Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
autor: Fahri BALLIU
Shtepia Botuese "55"
fq. 206
...
XIX.
Ne qofte se ne bllok shtrengatat politike po mblidhnin rete perballe nje banaliteti, perballe nje jete boshe, perballe zilive dhe zhvatjeve te fondeve publike ne Shqiperi, jashte Tiranes dhe brenda Tiranes varferia kishte mbathur cizmet e mortit: uzinat, kombinatet, kishin humbur rrenjesisht frytshmerine; pervojate me miser kubik e me "shpikje" te tjera socialiste nuk po e rrisnin prodhimin. Ne keto kushte shteti po pozicionohej jo me perballe armiqsh te vecante, por perkunder vete popullit, i cili nuk mund ta mbante me tej frymen me parakalime, jubile, pllakata, heronj te punes socialiste qe punonin per shekullin e ardhshem dhe ushqeheshin me mish vetem nje here ne jave.
I vetmi ngushellim i popullit ishte se ndjente qe tragjedi te reja do te zhvilloheshin ne Olimpin qesharak provincial te Bllokut. Aty do te vijonin betejat per te ngrene kokat e njeri-tjetrit dhe kjo, sidoqofte, ishte nje shfaqje qe duhej ndjekur jo pa entuziazem dhe besim se e nesermja mund ta...
(vijon)
Krijoni Kontakt