Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 77
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    VOLTER (Fransua Mari Rue) (1694-1778) filozof deist francez, shkrimtar satirik, historian, pėrfaqėsues i shquar i iluminizmit



    * Nė njė udhėtim Volteri zbriti nga karroca pėr tė kėmbyer kuajt. Aty pranė ishte njė plak afėrsisht nė moshėn e tij. Diku e kishte parė, iu afrua dhe pastaj i tha:
    - Ju ngjani ēuditėrisht me njė fėmijė qė kam njohur gjashtėdhjetė vjet mė parė po nė kėtė vend. Pastaj i tregoi edhe emrin e fėmijės. Atėhere Volteri mori vesh se ky plak ishte fėmija qė kishte njohur gjashtėdhjetė vjet tė shkuara.


    * Njė udhėtar francez kaloi nėpėr zallishtet e malit Athos (Greqi). Atje takoi rrugės njė plak tė moshuar qė po shėtiste.
    Kur plaku mori vesh se udhėtari ishte francez, iu afrua dhe e pyeti:
    - Ju lutem, mė thoni, a rron zotni Volteri?
    Udhėtari francez u kthye nė atdhe dhe ia tregoi kėtė eposod filozofit tė madh. Volteri u emocionua shumė.


    * Kur vajti nė Angli, Volteri shkoi pėr vizitė te poeti anglez Kongrev^. Ai nuk dėshironte aspak qė tė pėrmendeshin veprat e tij, prandaj i tha Volterit:
    - Ju lutem mos mė flisni pėr poezitė e mia. Mė quani si njė njeri tė thjeshtė.
    Po tė ishit njeri i zakonshėm, nuk do tė kisha marrė mundimin qė t'ju vizitoja, - ia ktheu Volteri.


    * Kur po shfaqej njė tragjedi e Volterit, Monteskjenė e zuri gjumi. Volteri, qė ishte sė bashku me tė, e zgjoi dhe i tha: - Zoti kryetar, mos kujtoni se jeni nė audiencė!?

    * Njė mbrėmje nė Potsdam, pas njė dreke tė shkėlqyer, Volteri bėri portretin e njė princi tė mirė qė e krahasoi me njė despot dhe tiran: Tė gjithė e dėgjuan me shumė vėmendje fjalėn e filozofit tė madh, kurse mbreti i Prusisė u trondit shumė nga gojtaria e Volterit dhe nisi tė qajė. Volteri e ndėrpreu fjalėn e tij, i hodhi njė sy mbretit dhe thirri:
    - Vėshtroni, vėshtroni! Tigri po qan!


    * Njė abat i dėgjuar shkroi njė satirė kundėr Volterit. Ai kur e takoi filozofin i tha pėr t'u justifikuar:
    - Eshtė e nevojshme qė tė jetoj edhe unė.
    - Unė nuk shoh ndonjė nevojė tė tillė, - i tha prerė Volteri.


    * Nė moshėn tetėdhjetėvjeēare Volteri ishte dobėsuar dhe zbehur shumė. Megjithatė, ai mbahej gjallė dhe vazhdonte tė punonte, tė lexonte dhe tė shkruante. Njė njeri qė e vizitoi tha:
    - Ai ėshtė njė i vdekur qė kanė harruar ta varrosin.


    * Nė Fėrne Volteri ndėrtoi njė kishė. Nė fasadėn e saj shkroi : "Deo erexit Voltaire"2). Me tė tallur u thoshte vizitorėve duke treguar mbishkrimin:
    - Dy emra tė mėdhenj qė kanė mbirė sė bashku.


    * - Babai i Volterit dėshironte ta bėnte tė birin gjyqtar, meqenėse nė atė kohė postet zyrtare nė Francė bliheshin, ai ishte gati tė shpenzonte shumė qė tė shihte tė birin nė atė post.
    - I thonė babait tim, - iu pėrgjigj Volteri atyre qė e kėshillonin ta dėgjonte prindin, - se nuk di tė bėj njė punė tė nderuar qė blihet. Unė do tė fitoj njė vend pune qė nuk kushton asgjė.


    * Qysh fėmijė u fut nė kolegjin jezuit "Luigji i madh". Nė kėtė kolegj nuk ndizej zjarr derisa tė ngrinte uji nė pilėn e Kapelės. Atėhere Volteri qė mėrdhinte shumė; pėr tė bėrė qė tė ngrinte sa mė shpejt uji i shenjtė dhe tė ndizeshin stufat, mblidhte nė kopėsht copa akulli dhe i hidhte fshehurazi nė ujin e shenjtė.


    * Volteri shkonte nėpėr sallonet e aroistokracisė, por gjuha e tij thumbuese dhe shpirti i tij ironik bėnin qė tė kishte shumė armiq. Duka Rohan, qė rridhte nga njė fis i madh fisnikėsh, u mėrzit nga qėndrimi i Volterit dhe pyeti:
    - Kush ėshtė ky djalosh qė pėr tė mė kundėrshtuar e ngre zėrin kaq lart? Volteri iu pėrgjigj qetė qetė me ballin lart:
    - Zotni dukė, unė jam njė njeri qė nuk mbaj nė shpatulla ndonjė emėr tė madh, por ama e nderoj shumė emrin tim.
    Duka doli i indinjuar. Disa orė mė vonė Volteri po shkonte udhės dhe dy vetė e kapėn dhe e rrahėn me shkopinj. Duka ishte nė njė karrocė aty pranė dhe po shikonte skenėn e turpshme tė organizuar prej tij. Ndėrkohė, ai i porositi njerėzit, qė po kryenin aktin e ulėt:
    - Mos e goditni nė kokė, brenda mund tė ketė ndonjė gjė tė mirė.



    * I dėrguan Volterit njė tragjedi shumė tė dobėt dhe iu lutėn qė tė jepte mendimin pėr tė.
    - Volteri e lexoi tė gjithė me vėmendje tė madhe, e vuri tragjedinė mbi tryezė dhe u tha tė pranishmėve:
    - E shikoni? Tė shkruash njė tragjedi si kjo ėshtė njė gjė mjaft e lehtė. E vėshtirė ėshtė tė shkruash pėr atė qė e ka bėrė kėtė tragjedi.


    * Volteri qysh nė fėmijėri kishte pasion tė madli pėr poezinė. Ai shkruante vargje gjithė ditėn. Vėllai i tij mė i madh ishte i dhėnė pas fesė dhe diskutonte shpesh pėr ēėshtje fetare. Babai i tyre thoshte:
    - Kam dy djem, tė ēmendur: njeri nė prozė dhe tjetri nė poezi.
    Njė mik erdhi t'i thoshte Volterit se ai ishte dėnuar qė librat e tij tė digjeshin nė zjarr.
    - Aq mė mirė, - u pėrgjigj filozofi, - librat e mi janė si gėshtenjat qė sa mė shumė tė piqen nė zjarr aq mė tė mira bėhen.


    * Volteri ishte shumė i njerėzishėm. Megjithėse ishte armik me Rusoin kur mėsoi se ai ishte pėrndjekur i ofroi strehim nė kėshtjellėn e tij. Rusoi iu pėrgjigj:
    -1 nderuari zotėri, unė nuk ju dua aspak dhe nuk kėrkoj prej jush as mėshirė e as nderim.


    * Volteri ishte shumė kėrkues me aktorėt. Nė provat e tragjedisė sė tij ai studionte veprėn dhe bėnte mjaft ndreqje. Njė natė nuk mbylli sytė dhe nė orėn tre zgjoi shėrbėtorin, e dėrgoi tek aktori qė luante rolin e tiranit, qė tė korigjonte njė batutė. Shėrbėtori i tha se nė atė orė tė gjithė flinin, por Volteri iu pėrgjigj:
    - Shko, vrapo. Tiranėt nuk flenė kurrė.


    * Aktorėt ishin aq tė lodhur prej Volterit sa zonjusha Desmare, aktore e parė, nga frika se autori do t'i bėnte korigjime tė reja, nuk donte ta merrte rolin. Volteri i foli aktores sė zemėruar, qė kishte mbyllur derėn, nėpėrmjet vrimės sė ēelėsit. Ajo ia mbylli edhe vrimėn e bravės qė tė mos e dėgjonte. Volteri atėhere bėri njė gjellė tė mrekullueshme me thėllėza tė pjekura dhe e ftoi. Nė sqepin e dymbėdhjetė thėllėzave kishte nga njė kartelė tė vogėl ku ai shkroi ndreqjet pėr rolin qė do tė luante aktorja.


    * Volteri i priste shumė kollaj tė huajt qė e vizitonin nė pallatin e tij nė Fėrne. Njė prej vizitorėve, i pėrkėdhelur nga sjellja e njerėzishme, shprehu dėshirėn tė rrinte disa javė nė kėshtjellė. Volteri iu kthye atėhere duke qeshur:
    - Mė duket se ju nuk doni t'i ngjani Don Kishotit. Ai i mori gjellėtoret pėr kėshtjella, kurse ju po i merrni kėshtjellat pėr gjellėtore.


    * Njė kritik e lavdėroi pėr qartėsinė e stilit tė tij. Volteri me modesti i tha:
    - Pėrrenjtė e vegjėl janė tė kthjellėt, dhe a e dini pse? Sepse nuk janė tė thellė.


    * Njė ditė shkoi nė Fėrne njė punėtor, tė cilin e ndaluan tė hynte. Ai deshi tė takohej me ēdo kusht me Volterin. Nga kėmbėngulja e tij u krijua potere. Nė mes tė kėsaj zhurme tė madhe Volteri doli i zemėruar nė dritare dhe thirri:
    - Po mė sė fundi, ē'dreqin doni?
    - Oh, asgjė tjetėr veēse t'ju shikoja, - u pėrgjigj punėtori. Edhe unė bėj atė qė bėni ju, bėj fenerė e ndriēoj botėn.
    Nga kėnaqėsiae pėrgjigjes Volteri e priti me pėrzemėrsi.


    * Nė oborrin e Frederikut II po flitej. Njė zotni gjerman mburrej me bukurinė e gjuhės gjermane. Volteri i tha se gjuha gjermane ishte shumė e ashpėr dhe tė fuste frikėn kur e dėgjoje. Pastaj shtoi:
    - Besoj se kur zoti dėboi nga parajsa tokėsore paraardhėsit tanė, duhet tė ketė folur nė gjermanisht.
    - Mund tė jetė ashtu, - u pėrgjigj mbreti Frederik,
    duke marrė pjesė nė bisedė, - por gjarpri qė gėnjeu Evėn padyshim i foli frėngjisht.


    * Njė njeri i tha Volterit tė mos punonte shumė dhe tė mos pinte kafe me tepri.
    - Kėshtu si po bėni ju, - i tha ai, - po vrisni veten tuaj.
    - I dashur mik, - iu pėrgjigj Volteri, - unė kam lindur i vrarė.
    * Nė vitin 1778 njė prift takoi Volterin dhe i kėrkoi t'i ndėrronte besimin fetar. Filozofi e dėgjoi me durim tė madh dhe pastaj i tha:
    - Ju lutem a mund ta di se kush ju ka dėrguar?
    - Kush mė ka dėrguar? Po vetė zoti mė ka dėrguar.
    - Shumė mirė, - e mori prapė fjalėn Volteri, - mė jepni letėrkredencialet.


    * Volteri justifikohej me kėtė frazė pėr pensionin qė i kishte dhėnė nipit tė Kornejit, i cili ishte nė fatkeqėsi.
    - Eshtė detyrė e ēdo ushtari qė tė ndihmojė nipin e gjeneralit tė tij.


    * Dikush e shqetėsoi pėr shumė kohė Volterin me letra tė gjata dhe tė kota. Volteri mė sė fundi i mėrzitur i shkroi:
    - Zotni, unė jam i vdekur dhe prandaj nuk mund t'u pėrgjigjem mė letrave tuaja.
    Mirėpo ai, qė nuk donte tė jepej, vazhdoi t'i shkruante Volterit me kėtė adresė:
    "Zotit Volter, nė botėn tjetėr".


    * Volterit iu desh tė kargohej nga Franca pėr shkak tė ideve dhe librave tė tij. Njė herė u kthye fshehurazi dhe nė kufi doganierėt i bėnė tė vetmen pyetje:
    - A keni gjė me vete?
    - Zotėrinjtė e mij, - u pėrgjigj Volteri, - e vetmja gjė qė dua tė fus kontra-bandė ėshtė personi im.


    * Kur Volteri ishte nė oborrin e Frederikut tė Madh tė Prusisė njė gjeneral i kėrkoi t'i korrigjonte disa kujtime tė shkruara. Ndėrkohė, njė shėrbėtor i mbretit i dha Volterit disa vjersha tė frederikut.
    - E shikoni? - i tha Volteri gjeneralit, - mbreti mė dėrgoi ndėrresat e palara pėr t'i larė, tė tuat do t'i laj njė herė tjetėr.


    * Volteri po shėtiste me disa miq tė tij. Para tyre kaloi njė prift. Volteri hoqi kapelen. Njė nga tė pranishmit e pyeti i habitur:
    - Qenkeni pajtuar me zotin?
    - Bah, - ia bėri Volteri, - pėrshėndeteni, por nuk flasim me njeri- tjetrin.


    * E pyetėn Volterin se ē'ndryshim ka midis tė mirės dhe sė bukurės. - E mira, - tha mjeshtri i madh, - ka gjithnjė nevojė pėr prova, kurse e bukura jo!


    * Kur nė Akademinė Franceze po diskutohej pėr disa fjalė qė do tė futeshin nė fjalorin e famshėm^, Voltari tha:
    - Gjuha jonė ėshtė njė krenari e varfėr, duhet t'i japim lėmoshė kundėr
    vullnetit tė saj.


    * Katerina II e Rusisė i dėrgoi Volterit si dhuratė njė kuti duhani prej fildishi, tė punuar prej dorės sė saj. Volteri i ēoi njė palė ēorape qė i kishte thurrur vetė dhe i shkroi: "Ju mė dėrguat njė punė burri tė bėrė nga njė grua, unė po ju ēoj njė punė gruaje tė bėrė nga njė burrė".


    * Volteri vMtoi stallat e mbretit tė Prusxsė dhe u habit shume kur njė kalė tė zbukuruar me sende luksi qė e mbanin mė nnre> te Aty mėso! se ai ishte kali qė Mshte mbajtur mbreti ne Pak mė vonė takoi nė rrugė njė kalimtar tė Y Kalimtari i tregox se Mshte marrė pjesė nė ate Fipozofi i madh u pikėllua shumė nga trajtimi


    * Volteri e mbante shpesh me vete Biblėn. Miqtė e tij habiteshin me tė se ishte kundėrshtar i librit tė shenjtė.
    - Po, a nuk ėshtė e natyrshme qė njė proēes gjyqėsor tė ketė gjithnjė parasysh edhe dokumentet e kundėrshtarit? - thoshte filozofi i madh.


    * Nė ditėt e fundit tė jetės Volteri i tha priftit qė erdhi pėr ta parė:
    - Keni tė drejtė, duhet hyrė nė rrethin e kishės. Duhet qė njeriu tė vdesė me fenė e prindėrve dhe tė atdheut tė tij.
    Kėshtu, po tė kisha lindur nė brigjet e Gangut, do tė jepja frymėn e fundit duke mbajtur nė dorė bishtin e lopės


    * Kur u njoftua vdekja e Volterit, letrari Kol thirri: - Tashti qė vdiq tirani i inteligjencies, nė letėrsi shpallin prapė republikė.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,924
    XENONI (340-254 p.e.s.) filozof grek i lashtėsisė



    * Xenoni e hapi shkollėn e tij nė portikėt e Stoas qė ēdo ditė mbushej ,me shumė studentė. Ai ishte shumė i ashpėr me ta dhe kėrkonte qetėsi. Xenoni thoshte;
    - Natyra na ka dhėnė dy veshė dhe vetėm njė gojė qė tė dėgjojmė shumė dhe tė flasim pak.


    * Njė prej parimeve themelore tė filozofisė se Xenonit ishte se, njeriu i nėnshtrohej fatit tė paracaktuar dhe tė pashmangshėm. Njė shėrbėtor i tij vodhi dhe filozofi dha urdhėr qė ta rrihnin.
    - Po unė jam i papėrgjegjshėm, - kėrkoi tė shfajėsohej shėrbėtori, fati e do qė unė tė vjedh.
    - Ėshtė e vėrtetė, - u pėrgjigj Xenoni, - fati e do qė ti tė vjedhėsh dhe po fati e do qė ti tė rrihesh mirė.


    * E pyetėn filozofin Xenon nė se duhej tė dashuronin njerėzit e ditur. - Pėr tė bukurat do tė na vinte shumė keq, - u pėrgjigj filozofi, - po tė dashuroheshin vetėm nga budallenjtė.


    * Ambasadorėt e mbretit tė Persisė, tė ftuar njė njė banket po tregonin pėr zotėsitė e tyre. Vetėm filozofi Xenon nuk tha asnjė fjalė. Atėhere ambasadorėt i thanė:
    - Por nė qoftė se ti nuk thua asnjė fjalė, atėherė ēdo t'i themi pėr ty mbretit tonė?
    -1 thoni, - u pėrgjigj Xenoni, - se keni parė njė plak qė dinte tė heshtte mirė nė tryezė.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e hysnib
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    Suedi
    Postime
    41

    Zhosef Fushe (Joseph Fouche)

    Ipari nė prizmin psikologjik,Zhozef Fusheja paraqet karakterin mė interesant tė shekullit nė tė cilin jetoi: i njejti njeri bėhet mė 1790 mėsues i njė seminari priftėrinjsh dhe mė 1792 plaēkitės i kishave; mė 1793 na shfaqet si komunist dhe pesė vjet mė vonė si multimilioner; pas dhjetė vjetėsh tė tjera e ndeshim me titullin: Duka i Otrantos.Ky ishte Zhozef Fusheja!
    Prej 1799 deri mė 1802 mbajti postin e ministrit tė policisė (nė kohėn e Direktoratit tė evolucionit Francez); prej 1804 deri mė 1811 e gjejmė pėrsėri ministėr tė policisė sė Napoleonit.Ai mbijetoi tė gjitha pasionet politike dhe njerėzore tė tė tjerėve dhe,me talentin e vet demoniak dhe misterioz,ua hodhi gjithmonė gjenive bashkėkohės-Robespierri dhe Napoleoni u thyen pėrballė qetėsisė sė akullit e tė paepur tė Zhozef Fushesė.Ai ishte njė llogaritar i pashpirt dhe njė amoral cinik,i cili kurrė nuk i shėrbeu njė ideje,por gjithmonė vetėm e vetėm pushtetit,duke tradhtuar tė gjithė nė ēastin mė tė volitshėm.Njėzet e pesė vjet me rradhė arriti t’i shpėtojė kėshtu fatit,derisa Tajareni e rrėzoi pėrfundimisht kėtė shkelqėsi,dukė,ministėr dhe milioner.
    Pak kohė pėrpara rėnies,Fusheja u martua me njė aristokrate shumė tė bukur 26-vjeēare,e cila menjėherė pas muajit tė mjaltit,e kuptoi qė nuk ishte bashkėshortja e njė ministri fort tė nderuar,por thjesht gruaja e njeriut mė tė urryer e tė shpotitur tė Francės,e njė njeriu qė pėrbuzte e gjithė bota-gruaja e ”zotit” Fushe.
    Mė shumė i dua njerėzit me njė gabim se me dy fėtyra.

  4. #44
    Imagjinata ėshtė mė qenėsore se sa faktet
    ALBERT EINSTEIN

    Tė jeni tė gatshėm tė ngjiteni prej majės nė majė , Rruga drejt fitorės nuk ėshtė ajo qė na ndodh nganjėherė , por ajo qė ka karakter tė Pėrhershėm
    WINS LOMBARDI

  5. #45
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Majkėll Faradei
    1791-1867


    Majkėll Faradei (Michael Faraday) ishte njė fizikan dhe kimist i madh anglez, eksperimentet
    e tė cilit qenė njė ndihmė e madhe pėr zhvillimin e elektromagnetizmit. Ai zbuloi se si njė
    magnet nė lėvizje krijon rrymė elektrike dhe si rryma elektrike vė nė lėvizje njė magnet.
    Rryma elektrike qė lind nė njė pėrcjellės, pohonte ai, ėshtė e pėrpjesshme me numrin e
    vijave tė induksionit magnetik tė ndėrprera nga konturi. Nė njė formulim mė modern, ky
    mbetet edhe sot ligji bazė i elektromagnetizmit.
    Lindi nė Njuington Bats nė 22 shtator 1791. I ati, Xhejms Faradej, ishte njė qymyrxhi
    shėndetlig. E ėma, e bija e njė fermeri, ishte e zgjuar dhe e qetė. Ajo ishte mbėshtetėsja
    shpirtėrore e tė birit gjatė fėmijėrisė sė tij tė vėshtirė. Faradej ishte njėri nga katėr fėmijėt e
    familjes. Familja bėnte pjesė nė njė sekt tė vogėl tė krishterė, qė ndikoi shumė nė gjendjen e
    lartė shpirtėrore tė Faradeit.
    Majkėlli vajti nė shkollė fare pak. Mėsoi tė shkruajė e tė lexojė nė njė shkollė kishtare qė
    zhvillonte mėsime vetėm tė dielave. Qė nė moshė tė re punoi si shpėrndarės gazetash pėr njė
    librashitės. Nė moshėn katėrmbėdhjetėvjeēare u caktua tė merrej me lidhjen e librave. Faradei
    shfrytėzoi kėtė rast pėr tė lexuar disa libra tė ardhur pėr t’u rilidhur. E mahniti njė artikull
    mbi elektricitetin nė “Enciklopedinė Britanike”. Duke pėrdorur mbetje nga lidhjet e librave,
    ndėrtoi njė gjenerator tė thjeshtė elektrostatik me tė cilin kreu eksperimente tė thjeshta.
    Njė herė i dhanė njė ftesė pėr tė dėgjuar leksionet e kimisė tė Sėr Hemfri Devit nė Institutin
    Mbretėror tė Londrės. Ai mbante shėnime gjatė leksioneve dhe i rishkruante me kujdes.
    Duke shpresuar pėr njė vend pune nė Institutin Mbretėror, ia dėrgoi leksionet Devit. Djaloshi
    i ri i bėri pėrshtypje tė mirė Devit ndaj i ofroi njė vend si asistent nė laboratorin e tij. Pagesa
    ishte njė gine nė javė (mė pak se sa fitonte Faradei si libralidhės).

    Suksesin e parė i Faradejit i takon kimisė. Nė vitet 1820-1823 ai prodhon
    komponimin e parė tė karbonit me klorin. Nė vitin 1825, gjatė studimit tė gazeve
    qė pėrdoreshin pėr ndriēim, Faradej mundi tė izolojė dhe tė pėrshkruajė vetitė e
    benzenit. Kreu studime me aliazhet e ēelikut, duke ndihmuar nė hedhjen e bazave tė
    metalurgjisė shkencore. Ndėrkohė qė merrej me pėrgatitjen e njė qelqi pėr lentet e njė
    teleskopi, arriti tė prodhojė njė qelq me tregues thyerje shumė tė madh. Ky studim e ēoi nė zbulimin
    e diamagnetizmit nė vitin 1845.
    Nė vitin 1820 Majkėlli takon njė vajzė me sy tė mėdhenj, 21-vjeēaren Sarah Barnard. Ra nė dashuri
    me tė dhe nė vitin 1821 martohen. Martesa e tyre ishte vėrtet e lumtur. Zonja Faradej doli se ishte
    shoku pėr tė cilin ai kishte nevojė e qė e dashuroi deri nė fund tė jetės.
    Nė vitin 1831, me anė tė njė serie eksperimentesh historike, Faradej zbulon dukurinė e induksionit
    elektromagnetik. Botoi njė sėrė vėllimesh me studimet e tij mbi elektricitetin, mbi kiminė dhe
    fizikėn, por shkruajti edhe libra shkencorė pėr fėmijė. Duke qenė vetė pa fėmijėri, ai kishte njė
    dashuri tė madhe pėr fėmijėt. Thuhet qė dhėnia e leksioneve, sidomos para fėmijeve, ishte pėr
    Faradejin njė ngazėllim i vėrtetė. Megjithatė ai kurrė nuk pati as studentė dhe as njė lėndė tė vetėn.
    Edhe pse ishte shumė i ngarkuar me punė, Faradeji gjente kohė tė qetėsohej dhe tė argėtohej. Nė
    vitin 1826 ndėrton vetė njė biēikletė dhe demonstron pėrdorimin e saj duke pedaluar nėpėr korridoret
    qė rrethonin amfiteatrin e leksioneve tė Institutit Mbretėror.
    Pavarėsisht nga rėndimi i vazhdueshėm i sėmundjes, vazhdoi tė punojė shumė derisa vdiq nė 25
    gusht tė vitit 1867.
    Qė nga mosha pesėdhjetėvjeēare ai konsiderohej “plakushi” i madh i shkencės britanike.

  6. #46
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Emri i vertete is Honore de Balzac ka mbetur i fshehte deri ne fund te shekullit te 19 kur u gjend nje certifikate lindjeje e novelistit te njohur ( sa ishte gjalle nuk ja dinte njeri emrin e vertete vec familjes ). Emri i tij i vertete ishte Balssa.
    Nje fakt tjeter interesant eshte se Balzac vdiq nga perdorimi i tepruar i kafes , pas se ciles ishte i fiksuar . Kafene e bluante vete sepse e preferonte cilesore. Diten flinte dhe naten shkruante ( behet fjale per vitet e fundit te jetes ). Vdiq vetem disa muaj pas martese , 1850.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    BOTA E VJETER NUK E PRANON NJERIUN E RI

    Ėshtė e ēudtshme, por e vėrtet. Tė provosh tė bėhesh i RI, tė rilindėsh, mund tė tė kushtojė me jetė.
    PSE?!
    SEPSE: Bota njerėzore tė pranon si tė mirė, shumė tė mirė, edhe shumė mė tė mirė, por kurrė nuk do tė pranojė si tė RI...
    PSE?!
    SEPSE: Tė bėhesh i RI dmth. tė rrėnosh gjithēka dhe tė fillosh nga e para. Ta hudhėsh atė bagazh tė rėndė me filozofinė , me religjionin, me kulturėn, me historinė, me kujtesėn, me gjithēka.
    Kush nuk do tė pranojė NJERIUN E RI?!
    Po, Bota. Kjo botė, kjo klasė qė ka privilegjet.
    Bota e njeriut tė RI, mbase edhe mund tė mos jetė mė e mirė, kushedi! Megjithatė eshtė e pahueshme se NJERIU I RI mund tė ndėrtojė BOTĖ TĖ RE pėr shijen e tėgjithėve, apo pėr shijen e shumicės, ndėrkaq, kjo e jona, nė pėrmasa planetare, ėshtė e tė PRIVILIGJUARĖVE.
    Ja pėre bota nuk e pranon NJERIUN E RI


    PS
    _____________
    Pėr shkak tė ideve mbi NJERIUN E RI, Sokratin e detyran ta pinte helmin

  8. #48
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Ja dhe nje pjese interesante e jetes se Adam Smith ( personi qe hodhi bazat e "free market" ) :

    Kur Adam ishte 4 vjec u rrembye nga nje grup arixhinjsh , dhe ishte xhaxhai i tij qe me shume mund e shpetoi dhe e coi tek e jema ( Babai i vdiq kur ishte foshnje ).
    Ps: Fakti qe i cudit ata qe lexojne biografine e tij per here te pare eshte se si ka shkruar per ekonomine duke qene nje filozof.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 01-11-2007 mė 13:34
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  9. #49
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga hysnib Lexo Postimin
    Ipari nė prizmin psikologjik,Zhozef Fusheja paraqet karakterin mė interesant tė shekullit nė tė cilin jetoi: i njejti njeri bėhet mė 1790 mėsues i njė seminari priftėrinjsh dhe mė 1792 plaēkitės i kishave; mė 1793 na shfaqet si komunist dhe pesė vjet mė vonė si multimilioner; pas dhjetė vjetėsh tė tjera e ndeshim me titullin: Duka i Otrantos.Ky ishte Zhozef Fusheja!
    Prej 1799 deri mė 1802 mbajti postin e ministrit tė policisė (nė kohėn e Direktoratit tė evolucionit Francez); prej 1804 deri mė 1811 e gjejmė pėrsėri ministėr tė policisė sė Napoleonit.Ai mbijetoi tė gjitha pasionet politike dhe njerėzore tė tė tjerėve dhe,me talentin e vet demoniak dhe misterioz,ua hodhi gjithmonė gjenive bashkėkohės-Robespierri dhe Napoleoni u thyen pėrballė qetėsisė sė akullit e tė paepur tė Zhozef Fushesė.Ai ishte njė llogaritar i pashpirt dhe njė amoral cinik,i cili kurrė nuk i shėrbeu njė ideje,por gjithmonė vetėm e vetėm pushtetit,duke tradhtuar tė gjithė nė ēastin mė tė volitshėm.Njėzet e pesė vjet me rradhė arriti t’i shpėtojė kėshtu fatit,derisa Tajareni e rrėzoi pėrfundimisht kėtė shkelqėsi,dukė,ministėr dhe milioner.
    Pak kohė pėrpara rėnies,Fusheja u martua me njė aristokrate shumė tė bukur 26-vjeēare,e cila menjėherė pas muajit tė mjaltit,e kuptoi qė nuk ishte bashkėshortja e njė ministri fort tė nderuar,por thjesht gruaja e njeriut mė tė urryer e tė shpotitur tė Francės,e njė njeriu qė pėrbuzte e gjithė bota-gruaja e ”zotit” Fushe.
    E paske kopjuar fjale per fjale ate qe Robert Schwartz ka marre nga ZWEIG-u , megjthate eshte nje kryeveper qe vlen sa 100 libra historie
    La vida es un carnaval

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    TEMA ME E MIRE QE KAM PARE DERI ME TANI NE FORUME



    a del nokush qe e mban gjalle?

  11. #51
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Citim Postuar mė parė nga Don't Lexo Postimin
    TEMA ME E MIRE QE KAM PARE DERI ME TANI NE FORUME

    Ja ta ringjall une qe e hapa pra.

    Ndoshta eshte permendur me pare dhe me ka rreshkitur nga syri , por Napoleoni ka thene dicka shume te zgjuar qe mu kujtua sot nga nje situate e cuditshme ne pune...


    "Njerezit jane qener. Ata lepijne doren e te zotit , deri sa tu vije rasti per ta kafshuar"
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  12. #52
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Mire pra... Kete nuk e mbaj mend se kush e ka thene , por ka thene keshtu:

    Nje diplomat eshte dikush qe te thot te vesh ne djall ne nje menyre aq te mire , sa ti me zi pret te nisesh udhetimin.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    mos e ngatarroni aforizmen me temen. sepse tema ka te bej me sekuenca. fragmente etj., nga jeta e njerezve te shquar

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    * Kur Aleksandri ishte duke vdekur, njerėzit e familjes e pyetėn se ku i kishte fshehur thesaret e tij. Aleksandri u pėrgjigj:
    - Do t'i gjeni nė kuletat e miqve tė mi.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    * Pėrpara se tė vdiste Aleksandri tha:- Po i lė perandorisė sime mė tė merituarit, por parashikoj qė miqtė e mi do tė bėjnė nderimet e fundit me armė nė dorė kundėr njėri-tjetrit.
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  16. #56

    Anektoda nga jeta e njerezve te njohur

    Anektodat e meposhtme jane shkeputur nga libri "4000 vjet nga urtesia boterore", te mbledhura dhe perkthyer nga Andrea Skanjeti. Ashtu si veprat qe ata kane lene, theniet edhe keto anektoda tregojne nje pjese te botes se ketyre figurave qe kane lene gjurme ne historine e njerezimit.
    Tema nuk eshte hapur per te komentuar keto figura, por mund te sillni anektoda te tjera nga jeta e tyre.


    Emil Zola (shkrimtar francez 1840-1903)

    Gjate nje darke, nja afarist i tha Emil Zolas :
    Megjithese ne romanin "Paraja" ju nenvleftesoni parane, une mendoj se pa para nuk mund te behet asgje.
    - Mos harro - ia priti shkrimtari - se ajo qe ben paraja per ne, eshte gjithmone me pak, ne krahasim me ate, qe bejme ne per parane...

    Bernard Shou (shkrimtar irlandez 1856-1940)

    Per nje llafazan qe nuk pushonte kurre, dramaturgu tha:
    -Mos ia vni re, sepse per te eshte me e lehte te flase se sa te mendoje...

    ***

    Gjate nje shfaqje te dobet nje spektator i tha Bernard Shout :
    - Nuk ka me keq se kur hyjne spektatoret pasi ka filluar shfaqja.
    - Ka - ia priti dramaturgu - ku ata ikin para se te mbaroje...

    Hajne (shkrimtar gjerman 1799-1850)

    Nje pseudo shkrimtar e pyeti poetin se c'mendim kishte per librin e tij.
    - Degjo - iu pergjigj Hajne - duke lexuar librin tend me zuri gjumi. Duke fjetur, enderrova sikur vazhdoja te lexoj librin dhe merzia ishte aq e madhe sa me doli gjumi...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  17. #57
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Gjate nje darke tek nje baroneshe franceze ishin te ftuar midis te tjereve edhe Ismail Qemali dhe nje gazetar serb.Kur vjen Ismaili dhe shikon qe aty ishte edhe ky serbi nuk ulet menjehere por fillon e sillet pak verdalle duke pare karriget.E pyesin ata qe pse nuk ulet.Ismaili ja kthen se "po kerkoj nje karrige me krabe qe te var bishtin".Te pranishmit shkrihen se qeshuri,por njera nga keto zonjat nuk e mbyll me kaq por vazhdon.Po pse i thote nuk eshte e vertete qe shqiptaret kane bisht?"Jo e vertete eshte,thote Ismaili,por nuk e kemi bishtin aty ku thone serbet"

  18. #58
    Bethoven (kompozitor gjerman 1770 - 1827)

    Bethoven dhe Gete dolen bashke ne shetitje. Gjate rruges shume njerez i pershendeten.
    - Sa e besdishme eshte te jesh i famshem - tha Gete - Nuk mund te dal ne rruge pa qene i pershendetur nga qindra persona, te cileve duhet natyrisht t'u pergjigjesh!
    - Mos u trazo - i tha Bethoveni - Ndoshta ata me pershendesin vetem mua...

    Rosini (kompozitor italian 1792 - 1868)

    Nje mik, nje dite e pyeti Rosinin:
    - Cili eshte kompozitori me i madh i koherave?
    - I pari eshte Bethoveni, por Moxarti eshte i vetmi - ia ktheu Rosini
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #59
    Franc Jozefi (perandor i Austro-Hungarise, 1830-1916)

    Kur u perhap lajmi se ne Vjene kishte vdekur Franc Jozefi, disa kureshtare u grumbulluan para pallatit dhe filluan te qanin.
    Mareshalli i oborrit mbreteror doli ne ballkon dhe filloi t'i ngushellonte:
    - Nuk duhet te qani, se ēdo gje ne perandorine tone do te mbetet si me pare...
    - Po pikerisht per kete po qajme edhe ne - u degjua nje ze nga turma...


    Tolstoi (shkrimtar rus, 1828-1901)

    I thane nje dite shkrimtarit te madh rus:
    - Mbushja mendjen Carit se po ecen ne nje rruge te gabuar.
    - Je ne vete? - ia priti Tolstoi - une nuk i mbush dot mendjen gruas sime...
    - Eshte ndryshe puna e saj. - vijoi miku - Ajo ndodhet shume prane teje...
    - Kurse Cari - tha Tolstoi - ndodhet shume larg...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  20. #60
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Franklin Adams (1881-1960), gazetar dhe shkrimtar amerikan , njė herė pėr testuar Beatrice Kaufman e pyeti se ditėlindja e kujt ishte sot. "E juaja ?" u pergjigj Beatrice, duke treguar shenja tė dukshme tė shpresės.
    "Jo, por i je afruar", tha Adams. "Eshtė e Shekspirit."
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ke figure historike preferoni?
    Nga Eda H nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 28-11-2011, 15:24
  2. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  3. Paradox
    Nga deep_blue nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 15:15
  4. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 17:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •