Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    Pranga në Damask shqiptarit të dyshuar të Al Kaedës

    Arrestohet Ilir Halili. Nën hetim edhe vrasja e klerikut shqiptar



    Sirianët: Dërgoi Muxhahedinë dhe para në Irak



    --------------------------------------------------------------------------------



    Të enjten e 17 nëntorit të vitit që sapo u la pas, rreth orës 13 në një qendër biznesi, në një dyqan parfumerie në afërsi të qendrës së Damaskut, autoritetet e shtetit sirian kanë ndaluar për verifikim dhe më pas kanë arrestuar shtetasin shqiptar Ilir Halili. Halilit iu kërkua që t’i shoqëronte policët civilë në zyrën e emigracionit, fillimisht nën kërkesën për të bërë verifikimin e identitetit të tij. Në momentin e parë Halili ka rezistuar. Ai u ka thënë autoriteteve se ishte student dhe shtetas i huaj. “Kam një vizë normale dhe të rregullt të lëshuar prej zyrës së emigracionit dhe nuk ka pse vij me ju”, këto kanë qenë fjalët e para të Halilit, por agjentët civilë kanë insistuar. Kundërshtimeve të tij, policët civilë I janë përgjigjur duke përdorur forcën. Me forcë ata e kanë shoqëruar në stacionin e policisë dhe aty I kanë komunikuar se ishin anëtarë të policisë sekrete që merret me çështjet e terrorizmit dhe të besimeve fetare në Siri.
    Po në stacionin e policisë, shqiptarit Halili I komunikohet akuza dhe masa e arrestit. Pasi është dërguar në burgun e “Sera Filistinës” në qendër të Damaskut, ai është marrë në pyetje. Fillimisht Halili ka rezistuar duke thënë se me siguri kishte ndonjë gabim në arrestin e tij, por autoritetet siriane I bënë të qartë se kishin bërë të gjitha verifikimet e mundshme ndaj tij. Sipas këtyre verifikimeve, Halili rezultonte se nuk frekuentonte asnjë shkollë në Siri, se ishte i martuar me një fëmijë dhe se e shoqja ishte studente. Nga verifikimi I kryer, rezultonte gjithashtu se ai ishte I papunë në Siri dhe se banonte në një apartament me qera në Damask. Autoritetet u interesuan për mjetet e jetesës së Halilit.
    Burime të rezervuara të Gazetës bëjnë të ditur se mohimit të vazhdueshëm të Halilit për të dhënë përgjigje, autoritetet I janë përgjigjur dhe duke e marrë në pyetje në mënyrë të sforcuar. Raportohet se ndaj Halilit, një pjesë e dëshmisë është marrë nën torturë. Gjatë verifikimit, ka rezultuar gjithashtu se Halili kishte marrë më qera për disa muaj me radhë një veturë, të cilën e kishte paguar 850 dollarë në muaj. Njëherësh hetuesit sirianë i kanë bërë të qartë Halilit se ata kishin të dhëna të sigurta se ai në gjashtë muajt e fundit kishte udhëtuar jashtë Sirisë në Turqi, Kuvajt, Arabi Saudite, Jemen, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt e Jordani. Në këto vende, sipas hetuesve, ai kishte transportuar vlera monetare në ndihmë të grupit të Al Zarkavit në Irak. Policia siriane i ka kërkuar shqiptarit Halili të shpjegonte sesi ishte bërë pjesë e këtij rrjeti dhe në ç’mënyrë funksionte rekrutimi i muxhahedinëve nga Afrika Veriore e më pas kush e kontaktonte dhe e paguante për t’i dërguar ata në Irak.

    “Lidhjet me Abu Rabbia”
    Autoritetet siriane kanë insistuar gjithashtu që Halili të shpjegonte lidhjet e tij me një tjetër shqiptar me inicialet “A.K” dhe me pseudonimin Abu Abdullah, I cili drejtonte një grupim të rinjsh ekstremistësh shqiptarë të lidhur me grupin e Abu Rabbias(lider i Al Kaidas për Europën). “A.K” kishte jetuar në Damask bashkë me grupin e tij deri në fillim të verës të 2005 e më tej ishte zhdukur nga Siria në drejtim të një vendi tjetër arab. Autoritetet siriane i kanë kërkuar Halilit të tregonte se çfarë dinte ai në lidhje me përfshirjen e “A.K” në vrasjen e një kleriku shumë të lartë në Shqipëri në janar të 2003 dhe pse A.K fshihej në Damask?
    Autoritetet siriane po vazhdojnë hetimet në lidhje me Halilin dhe aktivitetin e tij në një mënyrë tepër të rezervuar duke hetuar të kaluarën e tij dhe këtë hetim po e drejtojnë zyrtarë të lartë të 2 shërbimeve sekrete të Sirisë, shërbimit sekret të aviacionit si dhe të antiterrorizmit e të çështjeve fetare.

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ku emore ti kete lajm?
    A mund te jete e vetete?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga iliria e para
    Ku emore ti kete lajm?
    A mund te jete e vetete?!
    Gazeta Shqiptare e sotme..............

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    http://www.gazetashqiptare.com/ data 4 janar

    Tia shtypin koken cdo njeriu qe merret me terrorizem, shqiptar apo i huaj, dhe mundesisht ti mbajne ne kompetencat e ketyre shteteve qe kane burgje me kushte 'komode'

  5. #5
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    O popull, po mos o popull keshtu ! Po qysh e mban ate emer Ilir dhe shkon ne Siri per budalliqe... Ncncncnc... po nderroje emrin o derezi dhe keshtu te humbet fara siç e paske ne mend per ta humbur...

  6. #6
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Citim Postuar më parë nga oiseau en vol
    O popull, po mos o popull keshtu ! Po qysh e mban ate emer Ilir dhe shkon ne Siri per budalliqe... Ncncncnc... po nderroje emrin o derezi dhe keshtu te humbet fara siç e paske ne mend per ta humbur...
    Sa deshire do kisha qe keto fjale ti degjoja dhe tek lajmet ku vajzat shqiptare behen prostituta, sa deshire do kisha ti degjoja per shqiptaret te komplikuar ne ryshfete korrupsione etj.Do kisha shume me deshire kur keto fjale ti drejtoheshin politikaneve tone faqezinj .Po keshtu kur ti drejtoheshin trafikanteve te droges dhe mishit njerzor dhe transpalitimit te organeve.Po keshtu do kisha shume deshire ti drejtoheshin cdo gjakmarresi qe vret ne mynyre te pafajshme, cdo vetvrasesi qe vret psiqikisht njerez te tjere qe kane te njejtat probleme me te, sa deshire do kisha ti degjoja per kriminelet dhe hajdutet shqiptare.Mirepo kjo nuk ndodh sikurse nuk ndodh te shahet dikush i cili me shume se Alkaeda ben terrorizem kunder cdo qenie te gjalle.Natyra e ka shpallur armik duke e protokolluar ne marreveshjen e Kiotos.

    Perderisa eci me bindjen se cdo njeri eshte i pafajshem derisa te vertetetohet fajesia dhe jam absolutisht kundra mendimit qe egziston tek te gjithe ato te verberit e lajmeve mediatike dhe kane si parim qe cdo njeri eshte i fajshem perderisa nuk provohet pafajsia.E pra per mua nuk eshte cudi e madhe qe nje shqiptar te bashkepunoje me Alkaeden, Sikur nuk eshte cudi qe nje shqiptar te bashkepunoje me Asfaltine ose UDB .Cudia ime qendron ne faktin pse i shikojme gjerat me syrin e paragjykuesit dhe akuzuesit.Cudia ime eshte pse nje
    “A.K” dhe me pseudonimin Abu Abdullah
    kthehet nga kristian ne musliman dhe akuzohet per terrorizem pa asnje fakt.E pra kjo eshte cudia per Shqiptaret qe ne megjithese miteve hollivudiane te Rambove duhet te pranojme se edhe Shqiptaret mund ti perkrahin antiamerikanet ne luften pro Islamit.Kjo sma merr mendja se ka qene Utopi per ju.Duke pare te gjithe kete rebesh anti islam patjeter qe do linde nje ombrelle pro-islame.E pra se eshte shqiptar apo belge.Se eshte Stiveste Stalone apo Ilir Halimi kjo nuk eshte tragjedia.Tragjedia qendron ne terrorizmin amerikan dhe komedia qendron ne mendjet e juaja qe perkrahni cdo gje te padrejte mjafton qe te kete emrin e hyjnise tuaj amerike.

    Pikerisht nese sot do te degjoni per nje Ilir dhe nje Pirro i konvertuar ne Ali Pasha neser do te degjoni per nje Gent dhe nje Teute por kesaj rradhe jo vetem por bashke me zerin e te gjithe komunitetit musliman shqiptar kunder padrejtesive qe i behen sot kesaj feje madheshtore te vetme Monoteiste.

  7. #7
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    He, i keni ndare punet ? Njeri ne veprim e tjetri ne mendim ? Po, po, mire e keni ju...

    Kur do te kuptohet nga myslimanet e ndershem shqiptare qe sot nuk ka lufte midis krishterimit dhe islamit, por vetem lufte midis myslimaneve te moderuar e perparimtare dhe atyre fanatike e te prapambetur ? Demi me i madh qe i vjen islamit nuk eshte ai qe vjen nga Bush apo Chirac apo Moisiu por nga vete kjo pjelle e keqe brenda perbrenda islamit qe i jane errur syte nga ideologji krejt jashte sistemit te vlerave.

    A mund te me thoni çfare vlerash ka islami politik ? Mos me kerceni ketu si gjeli maje plehut, duke me thene jo keshtu e jo ashtu, se i di shume mire manovrat e mesuesve te Sirise dhe Jordanise, por lexoni mire ç'po them : Vlerat e Islamit Politik, cilat jane ato ?

    Nga e di ti forum126 qe ky A. K. eshte nje kristian i kthyer ne mysliman ? Mos hani ne te njejtin çanak ? Dhe deri kur do te na çani veshet me keto parulla qesharake qe Perendimi qenka ne lufte kunder Islamit ? Ku jeton ti forum 126 ? Mos jeton ne nje vend si Franca (ku jetoj une) ku ka 8-10% popullsi arabo-myslimane ? Kush dreqin ua fut ne koke keto ? Apo ato imamet e terbuar te Sirise e Jordanise e Malajzise ?

    Po qysh te mos çuditem une kur ka nje shqiptar qe akuzohet per terrorizem ? O kokeboshe te shekullit te XXI-te, po terrorizmin nuk e ka njohur shqiptari edhe kur ka qene koha per ta njohur, atje ne Beograd te kishte shkuar ky Ilir faqjazeze, e te shperthente bombat por jo ne Irak. Ç'kerkon ky idiot ne Irak ? Kush i eshte vrare atje ? Nena ? Babai ? Vellai ? Apo motra ? A ka degjuar ai qe ne Kosove gjaku ka shkuar deri ne gju ne vitin 1999 ? Ku ishte ky trim me flete ?

    Turp e faqja e zeze kush degjon ! Dhe ke dhe guximin t'i dalesh ne mbrojtje, kane dale mendsh mileti sa s'merret gje vesh me...

  8. #8
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Nga e di ti forum126 qe ky A. K. eshte nje kristian i kthyer ne mysliman ?
    Sepse e kam bashkeqytetar dhe e njoh.Asnjeri prej ketyre nuk ka qene ne Irak e para punes dhe e dyta punes kur ta kuptosh fjalen "Lufte" Hajde fol me mua.Ok

    Sa per Kosoven do ishte mire qe Adem Jashari te ishte Gjalle te tregonte se kush ishin ato qe luftuan bashke me te pa zhrumen e reklamave mediatike .Po keshtu nuk eshte nevoja te bejme avokati' apo prokurori'.Kush do qe deshiron te luftoje per nje kauze qe i duket e drejte le ta beje.Mirepo politikat dy standarteshe qamerikane kur Rambo shkon ne afganistan kundra ruseve quhet Hero dhe kur te njejten gje ben nje Kinez quhet terrorist sikur nuk i pranon llogjika.Une nuk mendoj se keto dy djem jane te alkaedes.Kjo eshte nje Show-Biz e Rralles e Mediave shqiptare me banim ne Itali te cilat u perkasin sherbimeve te caktuara inteligjente sidomos Gazeta Shqiptare e Bolinos.Mirepo zogjte pavarsisht se qendrojne lart ne qiell nuk i shikojne cdo gje qe ndodh ne toke.Duhet te kesh shikim skifteri dhe jo ze leraske.Megjithate do te presim kohen te vertetetoje theniet e mia por sigurisht bumi mediatik do jete bere, mendjet e juaja do jene asfiksuar pavarsisht se sa te pafajshem jane keto shqiptare ne realitet.

    Me cudit fakti pse nuk akuzohen regjimi Sirian si regjim diktatorial dhe komunist ne kete rast?

    No koment
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 04-01-2006 më 17:13

  9. #9
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Po ta them ne frengjisht : J'en ai rien à foutre du régime syrien ! Shqip : As qe me behet vone per regjimin sirian (pak e zbukuruar shprehja, lexoje me mire frengjisht)

    Te bera shume pyetje e nuk u pergjigje : Me numero ketu VLERAT E ISLAMIT POLITIK, dhe une pastaj behem me ju.

    Blah blah blah-te me skiftere e petrita qe fluturojne nuk me bejne asnje efekt. Ti zoteri, mbron nje kauze ? Ok. Me jep VLERAT e kesaj kauze, dhe mos llomotit mbare e mbrapsht pa lidhje.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Zogu, rri e lodh duart kot edhe ti duke shkruar me duket, si puna ime tek tema tjeter lol

    Citim Postuar më parë nga forum126
    Te pergjigjem une por jo ne kete teme.Hap nje teme tek komuniteti musliman.

    Nese ke deshire [ketu] ke disa parime Politike.Mund ta lexosh mbasi ta shkarkosh.
    no comment

  11. #11
    Larguar.
    Anëtarësuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ncuq. Dua vlerat e islamit politik se bashku me komentin tend. Shkarkime e ngarkime nuk bej, e kam blere shume shtrenjte kompjuterin tim. As teme nuk hap. Me thuaj ç'eshte islami politik dhe synimet e tij. Si dhe vlerat qe ka.

    Perndryshe, udha e mbare te qofte. Shyqyr qe ne Shqiperi ka me shume shqiptare sesa myslimane e katolike e ortodoks se do na kishte marre lumi me kohe...

  12. #12
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Nje arme me teper ne arsenalin propagandistik anti-shqiptar, sidomos tani, ne prag te bisedimeve per statusin e Kosoves.

    Pres ditet e ardhshme te behet kryerradhe ne te gjitha sitet e mediat serbe.

  13. #13
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Kush na e ka fajin, qe na kruhet e fusim hundet atje ku s'na kerkon njeri ti fusim!!
    Kush na e ka fajin qe duam te behemi me arap se arapet!

    Hajt ta gezojme namin e ri, se pak kishim deri tani!

    Se me vjen nje mendja tani; ky tipi mos eshte nga ata qe u kane sekuestruar
    skafet dhe vazhdojne biznesin e klandestineve ne "kasaba"?!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Shtepi pa toilet, s`ka.



    Keta ilirat ,per fat, jane pak..
    Nuk eshte mire,mendoj une, t`i fryni shume keti zjarri
    se bene tyme ...

  15. #15
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Nuke kuptoj pse merreni me forumin126!!
    Cdo gje i behet lufte, e gjithe bota eshte kunder tij, t e gjithe keta njerz te konvertuar i njifka bile edhe me emra!Te gjithe qe nuk jane Abu Abdallaha , jane kunder islamit.
    A ka ndonje vlere ky muhabeti i tij?
    Armiqet e kombit kesi njerzish dhe kso lajmesh duan.
    Tashti serbet do te mundohen ti tregojne shqiptaret si terorist.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  16. #16
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Ilir Halili u arrestua në Damask për lidhje me Al Kaedën


    I akuzuari për terrorizëm familjarët e tij në Siri




    redaksia@gazetashqiptare.com

    TIRANE

    Asnjë nga të afërmit e Ilir Halilit nuk ndodhen në Tiranë. Ata mendohet se ndodhen jashtë shtetit, me shumë gjasa në Siri bashkë me të birin. Pak muaj më parë ata kanë shitur banesën e tyre modeste në stacionin e fundit të Tiranës së Re dhe janë larguar pa adresë që prej katër muajsh. Ilir Halili akuzohet nga autoritetet siriane se ka dërguar muxhahedinë dhe para në ndihmë të grupit të Al Zarkavit në Irak dhe është arrestuar nga policia sekrete siriane pikërisht nën këto akuza në nëntor të vitit të kaluar.
    Në apartamentin e vjetër, parafabrikat, 28-vjeçari banonte së bashku me prindërit, bashkëshorten, fëmijën dhe motrat e tij më të vogla, të cilët që prej katër muajsh janë larguar nga Shqipëria. Fqinjët e kësaj familjeje deklarojnë se bashkëshortët Halili kanë emigruar para katër muajsh jashtë vendit. Në banesën modeste tanimë banon një çift nga Shkodra që nuk ka asnjë ide për adresën e mundshme të prindërve të Halilit.

    Familja
    Ilir Halili ka banuar në katin e pestë të një pallati të vjetër tek stacioni i fundit i Tiranës së Re. Dje kërkuam të kontaktojmë me prindërit e 28-vjeçarit, por nuk gjetëm asnjë pjesëtar të familjes së tij në apartamentin (një dhomë e kuzhinë), ku ata kishin banuar deri para katër muajve. Fqinjët pohojnë se e njihnin Halilin si një besimtar të devotshëm të fesë muslimane. Dhe për hir të besimit, ata thonë se ai madje është martuar dy herë në të njëjtën kohë me dy gra të ndryshme. Sherri që pasoi martesën e tij të dytë, i kushtoi dhe një plagosje të rëndë halilit në prillin e vitit të kaluar, kur u qëllua disa herë më thike pranë xhamisë ku sapo kishte mbaruar faljen e drekës, nga kunati i tij. Ata ndjehen të frikësuar nga fakti që fqinji i tyre është arrestuar për një akuzë të rëndë në Siri, por nuk pranojnë ta komentojnë më tej një gjë të tillë.

    Arrestimi
    Mesditën e 17 nëntorit, në afërsi të qendrës së Damaskut, autoritetet e shtetit sirian arrestuan shqiptarin Ilir Halili. Në momentin e parë, Halili ka rezistuar duke u thënë agjentëve civilë që e vunë në pranga, se ishte student dhe se dispononte vizë të rregullt të lëshuar prej zyrës së emigracionit. Pavarësisht kundërshtimeve, 28-vjeçari është dërguar forcërisht në burgun e “Sera Filistinës”, në qendër të Damaskut. Shqiptarit i është komunikuar akuza dhe më pas është marrë në pyetje. Përfaqësues të policisë sekrete siriane i kanë thënë shqiptarit se kishin bërë verifikime, nga të cilat ka rezultuar se ai nuk frekuentonte asnjë shkollë në Siri, duke hedhur poshtë pretendimet e tij.

    Hetimi
    Hetuesit sirianë i kanë thënë Ilir Halilit se kishin të dhëna të sigurta se ai kishte rekrutuar muxhahedinë nga Afrika Veriore dhe i kishte dërguar në Irak. Ndërkohë, hetuesit e këtij shteti i kanë bërë të qartë shqiptarit të vënë në pranga, se ai kishte transportuar para në ndihmë të grupit të Al Zarkavit në Irak. Gjithashtu, autoritetet siriane e akuzojnë Halilin edhe për bashkëpunim me Taëheed Val Jihad, organizatë terroriste e rrjetit të Al Kaedas në Marok. Kjo organizatë është përfshirë në listën e zezë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas autoriteteve siriane, muxhahedinët marokenë që janë ndihmuar nga Ilir Halili, janë pjesë e grupimit “Luanët e Allahut” që vepron në Irak. Hetimi ndaj veprimtarisë së Halilit po drejtohet nga zyrtarë të lartë të dy shërbimeve sekrete të Sirisë dhe konkretisht shërbimit sekret të aviacionit, si dhe të antiterrorizmit e të çështjeve fetare.

    LARGIMI
    Katër muaj më parë, prindërit dhe bashkëshortja e Ilir Halilit janë larguar jashtë vendit. Ata ia kanë shitur shtëpinë një çifti nga Shkodra.

    PLAGOSJA
    Më 10 qershor të vitit 2004, Ilir Halili u plagos me thikë nga Festim Abduli. Kjo për shkak se Halili ishte i martuar dhe kishte marrë si grua të dytë me motrën e tij.

    Lidhjet
    Autoritetet siriane i kanë kërkuar Ilir Halilit që të japë shpjegime për lidhjet e tij me një shqiptar me pseudonimin Abu Abdullah. Sipas policisë së këtij shteti, Abdullah dyshohet për vrasjen e një kleriku të lartë në Shqipëri, në janar të vitit 2003.

    Jetesa
    Nga hetimet e bëra, ka rezultuar se Ilir Halili ishte i papunë në Siri dhe se banonte në një apartament me qira në Damask. Ai kishte marrë për disa muaj me qira dhe një makinë, për të cilën kishte paguar 850 dollarë në muaj.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Tema të Ngjashme

  1. Gripi i derrit H1N1: Vdes viktima e parë në Kosovë
    Nga fisniku-student në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 25-11-2009, 14:12
  2. Triumfi shqiptarit në gjykatën e Londrës
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2005, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •