Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Biblioteka në Dallas vë rregulla të forta!

    Daniella Relph
    BBC, Uashington

    Biblioteka qendrore në Dallas të Teksasit është kritikuar për shkak të një vendimi për të ndaluar hyrjen e njerëzve që bien erë të keqe.
    Grupet e bamirësisë thonë se kodi i ri i sjelljes po godet në mënyrë të pandershme të varfërit dhe të pastrehët që shpesh herë e përdorin ndërtesën për strehim.

    Por drejtuesit e bibliotekës këmbëngulin se rregullat e reja kanë si qëllim të krijojnë një atmosferë miqësore për lexuesit.

    Kodi i ri i bibliotekës së Dallasit ndalon disa aktivitete si fjetja, larja, ecja pa këpuce dhe marrëdhëniet seksuale, por rregulli që ndalon erërat e rënda është ai që ka zemëruar shumë vetë.

    Që prej muajit shkurt, pas rritjes së numrit të ankesave, personelit iu dha urdhër që të nxirrnin jashtë ndërtesës çdo person që mbante erë të keqe apo shqetësonte frekuentuesit e bibliotekës.

    Shoqata Amerikane e Bibliotekave e mbështeti ndryshimin dhe tha se ishte jashtë mase e arsyeshme që t'u kërkohej që të largoheshin njerëzve që nuk respektonin rregullat minimale të higjenës.

    Por grupet e bamirësisë thonë se ky rregull godet të pambrojturit.

    Ata akuzojnë autoritetet se nuk kanë arritur të sigurojnë strehëza të mjaftueshme dhe vende kur të pastrehet mund të lahen, duke i detyruar ata që të përdorin avantazhet e bibliotekës.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Mendoj se kane bere shume mire , sepse e para e punes pse duhet degjeneruar nje vend ku njerezit duan te lexojne e perparojne .. e degjenerojne me disa njerez qe nuk vlejne per asgje .. qe sjane te zotet e vetes dhe e perdorin kete simbol te inteligjences duke e ofenduar per nevojat e tyre personale .. kushedi ckane bere ata qe kane vene rregulla te tilla aty , ndoshta e kane perdorur si vc personale librarine ..iii turp ..lol

    Qeveria po ti ndihmonte keta njerez nuk do shkonin atje keshtu qe se kane fajin ata qe kane vene rregulla po bosat e tyre me siper .. dmth qeveria amerikane dhe gjithashtu dhe ata njerez qe jetojne ne vendin me te pasur ne bote dhe sjane te zotet e vetes , pika qe su bie lol .. jo te gjitha ama se ka dhe fatkeqe ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Prototype : 30-12-2005 më 19:16

Tema të Ngjashme

  1. Zbulohet Biblioteka e Aleksandrise
    Nga Darius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 20-12-2011, 09:38
  2. BIBLIOTEKA DERADIANE - Albanologji:video
    Nga Shpend Bengu në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-11-2008, 20:03
  3. Biblioteka e Ptolomeut në Aleksandri
    Nga forum126 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 00:16
  4. Mendohet, te vihen rregulla te reja nga fifa...
    Nga Moltisanti në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 10:04
  5. Biblioteka kombëtare në 80-vjetor
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2003, 09:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •