Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Mahmut Ferhati: Muzika e fqinjëve po mbyt këngën e bukur shqiptare

    Muzika e fqinjëve po mbyt këngën e bukur shqiptare

    Mahmut Ferhati është një këngëtar shumë i njohur në të gjitha trojet shqiptare dhe në disaporë. Karriera e tij muzikore ka nisur që kur ai ka qenë në një moshë shumë të vogël. Krahas shumë koncerteve dhe festivaleve në Shqipëri, Kosovë, Tetovë dhe në shumë shtete të botës ku ka shqiptarë, këngëtari nga Tetova është bërë i njohur në publik edhe për tetë albumet e tij muzikore shumë të suksesshme që ka publikuar deri më tani. Pothuajse në të gjitha këngët e tij, është kënga popullore tradicionale shqiptare. Shumë nga tekstet e këngëve të albumeve të tij muzikore i ka bërë vetë. Në një konkurs të zhvilluar në internet nga Fondacioni “Folk Univers”, të Drejtuar nga Flamur Muhameti, këngëtari Mahmut Ferhati, në saj të votave të shumta që mori, u fut në listën e “Dhjetë këngëtarëve më të mirë të muzikës popullore për vitin 2005”, ku bënin pjesë edhe Bujar Qamili, Artiola Toska, Petrit Lulo, Merita Halili, e disa këngëtarë të tjerë të njohur të kësaj muzike. Ai ka lindur në Tetovë dhe po në Tetovë jeton aktualisht. Është i martuar. Krahas këngës dhe albumeve, ai është edhe profesor i lëndës së Muzikës në një shkollë muzike.

    A të pëlqejnë këngëtaret e reja që kanë pushtuar ekranet tona?

    Tani më vure në pozitë të vështirë. Nuk dua të bëj kritizerin, sepse nuk më pëlqen, por këto të rejat na nxorrën bojën fare. Nuk është kjo muzika që ne duhet të përfaqësohemi, ose e kanë kuptuar keq famën apo suksesin shpejt. Janë këngëtare që ju lind ideja në darkë dhe në mëngjez bëjnë klipin.Ne kemi një jetë në skenë dhe akoma nuk po kënaqemi me punën që i kemi sjellë këtij publiku në skenë. Problemi nuk është mënyra se si ata vishen. Kjo do të ishte gjysma e së keqes, por problemi më i madh është se ata bëjnë sikur këndojnë.

    Cilët janë këngëtarët model për ju?

    Për mua këngëtarë model janë, Remzie Osmani, Nysret Muçiçi, Shkurte Fejza, Shuhrete Behluli, Sabri Fejzullahu, Shkëlzen Jetishi (Xeni), Ismet Peja, Ilir Shaqiri etj.

    Për se të vjen më shumë keq?

    Sepse kënga jonë e bukur shqipe është zëvendësuar me do këngë të quajtura popullore, e cila është një bastard e melodisë së fqinjëve tanë.

    Çfarë të pëlqen më shumë nga fiziku juaj?
    Më pëlqen zëri, për të cilin nuk di si ta falënderoj Zotin, por krahas zërit më pëlqejnë dhe sytë.

    Ah po, sytë i paskëni ngjyrë gri?

    Sytë e mi janë as gri, as bojëqielli, janë të ndryshueshëm, por unë nuk mburrem për cilësira të tilla.

    Publiku shqiptar ju njeh për koncertet e shumta që keni dhënë në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë, jeni i kënaqur për aq sa keni arritur?

    Jam shumë i kënaqur, megjithatë unë kam edhe shumë rrugë për të bërë, përsa i përket fushës së këngës.

    Cili është albumi juaj i fundit që keni nxjerrë në treg?

    Albumi im i fundit i sapo dalë në treg titullohet “Kush po ja thotë kangës”. Ky album ka 12 këngë dhe mundësinë për ta përgatitur dhe për ta nxjerrë këtë album në parametrat cilësorë që kërkohet aktualisht nga tregu muzikor ma ka dhënë kompania L&I në Prishtinë, të cilën e falënderoj dhe e përgëzoj shumë për ndihmën e dhënë, pa ndihmën e të cilës nuk mund ta kisha nxjerrë këtë album.

    Sa albume keni publikuar deri tani para publikut shqiptar?

    Deri në momentin që po flasim unë kam nxjerrë tetë albume, ku disa prej tyre janë balada. Kemi vënë re se ju vini shumë rrallë në Shqipëri, nuk ke dëshirë ta vizitosh më shumë vendin amë? Oooo, si ma thua këtë gjë mua që i përkas një brezi, të cilën çdo gjë e lidhim me vendin amë. Do më pëlqente shumë të isha më prezent në Shqipëri, ashtu siç ndodh edhe në Kosovë.

    Herën e fundit në Shqipëri, ne ju pamë në spektaklin e madh “Yjet në folk Univers”. Në këtë eveniment të bukur dhe madhështor ju erdhët për të respektuar ftesën, apo kishit edhe shumë dëshirë të ishit prezent në vendin amë?

    Prania ime në spektalin e organizuar nga grupi i punës së Folkut, me në krye Flamur Muhameti, të cilin gjej rastin ta falenderojë publikisht për pjesmarjen në këtë spektakël dinjitoz dhe kaq të lakmuar nga të gjithë këngëtarët e muzikës popullore.

    Krahas pjesëmarrjes në këtë spektakël të “Folk Univers” të zhvilluar në skenën e Pallatit të Kongreseve” ju u shpërblyet edhe me ndonjë çmim në këtë spektakël me një audiencë të madhe?

    Nuk u shpërbleva me ndonjë çmim të veçantë, por, vetëm fakti që unë isha i zgjedhuri nga publiku tek “Dhjetë këngëtarët më të dëshiruar të zhanrit popullor për vitin 2005” më bën të jem krenar, dhe në të njëjtën kohë më obligon me detyra të reja dhe me këngë të reja, akoma më të bukura për ta justifikuar votën e atyre njerëzve dhe fansave të mi, të cilët më votuan mua në internet dhe që më duartrokitën ngrohtë edhe në skenën e Pallatit të Kongreseve.

    Nga pritja që ju bënë gjatë këtij koncerti në Tiranë, tani, ju jeni në gjendje të vlerësoni se ku është më i preferuar, Mahmut Ferhati, në Shqipëri, apo në diasporë?

    Oooo, kjo është një pyetje që nuk ka nevojë për përgjigjen time. Natyrisht që në vendin tim unë jam më i dëshiruarï, por fakti se gjatë këtij koncerti në Tiranë, mua më kanë pritur me ovacione ma ngrohu zemrën publiku i mrekullueshëm shqiptar.

    Në fakt ju nuk e kishit menduar se do të duartrokiteshit kështu nga publiku i Shqipërisë?

    Jo, nuk e prisja. Publiku i Shqipërisë gjithmonë ka qenë një publik shumë i zjarrtë dhe i mrekullueshëm, por pritja që mu bë këtë herë më ka impresionuar tej mase, ishte shumë i ngrohë dhe shumë i zjarrtë.

    Unë konstatova se juve nuk ju erdhi mirë që ishit caktuar për të kënduar i pari në këtë spektakël. Përse kështu?

    Nuk e di, por unë kam një jetë me këngën dhe di disa sekrete të skenës.

    Gjithmonë kur këndon në fillim, spektatori, akoma nuk është ngrohur për të të pritur. Po ti ku e dëgjove këtë gjë? Është detyra jonë si gazetare të thithim pakënaqësitë e mysafirëve të nderuar si ju?

    Ooooo, nuk isha i pakënaqur, vetëm do të doja të isha i renditur më pas, por kjo nuk është vetëm dëshira ime, të gjithë këngëtarët e kanë këtë pretendim.

    Cila është pakënaqësia tjetër e rallës?

    Ooo, mendon se do t’i them të gjitha ty. Jo, nuk them asgjë të tillë, do ndonjë gjë të bukur të ta them?

    Po dua, më thuaj ndonjë gjë të bukur që të ka bërë më shumë përshtypje?

    Tirana më pëlqen shumë, këtu njerëzit janë shumë të komunikueshëm.

    Po femrat e Tiranës të pëlqejnë?

    Po, më pëlqejnë. Kujt nuk i pëlqejnë femrat shqiptare që të mos më pëlqejnë mua?! Ju tashmë njiheni si një ndër këngëtarët më popullorë dhe më të respektuar në Kosovë.

    Përse ke kaq pak balada në albumet e tua. Mos ndoshta kjo ndodh, sepse juve ju pëlqen më shumë muzika e traditës?

    Patjetër që po. Unë personalisht jam për muzikën popullore tradicionale shqiptare.

    Përse ju jeni partizan dhe admirues i flaktë i kësaj muzike?

    Jam për muzikën popullore tradicionale shqiptare, sepse unë mendoj se kjo lloj muzike nuk vdes kurrë. Sa për baladën, edhe kjo tip muzike ka preferencat e veta, por e pata të vështirë të isha pak më shumë komercial.

    Meqë edhe në balada keni pasur sukses do ta vazhdoni këtë rrugë, krahas muzikës së traditës?

    Do të vazhdoj të merrem me balada, sepse, edhe kjo gjini muzikore është përqafuar shumë nga adhuruesit e muzikës sime dhe do të vazhdoj edhe në të ardhmen, pasi nuk qënka keq! (qesh).

    Ju jeni martuar shumë vonë, përse u martuat me vonesë, kaq të vështirë e patët ndarjen nga beqaria?

    Problemi është se të martohesh është një përgjegjësi e madhe. Përpara se të martohesh duhet të mendohesh mirë se po e hëngre e ha keq. (Qesh)

    Burimi: Gazeta "Sot" .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-06-2009, 00:29
  2. Muzika popullore ne dileme.
    Nga ChuChu në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 16:00
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •