Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,426
    Postimet nė Bllog
    17

    Nje ze shqiptar antikomunist nga Australia

    Historia e Hiqmetit, nga fisi i famshėm Ndreu i Sllovės sė Dibrės i cili u arratis nė Australi, ku pėr 22-vjet me rradhė drejtoi emisionin "Zėri i shqiptarėve tė lirė"

    Hiqmet Ndreu: "Aventura ime nga internimi nė Radion e Melburnit"


    Dashnor Kaloēi

    Hiqmeti rrjedh nga fisi Ndreu i Sllovės, i cili ėshtė njė nga fiset mė tė njohura jo vetėm tė Qarkut tė Dibrės, por edhe nė tė gjithė Shqipėrinė.Babai i Hiqmetit ėshtė quajtur Islam Ndreu dhe ka qenė njė nga fėmijėt e tė famėshmit Cen Elezi, nacionalistit qė pasi u pėrndoq nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, u arratis nė Jugosllavi me disa nga djemtė e tij ku dhe vdiq nė burgun e Shkupit nga torturat e sllavokomunistėt titistė nė vitin 1949. Trungu i familjes sė Hiqmet Ndreut, pėrveē tė jatit Islamit, e gjyshit Cen Elezit, vazhdon edhe mė tej me stėrgjyshin e tij Elez Isufin, i cili ėshtė tepėr i njohur jo vetėm nė tė gjithė Shqipėrinė, por dhe nė historinė e Ballkanit. Pas Elez Isufit, Suf Xhelilit e Cen Elezit, tė cilėt lanė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė, gjatė viteve tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, nga trungu i fisit Ndreu dolėn edhe burra tė tjerė jo mė pak tė njohur qė e vazhduan mė tej traditėn patriotike tė asaj familje. Ndėr ata ishin Dali Ndreu dhe Esat Ndreu, tė cilėt me gradat e Gjeneralit e Kolonelit drejtuan formacionet e mėdha partizane gjatė Luftės Antifashiste. Por i gjithė ai kontribut i madh qė dhanė pėr Shqipėrinė burrat e kėsaj familje, i fshi menjėherė fill mbas mbarimit tė Luftės nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, i cili i ndoqi dhe i persekutoi nė mėnyrėn mė barbare pinjollėt e atij fisi, duke filluar nga Cen Elezi, Daliu e Esati e me rradhė Xhelal Ndreun, Mehdi Ndreun, Xhetan Ndreun, Mersin Ndreun, Gani Ndreun, Selman Ndreun, Tafil Ndreun, Riza Ndreun, Isa Ndreun e deri tek brezi i Hiqmet Ndreut, qė pėr t'i shpėtuar hakmarrjes komuniste morėn rrugėt e mėrgimit duke u arratisur nga Shqipėria. Si rezultat i atij gencidi tė pashembullt qė ndoqi regjimi komunist i Enver Hoxhės ndaj kėsaj familje, 6 burra u varanė apo u pushkatuan, 20 tė tjerė u dėnuan me mbi dhjetė vjet burg, 12 djem u arratisėn nga Shqipėria pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve dhe 55 familje tė tjera nga trungu i Ndreve u dėrguan nėpėr kampet e internimit ku vuajtėn nga viti 1946 deri nė 1991-in. Njė nga ata djem tė kėtij fisi tė njohur qė pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve tė egra tė sllavo-komunistėve u arratis nga Shqipėria, ishte dhe Hiqmeti i cili pas shumė peripecive u vendos nė Australi, ku pėr njėzet e dy vjet me rradhė drejtoi njė program nė gjuhėn shqipe tė titulluar "Zėri i shqiptarėve tė lirė". Lidhur me kėtė Hiqmeti dėshmon nė intervistėn e botuar mė poshtė, ekskluzive pėr Gazetėn.

    Zoti Hiqmet, ju jeni nga fisi i njohur Ndreu i Dibrės, ē' mund tė na thoni diēka mė konkretisht, pėr veten dhe familjen tuaj?
    "Unė kam lindur mė 20 mars tė vitit 1932-tė nė fshatin Sllovė tė Dibrės dhe babai im, Islam Ndreu, ka qenė njė nga 15-fėmijėt e Cen Elezit, djalit tė Elez Isufit, i cili ėshtė shumė i njohur nė historinė e Shqipėrisė. Babai im Islami, nga fundi i viteve 20-tė u diplomua nė shkollėn amerikane tė Harry Fultzit dhe ka qenė njė ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė asaj shkolle. Kėtė gjė e ka shkruar vetė Harry Fultz nė memorjet e tija tė botuara nė SHBA. Pas diplomimit nė atė shkollė, babai ka punuar si Kryetar i Komunės sė Kryevidhit nė Kavajė dhe mė pas si Kryetar i Bashkisė sė Shijakut".

    Po gjatė viteve tė pushtimit fashist, cili ka qenė aktiviteti i tij?
    "Pas pushtimit tė Shqipėrisė nga Italia, babai nuk pranoi tė shėrbente mė si Kryetar Komune e dha dorėheqjen nga ajo detyrė e u kthye nė Sllovė sė bashku me Kolė Tromarėn. Gjatė viteve tė Luftės ashtu si tė gjithė burrat e tjerė tė fisit tonė edhe babai, Islami, si nacionalist qė ishte u lidh ngushtė me lėvizjen antifashiste".

    Kur filloi persektutimi i familjes suaj nga regjimi komunist i Enver Hoxhės dhe cilat ishin shkaqet?
    "Persekutimi i fisit tonė Ndreu dhe njėkohėsisht edhe i familjes sime, filloi nė marsin e vitit 1946 dhe shkaku kryesor ishte se gjyshi im Cen Elezi, u shpall armik nga regjimi komunist i Enver Hoxhės qė erdhi nė fuqi nė dhjetorin e vitit 1944".

    Goditja ndaj gjyshit tuaj Cen Elezit nuk filloi menjėherė pas mbarimit tė Luftės?
    "Jo, ajo filloi aty nga marsi i vitit 1946 dhe deri nė atė kohė Cen Elezi nuk u trazua shumė, ndoshta dhe pėr faktin se akoma ruhej njė farė respekti pėr vėllanė e tij Esatin, ish-komandant i brigadave partizane dhe pėr Gjeneral-major Dali Ndreun, komandantin e Korparmatės sė Parė. Nė atė kohė, pra nė marsin e 1946-ės, bashkė me gjyshin Cen Elezin, i cili doli nė arrati nė mal, u arratis edhe babai im Islami, me vėllezėrit e tij. Nė atė kohė qė u arratis Islami, familjen tonė e internuan nė Kalanė e Beratit sė bashku me 50-tė pjestarė tė tjerė tė fisit tonė. Aty nga maji i vitit 1946, babai, Islami, me vėllezėrit: Selmanin, Xheladinin, Xhelalin, Rizain, Baftjarin, Halitin, Irfanin etj, u dorzua pas njė amnistie qė dha Qeveria komuniste e Tiranės. Ndėrsa gjyshi Cen Elezi, me vėllanė Mediun, e disa nga djemtė e tjerė u arratis e doli nė Maqedoni ku dhe vdiq nėn tortura nė Shkup nė vitin 1949".

    Ē'ndodhi me babanė tuaj Islamin dhe tė tjerėt qė u dorzuan, a u falėn ata?
    "Jo atyre iu bė gjyqi nė Peshkopi dhe babai, Islami, me vėllanė, Xhelalin, u dėnuan me nga 15-vjet burg, kurse tė tjerėt mė burgime tė ndryshme, ku mė i pakti ishte dhjetė vjet".

    Po ju deri sa qėndruat nė internim nė Berat?
    "Nė Berat ne qėndruam deri nė atė kohė qė u dorzuan babai me disa nga vėllezėrit e tij dhe pas dorėzimit tė tyre, njė pjesė tė fisit tonė (mė pak se gjysma) na liruan nga Berati dhe na lanė tė ktheheshim nė Sllovė, ku na i kishin djegur e bėrė shkrumb e hi shtėpitė tona qė ishin mė tė mėdhatė e gjithė krahinės. Por pas dy vjetėsh, mua sė bashku me familjen time: nėnėn, dy vėllezėrit, Pėllumbi e Kapllani e motrat, na internuan pėrsėri nė Llakatund tė Vlorės ku jetuam nė njė gjėndje tė tmerrshme ekonomike. Bashkė me ne aty erdhėn tė internuar edhe disa nga kushėrinjtė tanė tė fisit Ndreu.

    Deri kur qėndruat nė internim aty nė Llakatund?
    "Unė personalisht kam qėndruar nė Llakatund deri mė 2 mars tė vitit 1952. Nė atė kohė sė bashku me dy kushėrinjtė e mi, Nazmi e Faik Ndreun, ikėm dhe u arratisėm nga Shqipėria e dolėm nė Jugosllavi"

    Kush ishin Faiku e Nazmiu?
    "Faiku ishte djali i Dik Xhelilit qė sė bashku me vėllanė e tij Suf Xhelilin, kishin luftuar kundėr serbėve, ndėrsa Nazmiu ishte djali i Gani Ndreut, qė ishte vrarė nė pėrpjekje me komunistėt nė vitin 1946-tė".

    "Si mundėt tė arratiseshit duke qenė tė internuar?
    "Pasi kishim bėrė planin e arratisjes sė bashku me dy kushėrinjtė, Faikun e Nazmiun (nė atė kohė 42 dhe 19-vjeē) ne shfrytėzuam katėr ditėt e pushimit qė ishin dhėnė nė atė kohė nė pragun e Kongresit tė Partisė Punės qė do mbahej nė Tiranė. Dy ditė para Kongresit ne erdhėm nė Tiranė me autobuz dhe nga Tirana nė Dibėr kemi shkuar pėr tre ditė duke udhėtuar nė kėmbė maleve".

    Po nė Dibėr ku u strehuat?
    "Nė Dibėr u strehuam tek njė dhėndri jonė i quajtur Sami Erebara nė fshatin Erebarė, i cili na mbajti tre ditė nė shtėpi. Pas tre ditėsh ne shkuam fshehurazi nė fshatin tonė Sllovė, ku pamė shtėpitė e djegura dhe pasi u ēmallėm pėr njė gjysėm ore me to, aty morėm disa armė qė i kishte pas fshehur Faiku para se tė internoheshim nė vėndin e quajtur Lisivadhe".

    Nga shkuat mė pas?
    "Nga aty jemi nisur nė drejtim tė Malit tė Korabit ku ishte dhe kufiri e kemi dalė nė vėndin e quajtur Laku i Xhypve. Kur hipėm aty pamė forcat e kufirit qė po na ndiqnin pėr tė na rrethuar dhe menjėherė hapėm zjarr nė drejtim tė tyre. Ndėrsa forcat e kufirit u tėrhoqėn, ne dolėm matanė dhe shkum nė fshatin Tanushė. Aty u strehuam tek shtėpia e parė qė hasėm dhe tė nesėrmen ata na dorėzuan nė postėn e kufirit tė Riekės ku tre oficerė tė UDB-sė na morėn nė pyetje".

    Pėr ēfarė iu pyetėn?
    "Ata donin tė dinin nėse na kishte dėrguar me mision shteti shqiptar, por ne iu deklaruam se kishim ikur pėr tė shpėtuar nga regjimi bolshevik i Tiranės. Ato gjėra ishin formalitete, sepse ata sapo morėn vesh se ishim nga fisi Ndreu, nuk kishin mė asnjė dyshim se na njihnin mirė se kush ishim".

    Ku iu ēuan mė pas?
    "Pas tre ditėsh na ēuan nė Gostivar e mė pas nė njė kamp nė Strugė ku pasi na mbajtėn gjashtė muaj, na dėrguan nė Vranjė tė Serbisė ku ndodheshin xhaxhallarėt tanė, djemtė e Cen Elezit: Nuzi, Tafili, Hakiu, Elezi dhe Mediu, vėllai i Cenit. Kėta ishin arratisur bashkė me gjyshin Cen Elezin".

    Po kėta, si kishin mundur tė shpėtonin tė gjallė pas ekzekutimit tė Cenit?
    "Nė vitin 1948 kur u keqėsuan marrėdhėniet nė mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, djemtė e tjerė tė Cenit, sė bashku me vėllanė e tij Mediun, i nxorrėn nga burgu dhe deshėn t'i pėrdorin kundėr Shqipėrisė. Por ata nuk pranuan duke thėnė se nuk bėheshin vegla tė Jugosllavisė dhe kėshtu qė ta kishin mbetur nė Vranje sė bashku me shumė nga familjet e tjera nacionaliste tė Shqipėrisė".

    Sa kohė qėndruat ju nė Vranje dhe ku shkuat mė pas?
    "Nga Vranja, mua sė bashku me Nazmiun, Tafil Ndreun e 35 shqiptarė tė tjerė na lejuan tė vazhdonim gjimnazin e Prishtinės. Mbas katėr vjetėsh kur ishim duke dhėnė provimet (nė klasė kisha Adem Demaēin) na erdhėn e na morėn dy oficerė tė UDB-sė e na ēuan nė kampin e internimit nė Gerovė tė Kroacisė. Atje ku kishte dhe shqiptarė tė tjerė nga familjet antikomuniste tė Shqipėrisė, na mbajtėn pėr 19 muaj dhe nė atė kohė erdhi e na mori njė shoqatė bamirėsie amerikane e cila na ēoi nė Itali, nė kampin e Capuas afėr Napolit. Pasi qėndruam pėr 19 muaj nė Capua, mua dhe Mediun, erdhi dhe na mori njė shoqatė bamirėsie australiane e cila na dėrgoi nė Australi. Kurse pjestarėve tė tjerė tė fisit Ndreu qė ishin aty nė Capua, u doli azili politik pėr nė SHBA, pak ditė pasi ikėm ne pėr nė Australi".

    Me ēfarė aktiviteti u morėt nė Australi?
    "Nė Australi ne ramė nė kontak menjėherė me komunitetin shqiptar tė Melburnit dhe aty krijuam njė shoqatė me emrin "Qėndra Shqiptare". Meqėnse ishim tė gjithė myslymanė ajo u quajt "Qėndra Myslymane Shqiptare" e Melburnit dhe sekretar tė saj mė zgjodhėn mua. Shoqatės sonė iu dha e drejta qė tė kishte njė emision tė veēantė nė gjuhėn shqipe nė Radion shtetėrore tė Melburnit dhe pėr tė drejtuar atė emision u caktova unė sė bashku me Profesor Luk Ēunin e Bahri Bregun".

    "Ē'pėrmbante ai emison dhe sa orė transmetohej?
    "Atė emision qė ne e trasmetonim dy orė nė javė pranė Radios sė Melburnit, e titulluam "Zėri i shqiptarėve tė lirė" dhe ishte me karakter tė pėrgjithshėm, politik, social-kulturor, historik etj, por mė shumė aty zinte vėnd politika. Pas largimit tė Prof. Lukė Ēunit e Bahri Bregut, tė cilėt ishin tė vjetėr nė moshė, unė e drejtova atė emision krejt i vetėm".

    "Nė atė emison a bėnit propagandė kundėr regjimit komunist tė Enver Hoxhės?
    "Pothuajse pjesėn mė tė madhe tė atij emisioni e zinte propaganda antikomuniste kundėr regjimit tė Enver Hoxhės dhe kundėr politikės qė Serbia e Greqia ndiqnin ndaj Shqipėrisė. Nė atė kohė unė bėrė disa emisione ku trajtoja masakrat greke ndaj shqiptarėve i cili u prit mjaft mirė. Ky emision pati njė audiencė tė gjėrė dhe mua mė vinin vazhdimisht letra nga mėrgata shqiptare e Australisė qė mė falenderonin pėr ato qė trajtonim nė emisonin tonė".

    "A kishte reagime nga qarqet serbe dhe greke pas atyre emisioneve?
    "Po reagimet ishin tė menjėhershme dhe unė u sulmova nga qarqet Vorio-epirote, tė cilėt i kėrkuan Qeverisė australiane, qė tė mė hiqnin nga Radio e Melburnit. Pas kėsaj Drejtori i Programeve, Ėillson, i paraqiti Drejtorit tė Pėrgjithshėm disa akuza kundėr meje, nė mėnyrė qė tė mė hiqnin menjėherė. Drejtori i Pėrgjithshėm mė thirri nė zyrė dhe mė pyeti nėse qėndronin akuzat qė mė bėheshin. Unė i thashė: "Jam shqiptar dhe tė gjitha ato qė kam thėnė kundra grekėve janė tė vėrteta". Pas kėsaj i paraqita librin e botuar nga Akademia e Shkencave e Neė Yorkut, tė titulluar "Si u ngrit Mbretėria nė Shqipėri", ku vetė akademikėt amerikanė trajtonin krimet e grekėve ndaj shqiptarėve. Pasi e pa librin, Drejtori i Pėrgjithshėm mė tha: "Zoti Ndreu a ke mundėsi qė t'i pėrgėnjeshtrosh kėto qė ke thėnė pėr grekėt". Unė i revoltuar iu pėrgjigja: "Kurrė nuk do ta bėj njė njė tė tillė pėr tė pėrgėnjeshtruar qėndresėn e luftėn e popullit shqiptar, sepse do tė bėja tradhėtinė mė tė madhe karshi popullit tim". Pas kėsaj, duke u larguar ai mė tha: "Mundohu t'i zbutėsh pak tonet nacionaliste", por emisionin nuk ma mbylli".

    Po nga Qeveria komuniste e Tiranės a patėt probleme gjatė asaj kohe?
    "Gjatė gjithė atyre viteve qė drejtova atė emision, Tirana zyrtare me anė tė Sigurimit tė Shtetit e gjithashtu edhe UDB-ja, futėn disa agjentė tė tyre nė mėnyrė qė tė mė pengonin dhe tė dy palėt mė ndiqnin e bėnė ēmos qė tė mė hiqnin nga puna. Gazeta serbe "Novosti", protestoi kundėr meje dhe bėnte thirrje qė tė mė hiqnin nga Radio-Melburni. UDB-ja dhe Sigurimi i Shtetit me anė tė agjentėve tė tyre bėnė njė peticion nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Radio-Melburnit pėr tė mė hequr mua qė andej. Organizatori kryesor i atij peticioni ishte agjenti i Sigurimit shqiptar Shpėtim Lloga, por pėrsėri nuk ia arritėn qėllimit se Drejtori i Pėrgjithshėm mė mori nė mbrojtje. Po kėshtu Tirana zyrtare mua mė kishte shpallur njė nga armiqtė kryesorė tė saj. Kėtė gjė ia thanė motėr sime nė vitin 1990-tė, kur ajo kėrkoi tė merrte njė pasaportė pėr tė ardhur tek unė nė Australi".

    "Ēfarė i thanė motrės suaj?
    "Ata i thanė: "Nuk tė japim pasaportė pėr tė takuar Hiqmet Ndreun, armikun tonė mė tė madh qė vjell vrer kundėr nesh".

    Deri kur e vazhduat emisionin tuaj nė Radion e Melburnit?
    Emisionin e vazhdova deri nė vitin 1991 kur nė Shqipėri u pėrmbys regjimi komunist dhe atėhere e mbylla sepse ai ia kishte arritur qėllimit".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    MEsova edhe nje gje te re. Nuk ka pasur njohuri te madhe per fisin Ndreu. Kjo teme me ndihmoi shume.
    PErshendetje,
    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nga Fisi Ndreu eshte dhe gjenerali dhe heroi i popullit , DALI NDREU, ish komandanti i Ushtrise Partizane qe cliruan Tiranen.

    Sic kujtojne veteranet..Ai ishte nji burre fisnik dhe i pa pershtatshem te ishte udheheqes ne periudhen e Stalinizimit te Shqiperise.
    Ai ishte babaxhan njeri dhe natyrisht nuk mund te hante buke nji kohe te gjate ne te njejten kazan me Krokodilat e komitetit qendror te PPSH-se.
    Diku nga vitet 1958-60 me akuza fallco te tipit "VISHINSKIJ" Ai (Daliu) dhe gruaja e tije Liri Gega (Liri Gega ose Ndreu, anetare e byrose politike dhe e vetmja Gjenerale femer e ushtrise partizane ) u pushkatuan.

    Ne te njejten grope u hodhen trupat e pushkatuar te tre antifashisteve te njohur..Dali Ndreut, gruas se tije Shtazane Liri Geges dhe Petro Bullatit, burrit te motres se heroit te popullit Vasil Shantos..

    Megjithe protestat nga jashte qe erdhen tek Enveri se ai po pushkatonte nji grua Shtazane.. PPSH genjeu dhe mohoj qe Liri Gega ishte Shtatzane.
    Kete e di gjith Tirana.

    Nejse ..iken ato kohra..

    ---------

    Sot nė Dromana tė Australisė u varros me nderime tė mėdha ballisti dhe atdhetari Jusuf Uka – Bregu

    Dromana – Melburn, 2 tetor 2002 - Tė mėrkurėn, nė Dromana tė Australisė, me nderime tė mėdha nga mėrgata shqiptare dhe familja e tij e ngushtė u bė varrimi i ballistit dhe atdhetarit Jusuf Ukės - Bregut.

    Ai lindi nė fshatin Dobrajė e Madhe, tash Kroibardh i Komunės sė Lipjanit dhe njė jetė tė tėrė ia kushtoi kauzės kombėtare.

    Jusuf Uka – Bregu qysh nė moshė tė re u inkuadrua nė lėvizjen e Ballit Kombėtar, e cila u angazhua me devotshmėri pėr bashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare.

    Jusuf Uka pati fatin qė pas plot 55 vjetėve dy herė radhazi tė vizitojė Kosovėn e lirė, pėr tė cilėn sakrifikoi aq shumė dhe e deshi pa masė. Ai vdiq para shtatė ditėsh nė moshėn 86-vjeēare nė Dromana tė Australisė, ku e kaloi pjesėn mė tė madhe tė jetės nė mėrgim.

    Pėrfaqėsuesit e mėrgatės shqiptare nė ceremoninė e sotme tė varrimit tė Jusuf Ukės – Bregut u ndanė me dhembje tė madhe, duke theksuar se ky veprimtar ishte shtyllė e qėndresės shqiptare dhe gėzonte respektin mė tė madh nė Australinė e largėt.
    --------------------

    Ja Stalinizmi si i syrgjynosi bijt e ketij Kombi ..

  4. #4
    Perzuri shqipetaret dhe e mbushi me muzhik dhe kinez ,,,,,,,

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Une do te nderhyj shume pak dhe pastaj vazhdoni temen :

    Nuk e di pse, por une kete fjalen "fis" nuk e duroj fare. Pse do thoni ju ? Jo sepse kam nje mbiemer qe gjoja eshte veshtire per ta mbajtur, por njeriu ka nje emer dhe nje mbiemer. Kur keto jane njelloj shkruajme dhe emrin e babes dhe ditelindjen. Fis do te thote qe sapo qe une te lindi, une jam menjehere i rreshtuar dikund, psh i 75-ti ne fisin.... Ky numri 75 me bezdis aq fort sa nuk e merrni me mend. Gjithkush duhet te mbarte mbi shpatullat e veta ate ēka ai eshte dhe si eshte. Te kerkosh me lart (sidomos per merita ose per perbuzje, si bente Hoxha me familje te tera), per mua eshte krejt gabim.
    Individi, individi dhe vetem individi. Forca e bashkuar e individeve perben forcen e komunitetit, dhe jo forca e fiseve apo klaneve.

    Me falni tani, kam respekt per te gjithe ato qe kane ndihmuar shembjen e komunizmit, pavaresisht nga mbiemri

  6. #6
    krenar qe jam nipi i HIQMET NDREUT faleminderit alba per shkrimin dhe brarit per komentet

  7. #7
    U shua edhe njė zė i fortė shqiptar antikomunist nė Australi









    BEQIR SINA, Neė York











    Hiqmet Ndreu, u lind nė Sllovėn e Dibrės - u rritė nė Australi, me atdhedashurin e me patritoizmin shqiptar







    BENSONHURST - BROOKLYN NY : Hiqmet Ndreu lindi nė fshatin Sllovė - Dibėr nė vitin 1928. I biri i Islam dhe Hyrie Ndreut, ose i pari i pesė fėmijėve tė kesaj familje pinjollėsh. I biri i denjė e njerės prej familjeve mė tė mėdha shqiptare, e fisit Ndreu, mė zė e i njohur si - Familja e Deres se Madhe sė Ndreut tė Sllovės(Dibėr) ose e familjes e cila njihet nga kėto anė si nji prej atyre fisve tė cilat bėnin pjesė nė "Kuvendin e burrave" tė thirrur "Shtatė Malet e Dibrės". Ndėrsa vet babai i tij Islami, ėshtė djali i madh i Cen Elez - Ndreu.



    Miqėsia mes dy familjeve tė mėdha thuhet se lidh nė luftėn e Kolosianit. Nė zonėn e Trojakut, lidhi besėn Spahia i Lumės me Ndreun e Dibėrs, pėr t'u bėrė edhe miq. Madje dy fiset duke bėrė kėtė miqsi me Xhaferr Spahiun vellanė e patriotit tė madh, njė ndėr mėsueseve tė parė tė gjuhės shqipe nė Kosovė, Islam Spahisė sė Lumės korofeut tė Lumės, patriotit intelektual, i cili hapi edhe shkollat e para shqipe, nė zonėn e Lumės e tė Prizerenit, dy familjet mė nė zė tė kėtyre anėve, i dhanė mė shumė shtytje bashkimit tė shqiptarėve nga kėto anė nė luftėn kundra okupatorit e komunizmit.



    Hiqmeti, si fėmija i parė e kėsaj dere(Islam Ndreut), kur i ati i tij ishte nė detyre nė atė kohė, dhe ishte i punėsuar, si zyrtar i qeverisė sė at'hershme nė zonėn e Zerqanit tė rrethit tė Dibėrs, do tė merrte edhe edukimin e tij tė parė nė shkollat e kėsaj zone, e cila njihet pėr njė nivel tė lart arsimore nė kėto anė.







    Sikurse, edhe vetė i ati i Hyqmetit - Islam Ndreu, njė intelektual dhe paritot i madh, pasi kreu shkollėn fillore, dhe 8- vjeēare u regjistrua dhe pėrfundojė edhe shkolėn e Fulcit nė Golem - Kavajė. Pasi pėrtfundojė shkollėn ai shkoi me shėrbim si prefekt i Ulqinit. Kohė, kjo ku vetė Hiqmeti at'here i vogėl kreu shkollėn 8-vjeēare atje, pra nė Ulqin. Bėhet fjalė pėr periudhėn 1928 -1936.







    Nė librin me kujtime tė Fulcit, pėrmendet disa herė edhe familja e Cen Elezit. Si njė ndėr familjet e para dhe tė vetėmet nė atė kohė qė me forcat dhe diturinė e tyre, kishte futur elektrikfikimin nė tė gjitha shtėpit e fisit. Kjo gjė i bėri pėrshtypje tė madhe nė atė kohė , edhe drejtorit amerikan tė shkollės qė mbante emrin e tij Harry Fulc, i cili kishte shkuar deri nė Sllovėn e thellė, si mik i familjes Ndreu, nga njė fshat i thell malor ky i Dibrės i dalluar pėr qėndrėsn dhe luftėn kundra hordhive turke dhe shovinistėve sėrb nė kėto anė.







    Kėshtu qė, nė vitin 1942 Hiqmeti regjistrohet nė shkollėn e "Mesme tė Tiranės", deria sa e pėrfundojė atė dhe nė vend tė "deftesės", studenti i shkėlqyer dhe me njė talent tė rallė mori urdhėresėn e qeverisė sė Hoxhės, pėr t'u interrnuar nė kampet e punės sė detyrueshme. E filloi nė rrethin e Beratit - Kuēovė, sė bashku me qindra familje tė tjera patriote nga tė gjatha anėt e Shqipėrisė.



    Nė korrik tė atij viti si shumė i ri qė ishte, e liruan dhe ai kthehet nė Sllovė nė tė njėjtėn kohė qė pjesa mė e madhe e familjes sė tij qėndronte ende nė llogoret e interrnimit e burgjet e presekutimit komunist, nė Tepelenė, Porto Palermo, Fabrika e Tullave, kampi i Maliqit, kampi i Radostinės, kapi ikriporės sė Vlorės e tjerė. Me tė mbushur moshėn e dėrgojnė tė shėrbejė nė njė repart pune nė ushtrinė shqiptare. Lirohet nga ushtria pasi kreu atė me pune dhe kujdes pėr tė mos rėnė viktim dhe internohet pėrsėri. Por, kėsaj rradhe nė njė kamp tjerė tė punės sė detyrueshme - nė kampin e e fshatit Llakatundė - zonat e thella tė lumit tė Vlorės.





    Hiqmet Ndreu arratisja e tij nga Shqipėria dhe vendoseja me banim tė pėrhershėm nė Australi





    Nė vitin 1952 sė bashku me dy kushėrinjėt e tij Faik e Nazmi Ndreu, arriti nė saj tė aftėsive tė tija tė arratiset. Si fillim doli nė ish- Jugosllavi ku menjėher u arrestua dhe u dėrguan nė burgun e Gerovės nė Kroaci. Deri sa mė 1956 emigroi nga Ish Jugosllavia pėr nė perndim nė Itali.





    Pėr kėtė nė librin e tij publicistik me titull "Njė thirrje Mėmedhut" nė parathėnjen e tij shkruhet , se "Ēfarė ka ndjerė vallė djaloshi 18 vjeēar, nipi i Elez Isufit, tek kapėrcente kufirin shqiptar nė vjeshtėn e largėt tė vitit 1952? Brengė tė pashoqe, acar qė thua do t'i nginte shpirtin dhe gjithsesi keqardhje. Keqardhje pėr legjendėn e nėpėrkembur tė fisit, pėr kullat e djegura tė Sllovės nga serbi, gjermani italiani, pėr diktaturėn hoxhiste qė do tė ndiqte hap pas hapi edhe jetėt e sapoēeluar tė shqiptarėve pas luftės vėllavrarėse ideologjike.



    (Pėr nga mėnyra se si kjo diktaturė i pėrndoqi shqiptarėt qė besuan dhe luftuan pėr lirinė nė tė gjitha dimensionet e saj, do tė ndjehej latant edhe vetė mekanizmi i lashtė kristian i torturės i simbolizuar nė rrathėt e ferrit). Gjithėsesi brenda kėsaj keqardheje, kanė regetirė kurdoherė thengjitė e shpresės pėr ardhmėrinė e kombit. Ata nuk u shuan anjėhėherė nėn ritmin e njė zemre qė rrahu nėn njė qiell tė paanė shprese. Fjala e tij, zėri i dridhėshėm pėrtej oqeantin deri nė Australinė e largėt dėshmojnė pėrė kėtė.



    I frymėzuar gjithė jetėn e tij nga patriotėt e mėdhenjė prindėrit e tij Elez Isufi - Ndreu, Suf Xhelili - Ndreu dhe Cen Elezi - Ndreu, tė cilėt qenė edhe udhėrrėfyesit e bindjeve tė tija patriotike, gjatė gjithė jetės, fillojė tė merrej nė kampet e emigrantėve nė Itali me veprimtari atdhetare e patriotike, duke u lidhur me patriotėt e tjerė nė atė kohė, tė cilėt qėndronin nė kėto kampe pasi ishin arratisur me ardhjen e mortajės komuniste nė Shqipėri.



    Nė vitin 1957 nga Italia, pėr arsye vetjake zgjodhi Australinė e largėt, pėr tė emigruar. Ku edhe atje si veprimtar dhe njeri shumė aktivė sidomos pėr ēėshtjen kombėtare, u lidhė me grupet shqiptare patriotike e anti -komuniste atje dhe nisėn vprimtarinė e tyre me idenė e bashkimit tė tė gjithė trojeve shqiptare nėn njė flamur, ēlirimin e shqiptarėve nga mortaja komuniste, demokratizmin e Shqipėrisė, dhe pėr tė drejat e liritė e shqiptarve nė trojet etnike . Pra, pėr Hiqmetin vemprimtari dhe aktiviteti tij kishte vetėm njė Shqipėri dhe njė ēėshtje shqiptare, si nė Shqipėri, Kosovė e Ēamėri dhe viset e tjera tė okupuara nga sėrbėt. Ai u dallua nė Australi, komunitetin shqiptarė atje, si njė ndėr udhėheqėsit e demostratave, pėr lirinė e tė drejtat e shiqptarėve, tė mohuara dhė shkelura brabarisht nė Maqedoni, Mal tė Zi, Preshevė, Bujanovc, Medvegje e Ēamėri. Pėr 18 vjet punojė nė radion A3 tė Melburnit dhe u marė me shkrime publicitike.





    Hiqmet Ndreu, vdiq javėn e kaluar nė njė nga spitalet publike tė Melburnit- Australi mė 13 korrik.2008, datė kjo qė pėrkon edhe me vdekjen e tė jatit tė tij Islam Ndreu 20 vjet mė parė nė kampin e tė interrnuarve nė Llakatund tė Vlorės. La pas vetes njė fėmijė e cila e kudes deri nė ditėn e vdekjes.





    Shtypi i Shqipėrisė pėr Hyqmet Ndreun





    Hyqmet Ndreu lindi nė vitin 1928. Ai ėshtė djali i parė nga nga fėmijėt e Islam dhe Hyrie Ndreut. Rrjedhė nga geni i fisit tė Cen Elezit, tė birit tė Elez Isufit nga Sllova e Dibrės, i cili edhe gjatė periudhės sė regjimit komunist, ėshtė njohur dhe vlerėsuar si njė nga patriotėt mė tė mėdhenj pėrkrah Bajram Currit. Duke qenė se Cen Elezi ishte njė nga nacionalistėt dhe antikomunistėt mė tė njohur nė tė gjithė Veriun e Shqipėrisė, nė marsin e vitit 1946, regjimi komunist e shpalli atė armik.



    Nisur nga kjo dhe pėr t‘i shpėtuar arrestimit nga Brigadat e Ndjekjes, Cen Elezi u largua nga shtėpitė e tij nė Sllovė tė Dibrės, dhe qėndroi i mbajtur nėn mbrotje nga familjet mė dha tė Dibrės nė male sė bashku me disa nga vėllezėrit dhe djemtė e tij. Pasi qėndroi pėr disa kohė nė arrati, nė vitin 1952 sė bashku me dy kushėrinjėt Faikun dhe Nazmiun u arratis nga Shqipėria dhe doli nė ish Jugosllavin, e cila sot nuk egsiton mė.



    Qė nga viti 1946, kur Cen Elezi doli nė mal nė arrati, regjimi komunist i Tiranės ia internoi familjen, me gra dhe fėmijė, nė fillim nė Kalanė e Beratit, mė pas ėn Porto Palermo, Tepelenė e kriporen e Vlorės. Njė nga ata fėmijė qė u internuan nė atė kohė nė Berat, ishte dhe nipi i Cen Elezit, Hyqmeti, i cili nė atė kohė nuk ishte mė shumė se njė djalė sa po "kishte ēeluar" sytė.



    Hiqmeti rrjedh nga fisi Ndreu i Sllovės, i cili ėshtė njė nga fiset mė tė njohura jo vetėm tė Qarkut tė Dibrės, por edhe nė tė gjithė Shqipėrinė. Babai i Hiqmetit, ėshtė quajtur Islam Ndreu i njė gjaku e i njė dere me patriotin e madh Cen Elezi Ndreu, nacionalistit e anti komunistit qė pasi u pėrndoq nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, u arratis nė ish- Jugosllavi me disa nga djemtė e tij ku dhe vdiq nė burgun e Shkupit nga torturat e sllavokomunistėt titistė nė vitin 1949(shėnim: kėtu sė bashku me rreth 20 burra tė tjerė, trima e patriot, anti kominusta janė vraė edhe dy xhaxhallarėt e mij Ferit dhe Rushit Sina).



    Trungu i familjes sė Hiqmet Ndreut, pėrveē tė jatit Islamit, e gjyshit Cen Elezit, vazhdon edhe mė tej me stėrgjyshin e tij Elez Isufin, i cili ėshtė tepėr i njohur jo vetėm nė tė gjithė Shqipėrinė, por dhe nė historinė e Ballkanit. Pas Elez Isufit - Ndreu, Suf Xhelilit - Ndreu e Cen Elezit- Ndreu, tė cilėt lanė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė, gjatė viteve tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, nga trungu i fisit Ndreu dolėn edhe burra tė tjerė jo mė pak tė njohur qė e vazhduan mė tej traditėn patriotike tė asaj familje.



    Ndėr ata ishin Dali Ndreu dhe Esat Ndreu, tė cilėt me gradat e Gjeneralit e Kolonelit drejtuan formacionet e mėdha partizane gjatė Luftės Antifashiste. Por i gjithė ai kontribut i madh qė dhanė pėr Shqipėrinė burrat e kėsaj familje, u fshi menjėherė fill mbas mbarimit tė Luftės nga regjimi komunist i Enver Hoxhės, i cili i ndoqi dhe i persekutoi nė mėnyrėn mė barbare pinjollėt e atij fisi, duke filluar nga Cen Elezi, Daliu e Esati e me rradhė Xhelal Ndreun, Mehdi Ndreun, Xhetan Ndreun, Mersin Ndreun, Gani Ndreun, Selman Ndreun, Tafil Ndreun, Riza Ndreun, Isa Ndreun e deri tek brezi i Hiqmet Ndreut, qė pėr t'i shpėtuar hakmarrjes komuniste morėn rrugėt e mėrgimit duke u arratisur nga Shqipėria.



    Si rezultat i atij genocidi tė pashembullt qė ndoqi regjimi komunist i Hoxhės ndaj kėsaj familje, 6 burra u varanė apo u pushkatuan, 20 tė tjerė u dėnuan me mbi dhjetė vjet burg, 12 djem u arratisėn nga Shqipėria pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve dhe 55 familje tė tjera nga trungu i Ndreve u dėrguan nėpėr kampet e internimit ku vuajtėn nga viti 1946 deri nė 1991-in. Njė nga ata djem tė kėtij fisi tė njohur qė pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve tė egra tė sllavo-komunistėve u arratis nga Shqipėria, ishte dhe Hiqmeti i cili pas shumė peripecive u vendos nė Australi, ku pėr njėzet e dy vjet me rradhė drejtoi njė program nė gjuhėn shqipe tė titulluar "Zėri i shqiptarėve tė lirė".












    -----------------------------------------------------------------------------

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Mbi konfliktin nė Komunitetin Musliman Shqiptar
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 10:00
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •