Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dita e Ujit tė Bekuar

    Gezuar Diten e Ujit te Bekuar!

    qamet ftohte eshte zakonisht ne 6 Janar ..dita e ujit te bekuar..

    si shpjegonet?

    tregoni historira qe i keni perjetuar ju nga kjo dite.


    --



    TemA


    Drejton ceremoninė e Ujit tė Bekuar

    Imzot Janullatos hedh Kryqin nė det

    SARANDĖ- Kryepeshkopi i Tiranės, Durrėsit dhe gjithė
    Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos, ka
    marrė pjesė dje nė ceremonitė e organizuara me rastin
    e “Ditės sė Ujit tė Bekuar” apo siē quhet ndryshe
    “Dita e Shenjtėrimit tė Ujėrave”, nė qytetin e
    Sarandės. Nė prani tė qindra besimtarėve ortodoksė tė
    moshave tė ndryshme, Janullatos ka dhėnė dje njė meshė
    nė sallėn e madhe tė kishės sė “Shėn Harallambit”.
    Para se kortezhi tė mirrte rrugėn me kėmbė nė drejtim
    tė detit, Hirėsia e Tij, Anastas, pėrshėndeti tė
    pranishmit, duke e pėrkufizuar ditėn e djeshme si njė
    ditė shprese, qė lidhet me thelbin e jetės, ujin.
    Imzot Anastasi, tha nė fjalėn e tij se “ka predikuar
    sė pari nė Ditėn e Ujit tė Bekuar mė 1992 nė qytetin e
    Sarandės, ndėrsa tanimė nė tė gjithė vendin numėrohen
    51 kisha moderne. “Tė gjitha kėto i shėrbejnė
    fisnikėrimit dhe largimit tė njerėzve nga mėkatet,” -
    tha Janullatos. Nė praninė e besimtarėve tė shumtė, ai
    hodhi pastaj kryqin nė det. Disa tė rinj janė hedhur
    pastaj nė ujėrat e ftohta tė detit pėr kapjen e
    kryqit. Kryqi u gjet dhe iu dorėzua Kryepeshkopit nga
    i riu Florian Xhai nga fshati Xarrė. Ceremoni tė tilla
    u organizuan dje edhe nė qytetet Gjirokastėr, Pėrmet,
    Tepelenė, si dhe nė fshatrat e Dropullit, Pogonit
    etj..
    BESMIR BABAMETO


    Pesė grupe tė rinjsh, betejė pėr Kryqin

    BERAT- Nė kėtė fillim viti “Ura e Goricės” mbi lumin
    Osum qė lidh dy lagjet muzeale tė kėtij qyteti, atė tė
    “Mangalemit” dhe “Goricės” ka mbledhur pėrreth saj
    mijėra qytetarė beratas dhe tė zonave pėrreth nė
    ceremoninė e hedhjes nė mėnyrė simbolike tė kryqit nė
    lumė. Nė kėtė ceremoni simbolike merrnin pjesė edhe
    dhjetėra qytetarė nga Fieri, Lushnja, Vlora etj..
    Hedhja e kryqit nė lumė, u bė rreth orės 10:00 tė
    paradites sė djeshme nga imzot Ignanti, Kryepiskopi i
    Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė. Pas
    hedhjes, pesė grupe tė rinjsh tė lagjeve tė qytetit tė
    Beratit u vunė nė garė pėr kapjen e tij. Kjo garė mes
    tė rinjve e shtoi edhe mė tepėr atmosferėn e festės
    dhe ngjalli kureshtjen e mijėra qytetarėve tė
    pranishėm nė kėtė ceremoni fetare. Nė fund tė garės
    pėr kapjen e kryqit nė lumin Osum fitues doli
    19-vjeēari nga lagjja Goricė, Eligers Bazonja, dhe
    shokėt e grupit tė tij Andi Shtrepi, Gentian Saveta
    etj.. Mė pas grupi i tė rinjve pasi mori bekimin,
    pėrgėzimin dhe urimet e imzot Ignanti nė kishėn e
    “Shėn Spiridhonit” nė lagjen Goricė vazhduan maratonėn
    e shėtitjes sė kryqit nė tė gjitha shtėpitė e besimit
    ortodoks beratas pėr tė pėrēuar nė kėto familje dritėn
    e perėndisė sė ortodoksisė dhe kryqin si burimin e
    shpėtimit tė njerėzimit nga fatkeqėsitė e kėsaj bote.
    ABEDIN KAJA


    Dita e Kryqit ndan ortodoksėt

    ELBASAN– Edhe pse dita e Ujit tė Bekuar ėshtė simboli
    i pajtimit, besimtarėt ortodoksė elbasanas kanė
    festuar tė ndarė. Njė pjesė e komunitetit ortodoks e
    ka pėrjetuar hedhjen e kryqit nė ujė nė kishėn “Shėn
    Maria”, tė Kalasė sė qytetit nėn drejtimin e
    famullitarit tė kėsaj kishe At Nikolla Marku dhe pjesa
    tjetėr nė pishinėn e qytetit nėn drejtimin e priftit
    Joan Gjica. Duhet pohuar se ajo qė cilėsohet si e
    veēanta e kėsaj dite, ėshtė fakti se kėndvėshtrohet
    nga mendėsi e ndryshme si rezultat i ndarjes qė kanė
    pėrjetuar besimtarėt e kėsaj feje, pas dyluftimit
    publik tė At Nikollė Markut me Fortlumturinė e Tij
    Imzot Anastasin. Kryqin e shenjtė, tė hedhur tek “Shėn
    Maria” e ka gjetur njė fėmijė 10 vjeēar i cili ka
    marrė edhe urimet dhe ėshtė pėrfituesi i dhuratave qė
    jepen me kėtė rast, duke u bekuar edhe nga prifti i
    kishės, kurse pėr kryqin e hedhur nė pishinė, i bekuar
    ėshtė bėrė 22 vjeēari Klajdi Suli, qė ka marrė edhe
    shpėrblimin e vendosur nga kisha.

    Tema
    HAXHI BALLI

  2. #2
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anėtarėsuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Pervec qe kjo dite eshte e vecante per mua sepse kam ditelindjen...
    me kujtohet mami dhe tezja (qe ne kete dite na vizitonte gjithmone ) mbushnin nje shishe ose ndonje qyp me uje dhe atyre i ishte fixuar qe ky uje bente mbrekullira...une te them te drejten kisha shume deshire qe te besoja ne kete fenomen ,por isha e bindur qe ishte si uji i zakonshem qe kishim perdite
    e bejne akoma sot dhe te them te drejten kisha ca kohe qe s'kisha menduar per kete
    flm qe e hapet kete teme..
    ciao!!!
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

Tema tė Ngjashme

  1. Festa e Theofanisė sė Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-01-2023, 00:34
  2. Maria dhe roli i saj sipas Bibles
    Nga Gregu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:12
  3. Njerėzimi ėshtė bekuar me intelekt dhe prirje natyrore ndaj sė vėrtetės
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 10:07
  4. Dita e Ujit te Bekuar (6 janar)
    Nga Kanan nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2009, 20:02
  5. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •