Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986

    Fino: PS do të bllokojë procesin e integrim

    Ja dhe , gafat, tradita e politika e PSse[ish PPSH].

    Deklarata ekstremiste të drejtuesve të PS kundër marrëveshjes me Bashkimin Europian


    Fino: PS do të bllokojë procesin e integrimit


    Partia Socialiste do të bllokojë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit këtë vit, nëse mazhoranca nuk respekton opozitën. Kjo ka qenë deklarata bombë që ka lëshuar dy ditë më parë sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, gjatë një takimi me socialistët e Gjirokastrës. Ndonëse Fino nuk dha asnjë rast konkret nga i cili ishte nisur për të bërë një deklaratë të tillë, vetë deklarata përmban një sens regresiv dhe antikombëtar. Sipas Finos, qeveria duhet të pranojë gjithçka që propozohet nga opozita, një praktikë kjo e panjohur vendet demokratike të botës ku ekziston opozitë e vërtetë politike. Deklaratat revolucionare të Finos, që nuk pajtohen aspak me frymën e zhvillimit në të cilën ka hyrë vendi, vijnë menjëherë pas vendimit të kësaj force të majtë për t`u hedhur në protesta vetëm disa muaj pas lënies së pushtetit. Megjithatë, deklaratat e drejtuesit të lartë socialist, ndonëse sipas përfaqësuesve të mazhorancës nuk ndikojnë aspak në procesin e integrimit të vendit, mbeten shqetësuese për frymën regresiste dhe destruktive që përcjellin. Deklarata të tilla janë një dëshmi e qartë se forcës kryesore të opozitës së sotme nuk i intereson integrimi i vendit, por qenia e saj në pushtet. Një gjë të tillë e përforcon mjaft mirë edhe fakti që për 8 vjet të qeverisjes së kësaj opozite, nuk u bë asnjë hap konkret për integrimin e vendit. Vetëm pas ndërrimit të pushtetit, negociatorët e BE-së i hapën Shqipërisë dritën jeshile për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit në fillim të këtij viti. Sidoqoftë, ky nuk është qëndrimi i vetëm antiprogres dhe destruktiv i opozitës socialiste, e cila, në një gjendje të çorientuar dhe përballë mungesës së fakteve dhe argumentit, është shprehur kundër çdo nisme të mazhorancës për reforma, që janë pjesë e rekomandimeve të BE-së. Kjo forcë politike, e cila krijoi nivelin e lartë të korrupsionit në vend dhe lidhjet e ish-zyrtarëve të lartë me krimin e organizuar gjatë kohës që ishte në pushtet, tashmë ka zgjedhur që të përdorë të gjitha mjetet për t'i ruajtur ato që në gjuhën e përditshme të socialistëve quhen standarte të demokracisë. Shqiptarët, që më 3 korrik e nxorën këtë forcë politike në opozitë me vullnetin demokratik të votës, tashmë po binden se Partia Socialiste nuk ka qenë asnjëherë e interesuar për integrimin e tyre, jo vetëm kur ishte në pushtet, por edhe tani që mban vendet e forcës kryesore të opozitës. Në mënyrë të paprecedent, qytetarët e vendit më të varfër të Europës, të mbetur të tillë për shkak të kësaj force politike që sot është partia kryesore e minorancës, po bëhen dëshmitarë të përpjekjeve absurde, antikombëtare dhe regresive të saj, për të frenuar procesin e integrimit të tyre në Europë.
    rd

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    PS, kthim 13 vite pas


    Bledi KASMI


    Sekretari Organizativ i PS, Bashkim Fino, deklaroi dy ditë më parë gjatë një takimi me socialistët lokalë të Gjirokastrës se partia që ai përfaqëson është e gatshme që të bllokojë procesin e integrimit të vendit, në rast se PS nuk do të respektohet nga mazhoranca. Deklarata ka kaluar me një shpërfillje të plotë, sikur të jetë bërë nga ndonjë person i papërgjegjshëm, ndërkohë që personi në fjalë është një prej pesë njerëzve më të rëndësishëm vendimmarrës në kupolën që drejton PS. E gjendur në një krizë identiteti, partia më e madhe e opozitës po manifeston qëndrime krejt të çoroditura për probleme mjaft të rëndësishme me të cilat përballet vendi. Rasti i sekretarit Organizativ, më e pakta, të bën të mendosh se në këtë forcë politike ka individë në strukturat e larta hierarkike që mendojnë se koha mund të kthehet të paktën 13 vite pas.

    Në vjeshtën e vitit '93, PS, edhe në atë kohë në opozitë, deklaroi në Kuvend se ishte kundër hapjes së Shqipërisë me Perëndimin dhe shprehu prerë se do të votonte në Kuvend kundra çdo nisme të mazhorancës, që synonte anëtarësimin në NATO dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë. Deklaratat e asaj kohe e identifikuan qartë PS si një parti antiperëndimore, me një fizionomi tërësisht marksiste dhe bënë të qartë në sytë e Perëndimit se në Shqipëri ekzistonte një opozitë, e cila kishte mbetur akoma në kohën e luftës së ftohtë.

    Gjithsesi, ka një ndryshim jo të vogël mes deklaratave të bëra 13 vite më parë nga PS dhe atyre të dy ditëve më parë të Finos. Në '93, PS kishte vetëm disa muaj që kishte ndryshuar emrin, nga puniste në socialiste. Strukturat drejtuese dhe baza e kësaj partie ishte e mbushur me enveristë, sigurimsa dhe aparatçikë të tjerë të sistemit të vjetër, të cilët ende shpresonin në atë kohë në rikrijimin e Bashkimit Sovjetik, dhe nostalgjia për atë kohë ishte deri diku e kuptueshme po të kihet parasysh se bëhet fjalë për një distancë kohore 3-vjeçare nga rënia e perdes së hekurt. Por sot, kur kanë kaluar 16 vjet nga rënia e perandorisë të së keqes, të dëgjosh akoma se e njëjta forcë politike, e cila u deklarua kundër anëtarësimit në NATO, deklaron qartësisht se është kundër edhe integrimit në Bashkimin Europian, flet qartë se kemi një opozitë të pandryshueshme. Edhe historia e tetë viteve të fundit, kur PS ishte në pushtet, reflekton pikërisht mungesën e vullnetit politik të ish-mazhorancës për integrim në strukturat euroatlantike. Në tetë vite nuk u arrit të mbyllej Marrëveshja e Asociim-Stabilizimit, një proces që vende fqinje e konkretizuan brenda një periudhe kohore 3-vjeçare. Ndaj deklarata e sekretarit Organizativ të PS nuk përbën ndonjë çudi të madhe. Kjo sepse vetë përbërja e strukturave drejtuese të PS është e mbushur me ata individë, të cilët u shpallën në një farë mënyre persona non grata nga Perëndimi. Por nuk mund të mos evidentohet një ndryshim në qëndrimet e socialistëve të 13 viteve më parë me socialistët e sotëm. Nëse 13 vite më parë PS kishte një afeksion ideologjik ndaj një sistemi të dështuar si ai komunist dhe ishte pikërisht ky afeksion që i nxiste ata për qëndrime antiintegrim, sot është paniku i madh i socialistëve nga rrëzimi i sistemit të korrupsionit të ngritur përgjatë tetë viteve të fundit që i nxit ata në këto qëndrime.

    Edhe pa deklaratën e sekretarit Organizativ të PS, është lehtësisht e kuptueshme se kjo forcë politike vazhdon të jetë bllokuese e integrimit të vendit për sa kohë drejtohet nga njerëz të lidhur me krimin ekonomik dhe strukturat vendimmarrëse janë të mbushur me individë të tillë. PS nuk ka arritur të bëjë qartësisht analizën e rrëzimit të pushtetit, gjë që do t'i sillte detyrimisht edhe një distancim nga elementët që vazhdojnë ta mbajnë atë peng të së shkuarës së errët.

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  3. Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 03-07-2005, 03:43
  4. Qeveria e re votohet ne parlament, opozita braktis votimin
    Nga lis në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 117
    Postimi i Fundit: 05-01-2004, 17:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •