Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17

    Kristina Hoshi(Koljaka), skulptorja e parė shqiptare

    Udhėtimi artistik i skulptores sė parė shqiptare

    Ylli Drishti*

    Ikja e heshtur e Kristinės


    ?Nuk e kam dashur kurrė artin ?modern? (kuptoni artin, qė nuk i lejon vend figurės njerėzore); nuk kam dashur asnjėherė tė punoj nė kėtė drejtim artistik; nuk kam tentuar asnjėherė tė konceptoj nė mendimet e mia figura tė cilat nuk do tė ishin veēse trupa njerėzorw? Ēdo krijim tjetėr pėr mua nuk ėshtė vepėr arti,por veēse njė objekt, i cili tenton tė shprehė njė mendim intelektual. Respektoj vetėm trajtimin e figurės njerėzore? Ajo kėrkon zotėsi shumė tė madhe, ndjeshmėri emocionale tė lartė? Shpresoj se asnjėherė nuk do tė rreshtė puna e artistėve tė penelit dhe tė daltės pėr ta trajtuar nė kohėrat qė do tė vijnė.

    Para pak kohėsh (21.10.2005) nė Ēikago (SHBA) mbylli sytė nė moshėn 90 vjeēare (nė shtėpinė e djalit tė saj) skulptorja Kristina HOSHI (Koljaka). Kristina ishte skulptorja e parė shqiptare e diplomuar nė Akademinė e Romės, nė ateljenė e prof. D'Angelo Xaneli, ku vite mė parė kishin studjuar piktorėt Vangjush Mio (1920 ? 24) dhe Zef Kolombi (1929 ? 33). Ajo i pėrket familjes kavajase tė inxhierit tė talentuar tė armatimeve Jani Koljaka, intelektual dhe zotėrues i 12 gjuhėve tė huaja. Angja Petro Bidoshi (nėna e Kristinės) dhe Jani Koljaka pas martese patėn 7 fėmijė dhe Kristina ishte fėmija i tyre i dytė. Kristina u dashurua pas artit qė fėmijė dhe prindėrit ia kultivuan pasionin duke i krijuar mundėsimin e formimit artistik professional tė mesėm dhe tė lartė nė Italinė fqinje.

    Kristina Hoshi (Koljaka) pėrveē kontributit tė saj si artiste thellėsisht realiste nė historinė e artit shqiptar, ka dhėnė njė ndihmesė tė ēmuar nė pėrgatitjen e brezave tė artistėve tė ardhshėm qė u pėrgatitėn nė shkollat shqiptare tė artit. Kristina ishte pjesė e stafit pedagogjik nė Liceun Artistik ?Jordan Misja? krahas kolegėve A.Buza, O.Paskali, J.Paēo, S.Kaceli, por edhe nė Institutin e Lartė tė Arteve qė u ēel nė Tiranė nė vitin 1960. Krijimtaria e Kristina Hoshi (Koljaka) nė skulpturė dhe kontributi i saj ėshtė i rėndėsishėm pėr artin realist shqiptar veēanėrisht gjatė viteve 1950-1960, kur artistėt e daltės numėroheshim me gishtat e dorės dhe ishin tė gjithė tė diplomuar nė Akademitė perėndimore tė kohės.

    Veprat e Koljakės

    Nė kėtė periudhė ajo realizoi kompozime nga jeta e pėrditshme dhe njė cikėl me portrtete tė heronjve tė luftės Nac.- ēl. Tė kėsaj periudhe janė kompozimet: ?Pyllėzimi?, 1951 (i cili vlerėsohet me ēmim tė parė), ?Nė ballė tė tynelit tė Selitės? (1951), ?Dita e parė e shkollės? (1955), ?Fėmijėt dhe pėllumbi? (1955), ?Djali me delfin? (1957), ?Kolektivizimi? reliev (1958), ?Hedhėsi gjyles? (1958) dhe portretet: ?Doktor Shiroka? (1956) ?Gjok Doēi?(1953), ?Hajdar Tafa? (1954), ?Mustafa Matohiti? (1955), ?Ali Kelmendi? (1956) etj. Nė vitin 1961 skulptorja Kristina Hoshi (Koljaka) do tė nderohej me titullin ?Skulptore e Merituar?. Mė tej skulptorja nė pėrgjithėsi u pėrqėndrua nė gjininė e portretit sipas kėrkesave tė kohės. Tė kėsaj peiudhe janė njė cikėl portrtetesh si: ?Inxhinjeri i ri?(1964), ?Dora D'istria?(1978), ?Justina Shkupi? dhe ?Tefta Tashko Koēo? (1974) etj. Edhe pse nė krijimtarinė e saj numri i veprave tė skulptores nuk ėshtė mjaft i konsiderueshėm, ajo ka qėnė pjesėmarrėse nė shumė Ekspozita dhe Konkurse qė organizoheshin nga LSHA dhe Ministria e Kulturės Shqiptare deri nė vitet ?90. Vepra e saj ėshtė thellėsisht realiste duke reflektuar Akademizmin Italian tė viteve ?40. Nė mjaft portrete si ?Doktor Shiroka?, ?Tefta Tashko Koēo? ndjehet ngohtėsia dhe delikatesa e modelimit, mjeshtria dhe dashuria ?shpirtėrore? e artistes Hoshi (Koljaka). E edukuar brenda kornizave tė rrepta tė Akademizmit Italian si gjatė Liceut qė ajo mbaroi nė Romė (1930 - 34), por edhe si studente e Akademisė sė Arteve tė Bukura (1938 ? 41), Koljaka pas studimeve dhe kthimit nė Shqipėri mbeti deri nė fund tė krijimtarisė sė saj realiste.

    Skulptorja realiste

    Realizmi si njė formė komunikimi mjaft e afėrt me publikun ishte dhe drejtimi artistik qė shteti komunist shqiptar zgjodhi tė aplikoj nė propagandėn dhe zhvillimin e arteve dhe kulturės nė pėrgjithėsi. ?Realizmi Socialist? veēanėrisht pas viteve ?60 u konsolidua nga artistėt e formuar nė Akademitė Lindore por edhe nga brezi i artistėve tė formuar nė Akademitė perėndimore. Me krijimtarinė e saj Kristina ka krijuar imazhin e njė skulptoreje realiste qė ruan komunikimin me ?jetėn reale? ? modelin. Ajo modelon ngrohtė dhe forma e plastikės sė saj ėshtė mjaft delikate. Qė nė vitin 1955 kritiku francez Reno de Zhuvenel evidentoi talentin e skulptores kur vizitoi Shqipėrinė :...?Mua mė duket se nė kėto vepra del nė pah njė ndjeshmėri e rrallė. Vepra e saj mė e goditur ėshtė ?Pyllėzimi?, punuar me dashuri dhe plot nur dhe realizėm...?. Nė shtypin shqiptar nė vazhdimėsi ėshtė folur dhe vlerėsuar vepra dhe figura e skulptores Hoshi (Koljaka).

    Botimet

    Nė vitin 2002 studjuesja e artit nė GKA, Tiranė Suzana V.KUKA publikoi Monografinė me titull :?Kristina Koljaka ? Skulptorja e parė shqiptare e shek.XX?. Monografia ėshtė njė studim shkencor ? artistik mjaft interesant dhe mė i ploti mbi jetėn dhe veprėn e Skulptores HOSHI (Koljaka). Edhe nė botimin mė tė fundit tė GKA, Tiranė, Institutit Italian tė Kulturės dhe Aica Albania me autorė Leon Ēika dhe Ylli Drishti me titull ?Artistė Shqiptarė nė Akademitė Italiane?(dhjetor 2005), zė vend dhe emri i skulptores sė merituar Kristina Hoshi (Koljaka), krahas 19 artistėve tė tjerė shqiptarė qė u formuan nė akademitė italiane duke filluar nga shek.XIX - XX.

    Nderimi

    Mė 21 prill 2000, Bashkia e qytetit Tiranė, i jep Kristinės Ēertifikatėn me titullin ?Mirėnjohje e Qytetit tė Tiranės? dhe mė 19 janar 2001 Bashkia e qytetit Kavajė e nderon Kristina Hoshi (Koljaka) si ?Qytetare Nderi? e qytetit duke e quajtur ?...bijė e nderuar e qytetit tė Kavajės, skulptore e parė shqiptare...?

    Nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve ,Tiranė ndodhen 7 vepra tė autores tė periudhės 1940 ? 1974. Emri dhe vepra e skulptores Kristina Hoshi (Koljaka) tashmė ka zėnė vend nė historinė e artit shqiptar tė shekullit tė XX.Veprat e saj janė ekspozuar nė vazhdimėsi nė linjėn ekspozicionale tė GKA,Tiranė dhe sigurisht janė pjesė e trashėgimisė kulturore e artistike tė kombit shqiptar. Tė gjithė ata qė e kanė njohur Kristinėn si vajzė e bukur, mėsuese dhe artiste nuk do ta harrojnė lehtė imazhin e saj: njė vajzė dhe grua e bukur jo shumė tė gjatė me sy tė kaltėr, e ėmbėl nė komunikim, e kulturuar, dinjitoze dhe vėshtrim ėndėrues ? njė artiste. Le ta kujtojmė sėbashku emrin dhe veprėn e saj, le ta nderojmė sėbashku ?Qytetaren e Nderit? tė qytetit tė saj tė lindjes ? Kavajės.

    *Studjues arti nė GKA,Tiranė

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o ed rama o Moisiu e kan kusheri kte Skulptoren.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •