Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 40
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    LDK hap fushatėn zgjedhore; Rugova: Votimet do ta pėrshpejtojnė njohjen formale tė pa

    PRISHTINE, 21 shtator - Lidhja Demokratike e Kosovės hapi sot nė Prishtinė fushatėn pėr zgjedhjet komunale tė 26 tetorit, me moton "Komuna nė shėrbim tė qytetarėve". Nė tubim u theksua se kjo parti do tė angazhohet veēanėrisht pėr njė administratė efektive dhe moderne. “Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės ėshtė program pėr njė jetė mė tė mirė tė qytetarėve”, thanė pėrfaqėsuesit dhe kandidatėt e kėsaj partie. Kryetari saj, Ibrahim Rugova, nė hapjen zyrtare tė fushatės tha se zgjedhjet komunale tė 26 tetorit do ta pėrshpejtojnė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, kėshtu qė do tė krijohen mė shumė mundėsi pėr zhvillimin e pushtetit lokal. Nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, tha kėto zgjedhje paraqesin fazėn pėrfundimtare tė provimit tė pjekurisė politike tė qytetarėve tė Kosovės. “Ne edhe si LDK, edhe si popull gjithėsesi duhet ta japim me sukses edhe kėtė pjesė tė kėtij provimit. Reflektorėt e bashkėsisė ndėrkobėtare pėrcjellin ēdo veprim tonin. Prandaj kemi obligim nė radhė tė parė kombėtar, pastaj edhe qytetar, qė edhe kėsaj radhe tė dėshmojmė se duam e dimė tė krijojmė dhe tė udhėheqim shtet tė pavarur e demokratikė”, tha Berisha. Udhėheqėsit e Lidhjes Demokratike tė Kosovės vlerėsuan se gjatė dy vjetėve tė udhėheqjes nė shumicėn e komunave tė Kosovės, pėrfaqėsuesit e kėsaj partie kanė krijuar njė bazė solide tė pushtetit lokal, nė pėrputhje me kėrkesat dhe nevojat e qytetarėve. “Nė planin institucional janė kryer shumė punė. Shumica e komunave tė LDK-sė kanė miratuar simbolet komunale, kanė caktuar Ditėn e lirisė duke u nisur nga 12 qershori, qė ėshtė dita e hyrjes sė NATO-s nė Kosovė, pra dita e lirisė sė Kosovės. Po ashtu me iniciativėn e LDK-sė, ėshtė themeluar Asociacioni i Komunave tė Kosovės, qė kryesisht e ka avancuar institucionin e qeverisjes lokale nė pajtim me normat evropiane. Kėshtu sot ky Asociacion gėzon statusin e vėzhguesit nė Kėshillin Evropian dhe po ashtu ka lidhje tė mira me asociacione tė ngjashme tė SHBA”, tha Rugova. Nė vazhdim Presidenti tha se nė fushėn e realizimit tė projekteve janė arritur rezultate tė mėdha. "Gjatė dy vjetėve janė realizuar mbi 1500 projekte tė ndryshme, kryesisht tė infrastrukturės, tė rindėrtimit dhe tė kulturės, arsimit e tė shkencės. Shumica e kėtyre projekteve janė tė sponsoruara nga donatorė tė ndryshėm", theksoi Ibrahim Rugova. Nė vazhdim Presidenti i Kosovės theksoi se nė tė gjitha kėto projekte komunat kanė marrė pjesė me buxhetin e vet. Madje ka edhe disa projekte qė janė financuar nga buxheti komunal dhe nga kontributi i qytetarėve simbas interesit tė pėrbashkėt. Nė shumė komuna, tha ai, pos projekteve tė rindėrtimit tė shtėpive dhe tė infrastrukturės kanė filluar tė zbatohen edhe projekte tė prodhimit, sidomos nė bujqėsi dhe nė ndėrmarrje tė vogla e tė mesme, sidomos nė sektorin privat. Po ashtu komunat kanė stimuluar sektorin privat dhe kane ndihmuar ndėrmarrjet nė pronėsi shtetėrore. Me kėtė rast ai falėnderoi tė gjithė donatorėt e projekteve tė shumta, e sidomos USAID-in dhe Agjencinė Evropiane, qė janė donatorėt mė tė mėdhenj. “Ne presim qė edhe nė periudhėn e ardhshme tė kemi pėrkrahjen e tyre. Tė gjitha kėto suksese janė arritur nė bashkėpunimin e komunave me UNMIK-un, me OSBE-nė dhe me KFOR-in”, nėnvizoi Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Prishtina moderne nuk ka nevoje, mendoj une, per pol-potista khmer ruzh te tipi te Fatmir Limajt, ne detyren e Kryetarit te Bashkise.
    Limaj ka perpara nji hendek (kadal beg se ka hendeg).
    Limaj duhet te sqaroje opinionin Kosovar per disa vrasje misterioze te ndodhura gjate e mbas luftes ne Kosove.
    Ne gjyqin e Prizrenit del emri i tije si kercenues i deshmitareve qe deshmojne vrasjen e DRINIT prej bandes se Sali Veselit te strehuar ne TMK.
    Partia e Limajt ndoshta mendon te "bunkerizoje" (me funksione te zgjedhurish qe fitojne imunitet) disa nga kreret terroriste ne gjirin e saje nen shembullin e PS ne Shqiperi e cila si ne rastin e Taulant Dedjes (qe e ben deputet per ta shpetuar nga gjykimi per mbrojtje te vrasesve te Azem Hajdarit) pais me imunitet krere te inkriminuar te saje.


    Prishtina ka nevoje per nji inxhinier arkitekt si kryetar, me vizione te qarta per Ndertimtarine moderne , Kulturen qytetare , Natyren dhe shendetin , Ekonomine e Mireqenijen e popullit.

    Prishtina ka te tille eksperte qe kane jetuar ne Prishtine dhe qe e njohin dhe Boten.

    Mbrapa Fatmir Limes qendron mafia e Thaqit , Ilir Metes e Edi Rames.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Edhe Edi Rama e Blendi Gonxhe, shoke armesh me Limen, ashtu thone se me eksperta do e drejtonin Tiranen.
    I pa Tirana e Re kto dite zotesine atyre kur ju lagen prapanicat nga uji Liqenit lagjes se Bllokmeneve e Biznesmeneve.

    Prishtina ka lulezuar ne Kohen e Fadil Hoxhes e me vone ajo u qelb e u mbush ne plehra e lahpera.

    Mire do te ishte qe te jete Kryetar i Prishtines nji Gjerman ose Anglez ose Austriak sepse shqiptari nga cdo parti qe te jete eshte hajdut e bir hajduti e sternip hajduti.

    Ne se gjenden per Prishtinen njerez eksperte me kulture por me zemer si Anton Cetta e Mark Krasniqi qe nuk njohin vjedhjen as ne farefis do te ishte ideale.

    Me lahperat qe eshte mbushur PDK e LDK zor se del nji i hajrit.

    LDK ala nuk ka skjaruar popullin me Milionat e 3% qe Bukoshi i ka perdor si me qen te babes tije katundar.

    PDK eshte parti hajnash kjo dihet.


    Une do sugjeroja qe Prishtina te huazoje per Kryetare arkitektin dhe atdhetarin idealist Petraq Kolevicen nga Shqiperia per nja 4-5 vjet.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Shkatėrrohet zyra e shtabit zgjedhor tė Lidhjes Demokratike nė Gjakovė

    GJAKOVE, 2 tetor - Sot, nė orėt e hershme tė mėngjesit, nga persona tė panjohur, ėshtė shkatėrruar zyra e Shtabit Zgjedhor tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Gjakovė. Policia e UNMIK-ut, e cila ka dalė nė vendin e ngjarjes, nuk ka dhėnė asnjė prononcim pėr kėtė akt tė shėmtuar. Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės e dėnoi ashpėr demolimin e kėsaj zyrje, duke e cilėsuar si veprim kundėr frymės sė qetė e dinjitoze tė fushatės sė deritashme parazgjedhore. Ajo thekson se veprimet e tilla u shkojnė pėrshtati vetėm atyre qė nuk e duan njė Kosovė demokratike.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    PRISHTINE, 2 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovės, synon qė kryeqyteti i Kosovės tė jetė njė qytet bashkėkohor. “Pėr tė mirėn e banorėve, tė punohet ashtu siē ėshtė punuar nė dy vjetėt e kaluara”, kėshtu deklaroi kryetari i grupit parlametar tė Lidhjes Demoktatike tė Kosovės Sabri Hamiti, nė tubimin zgjedhor qė mbajti dega e tretė e kėsaj partie nė Prishtinė. Sipas tij, gjatė dy vjetėve tė kaluara nė Prishtinė janė bėrė investime tė madha nė infrastrukturė dhe nė drejtime tė tjera. “Vizioni i Lidhjes Demokratike e Kosovės ėshtė i qartė pėr pavarėsinė e Kosovės, andaj vota juaj duhet tė jetė pėr Lidhjen Demokratike tė Kosovės”, tha Hamtit. Ndėrsa Hajrush Bajraliu, kryetar i degės sė tretė tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr "Kodrėn e Diellit", tha se kjo lagje ka nevojė edhe mė tutje tė rindėrtohet. Nė kėtė tubim u prezantuan 56 kandidatėt pėr Asamblenė Komunale tė Prishtinės pėr zgjedhjet e sivjeme tė 26 tetorit.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    KACANIK, 2 tetor - Drejtuesit e Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, nė njė tubim parazgjedhor kėrkuan votėn e qytetarėve tė Kaēanikut. Ata premtuan se se me fitoren e tyre do tė zgjidhen problemet me tė cilat ballafaqohet kjo komunė. “Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ėshtė e pėrgatitur pėr tė kėrkuar besimin e qytetarėve tė Kaēanikut,” theksuan drejtuesit e kėtij subjekti para elektoratit tė kėsaj komune. Kryetari i Aleancės, Ramush Haradinaj, tha se qytetarėt e komunės sė Kaēanikut kanė pasur kohė qė tė vėrtetojnė se premtimet e subjektit qė ai drejton janė reale. Ndėrsa nėnkryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Bajram Kosumi, tha se ėshtė koha pėr struktura tė afta komunale, sepse sipas tij, tek qarqe tė ndryshme ndėrkombėtare po krijohet njė pėrshtypje jo e mirė pėr Kosovėn. Nė tubimin e sotėm tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės foli edhe lideri i lobit shqiptaro-amerikan, Xhozef Diogardi i cili pėrsėriti atė se e vetmja zgjidhje pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia e saj. Bartės i listės sė kandidatėve tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė zgjedhjet lokale 2002 ėshtė Ibrahim Hoxha, njėherit kryetar i degės sė Aleancės nė komunėn e Kaēanikut.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    273
    Fatmir Limaj kurrė nuk do tė bėhet kryetar i Prishtinės. Ai i bėnė qef veti, por e di mirė se populli nuk e njeh as nuk e pėrkrah.

    Mė tė mirė se Fatmir Limėn Prishtina i ka s'paku 2'0000 persona.


    Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.


  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Llapo

    neper komuna nuk duhet me fitu "Ushtari i UCK-se" po ai qe e ka aftesine dhe kredibilitetin e duhur. Ushtari i UCK-se e ka kry punen e vet me pushke, se nje njeri edhe pushken edhe lulen s'mundet t'i mbaje ne te njejtin xhep.

    Me te a'mla!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Llapi, ne se drejtoria politike e hashimit do kish cliruar Kosoven nuk ish nevoj me ba propogand se ja kishim dhan voten krejt atyre.
    Ata nuk kan cliruar asnji katund te Kosoves pra dhe kan nevoje per me ba propogand.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    LDK nė Prishtinė: Me programin tonė zgjidhja e brengave tė qytetarėve bėhet realitet
    PRISHTINE, 5 tetor - Dega e dytė e Lidhjes Demokratike nė Prishtinė, mbajti sot fushatė parazgjedhore nė Prishtinė. Me kėtė rast drejtuesit e kėsaj partie premtuan se, me programin e LDK-sė, zgjidhja e brengave dhe realizimi i aspiratave tė qytetarėve bėhen realitet. Lidhja Demokratike e Kosovės sipas drejtuesve tė saj ėshtė prijėse e tė gjitha proceseve demokratike nė vend. Qemajl Ahmeti dhe Florin Grajqevci, nga dega e dytė e LDK-sė u zotuan se do tė angazhohen pėr hapjen e perspektivave tė reja pėr qytetarėt si dhe krijimin e rendit nė kryeqytet. Ndėrsa anėtari i kryesisė qendrore tė kėsaj partie, Lulzim Zeneli u shpreh se programi i Lidhjes Demokratike pėrfshinė tė gjitha segmentet vitale tė jetės sė qytetarėve. Nė tubim u prezantuan 56 kandidatėt e degės sė dytė tė Lidhjes Demokratike pėr kėshilltarė nė Kuvendin Komunal tė Prishtinės.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    PDK nė Mitrovicė: Nėse ne fitojmė zgjedhjet, TMK-nė do ta kemi prioritet


    MITROVICE, 5 tetor - Kryesia e degės sė Partisė Demokratike tė Kosovės nė Mitrovicė, nė kuadėr tė fushatės parazgjedhore, ka pasur tri takime; nė Zonėn IV tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, Bashkėsinė Islame dhe Shoqatėn Handikos. Sipas njė informate tė Degės sė PDK-sė nė Mitrovicė, nė Zonėn IV tė TMK-sė delegacioni i kryesuar nga Ahmet Tmava, Avni Kastrati, kandidat pėr kryetar tė asamblesė komunale, janė pritur nga Jakup Nura, zėvendėskomandant i Zonės IV tė TMK-sė dhe eprorėt Hasan Preteni e Emin Musa, tė cilėt kanė njoftuar pėr tė arriturat e TMK-sė. Eprorėt e TMK-sė thanė se pėrkundėr vėshtirėsive ky institucion ka arritur rezultate tė lakmueshme, si dhe shprehėn shqetėsimin e tyre pėr shkak tė largimit tė ushtarėve rezervė. Nė anėn tjetėr, pėrfaqėsuesit e degės sė PDK-sė kanė njoftuar pėr aktivitetin e degės, si dhe u shprehen se PDK-ja ka bėrė presion nė asamblenė komunale qė TMK-ja tė jetė prezente, qė edhe ėshtė realizuar. Me kėtė rast u potencua edhe ēėshtja e shtatores sė dėshmorit Mehė Uka. “Nėse PDK fiton zgjedhjet e sivjetme TMK-ja do tė jetė njėri ndėr objektivat kryesore, meqė konsiderohet si institucioni mė i rėndėsishėm kombėtar”, u tha nė fund.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Ja ku jane fushatat e zgjedhjeve lokale ne Kosove. Zgjedhje Lokale, hiq me shume. Sa here qe lexoje pikat e ndonje partie, me vjen te qesh sespe ata po flasin dicka me rendesi lokale e jo shteterore. Keto zgjedhje me duken sikur loj"hide and seek" mes partive te nderyshme politike. Ne nje ane, shqiptaret votojne per partite e tyre; dhe ne anen tjeter, serbet votojne per partite e Serbise.

    Kjo pune po behet qesharake. Prezenca e UNMIKUt ne Kosove ka shkaktuar Gridlock, apo Status-quo. Asgje positive nuk po ndodh. Perderisa Arsimtaret e shkollave tona nuk kane paga te mjaftueshme per egzistence, dhe perderisa preokupohemi menjeri-tjetrin dhe nuk nmderrmarim dicka per zgjedhjen e statusit te Mitrovices dhe Enklavave Serbe ne Kosove, agje positive nuk do te ndodhe.

    Kosova, sic me duket mua, do te mbet nje protektorat Evropian, pa status te zgjedhur. NE do te kemi pushtet "fantom" lokal. Serbet ne anen tjeter do te qeverisen nga Beogradi. UNMIKU do merre vendime te rendesishme. KUvendi yne do te luaj role jo-te rendesishem, etj etj.

    ME kalimin e kohes, kam filluar te kuptoj se e gjithe Bashkesia Nderkom,betare eshte kunder Pavaresise se Kosoves. VEndimet e fundit te UNMIKUt, manevrimet e fundit te Beogradit drejtuar Kosoves, dhe roli i spektrit politik Kosovar, jane indikator te qarte te kesaj gjendjeje.

    Zoti na ruajte, se vetem po fundosemi ne kurthen Evropiane:

    Ari
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    LDK nė Gjilan: Premtojmė pak dhe punojmė shumė pėr t’i realizuar ato qė premtojmė

    GJILAN, 9 tetor - Dega e Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė Gjilan e ka vazhduar fushatėn parazgjedhore me njė tubim qė mbajti me simpatizantėt e saj nė fshatin Ponesh, ku pėr tė arriturat dyvjeēare tė pushtetit lokal si dhe pėr programin e kėtij subjekti politik pėr periudhėn e ardhshme, kanė folur kryetari i Degės, Xhemajl Hyseni dhe kryeshefi ekzekutiv, Enver Muja. “Vetėm ato parti, tė cilat kanė programe serioze pėr tė ardhmen, mund tė ecin nė hap me kohėn dhe mund t`i pėrballojnė proceset e hovshme drejt njė tė ardhme mė tė mirė. LDK-ja ka dėshmuar edhe deri tani se nuk premton shumė, por punon shumė pėr t`i realizuar ato qė i premton”, tha Hyseni. Enver Muja, ndėrkaq i rikujtoi pėrkrahėsit e LDK-sė nė fshatin Ponesh tė komunės sė Gjilanit se gjatė mandatit tė kaluar, nėn qeverisjen e kėtij subjekti politik, janė realizuar 297 projekte, tė cilat janė ndihmuar edhe nga donatorėt e huaj, por nuk ka munguar as kontributi i komunės nga fondi i saj vetjak. Ai ka premtuar se nė katėrvjeēarin e ardhshėm, projekte konkrete pėr kėtė lokacion ka pėrmendur asfaltimin e 30 kilometrave rrugė, rrjetin e kanalizimit, tė ujėsjellėsit, telefoninė fikse, ngritjen e minifermave, serave dhe tė tjera.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    PLK nė Prizren: Prioritet kemi sigurinė, arsimin, shėndetėsinė, infrastrukturėn e buj

    PRIZREN, 9 tetor - Sot nė Prizren, Partia Liberale e Kosovės (PLK) para simpatizantėve dhe anėtarėve tė saj, ka bėrė shpalosjen e programit zgjedhor dhe prezantimin e kandidatėve pėr deputetė nė asmablenė e komunale tė kėtij qyteti. Kryetari i kėsaj partie, Gjergj Dedaj, nė kėtė fushatė pėr zgjedhjet lokale, ka folur mbi synimet pėr integrimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtarė, pėrkatėsisht pėr synimin e PLK-sė qė Kosova tė integrohet nė paktin evroatlantik dhe evroperėndimor. Shpalosjen e programit zgjedhor tė PLK-sė, e ka bėrė sekretari i pėrgjithshėm i saj, Frashėr Demaj. Ai ka thėnė se PLK-ja, nėse vjen nė pushtet, prioritet do t’i kushtojė sigurisė qytetare, asaj publike, arsimit, shėndetėsisė, ndėrtimit tė infrastrukturės urbane dhe rurale, bujqėsisė, blegtorisė dhe shpezėtarisė. Nė fund u bė edhe prezantimi i kadidatėve pėr deputetė tė mundshėm nė asamblenė komunale tė Prizrenit nga radhėt e PLK-sė. Nga oratorėt e kėsaj partie iu bė apel qytetarėve tė Prizrenit dhe tė mbarė Kosovės qė tė dalin nė zgjedhjet e 26 tetorit dhe qė tė mos harrojnė tė votojnė pėr PLK-nė.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Ari, fushata zgjedhore me shume se fushate politike eshte fushate popullore ku njerezit votojne njerezit e tyre lokale qe i njohin mire e nga afer. Elementi politik eshte me pak i dukshem packa se nje pjese e votuesve serrisht do te votojne ne linjat e tyre partiake dhe jo duke vleresuar kandidatet.

    Persa i perket konstatimeve tuaja se nderkombetaret po i bejne kurth Kosoves, a mund te sillni fakte per kete? Cilat qendrime e keni fjalen?

    Me respekt
    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    U bene tre vjet dhe ende nuk diskutohet per statusin perfundimtar te Kosoves. MAsat qe nderkombetaret jane duke i ndermare ne Kosove, permes kreyadministratoreve te tyre, nuk synojne Pavaresine e Kosoves. Per shembull, ata marrin vendime pa diskutuar me qeverine e Kosoves. PO e permendi nje pjese te tokes se Kosoves qe Beogradi i'a dhuroi Maqedonise. UNmiku nuk reagoi duke kumtuar se pasi qe Kosova eshte pjese sovrane e Jugosllavise, ata nuk kane te drejte te nderhyne ne kete ceshtje. E une te pyes, pse qeveria e Kosoves nuk u pyet?
    Pastaj, Statusi i Mitrovices nuk eshte duke u diskutuar. Serbet votojne per Serbet ne Beograd. Ata ende paguhen nga Beogradi. Per ata, beorgadi eshte qeveri e tyre.
    Ne anen tjeter, shiko grevat qe po ndodhin ne Kosove. Popullsia nuk ka paga te mjaftueshme per mbijetese.
    Nderkombetaret kane krijuar nje sistem politik jo stabil ne Kosove. Shiko sistemin e drejtesise. Ju desht tre vjet per te krijuar nje sistem ad-hoc jo aq funskionues. sa vjete do t'ju duhet atyre qe te krijojne nje atmosfere positive politke? Kur do te fillojne te disktutojne per statusin perfundimtar te Kosoves? Edhe sa vjet?
    E dijme se pas 9-11, politka Amerikane drejt Ballkanit ka ndryshuar. Bushi ka prononcuar se edhe trej vjet, shumica e trupave Amerikane do te largohen nga Bosnja dhe Kosova. Kjo do ta shpejtoje procesin politik ne KOsove. Cka do te thote se BE dhe Amerika duhet te vendosin sa me shpejt per fillimin e negociatave per statusin perfundmtar te Kosoves. Cfare jane duke bere ata? Qeveria e Kosoves eshte sikur nje "zorre e verber," pa funskion, dhe megjithate eshte aty. Po ta hjekim Qeverine sikurse zorren e verber(apendixin), asgje nuk do te ndodh. Ja sa e rendesishme eshte Qeveria e Kosoves.
    Jep deklarata dhe resoluta per mospajtimin e tyre per disa ceshtje, por UNMIKU as qe ja ven veshin.

    Duhet te marrin iniciative me te forte politke. Duhet t'ja bejme te qarte BE se jemi te vendosur per te ardhmen. Me duket se rrugen qe jemi duke marre do te na shpjerre drejt inkuadrimit ne Serbi e jo ne Jugosllavi.
    Situata eshte aq e papercaktuar sa qe as nje kompani perendimore nuk ka guxim qe te investoj ne Kosove. C'te bejme ne pa nje ekonomi minimale? Nuk mund te jetojme me ndihma evroiane. Situata e tanishme ne Kosove verteton kete. I gjithe arsimi, perveq universitetit, eshte ne greve. Kane hyre ne diten e dhjete.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,331
    Postimet nė Bllog
    17
    Ari jemi jashte teme ketu, por po e vazhdojme diskutimin pasi eshte interesant. Te kuptoj plotesisht kur shqetesohesh per te ardhmen e shoqerise shqiptare ne Kosove qe po ballafaqohet me nje numer te madh problemesh shoqerore. Keto probleme ishin te parashikueshme dhe do te gjejne zgjidhje me kohen. Cdo shtet e cdo shoqeri e re demokratike e kalon kete faze tranzicioni, shiko Shqiperine, ka plot 12 vjet tranzicion dhe ka te njejtat probleme si ne Kosove!

    Problemi i statusit perfundimtar te Kosoves eshte nje problem shqetesues qe egziston ne mendjen e cdo shqiptari. Te gjithe duam te shohim Kosoven te pavarur dhe pushtetin te sanksionuar ne nje kushtetute demokratike qe ndan pushtetet me se miri. Mirepo, nese Kosova do te njihej e pavarur sot ato probleme shoqerore qe ti ze ne goje nuk do te zgjidheshin, perkundrazi do te thelloheshin pasi do te largoheshin edhe trupat perendimore edhe mbeshtetja e tyre financiare.

    Kosova ka nevoje per patericat e Perendimorevee dhe per pak kohe, derisa institucionet te fillojne te funksionojne sic duhet. Aktualisht pushteti eshte i dubluar dhe drejtuesit e zgjedhur me vote u duhet te flasin me megafonin e nje guvernatori, por kjo nuk do te thote qe do te jete gjithmone keshtu.

    Statusi final i Kosoves eshte pavaresia dhe zgjidhje tjeter nuk ka edhe sikur kundershtaret tane me te medhenj perendimore te mundohen te krijojne nje krijese te re artificiale ne Ballkan qe do ti ngjante ish-Jugosllavise. Qelqi kur thyhet nuk ngjitet. Persa i perket perkrahjes amerikane, une nuk e di ku e ke marre informacionin qe US planifikon te terheqi trupat, vetem pak dite tek CNN une degjova shkaraz se Pentagoni ne perpjekjet e tij per te hapur nje front te ri lufte ne Irak ka ne plan te zevendesoje trupat e veta ne Kosove me rezerviste per ti hedhur trupat e gatshme ne Irak. Ky tregon se amerikanet nuk kane per tiu larguar Ballkanit dhe fakti qe Ballkani sot per sot nuk perben axhenden kryesore te bisedimeve ne arenen nderkombetare, nuk do te thote qe ne nje te nerserme te afert Kosova nuk do te jete ne krye te kesaj axhende.

    Kam besim mbi te gjitha tek roli i Italise ne rajonin tone e cila po merr ne dore te gjitha interesat rajonale pa lene vend per francezet apo gjermanet ti futin hundet ne to. Washingtoni e konsideron Romen partnerin kryesor aktualisht ne Europe.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Une jam plotesisht i vetedijshem se ende jemi te varur per ndihmen e komunitetit nderkombetare. Jam i veteidjshem se keto trazira shoqerore ne Kosove jane simptome te tranzicionit demokratik. E di se po te na leshojne nderkombetaret, situata do te acarohej.

    C'fare nuk kuptoj eshte indiferenca politike e spektrit tone politike. Ne vitin e ardhshem, Jugosllavia do te shperbehet sepse do te kerkoj inkuadrim ne BE. C'fare do te thote se ata do te jene te kushtezuar te flsain per statusin e Kosoves. Kurse, intelegjenca jone nuk bene asgje drejt ketij fenomeni. Duhet t'ja bejme te vetedijshme bashkesise nderkombetare se nuk pranojme agje pos Pavaresise. E si ta bejme kete, kur UNMIKU as qe eshte duke biseduar per transferimin e qeverisjes ne duart e Shqiptareve.

    Shiko se si eshte MItrovica duke funskionuar. Eshte komune ne veti, e qeverisur nga Serbet, e jo nga UNMIKU. PSe UNMIKU nuk bene dicka drejt kesaj ceshtje? Me sa di une, pika kryesore e UNMIKUT eshte krijimi i kushteve te volitshme jetesore, ku cdo banore do te mund te jetoj ne harmoni me cdo banore tjeter te nje perkatesie tjeter etnike. Nese kjo eshte e vertete, dhe e di se eshte, atehere kam nje sense oxymoronizmi nga UNMIKU.

    Shtajneri deklaron pikat e tij per inkuadrimin e Mitrvices ne qeverisje te UNMIKUT, por ai as qe nuk permend Shqiptaret si pale biseduese. Duhet te marrim pjese ne disa vendime me rendesi te madhe sikur kjo. Si mund t'ja bejme me dije Bashkesise NDerkombetare se ne jemi te afte dhe te demokratizuar per te udhehequr nje shtet? Nese nuk inkuadrohemi ne procesin e marrjes se vendimeve tash, atehere kur nuk do ta bejme kete. Duhet ta ngrisim zerin, e jo te rrime te qete. E ardhmja e vendit eshte ne pyetje.

    I vetmi shqetesim qe une posedoje eshte indiferenca e intelegjences ne Kosove. te gjithe jane ne faze te hibernacionit. Jane ne faze beninje.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Shtajner-Thaēi: Diskutohet Plani pėr Mitrovicėn, fushatėn zgjedhore dhe decentralizim

    PRISHTINE, 14 tetor - Kryeadministratori i Kosovės, Mihael Shtajner, u takua sot nė selinė e UNMIK-ut me kryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēin. Si njofton zyra pėr informim e Partisė Demokratike, nė bisedimet rreth situtės sė pėrgjithshme dhe pėr rrjedhėn e fushtės zgjedhore, u konstatua se deri mė tash kjo fushatė ka qenė e qetė e tolerante dhe u vlerėsua se kjo ėshtė dėshmi pėr thellimin e demokracisė nė Kosovė. Nė takim u bisedua edhe pėr procesin e decentralizimit, pėr Planin Shtatėpikėsh tė Shtajnerit, pėr rendin, sigurinė dhe stabilitetin e pėrgjithshėm nė Kosovė. Gjatė takimit ata kanė konstatuar se fushata zgjedhore deri mė tash ėshtė zhvilluar e qetė dhe tolerante, duke mos shėnuar asnjė incident, gjė qė, sipas tyre, ėshtė tregues i mirė i thellimit tė demokracisė nė Kosovė. Shtajner dhe Thaēi kanė qenė tė njė mendjeje se shpalosja e programeve tė subjekteve politike, ka shėnuar njė ngritje cilėsore dhe profesionale, gjė qė tregon mė sė miri pėr konkurrencėn e vlerave dhe ballafaqimin me qytetarėt me projekte konkrete pėr pėrmirėsimin e kushteve tė jetės.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290

    Ivanoviq: Serbėt ende s’e kanė vendosur nėse marrin pjesė nė zgjedhjet lokale nė Koso

    PRISHTINE, 14 tetor - Pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės nuk e kanė marrė ende vendimin lidhur me pjesėmarrjen nė zgjedhjet lokale tė 26 tetorit. Njėri prej kėtyre liderėve, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se ngjarjet e fundit nuk japin shpresa se serbėt do tė marrin pjesė nė pushtetin lokal, nė mėnyrė tė barabartė, por vendimi pėrfundimtar pėr pjesėmarrje apo bojkotim do tė merret pas takimit tė fundit qė pėrfaqėsuesit serbė do tė fillojnė me kryeadministratorin e Kosovės Mihael Shtajner. Merret vesh se liderėt serbė do t'ia shtrojnė disa kėrkesa kryeadministratorit Shtajner, por ato tash pėr tash nuk janė bėrė tė njohura.


    sa dinak serbet: Me duket se jane duke u manipuluar nga beogradi.
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Forcat ushtarake serbe mobilizohen pėrgjatė vijės administrative me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  2. Kahet e strategjisė Serbe nė negociatat pėr statusin e Kosovės:
    Nga EveryWare nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-02-2006, 12:51
  3. Nga ideja deri te realizimi i spastrimeve etnike tė shqiptarėve
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 06:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •