Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 75
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Mjellmush, më ka marrë malli...

    Mjellmush, po te flet zogushi yt, e ka marre malli shume per ty. Do vij te te shoh shpesh Mjellmush, sa here qe te ndihem pak vetem, sa here qe te kem nje hutim keshtu pa shkak, do vij te te sjell nga nje poezi te vogel, here te gezuar e here te trishtuar, thjesht per ta ndare bashke, e do te ta lexoj vete me ze, e ti do te me kapesh nga veshi, e une do te skuqem nga turpi e ti do te me marresh per dore e do te shkojme per te mbledhur krandet e flise me kulloshter...

    Rainer Maria Rilke

    Copëz fundi

    vdekja është e madhe
    ne i përkasim asaj
    gojë që qesh
    kur ne e besojmë veten
    në mes të jetës
    ajo guxon të qajë
    midis e ndërmjet nesh

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-07-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    58
    Jam shume i prekur nga kjo humbje ne nje moshe kaq te re. Edhe se nuk e kam njohur apo debatuar ,pasi jam i ri ne kete forum me vjen shume keq dhe jam shume i trishtuar sot .Dhimbjen per nje ditelindje te pa festuar te nje personi qe e adhuroja dhe e cmoja me shume se gjithcka ne kete bote, ma shtoj kjo humbje para kohe e kesaj krijese te bardhe si vete emri qe mbante. Ne shpirtin tim bashkohen te dy dhimbjet dhe u uroj nje udhetim te embel dhe ne paqe ,perendia qofte e meshirshme me to dhe princesha dhe mbrojtsja jone ne boten e pertejshme Nene Tereza i pranofte ne suiten e saj.
    Kjo dhimbje me kujtoj nje poezi te nje shoku tim te shkolles Ylli Molla.

    Kjo Jete

    Jeta?
    Para syve tane
    Zhurmon
    Tallazitet
    Si det i pa ane !
    Jetojme ?!
    Shikojme?!
    Ne caste dhimbje mizore
    Dyshojme...

    I Perjetshem qofte kujtimi jote mjellm enderrimtare!!!!!!!!!!!
    Zoti bekoftë gjithë shqiptarët

  3. #3
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Mjellme lundro krenare ne liqenin e perjetesise.

    Na mungon.........
    Ndryshuar për herë të fundit nga bayern : 09-01-2006 më 03:17
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Do të na marrë malli të gjithëve për fjalët e Mjellmës sonë, për këshillat e matura, për fjalët e zgjedhura. Do të na mungojë prezenca e sajë, energjia e pakufishme që ajo e kishte dhe reflektimet e forta që i përcillte. Mjellma, ishte vërtetë Mjellmë, krenare me kokën lart, një reprezentuese e denjë e kombit të vet në diasporë, një person për të ia pasur lakmi. Ishte mu sikur mëngjeset e prishtinës, mëngjeset të cilat ajo i adhuronte. Ishte një Mjellmë në liqenin e saj të qetësisë.
    Perëndia i pastë dhënë qetësinë të cilën patjetër se e meriton.
    U preft e qetë në botën e amshuar.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506

    Mirëmëngjes, Mjellmushi im...

    Rainer Maria Rilke

    Orë e rëndë

    Kush qan në këtë çast këtu apo atje nëpër botë
    Pa shkak qan nëpër botë
    qaj mbi mua
    Kush qesh në këtë çast këtu apo atje nëpër natë
    Pa shkak qesh nëpër natë
    qesh me mua
    Kush ngrihet në këtë çast këtu apo atje nëpër botë
    Pa shkak ngrihet nëpër botë
    eja drejt meje
    Kush vdes në këtë çast këtu apo atje nëpër botë
    Pa shkak vdes nëpër botë
    më vështro mua

  6. #6
    I larguar Maska e panchovilla
    Anëtarësuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Jam i prekur edhe per faktin se disa ketu e merzisnin Mjellmen. Gjerat e keqija nuk permenden por ja une nuk i mbaj dot. Keshtu qe iu them te gjitheve mos luani me ndjenjat e dikujt sepse kaq e ka jeta. Nese ja thyejm zemren dikujt mund qe mos ta takojme perseri ti kerkojme falje.
    Nuk dua te permend me shume detaje sepse kujt i flas e merr vesh.
    Edhe njehere e shoh se edhe shoqeria ne virtualitet te beka te pikellohesh sikur te te vdesi nje anetar i familjes.
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  7. #7
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Perse valle vijme,
    Gjersa shkojme kaq shpejt?
    Shpesh aq shpejt sa s'me besohet!

    Neper faqet e forumit
    Nuk do lexoj me,postimet e tua
    Ne tryezat e zemrave tona
    Karrigia jote bosh.............
    Harrova!
    Harrova qe po te percjellim me nje arkivol
    tmerresisht te bukur
    Dua te them me nje bukuri te tmerrshme.
    Si nje mjellme
    Te leshuam ne liqenin e qetesise tende
    Neper nate...
    Ne nje nate te bukur,plot yje
    Ti benin drite rruges tende
    Dhe rruga eshte pafundesisht e gjate........

    Rruge te mbare Mjellme
    Te fala te gjitheve
    Dhe miqve dhe ish armiqve tane....
    Mos u merzit;
    Te gjithe nje nga nje
    Andej do te vijme nje dite.
    Vetem mos harro,
    Dilni dhe na prisni...................


    Perse valle vijme
    Gjersa shkojme kaq shpejt?


    PS Jam tejesisht i prekur.Sikur ta njihja prej vitesh.............
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  8. #8
    S'pata fatin te flas nje here me mjelmen edhe pse ikona e saj e vecante me kishte rene ne sy. Sa here shihja mjellmen e kristalte ne sfond, kisha pershtypjen qe dhe personi qe e kish vene duhet te ishte paksa ashtu si ajo, e paster si kristali.

    Duke lexuar shkrimet e juaja, te cilat me preken tej mase, kuptoj qe vertete ajo paska qene ashtu, por c'fare me preku me shume ishte shprehja e saj " T'ja puth mengjeset Prishtines"
    Shpesh zgjohem e mendoj Tiranen, shtihem ne darke e mendoj Tiranen, por jo vetem qytetin, por ata njerez te dashur qe kam atje. Nene, Babe, vella gjysh e gjyshe. Sa e veshtire paska qene per ne shqiptaret te jetojme me nje brenge kaq te madhe. Te kemi mall e mos ta shuajme dot, te kemi dashuri e mos te dime ku ta japim, te duam te puthim ata njerez qe na kane rrit mes te mirash e mos te mundemi dot. Mjellma me kujtoi edhe nje here sa e trishte eshte te ndahesh pergjithmone. Te ikesh e mos "t'a puthesh Prishtinen, Tiranen, njerzve qe te duan dhe i do. Prandaj o njerez mos u merzisni kur jeta ju tregon pengesat e saj, po thjesht luftoni qe ta jetoni ate denjesisht, se fundja ska me te bukur se jeta vete.
    Edhe dicka te fundit: Falni dashuri ne kete bote, thuajani njerzve qe doni qe i doni, sepse nje dite ndoshta do jete shume vone.

    Ju uroj te gjitheve shendet, fat e paqe.
    ...........kurse mjellmes i uroj ........paqe.
    Pasi te kesh lexuar firmen time, do te mendosh qe harxhove 10 sek te kohes tende ne forum, qe eshte gjithashtu kohe e humbur kot.

  9. #9
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Mbi kokat tona vallezon nje hije vdekjeje me nje valle pakuptimisht te huaj per ne. Mjegull. Jemi te gjithe mbi syte nen dhe. Rendojme mbi hapat e njeri-tjetrit deri atje... qajme ...Pastaj do presim qe nga lotet tane te lulezojne zambake te bardhe... vetem per ate...
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  10. #10
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Mjellmush, po ecja sot ne rruge dhe nuk e di sesi, e pashe veten si nje endacak. Po, po, Mjellmush, endacak siç te gjithe njerezit. Endacak qe perkundet midis caqeve te nje fjale te pathene dhe te nje fjale te thene teper. Me nje fjale, endacak mjegullash. Sa keq, Mjellmush, sa keq, endacake te pandreqshem...

    Paul Eluard

    Vetëm

    Në të djathtë të qiellit të errët një pemë do të lulëzonte
    E qeshur e shndritshme e trëndafiltë dhe qielli do të jetonte nga kjo
    E unë ëndërroj i humbur në ditën e shkretuar
    Dhe rrënqethje të gjata të ftohta zbardhojnë mendimet e mia.

  11. #11
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Oiseau dhe te gjithe atyre qe ndiejne veten bosh nga kjo humbje:

    Para ca kohesh humba nje njeri qe kisha goxha afer,qava me dite te tera derisa ne nje nate e pashe ne enderr,ishte ulur ne cepin i krevatit tim dhe me tha"Mendova qe te kisha lene aq kujtime te bukura sa te mos beje keshtu".Une nuk besoj dhe aq ne mbinatyralen e endrrave por qe ne ate moment vendosa te mos kujtoj me merzi njerezit qe kam dashur te cilet s'jane me.
    Njeriu duhet te jete i lumtur qe ka patur fatin te njohe,te kete dashuri nga ato...kurse vdekja?Vdekja eshte nje faze qe do e kalojme te gjithe.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Rekuiem për një njeri me shpirt të madh.
    Për ty shumë e çmuara dhe e respektuara Feride (Mjellma)

    MJELLMA E QETËSISË

    1.
    Mëngjesi agoi në Prishtinë
    Dhe ti atë mëngjes nuk e puthe dot
    Ishte i mugët, i errët fare
    Një mëngjes i larë me lot!

    2.
    Dukej se Prishtina qante
    Mu ashtu sikur dhe zemra ime
    Duket se Prishtina
    Pa puthjet e tua ka mbetur jetime!

    3.
    Ti ike krenare nga kjo botë,
    Puthjen peng ia le Prishtinës
    Ike në qetësinë e liqenit tënd
    Këtë botë mjerane e le prapa shpindës!

    4.
    Kokën nuk e ktheve, lotët me na pa
    Nuk shikove prapa miqt e tu si qajnë,
    Nuk shikove dot krenarinë që të njohën
    Kujtimet e ëmbëla që për ty i mbajnë!

    5.
    Ne të vegjlit mbetëm
    Ti e madhe (në zemër) ike
    Punën e çmuar e le pas vehtes
    Veç u tranformove, por kurrë nuk u fike!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-01-2017 më 00:03
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 13-01-2006 më 07:00

  14. #14
    Në lumë

    Plotë ujë peshq
    Dhe rrjeta në pritë

    Diku lartë
    Ndoshta qielli me yje

    Mes tyre e vetme
    Hëna gjysmë e plotë
    E sosi veten

    Në lumë
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriani : 15-01-2006 më 13:38

  15. #15
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    André-Ferdinand Herold

    Mbi tokë bie borë,
    Mbi tokë bie hije.

    Ku kanë shkuar gjethet e vyshkura ?
    Edhe këto gjethe kanë vdekur,
    E tani bie borë dhe hije.

    Ndoshta engjëj që përplasin
    Çekiçë të ndryshkur përkundër dyerve,
    Engjëj që na vrasin me vuajtje të ngadalta.

    Dhe, në horizont, re të trishta, zvarrë-zvarrë...

    Shtëpitë të mbyllura si varre të zeza,
    Dhe, ngado, bie borë dhe hije.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    mjellme
    heren e fundit nxitoje
    me the qe je mire
    me dhe nje pende
    si urim ogurbardhe
    dhe ike
    sme dhe kohe as te te ndal
    mjellmat jane te lira
    shtegtuese
    ku ta dija une
    se ti do kaperceje shtegun e fundit
    une kam marre mallin
    e flas me te si me ty
    te kemi shkruar
    ne nje buzembremje
    po valet se kuptojne
    ndaj i fshijne
    fjalet e shkruara
    (sa te pafajshme qe jane)
    liqeni eshte serish gri
    i shkrete ngjan me beso
    ti je zemruar me mua
    e as fjale as ze ne ty nuk marr
    c'ndodhi me ty
    me zemren e bardhe
    me shpirtin e madh
    te kerkoj qiell
    ndersa ne vesh me pershperit nje ze i mekur
    une prap se prap si i marre
    vazhdoj te mos besoj
    qe ti ke vdekur

    * * *

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2004
    Vendndodhja
    usa atlanta
    Postime
    89
    Mjellma iku ,per ne parajsen e qetsise. Rruga e leht te qoft moj motra ime. Ishe e mire , e afert , krenare , shoqe , mike ,patriote . Me mungon shum, numrin tende te cecularit nuk e kam feshire dot. E mbaj aty te sigurt , qe kur dua te ndegjoi zerine tend e kam ne veshin tim, edhe pse nuk te prek, aroma e telefonit me sjell eren dhe ne frymen qe me vje nga thellesia.Nuk te harroi asnjehere mbetesh e pashlyer ne mendjen time.


    Te gjithe qe ju shkruat poezit per Mjellmen ju falenderoi , sidmos Oiseau en vol, poetin. dhe drerin. Ju lumt juve qe e kujtoni me fjalet artistike ,te ndjeren Mjellme.

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anëtarësuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    * * *
    Sonte do nisem per Prishtine
    e ti ne mendje me erdhe
    prandaj jam i trishtuem Mjellme
    Ti je ne liqenin e qetesise
    me dil para s'mundem me te thane
    neser kur mes hapash
    dikush shqip ka me me fole
    zany yt do me duket
    do kthej kryet pertej yllit
    do ta nis nje qeshje buze
    per nje re te bardhe
    ne trajten e siluetes tane
    qe ka me ardhe
    prej atij mengjesi Prishtine
    .........
    Shqip kane me me percjelle ne Prishtine
    e jeta jeme
    ka me ndrrue edhe nje flete
    neser
    * * *

  19. #19
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Nese vdes - mos u trishto
    Pse ndahem prej teje
    ne grusht zemren shtrengo
    Une prape kthehem
    Nese vdes ...... cfare pastaj ?
    Si nga gjumi do te ngihem.
    Nese vdes - mos therrit
    neper nete te degjoj
    Nese vdes - Ti jeto

    Une ne ty do te jetoj ......
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  20. #20
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Eminesku:

    "Ai është prapë, megjithëse s'është,
    i vdekur ndrit gjithmonë"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-01-2017 më 00:03

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •