pjesėmarrjes nė jetėn politike ( demokratizimi ose autoritarizmi ).

    Kjo ndarje e elementeve tė sjelljes politike nė ndikimin e familjes nė procesin e socializimit politik rrjedh nga H.Hajmani i cili erdhi nė pėrfundim, e qė atė e konfirmuan edhe studimet e mėvonshme se “nė ēėshtjen e orientimit politik roli real i ndikimit familjar ėshtė i padyshimtė, gjersa nė tė gjitha elementet tjera ai ndikim ėshtė i pasigurtė dhe se veē mė nė periudhėn e mėvonshme vjen gjer te pranimi i qėndrimeve tė caktuara, gjegjėsisht ideologjike, e qė kryesisht nė masė tė madhe vazhdojnė dhe plotėsisht pėrbėjnė zgjedhjen primare politike”. Mund tė pohohet se pėrkatėsia politike ėshtė element i sjelljes politike qė formohet relativisht herėt edhe atė nėn ndikimin mė tė madh tė familjes ( ku prindėrit kanė rolin kyē ) dhe se ka pasoja tejet tė rėndėsishme edhe nė sistemin politik edhe nė vetė individin. Ėshtė e rėndėsishme se inkuadrimi gradual i tė rinjėve nė jetėn politike trason rrugėt tradicionale tė diferencimit politik, kėshtu qė sistemit politik i garantojnė stabilitetin kontinuel relativ.

    Nga e gjithė e cekura e sipėrshėnuar del se familja bėn selektimin e qėndrueshėm tė alternativave politike dhe se anėtarėve tė rinj u lejon zgjedhjen vetėm nė kuadėr tė kufinjėve tė caktuar.

    Ėshtė e nevojshme tė theksohet qė ndikimi i familjes gjatė procesit tė socializimit politik mund tė jetė i dyfishtė: i drejtėpėrdrejtė dhe i tėrthortė. Nė rastin e parė, familja paraqitet si faktor qė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė ndikon nė stimulimin e normave tė mėsimit politik. Studimi i socializimit politik orienton kah pėrfundimi se familja ėshtė grupi themelor nė kėtė proces, respektivisht se ekziston “shkallė e lartė e kongruencės ndėrmjet qėndrimeve politike tė prindėrve dhe fėmijėve, unifikim i madh nė preferencat partiake, format dhe pėrmbajtjet e participimit politik, derisa nė rastin tjetėr, familja del si faktor i formimit tė vlerave tė pėrgjithshme sociale dhe roleve shoqėrore, qė nuk janė drejtėpėrdrejtė politike, por qė kanė validitet tė rėndėsishėm politik, bie fjala rėndėsi tė madhe pėr formimin e normave politike tė sjelljes”.
    Fėmija i cili nuk njeh asgjė tjetėr pėrveē asaj qė i imponohet, ėshtė i prirur tė bjerė nėn ndikimin e autoritetit familjar.
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Mekanizmat nė procesin e socializimit politik tė familjes

    Ekziston njė divergjencė mendimesh ndėr autorėt qė merren me kėtė problematikė. Disa rolin mė tė madh ia pėrshkruajnė procesit tė vėzhgimit dhe imitimit tė prindėrve, ku vie nė shprehje qartazi qasja bihejvoriste. Autorėt e tjerė, tregojnė nė kompaktėsinė mė tė madhe tė makanizmave dhe mėnyrave tė bartjes sė pėrvojave prindėrore te fėmijėt. Kėtu tregohen katėr modele tė mėsimit politik: 1. akumulimi 2. transferi interpresonal; 3. identifikimi 4. zhvillimi kognitiv, ndonėse ekzistojnė edhe modele tjera.

    Megjithatė, tė gjitha kėto forma kėrkojnė vetėm anėn e jashtme tė procesit tė mėsimit politik, kurse nuk hyjnė nė brendėsinė e mekanizmit pėrmes tė cilit vie gjer te pėrvetėsimi dhe interpretimi i kėtyre qėndrimeve tė bartura nga ana e individit.

    Gjithashtu, ėshtė e rėndėsishme tė theksohet qė nė kėto modele gjer mė tani tė analizuara tė mekanizmave tė socializimit politik mungon motivimi nga ana e individit, si njė element jashtėzakonisht i rėndėsishėm dhe shkalla e zhvillimit kognitiv qė tė mund ato rekomandime, jo vetėm tė pranohen, por edhe tė kuptohen dhe interpretohen. Me fjalė tjera, procesi i socializimit politik kėrkon reakcionin e ndėrsjelltė tė faktorėve dhe socializimit.

    Nė literaturė mė sė shpeshti theksohet roli i procesit tė identifikimit politik me prindėrit, sepse ai sjell gjer te “ interiorizimi” i modelit tė sjelljes dhe tė tė menduarit prindėror. Mirėpo ėshtė interesante tė potencohen edhe disa faktorė tė socializimit politik familjar: sė pari tė treguarit e interaksionit personal tė prindėrve dhe fėmijėve dhe kahjet e ndikimit prindėror siē janė raportet e autoritetit, stileve tė edukimit, transparencės sė familjes, marrėdhėniet dhe komunikimi, e nė veēanti lejimi i dallimeve nė sjellje dhe mendime tė anėtarėve tė familjes, madje bile edhe prania e konfliktit nė familje, i mundėson fėmijės, gjegjėsisht tė riut, identifikimin e vetėdijshėm me familjen dhe vlerat e saj.

    Si e tillė familja ofron mundėsinė pėr zhvillimin e gjithanshėm dhe tė mėtutjeshėm ( me kėtė rast zhvillimit tė identitetit politik ), ngase ėshtė krijuar baza pėrkatėse pėr zhvillimin e personalitetit, pėr dallim nga familja, e cila rreth personalitetit krijon sistemin e mbyllur.
    Studimet kanė treguar edhe pėr pjesėmarrjen diē mė tė madhe nė procesin e socializimit politik tė babait, por se edhe janė rishqyrtuar edhe pikėpamjet e mėhershme pėr ndikimin e dukshėm tė nėnės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Pėrmbyllje:

    Ky punim ėshtė bėrė si rezultat i intersimit tė autorėve pėr ēėshtjen e zanafillės sė ideve dhe qėndrimeve politike te tė rinjėt. Njėra nga disciplinat qė e shpjegojnė kėtė ėshtė edhe sociologjia politike qė merret edhe me socializimin politik. Mirėpo nė hapėsirat tona studimore kjo ēėshtje nuk ėshtė e pranishme fare. Madje as edhe nė “Enciklopeditė politike” nuk mund tė gjesh ndonjė pėrcaktim pėrkatės me kėtė tematikė, veē se nė disa aty-kėtu flitet vetėm pėr faktorėt qė ndikojnė nė socializimin politik. Andaj nė kėtė punim erdhi mė tepėr nė shprehje mbėshtetja nė punimet e disa autorėve, nė formė tė pasqyrimit tė ideve tė tyre mė tė rėndėsishme qė paraqiten nė kėtė kontekst, pastaj edhe dallimet qė nė kėtė rast shfaqen nė mes tyre.

    Nė punim ėshtė treguar se si zhvillohet mendimi studimor nė kėtė sferė, duke filluar nga hulumtimet para Luftės sė Dytė Botėrore, e gjer te koncepcionet bashkėkohore. Nga qasjet me orientim psikologjik siē janė pararendėsit bihejvorist ose antropologėt kulturor, pėrmes koncepcionit tė ndikimit nė socializimin politik, tė tė ashtuquajturit karakterit nacional, personalitetit autoritativ e tė ngjashme, ėshtė zhvilluar edhe interesimi pėr kėtė tematikė.

    Pastaj janė treguar disa nga botėkuptimet mė tė rėndėsishme tė vetė nocionit tė socializimit politik, duke filluar nga definimi i profesorit Podunovac, pastaj pėrmes interpretimit tė studiuesve tė njohur, siē janė L.Paj, G.Almond, F.Grinberg, F.Grinshtajn, D. Iston e tė tjerė. Ėshtė parė se edhe studiuesit mė tė njohur ende nuk kanė qėndrim unik dhe se qasja e secilit prej tyre varet edhe nga materiali shkencor me tė cilin ėshtė marrė para studimit tė socializimit politik. Kėshtu, ata qė janė tė arsimuar nga aspekti psikologjik mė sė shumti theksojnė rėndėsinė e atyre elementeve, gjersa ata qė janė marrė me studimin e sistemit politik e observojnė problemin kryesisht nga ajo anė.

    Pjesėn e rėndėsishme tė punės ia kam kushtuar pasqyrimit tė qėndrimeve tė disa autorėve tė studimit tė socializimit politik. Ėshtė e rėndėsishme se nė kėtė pikėpamje ekzistojnė dallimet tė vogla ndėr autorė dhe pothuajse tė gjithė pajtohen se fėmijėria e hershme ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme pėr procesin e socializimit politik dhe se nė atė periudhė ėshtė i mundshėm edhe ndikimi mė i madh nė pranimin e vlerave dhe ideve tė caktuara politike. Me pjekurinė e mėvonshme tė personalitetit gjithnjė e mė shumė vijnė nė shprehje karakteristikat e tyre individuale nė kėtė sferė.

    Nė pjesėn e faktorėve tė socializimit politik kam ekspozuar sė pari cilėt janė ( familja, grupi i moshatarėve, shkolla, organizatat politike dhe partitė) dhe se si ndahen faktorėt mė tė rėndėsishėm ( nė primar dhe sekondar ). Njohuria mė e rėndėsishme qė kam arritur nga literatura pėr kėtė problematikė ėshtė qėndrimi pothuajse i pandashėm i tė gjithė autorėve mė tė rėndėsishėm se familja ėshtė faktori mė i rėndėsishėm i socializimit politik. Familja si institucion bio-emocional-social-ekonomik, pėrbėn njė grup primar relevant pėr njeriun dhe shoqėrinė. Nė veēanti ka qenė kėnaqėsi pėr mua se kėshtu kam verifikuar edhe perceptimet e mia tė bėra kryesisht gjatė vėzhgimit tė fėmijėve dhe shqyrtimit tė fenomeneve politike kėtu te ne.

    Se socializimi politik i tė rinjėve nė masė tė madhe i refkelton qėndrimet e prindėrve tė tyre ėshtė fakt i pranuar unanimisht nga studiues tė shumtė. E njė rėndėsie tė veēantė ėshtė se ndėr faktorėt mė tė rėndėsishėm sekundar tė socializimit politik ėshtė shkolla, ēka tregon nė mundėsitė e mėdha, por gjithashtu edhe nė pėrgjegjėsitė pėr orientimin e edukimit demokratik dhe human tė planprogramėve mėsimore nė dobi tė orientimit nė zhvillimin e tė rinjėve. Kėshtu edhe shqyrtimi im pėr familjen edhe nuk mundi e tė mos pėrsėris tashmė interpretimet e njohura. Nga ana tjetėr hulumtimet kanė treguar se edhe nė kėtė sferė akoma nuk ėshtė dhėnė pėrgjigje nė pyetjen qė mund tė konsiderohet thelbėsore: nė ēka dhe si konkretisht ndikon familja gjatė procesit tė socializimit politik edhe nė llojin konkret tė shoqėrisė edhe nė kontekst krahasimues tė shoqėrisė, qė prej tij tė mund tė nxirren pėrfundimet e plota tė rregullave ose tė ligjshmėrive tė rėndėsishme.

    Pėrfundim i ngjashėm mund tė nxirret edhe nė ēėshtjet e mekanizmave gjatė procesit tė socializimit politik nė familja, sepse tregohet se shumė ēėshtje konkrete tė shpjeguara kryesisht nė parim janė mjaft tė thjeshta dhe se ka edhe mjaft njėanshmėri nė qasje, qė mund tė krahasohet paralel me atė qė edhe mė herėt e shtrova si perceptim personal se qasjet e disa studimeve nė masė tė madhe shprehin profilin e tyre profesional ( psikologėt, antropologėt, sociologėt, politikologėt ), andaj edhe pėr kėtė shkak ka edhe mospajtime dhe dallime. Nė fund mendoj se ky punim ėshtė vetėm se njė pėrpjekje e thjeshtė qė tė tregohet njė sferė jashtėzakonisht e rėndėsishme pėr shoqėrinė e ndėrlikuar edhe nė kontekstin nacional edhe nė atė social. Nė pluralizmin politik dhe jetėn politike kjo ēėshtje duhet studiuar edhe mė thellė. Madje kėtė na imponon edhe pėrditshmėria jonė e bujshme politike
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 324
    Postimi i Fundit: 28-10-2014, 10:25
  2. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  3. Sionizmi politik dhe fetar nga Ajni Sinani
    Nga Explorer nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-01-2009, 10:55
  4. 12 dhjetor 2008 - 18 vjet pluralizem politik ne Shqiperi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 09:09
  5. Flet Ramadan Avdiu, veprimtar i hershėm i ēėshtjes kombėtare
    Nga Llapi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-11-2007, 07:47

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •