PRISHTINE, 21 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovės hapi sot nė Prishtinė fushatėn pėr zgjedhjet komunale tė 26 tetorit, me moton "Komuna nė shėrbim tė qytetarėve". Nė tubim u theksua se kjo parti do tė angazhohet veēanėrisht pėr njė administratė efektive dhe moderne. Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ėshtė program pėr njė jetė mė tė mirė tė qytetarėve, thanė pėrfaqėsuesit dhe kandidatėt e kėsaj partie. Kryetari saj, Ibrahim Rugova, nė hapjen zyrtare tė fushatės tha se zgjedhjet komunale tė 26 tetorit do ta pėrshpejtojnė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, kėshtu qė do tė krijohen mė shumė mundėsi pėr zhvillimin e pushtetit lokal. Nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, tha kėto zgjedhje paraqesin fazėn pėrfundimtare tė provimit tė pjekurisė politike tė qytetarėve tė Kosovės. Ne edhe si LDK, edhe si popull gjithėsesi duhet ta japim me sukses edhe kėtė pjesė tė kėtij provimit. Reflektorėt e bashkėsisė ndėrkobėtare pėrcjellin ēdo veprim tonin. Prandaj kemi obligim nė radhė tė parė kombėtar, pastaj edhe qytetar, qė edhe kėsaj radhe tė dėshmojmė se duam e dimė tė krijojmė dhe tė udhėheqim shtet tė pavarur e demokratikė, tha Berisha. Udhėheqėsit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės vlerėsuan se gjatė dy vjetėve tė udhėheqjes nė shumicėn e komunave tė Kosovės, pėrfaqėsuesit e kėsaj partie kanė krijuar njė bazė solide tė pushtetit lokal, nė pėrputhje me kėrkesat dhe nevojat e qytetarėve. Nė planin institucional janė kryer shumė punė. Shumica e komunave tė LDK-sė kanė miratuar simbolet komunale, kanė caktuar Ditėn e lirisė duke u nisur nga 12 qershori, qė ėshtė dita e hyrjes sė NATO-s nė Kosovė, pra dita e lirisė sė Kosovės. Po ashtu me iniciativėn e LDK-sė, ėshtė themeluar Asociacioni i Komunave tė Kosovės, qė kryesisht e ka avancuar institucionin e qeverisjes lokale nė pajtim me normat evropiane. Kėshtu sot ky Asociacion gėzon statusin e vėzhguesit nė Kėshillin Evropian dhe po ashtu ka lidhje tė mira me asociacione tė ngjashme tė SHBA, tha Rugova. Nė vazhdim Presidenti tha se nė fushėn e realizimit tė projekteve janė arritur rezultate tė mėdha. "Gjatė dy vjetėve janė realizuar mbi 1500 projekte tė ndryshme, kryesisht tė infrastrukturės, tė rindėrtimit dhe tė kulturės, arsimit e tė shkencės. Shumica e kėtyre projekteve janė tė sponsoruara nga donatorė tė ndryshėm", theksoi Ibrahim Rugova. Nė vazhdim Presidenti i Kosovės theksoi se nė tė gjitha kėto projekte komunat kanė marrė pjesė me buxhetin e vet. Madje ka edhe disa projekte qė janė financuar nga buxheti komunal dhe nga kontributi i qytetarėve simbas interesit tė pėrbashkėt. Nė shumė komuna, tha ai, pos projekteve tė rindėrtimit tė shtėpive dhe tė infrastrukturės kanė filluar tė zbatohen edhe projekte tė prodhimit, sidomos nė bujqėsi dhe nė ndėrmarrje tė vogla e tė mesme, sidomos nė sektorin privat. Po ashtu komunat kanė stimuluar sektorin privat dhe kane ndihmuar ndėrmarrjet nė pronėsi shtetėrore. Me kėtė rast ai falėnderoi tė gjithė donatorėt e projekteve tė shumta, e sidomos USAID-in dhe Agjencinė Evropiane, qė janė donatorėt mė tė mėdhenj. Ne presim qė edhe nė periudhėn e ardhshme tė kemi pėrkrahjen e tyre. Tė gjitha kėto suksese janė arritur nė bashkėpunimin e komunave me UNMIK-un, me OSBE-nė dhe me KFOR-in, nėnvizoi Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
Krijoni Kontakt