Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anëtarësuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60

    10 ditët e para të Dhulhixhës filluan më 1 janar

    Dhul-Hixh-xhe dhe kurban bajrami



    Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! Bekimi dhe paqja qofshin mbi të Dërguarin e Tij i cili është dërguar mëshirë për mbarë botën dhe udhërrëfyes për tërë njerëzimin, mbi familjen dhe shokët e tij që dhanë jetën dhe pasurinë e tyre për hirë të All-llahut, subhanehu ve teala. All-llahu qoftë i kënaqur me ta dhe edhe neve na bëftë prej pasuesve të tyre të mirë.

    O vëlla i dashur, dëshiroj të ta bëj me dije se je pranë disa ditëve të cilat All-llahu, subhanehu ve teala, i bekoi për ata të cilët janë zhytur në mëkate dhe dëshirojnë t’i kthehen All-llahut të tyre.

    Vallë, a mos je ti ai i cili nuk ke nevojë për Zotin tënd? Apo ndoshta ke harruar se tek Ai është përfundimi yt? Apo ndoshta të ka mahnitur jeta e kësaj bote? Të jeshë i vetëdijshëm se jeta e kësaj bote është kalimtare dhe e shkurtër, ndërsa jeta e ahiretit është e përhershme dhe e gjatë. Ti e di se kënaqësitë e kësaj bote janë të kufizuara ndërsa dënimi i varrit është i dhembshëm.

    Ku janë kënaqësitë e kësaj bote? Shkuan dhe nuk lanë tjëtër gjë pos pendimit.

    O vëlla i dashur, çke që largohesh, çke që nuk të pëlqen All-llahu, apo ke harruar se tek Ai është kthimi yt? Ndoshta po mendon se je krijuar për të jetuar gjithmonë! Për atë vëlla i dashur ke kujdes se ajo ditë që kalon nuk kthehet më, ndërsa në anën tjetër vdekja afrohet. Për këtë qëllim punën e sotme mos e le për nesër! Vëlla i dashur, a ke vendosur t’i kthehesh Zotit tënd? Ç’ke që aq shumë je zhytur në mëkate? A po mendon se nuk të përcjellë askush? Apo dhuntitë e shumta të All-llahut të kanë mashtruar? A mendon se je krijuar vetëm për t’u dëfryer? Përse aq shumë je zemëruar me Zotin tënd? Çka të ka bërë që t’i e ke harruar? Kush të ushqen nëse Ai të braktisë? Kush të furnizon nëse Ai ta ndal furnizimin? Kush të ndihmon dhe të shpëton pos Atij? Kush të zbukuroi dhe të furnizoi? Kush të gëzoi dhe të bëri të lumtur? Vetëm All-llahu i posedon këto mundësi dhe nuk i posedon askush tjetër pos Tij.

    Për atë vëlla i dashur, eja dhe penduhu tek Zoti yt se nuk gjen mëshirues tjetër pos Tij. All-llahu është më i mëshirshëm për ty sesa nëna yte. All-llahu nuk don që robin e Tij ta sheh në zjarr.

    Vëlla i dashur, tani je pranë dhjetë ditëve që All-llahu është betuar në to dhe për ty i bekoi. Ke kujdes që mos të kalojnë këto ditë pranë teje e ti mos t’i kesh shfrytëzuar, e as mos thuaj se ka kohë, se jam ende i ri, për arsye se vdekja nuk dallon të moshuarin nga i riu. Pra, thesarin e shpërblimit të All-llahut e ke pranë vete dhe ti je ai që vendos për fatin dhe ardhmërinë tënde.

    E unë dëshiroj që të t’i ofroj disa ajete kur’anore dhe udhëzime profetike në mënyrë që jeta yte të jetë më e lumtur gjatë këtyre ditëve.

    All-llahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Famëlartë thotë:

    “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!” (El-Fexhr: 1-2)

    Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, se i dërguari i All-llahit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

    “Nuk ka ditë, në të cilën veprat e mira janë më të dashura te All-llahu sesa këto ditë. E ato janë dhjetë ditët e muajit Dhul-hixhe”. Të pranishmit e pyetën: “O i Dërguari i All-llahut, as xhihadi në rrugën e All-llahut?” Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, u përgjigj: “As xhihadi në rrugën e All-llahut, përveç nëse njeriu del vet dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.” (Transmeton Buhariu).

    Sipas Ibën Abbasit, radijall-llahu anhu, dhe shumicës së komentatorëve të Kur’ani Kerimit, All-llahu, subhanehu ve teala, është betuar kur thotë: “Pasha dhjetë netët!”. Këto dhjetë netë janë dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes.

    Për atë vella i dashur, mundohu që në këto ditë të bësh sa më shumë punë të mira, si për shembull: të lexosh Kur’an më shumë, të japësh lëmoshë, të agjërosh, të vizitosh të semuarit, të ndihmosh nevojtarin, të përkdhelësh jetimin, të përmendësh All-llahun sa më shumë etj.

    Gjithashtu dëshiroj të ta bëj me dije se gjatë këtyre dhjetë ditëve është një ditë ku vlera e agjërimit të saj është shumë e madhe. Ajo është dita e nëntë e muajit Dhul-hixhe (Dita e Arafatit), për të cilin i Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Agjërimi i Ditës së Arafatit i shlyen mekatet e vitit lë kaluar dhe vitit të ardhshëm”. (Transmeton Muslimi).

    Ja pra, me të vërtetë të ka ardhur rasti që t’i shlyesh mëkatet e bëra deri më tash. Është mjerim për atë të cilin e lëshon edhe këtë rast.

    Në këto ditë është për përsonat që kanë mundësi e preferuar të therin kurban, të mos qethen e mos t’i prejnë thonjtë deri sa ta kryejnë therjen (në ditën e Kurban Bajramit). Transmetohet nga Ummu Selemeh, radijall-llahu anha, se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush e ka kurbanin të pergatitur për therje, kur të del hëna e Dhul-Hixhes, të mos qethet e as mos t’i prejë thonjtë derisa nuk e kryen therjen (në ditën e Bajramit)”. (Transmeton Muslimi).


    Kurban bajrami


    I Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Çdo popull i ka festat e veta, e fastat e muslimanëve janë dy: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami”. Andaj pasi jemi pranë një feste madhështore të Kurban Bajramit vlen që t’i themi disa fjalë reth kësaj feste dhe çka ka të bëjë besimtari me atë. Nga vetë fjala Kurban Bajram kuptojmë se kemi të bëjmë me kurban, që do të thotë sakrificë për hirë të All-llahut. All-llahu, subhanehu ve teala] në Kur’an thotë: “Ne vërtetë të dhamë ty shumë të mira (kevtherin). Andaj, ti falu dhe prej kurban për hirë të Zotit tënd!”. (El-En’am: 1-2).

    “Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht vetëm për All-llahun Zotin e botëve?” (El-En’am: 162).


    Kurbani


    Kurbani është kafsha që theret për hirë të All-llahut, gjatë ditëve të Bajramit. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: “E Devet (therjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut...” (El-Haxh: 36).

    Me prerjen e kurbanit shprehet devotshmëria ndaj All-llahut, ngase All-llahu nuk ka nevojë për mish e as për gjak. Ai në Kur’an thotë: “Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arin devotshmëria e juaj...” (El-Haxh: 37).


    Dispozitat e therrjes së kurbanit


    Therja e kurbanit është vaxhib (obligim i domosdoshëm) për ata që kanë mundësi materiale, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë: “Kush ka mundësi të ther kurban e nuk ther, mos t’i afrohet musal-lasë (hapësirë e madhe ku falet namazi i Bajramit) sonë.” (Transmeton ibën Maxheh).

    Nga kjo nënkuptohet se ai i cili ka mundësi të ther kurban e nuk e bën këtë, nuk do t’i sjell dobi as falja e namazit të tij (falja e namazit të Kurban Bajramit), ngase ai e ka lëshuar një vaxhib. Po ashtu transmetohet nga Muhafel ibën Selimi, radijall-llahu anhu, se ka thënë: “Ishim me të Dërguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Arafat e ai tha: “O ju njerëz, ç’do familje e ka obligim të therë kurban për çdo vit.” (Transmeton Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibën Maxheh dhe Nesaiu).


    Cilët kafshë mund të therren për kurban


    Kafshët të cilat mund të theren për kurban janë: lopët, devet, dhentë dhe dhitë.

    Për të qenë i vlefshëm, kurbani duhet t’i plotësojë këto kushte: lopët duhet të kenë më shumë se dy vjet, devet më shumë se pesë vjet, dhentë më shumë se gjashtë muaj ndërsa dhitë më shumë se një vjet. Po ashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Katër lloje të kafshëve nuk mund të theren: kafsha e verbër, verbëria e së cilës është e dukshme, kafsha e sëmurë, sëmundja e së cilës është e dukshme, kafsha e gjymtë, gjymtësia e së cilës është e vërejtur dhe kafsha e çalur e cila nuk zgjedhet (pëlqehet)”. Në therjen e një lope për kurban mund të marrin pjesë shtatë persona, në deve dhjetë persona, ndërkaq delja mund të prehet për një person dhe familjen e tij. Transmetohet nga ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, se ka thënë: “Kemi qenë me të Dërguarin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në udhëtim në kohën e Kurban Bajramit. Një deve e kemi therë për dhjetë persona e një lopë për shtatë persona”. (Transmeton ibën Maxheh, Tirmidhiu, Nesaiu). Transmetohet nga Atar ibën Esari, radijall-llahu anhu, se ka thënë: “E kam pyetur Ebu Ejjub el-Ensariun se si ka qenë therja e kurbanit në kohën e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në çka është përgjigjur: “Një njeri në kohën e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka therë një dele për vete dhe për familjen e tij, ka ngrënë prej saj dhe me të ka ushqyer të tjerët”. (Transmeton ibën Maxhe, Tirmidhiu).


    Kur duhet therrur kurbani


    Transmetohet nga Xhundeb ibën Sufjan el-Bexheli, radijall-llahu anhu, se ka thënë: “E kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në ditën e Kurban Bajramit duke thënë: “Ai i cili e ka therur kurbanin para se të falet, le ta zëvendësojë ate me një tjetër, ndërsa ai i cili nuk e ka therur ende, le ta therë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi).


    Si duhet therrur kurbani


    Gjatë therjes së kurbanit duhet bërë BISMILAH ngase kurbani i cili theret pa bërë BISMILAH nuk lejohet të hahet. All-llahu në Kur’an thotë: “Ju hani nga ajo që (është therur) është përmendur emri i All-llahut ...dhe mos hani nga ajo që (që para therjes së saj) nuk është përmendur emri i All-llahut. Vërtet ajo (ngrënia e asaj që nuk është përmendur emri i All-llahut) është mëkat.” (El-En’amë: 118-121). Po ashtu transmeton Rraf’i Ibën Hadixhi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka thënë atij: “Çka është derdhur gjak dhe është përmendur All-llahu, haje.” (Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ahmedi).


    Po ashtu është e preferuar që kurbani të kthehet kah kibla dhe të veprohet siç ka vepruar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Transmetohet nga Xhabir Ibën Abdull-llahu, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ditën e Kurban Bajramit ka therur dy desh të mirë me brirë, e para se t’i therë i ka drejtuar kah kibla dhe i ka cituar këto ajete kur’anore nga sureja El-En’amë: “Unë kam drejtuar fytyrën time kah Ai që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!”, si dhe ajetin tjetër: “Thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun Zotin e botëve! Ai nuk ka shok, me këtë jam i urdhëruar dhe unë jam i pari i muslimanëve!”. Po ashtu ka thënë: “O Zot prej Teje (jam urdhëruar), për Ty po e theri këtë kurban, nga Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe familja e tij - BISMILAH ALL-LLAHU EKBER - dhe pastaj e theri.” (Transmeton Ebu Davudi).


    Sjelljet që duhet praktikuar gjatë therrjes së kurbanit


    Kurbani duhet të theret në mënyrën më të lehtë. Për këtë thika duhet të mprehet mirë, ngase Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Vërtet All-llahu ka obliguar mirësinë për çdo gjë, prandaj kur të vritni, vritni me njerëzi dhe kur të therni, therni me njerëzi. Çdokush prej jush duhet së pari le ta mprehë thikën dhe ta qetësojë kafshën për therje.” (Transmeton Muslimi).


    Mishi i kurbanit


    Mishi i kurbanit është i preferuar që të ndahet në tri pjesë: me nje pjesë t’i gëzojë të varfërit, një pjesë u shpërndahet të afërmve, kurse pjesën mund tjetër ta ndalë për vete.


    Çka preferohet të bëhet në ditën e Kurban Bajramit


    Në ditën e Kurban Bajramit është e preferuar të bëhen këto gjëra:

    1. Të pastrohet trupi.

    2. Të vishen rrobë më të reja dhe më të mira (bukurat). Transmeton Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, Ditën e Bajramit ka veshur xhybe me vija të kuqe (më të mirën që e ka pasur) (Transmeton Taberaniu)

    3. Ditën e Kurban Bajramit është e preferuar që të mos hahet asgjë deri sa të theret kurbani dhe të hahet prej mishit të tij.

    4. Të falet namazi i Kurban Bajramit.

    5. Ndërrimi i rrugës gjatë kthimit në shtëpi. Xhabiri, radijall-llahu anhu] thotë se në Ditën e Bajramit Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ndërronte drejtimin e rrugës gjatë kthimit në shtëpi. (Transmeton Buhariu).

    6. Të madhërohet All-llahu gjatë ditëve të Bajramit. All-llahu i Lartësuar thotë: “All-llahun përmendeni në ditët e caktuara (në ditët e Bajramit).” (El-Bekare: 203). Madhërimi i All-llahut gjatë këtyre ditëve bëhet në këtë mënyrë: ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER, LA ILAHE IL-LALL-LLAHU, ALL-LLAHU EKBER, ALL-LLAHU EKBER VE LIL-LAHIL-HAMD, dhe atë me zë të ngritur shkohet në namazin e Kurban Bajramit. Madhërimi fillon prej mëngjesit të ditës së Arafatit e deri në Ikindinë e ditës së katërt të Kurban Bajramit.

    7. Të urohet Bajrami ndërmjet njëri-tjetrit.


    O vëlla i dashur musliman!


    Dhe, më në fund të këshilloj që të jeshë i devotshëm ndaj All-llahut tënd, ta pasosh librin e Tij dhe të ndjekësh rrugën e të Dërguarit të Tij. Dije se ky është i vetmi shpëtim për ty. Të këshilloj që të krenohesh me fenë tënde, ngase e vetmja fe e pranuar te All-llahu është feja Islame. All-llahu na mëshiroftë të gjithëve.

    “Falënderini i takon vetëm All-llahut Zotit të botëve”.

    -----------

    marre nga Albislam.com

  2. #2
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    Allahu të shpërbleft vlla, e ti pranoft punët e mira këto 10 ditë, ty dhe gjithë muslimanëve

    wealejkumselam
    Whether long range weapon or suicide bomber
    Wicked mind is a weapon of MASS DESTRUCTION

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  3. Filluan sprovat dhe diskriminimet
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 11:04
  4. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  5. Si filluan Plackitjet
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 29-09-2004, 08:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •