Close
Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 35

Tema: Edmond Tupja

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Francesk Armadhi

    Francesk Armadhi

    Poezi Erotike

    I gjatė , i thatė, por jo i ngratė (siē e pėrkufizon shpesh vetveten), Francesk Armadhi, tashmė 69 vjeē, nuk ėshtė larguar asnjėherė nga fshati ku ka lindur; qė nė djalėrinė e hershme, ka kultivuar fshehurazi prindėrve e mėsuesve njė poezi erotike plot afsh, pjesė nga e cila pranoi mė nė fund t'i botonte nė kėtė faqe. Pyetjes pėrse ka shkruar vetėm poezi erotike, ai iu pėrgjigj thjesht sepse historikisht, madje edhe etimologjikisht, fjala "eros" lidhet me jetėn; "s'ka asgjė jashtė jetės - thekson ai - vetė poezia, vetė arti nuk mund tė ekzistojnė jashtė kėtij procesi biologjik e njėherazi shpirtėror; meqenėse, tė paktėn deri mė sot, pėrtėritja jetėsore kalon detyrimisht nėpėrmjet seksit, poezia e mirėfilltė erotike duhet tė zėrė vendin qė meriton edhe nė Shqipėri". Por, sipas tij, "erotizmi nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me pornografinė, ai e fisnikėron njeriun deri tek trupi i tij, tek hiret e nuret epshndjellėse, sepse kėto nuk i ndan nga ndjenja e dashurisė, kurse pornografia e pėrdhos trupin pikėrisht se e ndan artificialisht nga kjo ndjenjė e papėrsėritshme".

    Edmond Tupja


    Si bajloz i babėzitur

    Trupi yt elastik
    Mikun tim
    E bėn nevrik,
    E tendos,
    E fryn, e rrit
    Vinē pėrpjetė
    Natė e ditė
    Falė kratereve vullkanikė.

    Dy krateret lart
    Krejt trėndafil
    I kafshoj pėrherė
    Si kafshė e katil,
    I thith thellė
    Gjer nė lėng,
    Butė e egėr i lėndoj
    Herė me dhėmbė,
    Herė me thonj.

    Tė tretin krater poshtė
    Nė luginė tė pyllėzuar,
    Nė atė shpellė t'errėsuar
    Ti e fsheh si xhevahir
    Unė e lėpij si i tėrbuar,
    E zmadhoj me pahir
    Pėr njė pikė mjalt' tė kripur
    Dhe me tė s'kam tė ngirė
    Si bajloz i babėzitur…


    Pėrgjėrim pėr arin

    Kur ma mban arin me duar
    Si mikrofon pėr tė kėnduar,
    Me ty dua for ta lidh,
    Ta ngul thellė brenda nė ith.
    Por ithi yt ėshtė zemėruar,
    Se ky ar e ka tradhtuar
    Tė tjerave duke u dhuruar
    Lotė qumėshti tė kulluar.

    Tė lutem mos i mbaj mėri,
    Ari im zgjatet si bri,
    Se pėr ithra ka uri,

    Ka uri e s'ngopet dot,
    E tėrheq, e thith ēdo gropė,
    Mjaft ta ketė emrin gop…


    Syri yt vertikal

    Syri yt vertikal
    Mė bėn tė hingėllij
    Si kalė,
    Si vullkan
    Tė hedh valė,
    Tė lėvrij
    Mu si ngjalė
    Nė pusin tėnd
    Me mjaltė.

    Syrit tėnd vertikal
    Me vėrtik i vij
    Vėrdallė,
    E sodis plot
    Me mall,
    Se kam etje,
    Se kam mall
    T'ia thith
    Lėngun e rrallė.

    Syrin tėnd vertikal
    Si shenjtor
    Me dritė nė ballė
    E spėrkat
    Ditė e natė
    E bėj helaq,
    Veē nė fund
    Ai mė tkurr
    E mė zgėrlaq…


    Thellė nėn ferexhe

    Thellė nėn ferexhe
    Leshin mėndafsh ma ke,
    Ngordha tė futem atje
    Skifter pėr atė fole ;

    Nėn ferexhe thellė,
    Nė mė tė ėmblėn shpellė,
    Do t'tendosem dru e hell
    Qė tė t'ngre lart nė qiell.

    Nėn ferexhe poshtė
    Do t'ta ngul njė gozhdė
    Mu tek arra pa lėvozhgė
    Qė tė qash mu si zoēkė.

    Poshtė nėn ferexhe,
    Atje ku epshi rri e fle
    Mes thesarit tė pafe,
    Lėrmė sot tė bėj njė be :

    Dije, pra, se me njė lėng
    Sa tė lehtė edhe tė rėndė
    Do t'ta lag sekretin tėnd
    Anekėnd, anekėnd…


    Kur Zamira…

    Kur Zamira zbuloi ekzistencėn
    E orgazmės zulmėmadhe,
    Tutje e flaku velenxėn
    Dhe qau si sorkadhe.

    Qau ithin cipėshpuar
    Nga shtiza e epshit plot zjarr
    Dhe, ndonėse e lėnduar,
    Kėrkoi sėrish tė bukurin ar.

    Dhe ari u fry gjithė nur,
    I sertė, me damarėt nyje,
    Nga syri i tij prush e purpur
    Dolėn lot tė nxehtė si yje.

    I mori Zamira lotėt e rrallė
    Me buzėt e saj flak'e borė,
    I thithi me afsh, i piu me mall,
    Ato pika nektari mashkullor.


    Lutja e mikut

    Ith i bukur fol me gojė,
    Lėrma lėngun tė pikojė,
    Sa mė thellė tė kullojė
    Qė tė qash, tė ulėrish.

    Lėrma lėngun tė pikojė,
    Zgavrėn tėnde ta zgafllojė,
    Kafshėn tėnde ta kafshojė
    Qė tė qash, tė ulėrish.

    Sa mė thellė tė kullojė
    Lėng i rrallė, moj shebojė,
    Pėr lezet tė tė gėzojė
    Qė tė qash, tė ulėrish.

    Qė tė qash, tė ulėrish,
    Pa pushim tė mė lėpish,
    Se jam kockė edhe mish,
    Thithmė, thithmė ti sėrish.


    Kokrra e Kafes

    Ditėn kur Zoti tė krijoi
    Njė kokėrr kafe tė blatoi
    Dhe zemėrgjerė, aty pėr aty,
    Diku poshtė ta ngjiti ty.

    Ta ngjiti ty vertikalisht,
    I dha jetė, i dha mish,
    Pastaj mė thirri e mė tha:
    "Atė kokėrr kafe mos e nga!

    Mos e nga e mos e kruaj,
    Ndryshe mendja do tė luajė,
    Se s'ke mulli qė ta bluash,
    Nė pleqėri do tė vuash!"

    Unė Atė nuk e dėgjova,
    Kokrrėn e kafes e shijoi:
    Mjaltė e kripė me erė ftoi!
    Nga trutė fare mė shkalloi.

    Atėher' Zotit kaq fisnik
    I kėrkova njė ibrik
    Lėngun kafes pėr t'ia pirė,
    Se me tė s'kisha tė ngirė.
    Dėshirėn Ai ma plotėsoi,
    Veē ibrikun s'ma vu nė gojė,
    Por ma vendosi diku poshtė,
    Me lėfyt hem mish, hem kockė.
    ..................................................

    Sot qė u plaka, shumė po vuaj,
    Me kėtė lėfyt asgjė mė s'kruaj,
    Se kockė bėhet nė tė rrallė
    E prej vitesh jam nė hall.

    S'gjej dot pėr be kokėrr kafe,
    Natė e ditė merrem me llafe,
    Kokrra e kafes ėshtė pėr tė tjerė,
    O pleqėri, moshė e pėrmjerė!…

    Poezi Erotike

    Keto poezi jane botuar ne numrin e sotshem te "Gazeta Shqiptare", dt 01/12/2002.
    Une nuk mbaj asnje pergjegjsi per emrin ose pseudonimin e autorit te tyre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-01-2010 mė 00:04
    Shtepia e vjeter

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    41
    Postime
    3,394
    Faleminderit
    0
    16 falenderime nė 16 postime
    Shume poezi te bukura edhe une sa po i lexova ne Gazeta Shqiptare dhe mendoj se me te vertete ky autor ka merituar cmimin Nobel, per vet faktin qe shkruan ne nje menyre origjinale dhe pa asnje ndrojtje dhe turp per erotiken.
    Pshd.
    Dodoni
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Vajza e Eres Maska e Puhiza
    Anėtarėsuar
    28-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Mosha
    38
    Postime
    355
    Faleminderit
    0
    5 falenderime nė 5 postime
    Edhe une i kam lexuar ato krijimet e "Ceskut", dhe nuk mu duk fare pornografi por nje erotizem nga ai lloj te cilin e kerkojme te gjithe. plus qe aty flitet per ca te verteta qe...jane vertet te verteta
    Urime autorit.
    Tingujt e heshtjes sė mendimeve te pathėna
    perplasen nė detin e renkimit pamor,
    Lotet e kuq gjurmėt keqaz mbulojnė
    U mpiksėn tingujt, ngrirja filloi
    Heshtja ime u trishtua...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    254 falenderime nė 229 postime

    Edmond Tupja

    Triptik

    (Nen stilin e Pikasos me motiv popullor shqiptar)

    Oh, nje grua lakuriq,

    Ne fund te barkut

    Nje iriq!



    Oh, nje burre lakuriq,

    Ne fund te barkut

    Dy kokrra fiq!


    O iriq,

    Mos ha fiq,

    E ke dhomen plot me miq!...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Xhuxhumaku pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    254 falenderime nė 229 postime

    Kokrra e Kafes

    Diten kur zoti te krijoi

    Nje kokerr kafe te blatoi

    Dhe zemergjere aty per aty,

    Diku poshte ta ngjiti ty.




    Ta ngjiti ty vertikalisht,

    I dha jete, i dha mish,

    Pastaj me thirri dhe me tha:

    "Ate kokerr kafe mos e nga!




    Mos e nga e mos e kruaj,

    Ndryshe mendja do te luaje,

    Se s'ke mulli qe ta bluash,

    Ne pleqeri do te vuash!"




    Une Ate nyk e degjova,

    Kokrren e kafes e shijova:

    Mjalte e kripe me ere ftoi!

    Nga trute fare me shkalloi.




    Ateher' Zotit kaq fisnik

    i kerkova nje ibrik

    Lengun kafes per t'ia pire,

    Se me te s'kisha te ngire.




    Deshiren Ai ma plotesoi,

    Vec Ibrikun s'ma vu ne goje,

    Por ma vendosi diku poshte,

    Me lefyt hem mish, hem kocke.



    .............................



    Sot qe u plaka, shume po vuaj,

    Me kete lefyt asgje me s'kruaj,

    Se kocke behet ne te rralle

    e prej vitesh jam ne hall.




    S'gjej dot per be kokerr kafe,

    Nate e dite merrem me llafe,

    Kokrra e kafes eshte per te tjere,

    O pleqeri, moshe e permjere!....
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    254 falenderime nė 229 postime

    Fije Bari a Trung Peme

    Fije bari kaq e bute

    Rri e strukesh fort e urte

    Kur askush nuk te josh,

    Thua s;vlen asnje groshe.



    Por kur me doren prush

    Qe nga larg te djeg dikush,

    Ti si dege fryhesh, rritesh,

    Lart, me lart nis e ngjitesh.



    Ja, dora kuvendon me ty,

    Lot' i bardhe te del ne sy,

    Nga dege behesh trung peme,

    Te tjerat jane thashetheme...
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    254 falenderime nė 229 postime

    Kur Zamira...

    Kur Zamira zbuloi ekzistencen

    E orgazmes zulmemadhe,

    Tutje e flaku velenxen

    Dhe qau si sorkadhe.



    Qau ithin cipeshpuar

    Nga shtiza e epshit plot zjarr

    Dhe, ndonese e lenduar,

    Kerkoi serish te bukurin ar.



    Dhe ari u fry gjithe nur,

    I serte, me damare nyje,

    Nga syri i tij prush e purpur

    Dolen lot te nxehte si yje.


    I mori Zamira lotet e rralle

    Me buzet e saj flak'e bore,

    I thithi me afsh, i piu me mall,

    Ato pika nektari mashkullor.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #8
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime

    Edmond Tupja

    Shkeputur nga libri Trotuaret e trishtimit

    Te prek

    Te prek me duar
    Te prek me sy
    Te prek me zemer
    Dhe e di
    Qe ti s’ke emer
    Se me ke mua
    Ne kete hon
    Dhe te them
    Qe te dua
    Pergjithmone
    Kur jam vetem
    Kur jam me ty
    Kur te prek me ze
    Kur te fus ne sy
    Kur te marr siper meje
    Te puth te perkedhel
    Me butesi rrufeje
    Kur te zoteroj thelle
    Kur e tejshpoj me afsh
    Trupin tend si mendafsh
    Kur te trondis ne shpirt
    O trishtim kaq i brisht!


    A te kujtohet

    A te kujtohet kur beme dashuri
    Per here te pare
    Ne driten e xixellonjave

    Nuk e di se kush na kishte lidhur
    As pse nata nuk kishte frike
    Prej nesh

    Di vetem qe ti ishe e bukur
    E brishte dhe e plagosur kaq embel
    Sa une harrova emrin tim


    Nje kenge

    Nje kenge se ciles I kam harruar
    Melodine
    E kam ne buze e s’e them dot

    E dija dje
    S’e di me sot

    E dija dje
    Se ishte e ndaluar

    S’e di me sot
    Diēka nga vetja kam tradhetuar

    Nje kenge
    Nje cope jete
    Kthyer ne kujtim te mjegullt
    Anonim

    Diēka eshte thyer
    Ne zerin tim
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  10. #9
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    U keput teli

    U keput teli
    Ne gishtat e kitaristit
    Dhe dhembja mbeti
    Ne zgavren e zemres

    Ne gishtat e kitaristit
    Endrra u be fjolle pikellimi
    Ne oxhakun e saj ra nje yll
    Nje yll si sy ujku

    Dhe dhembja mbeti
    Per te pergenjeshtruar mbreterit
    Qe zvarranikeve u premtojne
    Krahe shqiponje

    Ne zgavren e zemres
    Nga dashuria per jeten
    U keput teli i vetem
    I kitares se shpreses


    Mbijetese

    Dikush me mesoi qysh ne vogeli
    Qe dyer e dritare te vogla te medha
    Jane bere per t’u mbyllur nga brenda
    Qe njeriu te jetoje ne nje kala

    Heshta e heshtjes
    M’u ngul me ngulm ne jete
    Hyra ne vetvete e s’dola me
    Bota u be thike e mprehte

    U vesha me gur betonarme
    Dhe prita gjate
    Nen peshen e nje ankthi te pamate

    Prita
    Humba shume
    Pak gje shpetova

    Por mbijetova.


    Denimi

    U denuan mendime ndjenja dhe njerez
    U denua edhe Koka-Kola me saksofonin
    U denuan kenge drama e romane
    U denua edhe heshtja me trishtimin

    U denua e veēanta dhe intimja
    U denua meshira dhe e bukura
    U denua ēka ishte me njerezorja
    U denuan gjithe iluzionet e humbura

    Por njeriu nuk e vrau veten
    Dhe priti
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #10
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Shtepia ime

    Shtepia ime ishte zemer
    Zemren e kisha me çati

    Dikur atje kur isha i vogel
    Erdhi me vrap nje njeri

    As e njihja, as me njihte
    Por qe te dy zume miqesi

    Ai qe me erdhi duke rendur
    Njeri fatkeq, njeri i trembur
    Brenda ne shtepi
    Brenda ne zemer
    Ishte shpirt, kishte nje emer
    Qe nuk e kam harruar
    Ne jeten time te trishtuar
    E ndiqnin me qen te eger
    Ne liste e kishin
    Ne shenjester

    E ndiqnin, me ndoqen
    Shtepine ma dogjen
    Por zemren jo

    Se miku im, nje poet
    Per te me shpetuar
    U dorezua vete

    Shtepia ime, s'eshte me zemra
    Zemren e kam pa çati


    Ti pandeh

    Ti pandeh se te kam humbur
    Por ti je brenda meje
    Me mure te dashur rrethuar

    Qe t'i shembesh keto mure
    Duhet te kthehet koha e Mesjetes
    Por kjo eshte thjeshte e pamundur
    .............çmenduri e persosur
    Se te kam futur mes jetes
    sime te plagosur


    Kam kohe

    Kam kohe qe pres nje shenje, nje gjest
    Te shoh diçka te bukur, pastaj le te vdes

    Te shoh diçka
    Pa frike, pa tmerr
    Diçka timen
    Qe askush s'ma merr

    Te shoh diçka
    Te kthjellet, te re
    Nje drite te bute
    Nje jete pa re

    Te shoh diçka
    Qe quhet dashuri
    Per çdo mendim
    Per çdo njeri

    Kam kohe qe pres nje shenje, nje gjest
    Te shoh diçka te bukur, pastaj le te vdes
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #11
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    U thye

    U thye krejt natyrshem
    Ne duart tona
    Pikerisht kur e prisnim nje gje te tille
    Me padurimin me te qyteteruar

    U thye por megjithate
    Qe e bukur
    Qe e trishtuar
    E detyruar te thyhej nje dite

    Kjo enderr e erret
    Plot mall per drite


    Me kot

    Me kot e hap gazeten
    Ate qe shpirti ta kerkon
    Aty s’ke per ta gjetur

    Radion e hap me kot
    Ate qe zemra ta kerkon
    Aty s’e degjon dot

    Kujtimet me kot i hap
    Per te mbijetuar sado pak
    Zeri i tyre eshte lak

    Jeta eshte polieder
    Tel me gjemba kujtimet jane
    Ti gjithmone nga ana tjeter
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #12
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Pritja eshte...

    Pritja eshte litar i tendosur
    Dhe dashuria gershere e rende
    Qe ti perpiqesh ta ngresh me te dy duart
    Por duart t'i kane lidhur me zinxhire te hidhur
    Atehere ti perpiqesh t'i zgjidhesh ato
    Dhe koha iken moskokeēarese ndaj mundimit tend
    Atehere ti perpiqesh te mbash kohen
    Por kjo eshte rraskapitese e padurureshme
    Nje ēast ti mbeshtetesh tek litari i pritjes
    Dhe befas ndodh mrekullia
    Zemra te rreh kaq furishem sa litari merr zjarr
    Ti s'ke nevoje per gershere ne duar
    Pritja merr fund dashuria vjen
    Por nderkohe zemra te ka pushuar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  14. #13
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Kaq i lodhur

    Kaq i lodhur isha ne shpirt
    Sa gjumi me kapi ne ēast
    Kur hapa syte ne enderr
    Isha bere vele e bardhe

    Befas deti u mbush me brire
    Dhe mua me futen ne nje shporte
    Pluskoja lidhur me zinxhire
    I denuar te mbytesha ne port

    Pastaj me lyen me te zeze
    E me gjymtuan bujarisht
    Nje lot leshova ne zgjim e siper
    Kaq i lodhur isha ne shpirt
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  15. #14
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Shiu gėrvisht

    Shiu gėrvisht
    Vertikalisht
    Peisazhin shurdh

    Vėshtroj, kėrkoj
    Nėpėr hapėsirė
    Dhe humb

    Humb fillin
    E ėndėrrimit
    Qė larg tė shpie
    Humb pas vijave
    Tė shiut nė dritare
    Pa dritė, pa hije

    Pa dritė, pa hije
    Rri e pres
    Njė copė qiell blu
    Njė hap, njė trokitje
    Njė fjalė, njė gjest
    Diēka, diku...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar shigjeta pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  17. #15
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Ne keto dite

    Ne keto dite lidhur nyje
    Njeriu s'mund te jete shkemb
    Ai ka nevoje edhe per yje
    Edhe per henen qe u tremb

    Njeriu s'eshte fosil i thare
    Diēka te bute ka ne brendesi
    Ndonese i urte dhe i marre
    Vetes shtigjet mire ia di

    Ne keto dite nyje lidhur
    Vetem drita s'eshte e hidhur


    Ende jam

    Ende jam qendroj ne kemb
    Mes dy rrahjesh zemra dhemb

    Dashurrejtja po me ndjek
    Zjarr i saj me ftoh me djeg

    Une asaj s'i shmangem dot
    Ne ēdo hap gezim e lot'

    Ajo eshte katedrale
    ēdo gje tjeter eshte banale

    Bashkejetoj une me te
    Nje kambane kam ne ze

    Nje kambane qe me mban zgjuar
    Me gjithe boten ngaterruar
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #16
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Pema

    Kur e prene te gjithe e pane
    Por askush nuk foli
    As ai qe e mbolli

    Kur e dogjen te gjithe e pane
    Por askush uje s'i hodhi
    As ai qe e mbolli

    Kur u be prush te gjithe erdhen
    Te ngrohen fare prane
    Te gjithe ata qe heshten

    Pas denimit qe i dhane


    Brenda lotit

    Syte i ke me rrathe te zinj
    Nje mall a brenge te endet,
    brenda lotit

    Gjithcka tjeter eshte e huaj

    Une jam jasht' teje,
    diku prane

    Jeta eshte arene cirku,
    te them
    Mbylli syte ne zemren time,
    me besimin blu te nates,
    dhe lerme t'i marr rathet e zinj.
    Si xhongler trishtimi,
    te luaj, pastaj te zhdukem me to,
    qe ti te rigjesh gezimin
    brenda lotit

    Gjithcka tjeter eshte e huaj
    Une per ty vuajtjen bluaj


    Emrin tend

    Emrin tend askush s'e di
    A je enderr apo vetmi
    A je thike apo kajsi

    Emrin tend askush s'e di
    A je akull apo zjarrmi
    A je qejf apo marri

    Emrin tend askush s'e di
    A je prush apo vec hi
    A je zgjedhe apo liri
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #17
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,014
    Faleminderit
    2
    111 falenderime nė 101 postime
    Shume prekse dhe te ndjera ne pergjithsi - nuk mund te rrija pa e permendur.


    Do vecoja 'Kaq i Lodhur' dhe 'Pema'...

  20. #18
    i/e regjistruar Maska e Jorgo Telo
    Anėtarėsuar
    09-03-2008
    Postime
    558
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Sapo lexova poezite e z.Edmond Tupe, per shkrimet e te cilit, sic e kam theksuar dhe me pare, kam konsiderate. Poezite qe shkruan poeti gojetar Tupe rrezatojne nivel artistik, ndjeshmeri te lexueshme dhe percjellin emocionet e "hallet" e moshes sone; se dhe une i perkas moshes se flokeve te thinjur tani...
    Boll qe te kenaqemi dhe me kujtimet tash e tutje, zoti Edmond!
    Te lumte per rrjedhshmerine e larmine e vargjeve poetike
    Urimet te vine nga JORZAGORITI (Jorgo S. Telo) anetar i te njejtit forum

  21. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Jorgo Telo pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  22. #19
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Frut pafundesie

    Trishtimi eshte nje frut pafundesie
    Si heshtja e maleve pertej dritares sime

    Aty kryqezohen shtigjet e endrrave te nderprera
    Aty zbuten ujqerit e urrejtjeve te vjetra

    Aty gjaku kthehet ne vere te hidhur
    Dhe deh mendimet, deh ankthet e zgjidhur

    Aty e verteta plot plage dergjet e lodhur
    A thua ne syte e verber diēka te kete ndodhur

    Aty dikush troket i ndrojtur ne oret e vona
    Eshte nje ze i harruar apo ndoshta jehona

    Mes heshtjes se maleve pertej dritares sime
    Trishtimi eshte nje frut pafundesie
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  23. #20
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Poezia eshte e mrekullueshme dhe kur behet fjale per profesorin e nderuar , qe eshte njekohesisht njohes i i leksikut dhe i fjale se artit me perkthimet dhe studimet e tij, ajo (poezia) behet 10 here magjike.
    Pershendetje poeteve dhe jete te pafund artit te te vertete........Genti Banaj

Faqja 1 prej 2 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Edmond Shallvari
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 01:58
  2. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 07:10
  3. Edmond Budina
    Nga Alesia nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 18-04-2007, 21:40
  4. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Futbolli shqiptar
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 13:13
  5. Edmond Cuko,speciali qe mbeti SPECIAL ne perjetsi.
    Nga bursa33 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-06-2002, 10:06

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •