Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Niko Nikolla

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-07-2005
    Postime
    31
    Publicisti, shkrimtari, kryeredaktori i revistės “Hosteni” nė gjurmė qė nuk zhduken

    Niko Nikolla, faraoni i tetė


    Dionis Bubani

    Humbja
    Shuhet Niko Nikolla
    U nda nga jeta, dje mė 4 janar, nė moshėn 84-vjeēare publicisti dhe shkrimtari Niko Nikolla. Ai do tė mbahet mend si kryeredaktori mė jetėgjatė i revistės sė humorit dhe satirės “Hosteni”, i vetmi organ qė mundi tė bėjė njė farė rezistence tė sinqertė nė diktaturėn komuniste. Dhe pėr kėtė dėshmon nė shkrimin e mėposhtėm kushtuar Niko Nikollės, njė nga bashkėkohėsit e tij, gazetar i “Hostenit”, shkrimtari Dionis Bubani. Kėto radhė Bubani i hodhi nė letėr ditėn kur Nikolla ra nė koma. Redaksia e Kulturės nė gazetėn “Shekulli” i shpreh ngushėllimet, koleges, vajzės sė publicistit, Flora Nikolla. Ngushėllimi mė i madh ėshtė puna e kėtij njeriu, qė edhe nė mungesė tė jep forcė pėr tė vazhduar, pėr tė qenė gazetar edhe atėherė kur i humb tė gjitha, veē pasionit, siē i ėshtė gėzuar ai vetė, Niko Nikolla.


    Sa herė e kujtoj Niko Nikollėn, kryeredaktorin e revistės “Hosteni” mė del para sysh njė skenė nga marsi i vitit 1971. Ai qėndronte te hyrja e gazetės “Zėri i Popullit” i rėnė nė mendime. Si e vėshtrova njė copė herė iu avita dhe i thashė:
    - Eja Niko, eja se tė presim. Shejtani nuk ėshtė dhe kaq i zi!
    E kishin propozuar nė kėtė post tė rėndėsishėm, por i kishte marrė vesh grindjet, pėrēarjen nė kolektivin e “Hostenit” (saqė u shkri organizata e Partisė)... por mė nė fund ai na erdhi. Mė bėri pėrshtypje dėshira e tij e zjarrtė ta ngrinte me ēdo kusht nivelin e “Hostenit”. Nė radhė tė parė u mbėshtet te bashkėpunėtorėt mė tė zgjedhur, me nė krye mikun e tij tė ngushtė Dritėro Agolli, pastaj me radhė Shefqet Musaranė, Qamil Buxhelin, Sabri Godon, Ymer Minxhozin, Nonda Bulkėn, Spiro Ēomorėn, Koēo Devolen, Gaqo Veshin, Naum Priftin, Skėnder Haskon, Gjik Kurtiqin, Filip Ēakulin dhe plot tė tjerė se lista ėshtė shumė e gjatė.
    Ndjemė menjėherė se filloi tė rritet tirazhi i “Hostenit”, por Nikoja nuk u kėnaq vetėm me kaq. Vendosi tė krijonte kryeartikullin e revistės pėr ēdo numėr. Kėshtu u paraqit rubrika “Letėr pa zarf” qė trajtonte problemet mė tė rėndėsishme nė fushėn ekonomike, kulturore, shkencore. Kryeredaktori energjik tė cilin e cilėsoja shpeshherė “faraoni i tetė” (pėr mua ishte i teti kryeredaktor), nė kėto letra pa zarf kritikonte me ashpėrsi tė gjitha rastet negative tė shoqėrisė sonė. Ne tė gjithė e dinim se ēdo numėr i “Hostenit” kontrollohej nga Komiteti Qendror. Pėr ēdo kritikė tė botuar ose merreshin masa pėr njeriun e kritikuar, ose dėnohej redaktori nė rast se i kishte rėnė nė qafė kot sė koti filan personi dhe duhej tė botohej patjetėr pėrgėnjeshtrimi.
    Dėgjoheshin zilet nė zyrėn e kryeredaktorit vetėm disa orė pas daljes sė revistės dhe jo rrallėherė e ngrinte zėrin i shqetėsuar, nė telefon tė njė personaliteti tė lartė kur flitej pėr sektorin e tij. Pėrgjigja ishte e prerė dhe e saktė.
    - Nė kėtė numėr, pėr problemin tėnd kemi shfrytėzuar pesė materiale. Mos harro se kemi edhe pesė materiale pėr kėtė problem dhe po vazhdove tė ankohesh mund t’i botojmė nė numrin tjetėr.
    Ja se ē’telashe tė vazhdueshme i kishte krijuar kryeredaktori me botimin e kritikave kaq tė forta dhe me ēfarė tensioni punonim edhe ne pranė tij. Dhe kur e mbaronte edhe paketėn e dytė tė cigareve, pėr tė krijuar pak humor mes tėrė atyre mėrzitjeve, ai e vinte buzėn nė gaz:
    - Mos harroni se unė si kryeredaktor shpėrmblehem mė tepėr se ju ēdo ditė vetėm me njė paketė cigare!
    ***
    Mė 24 qershor tė vitit 1971 erdhi nė vendin tonė, shkrimtari i shquar rumun me origjinė shqiptare (i lindur nė Boboshticė tė Korēės), Viktor Eftimiu. Meqenėse e kisha njohur qė nė Bukuresht, gjatė viteve ’30, pas disa takimeve tė pėrzemėrta me tė, fitova tė drejtėn qė tė vetmen intervistė tė Viktor Eftimiut, ta botonin nė revistėn tonė. Entuziast shkova nė redaksi dhe i lajmėrova pėr kėtė intervistė tė rrallė (vetėm me kushtin tė shkonim me tė nė Boboshticė), por u habita kur dėgjova disa zėra “revolucionarėsh”.
    - A ia vlen barra qiranė tė nisim makinėn deri nė Korēė, pėr njė shkrimtar qė vjen nga njė vend revizionist?
    Nuk e prisja kurrė kėtė logjikė naive. Por ēdo gjė u sqarua shumė shpejt. Ndėrhyri kryeredaktori Niko Nikolla i cili urdhėroi tė bėhej gati makina. Dhe tė nesėrmen u nisėm qė tė dy drejt Boboshticės ku Eftimiu na dha intervistėn qė u botua nė numrin e parė. Mė 20 nėntor tė vitit 1971 ai pėrfundoi poemėn “Skėnderbeu”. Dhe nė numrin e “Hostenit”, me rastin e Vitit tė Ri, Niko Nikolla i telefonoi shkrimtarit nė shtėpi dhe botuam urimet mė tė pėrzermėrta tė tij pėr Vitin e Ri 1972.

    ***
    Shkrimtari Nonda Bulka (njė ndėr themeluesit e revistės “Hosteni”) ishte prekur nga njė sėmundje shumė e rėndė. Sė shpejti do ta humbisnim “Chri-Chrinė” e shtrenjtė, pa marrė njė dekoratė. Niko Nikolla, kurdoherė fisnik, prekej nga kėto raste. Qė tė mos e kuptonte Nonda pėrse do tė dekorohej me Urdhrin “Naim Frashėri Kl.I”, nė prag tė vdekjes, i thanė:
    - Dekorata tė jepet, sepse sivjet mbushen 40 vjet tė krijimtarisė letrare, nė vitin 1932.
    Nonda kishte shkuar disa herė nė Rumani pėr shėrimin e sėmundjes. Sa herė qė kthehej, Nikoja i kishte gjetur nga njė arkė me qershi dhe kujdesej qė ēdo kokėrr e qershisė tė ishte sa mė e mirė.
    Kur nė zyrėn e “Hostenit” u zhvillua ceremonia e dekorimit, kryeredaktori e ndiqte me shqetėsim qėndrimin e Chri-Chrisė, i cili nė ēastin e marrjes sė dekoratės, duke e mposhtur dhimbjen, tha:
    - Do ta mund demonin e mallkuar (gjendrat e kancerit nė pjesėn e djathtė tė fytit).
    Dhe kur mė 20 nėntor 1972 pushoi sė rrahuri zemra e Nonda Bulkės, kryeredaktori i mori tė gjithė masat pėr tė nderuar Chri-Chrinė. Caktoi njė faqe tė revistės pėr ta kujtuar, me organizimin e varrimit, kur ne, nxėnėsit e profesorit tonė, ndodheshim nė rreshtin e parė.
    ***
    Humori i Nikos ishte shpeshherė spontan. Kur nga fundi i vitit 1972 vendin tonė e vizitoi shkrimtari i shquar rumun Valentin Silvestru, organizoi drekėn e mirėseardhjes nė restorantin e Hotel Dajtit. Silvestru sapo ishte kthyer nga Spanja dhe na pruri librin e tij tė fundit “1000 orė nė Spanjė” (me tė dhėna shumė interesante kulturore). Kryeredaktori ynė kishte ftuar dhe shkrimtarin Petro Marko dhe me ta parė librin e Silvestru-sė, iu drejtua mikut rumun.
    - Ti ke qenė sivjet nė Spanjė dhe e ke shkruar bukur librin, por shkrimtari ynė Petro Marko ka luftuar nė Spanjė kundėr fashistėve tė Frankos dhe shkroi librin kushtuar kėsaj lufte, tė titulluar “Hasta la vista”.
    Pėrqafimi i kėtyre dy shkrimtarėve ka qenė shumė i prekshėm, dhe ndoshta edhe mė i emocionuar ishte Niko Nikolla.
    Miku mė i mirė i tij ishte shkrimtari Dritėro Agolli. Mė kujtohet se nga viti 1973, Dritėroi pruri nė revistėn tonė njė fletore tė vogėl ku kishte hedhur rreshtat e parė rreth Shokut Zylo. Me t’i lexuar, Nikos i pėlqyen aq shumė sa vendosi ta botonte krejt romanin satirik nė revistė. Dhe me botimin e Zylos nė “Hosteni”, Dritėroi sillte vazhdimisht fletore tė tjera me ndodhi tėrheqėse, plot humor dhe satirė. Kritika e ashpėr kundėr disa burokratėve tė tipit Zylo, shkaktoi probleme lart nė Qeveri dhe nė Komitetin Qendror.
    Njė ditė e pyetėn nė telefon kryeredaktorin:
    - Paske ndėrmend ta zgjatėsh kaq tepėr Zylon?
    Nė numrat e fundit u botuan mė shumė faqe qė tė mbaronte romani “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo”, njė kryevepėr e letėrsisė sonė. Romani nuk do tė merrej pėrsipėr nga shtėpitė botuese, po tė mos e kishte botuar Niko Nikolla me mprehtėsinė dhe guximin e tij.
    Si tė mos i kujtojmė kėto ngjarje qė lidhen ngushtė me njė personalitet tė veēantė. Dhe ky ėshtė kryeredaktori i “Hostenit” Niko Nikolla.
    Nė kėto ēaste, kur shkruaj pėr njė njeri i cili luftoi njė jetė tė tėrė, me mish dhe me shpirt, pėr tė rrezatuar kudo vetėm mirėsi, mendoj i trishtuar se ai tashmė ndodhet i shtrirė nė njė sallon tė reanimacionit, i goditur me ashpėrsi nga njė sėmundje e rėndė. Por na ngushėllon vetėm mendimi se nė kėtė pėrleshje mes jetės dhe vdekjes, kurdoherė pėr publicistin, shkrimtarin, kryeredaktorin e gazetės “Hosteni”, gjurmėt qė na la do tė mbeten tė pazhdukura.

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kam pasur nderin ta njoh personalisht.Njeri shume i thjeshte dhe gazmor.Eshte sjelle mire me mua edhe pse isha vetem nje student.

    Ngushellime familjes !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shum mire ke bere lad.. per shkrimin qe solle..

    Ngushellime Familjes se te ndjerit !
    Njeri shum e i mire ka qene.

    ja cthot gsh.


    --

    LAMTUMIRA



    Nikolla mori lamtumirën e fundit të miqve

    Një ceremoni me personalitete të kulturës dhe politikës


    --------------------------------------------------------------------------------



    Miq, nxënës dhe kolegë i kanë dhënë dje lamtumirën e fundit publicistit, gazetarit dhe humoristit të njohur Niko Nikolla. Ai ndërroi jetë ditën e mërkurë, pas një sëmundje të rëndë në moshën 75 vjeçare. Ceremonia e homazheve dhe nderimeve është zhvilluar në orën 11.00 në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ka marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu. Në fjalën e tij ngushëlluese ai u shpreh se “ Niko Nikolla ishte një strateg në fushën e humorit. Shqipëria humbi sot një njeri të shquar”. Ndërkohë që miqtë e tij vlerësuan punën, kontributin dhe njeriun e madh që fshihej pas humorit të hollë të tij. Dritëro Agolli, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Niko Nikollës, vlerësoi ndihmesën e madhe të Nikos në shtypin shqiptar, veçanërisht në publicistikën humoristike dhe satirike. “Në revistën humoristike satirike “Hosteni”, që ai e drejtoi me aq përkushtim, fshikullonte të gjitha të metat e shoqërisë, servilët, hipokritët, burokratët, rryshfetçinjtë, që sot ne i quajmë ‘të korruptuar’” ka theksuar ai duke vazhduar se “rreth kësaj reviste, ai mblodhi shkrimtarë të shquar, si Nonda Bulka, Dionis Bubani, Miço Kallamata, Sabri Godo, Filip Çakuli dhe karikaturistë si Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Agim Sulaj, etj”.
    Ndërkohë që miq të tjerë vlerësuan angazhimin dhe krijimtarinë e tij. Kështu poeti Xhevair Spahiu u shpreh se “ndjejmë mungesën e fjalës së çiltërt e me kripë, rrahjet e një zemre aq bujare, trokitjen e gotës me verë Pogradeci. Ngushëllim kemi vetëm kujtimin e ndritshëm, veprën e vyer. Me Nikon rrallohet për fat të keq, radha e krijuesve epikë që i falën jetës talent, këngë e dashuri për t’u ndier njeriu- Njeri, jeta- Jetë e atdheu-Atdhe”. Sipas tij Niko Nikolla ishte nga ata njerëz krijues që janë të papërsëritshëm. “Ai është një emër i shquar i këtij 50-vjeçari në publicistikën, krijimtarinë letrare, në jetën shoqërore shqiptare”, vlerësoi poeti Xhevahir Spahiu. Ndërsa humoristi Koço Devole vlerësimin dhe keqardhjen për humbjen e tij do ta shprehte nëpërmjët fjalëve “ kam humbur profesorin tim, por humori i tij ka mbetur i gdhendur me gërma që nuk mund të fshihen më”.
    Për të nderuar kujtimin e Niko Nikollës bënë homazhe shkrimtarë, artistë, deputetë, përfaqësues të partive politike. Niko Nikolla la pas shumë fejtone,artikujt, reportazhe si dhe një krijimtari të gjerë letrare. Gjatë aktivitetit të tij, ai është nderuar me 5 çmime të para në fushën e gazetarisë dhe letërsisë. ol.li.

    Vleresimi
    “Niko Nikolla ka qenë shkolla e vetme e kritikës në fushën e humorit”. Kështu është shprehur dje humoristi Filip Çakuli, i cili një kohë të gjatë ka punuar në revistën “Hosteni” duke ndjekur gjurmët e publicistit të njohur Nikolla.

    LARGIMI
    Niko Nikolla publicisti, humoristi dhe shkrimtari i njohur, ndërroi jetë mëngjesin e të mërkurës në moshën 75-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në spital. Dje miqtë dhe kolegët e tij i dhanë lamtumirën e fundit.



    gsh

Tema tė Ngjashme

  1. Dita e Shėn Nikolla - 6 dhjetor
    Nga Manulaki nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 12-12-2023, 15:16
  2. Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn...!
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 12-03-2021, 07:37
  3. Onufri, ikonografi mė i madh shqiptar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 06-11-2013, 13:00
  4. Shen Nikolla, apo Santa Klaus, apo Plaku i vitit te ri
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2012, 11:53
  5. At Nikolla Marku akuzon Janullatosin pėr mashtrim
    Nga Hyllien nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 08-12-2004, 16:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •