Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63

    Dermatitis Hepetiformis

    Une kam nje problem po e postoj ketu pasi qe spo di ku ta postoj dhe ne te vertete pasi qe paska lexues shume ketu dhe me japin ndonje pergjigje

    Ne te vertete vellai im ka nje problem qe gati 15 vjet me lekure, diagnoza e fundit qe i eshte bere ne Zvicer ka qene DERMATITIS HERPETIFORMIS.
    Atje ne Zvicer ka perdorur tableta DAPSON por tash ketu ne Prishtine nuk ka dhe askund ne Kosove. Di dikush ndonje ilac zevendesim dhe ne pergjithesi ndonje keshille per trajtim te semundjes?

    Semundjen si thashe e ka fituar para 15 vjetesh, ka shkuar ne nje fshat dhe atje thote pasi ka hyre ne farmen e nje shoku (ku ka pasur vetem pula), ka ndjere nxehtesi te madhe dhe menjehere i jane shfaqur pucrrat.

    Semundja manifestohet ne forme pucrrash, te cilat i dalin pasi kruhet dhe mbushen me uje. Behet dhe shume nervoz kur ka alergji te tille

    Ju lutem me jepni pergjigje ne sa thashe ketu me lart, per menyren e ushqimit qe ndoshta ndikon ne dobesimin e efekteve qe jep semundja ose menyren e jeteses, gjithcka qe mund te dini

    Ju falenderoj shume te gjitheve

    Pershendetje White_Angel, pres ndonje mendim edhe nga ti

  2. #2
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Citim Postuar mė parė nga Endrrimtari
    Une kam nje problem po e postoj ketu pasi qe spo di ku ta postoj dhe ne te vertete pasi qe paska lexues shume ketu dhe me japin ndonje pergjigje

    Ne te vertete vellai im ka nje problem qe gati 15 vjet me lekure, diagnoza e fundit qe i eshte bere ne Zvicer ka qene DERMATITIS HERPETIFORMIS.
    Atje ne Zvicer ka perdorur tableta DAPSON por tash ketu ne Prishtine nuk ka dhe askund ne Kosove. Di dikush ndonje ilac zevendesim dhe ne pergjithesi ndonje keshille per trajtim te semundjes?

    Semundjen si thashe e ka fituar para 15 vjetesh, ka shkuar ne nje fshat dhe atje thote pasi ka hyre ne farmen e nje shoku (ku ka pasur vetem pula), ka ndjere nxehtesi te madhe dhe menjehere i jane shfaqur pucrrat.

    Semundja manifestohet ne forme pucrrash, te cilat i dalin pasi kruhet dhe mbushen me uje. Behet dhe shume nervoz kur ka alergji te tille

    Ju lutem me jepni pergjigje ne sa thashe ketu me lart, per menyren e ushqimit qe ndoshta ndikon ne dobesimin e efekteve qe jep semundja ose menyren e jeteses, gjithcka qe mund te dini

    Ju falenderoj shume te gjitheve

    Pershendetje White_Angel, pres ndonje mendim edhe nga ti

    Enderrimtari me vjen keq per vellain tuaj .

    Kjo semundje eshte semundje e rralle dhe ashtu sikurse the edhe ti shoqerohet me kruarje dhe skuqje te tyre . Pervec antibiotikeve Dapson ekziston edhe nje lloj kremi tjeter ( i cili mund ta ndihmoj ) Lanacaine ose Solarcaine spray. Gjithashtu pako me akull te vendosura mbi to mund ta ndihmojne edhe banjo me sode buke ( qe e quajme ne ) .

    Gluten eshte nje lloj proteine e cila ndodhet tek mielli , thekra , elbi te cilen ai duhet ta evitoj.

    Pra cdo lloj ushqimi me kete lloj proteine nuk i ben mire vellait . Duhet te perdori miellin e misrit , cdo lloj fruti dhe perime te cilat jane te fresketa ,( jo te konservuara) , qumeshti , vezet , gjalpi , djath soje , qumesht soje keto mund ti perdori pa merak sepse nuk permbajne kete proteine. Mishin e fresket mund ta perdori , peshkun , pulen , etj. Orizin mund ta perdori gjithashtu , pure patate , cdo lloj ushqimi qe perbehet nga mielli i misrit ( duke futur ketu edhe buken ) sepse buka e perditcme nuk e ndihmon . Nga pijet mund te perdori cajin , kafen , ujin mineral, veren.

    Por si fillim duhet ta dergoni te bej nje test gjaku dhe te shohi nese ekziston kjo lloj proteine ne trupin e tij , dhe per kete shkaktohet alergjia qe ai ka.

    Do mundohem per me shume informacion me te cilen mund te te ndihmoj.

    p.s. makaronat me salce , pica , birrat duhet ti evitoj . Jane te mira por nese duhet te behet me mire i duhet nje diete e forte

    Te shkuara vellait
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga White_Angel : 08-01-2006 mė 16:35
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    White_Angel
    Flm shumė pėr informacionet, ishin shume te vlefshme dhe pėrkonin pak a shumė me disa informacione qe i kam marrė gjermanisht, por unė ato si kuptoja mire. Ti i ke dhėnė shkurt dhe qartė. Flm dhe njėherė

    Vėllai im ėshtė pak i tėrhequr dhe ngurron tė kėrkojė mėnyra shėrimi. Duket se Dapsoni qė ka pėrdorur ka dalė jashtė pėrdorimit tash, sigurisht ka ndonjė ilaē tjetėr qė ka dalė sė fundi

    Sidoqoftė flm dhe nėse ke dhe ndonjė informacion me shkruaj

    Pėrshėndetje tė pėrzemėrta nga unė dhe ajo qė ti dėshiron pėr prindėrit e tu tregon se nuk je egoiste

    Pres edhe nga tė tjerėt ndonjė kėshillė. Nėse ka kėtu rrotull ndonjė dermatolog apo mjek tjetėr, ktheni pak kėtu dhe mė jepni njė kėshillė

    Falenderime per te gjithe ju

  4. #4
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Endrrimtari pershendetje! shpresoj informacioni i meposhtem te ndihmoje sado pak. I uroj vellait tuaj sherim te shpejte edhe shendet...

    DERMATITIS HERPETIFORMIS e njohur edhe si semundja e Duhring.
    DERMATITIS HERPETIFORMIS eshte kronik, shume e ngacmueshme (kruarje te shumta) e shoqeruar me plage dhe fluska. Kjo semundje eshte e lidhur me sensitivitetin e zorreve ndaj Gluten
    Faktoret qe shkaktojne kete semundje
    Alergji e shkaktuar nga Gluten (dritherave)
    DERMATITIS HERPETIFORMIS zakonisht fillon ne personat 20 dhe me te vjeter ne femra dhe meshkuj. Shkaku eshte I panjohur, por shumicen e kohes eshte si pasoje e Gluten (proteine e gjetur ne cereals(dritherat) duke e bere zorren mjaft te ndjeshme.
    Simptomat:
    Eshte extremisht kruajtes(kruajtje te shumta). Flluckat, kokrrat apo plaget zakonisht shfaqen ne zonen e bërryli, gjurit, kurrizit dhe prapanice. Simptomat jane te ndryshueshme, shpeshhere tendojne te behen shume mire, here te tjera shume keq.
    Shenjat dhe testet:
    Recomandohet nje Biopsi te lekuresdhe nje direct Immunofluorescence (teknike laboratory per te identifikuar antitrupat dhe antigjenet.
    Diagnoza:
    Dapsone, nje antibiotic, mund te ndihmoje shume pacienta. Dapsone ka edhe efekte negative, fillimisht perdoret me doza te vogla, teste gjaku duhet te behen nje deri 2 here ne jave…gjate perdorimit te Dapsone. Dhe sipas gjendjes se pacientit rritet edhe shume e perdorimit te dapsonit, ne raste kur dapsone nuk mund te perdoret me, ka alternative si psh: sulfapyridine, tetracycline colchicine, cyclosporine, azathioprine, dhe prednisone. Cyclosporine duhet te perdoret me kujdes nga pacientet pasi nese e perdorur me doza te medha rrit rrezikun e zhvillimit te Lymhomas te zorreve.
    Nonsteroidal anti-inflammatory drugs mund ta acarojne me shume semundjen; ibuprofen shfaqet si me I sigurte ndaj efekteve anesore, negative
    Iodides (jodiot) mund ta acarojne me shume semundjen gjithashtu!
    Nje diete strikte ndaj Gluten ndihmon te kontrollosh semundjen. Nese dieta eshte shume strikte mund te arrihet edhe eliminime I ilaceve dhe te ndaloje komplikacionet e mevonshme.
    Semundja mund te kontrollohet shume mire me regjim te forte…si dieted he medikacionet perkatese.
    Komplikimet:
    Kjo semundje mund te shkaktoje semundjen e tiroideve. Pacientet jane gjithashtu shume te presdispozuar ndaj kancerit te zorreve.
    Nese semundja shoqerohet edhe me diarre apo kruajtje te shumta…recomandohet te shkoni menjehere tek specialisti.
    Nuk njihet ndonje ndalim preciz I kesaj semundje. E vetmja sugjerim eshte te menjanosh perdorimin e ushqimeve (dritherat)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Undefined : 12-01-2006 mė 01:22

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Flm unkonwn per pergjigjet qe me dhe. Nese ka mundesi ta di nga jeni dhe ku gjendeni tash, punoni, apo studioni mjekesi ? Te pyes se me duket qenkeni i informuar per kete lloj semundje.

    Flm dhe njehere !

  6. #6
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2005
    Postime
    301
    Pershendetje Endrrimtari, une faktikisht jetoj ne USA dhe studjoj per kete dege, gjithashtu kerkova sa me shume informacione per semundjen dhe e postova. Nese do te kishit nevoje per me shume informacion apo pyetje te tjera jeni i mirepritur, do te mundohem te gjej pergjigjen.
    Urimet me te mira!

    miqesisht Unknown

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endrrimtari
    Anėtarėsuar
    10-04-2004
    Postime
    63
    Unknown, pershendetje !

    Vellai im sot ishte tek nje dermatolog, i cili punon ne nje spital ne Zvicer dhe keto dite ka ardhur per pushime ne Kosove. Ai tha se kjo lloj semundje ka baze trashegimore, dikush ne familjen tone ka pasur kete semundje dhe eshte bartur tek vellai im. Dermatitis hepatiformis tek vellai im, sipas tij, eshte e formes me te bute dhe per te nuk ka ndonje bari adekuat. Per Dapsone, tha se eshte bari qe dikur eshte perdorur per trajtimin e semundjes se lepres dhe tash duket se eshte jashte perdorimit dhe skishte mundur ta gjeje ne Zvicer, pasi qe Dapsone prodhohet ne Gjermani, Austri dhe disa shtete tjera, si dhe Dapsone merret vetem me porosi paraprake, pasi qe edhe semundja e Duhringut eshte nje semundje e rralle. Dermatologu ne fjale, nuk mundi t'i preferoje ndonje bari tjeter me te ri ne zevendesim te Dapsone, pervec disa barnave si citostatike, sme kujtohet sakte emri si e tha, por sic tha edhe vet mund te demtojne melcine dhe nuk mund te rrezikosh melcine per lekure. Gjithashtu tha se Dapsone nuk mund te sheroje kete semundje, vec mund ta lehtesoje...
    Me nje fjale vella, mund te me tregosh, se di ti ndonje bari qe perdoret per trajtimin e Dermatitis herpetiformis, qe sheron, eventualisht qe ka efekt per largimin e mundimeve qe ka kjo semundje
    Sipas keshillave te White_Angel, vellai im ka larguar teresisht dritherat, ushqimet e konservuara, birren edhe ashtu e ka pire rralle, ka disa efekte pozitive, psh. nuk ka diarre si me pare dhe nuk i kane dale pucra shume si me pare, por megjithate ne nyje ka pucra dhe mbreme kishte kruarje.
    C'te bejme me tutje. Kerkoj ende pergjigje... Faleminderit per durimin

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    Ke degjuar per nje ilac sulphon? Qe ndihmon mbrenda 24 oresh per te ndaluar kruarjet dhe pucrat.
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  9. #9
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anėtarėsuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Po me "Anti-Biotica" (lexohet anti-biotika)? Thone qe eshte i mire per njerezit me infeksion apo alergji te lekures.

    Besoj qe c'do doktor duhet qe ta njohi kete ilac.

    Sukses
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •