Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 111
  1. #1

    Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"

    1. Fillimisht një historik i shkurtër mbi aktivitetet kryesore te rrjetit KAN e cila tash së fundi është kthyer në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, parimet kryesore, misionin, pse jo edhe drejtimin politik të saj?

    1.Rrjeti i Aksionit për Kosovën (KAN) është themeluar në vitin 1997, nga shkrimtarja amerikane Alice Mead, tash Alice W. James. Ajo ka ndërtuar një rrjet të aktivistëve ndërkombëtarë nga vendet e ndryshme të botës. Ideja e tyre ka qenë që të përkrahen nismat qytetare kundër okupimit dhe diktaturës së Serbisë në Kosovë. Fillimisht është përkrahur Unioni i Pavarur i Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP) dhe protestat joviolente të tyre për lirimin e objekteve dhe hapësirës universitare. Është vazhduar me dokumentimin e krimeve gjatë luftës, ndërsa kulminacionin e vet KAN e ka arritur gjatë viteve 1999 dhe 2000 me fushatën A-PAL (Albanian Prisoner Advocacy List) për lirimin e pengjeve të luftës. Në korrik të vitit 2003, është vendosur që KAN të ketë qendrën brenda në Kosovë dhe ta krijojë një rrjet edhe këtu. Kjo ka filluar me konferencën e quajtur “Drejtimet e reja”, e cila e ka rifuqizuar KAN-in për ta forcuar aktivizmin në Kosovë. Misioni i KAN është që të krijohet një qytetari aktive në Kosovë, të dedikuar në promovimin e vlerave universale në fushat e të drejtave dhe lirive të njeriut, barazisë dhe drejtësisë sociale. Për këtë shkak, KAN-i si asociacion i qytetarëve aktivë në dhe jashtë Kosovës, i fuqizon individët anekënd Kosovës duke synuar të krijojë një shoqëri dinamike dhe reprezentuese. Kurdo që ishte e mundshme, KAN-i ka përkrahur përpjekjet e organizatave tashmë të zhvillura nga vetë qytetarët e Kosovës. Tash së fundi KAN është avansuar në lëvizjen VETËVENDOSJE! Aktivitetet e nisura më herët vazhdojnë, mirëpo vetëvendosja është bërë preokupimi ynë kryesor. Jo vetëm për shkak të momenteve të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova dhe sidomos atyre që na presin në dy vitet e ardhshme. Vetëvendosja ndonëse nuk është garancion, padyshim se është parakusht për ndërtimin e demokracisë dhe për zhvillim ekonomik e shoqëror në Kosovë.

    2.Çfarë këni bërë ju si organizatë joqeveritare deri më tani për Kosovën dhe qytetarët e saj?

    2.Qeveria e Kosovës nuk e qeveris dot as veten e saj e lëre më Kosovën. Në fakt, qeveria e Kosovës qeveriset prej UNMIK-ut. Realisht ajo është fiktive. Duke mos pasur qeveri të vërtetë as ne s’mund të jemi organizatë joqeveritare. Për më tepër, organizatat joqeveritare në Kosovë kryesisht janë krijuar nga agjencitë e donatorëve të ndryshëm dhe ato implementojnë politikat e tyre. Jo vetëm në këtë kuptim, KAN asnjëherë nuk ishte organizatë joqeveritare. Dhe, në këtë kuptim KAN ishte lëvizje antiqeveritare e cila kundërshtonte kategorikisht mënyrën me të cilën qeverisej Kosova dhe angazhohej për të drejta e drejtësi në Kosovë. Aktivitetet për zbardhjen e fatit të pagjeturve dhe kthimin e kufomave kanë qenë dhe janë të vazhdueshme. Kemi organizuar peticionin duke mbledhur 236,311 nënshkrime; pastaj pa dëgjueshmëria qytetare e familjeve (refuzimi i pagesës së tatimeve dhe shërbimeve publike) ka filluar që nga 31 marsi i vitit të kaluar; po ashtu kemi bllokuar rrugë dhe udhëkryqe; kemi vendosur fotografitë e të pagjeturve në grilat e Kuvendit e Qeverisë së Kosovës; mandej, kemi publikuar nëpër çarçafë – të cilët çdo herë na i vodhi policia – akuzat ndaj personave përgjegjës për vrasjet dhe masakrat në Krushë të Vogël, Gjakovë dhe Reçak; etj.etj. Të gjitha këto i kemi bërë në bashkëpunim me familjarët e të pagjeturve.

    KAN në bashkëpunim me radio stacionin e të rinjve Urban FM, organizoi një eveniment të veçantë artistik që u zhvillua në kryqëzimin në formë të shkronjës T të katit përdhes të Pallatit të Rinisë (ish-Boro Ramizi), në Prishtinë, pra në pjesën tregtare të tij, prej orës 13 deri në 1 të mëngjesit, me 8 shkurt 2004. 100 artistë ekspozuan veprat e tyre në ditën e artit, dramës, muzikës, përformimit dhe videos e që ishte një udhëtim në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës. Kjo ishte vepër artistike konceptuale ku artistët ishin të ftuar të interpretojnë, pyesin dhe luajnë me tri pyetje: Prej nga kemi ardhur? Ku jemi? Ku jemi duke shkuar? Dyqanet dhe kafiteritë u mbështollën dhe u mbuluan me najlon të zi duke fshehur aktivitetin tregtar, në mënyrë që artistët të vendosen dhe t’u krijohet hapësirë e re. Tregtia ka të bëjë me mbështjelljen (e produkteve). Artistët e mbështollën tregtinë.

    Me 10 qershor 2004, me vërshëllima të pipave, muzikë dhe kartuça të kuq, në protestën kundër Rezolutës 1244 dhe pikërisht me rastin e 5 vjetorit të saj, mbi 1.000 protestues rreth e rrotull ndërtesës së UNMIK-ut e shpallën veten Qytetarë dhe aktivistë. (Neve në Kosovë konsiderohemi vetëm si banorë, status ky që e gëzon edhe refugjati!) Ata lexuan Deklaratën Qytetare dhe u zotuan se do ta luftojnë regjimin antidemokratik të UNMIK-ut. Pastaj kemi vazhduar në një turne nëpër qytetet e Kosovës duke projektuar sllajde në muret e pushtetit si dhe në ato publike. Këtu, në fakt, edhe ndodhet zanafilla e VETËVENDOSJE!-s, e avancimit të KAN-it.

    Dy herë aktivistët e KAN e rrethuan UNMIK-un me shirit të verdhë në të cilin shkruante “Vend Krimi/Mos Kalo” dhe njërën prej këtyre herëve, me 13 shkurt 2005 edhe e gjuajtëm me vezë të prishura kryetarin e Serbisë, Boris Tadiqin.

    Në Gjilan, Dardanë, Mitrovicë (si vendet më të rrezikuara) dhe në Prishtinë, i kemi djegur shkronjat e punuara prej druri të fjalës decentralizimi, për shkak se ky projekt para se të arrihet shtetësia dhe pavarësia e Kosovës shpien në ndarje e copëtim të Kosovës.

    Tani së voni, kemi nxjerrur gazetën tonë mujore, e cila prej shtatorit bëhet javore, dhe përmes së cilës promovojmë konceptin tonë të ri: Vetëvendosjen! Kësisoj, KAN-i avansohet në thirrjen e vet: VETËVENDOSJE!; bëhet lëvizje për thirrjen e vet. Njëkohësisht kemi filluar edhe me serinë e radioemisioneve të përdyjavshme të titulluar “Përballja” që realizohet në radion prishtinase ” Urban FM” dhe që transmetohet në 30 radiostacione lokale anekënd Kosovës. Synojmë që të promovojmë debatin jo konformist dhe rëndësinë e organizimit shoqëror e politik të qytetarëve. Ndërkaq informatat për aktivitetet tona dhe çdo gjë lidhur me lëvizjen tonë ndodhen në www.vetevendosje.org (http://www.vetevendosje.org/)

    3.Edhe pas gjashtë vitesh në Kosovë mungojnë më se tre mijë persona . Çfarë po bëni për zbardhjen e fatit të tyre?

    3. Prej 1 qershorit 2005, filloi pjesa e dytë e fushatës “Të gjithëve na mungojnë”. Kjo është vazhdimësi e përpjekjeve të pareshtura të organizatës “ Thirrjet e Nënave”, që së bashku me shumë familjarë të të pagjeturve anekënd Kosovës dhe të mbështetur nga aktivistët e KAN-it, kanë zhvilluar aktivitete të shpeshta për zbardhjen e fatit të pagjeturve. Edhe më tutje, kufomat vazhdojnë të kthehen në grupe të vogla nga Serbia, ndërsa 2.780 persona nga Kosova janë të pagjetur edhe 6 vjet pas luftës. Emrat e këtyre (emri dhe shkronja e parë e mbiemrit) të shkruara me shkrim dore, pa dallim etnie e religjioni, kanë qëndruar në 10 billboard-at e kryeqytetit (prej 1 qershorit e deri me 15 qershor dhe prej 15 korrikut e deri me 31 korrik). Përmes këtij aksioni që e mbështet dhe financon Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, ne duam të theksojmë se këta njerëz nuk janë numra por individë; se çështja e tyre nuk është statistikë por është problem humanitar. Në të njëjtën kohë, në të gjitha stacionet televizive lokale e kombëtare është transmetuar video filmi i shkurtër për nënat e të pagjeturve i punuar nga ne, së paku nga tre herë në ditë, për dy javë rresht. Motoja “Të gjithëve na mungojnë” shpreh dhembshurinë dhe pikëllimin tonë për të gjithë ata që s’janë me neve sot, por shpreh edhe respektin tonë për dinjitetin e tyre individual. Ata kanë përjetuar shkelje drastike të drejtave të njeriut. Të gjitha familjet kanë të drejtë të mësojnë për anëtarët e rrëmbyer të tyre. Ata kanë të drejtë t’i kërkojnë ata dhe atyre duhet t’ju kthehen më të dashurit. Çdo zbulim i fakteve të reja është i mirëseardhur, por aktualisht kjo gjë është shumë e ngadalshme, është padurueshëm e ngadalshme. KAN së bashku me “Thirrjet e Nënave” nga Gjakova dhe organizatën “ 26 marsi 1999” nga Krusha e Vogël, është gjithnjë e më tepër duke u angazhuar për drejtësinë për viktimat gjatë luftës si dhe duke ngritur këtë çështje para organeve, institucioneve dhe pushtetit në Kosovë. Kërkojmë sqarimin e autoriteteve se çfarë është bërë me hetimet për krimet e luftës dhe kërkojmë gjykimin e përgjegjësve. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi. “Të gjithëve na mungojnë” është fushatë që synon drejtësinë për të gjithë. Ajo është parakusht për shoqëri më të mirë në të ardhmen.

    4.Sa janë interesuar institucionet tona politike dhe çfarë kanë bërë deri më tani për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur?

    4.Se çfarë duhet bërë për të pagjeturit është përmbledhur shumë mirë në kërkesat e peticionit tonë. Së pari, të bëhet zbulimi i fakteve rreth fatit të qytetarëve të rrëmbyer të Kosovës si dhe kthimi i tyre në Kosovë. Për këtë qëllim duhet që Serbisë t’i kushtëzohen ndihmat dhe kreditë ndërkombëtare me hapjen dhe publikimin e dosjeve policore dhe ushtarake. UNMIK-u po ashtu t’i hap dosjet dhe të iniciojë procedurat ligjore. Së dyti, të bëhet kthimi në Kosovë i afër 500 kufomave të zhvarrosura nga varrezat masive në Serbi dhe që ende mbahen peng atje. Gjithashtu dëshmitë forenzike për kufomat duhet t’ju dorëzohen autoriteteve të Kosovës dhe që procedura e mëtutjeshme të zhvillohet në Kosovë. Së treti, të emërohet një hetues i pavarur që do të hulumtojë të gjitha çështjet lidhur me transportin dhe zhvarrosjen e këtyre kufomave dhe që do të zhvillojë procedurën legale për ndjekjen e këtyre krimeve. Dhe së katërti, kthimi i kufomave dhe hapja e të gjitha dosjeve, nuk është çështje e negociueshme dhe as teknike. Institucioneve të Kosovës u ka munguar vullneti që të angazhohen sinqerisht dhe seriozisht. Ato jo vetëm që s’kanë bërë trysninë e nevojshme mbi UNMIK-un dhe Serbinë, por madje kanë preferuar heshtjen atëherë kur s’kanë qenë zëshëm servile.

    5. Pritet se gjatë kësaj vjeshte të fillojnë bisedimet rreth zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Sa është legjitime dhe e përgatitur klasa jonë politike për të marrë një përgjegjësi të tillë dhe çfarë pret populli shqiptar nga këto bisedime?

    5.Sistemi politik në të cilin kanë hyrë politikanët e Kosovës është ilegjitim. Institucionet e sistemit janë krijuar dhe kontrollohen nga UNMIK-u. UNMIK-u është administratë kolonialiste e cila me qenien dhe funksionimin e saj sistematikisht e mohon vullnetin e popullit. Institucionet në Kosovë nuk janë të Kosovës. Korniza Kushtetuese është rregullore e UNMIK-ut – 2001/9 . Ajo çdo gjë vendase e vendos në pozitë të subordinuar, ndërsa kryeadministratorin në pozitë supreme, në pozitën e një monarku primitiv. Nuk mund të jeshë i përfaqësuar me këso institucionesh. Nuk mund të na i mbrojnë interesat këto institucione. Koncepti themelor i sundimit të Kosovës është ai i ‘standardeve para statusit’. Ky koncept nuk është vizion për Kosovën dhe shoqërinë e saj, por është tërësisht shpërfaqje e mungesës së vizonit për të ardhmen. Me standardet para statusit është blerë kohë, fjala pavarësi është zëvendësuar me fjalën status, statusi është bërë temë e ndaluar për disa vite dhe për më tepër është eta bluar si i negociueshëm. Kai Aide nuk do ta vlerësojë shkallën e përmbushjes së standardeve por ambientin politik për fillimin e bisedimeve. Sepse e dyta e përcakton të parën e jo anasjelltas siç mendohet. Dhe jo vetëm kaq. Kai Aide me udhëtimet e tija po e dëshmon se në fakt po i përgatit bisedimet. Negociatat s’kanë se si të jenë të dobishme e të favorshme për neve. Përkundrazi. Kosova është e pabarabartë me Serbinë në çdo aspekt. Serbia nuk identifikohet si agresore ndaj Kosovës e cila për më tepër e ka edhe UNMIK-un mbi qafë. Negociatat janë fundi i pavarësisë si mundësi, pasi që pavarësia është pozicioni fillestar i politikanëve të Kosovës. Negociatat do të shpijnë në kompromis që s’është gjë tjetër veçse robëri e varësi e re e Kosovës nga Serbia. Politikanët që udhëheqin partitë politike kryesore brenda institucioneve dhe kryesuesit e atyre institucioneve nuk çajnë kokën për Kosovën. Ata brengosen vetëm se si ta mbijetojnë politikisht zgjidhjen e padrejtë të statusit politik të Kosovës.

    6. Si çdo herë serbët e kundërshtojnë fuqishëm pavarsinë e Kosovës, ndërkohë edhe Bashkimi Evropian nuk e dëshiron një gjë të tillë. Në anën tjetër Drashkoviq vazhdon të bejë deklarata ekstremiste ku thotë se pavarësia e Kosovës mund të fitohet vetëm me luftë. A ka rrezik që të rritet presioni mbi liderët tanë politik që të pranojnë ndonjë kompromis që praktikisht do ta ri nënshtronte Kosovën përsëri nën Serbi?

    6. Udhëheqësit e partive dhe institucioneve të Kosovës, me pasivitetin dhe apatinë e tyre, po e rrisin presionin ndërkombëtar mbi Kosovën dhe veten e tyre. Ata shpeshherë u thonë “jo” presioneve por asnjëherë deri në fund. Dhe, zakonisht u thonë “jo” presioneve për t’u thënë “po” pastaj. Gatishmëria për negociata është gatishmëri për heqje dorë nga pozicioni fillestar e që në rastin e Kosovës është shtetësia e pavarësia e Kosovës. Negociatat edhe ashtu janë udhëtim drejt kompromisit. Çfarëdo kompromisi për Kosovën me Serbinë jo vetëm që është i padrejtë por është edhe i paqëndrueshëm. Sepse, është kompromis me lirinë, me veten tonë, me qenien tonë në këtë vend; është jo liri e re. Pikërisht negociatat shpijnë në konflikt të ri. Lufta çlirimtare është bërë që Serbia të mos vendos për neve.

    7. Një ndër standardet kryesorë është ai i pakicës serbe. Sa e ka plotësuar Kosova këtë standard?

    7. Standardet janë standarde para statusit që sërish nuk dihet. Ajo që do të duhej të jetë e drejtë e jona e patjetërsueshme, me ’standardet’ është shndërruar në dhuratë të panjohur që duhet të meritohet. Plotësisht në përputhje me natyrën paternaliste të UNMIK-ut. Këto standarde assesi nuk janë standarde për pavarësi. Saktësisht e vetmja mënyrë për motivimin dhe inkurajimin e më shumë se 90% të popullsisë së Kosovës që të plotësojnë standarde do të ishte po qe se ato do të ishin për pavarësinë e Kosovës. Ndërsa tani siç është, këto standarde nuk janë madje as për statusin si zgjidhje, por për statusin politik të Kosovës si temë. Në konceptin e ’standardeve...’ pas vlerësimit të përmbushjes së standardeve, statusi parashihet si temë e nuk parashihet zgjidhja e tij. Temë në të cilën do të bisedojnë përfaqësuesit e Kosovës – të ndodhur ende nën regjimin antidemokratik të UNMIK sikurse i gjithë populli – me Serbinë. Pra, respektimi dhe përmbushja e ’standardeve...’ na shpie në tavolinë me Serbinë për të negociuar për Kosovën, për të ardhmen tonë! Jo vetëm që do të legjitimohet përfundimisht dhe përsëri Serbia si vendimmarrëse por ne së pari s’do të jemi të barabartë në atë tavolinë. Mu për shkak se po negociojmë për veten tonë duke mos qenë të lirë. Statusi i negociatave dhe i negociatorëve është i pa ndashëm nga statusi politik i Kosovës. Rrjedhimisht, as që duhet të synohet përmbushja e standardeve. Mirëpo, duhet aspiruar dhe duhet bazuar në Deklaratën Universale për të Drejtat të Njeriut. Ajo, më tutje, është e elaboruar dhe zhvilluar në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Qytetare dhe Politike si dhe në atë për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore. Kjo e dyta jo rastësisht nuk është inkorporuara në Kornizën Kushtetuese. Pra, jo standarde specifike por vlera universale. Dhe assesi vlerat e parimet universale nuk duhet lejuar të paketohen brenda standardeve partikulare. Jo vetëm për serbët. Për të gjithë dhe secilin, pa kurrfarë diskriminimi. Nuk duhet harruar se shumë më tepër pushtet (aty ku janë të lokalizuara, pra nëpër enklava) kanë strukturat paralele të Serbisë në Kosovë sesa institucionet e Kosovës. Neve nuk na jepet pushteti dhe na vihen obligime!

    8. Institucionet tona nuk kanë qasje në disa komuna të Kosovës, duket se atje realiteti është i ashpër. Skena kosovare duket si një kënetë e madhe politike ku gjithçka është e mbuluar me petkun e burokracisë, korrupsionit dhe klaneve politike, ndërkohë përditë e më tepër po lexojmë deklarata të liderëve tanë po edhe të një pjese të atyre të huaj mbi arritjet në Kosovë në fushën politike, ekonomike po edhe të sigurisë. Cila në të vërtetë është gjendja reale në Kosovë ?

    8. Veriun dhe enklavat gjithandej nëpër Kosovë, Serbia i kontrollon më shumë sesa vet Beogradin. UNMIK-u e inkurajon këtë, ndërsa institucionet e Kosovës e tolerojnë dhe s’bëzajnë. Politikanët vendorë dhe ndërkombëtarë në Kosovë prodhojnë dhe shpërndajnë iluzione për progresin. Ata, madje kanë zënë edhe t’i konsumojnë iluzionet e veta. Në Kosovë njëmend ka një status quo, por kjo status quo është e tillë vetëm për njerëzit në pushtet dhe grupet e interesit të afërta me ta, për ata që gëzojnë privilegje në kurriz të popullit jetesa e të cilit po bëhet gjithnjë e më e mjerë dhe perspektiva përherë e më e errët. Çmimin për mungesën absolute të zhvillimit e përparimit në Kosovë do ta paguajë brishtësia e paqes aktuale. Siguria dhe paqja nuk mund të sigurohen nëpërmjet forcave të armatosura të sigurisë e paqes. As nëse politikanët e të gjitha ngjyrave – ndonëse njeriut në Kosovë gabimisht i duket vetja daltonist – e kanë gjithmonë gojën të mbushur përplot me këto fjalë. Paqja nuk mbahet me dhunë. Paqja krijohet, ndërtohet dhe ushqehet vetëm nëpërmjet përparimit dhe ndjenjës së përparimit të qytetarit. Sot, e përbashkëta e qytetarëve të Kosovës është pikërisht mungesa e kësaj ndjenje. Për çdo aspekt dhe pa dallim etnie. Sidomos në katër vitet e fundit, proceset politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë janë regresive dhe të shpejta. Banka Botërore në një raport të vitit të kaluar ka theksuar se gjysma e popullatës në Kosovë është e varfër. Ata jetojnë me 1,15 Euro në ditë. Ndërkaq, 12 % të tjerë janë në varfëri ekstreme. Këta mbijetojnë me 62 cent në ditë; kësisoj, një çerek milioni njerëz në Kosovë janë të uritur. Varfëria dhe papunësia medoemos janë të ndërlidhura. Papunësia në Kosovë ishte 36% në vitin 1990. Kurse tani, sipas shënimeve të Entit për Statistikë të Kosovës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në Kosovë, 57,1% janë të papunë. Për më tepër, papunësia është afatgjate, posaçërisht e pranishme te të rinjtë dhe femrat, e të cilët zakonisht janë të pakualifikuar. Papunësia është edhe absolute sepse shumica dërmuese e të papunëve do të punonin çka do. Ajo është edhe më e madhe sesa që këtë e thonë shifrat pasi që shumë njerëz as që regjistrohen si të papunë – ata s’kanë motiv për këtë gjë sepse edhe nëse regjistrohen nuk marrin kurrfarë asistence ose lehtësimi. Numri i të papunëve të regjistruar është 258,000. Këto të dhëna janë sipas Labour Force Survey (LFS), e cila të papunë konsideron personin e moshës madhore, të papunë, që ka kërkuar punë në katër javët e fundit dhe që është i gatshëm për punë, e jo vetëm që është regjistruar si i papunë. Pra, diçka si aktivisht i papunë. Andaj, ky numër edhe për këtë arsye është shumë më i madh, meqenëse njerëzit regjistrohen njëherë si të papunë dhe pastaj nuk kontaktojnë më qendrat e (pa)punësimit. Në anën tjetër edhe ata që kanë fatin të jenë të punësuar s’kanë se si të jenë të kënaqur. Të ardhurat mesatare në Kosovë janë 200 euro. Janë vetëm 18,000 punëtorë aktivë në ndërmarrjet shoqërore të Kosovës dhe 16,000 në ato publike. Afër gjysma e të punësuarve janë në sektorin publik. Numri i bizneseve të vogla formale ka rënë. 50.000 ishin në vitin 1999, dhe vetëm rreth 30,000 janë regjistruar në dhjetor të vitit 2003. Gjysma e tyre kanë vetëm një të punësuar dhe shumica dërmuese kanë më pak se 4 të punësuar në to. Në përgjithësi, 91% të të punësuarve në sektorin privat punojnë në ndërmarrje me disa punëtorë dhe 64% janë në sektorin e bujqësisë.

    9. Pas deklaratave ekstremiste të bëra në Bruksel e gjetiu kundër Kosovës dhe zhvillimeve demokratike të saj, Drashkoviq së fundi ka vizituar Kosovën ku është shprehur qartë për qëndrimet antishqiptare serbe. Në anën tjetër është vetëm Lëvizja për Vetëvendosje që e ka refuzuar ardhjen e tij përmes një proteste, ndërkohë politika jonë dhe institucionet tona nuk ishin në gjendje ta bëjnë qoftë edhe një deklaratë. Atëherë çfarë do të thotë vizita e Drashkoviqit për Kosovën?

    9. Ne organizuam një ’mikpritje’ për Vuk Drashkoviqin duke hedhur vezë të prishura në drejtim të tij dhe eskortës së tij. Me atë rast u arrestuan 16 aktivistë, 3 qytetarë si dhe 2 gazetarë. Intervenimi i policisë ishte i dhunshëm. Sidomos dy aktivistë u rrahën brutalisht dhe pësuan lëndime. Por, ia dolëm që t’i hedhim 400 vezë. Vizita e Vuk Drashkoviqit nuk ishte private. Ai kishte agjendë të caktuar dhe u takua me z.Rossin dhe jo me z.Petersen, vetëm për shkak se ky i fundit nuk ndodhej në Kosovë. Ndërkaq, Drashkoviq e quante këtë vizitë private në mënyrë që të nënkuptohej se ai si ministër i jashtëm nuk po udhëtonte në një shtet tjetër, por brenda shtetit të tij. Gjatë tërë viteve të ’90-ta, Vuk Drashkoviq ka qenë alternativa nacional-shoveniste dhe neofashiste e Milosheviqit. Vuk Drashkoviq është çetnik. Ai e ka themeluar partinë e vet “Lëvizjen serbe për ripërtëritje” në Ravna Gora, qendrën e çetnikëve. Ai merr pjesë çdo herë në përvjetorin e formimit të “Ushtrisë Mbretërore në Atdhe“ të organizuar tradicionalisht në këtë qytezë si dhe ka qenë iniciator për ndërtimin e përmendores së Drazha Mihajloviqit dhe kishës për nder të tij. Vuk Drashkoviq gjatë bombardimeve të NATO-s ka hyrë në Qeverinë e Jugosllavisë ku ka mbajtur postin e nënkryetarit të qeverisë dhe njëkohësisht atë të ministrit për punë të jashtme. Ai erdhi në Kosovë, njësoj si dikur Milosheviqi, për festën e “Vidovdan”-it, 28 qershorit. Unioni Serbi-Mal i Zi, është edhe një manifestim i hegjemonisë së Serbisë, ministër i të cilës është Vuk Drashkoviqi. Shteti të cilin ai përfaqëson dikur ishte autor i krimeve. Sot ai është rezervat i kriminelëve. Vuk Drashkoviq duhet të japë përgjigje për afër 3.000 të pagjetur nga Kosova, zbardhja e fatit të të cilëve ka mbetur në mëshirën e autorit të krimit – shtetit prej nga vjen ai dhe të cilin e përfaqëson; Vuk Drashkoviq duhet të përgjigjet për plaçkitjen e pasurisë së qytetarëve të Kosovës (fondit pensional, fondit të kursimeve, pasurisë kulturore, arkeologjike, dokumentacionit administrativ etj.); Vuk Drashkoviq duhet të përgjigjet për hartimin dhe implementimin shtetëror të programit për gjenocidin e kryer në Kosovë, vrasjen e mbi 12 mijë njerëzve, deportimin e afërsisht 1 milion qytetarëve të Kosovës, shkatërrimin e 120 mijë shtëpive, dhunimin e 20 mijë femrave; Vuk Drashkoviq duhet të përgjigjet për tendencat shtetërore për ripushtimin e Kosovës si dhe ato për ndarjen e Kosovës; Vuk Drashkoviq duhet të përgjigjet për “strukturat paralele” në Kosovë të cilat gëzojnë mbështetje shtetërore. Vizita e tij është e papranueshme sepse Unioni Serbi-Mal i Zi është i papranueshëm, sepse Serbia është e papranueshme, sepse Vuk Drashkoviqi është i papranueshëm. Të gjithë ne, secilin zyrtar të Serbisë ose Unionit Serbi-Mal i Zi, më së paku do ta presim me vezë të prishura.

    10.Siq thamë me parë Vizitën e fundit të njërit prej inspiratorëve kryesor të krimit serb Vuk Drashkoviq e ka kundërshtuar vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! për çka ju dhe një grup aktivistësh jeni edhe burgosur. A mos do të thotë kjo se të tjerët për hir të lakmisë karrieriste pajtohen më çfarë ngjan në Kosovë dhe rreth Kosovës?

    10. Vuk Drashkoviq është bashkëpërgjegjës për krimet e shtetit të Serbisë dhe të forcave jugosllave e serbe në Kosovë. Vizita e tij ishte e papranueshme sikurse edhe shteti që ai përfaqëson. Për dallim nga UNMIK-u që e mirëpret dhe inkurajon si dhe IPVQ-të që e përkrahin në heshtje, ne aktivistët e lëvizjes VETËVENDOSJE! protestuam dhe do të protestojmë. Veprime të tilla të UNMIK-ut dhe të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë po krijojnë hapsirën për rehabilitimin e personave të inkriminuar drejtpërdrejt në hartimin dhe implementimin e planeve për spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. IPVQ-të janë servile ndaj UNMIK-ut. Politikanët aty i nënshtrohen UNMIK-ut edhe si njerëz, jo vetëm si politikanë.

    11. Pse ndodhi një akt i burgosjes dhe keqtrajtimit tuaj nga politika dhe policia në Kosovë dhe deri kur do të vazhdohet më politikën e diskriminimit, denoncimit e shantazheve ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga segmentet e caktuara të politikës në Kosovë?

    11. Prej 12 qershorit të vitit 2005, janë bërë 125 arrestime ndaj aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s dhe qytetarëve që ju bashkuan atyre. 16 aktivistë janë arrestuar atëherë kur kemi hedhur vezë në drejtim të Vuk Drashkoviqit, ndërsa të tjerët janë arrestuar duke shkruar parullën “JO NEGOCIATA – VETËVENDOSJE!” gjithandej nëpër Kosovë. Jemi arrestuar në Prishtinë, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj, Lypjan, Shtime, Prizren, Besianë dhe Therandë. Për shumicën dërmuese të këtyre arrestimeve vazhdojnë procedurat e Gjykatave ndaj nesh. Po ashtu vazhdon edhe procedura e lëvizjes sonë kundër këtij pushteti jodemokratik dhe për vetëvendosje. Në Ferizaj gjykatësi për kundërvajtje, neve 7 aktivistëve na e shqiptoi dënimin prej 150 eurove secilit ose 10 ditë burg. Aktivistët e VETËVENDOSJE!-s nuk do ta paguajnë dënimin. Ne s’jemi dhe nuk ndjehemi fajtorë. Në Shtime dhe Prizren policia i ka rrahur aktivistët edhe pas arrestimit dhe madje gjersa ata i kishin duart të lidhura. Policia është bërë më e dhunshme, më e egër. Policia tashmë nuk janë vetëm pjesëtarët e SHPK-së që jemi mësuar t’i shohim në rrugë, por edhe njësia speciale si dhe eprorë të UNMIK-ut. Në Prizren madje ishin edhe ushtarët e KFOR-it. Në Shtime, Besianë dhe Therandë policia ka përdorur sprejin i cili shkakton djegie në lëkurë dhe pamundëson shqisën e të pamurit për dy orë. Neve na akuzojnë për prishje të rendit e qetësisë publike, mirëpo neve gjithkund të gjithë qytetarët na ndihmojnë në aktivitete dhe nuk ankohen. Në fakt, po ia prishim qetësinë pushtetit të UNMIK-ut në shërbim të të cilit shumë zellshëm është vënë policia. Na akuzojnë për dëmtim të pronës private aty ku i shkruajmë parullat, mirëpo neve vetë qytetarët na ftojnë që në muret e shtëpive dhe lokaleve të tyre tua shkruajmë parullën tonë. Në Kosovë policia nuk zbaton ligjin por urdhrat e UNMIK-ut. UNMIK-u thotë atë që është: JO VETËVENDOSJE. Koncepti i ‘standardeve para statusit’ thotë: NEGOCIATA. Prandaj parulla jonë e godet në thelb sistemin dhe procesin aktual politik, i cili po e shpien Kosovën drejt negociatave me Serbinë dhe kompromisit. Ne aktivistët e lëvizjes VETËVENDOSJE! do të shkruajmë parulla edhe më shumë dhe pandërprerë. Lëvizja do të zgjerohet, aksionet do të shtohen. Deri në vetëvendosje.

    12. Ku e bazoni platformën tuaj jo dialog por vetëvendosje?

    Lëvizja VETËVENDOSJE! është lëvizje antikolonialiste, është një gjeneratë me shpjegim të ri, është komunitet i njerëzve që refuzojnë të nënshtrohen dhe që synojnë arritjen dhe realizimin e vetëvendosjes për Kosovën. Ajo angazhohet edhe për ndryshime radikale shoqërore e politike që do të mundësonin respektimin e të drejtave të njeriut, të drejtave civile dhe drejtësisë sociale për të gjithë dhe secilin në Kosovë pa kurrfarë diskriminimi. Ne kërkojmë që zgjidhja për problemin e Kosovës të mos jetë proces por të jetë akt. Dhe, ky akt të jetë akti i vetëvendosjes. Vetëvendosja që e kërkojmë ne është vetëvendosje e jashtme në raport me Unionin Serbi-Mal i Zi dhe e brendshme në raport me UNMIK-ut. Vetëvendosja është përmbushje e lirisë, është akt themeltar demokratik dhe është kushti e mundësia e zhvillimit. Ndërsa në Kosovë aktualisht kemi procese të imponuara dhe dirigjuara nga pushteti dhe sundimi i huaj. Këto procese janë regresive. Qenia dhe funksionimi i sistemit politik në Kosovë e mohojnë vullnetin e popullit. Institucionet në Kosovë nuk janë të Kosovës, sepse ato janë krijuar nga UNMIK-u (po e përsëris: Korniza Kushtetuese është rregullore e UNMIK-ut 2001/9), kontrollohen nga ai dhe i janë nënshtruar atij. Ligjet e Kuvendit të Kosovës presin miratimin e PSSP-së, dhe...bëhen veçse rregullore të UNMIK-ut. Institucionet e Kosovës janë dorë e zgjatur e UNMIK-ut. Ato janë bërë për të krijuar iluzionin e demokracisë përbrenda autokracisë; për të krijuar iluzionin e pluralizmit përbrenda absolutizmit; dhe, për të krijuar iluzionin e vetëqeverisjes përbrenda diktaturës. Vetë fillimi i negociatave është fundi i pavarësisë edhe si shans, sepse pavarësia është qëndrimi inicial i politikanëve të Kosovës, kurse negociatat nënkuptojnë gatishmëri për mohimin e qëndrimeve fillestare të palëve. Beogradi është i interesuar që ta pamundësojë pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës e fillimi i negociatave ia garanton këtë. Beogradi do vetëm kaq, asgjë më shumë – zaten ky është kuptimi i formulës ’më shumë se autonomi më pak se pavarësi’ – dhe pastaj negociatat për statusin e Kosovës të zëvendësohen me bisedime për statusin e serbëve të Kosovës, pra me bisedime për autonominë territoriale të serbëve në Kosovë. Sepse, përderisa politikanët e Kosovës kërkojnë kompetenca, Serbia, si gjithnjë, do territore. Decentralizimi është hapi i parë dhe më i rëndësishëm i planit të Serbisë për këtë. Negociatat do të zgjasin së paku me muaj të tërë dhe ndërkohë do të realizohet decentralizimi. Kosova në ato negociata do ta ketë UNMIK-un mbi kokë dhe Serbinë në qafë. Kosovës nuk i mungon statusi. Kosovës i mungon liria që të vendosë për fatin e vet. Kjo liri e ka emrin vetëvendosje. /Intervistë ekskluzive për gazetën Illyria që botohet në SHBA është bërë nga Halit Mehmetaj , me 16 gusht 2005 /

  2. #2
    Kurti: Politikanët llomotisin për pavarësi dhe po shkojnë drejt kompromisit






    Prishtinë, 30 dhjetor 2005 (Kosovapress) Time: 19 : 00

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një intervistë për Kosovapress, ka thënë se në negociatat rreth statusit nuk është rrezik që të mos fitohet pavarësia, por është e pamundur që të fitohet pavarësia për faktin se me negociata s’ka gjasa për pavarësi. Sipas tij, procesi zyrtar politik ka për qëllim legjitimimin dhe restaurimin e Serbisë në Kosovë dhe jo largimin përfundimtar të saj.

    Kosovapress: Jemi në fund të vitit 2005, si do t’i vlerësonit ju zhvillimet politike që kanë ndodhur gjatë këtij viti?

    Kurti: Sa i përket politikës zyrtare të pushtetarëve dhe kinse pushtetarëve, zhvillimet politike ishin monotone dhe rënëse. Koncepti farsë i ‘standardeve para statusit’ rezultoi me atë që s’mund të ndërmerrej para disa viteve: negociatat. Po t’u thuhej shqiptarëve në vitet 1999, 2000 dhe 2001 se duhet të negociojnë me Serbinë për shtëpinë e tyre, askush s’do të pranonte. Madje, do të shpërthente menjëherë revolta. Por, me standardet e para statusit, synohej që paraprakisht të molisej populli, dhe të përvetësoheshin plotësisht politikanët brenda institucioneve. Jo pa suksese, fatkeqësisht. Sa i përket zhvillimeve përbrenda popullit të Kosovës, ka përmirësime të dukshme. Gjithnjë e më shumë qytetarë janë vetëdijesuar për të keqen e madhe që po na përgatitet. Natyrisht, kjo ka ngjarë për shkak të këtyre të këqijave ‘të vogla’ të përditshme që janë të pashmangshme në rrugëtimin kah e keqja e madhe drejt së cilës po na shtyjnë, por edhe si rezultat i punës dhe aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje!

    Kosovapress: Nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare dhe vendore, viti 2005 vazhdimisht është cilësuar si vit historik për Kosovën. Ka qenë i tillë sipas Jush, duke marrë parasysh zhvillimet që kanë ndodhur?

    Kurti: Për çdo vit këta thonë njësoj. Për secilin vit këta thonë njësoj: vit historik. Mbase, ndonjëri prej viteve të shkuara edhe ishte disi më i rëndësishëm se tjetri, ama e rëndësishme është diçka tjetër. Ishte vit i rëndësishëm, qoftë edhe historik, për të mirë apo për të keq? Ishte historik për neve apo për ata dhe politikën e tyre? Kjo është çështja. Se cilat vite ishin historike këtë më së miri do ta vlerësojnë historianët kur do të na trajtojnë si një e kaluar jo fort e afërt. Por, nuk besoj se duhet të preokupohemi me këtë. 2005 është vit i futjes së termeve ‘negociata’ dhe ‘kompromis’. Të dyja këto me Serbinë, natyrisht. Dhe, i shprehjes ‘pavarësi e kushtëzuar’. Aspirata e tyre ishte dhe është që shqiptarët ta pranojnë ‘pavarësinë e kushtëzuar’ ende pa filluar negociatat dhe mandej të mos e fitojnë as atë. Pra, qëllimi është që qëndrimin fillestar të palës kosovare, pavarësinë, të zbresë në nivelin e pavarësisë së kushtëzuar. Pavarësia e kushtëzuar është vetëm fazë në dekadencën drejt autonomisë. Njëkohësisht, ka për qëllim një efekt që tashmë vërehet: t’ua mësojë veshin njerëzve edhe me këtë fjalë ashtu siç është bërë me fjalët status, standarde, negociata dhe kompromis. Liria për Kosovën s’vjen me negociata, por me vetëvendosje të jashtme (ndaj Unionit Serbi-Mal i Zi) dhe të brendshme (në raport me UNMIK-un).

    Kosovapress: Marrë në përgjithësi kemi pasur më shumë zhvillime pozitive apo negative për Kosovën?

    Kurti: Në Kosovë, po thellohet konflikti regjim – popull. Dhe kjo është shumë mirë. Sepse, vullneti i popullit po shkelet dhe regjimi sundues është antidemokratik dhe i padrejtë. Ne punojmë gjithnjë e më shumë që ndarja artificiale nëpër parti politike të bëhet ajo që duhet të jetë në një vend ku mungon liria: në njërën anë populli dhe në anën tjetër regjimi me sistemin politik që e ka krijuar dhe e kontrollon. Pse UNMIK-u tash disa vjet toleron zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë? Pse toleron zyrat e Serbisë që pajisin njerëzit me dokumente të Serbisë? Pse toleron veturat me tabela të regjistrimit të Serbisë, ndonëse Serbia nuk i pranon ato të Kosovës? Pse toleron strukturat paralele? Thjesht, për shkak të Rezolutës 1244. Procesi zyrtar politik ka për qëllim që legjitimimin dhe restaurimin e Serbisë në Kosovë e jo largimin përfundimtar të saj. Kjo duhet ndalur dhe do ta ndalim. Mirëpo, jo me këto institucione e me politikanët që u prijnë atyre. Ata atje ku janë nuk kanë zgjedhur dhe nuk do të zgjedhin për gjërat që kanë rëndësi. Ama janë nënshtruar si mos më keq. Pranojnë të përulen e të nëpërkëmbën nga UNMIK-u dhe qarqe të caktuara ndërkombëtare, sepse lejohen nga po ata që ta keqpërdorin djersën e popullit – buxhetin e Kosovës.

    Kosovapress: Tashmë Kosova ka hyrë në negociatat për zgjidhjen e statusit (që politikanët vendorë thonë se do të jetë pavarësia), në këtë aspekt pas fillimit të negociatave Kosova në çfarë pozicioni është?

    Kurti: Politikanët kosovarë të negociatave me Serbinë janë në shërbim të Serbisë. Me ose pa vetëdije. Sepse, Serbisë i leverdisin shumë këto negociata. Meqenëse negociatat shpien në kompromis dhe asisoj pamundësohet shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës. Fillimi i negociatave i ka mundësuar Serbisë që bisedimet tash të mos zhvillohen më për statusin e Kosovës, por për statusin e entitetit serb në Kosovë. Prandaj, decentralizimi, realizimi i të cilit e copëton Kosovën, është prioritet tani. Këta politikanë të negociatave me Serbinë, duke udhëhequr institucione e parti politike e kanë shkatërruar Kosovën dhe tash po bëhen gati që t’ia dorëzojnë atë Serbisë. Ata llomotisin për pavarësinë gjithnjë e më shumë, pikërisht sepse gjithnjë e më shumë po shkojnë drejt kompromisit dhe po i largohen popullit. Në krejt këtë, asgjë s’është e rastësishme. Këta janë po ata politikanë që e nënshkruan dhe kurrë nuk e tërhoqën nënshkrimin nga dokumenti në Rambuje. Ai nënshkrim ka bërë që: lufta çlirimtare të degradohet në konflikt të armatosur; duke u pranuar integriteti territorial dhe sovraniteti i Jugosllavisë, të cilën nuk e pranonte atëbotë as vetë bashkësia ndërkombëtare, Jugosllavia përmes katër nënshkruesve u bë shtet i shqiptarëve të Kosovës; populli shqiptar në Kosovë kategorizohet si bashkësi nacionale sikurse edhe serbët në Kosovë që janë vetëm 8% më së shumti; UÇK-ja askund nuk përmendet atje dhe për pasojë ajo konsiderohet në grupin e formacioneve të tjera; defaktorizohet Kosova tërësisht, dhe natyrisht se pastaj përfaqësuesit e Kosovës nuk i pyet askush për marrëveshjen në Kumanovë e as për Rezolutën 1244. Të njëjtit politikanë janë dhe të njëjtën gjë mendojnë ta përsërisin.

    Kosovapress: Pasi që ju thoni se me negociata nuk do të fitohet pavarësia e vendit, do të thotë kjo se krerët e institucioneve dhe partive politike nuk i përfaqësojnë interesat e qytetarëve të Kosovës?

    Kurti: Negociatat fillojnë nga realiteti. Përpjekjet për liri nga ideali, nga ëndrra. Realiteti legal e juridik është Rezoluta 1244, ndërsa ai faktik është se 25% të territorit të Kosovës e kontrollon Serbia, kurse UNMIK-u pjesën tjetër. Me këto negociata copëtohet Kosova përbrenda para se të kthehet nën Serbi. Këta politikanë që po negociojnë në emër të Kosovës nuk janë të Kosovës. Ata janë të UNMIK-ut. Ata kujdesen se si t’i kenë marrëdhëniet e mira me UNMIK-un e jo me popullin. Ata nuk e përfaqësojnë popullin sepse nuk ia mbrojnë interesat popullit, ia shkelin vullnetin atij, dhe ndodhen e veprojnë brenda Kornizës Kushtetuese, e cila është rregullore e UNMIK-ut, pra që ia rregullon punët UNMIK-ut.

    Kosovapress: Mund të thuhet se po përsëritet historia dhe sa është rrezik që Kosova të mos fitoje pavarësinë, ose edhe të ketë ndarje të saj?

    Kurti: Nuk është rrezik që të mos fitohet pavarësia me këto negociata. Është e pamundur që të fitohet pavarësia me këto negociata. Rreziku nënkupton që ka gjasa për të dy variantet. E me negociata s’ka gjasa për pavarësi. Kur them pavarësi, mendoj në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Serbia nuk kënaqet që ta rimarrë Kosovën. Serbia nuk kënaqet që ta ndajë Kosovën. Serbia i do të dyja këto: ta ndajë njëherë Kosovën përmes decentralizmit para se ta rimarrë atë. Përveç në kuptimin e përsëritjes së Rambujesë, historia po përsëritet edhe në aspektin e ndërmjetësimit. Marti Ahtisari do ta vazhdojë punën dhe detyrën e vjetër. Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes (IPVQ), por edhe partitë politike e patën mirëpritur idenë që Ahtisari të jetë ndërmjetësues. Disa për shkak se aq u bën, pra nuk çajnë kokën, e disa ngaqë kjo u leverdis. Marti Ahtisari është njeriu që e ka shpëtuar RFJ-në, pra Jugosllavinë, gjatë bombardimeve të NATO-s. Ahtisari më 3 qershor 1999 ka bindur Milosheviqin dhe Parlamentin e Serbisë që të pranojnë planin e paqes të bashkësisë ndërkombëtare, i cili plan, përveçse e ka marrë tërësisht parasysh Marrëveshjen e Rambujesë, ka garantuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Jugosllavisë dhe për më tepër, ka paraparë demilitarizimin e UÇK-së.

    Kosovapress: Thuhet se nga mesi i vitit të ardhshëm do të zgjidhet statusi i Kosovës. A mendoni se do të bëhet gjatë kësaj periudhe dhe cila do të jetë ajo zgjidhje?

    Kurti: Jo, nuk mund të zgjidhet, sepse po synohet kompromisi. Kompromisi s’është zgjidhje, por varësi e re nga Serbia, robëri e re nën Serbi. Në vitin e ardhëm unë besoj se do t’i ndalim këto procese në mënyrë që të mundësojmë drejtime të reja, të duhura dhe në shërbim të Kosovës. Mu për shkak të konsensuseve të kalbura, politika kosovare s’ka vizion. Ajo ka vizion të largët (integrimi në BE dhe NATO pas 10-15 vjetëve!), sepse ai është i largët e jo sepse është vizion. Mungesa kolektive e vizionit, pafuqia për progres, dhe fuqia për përfitime vetjake i kanë bërë aq të njëjtë. Njëmend, në kuadër të institucioneve të Kosovës, nuk mund të sigurosh mbijetesën politike përveçse duke qenë i dëgjueshëm. Por, këta politikanë të Kosovës që janë atje, me servilitetin e tyre, i kanë tejkaluar edhe parashikimet më optimiste të UNMIK-ut.

    Kosovapress: Ju ka kohë që kundërshtoni çfarëdo negociata për statusin e Kosovës, po ashtu tash një kohë edhe si Lëvizje Vetëvendosje! keni organizuar protesta kundër negociatave. Sa keni arritur që t’i lëvizni gjërat në drejtimin e duhur?

    Kurti: Ne kemi ndihmuar shumë që njerëzit në Kosovë të kuptojnë se qenia e UNMIK-ut është padrejtësi. Ndërsa, padrejtësitë e përditshme janë rrjedhim i kësaj. Po ashtu, nëpërmjet aksioneve tona kemi kontribuar në zbërthimin e kësaj qenieje të padrejtë dhe në ndërtimin e konfliktit me të. Mbi të gjitha, kemi kontribuar në krijimin e vetëdijes për dëmin që shkaktojnë negociatat dhe decentralizimi. Kemi rritur me një shpejtësi të madhe anëtarësinë e Lëvizjes sonë dhe kemi krijuar qendrat e Vetëvendosje!-s gjithandej nëpër Kosovë dhe perëndim. Ne po e ndërtojmë veten për ta organizuar popullin sa më mirë. Sfidat dhe ballafaqimet e mëdha do t’i kemi në të ardhmen aspak të largët. Vetëvendosje! është bërë alternativë e këtij regjimi dhe institucioneve të tija. Nëse shikojmë periudhën kohore gjatë së cilës kemi bërë dhe jemi bërë kjo që jemi, atëherë besoj se duhet të jemi të kënaqur. Por, ne s’mendojmë në këtë mënyrë. Ne vazhdojmë të jemi të pakënaqur përderisa s’e kemi arritur atë që duam: vetëvendosjen për popullin.

    Kosovapress: A do të mund të organizoni protesta të mëdha gjithëpopullore ashtu siç jeni deklaruar më herët se pretendoni?

    Kurti: Sigurisht. Do t’ia dalim për shkak të punës sonë të palodhshme dhe proceseve negative që nëpërmjet pasojave që po i shkaktojnë, po i vetëdijesojnë qytetarët. Populli është ai prej nga vijmë dhe ku përfundojmë pandërprerë. Populli nuk mund të ndalet. E gjithnjë e më pak edhe të vonohet.

    Kosovapress: Sa po gjen mbështetje te qytetarët Lëvizja Vetëvendosje, është në rritje apo jo?

    Kurti: Ne jemi në rritje të vazhdueshme. Paralelisht, po organizohemi dhe strukturohemi përbrenda. Disa qytetarë që dikur hezitonin për shkaqe të ndryshme, tash po na bashkohen. Mbase e kanë parë se ne s’bëhemi parti politike dhe se nuk kemi kurrfarë interesash personale. Po ashtu, kjo gjendje e padrejtë që po mbretëron në Kosovë është bërë gjithnjë e më e padurueshme, dhe për më tepër, po shihet qartë se nuk ka shtet të pavarur dhe as përparim e mirëqenie me këtë sistem politik dhe proceset që ka gjeneruar ai.

    Kosovapress: Pse Lëvizja Vetëvendosje!, jo vetëm që nuk ka shtrirje në pjesë tjera të trojeve shqiptare në Ballkan, por as përfaqësuesit e saj në Shqipëri, IRMJ, Mal të Zi, etj. synoni kështu në vetëvendosje të pjesshme të kombit dhe atdheut tonë dhe çfarë perspektive reale mund te ketë kjo rrugë kështu?

    Kurti: Gazeta jonë po shpërndahet edhe në Maqedoni dhe në Shqipëri. Dhe atë, gjithnjë e më shumë. Nuk mund të bëjmë përfaqësues e përfaqësi pa e shtrirë organizimin paraprakisht. Dhe, mbi të gjitha, iniciativat duhet të jenë edhe të vendasve kudo. Vetëdijesimi politik i paraprin organizimit dhe mobilizimit. Çdo gjë në kohën e vet. Dhe për çdo vend duhet bërë analizë konkrete. Është lehtë të dalësh me koncepte të mëdha, por ne s’jemi analistë. Jemi aktivistë. Ne duam ta bëjmë atë që e themi.

    Kosovapress: Krejt në fund, meqë jemi në ndërrim të motmoteve, cili do të jetë mesazhi juaj për qytetarët e Kosovës?

    Kurti: Të mos përçahen nëpër parti të cilat janë të kota përderisa s’ke liri dhe sovranitet. Dhe të organizohen për të organizuar të tjerët në ballafaqimet që na presin kundër UNMIK-ut e institucioneve tona në rrugën për dhe drejt vetëvendosjes./Intervistuan: Kreshnik Llabjani & Lumturie Blakaj/

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me shume pune qenka marre Albin kurti por vetem me nji gja kurre nuk u morr..

    shkoj Xhema e Tahiri me fmi e nip shkoj Maloku e Uka, iku Sabahetja e Drini por Albinasit i kishin syt e veshet e zana per kto Kallashet e pabese..

    Vrasjet ne Kosove ..pra asnjihere nuk u ben objekt i veprimtarise se Albin Kurtit dhe bashkmendimtareve te tije.. qofte dhe me nje gjysem fjale..

    Pse valle?

    apo ne at pike na zemrohen qose Demaq thaqat ?

    Prandaj Albin Kurti eshte i pabesushem nder atdhetaret serioze ne Kosove..
    Ai eshte nje "kerr me bateri" qe e telekomandojne do kopuke ..te njejtet kopuke qe komandojne "marset" dhe vrasjet, flamur-djegjet dhe fishkellimat ne stadium, shpifjet dhe pusite e nates .. pra Albini telekomandohet si shum tjera "institucione" anti-institucionale ne Kosove.. nga ata qe kan krijue nji tradit.. qe per cdo vit shkojn derdhin lot krokodili tek Adem Jashari.
    Pra albini asht vegel e neveritshme e "Pojataxhive "..
    Sot njiher as Populli as Kosova ska nevoj per Albin Demaqa e Qose Thaqa e Jakupa kopuka.. e Vetona m.ut-sihona..

  4. #4
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    qose Demaq thaqat ?
    E kush osht ky??????????

  5. #5
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Me shume pune qenka marre Albin kurti por vetem me nji gja kurre nuk u morr..

    shkoj Xhema e Tahiri me fmi e nip shkoj Maloku e Uka, iku Sabahetja e Drini por Albinasit i kishin syt e veshet e zana per kto Kallashet e pabese..

    Vrasjet ne Kosove ..pra asnjihere nuk u ben objekt i veprimtarise se Albin Kurtit dhe bashkmendimtareve te tije.. qofte dhe me nje gjysem fjale..

    Pse valle?

    apo ne at pike na zemrohen qose Demaq thaqat ?

    Prandaj Albin Kurti eshte i pabesushem nder atdhetaret serioze ne Kosove..
    Ai eshte nje "kerr me bateri" qe e telekomandojne do kopuke ..te njejtet kopuke qe komandojne "marset" dhe vrasjet, flamur-djegjet dhe fishkellimat ne stadium, shpifjet dhe pusite e nates .. pra Albini telekomandohet si shum tjera "institucione" anti-institucionale ne Kosove.. nga ata qe kan krijue nji tradit.. qe per cdo vit shkojn derdhin lot krokodili tek Adem Jashari.
    Pra albini asht vegel e neveritshme e "Pojataxhive "..
    Sot njiher as Populli as Kosova ska nevoj per Albin Demaqa e Qose Thaqa e Jakupa kopuka.. e Vetona m.ut-sihona..
    Nuk e kuptoj pse lejohet nje fjalor i tille nga ana e FORUMIT SHQIPTAR?!

    Levizja Vetevendosje! ka qellime shume te mira, e ne qofte se dikujt nuk i pelqejne ato sepse eshte vene ne gjume nga pacifistat atehere ne rregull.
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

  6. #6
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    Citim Postuar më parë nga Brari
    Me shume pune qenka marre Albin kurti por vetem me nji gja kurre nuk u morr..

    shkoj Xhema e Tahiri me fmi e nip shkoj Maloku e Uka, iku Sabahetja e Drini por Albinasit i kishin syt e veshet e zana per kto Kallashet e pabese..

    Vrasjet ne Kosove ..pra asnjihere nuk u ben objekt i veprimtarise se Albin Kurtit dhe bashkmendimtareve te tije.. qofte dhe me nje gjysem fjale..

    Pse valle?

    apo ne at pike na zemrohen qose Demaq thaqat ?

    Prandaj Albin Kurti eshte i pabesushem nder atdhetaret serioze ne Kosove..
    Ai eshte nje "kerr me bateri" qe e telekomandojne do kopuke ..te njejtet kopuke qe komandojne "marset" dhe vrasjet, flamur-djegjet dhe fishkellimat ne stadium, shpifjet dhe pusite e nates .. pra Albini telekomandohet si shum tjera "institucione" anti-institucionale ne Kosove.. nga ata qe kan krijue nji tradit.. qe per cdo vit shkojn derdhin lot krokodili tek Adem Jashari.
    Pra albini asht vegel e neveritshme e "Pojataxhive "..
    Sot njiher as Populli as Kosova ska nevoj per Albin Demaqa e Qose Thaqa e Jakupa kopuka.. e Vetona m.ut-sihona..
    Per dallim prej teje, ata po mundohen mos me bo perqamje ne popull

    p.s ti kshtu normal je a?
    Whether long range weapon or suicide bomber
    Wicked mind is a weapon of MASS DESTRUCTION

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a ishte albini me shok qe ne makinat e bardha te Unmik Kforit ne prishtine para dy tre javesh bojatisen sloganin FUND ?

    Cfar eshte kjo?

    aventure antikombetare..

    cdo te thote levizja e Albinit..per vetvendosje?

    Pse ka ndoj parti shqiptare ne kosove (pervec serbeve) qe nuk jan per vetvendosje?

    jo..

    dokrrat e albinit .. te maskuara me slogane jakupoiste demaqoiste te dala bojet.. gjithmon cfaqen kur i duhet Serbise nje "MARS" ne Kosove.
    Nji Popull i tan kah mot eshte i angazhuar per Vetvendosje dhe po punon institucionalisht ta mbrrije kte aspirate..



    Ja ku do me dal albini me kto aventura.

    kunder kujt ekslopodon ky djal?

    kunder serbise?

    bujrum shko ne Serbi e shkatrroje ushtrine serbise..

    Jo atje nuk shkon albini por ka gjet komoditet te hedhi shkelma ne prishtin ku SUNDON.. Institucioni i FN si garant i Jetes se Kosovarit.. ku vepron parlamenti i Kosovareve .. ku vepron Presidenca e Kosovareve.. ku punon qeveria e Kosovareve..pra e Shqiptareve..

    athere kujt ja hap kto luftra ky kopil ?

    ja hap Kosoves qe ta bej Kosoven te dyshimte.. te thyshme.. shperthyese.. armiqsore .. me institucionet nderkombetare qe jan aty ne pajtim me CLIRIMTAREN NATO.. qe ta krijoje opninonin ( qe e kerkojn dhe armiqte e Kosoves) se kosova eshte e papjekur per te marre pergjegjsite sic i takon nje populli te lire qe don Pamvaresi..

    Don albini te merret me politik.. bujrum .. kush e ndalon te kerkoj parti te veten ose koalicion me tjere e te bej fushat te marr vota e te shkoj ne Mejdan te Politikes qe eshte Parlamenti..

    jo ai do rrugen.. sepse padronet e tij..mentoret e tije .. kupola ku ai pi uj te qelbur aty e do albinin ne rruge..

    albini eshte nje vegel e konsumuar tashme bile e keqperdorur nga demo thaqet.. e PDk-s te cilet disa detyra te "hedhjes gurit e fshehjes dores" ja lene albin- lej fenave te tyre..

    Armiku i Albinit jan institucionet e Kosoves.. e aspak Serbia..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 01-01-2006 më 17:52

  8. #8
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Brari

    kunder kujt ekslopodon ky djal?

    kunder serbise?

    bujrum shko ne Serbi e shkatrroje ushtrine serbise..

    Jo atje nuk shkon albini por ka gjet komoditet te hedhi shkelma ne prishtin ku SUNDON..
    Vleresim shume i pabaze. PO ti more Brari kur flet keshtu, a i ke parasysh fjalet e Albin Kurtit para trupit gjykues te Nishit ? Ti duhet ta dijshe se sa i guximshem ka qene ai burre gjat mbajtjes se denimit. Ti a e din rolin e atij gjate luftes,po edhe gjate kohes kur ka qene kryetar i USUP.
    SI duket ti ose je jashte orbites, ose don vetem te llomotisesh gjepura, ose ke ndonji qellim tjeter (mazalla)
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga bOndi_oo7
    Vleresim shume i pabaze. PO ti more Brari kur flet keshtu, a i ke parasysh fjalet e Albin Kurtit para trupit gjykues te Nishit ? Ti duhet ta dijshe se sa i guximshem ka qene ai burre gjat mbajtjes se denimit. Ti a e din rolin e atij gjate luftes,po edhe gjate kohes kur ka qene kryetar i USUP.
    SI duket ti ose je jashte orbites, ose don vetem te llomotisesh gjepura, ose ke ndonji qellim tjeter (mazalla)

    Shum ka te drejt Brari.
    Albini nuk ka qen ne burgje te serbis,por sipas disa deshmitarve me shum ka ndejt ne dhoma t'UDB-se duke marr leksione se si te trazohet Kosova ne qastet vendim-marrese.

    Sic duket kto instruksione te marr nga UDB-ja spo i kan sukses Albinit dhe tani po pergaditet per ndonje ofanzive t're kunder institucioneve dhe kunder vet Kosoves.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga Tahir_Veliu
    Nuk e kuptoj pse lejohet nje fjalor i tille nga ana e FORUMIT SHQIPTAR?!

    Levizja Vetevendosje! ka qellime shume te mira, e ne qofte se dikujt nuk i pelqejne ato sepse eshte vene ne gjume nga pacifistat atehere ne rregull.

    A e din pse lejohet ky fjalor???

    Sepse eshte Forum Demokratik.
    Lëvizja Vetvendosje eshte e formuar nga nje grup drogirashesh hajdutesh rrugaqesh etj.
    Ska hajr prej tyne san hiq

  11. #11
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Nuk besoj (dhe nuk do te kisha deshiruar) qe ti ke qene deshmitar ne dhomat e UDB-se.
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

  12. #12
    CDT Maska e -Edu
    Anëtarësuar
    08-05-2005
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    99
    Citim Postuar më parë nga Brari
    a ishte albini me shok qe ne makinat e bardha te Unmik Kforit ne prishtine para dy tre javesh bojatisen sloganin FUND ?

    Cfar eshte kjo?

    aventure antikombetare..

    cdo te thote levizja e Albinit..per vetvendosje?

    Pse ka ndoj parti shqiptare ne kosove (pervec serbeve) qe nuk jan per vetvendosje?

    jo..

    dokrrat e albinit .. te maskuara me slogane jakupoiste demaqoiste te dala bojet.. gjithmon cfaqen kur i duhet Serbise nje "MARS" ne Kosove.
    Nji Popull i tan kah mot eshte i angazhuar per Vetvendosje dhe po punon institucionalisht ta mbrrije kte aspirate..



    Ja ku do me dal albini me kto aventura.

    kunder kujt ekslopodon ky djal?

    kunder serbise?

    bujrum shko ne Serbi e shkatrroje ushtrine serbise..

    Jo atje nuk shkon albini por ka gjet komoditet te hedhi shkelma ne prishtin ku SUNDON.. Institucioni i FN si garant i Jetes se Kosovarit.. ku vepron parlamenti i Kosovareve .. ku vepron Presidenca e Kosovareve.. ku punon qeveria e Kosovareve..pra e Shqiptareve..

    athere kujt ja hap kto luftra ky kopil ?

    ja hap Kosoves qe ta bej Kosoven te dyshimte.. te thyshme.. shperthyese.. armiqsore .. me institucionet nderkombetare qe jan aty ne pajtim me CLIRIMTAREN NATO.. qe ta krijoje opninonin ( qe e kerkojn dhe armiqte e Kosoves) se kosova eshte e papjekur per te marre pergjegjsite sic i takon nje populli te lire qe don Pamvaresi..

    Don albini te merret me politik.. bujrum .. kush e ndalon te kerkoj parti te veten ose koalicion me tjere e te bej fushat te marr vota e te shkoj ne Mejdan te Politikes qe eshte Parlamenti..

    jo ai do rrugen.. sepse padronet e tij..mentoret e tije .. kupola ku ai pi uj te qelbur aty e do albinin ne rruge..

    albini eshte nje vegel e konsumuar tashme bile e keqperdorur nga demo thaqet.. e PDk-s te cilet disa detyra te "hedhjes gurit e fshehjes dores" ja lene albin- lej fenave te tyre..

    Armiku i Albinit jan institucionet e Kosoves.. e aspak Serbia..
    opop ty tkena kuptu krejt kush sosht me rugoven, osht kunder kosoves osht tradhtar, osht kunder shqiptareve, ti tjeter sen spo dishe
    Whether long range weapon or suicide bomber
    Wicked mind is a weapon of MASS DESTRUCTION

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Albini a !!!

    Albini i ka bërë dhe i bën nderin më të madh sërbisë me veprimtarinë e tij , përsenë e din Albini vetë .


    Së pari ( gjatë kohës së luftës ) . sërbija gjëja luftonte UÇK-në ,e Albini si sekretar i Adem Demaçit ( i cili adem ishte fjalëdhënës i UÇK-së ) rinin midis Prishtinës pa iu pryshur tymi i duhanit nga sërbët .
    Vetëm kurë hashimi, xhaviti e azem syla e larguan Ademin nga posti si fjalëdhënës i UÇK-së ,atëherë u arestua ( gjëja ) Albini nga sërbia ( që i bjen hapur se albinin si sekretar të Ademit-UÇK-së , e paska mbrojtur Adem Demaçi vetë nga vëllezërit e tij sërb ) .
    Tjetra është se , Albini dhe Nahit Hasani janë të vetmit të burgosur ( ti quajmë politik ) që mereshin nga qelitë e burgut sërb , në intervista nga gazetat sërbe .
    Me çka i tregonin botës se shqiptarët janë trajtuar për mrekuli nëpër kazamatet sërbe - pra që ja ne jemi të lirë edhe të japim intervista nga burgjet .
    Po ky Albin dhe Nahit të gjithë të burgosurit e tjerë nëpër kazamatet sërbe ,në këta intervista nëpër gazetat sërbe i quanin të burgosur ordiner - si hajdutë pulash, hajdut xhepash e të tjerë .

    Pas burgut Nahiti u reshtua në partitë politike që fillimisht përshëndetnin me grusht e këtë Albinin e lanë gjëja si të lirë , Rexhep Qosja do e quante ,,veprimtar i pa mvarurur '' .

    Dhe se me veprimtaritë e tij - Albini pas lirimit nga burgu , çdo lëvizje që ka bërë ka shkuar në dobi të sërbisë ,duke nënvlerësuar rolin e partive politike të Kosovës dhe Institucioneve të Kosovës , me çak i thot botës hapur dhe njetë sikur sërbia ,se Kosova nuk është e denjë për PAMVARËSI .

    Albini ,për poltikën Kosovare nuk është as më shum e as më pak se një Pandeli Majko i ish ppsh-së / ps-së të fotiadhit .
    Me një fjalë është një duç për të mbushur vrimat e turpet e partisë nënë në momente të caktuara.

  14. #14
    Nje pyetje do i kisha per ca ketu e sidomos per Brarin, dhe nese keni mundesi me ma dhene pergjigjen.

    Ata qe jane perkrahes te PDK-se, jane perkrahes te Hashim Thacit, ata qe perkrahin Albin Kurtin dhe veprimtarine e tij, ata qe jane perkrahes te Agim Cekut, ata qe priten me gezim e hare lirim e Limajt dhe Musliut, ata qe jane perkrahes te Adem Demacit, ata qe e vlersojne dhe jane perkrahes te akademikut Rexhep Qosja, ata qe jane perkrahes te ish luftetareve te UCK-se, sipas jush a jane te gjithe keta tradhetar te kombit, kanibal, kriminel, spiuna, jane proserb, veprojne kunder shtetit te Kosoves.

    Ndersa ata qe jane vetem me Rugoven dhe LDK-ne jane atdhetar, jane shqiptar te vertete, veprojne ne te miren e Kosoves e keshtu me rradhe.

    Vetem desha ta dije kete, nese keni mundesi me me sqaruar.


    Te gjitha te mirat dhe urime vitin 2006.

  15. #15
    Shqipëria e Bashkuar Maska e Tahir_Veliu
    Anëtarësuar
    10-11-2003
    Vendndodhja
    Gyrbet
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_
    A e din pse lejohet ky fjalor???

    Sepse eshte Forum Demokratik.
    Lëvizja Vetvendosje eshte e formuar nga nje grup drogirashesh hajdutesh rrugaqesh etj.
    Ska hajr prej tyne san hiq
    Shume mire me vjen qe eshte forum demokratik, por nuk do te thote qe ne nje forum demokratik te lejohen sharjet.

    Nga disa njerze, demokracia po keqkuptohet.
    "Akuza, shpifje, kërcenime, rreziqe nuk më kanë frikësuar kurr deri më sot, e kundërshtarët e mij le të janë të sigurtë se nuk do të më frikësojnë as mbas sodit (...). Nderin tem si njeri e si shqiptar e çmoj, e tham me krenari, nuk e le të përlyhet me llumin e shpifjeve. Mua n'idenë t'eme patriotike nuk ka muejtë as nuk do të muej me më shtrue ari i të tanë botës, por as mënia e të tanë anmiqve. Ka me shtrue vetën vdekja" - Hasan PRISHTINA, Deri në vdekje, "Ora e Shqipnisë", nr. 7, Vjenë, 22.V.1928.

  16. #16
    Perjashtuar Maska e bashki
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    117
    Une mendoj se dikush e ka kompleksin qe sja ka mbajtun me luftue, e tash i shan ushtaret e UÇk-se.
    Edhe une e kam kete kompleks se skom mujte me luftue se jam kane i ri, ama UÇk-ne e nderoj deri ne piedestal.

  17. #17
    Shqipëria Etnike
    Anëtarësuar
    02-01-2006
    Vendndodhja
    Drenas
    Postime
    10
    Citim Postuar më parë nga DriniM
    Albini i ka bërë dhe i bën nderin më të madh sërbisë me veprimtarinë e tij , përsenë e din Albini vetë .
    A. Kurti eshte duke e bere punen me te madhe. Ai nuk ju nenshtrua Serbise kurr, dhe tash nuk ju nenshtrohet UNMIK-ut sikurse Rugova, Kosumi etj etj.

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    Nje pyetje do i kisha per ca ketu e sidomos per Brarin, dhe nese keni mundesi me ma dhene pergjigjen.

    Ata qe jane perkrahes te PDK-se, jane perkrahes te Hashim Thacit, ata qe perkrahin Albin Kurtin dhe veprimtarine e tij, ata qe jane perkrahes te Agim Cekut, ata qe priten me gezim e hare lirim e Limajt dhe Musliut, ata qe jane perkrahes te Adem Demacit, ata qe e vlersojne dhe jane perkrahes te akademikut Rexhep Qosja, ata qe jane perkrahes te ish luftetareve te UCK-se, sipas jush a jane te gjithe keta tradhetar te kombit, kanibal, kriminel, spiuna, jane proserb, veprojne kunder shtetit te Kosoves.

    Ndersa ata qe jane vetem me Rugoven dhe LDK-ne jane atdhetar, jane shqiptar te vertete, veprojne ne te miren e Kosoves e keshtu me rradhe.

    Vetem desha ta dije kete, nese keni mundesi me me sqaruar.


    Te gjitha te mirat dhe urime vitin 2006.

    Krejt kto qka i paske cek e përbejn nje 30% te Popullit.

    Thujem ti mu se si mundeni me e përbuze nje veprimtari 16 vjeqare me nje elektorat shum te fuqishem.
    Perkrahes te Luftes Qlirimtare jan te gjith adhuruesit e LDK-se,por LDK-ja kurr sdo perkrah uzurpuesit e UCK-se.Luften e ka ba dikush tjeter e meritat mundohen me i pervetsu klane te zemunit e klane te lidhura me mafien kriminale.

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga MemphiS_
    Krejt kto qka i paske cek e përbejn nje 30% te Popullit.

    Thujem ti mu se si mundeni me e përbuze nje veprimtari 16 vjeqare me nje elektorat shum te fuqishem.
    Perkrahes te Luftes Qlirimtare jan te gjith adhuruesit e LDK-se,por LDK-ja kurr sdo perkrah uzurpuesit e UCK-se.Luften e ka ba dikush tjeter e meritat mundohen me i pervetsu klane te zemunit e klane te lidhura me mafien kriminale.

    MemphiS:

    Une pyeta cilet jane kriminrl, tradhetar te kombit, kanibal sic thote brari, pro serb, punojne kunder Kosoves ata qe perkrahin PDK-ne parti e cila eshte perbere nga luftetaret e lirise, Albin Kurtin me veprimatrine e tij te pashoq, Adem Demaqin te cilin te gjithe e dijne qe ka qene 30 vjete neper kazamatet serbe, qe e prititen lirimin e clirimtareve nga haga, akademik Rexhep Qosja i cili ka me se 40 vepra per shqiptaret dhe Kosoven, te gjithe ata qe kane luftuar dhe kane qene kunder politikes pacifiste te Rugoves, me te cilen politike populli i kosoves thuajse gati sa qe e hupi dinjitetin, po nejse memphis ju e keni menimin tuaj.

    Por nje gje ju them se jeni gabim se ne Kosove 30% popullit i perkrahin keta qe thua ti, perkundrazi 25 % bile edhe kjo edhe shume perqindje e madhe tani perkrahin LDK e Rugoven.

    Po une ti kisha pyet ca pyetje memphis dhe nese mundesh pa sharje apo fyerje qe te me pergjigjesh.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2005
    Postime
    252
    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB
    MemphiS:

    Une pyeta cilet jane kriminrl, tradhetar te kombit, kanibal sic thote brari, pro serb, punojne kunder Kosoves ata qe perkrahin PDK-ne parti e cila eshte perbere nga luftetaret e lirise, Albin Kurtin me veprimatrine e tij te pashoq, Adem Demaqin te cilin te gjithe e dijne qe ka qene 30 vjete neper kazamatet serbe, qe e prititen lirimin e clirimtareve nga haga, akademik Rexhep Qosja i cili ka me se 40 vepra per shqiptaret dhe Kosoven, te gjithe ata qe kane luftuar dhe kane qene kunder politikes pacifiste te Rugoves, me te cilen politike populli i kosoves thuajse gati sa qe e hupi dinjitetin, po nejse memphis ju e keni menimin tuaj.

    Por nje gje ju them se jeni gabim se ne Kosove 30% popullit i perkrahin keta qe thua ti, perkundrazi 25 % bile edhe kjo edhe shume perqindje e madhe tani perkrahin LDK e Rugoven.

    Po une ti kisha pyet ca pyetje memphis dhe nese mundesh pa sharje apo fyerje qe te me pergjigjesh.

    Duhet ta kuptosh se po kjo PDK pas lufte ka qen QPK e cila me te gjitha forcat punoi per shkatrrimin e Institucioneve te krijuara gjat luftes(po mos te kish ndodh kjo UNMIK-u shum ma pak kish ndejt ne Kosove) dmth kjo veper e QPK-se ka shku ne llogari te serbis.
    Adem Demaqi,nuk e ka as ni autobus perkrahes sdi pse e ki shti ne ket list,duhet me dit edhe arsyen se pse ka qen ne burg.
    Rexhep Qosja eshte kart e djegur,qe e ka perdor Thaqi sa her qe iu ka nevojit,edhe ky i ka ba disa gafa qe i kan konvenu serbis.
    Mir po e cek se kta kan luftu kunder luftes pacifiste e jo kunder serbis,por ja qe tash gjith jan ba pacifista po ecin rruges Rugoves spo ju ndihet zeri,kan harru bashkimin e trojeve shiptare kan harru shum gjer qe i perdorshin per marketing edhe gjat luftes.
    Kështu qe Populli i Kosoves(pakica)eshte manipulu nga kta njerz me nje patriotizem te rrejshem,kurr kta njerz skan mendu per Kosove,por vec per karrierizem dhe si te merret pushteti me dhune.

    Ariani,me padurim i pres ato pyetje qe i ke mi parashtru.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Enigmat
    Nga Agim Metbala në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 3990
    Postimi i Fundit: 09-11-2008, 12:06
  2. pershendetje te gjitheve!
    Nga Lucky_one në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 06-03-2003, 14:06
  3. Pershendetje Te Gjitheve
    Nga skampin në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-02-2003, 17:26
  4. Pershendetje te gjitheve me ne fund dhe une antare!
    Nga Ferdinandi në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 16:28
  5. Pershendetie te gjitheve !
    Nga Dejv në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 23-12-2002, 18:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •