Ish-kryeministri italian, Massimo D'Alema, intervistė pėr programin BBC SOT, tė seksionit shqip tė BBC-sė
DAlema: Prokuroria, rezultate shumė poizitive kundėr krimit
Kryeministri i parė ish-komunist i Italisė flet pėr pėrfshirjen e vendit tė tij nė fushatėn e bombardimeve kundėr ish-Jugosllavisė, pėr operacionin e shpėtimit tė udhėheqėsit tė shqiptarėve tė Kosovės, Ibrahim Rugova dhe pėr statusin e Kosovės si dhe pėr marrėdhėniet me Shqipėrinė.
Gėzim Guri
BBC: Dua ta filloj kėtė intervistė me vendimin tuaj mė tė rėndėsishėm gjatė kohės kur ishit kryeministėr, pjesėmarrjen e Italisė nė fushatėn e bombardimeve nė ish-Jugosllavi: A hytė ju nė kėtė luftė se nuk kishit zgjidhje tjetėr apo se ju vetė u bindėt se kėto sulme ishin tė pashmangshme?
D'Alema: Natyrisht, kur merret njė vendim pėr pėrdorimin e forcės dhe bombardimeve ajrore, ai ėshtė gjithnjė njė vendim dramatik. Ėshtė e qartė se po tė kishte qenė e mundur qė agresioni serb nė Kosovė tė ndalohej me mjete tė tjera, nėpėrmjet politikės apo diplomacisė, ne do tė kishim preferuar tė pėrdornim kėto mjete tė tjera. Gjithsesi, ishte e qartė se bashkėsia ndėrkombėtare dhe Evropa nuk mund tė qėndronin duarkryq pėrballė kėtij agresioni. Prandaj vendosėm sė bashku, pikėrisht sepse nuk kishte mjete tė tjera, se gjėja e drejtė qė duhej bėrė, ishte ndėrhyrja ushtarake pėr ta detyruar Serbinė qė t'i tėrhiqte ushtarėt e saj nga Kosova. Unė vetė nė prag tė kėtij operacioni ushtarak, nė orėt e para tė agresionit serb nė Kosovė, vizitova kufirin mes Kosovės dhe Shqipėrisė; shkova nė Kukės. Pashė refugjatėt qė vinin pėrmes pikės kufitare tė Morinit. Atje kishin filluar tė mbėrrinin edhe ndihmat e para tė qeverisė shqiptare, por kishte edhe shumė vullnetarė italianė dhe disa shoqata. Kur pashė ata njerėz tė dėshpėruar qė mbėrrinin nė kufi, duke marrė me vete edhe persona tė plagosur, tė sėmurė, tė moshuar e fėmijė, e kuptova se ē'tragjedi po ndodhte nė Kosovė dhe se duhej tė ndėrhynim pėr ta ndaluar atė tragjedi.
BBC: Nė maj tė vitit 1999, kur ju ishit kryeministėr, udhėheqėsi i shqiptarėve tė Kosovės, Ibrahim Rugova, krejt papritur mbėrrin nė Itali. Si ndodhi kjo?
D'Alema: Ishte njė operacion vendimi pėr tė cilin u mor nga qeveria italiane, nga pala jonė dhe nga unė nė mėnyrė tė veēantė. Isha i bindur qė Rugova ishte njeriu i duhur pėr tė administruar periudhėn e pasluftės nė Kosovė. Isha i shqetėsuar se nė periudhėn e pasluftės nė Kosovė mund tė mbizotėronin grupe mė ekstremiste, mė islamike, mė tė lidhura me fundamentalizmin islamik qė vepronin nė atė kohė.
Prandaj, ne vendosėm tė ndėrmerrnim njė operacion pėr tė liruar Rugovėn, pėr ta sjellė nė Itali dhe pėr tė krijuar kushtet qė ai tė kishte mundėsi qė tė ishte protagonist i periudhės sė pasluftės nė Kosovė. Le tė themi se negociuam pėr lirimin e tij. I bindėm serbėt se ishte nė interesin e tyre qė tė shmangnin njė regjim tė llojit islamik nė Kosovė. Kur u krijuan kushtet, agjentėt e shėrbimeve tona tė fshehta shkuan dhe morėn Rugovėn. Unė nuk mund t'i tregoj tė gjitha hollėsitė, por ishte njė operacion qė nuk u krye rastėsisht. Ishte njė vendim politik nga ana jonė pėr tė cilin informuam amerikanėt. Ata ishin mjaft tė shqetėsuar dhe kishin dyshime, por, nė fund, edhe presidenti Klinton mė dha tė drejtė pėr kėtė operacion. Mė kujtohet se kur Rugova mbėrriti nė Itali, njė gazetė e madhe italiane botoi njė artikull editorial nė tė cilin shkruhej se operacioni ynė kishte vetėm vlera humanitare, por, politikisht, Rugova ishte njė kufomė. Nė fakt, Rugova fitoi rreth 50% tė votave, ēka tregon se shpesh edhe gazetat nuk kuptojnė mirė se ēfarė ndodh.
BBC: Pavarėsisht nėse e pranoni apo jo, a e quani njė opsion pavarėsinė e Kosovės?
D'Alema: Nga kėndvėshtrimi im, unė besoj se objektivi qė ne kishim nuk ishte pavarėsia e Kosovės. Ne menduam se mund tė krijoheshin kushte pėr njė autonomi tė Kosovės nė kuadrin e njė federate jugosllave, sigurisht, mbi baza tė reja qė nuk mund tė ishin ato tė dominimit tė nacionalizmit serb, por mbi baza tė reja ku serbėt, kosovarėt, malazezėt tė bashkėjetonin me njėri-tjetrin. Sigurisht, ēdo zgjidhje duhet te pranohet nga qytetarėt e Kosovės, ajo nuk mund tė imponohet nga jashtė. Ekzistenca e njė shteti tė vogėl kosovar, sipas meje, nuk ėshtė njė perspektivė e shkėlqyer, qoftė edhe nga ana ekonomike. Po shkojmė drejt njė bote ku po kapercehen kufijtė, me procese integruese qė i kalojnė kufijtė kombėtarė. Ne jemi tė angazhuar nė Evropė pėr krijimin e njė Bashkimi Evropian tė madh, ku tė mos ketė me kufij, ku tė ketė institucione polike tė pėrbashkėta. Ajo qė ndodh nė Ballkan ėshtė kundėr frymės sė kohės. Ne jetojmė nė kohėn kur po kapėrcehen kufijtė kombėtarė, ndėrsa nė Ballkan po lindin njė dyzinė shtetesh tė rinj, pėrmasat e tė cilėve janė pak a shumė sa gjysma e njė krahine italiane. Sipas meje, edhe nga pikėpamja ekonomike, kėto shtete kanė shumė pak mundėsi qė tė kenė sukses. Ajo qė po ndodh nė Ballkan ėshtė njė fatkeqėsi e vėrtetė. Ky ėshtė mendimi im si mik po, natyrisht, janė qytetarėt e Ballkanit ata qė vendosin pėr fatet e tyre. Megjithatė, ideja e krijimit tė kėtyre mikrokombeve tė shumta ėshtė njė ide krejtėsisht antihistorike. Kjo ndodhte nė vitet 800, tani jemi nė mijėvjeēarin e tretė.
BBC: A e ka luajtur Italia rolin qė i takon, si njė fuqi rajonale, me fqinjin e saj nė anėn tjetėr tė Adriatikut, me Shqipėrinė?
D'Alema: Unė besoj se Italia ka ndjekur njė politikė miqėsie ndaj Shqipėrisė. Italia, sigurisht, qė ka shoqėruar proēesin e rimėkėmbjes sė Shqipėrisė pas rėnies sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Gjatė gjithė kėtyre viteve Italia ka ndjekur njė politikė miqėsie. Ndėrhyrja italiane nė Shqipėri nė momentet e kaosit, tė rrezikut tė luftės civile, qe njė ndėrhyrje e rėndėsishme dhe njė garanci pėr ruajtjen e stabilitetit. Ajo ishte e rėndėsishme edhe nga pikėpamja thjesht humanitare. Ekziston njė integrim i fortė ekonomik mes Italisė dhe Shqipėrisė. Ka shumė investime italiane, shumė mė tepėr se ē'thonė statistikat zyrtare. Nė Itali ka njė komunitet shumė tė madh shqiptarėsh dhe besoj se paratė qė ata dėrgojnė nė atdhe, pėrbėjnė njė prej burimeve tė pasurisė pėr Shqipėrinė. Ne kemi pėrballuar bashkėrisht problemin dramatik tė emigracionit klandestin, e kemi vėnė nėn kontroll kėtė fenomen dhe tani nuk i shohim mė gomonet dhe gjithė ato qė pėrjetuam disa vite mė parė. Kemi pasur bashkėpunim nė fushėn ekonomike, atė tė sigurisė dhe tė ndihmave humanitare. Nė kohėn e konfliktit nė Kosovė ndėrhyrja humanitare italiane qe shumė e rėndėsishme. Mė duket, pra, se Shqipėria ka gjetur tek Italia njė fqinje qė i ėshtė gjendur pranė nė momente tė vėshtira. Natyrisht, siē ndodh nė kėto raste, ka pasur edhe gabime dhe situata tė tensionuara, por nė pėrgjithėsi mė duket se mes Italisė dhe Shqipėrisė ka njė marrėdhėnie pozitive. Dhe, mbi tė gjitha, deti qė na ndan dhe kanali i Otrantos ėshtė mė i qetė dhe mė i sigurt se ē'ishte shtatė, tetė, apo dhjetė vjet mė parė.
BBC:Pėrmendėt se kėtu nė Itali ka njė komunitet tė madh shqiptarėsh. A ka ndryshuar ndėr vite imazhi i italianėve pėr kėtė komunitet dhe imazhi juaj personalisht?
D'Alema: Nuk kam pasur kurrė ndonjė mendim negativ pėr komunitetin shqiptar nė Itali. Pėr fat tė keq, nė gjirin e komunitetit shqiptar ekziston njė element kriminaliteti, siē ekziston edhe mes vetė italianėve, le ta themi hapur kėtė. Ky kriminalitet italo-shqiptar merret veēanėrisht me shfrytėzimin e femrave dhe ka pasur karakteristika tė pėrdorimit tė dhunės dhe poshtėrimit. Pėr fat tė keq, ekziston ky aspekt. Por, nuk ėshtė fjala pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, por pėr elementė tė kriminalitetit, pėr marrėdhėniet qė janė krijuar mes organizatave kriminale italiane dhe shqiptare. Ato dallohen sidomos pėr pėrdorimin e dhunės dhe shfrytėzimin tė grave. Kjo ka ndikuar negativisht edhe mbi imazhin. Por, unė e di mirė se bashkėpunimi mes organeve tė drejtėsisė tė tė dy vendeve dhe puna shumė e mirė dhe e rėndėsishme e Prokurorisė sė Pėrgjithshme nė luftėn kundėr krimit nė Shqipėri, ka pasur shumė rezultate pozitive. Ne duhet tė luftojmė kriminalitetin, duhet ta luftojmė atė sepse ky ėshtė njė kusht pėr sigurinė e Shqipėrisė dhe tė Italisė. Natyrisht qė ky lloj kriminaliteti ėshtė ushqyer kryesisht me tė rinj, me gra e vajza qė janė sjellė nė Itali me mirazhin e punės dhe tė mirėqenies, por, nė tė vėrtetė, janė shfrytėzuar sikur tė ishin kafshė.
BBC: Tani qė nuk jeni mė nė pushtet, ēfarė lidhjesh keni ju personalisht me Shqipėrinė?
D'Alema: Vazhdimisht kam pasur rastin tė takoj eksponentė tė politikės shqiptare edhe kėtu nė Itali, kam takuar disa pėrfaqėsues tė qeverisė sė mėparshme. Nė zgjedhjet e fundit e majta humbi duke u pėrēarė, gjė qė i ndodh shpesh tė majtės. Tani nė Shqipėri ka njė qeveri tė re, por unė kam pasur shumė raste pėr tė takuar ministra tė qeverisė sė mėparshme si nė Itali, ashtu edhe nė takime ndėrkombėtare, sepse i pėrkasim sė njėjtės familje socialiste. Unė vetė isha nė Shqipėri kėtė verė. Kam kaluar njė pjesė tė pushimeve nė Shqipėri pėr tė treguar se sa i sigurt ėshtė kanali i Otrantos. Unė lundrova vetė nė kanalin e Otrantos dhe pastaj pėrgjatė bregdetit shqiptar dhe atij tė Malit tė Zi. Duhet tė them se nė Mal tė Zi pashė kontrabandistėt italianė, pashė se ata kishin zėnė vend mirė, mirė nė sektorėt publikė. Kjo dukej sheshit. Ndėrsa nė Shqipėri jo. Nė Shqipėri pashė motovedeta italiane, ku punonin bashkė Guardia di Financa italiane dhe rojet bregdetare shqiptare, pata ndjesinė e njė sigurie mė tė madhe, pikėrisht falė bashkėpunimit mes Italisė dhe Shqipėrisė. Tani brigjet e Shqipėrisė janė brigje tė sigurta, sepse ka njė prani ushtarake italiane dhe shqiptare, si dhe njė bashkėpunim shumė tė ngushtė qė, sipas meje, garanton sot sigurinė. Atje pashė impiantet, radarėt qė janė ngritur nė ishullin e Sazanit. Unė isha atje me pushime ndonėse ushtarakėt italianė mė pritėn si ish-kryeministėr. Unė pashė nga afėr se sistemi i sigurisė ishtė shumė efikas dhe se bashkėpunimi ishte i madh. Gjatė njė darke nė Durrės, Zėvendėskryeprokurori i Pėrgjithshėm dhe Ministri i Punėve tė Brendshme nė qeverinė e mėparshme mė informuan pėr bashkėpunimin mes organeve tė prokurorisė. Unė kisha njohuri pėr punėn qė ėshtė bėrė, sepse njoh personalisht prokurorin italian tė Drejtorisė antimafia qė mbulon Shqipėrinė, Franēesko Mandoi. Pata mundėsi tė shoh situatėn edhe si turist. Shpresoj qė numri i italianėve qė shkojnė si turistė nė Shqipėri tė rritet. Unė nuk dua t'i jap mend ndokujt, por nėse mund tė jap njė mesazh ėshtė ky: mund tė lundroni shumė mirė pėrgjatė bregdetit tė Shqipėrisė. Ėshtė e vėrtetė se nuk ka njė infrastrukturė tė plotė, por pėr ata qė e duan detin dhe natyrėn, bregdeti shqiptar, dhe nė veēanti pjesa nga Vlora deri nė Greqi, dhe unė e them kėtė si ekspert, ėshtė njėri prej brigjeve mė tė bukur, dhe mė tė paprekur tė Mesdheut. Ka hapėsirė pėr turizėm dhe pėr investime tė rėndėsishme nė kėtė sektor.
BBC: Nga Italia, kryesisht?
D'Alema: Edhe nga Italia. Deri tani janė francezėt qė po krijojnė njė lloj Klubi Mesdhetar, shpresoj qė tė mos bėjnė shumė dėme. Unė pashė me hollėsi gjithēka. Ishte njė grup italian qė po ngrinte njė port tė vogėl turistik nė gjirin e Vlorės. Unė mendoj se ka mundėsi tė mėdha. Porto Palermo ėshtė njėra nga perlat mė tė bukura tė Mesdheut. Atje ka njė bazė ushtarake, por sipas meje do tė ishte mė mirė qė nė vend tė saj tė ngrihej njė qėndėr e madhe turistike. Pra, pėr zhvillimin e turizmit nė Shqipėri ka shumė mundėsi. E theksoj, Porto Palermo ėshtė po aq i bukur sa ishulli Oton nė Greqi. Nga Otrantoja ky ishull, qė ėshtė ishulli i parė i arqipelagut tė ishujve grekė nė detin Jon, ėshtė 44 milje larg. Ndėrsa bregdeti i Shqipėrisė vetė 18 milje. Bregdeti i Jonit ėshtė njė prej qendrave mė tė rėndėsishme turistike tė Mesdheut. Shqipėria ėshtė pjesė e tij, prandaj potenciali i zhvillimit ėshtė shumė i madh.
BBC: Shqipėria ka njė rrugė shumė tė gjatė drejt anėtarėsimit tė saj nė Bashkimin Evropian. A ėshtė Italia e pėrgatitur tė luajė njė rol mė aktiv se vendet e tjera anėtare tė Bashkimit Evropian, si fqinje e Shqipėrisė nė kėtė proces?
D'Alema: Ne kemi qenė shumė tė angazhuar nė zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore. I kemi mbėshtetur kėto vende. Tani po mbėshtesim anėtarėsimin e plotė tė Rumanisė, Bullgarisė, si dhė tė Kroacisė pas anėtarėsimit tė Sllovenisė nė valėn e fundit. Eshtė e qartė qė Italia ėshtė e interesuar nė kėtė proces, edhe sepse kjo pėrbėn njė faktor sigurie e bashkėpunimi. Ėshtė e qartė se ne e kemi mbėshtetur kėtė proces. Kėto vende qė janė anėtarėsuar dhe po anėtarėsohen nė Bashkimin Evropian kanė bėrė hapa tė mėdhenj, pėr sa i pėrket stabilitetit politik, tė funksionimit tė institucioneve, tė zhvillimit ekonomik. Nė procesin e integrimit, 90% e punės nuk i pėrket Italisė, por Shqipėrisė. Ne mund tė ndihmojmė pėr 10%-shin qė mbetet.
BBC:A e keni vėnė re qė shpesh politikanėt shqiptarė tė tė gjitha ngjyrave, nė fjalimet apo komentet e tyre u referohen mė shumė Shteteve tė Bashkuara, NATO-s, Bashkimit Evropian, nė disa raste edhe Britanisė, dhe shpesh nuk pėrmendet Italia? Jeni xheloz pėr kėtė?
D'Alema: Nuk ėshtė se jemi xhelozė, por e konsiderojmė njė gabim tė dukshėm. Pėr kėtė nuk ka asnjė dyshim. Ėshtė shumė e vėshtirė qė Britania e Madhe tė kontribojė pėr zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin nė Shqipėri jo aq sa ka bėrė Italia, por as njė tė dhjetėn. Mė kujtohet se kur isha nė zyrėn e kryeministrit shqiptar gjatė njė vizite nė Tiranė, pas tavolinės sė tij pashė flamurin e Shteteve te Bashkuara tė Amerikės dhe kjo mė bėri shumė pėrshtypje. Jo se unė prisja qė atje tė ishte flamuri italian, por mjaftonte tė ishte flamuri shqiptar. Mendoj se nuk ėshtė e nevojshme qė nė zyrėn e kryeministrit tė ishte flamuri i Shteteve te Bashkuara. Shqipėria duhet tė ketė ndjesinė e plotė tė pavarėsisė sė vet, tė dinjitetit tė saj kombėtar dhe tė bėjė njė politikė me vendet fqinje. Ne jemi shumė mė afėr. Bashkėpunimi me Italinė ėshtė mė i vyer pėr Shqipėrinė se sa le tė themi pasioni pėr Britaninė e Madhe, e cila nuk shoh se ē'mund t'i japė Shqipėrisė, kur ėshtė fjala pėr zhvillimin e saj dhe sigurinė.
BBC: Zoti D'Alema, ta zėmė se unė jam njė qytetar nė Shqipėri, asnjanės, dhe po e dėgjoj kėtė intervistė. Me ēfarė argumenti konkret mund tė mė bindni se Italia ėshtė vėllai i madh i Shqipėrisė nė anėn tjetėr tė Adriatikut?
D'Alema: Po marr njė shembull. Kėtė verė kur shkova nė Durrės dolėm me makinė nė mbrėmje pėr tė shkuar pėr darkė nė periferi tė qytetit, nė pjesėn mė turistike tė qytetit. Ishte bėrė njė rrugė e re me katėr korsi qė pėrshkon tė gjithė qytetin deri nė periferi. Diku pashė njė lum tė pafund makinash qė mbanin radhė. Tė gjitha kishin targa italiane, dhe prisnin pėr tė hipur nė tragetet italiane qė lidhin Shqipėrinė me Italinė. Ishin tė gjithė shqiptarė. Ishin tė gjithė shqiptarė qė kishin shkuar nė Shqipėri pėr tė kaluar pushimet dhe ktheheshin nė Itali pėr tė punuar. Ishin tė gjithė shqiptarė me makina, qė ēdo muaj dėrgojnė nė vendin e tyre njė pjesė tė fitimeve. Nėse njė shqiptar bėn njė llogari tė shpejtė me mend se ē'farė burim pasurie, mirėqenieje, modernizmi pėrbėn Italia fqinje, ai e kupton vetė se marrėdhėniet me Italinė janė themelore pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Sepse Italia, me tė gjitha tė metat e saj, ėshtė deri mė sot, faktikisht, vendi i madh qė mbėshtet zhvillimin e Shqipėrisė. Puna ėshtė se kėto marrėdhėnie mes Italisė dhe Shqipėrisė duhen organizuar mė mirė. Unė mendoj se po tė kemi njė bashkėbisedues politik serioz dhe tė besueshėm, kur tė kthehemi nė pushtet, ne mund ta organizojmė mė mirė kėtė bashkėpunim, p.sh. pėr t'iu krijuar lehtėsira tė rinjve shqiptarė qė tė studiojnė nė Itali dhe mė pas tė kthehen nė vendin e tyre, pa frikėn e emigracionit klandestin. Duhet tė pranojmė se zhvillimi i Shqipėrisė, nga ēdo aspekt, ėshtė i lidhur me zhvillimin e Italisė. Pėr kėtė nuk ka asnjė dyshim. Zhvillimi industrial, ekonomik, i mallrave tė konsumit nė Shqipėri ėshtė ngushtėsisht i lidhur me Italinė. Shqipėria ėshtė njė vend qė aktualisht bėn pjesė nė njė sistem tė integruar ekonomik me Italinė; nuk ėshtė se duhet tė vendosim ta bėjmė. Ky ėshtė njė realitet nga i cili varet perspektiva e njė jete tė mirė pėr mijėra e mijėra shqiptarė. Duhet vetėm qė kėto marrėdhėnie tė organizohen mė mirė, duke pasur parasysh se Italia dhe Shqipėria janė tė lidhura shumė ngushtė drejt njė fati tė pėrbashkėt, tė njė zhvillimi tė pėrbashkėt ekonomik dhe njerėzor.
30/12/2005
shekulli
Krijoni Kontakt