VOLTER (Fransua Mari Rue) (1694-1778) filozof deist francez, shkrimtar satirik, historian, pėrfaqėsues i shquar i iluminizmit
* Nė njė udhėtim Volteri zbriti nga karroca pėr tė kėmbyer kuajt. Aty pranė ishte njė plak afėrsisht nė moshėn e tij. Diku e kishte parė, iu afrua dhe pastaj i tha:
- Ju ngjani ēuditėrisht me njė fėmijė qė kam njohur gjashtėdhjetė vjet mė parė po nė kėtė vend. Pastaj i tregoi edhe emrin e fėmijės. Atėhere Volteri mori vesh se ky plak ishte fėmija qė kishte njohur gjashtėdhjetė vjet tė shkuara.
* Njė udhėtar francez kaloi nėpėr zallishtet e malit Athos (Greqi). Atje takoi rrugės njė plak tė moshuar qė po shėtiste.
Kur plaku mori vesh se udhėtari ishte francez, iu afrua dhe e pyeti:
- Ju lutem, mė thoni, a rron zotni Volteri?
Udhėtari francez u kthye nė atdhe dhe ia tregoi kėtė eposod filozofit tė madh. Volteri u emocionua shumė.
* Kur vajti nė Angli, Volteri shkoi pėr vizitė te poeti anglez Kongrev^. Ai nuk dėshironte aspak qė tė pėrmendeshin veprat e tij, prandaj i tha Volterit:
- Ju lutem mos mė flisni pėr poezitė e mia. Mė quani si njė njeri tė thjeshtė.
Po tė ishit njeri i zakonshėm, nuk do tė kisha marrė mundimin qė t'ju vizitoja, - ia ktheu Volteri.
* Kur po shfaqej njė tragjedi e Volterit, Monteskjenė e zuri gjumi. Volteri, qė ishte sė bashku me tė, e zgjoi dhe i tha: - Zoti kryetar, mos kujtoni se jeni nė audiencė!?
* Njė mbrėmje nė Potsdam, pas njė dreke tė shkėlqyer, Volteri bėri portretin e njė princi tė mirė qė e krahasoi me njė despot dhe tiran: Tė gjithė e dėgjuan me shumė vėmendje fjalėn e filozofit tė madh, kurse mbreti i Prusisė u trondit shumė nga gojtaria e Volterit dhe nisi tė qajė. Volteri e ndėrpreu fjalėn e tij, i hodhi njė sy mbretit dhe thirri:
- Vėshtroni, vėshtroni! Tigri po qan!
* Njė abat i dėgjuar shkroi njė satirė kundėr Volterit. Ai kur e takoi filozofin i tha pėr t'u justifikuar:
- Eshtė e nevojshme qė tė jetoj edhe unė.
- Unė nuk shoh ndonjė nevojė tė tillė, - i tha prerė Volteri.
* Nė moshėn tetėdhjetėvjeēare Volteri ishte dobėsuar dhe zbehur shumė. Megjithatė, ai mbahej gjallė dhe vazhdonte tė punonte, tė lexonte dhe tė shkruante. Njė njeri qė e vizitoi tha:
- Ai ėshtė njė i vdekur qė kanė harruar ta varrosin.
* Nė Fėrne Volteri ndėrtoi njė kishė. Nė fasadėn e saj shkroi : "Deo erexit Voltaire"2). Me tė tallur u thoshte vizitorėve duke treguar mbishkrimin:
- Dy emra tė mėdhenj qė kanė mbirė sė bashku.
* - Babai i Volterit dėshironte ta bėnte tė birin gjyqtar, meqenėse nė atė kohė postet zyrtare nė Francė bliheshin, ai ishte gati tė shpenzonte shumė qė tė shihte tė birin nė atė post.
- I thonė babait tim, - iu pėrgjigj Volteri atyre qė e kėshillonin ta dėgjonte prindin, - se nuk di tė bėj njė punė tė nderuar qė blihet. Unė do tė fitoj njė vend pune qė nuk kushton asgjė.
* Qysh fėmijė u fut nė kolegjin jezuit "Luigji i madh". Nė kėtė kolegj nuk ndizej zjarr derisa tė ngrinte uji nė pilėn e Kapelės. Atėhere Volteri qė mėrdhinte shumė; pėr tė bėrė qė tė ngrinte sa mė shpejt uji i shenjtė dhe tė ndizeshin stufat, mblidhte nė kopėsht copa akulli dhe i hidhte fshehurazi nė ujin e shenjtė.
* Volteri shkonte nėpėr sallonet e aroistokracisė, por gjuha e tij thumbuese dhe shpirti i tij ironik bėnin qė tė kishte shumė armiq. Duka Rohan, qė rridhte nga njė fis i madh fisnikėsh, u mėrzit nga qėndrimi i Volterit dhe pyeti:
- Kush ėshtė ky djalosh qė pėr tė mė kundėrshtuar e ngre zėrin kaq lart? Volteri iu pėrgjigj qetė qetė me ballin lart:
- Zotni dukė, unė jam njė njeri qė nuk mbaj nė shpatulla ndonjė emėr tė madh, por ama e nderoj shumė emrin tim.
Duka doli i indinjuar. Disa orė mė vonė Volteri po shkonte udhės dhe dy vetė e kapėn dhe e rrahėn me shkopinj. Duka ishte nė njė karrocė aty pranė dhe po shikonte skenėn e turpshme tė organizuar prej tij. Ndėrkohė, ai i porositi njerėzit, qė po kryenin aktin e ulėt:
- Mos e goditni nė kokė, brenda mund tė ketė ndonjė gjė tė mirė.
* I dėrguan Volterit njė tragjedi shumė tė dobėt dhe iu lutėn qė tė jepte mendimin pėr tė.
- Volteri e lexoi tė gjithė me vėmendje tė madhe, e vuri tragjedinė mbi tryezė dhe u tha tė pranishmėve:
- E shikoni? Tė shkruash njė tragjedi si kjo ėshtė njė gjė mjaft e lehtė. E vėshtirė ėshtė tė shkruash pėr atė qė e ka bėrė kėtė tragjedi.
* Volteri qysh nė fėmijėri kishte pasion tė madli pėr poezinė. Ai shkruante vargje gjithė ditėn. Vėllai i tij mė i madh ishte i dhėnė pas fesė dhe diskutonte shpesh pėr ēėshtje fetare. Babai i tyre thoshte:
- Kam dy djem, tė ēmendur: njeri nė prozė dhe tjetri nė poezi.
Njė mik erdhi t'i thoshte Volterit se ai ishte dėnuar qė librat e tij tė digjeshin nė zjarr.
- Aq mė mirė, - u pėrgjigj filozofi, - librat e mi janė si gėshtenjat qė sa mė shumė tė piqen nė zjarr aq mė tė mira bėhen.
* Volteri ishte shumė i njerėzishėm. Megjithėse ishte armik me Rusoin kur mėsoi se ai ishte pėrndjekur i ofroi strehim nė kėshtjellėn e tij. Rusoi iu pėrgjigj:
-1 nderuari zotėri, unė nuk ju dua aspak dhe nuk kėrkoj prej jush as mėshirė e as nderim.
* Volteri ishte shumė kėrkues me aktorėt. Nė provat e tragjedisė sė tij ai studionte veprėn dhe bėnte mjaft ndreqje. Njė natė nuk mbylli sytė dhe nė orėn tre zgjoi shėrbėtorin, e dėrgoi tek aktori qė luante rolin e tiranit, qė tė korigjonte njė batutė. Shėrbėtori i tha se nė atė orė tė gjithė flinin, por Volteri iu pėrgjigj:
- Shko, vrapo. Tiranėt nuk flenė kurrė.
* Aktorėt ishin aq tė lodhur prej Volterit sa zonjusha Desmare, aktore e parė, nga frika se autori do t'i bėnte korigjime tė reja, nuk donte ta merrte rolin. Volteri i foli aktores sė zemėruar, qė kishte mbyllur derėn, nėpėrmjet vrimės sė ēelėsit. Ajo ia mbylli edhe vrimėn e bravės qė tė mos e dėgjonte. Volteri atėhere bėri njė gjellė tė mrekullueshme me thėllėza tė pjekura dhe e ftoi. Nė sqepin e dymbėdhjetė thėllėzave kishte nga njė kartelė tė vogėl ku ai shkroi ndreqjet pėr rolin qė do tė luante aktorja.
* Volteri i priste shumė kollaj tė huajt qė e vizitonin nė pallatin e tij nė Fėrne. Njė prej vizitorėve, i pėrkėdhelur nga sjellja e njerėzishme, shprehu dėshirėn tė rrinte disa javė nė kėshtjellė. Volteri iu kthye atėhere duke qeshur:
- Mė duket se ju nuk doni t'i ngjani Don Kishotit. Ai i mori gjellėtoret pėr kėshtjella, kurse ju po i merrni kėshtjellat pėr gjellėtore.
* Njė kritik e lavdėroi pėr qartėsinė e stilit tė tij. Volteri me modesti i tha:
- Pėrrenjtė e vegjėl janė tė kthjellėt, dhe a e dini pse? Sepse nuk janė tė thellė.
* Njė ditė shkoi nė Fėrne njė punėtor, tė cilin e ndaluan tė hynte. Ai deshi tė takohej me ēdo kusht me Volterin. Nga kėmbėngulja e tij u krijua potere. Nė mes tė kėsaj zhurme tė madhe Volteri doli i zemėruar nė dritare dhe thirri:
- Po mė sė fundi, ē'dreqin doni?
- Oh, asgjė tjetėr veēse t'ju shikoja, - u pėrgjigj punėtori. Edhe unė bėj atė qė bėni ju, bėj fenerė e ndriēoj botėn.
Nga kėnaqėsiae pėrgjigjes Volteri e priti me pėrzemėrsi.
* Nė oborrin e Frederikut II po flitej. Njė zotni gjerman mburrej me bukurinė e gjuhės gjermane. Volteri i tha se gjuha gjermane ishte shumė e ashpėr dhe tė fuste frikėn kur e dėgjoje. Pastaj shtoi:
- Besoj se kur zoti dėboi nga parajsa tokėsore paraardhėsit tanė, duhet tė ketė folur nė gjermanisht.
- Mund tė jetė ashtu, - u pėrgjigj mbreti Frederik,
duke marrė pjesė nė bisedė, - por gjarpri qė gėnjeu Evėn padyshim i foli frėngjisht.
* Njė njeri i tha Volterit tė mos punonte shumė dhe tė mos pinte kafe me tepri.
- Kėshtu si po bėni ju, - i tha ai, - po vrisni veten tuaj.
- I dashur mik, - iu pėrgjigj Volteri, - unė kam lindur i vrarė.
* Nė vitin 1778 njė prift takoi Volterin dhe i kėrkoi t'i ndėrronte besimin fetar. Filozofi e dėgjoi me durim tė madh dhe pastaj i tha:
- Ju lutem a mund ta di se kush ju ka dėrguar?
- Kush mė ka dėrguar? Po vetė zoti mė ka dėrguar.
- Shumė mirė, - e mori prapė fjalėn Volteri, - mė jepni letėrkredencialet.
* Volteri justifikohej me kėtė frazė pėr pensionin qė i kishte dhėnė nipit tė Kornejit, i cili ishte nė fatkeqėsi.
- Eshtė detyrė e ēdo ushtari qė tė ndihmojė nipin e gjeneralit tė tij.
* Dikush e shqetėsoi pėr shumė kohė Volterin me letra tė gjata dhe tė kota. Volteri mė sė fundi i mėrzitur i shkroi:
- Zotni, unė jam i vdekur dhe prandaj nuk mund t'u pėrgjigjem mė letrave tuaja.
Mirėpo ai, qė nuk donte tė jepej, vazhdoi t'i shkruante Volterit me kėtė adresė:
"Zotit Volter, nė botėn tjetėr".
* Volterit iu desh tė kargohej nga Franca pėr shkak tė ideve dhe librave tė tij. Njė herė u kthye fshehurazi dhe nė kufi doganierėt i bėnė tė vetmen pyetje:
- A keni gjė me vete?
- Zotėrinjtė e mij, - u pėrgjigj Volteri, - e vetmja gjė qė dua tė fus kontra-bandė ėshtė personi im.
* Kur Volteri ishte nė oborrin e Frederikut tė Madh tė Prusisė njė gjeneral i kėrkoi t'i korrigjonte disa kujtime tė shkruara. Ndėrkohė, njė shėrbėtor i mbretit i dha Volterit disa vjersha tė frederikut.
- E shikoni? - i tha Volteri gjeneralit, - mbreti mė dėrgoi ndėrresat e palara pėr t'i larė, tė tuat do t'i laj njė herė tjetėr.
* Volteri po shėtiste me disa miq tė tij. Para tyre kaloi njė prift. Volteri hoqi kapelen. Njė nga tė pranishmit e pyeti i habitur:
- Qenkeni pajtuar me zotin?
- Bah, - ia bėri Volteri, - pėrshėndeteni, por nuk flasim me njeri- tjetrin.
* E pyetėn Volterin se ē'ndryshim ka midis tė mirės dhe sė bukurės. - E mira, - tha mjeshtri i madh, - ka gjithnjė nevojė pėr prova, kurse e bukura jo!
* Kur nė Akademinė Franceze po diskutohej pėr disa fjalė qė do tė futeshin nė fjalorin e famshėm^, Voltari tha:
- Gjuha jonė ėshtė njė krenari e varfėr, duhet t'i japim lėmoshė kundėr
vullnetit tė saj.
* Katerina II e Rusisė i dėrgoi Volterit si dhuratė njė kuti duhani prej fildishi, tė punuar prej dorės sė saj. Volteri i ēoi njė palė ēorape qė i kishte thurrur vetė dhe i shkroi: "Ju mė dėrguat njė punė burri tė bėrė nga njė grua, unė po ju ēoj njė punė gruaje tė bėrė nga njė burrė".
* Volteri vMtoi stallat e mbretit tė Prusxsė dhe u habit shume kur njė kalė tė zbukuruar me sende luksi qė e mbanin mė nnre> te Aty mėso! se ai ishte kali qė Mshte mbajtur mbreti ne Pak mė vonė takoi nė rrugė njė kalimtar tė Y Kalimtari i tregox se Mshte marrė pjesė nė ate Fipozofi i madh u pikėllua shumė nga trajtimi
* Volteri e mbante shpesh me vete Biblėn. Miqtė e tij habiteshin me tė se ishte kundėrshtar i librit tė shenjtė.
- Po, a nuk ėshtė e natyrshme qė njė proēes gjyqėsor tė ketė gjithnjė parasysh edhe dokumentet e kundėrshtarit? - thoshte filozofi i madh.
* Nė ditėt e fundit tė jetės Volteri i tha priftit qė erdhi pėr ta parė:
- Keni tė drejtė, duhet hyrė nė rrethin e kishės. Duhet qė njeriu tė vdesė me fenė e prindėrve dhe tė atdheut tė tij.
Kėshtu, po tė kisha lindur nė brigjet e Gangut, do tė jepja frymėn e fundit duke mbajtur nė dorė bishtin e lopės
* Kur u njoftua vdekja e Volterit, letrari Kol thirri: - Tashti qė vdiq tirani i inteligjencies, nė letėrsi shpallin prapė republikė.
Krijoni Kontakt